Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 20 January 2026Main stream

Pretendonte se “shëronte” autizmin – arrestohet Arianit Sllamniku

By: D Marku
20 January 2026 at 15:38

Policia e Kosovës ka arrestuar Arianit Sllamnikun, dhe i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin kryeprokurori i Gjilanit, Arben Kadriu.

Sllamniku dyshohet për veprat penale “Ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” nga neni 256 i KPRK-së dhe “Eksperimente të kundërligjshme mjekësore dhe testime të barnave” nga neni 257 i KPRK-së.

Sllamniku, i cili nuk është mjek pretendon se disponon një ilaç për “shërimin” e autizmit tek fëmijët.

Pas raportimeve për mashtrim, mekanizmat shtetëror janë vënë në lëvizje.

Ndryshe nga Prokuroria Themelore në Gjilan gjatë ditës bënë të ditur për Telegrafin se policia është autorizuar të ndërmarrë veprimet hetimore në lidhje me rastin.

“Referuar kërkesës tuaj për informacion, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan konform Kodit të Procedurës Penale të Kosovës ka autorizuar Policinë për ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me rastin. Prokuroria Themelore në Gjilan do t’ju mbajë të informuar lidhur me veprimet tjera”, njoftuan nga Prokuroria.

Lidhur me raportimet për pretendimet e Sllamnikut ka reaguar dje edhe Ministria e Shëndetësisë, e cila ka shprehur shqetësimin e saj dhe ka bërë thirrje që qytetarët të besojnë vetëm në metoda të verifikuara shkencërisht, të ofruara nga institucione dhe profesionistë të licencuar shëndetësorë.

Ministria ka njoftuar se ka informuar institucionet kompetente dhe është në koordinim me Policinë e Kosovës për trajtimin e rastit.

Reagim ka pasur edhe nga KOMF e cila u bëri thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë që të ndërmarrin urgjentisht veprimet dhe masat sipas legjislacionit në fuqi për të ndaluar dhe ndëshkuar veprimet e tilla të rrezikshme për shëndetin e fëmijëve dhe njëherit të paligjshme.

The post Pretendonte se “shëronte” autizmin – arrestohet Arianit Sllamniku appeared first on Albeu.com.

Pretendonte se "shëronte" autizmin - arrestohet Arianit Sllamniku

20 January 2026 at 14:48


Është arrestuar Arianit Sllamniku.

Ai është ndaluar për 48 orë. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin kryeprokurori i Gjilanit, Arben Kadriu.

Sllamniku dyshohet për veprat penale “Ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” nga neni 256 i KPRK-së dhe “Eksperimente të kundërligjshme mjekësore dhe testime të barnave” nga neni 257 i KPRK-së.

Pas raportimeve për mashtrim, mekanizmat shtetëror janë vënë në lëvizje.

Sllamniku, i cili nuk është mjek pretendon se disponon një ilaç për “shërimin” e autizmit tek fëmijët.

Ndryshe nga Prokuroria Themelore në Gjilan gjatë ditës bënë të ditur për Telegrafin se policia është autorizuar të ndërmarrë veprimet hetimore në lidhje me rastin.

“Referuar kërkesës tuaj për informacion, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan konform Kodit të Procedurës Penale të Kosovës ka autorizuar Policinë për ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me rastin. Prokuroria Themelore në Gjilan do t'ju mbajë të informuar lidhur me veprimet tjera”, njoftuan nga Prokuroria. /Telegrafi/

Qëlloi me armë zjarri 27-vjeçarin, arrestohet i riu me tre mbiemra

By: Brisi
20 January 2026 at 12:17

Një 27-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri një shtetas në Tiranë. Sipas Policisë është ndaluar Klejvis Caka, alias Lusha, alias Sallo, 27 vjeç, i cili dyshohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe […]

The post Qëlloi me armë zjarri 27-vjeçarin, arrestohet i riu me tre mbiemra appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Kapet me kokainë në makinë, arrestohet shqiptari në Itali

By: Brisi
19 January 2026 at 15:27

Policia italiane ka arrestuar një 54-vjeçar shqiptar, në Peruxhia, i cili ditën punonte si punëtor krahu me profesion dhe natën bënte aktivitet narkotrafiku. Sipas mediave të huaja, aksioni u krye në zonën e Ferro di Cavallo, kur patrullat kërkuan të ndalonin një mjet, por shoferi refuzoi, duke u përpjekur t’i shpëtojë kontrollit. Gjatë ndjekjes nga […]

The post Kapet me kokainë në makinë, arrestohet shqiptari në Itali appeared first on BoldNews.al.

