Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 February 2026BoldNews

Akuza për ‘spiunazh politik’, Prokuroria e Stambollit kërkon deri në 20 vite burg për ish-kryebashkiakun

By: Elva
4 February 2026 at 21:56

Zyra e Prokurorit të Stambollit ka kërkuar dënime me burgim nga 15 deri në 20 vjet për katër persona, mes tyre edhe ish-kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem İmamoğlu, në kuadër të një hetimi për veprën penale të “spiunazhit politik”. Sipas mediave turke, veprat e dyshuara janë kryer në periudhën 2019–2025 dhe përfshijnë, përveç İmamoğlut, edhe Huseyin […]

The post Akuza për ‘spiunazh politik’, Prokuroria e Stambollit kërkon deri në 20 vite burg për ish-kryebashkiakun appeared first on BoldNews.al.

Abuzime në prodhimin dhe tregtimin e bukës, proteina nën normë dhe dyshime për ngjyrues

By: armand
4 February 2026 at 21:50

Një prej problemeve më masive që konstatohet tek bukët është niveli i proteinave. Ky tregues përbën një prej drejtimeve kryesore që ndiqen edhe në praktikat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Referuar udhëzuesve dhe manualëve zyrtarë të miratuar, niveli i proteinave duhet të jetë në masën 12 %. ‘Do të duhet patjetër që të gjitha […]

The post Abuzime në prodhimin dhe tregtimin e bukës, proteina nën normë dhe dyshime për ngjyrues appeared first on BoldNews.al.

Të shtëna me armë zjarri në Gjilan, një i plagosur

By: Elva
4 February 2026 at 21:43

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në rrugën Gjilan – Kamenicë, pranë një karburanti. Si pasojë e të shtënave, një person ka mbetur i plagosur. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, bëri të ditur se dyshohet se në ngjarje kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. “Njësitet […]

The post Të shtëna me armë zjarri në Gjilan, një i plagosur appeared first on BoldNews.al.

Rruga i mori gjysmën e shtëpisë, shteti i mohon gjysmën tjetër prej 10 vitesh

By: armand
4 February 2026 at 21:26

Vladimir Strati, emigrant prej 30 vitesh në Greqi, investoi kursimet e jetës për të ndërtuar në vitin 2014 një vilë dykatëshe në Korçë, me vlerë rreth 100 mijë euro. Një vit më pas, zgjerimi i rrugës “Gjon Buzuku” nga Bashkia Korçë i preku gjysmën e banesës. “Kishim një shtëpi të vjetër këtu në Korçë dhe […]

The post Rruga i mori gjysmën e shtëpisë, shteti i mohon gjysmën tjetër prej 10 vitesh appeared first on BoldNews.al.

“Dy muaj në koma”/ “Bankers” fsheh plagosjen e punëtorit brenda puseve të naftës!

By: Elva
4 February 2026 at 21:12

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës tentativat që po bën firma koncesionare “Bankers Petrolium” dhe një kompani nënkontraktore për të fshehur plagosjen e një punëtori brenda puseve të naftës. Ngjarja ndodhi në shtator 2025, teksa punëtori Llazar Kumaraku qëndroi për më shumë se 2 muaj në koma. Ai ende s’është marrë në pyetje, ndërkohë […]

The post “Dy muaj në koma”/ “Bankers” fsheh plagosjen e punëtorit brenda puseve të naftës! appeared first on BoldNews.al.

Denoncimi i “balerinës”: Epstein dhe princi Andrew më kërkuan se** tresh, në festa kishte vajza 14 vjeçare

By: armand
4 February 2026 at 20:56

Zbulime të reja rreth Jeffrey Epstein dhe marrëdhënies së tij me Dukën Andrew po dalin në dritë përmes miliona dokumenteve të publikuara nga autoritetet amerikane. Një balerinë, emri i së cilës nuk bëhet i ditur publikisht, ka kërkuar 250 mijë dollarë duke pretenduar se është detyruar të kryejë akte seksuale në një festë në shtëpinë […]

The post Denoncimi i “balerinës”: Epstein dhe princi Andrew më kërkuan se** tresh, në festa kishte vajza 14 vjeçare appeared first on BoldNews.al.

