Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Protesta e PD të hënën para Kryeministrisë, Vokshi fton qytetarët: Padrejtësia është bërë normë

By: armand
21 December 2025 at 20:48

Deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Albana Vokshi, ka zhvilluar takime me qytetarët e Tiranës, duke i ftuar për pjesëmarrje masive në protestën e paralajmëruar më 22 dhjetor, ora 18:00, përpara Kryeministrisë. Në mesazhin dhe pamjet e publikuara në rrjetet sociale, Vokshi thekson se situata aktuale në vend ka kaluar kufijtë e tolerancës qytetare, duke […]

The post Protesta e PD të hënën para Kryeministrisë, Vokshi fton qytetarët: Padrejtësia është bërë normë appeared first on BoldNews.al.

Vokshi: Balluku po reziston, po iku do e marrë me vete Ramën

By: armand
19 December 2025 at 21:52

Për deputeten demokrate Albana Vokshi, situata aktuale në kampin e mazhorancës tregon për një rivalitet të theksuar mes Ballukut dhe grupit tjetër rival. Vokshi tha se kjo u vu re dhe në seancën e fundit plenare ku pati episode tensioni mes deputetëve të PD dhe punonjësve të Gardës. Vokshi tha se Belinda Balluku po reziston […]

The post Vokshi: Balluku po reziston, po iku do e marrë me vete Ramën appeared first on BoldNews.al.

Sherri në Kuvend, PS kërkon masa disiplinore për deputetët e PD

By: Rovena
18 December 2025 at 14:38

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka depozituar kërkesë për marrjen e masave disiplinore për 29 deputetët e opozitës, të cilët shkaktuan kaos në seancën e fundit të sesionit parlamentar.

Për Belind Këlliçin, Fidel Kreta, Albana Vokshi, Ledina Alolli dhe Denisa Vata kërkohet 60 ditë përjashtim nga aktivitetet parlamentare; për 30 ditë ndaj deputetes Elda Hoti, Gazment Bardhi dhe Sali Berisha; për 10 ditë ndaj deputetëve Edi Paloka, Ina Zhupа, Klodiana Çapja, Oerd Bylykbashi, Enno Bozdo, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Luan Baçi, Bledi Himçi, Greta Bardeli, Manjola Luku, Flamur Hoxha, Kliti Hoti.

Gjatë kohës kur ishte planifikuar të bëhej betimi i Avokatit të Popullit, Endrit Shabani, deputetët e PD bllokuan vendet e ministrave dhe ndezën flakadanë./abcnews.al

 

Liria e medias/ KE seancë dëgjimore me ekspertë e gazetarë, Vokshi: Media nën kontrollin e qeverisë

By: armand
12 December 2025 at 18:27

Në datë 9 dhjetor 2025, në Komisionin e Monitorimit të Asamblesë Parlamentarë të Këshillit të Europës u zhvillua një dëgjesë me ekspertë nga organizata të mediave dhe përfaqësues të Këshillit të Europës në lidhje me situatën e medias në Shqipëri. Në këtë dëgjesë, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, anëtare e komisionit për të drejtat […]

The post Liria e medias/ KE seancë dëgjimore me ekspertë e gazetarë, Vokshi: Media nën kontrollin e qeverisë appeared first on BoldNews.al.

Vokshi prezanton rezolutën në PPE: Dhuna ndaj grave në politikë kërcënon demokracinë

By: Brisi
10 December 2025 at 14:56

Deputetja demokrate, Albana Vokshi, ka prezantuar ditën e sotme në Asamblenë Politike të PPE-së një rezolutë për luftimin e dhunës ndaj grave në politikë dhe jetën publike. Rezoluta sipas Vokshit synon garantimin e përfaqësimit të barabartë të grave, mbrojtjen e tyre nga kërcënimet fizike, psikologjike dhe sulmet online, dhe nxit respektimin e Konventës së Stambollit. […]

The post Vokshi prezanton rezolutën në PPE: Dhuna ndaj grave në politikë kërcënon demokracinë appeared first on BoldNews.al.