Të dyshuar për një vrasje në 2018/ Arrestohen dy vëllezërit në Gjirokastër (EMRAT)

By: Brisi
19 January 2026 at 13:33

Dy vëllezër janë arrestuar nga Policia, pasi dyshohen si të përfshirë në një vrasje me armë zjarri, të ndodhur në vitin 2018 në Dibër. Sipas policisë, në pranga kanë rënë Kelmend Krusa dhe Klodian Krusa, të cilët strehoheshin në Gjirokastër, aty ku u bë edhe arrestimi i tyre. Gjatë kontrollit të banesave të tyre në Gjirokastër, […]

The post Të dyshuar për një vrasje në 2018/ Arrestohen dy vëllezërit në Gjirokastër (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Sulmoi policët gjatë kryerjes së detyrës - arrestohet i dyshuari në Kamenicë

19 January 2026 at 09:15


Një person është arrestuar nën dyshim për kanosje dhe sulm fizik ndaj zyrtarëve policorë në fsahtin Rogoqicë të Kamenicës.

Sipas raportit, i dyshuari fillimisht kishte kanosur verbalisht dhe më pas kishte sulmuar punonjësit policorë gjatë kryerjes së detyrës.

Si pasojë e sulmit, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë./Telegrafi/

Arrestohen në Tiranë dy persona të kërkuar nga UNMIK-u për trafikim me njerëz

19 January 2026 at 09:02


Policia e Shtetit ka finalizuar gjatë 24 orëve të fundit dy faza të operacionit policor të koduar “Operacionalja”, duke kapur dhe vënë në pranga dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shtetasit e ndaluar, R. B. dhe G. H., banues në Tiranë, ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga UNMIK, pasi dyshohen për “Pjesëmarrje ose organizim të grupit të strukturuar kriminal” në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore

“Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të UNMIK/Kosovë, më datë 13.01.2026, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për këta dy shtetas, si të dyshuar për kryerjen e veprave penale ‘Pjesëmarrje ose organizim i grupit të strukturuar kriminal’, në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës”, thuhet në njoftim,

Shtetasit u ndaluan me qëllim ekstradimin drejt autoriteteve të Kosovës, dhe policia njofto se po vijon puna për finalizimin e procedurës së ekstradimit. /Telegrafi/

Kanosi dhe sulmoi qytetarin, i dyshuari në Prizren kapet me pushkë dhe pistoletë

19 January 2026 at 08:55


Një person është arrestuar pasi dyshohet se kishte kanosur dhe sulmuar një tjetër qytetar, duke prezantuar gjatë incidentit një pistoletë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Randobravë të Prizrenit.

Njësitë policore reaguan menjëherë ndaj rastit dhe, me urdhër të prokurorit, bastisën shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 30 fishekë, një pushkë gjuetie dhe një pushkë automatike.

Pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet vazhdojnë. /Telegrafi/

Arratisja e Altin Ndocit/ Gjykata cakton masat e sigurisë për tetë të arrestuarit

By: Brisi
17 January 2026 at 13:23

Gjykata e Durrësit ka caktuar mesditën e kësaj të shtune, masat e sigurisë për 8 zyrtarët e burgut të Durrësit, të arrestuar pas arratisjes së Altin Ndocit. Gjykata ka vendosur masën “Arrest me burg” për tre prej tyre, “Arrest në shtëpi” për dy të tjerë dhe “Detyrim paraqitje” për tre të tjerët. Konkretisht: Komisar Dezdemon […]

The post Arratisja e Altin Ndocit/ Gjykata cakton masat e sigurisë për tetë të arrestuarit appeared first on BoldNews.al.

