Normal view

Mbyllen fjalimet, qytetarët nisin marshimin rrugëve të Tiranës: Rama jep dorëheqjen

By: us er
14 August 2026 at 21:53

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin nëpër rrugët e Tiranës, duke vijuar protestën kundër qeverisë së Edi Ramës. Qytetarët janë nisur në mënyrë të organizuar nga bulevardi, ndërsa gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje të forta kundër kryeministrit. “Rama jep dorëheqjen!” dhe “Diaspora është me ne!” janë ndër sloganet që po shoqërojnë […]

The post Mbyllen fjalimet, qytetarët nisin marshimin rrugëve të Tiranës: Rama jep dorëheqjen appeared first on BoldNews.al.

FOTOLAJM/ “Zemra e Shqipërisë” në protestë, diaspora mbush Tiranën

By: us er
14 August 2026 at 21:51

Qindra shqiptarë nga diaspora janë bashkuar në Tiranë, duke iu bashkuar protestës kundër qeverisë. Me flamuj kuqezi dhe pankarta në duar, ata kanë mbushur sheshet dhe rrugët e kryeqytetit.

The post FOTOLAJM/ “Zemra e Shqipërisë” në protestë, diaspora mbush Tiranën appeared first on BoldNews.al.

Gazetari në protestë: Diaspora do t’ua kthejë reston, shtatori do të jetë për Shqipërinë

By: us er
14 August 2026 at 21:40

Gazetari i News24, Osman Stafa, mori fjalën në protestën e 76-të kundër qeverisë dhe e cilësoi  tubimin si një moment të veçantë në historinë e protestave në vend. Stafa u ndal te pjesëmarrja e qytetarëve dhe veçanërisht te diaspora shqiptare. Ai theksoi se shumë prej tyre janë larguar nga Shqipëria për shkak të mungesës së […]

The post Gazetari në protestë: Diaspora do t’ua kthejë reston, shtatori do të jetë për Shqipërinë appeared first on BoldNews.al.

Shenjat e horoskopit që mbajnë mend gjithçka që u bëni

By: us er
14 August 2026 at 21:34

Disa njerëz harrojnë një debat sapo të kalojë nervozizmi, ndërsa të tjerë kujtojnë çfarë the, si i shikove dhe pse i zhgënjeve vite më vonë. Sipas astrologjisë, disa shenja të zodiakut e kanë veçanërisht të vështirë të harrojnë veprimet që i lënduan. Ata mund të falin dhe tëecin përpara, por kjo nuk do të thotë […]

The post Shenjat e horoskopit që mbajnë mend gjithçka që u bëni appeared first on BoldNews.al.

El Niño kërcënon Amazonën, shkencëtarët: Do të ketë thatësira dhe zjarre të rënda

By: us er
14 August 2026 at 21:22

Amazonës i kanoset një periudhë kritike thatësire, pasi një fenomen i fuqishëm El Niño pritet të arrijë kulmin në fund të vitit, pikërisht në fund të sezonit të thatë. Shkencëtarët paralajmërojnë se kombinimi i temperaturave të larta, mungesës së reshjeve dhe kushteve të thata mund të rrisë ndjeshëm rrezikun për zjarre dhe dëmtime të mëtejshme […]

The post El Niño kërcënon Amazonën, shkencëtarët: Do të ketë thatësira dhe zjarre të rënda appeared first on BoldNews.al.

Emigranti nga Greqia: Ndihem mëkatar, kam votuar regjimin e Ramës dhe Berishës

By: us er
14 August 2026 at 21:20

Një emigrant shqiptar që jeton dhe punon prej më shumë se 30 vitesh në Greqi iu bashkua protestës para Kryeministrisë. Ai tha se përvoja e tij profesionale në sektorin e ndërtimit të rrugëve në Greqi e ka bërë edhe më kritik ndaj mënyrës se si, janë realizuar investimet publike në Shqipëri. Ai shprehu edhe pendesë […]

The post Emigranti nga Greqia: Ndihem mëkatar, kam votuar regjimin e Ramës dhe Berishës appeared first on BoldNews.al.