Albana Vokshi, rizgjidhet si zv/presidente e EPP Women

By: Elva
6 December 2025 at 16:03

Deputetja e Partisë Demokratike dhe drejtuesja e Forumit të Gruas në PD, Albana Vokshi, është rizgjedhur për një mandat të dytë si zv/presidente e forumit EPP Women, pjesë e Partive Popullore Europiane. Zgjedhja u bë gjatë mbledhjes së përgjithshme të mbajtur sot në Bruksel, ku presidente e re e forumit u zgjodh Mariya Gabriel, ish-zv/kryeministre […]

The post Albana Vokshi, rizgjidhet si zv/presidente e EPP Women appeared first on BoldNews.al.

Përplasja në degën e PD-së në Kamëz/ Vokshi: U zmadhua nga spiunat e narkoshtetit

By: Brisi
30 November 2025 at 15:58

Deputetja demokrate, Albana Vokshi, ka folur në lidhje me përplasjen e regjistruar pak ditë më parë në degën e PD-së në Kamëz mes, Flamur Nokës dhe anëtares Anila Aliajt. Vokshi thotë se debati mori përmasa të ekzagjëruara nga mediat, ndërsa ka ngritur akuza se në takim sipas saj kishte çimka dhe spiun. Ajo mohon më […]

The post Përplasja në degën e PD-së në Kamëz/ Vokshi: U zmadhua nga spiunat e narkoshtetit appeared first on BoldNews.al.

Vokshi: Nuk kemi asnjë informacion mbi buxhetin për integrimin në BE

By: Ela
13 November 2025 at 12:57

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme po zhvillon sot një dëgjesë me ministren e Shtetit dhe Kryenegociatoren, Majlinda Dhuka, mbi projektbuxhetin për vitin 2026. Në fillim të mbledhjes zëvendëskryetarja e këtij komisioni, deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi tërhoqi vëmendjen pasi, sipas saj, anëtarët e komisionit nuk disponojnë ndonjë relacion apo dokument mbi mbështetjen […]

The post Vokshi: Nuk kemi asnjë informacion mbi buxhetin për integrimin në BE appeared first on BoldNews.al.

Albana Vokshi para Komisionit të Venecias: Gazetarët kërcënohen e intimidohen

By: Ela
21 October 2025 at 13:57

Deputetja demokrate Albana Vokshi tha para Komisionit të Venecias se gazetarët në Shqipëri kërcënohen e intimidohen. “Para një muaji kishim edhe mbylljen e medias së tretë më të madhe në vend, “Focus Media Grup”. 200 gazetarë nuk u lanë të hyjnë në zyrat e tyre. Dosjet që rrezikojnë jetën e tyre dhe të burimeve nuk […]

The post Albana Vokshi para Komisionit të Venecias: Gazetarët kërcënohen e intimidohen appeared first on BoldNews.al.

Kërcënimet ndaj Vokshit/ Rezoluta e EPP Women: Dhuna ndaj grave në politikë rrezik për demokracinë

By: Ela
19 October 2025 at 12:11

Forumi i Grave të Partisë Popullore Europiane miratoi një rezolutë historike kundër dhunës ndaj grave në politikë dhe jetën publike, me nismën e Albana Vokshit, zëvendëspresidente e grupimit më të madh politik të grave të qendrës së djathtë EPP Women. Ky dokument nuk është vetëm një thirrje për mbrojtjen e grave, por një denoncim i […]

The post Kërcënimet ndaj Vokshit/ Rezoluta e EPP Women: Dhuna ndaj grave në politikë rrezik për demokracinë appeared first on BoldNews.al.