Sherr në Sarandë/ Grupi i të rinjve bën për spital dy persona

By: Brisi
17 January 2026 at 11:07

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Sarandës. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në 15 janar, ku pas një konflikti për motive të dobëta, dy persona përkatësisht të moshave 24 dhe 34 vjeç, në bashkëpunim me disa persona të tjerë kanë plagosur me sende të forta dy […]

The post Sherr në Sarandë/ Grupi i të rinjve bën për spital dy persona appeared first on BoldNews.al.

Sulmoi babanë, nënën dhe motrën – arrestohet i dyshuari në Kaçanik

17 January 2026 at 09:52


Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person për dhunë në familje.

Rasti ka ndodhur të premten, në ora 13:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj babait, nënës dhe motrës së tij”, thuhet në raport.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Në kërkim nga Britania, arrestohet në Shkodër 33-vjeçari (EMRI)

By: Brisi
17 January 2026 at 10:28

Një shtetas 33-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet britanike është arrestuar nga Policia në Shkodër. Sipas Policisë, bëhet fjalë për shtetasin, Bruno Bushi, banues në fshatin Premal. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, me qëllim ekstradimin në Mbretëria e Bashkuar, […]

The post Në kërkim nga Britania, arrestohet në Shkodër 33-vjeçari (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

“Antidroga” operacion në Tiranë, arrestohet pranë TEG-ut 45 vjeçari – EMRI

By: Brisi
17 January 2026 at 10:11

Agjentët e Antidrogës kanë zhvilluar një operacion antidrogë në Tiranë, në kuadër të së cilit është arrestuar një person. Në pranga ka rënë Ervin Kaftiraj, i cili sipas policisë është arrestuar në një parkim, në afërsi të Rrethrrotullimit të Tegut. Gjatë kontrolit fizik atij i i është gjetur mbi 1 kg kokainë që dyshohet se […]

The post “Antidroga” operacion në Tiranë, arrestohet pranë TEG-ut 45 vjeçari – EMRI appeared first on BoldNews.al.

38 mijë dollarë të padeklaruara në kufi, procedohet 67-vjeçari korçar

By: Brisi
17 January 2026 at 09:48

Një 67-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia, pasi është kapur në kufi me 38 mijë dollarë të padeklaruara. Sipas policisë, në afërsi të Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, është ndaluar për kontroll automjeti me drejtues shtetasin Gj. F. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën të fshehura në trup 38 000 dollarë amerikanë të padeklaruara. […]

The post 38 mijë dollarë të padeklaruara në kufi, procedohet 67-vjeçari korçar appeared first on BoldNews.al.

U arrestuan pas arratisjes së Altin Ndocit, dalin para gjykatës 9 zyrtarët e burgut të Durrësit

By: Brisi
17 January 2026 at 09:40

Tetë personat e arrestuar në lidhje me arratisjen e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, do të dalin sot (e shtunë, 17 janar), para Gjykatës së Durrësit, ku do të njihen me masën e sigurisë. Mes të arrestuarve janë kryeinfermieri Aulon Çuko, zëvendësshefi i komanduar i policisë së burgut, Desdemon Pazaj, si dhe pesë efektivë […]

The post U arrestuan pas arratisjes së Altin Ndocit, dalin para gjykatës 9 zyrtarët e burgut të Durrësit appeared first on BoldNews.al.

Ia dha zyrtarit policor 5 euro ryshfet, arrestohet i dyshuari

17 January 2026 at 08:59


Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të ryshfetit.

Në raportin policor bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në pikën kufitare në Vërmicë, të premten në ora 16:15.

“SPK Vërmicë 16.01.2026 – 16:15. Është arrestuar i dyshuari për shkak se zyrtarit policor në pikë kufitar i kishte ofruar 5 euro ryshfet”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Arrestimi i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, policia: Akuzohet për shperdorim detyre

By: Elva
16 January 2026 at 16:45

Policia e Durrësit ka konfirmuar arrestimin e ish-drejtorit të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) të Durrësit, Indrit Cërrloj, një ditë pasi u pezullua nga posti pas arratisjes së të dënuarit me rrezikshmëri të lartë, Altin Ndoci. Sipas policisë, arrestimi u bë pasi gjykata caktoi masën “arrest në burg” për Cërrlojn, i cili dyshohet […]

The post Arrestimi i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, policia: Akuzohet për shperdorim detyre appeared first on BoldNews.al.