3 vajza rrezikuan të mbyteshin nga stuhia në Palasë, policia ndërhyn me skaf

By: us er
14 August 2026 at 21:04

Tri vajza kanë rrezikuar të mbyteshin sot në det në zonën e Palasës, pasi kushtet atmosferike u përkeqësuan gjatë kohës që ato lundronin me kanoe. Ngjarja u konstatua nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare gjatë patrullimit në këtë sektor dhe ndërhynë për t’u ardhur në ndihmë tre vajzave. Pas operacionit të shpëtimit, […]

The post 3 vajza rrezikuan të mbyteshin nga stuhia në Palasë, policia ndërhyn me skaf appeared first on BoldNews.al.

Bilanci i zjarreve/ 10 vatra ende aktive, situata më e rënduar në Lurë

By: us er
14 August 2026 at 20:57

13 vatra zjarri vijojnë të jenë në ndjekje në të gjithë vendin, ndërsa 10 prej tyre mbeten aktive, 2 janë vendosur nën kontroll dhe një vatër është shuar plotësisht. Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, operacionet për shuarjen e flakëve po vijojnë nga toka dhe ajri, pavarësisht terrenit të vështirë dhe kushteve të pafavorshme në […]

The post Bilanci i zjarreve/ 10 vatra ende aktive, situata më e rënduar në Lurë appeared first on BoldNews.al.

Eklipsi i 12 gushtit, pse disa njerëz raportuan pagjumësi dhe ëndrra të çuditshme

By: us er
14 August 2026 at 20:46

Pas eklipsit diellor të 12 gushtit, rrjetet sociale u mbushën me fotografi të fenomenit, por edhe me një tjetër lloj reagimi. Shumë përdorues u ankuan se kishin fjetur më keq, ishin zgjuar gjatë natës, kishin parë ëndrra më të pazakonta ose ishin ndier të lodhur pa ndonjë arsye të qartë. Të tilla dëshmi u shfaqën […]

The post Eklipsi i 12 gushtit, pse disa njerëz raportuan pagjumësi dhe ëndrra të çuditshme appeared first on BoldNews.al.

Politologia nga diaspora denoncon: Mamaja erdhi për pushime por u sëmur, urgjenca nuk i përgjigjej

By: us er
14 August 2026 at 20:35

Një e re me profesion politologe, e cila jeton në Gjermani, iu bashkua protestës para Kryeministrisë, duke treguar një përvojë personale që, sipas saj, dëshmon problemet me të cilat përballen qytetarët në Shqipëri. Ajo tha se babai i saj ishte larguar nga vendi për shkak të korrupsionit, ndërsa rrëfeu edhe një situatë të rëndë që […]

The post Politologia nga diaspora denoncon: Mamaja erdhi për pushime por u sëmur, urgjenca nuk i përgjigjej appeared first on BoldNews.al.

Spiunazh për BIA-n, çfarë dyshohet se zbuloi Fehim Sali?

By: us er
14 August 2026 at 19:57

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Fehim Salit, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të spiunazhit. Gjykata tha se vendosi që Sali të qëndrojë në paraburgim deri më 13 shtator, duke pasur parasysh rrezikun se ai mund të ikë, mund të ndikojë te dëshmitarët dhe provat dhe […]

The post Spiunazh për BIA-n, çfarë dyshohet se zbuloi Fehim Sali? appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet djali i Petrit Çakrajt, të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës

By: us er
14 August 2026 at 19:52

Forcat Operacionale të Policisë së Tiranës kanë arrestuar në zonën e Astirit Siciljan Çakrin, në kuadër të një çështjeje që lidhet me trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Siciljan Çakri është djali i Petrit Çakrit, i cili është akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës, së bashku me vëllezërit Kristi dhe Fation Bushgjokaj. Pas […]

The post Arrestohet djali i Petrit Çakrajt, të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës appeared first on BoldNews.al.

Zjarr në Peqin, digjen mbi 2 hektarë ullishte dhe bimësi

By: us er
14 August 2026 at 19:42

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Paulesh–Vidhasasgjel, në Njësinë Administrative Pajovë, Bashkia Peqin. Vatra është shfaqur rreth orës mesditës dhe ka përfshirë një sipërfaqe prej rreth 3 hektarësh me ullishte, pyje, ferra dhe bimësi të egër. Pas afro tre orësh ndërhyrje, flakët janë vënë nën kontroll . Sipas […]

The post Zjarr në Peqin, digjen mbi 2 hektarë ullishte dhe bimësi appeared first on BoldNews.al.