Debatoi me Ramën në Divjakë, fermeri: Më vrau arroganca e kryeministrit

By: Elva
4 February 2026 at 20:54

Lili Biti, disa ditë më parë u bë fermeri më i njohur në Shqipëri pas një debati që zhvilloi me kryeministrin Edi Rama. 61 vjeçari thotë se prej 35 vitesh merret me punët e bujqësisë në Divjakë dhe në një sipërfaqe toke prej 10 ha, në të dyja sezonet ai kultivon perime fushe. Për të, […]

The post Debatoi me Ramën në Divjakë, fermeri: Më vrau arroganca e kryeministrit appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Belsh/ E kafshoi qeni i fqinjit, vdes gruaja

By: armand
4 February 2026 at 20:39

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Belsh, ku një 65-vjeçare ka ndërruar jetë pasi është kafshuar nga një qen. Emine Agolli nga fshati Çërragë nuk mundi të mbijetojë pas plagëve të marra në këmbë nga kafshimi i qenit të fqinjëve. Policia ka nisur veprimet hetimore ndaj pronarit të qenit.

The post E rëndë në Belsh/ E kafshoi qeni i fqinjit, vdes gruaja appeared first on BoldNews.al.

Tentoi të vriste Trumpin, dënohet me burgim të përjetshëm 60-vjeçari në SHBA

By: Elva
4 February 2026 at 20:32

Një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara ka dënuar me burgim të përjetshëm 60-vjeçarin Ryan Ruth, i cili u shpall fajtor për tentativë vrasjeje ndaj Presidentit Donald Trump gjatë një ngjarjeje të ndodhur në një fushë golfi në Florida në vitin 2024. Përveç dënimit me burgim të përjetshëm, gjykata e dënoi atë edhe me shtatë […]

The post Tentoi të vriste Trumpin, dënohet me burgim të përjetshëm 60-vjeçari në SHBA appeared first on BoldNews.al.

Ish-presidenti Alfred Moisiu dërgohet me urgjencë në QSUT, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

By: armand
4 February 2026 at 20:16

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, është dërguar me urgjencë mesditën e sotme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), pas komplikacioneve shëndetësore që ka shfaqur. Ish-kreu i shtetit është paraqitur në spital me vështirësi në frymëmarrje. Menjëherë pas mbërritjes, ai është shtruar në repartin e Reanimacionit pranë Klinikës së Kardiologjisë, ku ndodhet nën monitorim intensiv […]

The post Ish-presidenti Alfred Moisiu dërgohet me urgjencë në QSUT, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore appeared first on BoldNews.al.

Fotot e skandalit seksual/ Këshilltari i Presidentit në intimitet me Drejtorin e Policisë

By: Elva
4 February 2026 at 19:56

Një tjetër skandal ka tronditur opinionin publik në Malin e Zi, pas publikimit të një videoje  ku shfaqet një këshilltar i presidentit dhe një zyrtar i lartë i policisë në momente intime. Sipas mediave lokale, pamjet janë regjistruar nga vetë protagonistët në një dhomë hoteli, përmes një kamere të vendosur prej tyre. Fillimisht videoja ka […]

The post Fotot e skandalit seksual/ Këshilltari i Presidentit në intimitet me Drejtorin e Policisë appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Vrasjen e Gilmando Danit e urdhëroi Rama

By: armand
4 February 2026 at 19:39

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka ngritur një “zyrë krimi”, nga e cila sipas tij janë dhënë urdhra për vrasje, përfshirë edhe ngjarjen e ndodhur në aeroportin e Rinasit. Gjatë fjalës së tij në foltore, Berisha deklaroi se vrasja e Gilmando Danit është kryer nga trupa komando të […]

The post Berisha: Vrasjen e Gilmando Danit e urdhëroi Rama appeared first on BoldNews.al.

Laç/ 48-vjeçari i pret rrugën ish-bashkëshortes dhe i thyen xhamin e makinës

By: Elva
4 February 2026 at 19:24

Policia ka arrestuar një 48-vjeçar, banues në Laç, pasi se ka penguar lëvizjen e automjetit të ish-bashkëshortes së tij dhe më pas i ka dëmtuar mjetin. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Laç–Patok, ku 48-vjeçari i ka bllokuar rrugën makinës së ish-bashkëshortes, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje, më pas i ka thyer […]

The post Laç/ 48-vjeçari i pret rrugën ish-bashkëshortes dhe i thyen xhamin e makinës appeared first on BoldNews.al.