Vokshi në Asamblenë e PPE: Shqipëria drejt autokracisë, kërkohet mision urgjent verifikimi

By: armand
17 October 2025 at 15:46

Në Asamblenë e PPE në Vilnius, Lituani, deputetja Albana Vokshi kërkoi një mision urgjent verifikimi në Shqipëri, duke ngritur shqetësime serioze mbi situatën demokratike pas zgjedhjeve të 11 majit 2025. Ajo denoncoi ndërhyrjet e qeverisë shqiptare në raportin e ODIHR-it dhe presionet ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë, me qëllim ndryshimin e vlerësimeve për zgjedhjet. Vokshi theksoi se […]

The post Vokshi në Asamblenë e PPE: Shqipëria drejt autokracisë, kërkohet mision urgjent verifikimi appeared first on BoldNews.al.

Dekretimi i zgjedhjeve në Tiranë/ Vokshi: Begaj zbaton urdhrat e Ramës, shkeli hapur Kushtetutën

By: armand
1 October 2025 at 17:38

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar ndaj vendimit të Presidentit Bajram Begaj, për dekretimin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës. E ftuar në Syri TV, Vokshi e cilësoi këtë akt si një shkelje flagrante të Kushtetutës dhe një dëshmi të kapjes totale të institucioneve nga Kryeministri Edi Rama. Sipas saj, Presidenti duhej të […]

The post Dekretimi i zgjedhjeve në Tiranë/ Vokshi: Begaj zbaton urdhrat e Ramës, shkeli hapur Kushtetutën appeared first on BoldNews.al.

Albana Vokshi reagon pas letrës anonime në SPAK: S’ma mbyllin gojën me shpifje

By: Elva
22 September 2025 at 11:21

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka reaguar pas kallëzimit të bërë në SPAK nga Nesti Angoni. Në një postim në Facebook, Vokshi thekson se nuk do të ndalet nga letra anonime, shpifjet apo presionet e SPAK-ut. Vokshi shkruan se nuk ka frikë dhe do të vazhdojë të flasë kundër korrupsionit, padrejtësive dhe abuzimeve me pushtetin. […]

The post Albana Vokshi reagon pas letrës anonime në SPAK: S’ma mbyllin gojën me shpifje appeared first on BoldNews.al.

Pritet reagimi i SPAK/ Rikthehet ‘anonimi’ Nesti Angoni që denoncoi Erion Veliajn, kallëzon edhe deputeten e PD, Albana Vokshi

By: M C
21 September 2025 at 22:54

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi është denoncuar në Prokurorinë e Posaçme në ditët e para të shtatorit për korrupsion dhe paratë e fituara nga kjo veprimtari e jashtëligjshme, nga anonimi “Nesti Angoni”.

Kështu thuhet në denoncimin e adresuar në Shqiptarja.com, të cilit i janë bashkangjitur dhe dokumentet e kallëzimit të depozituar në SPAK.

Në denoncimin e mbërritur në redaksinë tonë thuhet se kallëzimi, me objekt deputeten Vokshi, bashkëjetuesin e saj Arian Tartari, si dhe motrën Mimoza Vokshi, përmban disa raste të dyshuara korrupsioni dhe gjithashtu skemën, e cila përdorej për të “pastruar” paratë e fituara nëpërmjet veprimtarive korruptive të kryera nga ligjvënësja demokrate dhe familjarët e saj.

Sipas asaj që thuhet në pretendimet e adresuara në redaksinë tonë, thuhet se në këtë kallëzim denoncohen për abuzime me koncesionet në sektorin e naftës, por edhe me disa privatizime të kryera në interes të të kallëzuarve, në kohën kur Drejtoreshë e Privatizimeve në Ministrinë e Ekonomisë ishte Mimoza Vokshi, motra e deputetes demokrate.

The post Pritet reagimi i SPAK/ Rikthehet ‘anonimi’ Nesti Angoni që denoncoi Erion Veliajn, kallëzon edhe deputeten e PD, Albana Vokshi appeared first on Albeu.com.