Emigranti: Rama të japë dorëheqjen bashkë me qeverinë e tij mashtruese

By: us er
14 August 2026 at 19:38

Një emigrant shqiptar që jeton prej 35 vitesh në Itali është bërë pjesë e protestës në Tiranë, duke shprehur kritika të forta ndaj klasës politike dhe situatës në vend. Ai tha se gjatë 36 viteve të fundit Shqipëria, sipas tij, nuk ka bërë përparim, ndërsa akuzoi tre partitë kryesore që kanë drejtuar vendin për korrupsion […]

The post Emigranti: Rama të japë dorëheqjen bashkë me qeverinë e tij mashtruese appeared first on BoldNews.al.

Përplasen dy makina në Durrës, përfshihet në aksident zyrtari i partisë ‘Mundësia’

By: us er
14 August 2026 at 19:25

Dy automjete janë përfshirë në një aksident pasditen e sotme në Durrës. Në përplasjen mes dy automjeteve mësohet se është përfshirë edhe Drejtuesi i Qarkut Durrës i Partisë Mundësia, Klevi Elezi. Në fotot nga vend ii ngjarjes shihet se të dyja automjetet kanë pësuar dëmtime të shumta, kryesisht në pjesën e përparme, si pasojë e […]

The post Përplasen dy makina në Durrës, përfshihet në aksident zyrtari i partisë ‘Mundësia’ appeared first on BoldNews.al.

Europa nën pushtetin e flakëve/ 474 të arrestuar në Francë për zjarret, mijëra të evakuuar

By: us er
14 August 2026 at 19:21

Një valë e fuqishme zjarresh ka përfshirë disa vende të Evropës, ndërsa temperaturat e larta dhe kushtet e thata po favorizojnë përhapjen e shpejtë të flakëve. Situata paraqitet veçanërisht e rënduar në Francë, Kroaci, Gjermani, Greqi dhe Spanjë, ku ekipet e emergjencave po luftojnë me vatra të shumta dhe mijëra banorë e turistë janë evakuuar […]

The post Europa nën pushtetin e flakëve/ 474 të arrestuar në Francë për zjarret, mijëra të evakuuar appeared first on BoldNews.al.

Kriza institucionale në Kosovë, Haxhiu fton liderët politikë në Presidencë

By: us er
14 August 2026 at 19:09

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thirrur në një takim konsultativ liderët e partive politike ose përfaqësuesit e tyre, për të gjetur një zgjidhje për situatën aktuale politike dhe institucionale në vend. Takimi është caktuar për të martën, 18 gusht, në Zyrën e Presidentes. Ftesa është konfirmuar nga Presidenca e Kosovës […]

The post Kriza institucionale në Kosovë, Haxhiu fton liderët politikë në Presidencë appeared first on BoldNews.al.

Gushti, muaji më i rrezikshëm për aksidentet nga drejtimi në gjendje të dehur

By: us er
14 August 2026 at 18:57

Gushti ka rezultuar të jetë më fatal për viktimat e aksidenteve të shkaktuara nga drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit se çdo muaj tjetër, ka treguar një studim i ri i shoqatës britanike të automobilizmit RAC. Ndërsa muajt e ftohtë tradicionalisht konsiderohen si muajt më të prirur për shkeljet që lidhen me drejtimin e […]

The post Gushti, muaji më i rrezikshëm për aksidentet nga drejtimi në gjendje të dehur appeared first on BoldNews.al.

Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë

By: us er
14 August 2026 at 18:48

Një zjarr ka përfshirë një apartament në zonën pranë stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse ka parandaluar përhapjen e flakëve në pjesët e tjera të banesës. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur operacionin për shuarjen e zjarrit. Flakët kishin përfshirë një […]

The post Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

30 minuta shi përmbysin Pogradecin, uji vërshon në rrugë dhe lagjen muzeale

By: us er
14 August 2026 at 18:40

Një stuhi shiu, e shoqëruar me erë të fuqishme dhe shkreptima, ka përfshirë pasditen e sotme  Pogradecin, për rreth 30 minuta. Reshjet intensive kanë shkaktuar probleme në disa zona të qytetit, ku sasia e madhe e ujit ka sjellë vërshime në rrugë dhe hapësira publike. Problemet më të theksuara janë raportuar në rrugën “Kajo Karafili”, […]

The post 30 minuta shi përmbysin Pogradecin, uji vërshon në rrugë dhe lagjen muzeale appeared first on BoldNews.al.

❌