Shefi i trafikut Megian Ademaj në “ruletën” e betoniereve

By: Elva
4 February 2026 at 19:01

Nga Boldnews.al Me frymën buçitëse, si të ishin muzikantë të veglave frymore, policët e qarkullimit rrugor në Tiranë kanë dy prioritete për të pastruar disi trafikun: kur kalon shefi i madh (kryeministri) dhe ministrat; dhe kur kanë ngecur diku në kaosin rrugor “makinat e shefit të tyre”, ose betonierët e oligarkisë. Shefi i Trafikut në […]

The post Shefi i trafikut Megian Ademaj në “ruletën” e betoniereve appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Plagosja në Korçë, 37-vjeçari dy vite më parë kishte vjedhur shtëpinë e adoleshentit

By: armand
4 February 2026 at 19:00

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë, ku 37-vjeçari Benard Qelemeni, i sapo kthyer nga Greqia ka mbetur i lënduar nga një 17-vjeçar. Autori i plagosjes është larguar nga vendi i ngjarjes pasi e ka qëlluar 37-vjeçarin, por kanë qenë forcat e komisariatit të policisë që e kanë kapur vetëm disa […]

The post EMRI/ Plagosja në Korçë, 37-vjeçari dy vite më parë kishte vjedhur shtëpinë e adoleshentit appeared first on BoldNews.al.

Zvarritja e çështjes “Balluku”, Berisha: Gjyqtarët e Kushtetueses janë pa karakter dhe pa dinjitet

By: armand
4 February 2026 at 18:50

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ka kursyer kritikat ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke i akuzuar për mungesë karakteri dhe dinjiteti, pas zhvillimeve lidhur me çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku për të cilën nuk ka ende një vendim sa i përket pezullimit të saj nga detyra nga GJKKO. Berisha u shpreh gjatë takimit me demokratët në Degën […]

The post Zvarritja e çështjes “Balluku”, Berisha: Gjyqtarët e Kushtetueses janë pa karakter dhe pa dinjitet appeared first on BoldNews.al.

Rritja e çmimeve të barnave, Alimehmeti: Pacientët po bëjnë ecejake, Ministria pa plan

By: Elva
4 February 2026 at 18:45

Anëtari i kryesisë së PD-së, Ilir Alimehmeti ka denoncuar rritjen e çmimeve të barnave dhe ka akuzuar qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë për mungesë transparence dhe planifikimi në menaxhimin e tregut farmaceutik. Në fjalën e tij në Foltoren me demokratët e degëve 1 dhe 3 në Tiranë, Alimehmeti theksoi se ndërhyrja e qeverisë në çmimet […]

The post Rritja e çmimeve të barnave, Alimehmeti: Pacientët po bëjnë ecejake, Ministria pa plan appeared first on BoldNews.al.

Sherr në një lokal në Korçë, i mituri plagos me thikë 37-vjeçarin

By: armand
4 February 2026 at 18:32

Një konflikt ka degraduar në përdorimin e thikës në qytetin e Korçës pasditen e sotme. Sipas informacioneve paraprake, autori është një 17 vjeçar ndërsa i plagosur ka mbetur një 37 vjeçar. Sipas të dhënave mësohet se 34 vjeçari ka marrë dëmtime në dorë nga mjeti mprehës ndërsa ka ardhur pak ditë më parë në Shqipëri […]

The post Sherr në një lokal në Korçë, i mituri plagos me thikë 37-vjeçarin appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Itali! Vëllai vret motrën me thikë: S’më linte të flija

By: Elva
4 February 2026 at 18:29

Një ngjarje e rëndë familjare ka ndodhur në Napoli, ku një 28-vjeçar dyshohet se ka vrarë me thikë motrën e tij 22-vjeçare, pas një debati të nisur për shkak të muzikës së lartë në banesë. Sipas mediave italiane, viktima është identifikuar si Jleina Musella, ndërsa autori i dyshuar është vëllai i saj, Giuseppe Musella. Ngjarja […]

The post E rëndë në Itali! Vëllai vret motrën me thikë: S’më linte të flija appeared first on BoldNews.al.

Princesha e kurorës e përfshirë në dosje, çështja ‘Epstein’ thellon krizën për Familjen Mbretërore të Norvegjisë

By: armand
4 February 2026 at 18:26

Publikimi i fundit i dosjeve që lidhen me Jeffrey Epstein po shkakton pasoja edhe në Norvegji, duke përfshirë disa figura të njohura publike. Mes tyre është edhe princesha e kurorës, Mette-Marit, emri i së cilës përmendet qindra herë në dokumentet e bëra publike. Zhvillimi vjen në një moment delikat për monarkinë norvegjeze, e cila po […]

The post Princesha e kurorës e përfshirë në dosje, çështja ‘Epstein’ thellon krizën për Familjen Mbretërore të Norvegjisë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