Vokshi: Krimi ka futur mbi 20 deputetë në Kuvend, janë përfaqësues të karteleve

17 September 2025 at 22:56

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e ftuar në Syri tv, akuzoi ashpër kryeministrin Edi Rama se po vendos një regjim pa llogaridhënie, përmes emërimit antikushtetues të një ministreje digjitale, ‘Diella’, që sipas saj është një fasadë për të fshehur korrupsionin dhe për të shmangur çdo përgjegjësi ligjore. Vokshi deklaroi se qëllimi i vërtetë i […]

The post Vokshi: Krimi ka futur mbi 20 deputetë në Kuvend, janë përfaqësues të karteleve appeared first on BoldNews.al.

“Na hoqët mundësinë për t’u përfshirë në procesin e integrimit”, Vokshi-PS: pse keni frikë nga opozita?

By: Ela
16 September 2025 at 13:23

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka akuzuar mazhorancën se po përjashton qëllimisht opozitën nga procesi i integrimit europian, duke shkelur Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit. Vokshi kërkoi “futjen e parlamentit në shinat kushtetuese” dhe denoncoi shkrirjen e Komisionit të Integrimit si një hap që cenon gjithëpërfshirjen – një nga kriteret kryesore të BE-së. Deputetja demokrate akuzoi […]

The post “Na hoqët mundësinë për t’u përfshirë në procesin e integrimit”, Vokshi-PS: pse keni frikë nga opozita? appeared first on BoldNews.al.

“Rama e Manastirlliu duhet të hetohen”, Vokshi: 5 vite pa drejtësi për aferën e tenderave të COVID-it

By: Elva
1 September 2025 at 15:58

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka përsëritur akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirlliu, lidhur me tenderat e shpallur “sekret” gjatë pandemisë së COVID-19. Në një reagim në rrjetet sociale, Vokshi shkruan se kanë kaluar 5 vite nga denoncimi i saj publik dhe kallëzimi i depozituar në SPAK, por ende […]

The post “Rama e Manastirlliu duhet të hetohen”, Vokshi: 5 vite pa drejtësi për aferën e tenderave të COVID-it appeared first on BoldNews.al.

Befason deputetja e PD, i kërkon ndihmë inteligjencës artificiale për të bërë politikë

By: redi
16 August 2025 at 21:28

Nga shtatori do të shohim deputetët “përtacë”, të cilët do të përdorin Inteligjencën Artificiale për të modifikuar fjalimet. Siparin e ka hapur deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, e cila ka thirrur në ndihmë inteligjencën artificiale për të shkruar një denoncim për shëndetësinë. Versioni i shkruar nga deputetja mesa duket nuk ka qenë aq i fortë sa ajo priste, duke bërë që t’i kërkojë…

Source

Vokshi: Aparati i brakiterapisë në QSUT, sërish jashtë funksionit! SPAK bashkëfajtor, nëse hesht

16 August 2025 at 14:53

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka denoncuar përmes një postimi në rrjetet sociale se aparati i brakiterapisë në QSUT është sërish jashtë funskionit dhe se dhjetra pacientë me kancer kanë mbetur pa trajtimin jetik. Ajo thotë se çdo seancë e humbur është rrezik për jetën dhe se kjo nuk është hera e parë, por një […]

The post Vokshi: Aparati i brakiterapisë në QSUT, sërish jashtë funksionit! SPAK bashkëfajtor, nëse hesht appeared first on BoldNews.al.

Vokshi: Drafti i ri i Kodit Penal, manovër e Ramës për të kufizuar lirinë e fjalës

By: redi
2 August 2025 at 20:22

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi thotë se është kundër draftit të ri të Kodit Penal, i cili është hedhur për diskutim në një moment që ajo e cilëson të papërshtatshëm dhe të qëllimshëm. ”Në mënyrë të qëllimshme, drafti është hedhur për diskutim gjatë muajve të verës, kur vëmendja e qytetarëve është minimale për shkak të pushimeve. Askush nuk po merr autorësinë e këtij dokumenti…

Source

❌
❌