Dy të rinjtë me thikë me vete, policët bashkiakë të Shkodrës parandalojnë një ngjarje të mundshme kriminale

By: M C
15 January 2026 at 20:29

Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar mbrëmjen e kësaj të enjte nga dy efektivë të Policisë Bashkiake në Shkodër. Gert Ndoja dhe Niki Martini gjatë patrullimit në lagjet e kryeqendrës së veriut, kanë parë dy të rinj që bënin veprime të dyshimta.

Të rinjtë e kanë kuptuar që kishin tërhequr vëmendjen e policëve dhe kanë nisur të vrapojnë. Menjëherë pas tyre kanë shkuar Gert Ndoja dhe Niki Martini, që pas ndjekjes në këmbë, kanë mundur t’i ndalin dy të rinjtë pranë shkollës “Shejnaze Juka”.

Nga kontrolli, dy efektivët e Policisë Bashkiake u kanë gjetur djemve një thikë të madhe, por ata nuk kanë treguar se për ku ishin nisur dhe çfarë do të bënin me të.

Në këto kushte, policët bashkiakë kanë njoftuar shërbimet e Policisë së Shtetit, të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendin ku ishin ndaluar dy të rinjtë dhe i kanë shoqëruar ata në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu, është sekuestruar edhe thika që dy të rinjtë kishin me vete në momentin e ndalimit.

The post Dy të rinjtë me thikë me vete, policët bashkiakë të Shkodrës parandalojnë një ngjarje të mundshme kriminale appeared first on Albeu.com.

Ardit Gjebrea viktimë e lajmeve të rreme të portaleve “informative”

15 January 2026 at 16:03

Pretendimi: Artisti shqiptar Ardit Gjebrea është arrestuar për vjedhje kompjuterash

Verdikti: E pavërtetë

——————————————————————

Një postim që ka marrë gati 200 pëlqime në Facebook njofton se prezantuesi shqiptar Ardit Gjebrea është arrestuar për vjedhje, ndërsa lexuesit ftohen të klikojnë një lidhje në komente për të mësuar më shumë.

Në brendinë e artikullit pretendohet se Gjebrea është arrestuar pasi “policia ka zbuluar prova që e lidhin atë me vjedhjen e disa sendeve të vlefshme, duke përfshirë laptopë dhe pajisje elektronike.”

Megjithatë, nuk jepet ndonjë provë, burim apo referencë për t’i mbështetur këto pretendime.

Nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit për një arrestim të tillë. 

Faktoje ka përgënjeshtruar dhe lajme të mëparshme nga i njejti portal, i cili ka botuar artikuj të trilluar mbi gjetjen e Bleona Matës së zhdukur në 2010, vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi dhe të politikanit shqiptar Azem Hajdari, dhe vdekjen e rreme të politikanit Lulzim Basha.

Titulli i artikullit keqinformon me qëllim mbledhjen e sa më shumë klikimeve në mënyrë jo etike. Pjesa më e madhe e lexuesve shkruajne komente negative për portalin apo përpiqen të përgënjeshtrojnë lajmet e rreme për personazhe të njohura, pa e kuptuar se edhe duke shkruar një koment të tillë ndihmojnë në rritjen e shikueshmërisë së portalit dhe jetëgjatësinë e mëtejshme të veprimtarisë së tij abuzive.   

Ka gjasa që ky artikull, dhe artikuj te ngjashëm të postuar nga e njejta faqe dhe përgënjeshtruar dhe më parë nga Faktoje, janë gjeneruar me anë të programeve kompjuterike të inteligjencës artificiale (AI).

The post Ardit Gjebrea viktimë e lajmeve të rreme të portaleve “informative” appeared first on Faktoje.al.

Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet administratori në Tiranë

By: Brisi
15 January 2026 at 15:59

Administratori i një lokali në Tiranë është arrestuar nga Policia, pasi akuzohet se organizonte lojëra fati. Sipas policisë, 37 vjeçari, A.Z, është kapur në flagrancë në lokalin që administronte në rrugën “Kole Koçi”, në kryeqytet, duke organizuar lojëra fati përmes celularit. “U arrestua në flagrancë shtetasi A. Z., 37 vjeç, pasi në lokalin që ai […]

The post Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet administratori në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