Normal view

Letër nga Uashingtoni: SHBA-ja synon të avancojë interesat e saj strategjike në Ballkan

29 July 2026 at 17:31
trump s world cup trophy stage moment sparks viral photo debate 696x464
Presidenti amerikan Donald Trump me kupën në dorë, së bashku me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino. Foto: The White House / Wikimedia Commons (Public domain)
Përshëndetje nga Amerika, e cila këtë muaj shënoi 250-vjetorin e pavarësisë nga Kurora Britanike nën drejtimin e një presidenti që e ka quajtur veten mbret – dhe që shihet si i tillë edhe nga dhjetëra mijëra njerëz që iu bashkuan protestave “No Kings” në mbarë Shtetet e Bashkuara. Donald Trump nuk lejoi që as “mbretërit” […]The post Letër nga Uashingtoni: SHBA-ja synon të avancojë interesat e saj strategjike në Ballkan appeared first on Reporter.al.

Protestuesit e quajnë fitore tërheqjen e Ramës nga ligjet për mjedisin

15 July 2026 at 17:25
marta kos edi rama
Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Gjatë një konference të përbashkët me Komisioneren Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, në Bruksel të martën, kryeministri shqiptar Edi Rama premtoi se do të ndryshojë Ligjin për Zonat e Mbrojtura, i cili ka ngjallur polemika, për ta përafruar atë me standardet e Bashkimit Evropian. Kjo deklaratë u përshëndet nga protestuesit në Shqipëri si një “fitore […]The post Protestuesit e quajnë fitore tërheqjen e Ramës nga ligjet për mjedisin appeared first on Reporter.al.

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

13 July 2026 at 10:09
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)
Eurodeputetja holandeze Tineke Strik iu bashkua protestuesve në rrugët e Tiranës në fund të muajit të kaluar, duke shprehur solidaritet me kauzën e tyre mjedisore dhe duke premtuar se zëri i tyre do të dëgjohet në Bruksel. “Të jem e sinqertë, është shumë e çuditshme të shohësh se jeni ju ata që po mbroni vlerat […]The post Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së” appeared first on Reporter.al.

“Anulojeni!”: Financimi i koncertit të Kanye West me paratë e shtetit ngjall zemërim në Shqipëri

10 July 2026 at 10:31
kanye west @ moma 4
Kaney West. Foto: Wikipedia.
“Ju lutem, anulojeni këtë koncert,” shkroi një shqiptar në një koment në postimin e Kanye West në Instagram, përpara koncertit të reperit amerikan në Tiranë më 11 korrik – i cili zhvillohet ndërkohë që në vend po mbahen protesta masive për një çështje krejt tjetër. “Shqipëria tashmë po proteston kundër projektit kontrovers të Jared Kushner […]The post “Anulojeni!”: Financimi i koncertit të Kanye West me paratë e shtetit ngjall zemërim në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

Fytyrat e protestës: Njihuni me shqiptarët që protestojnë në Tiranë

7 July 2026 at 15:18
v2 cover
Ilustrimi: Igor Vujcic/BIRN. Fotot: Iriola Kote.
Ajo që nisi si një protestë kundër ndërtimit të një resorti luksoz bregdetar në një zonë të mbrojtur – një projekt i lidhur me dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner – është shndërruar në grumbullime masive të përnatshme në Tiranë, ku shqiptarë të moshave dhe prejardhjeve të ndryshme mblidhen për të shprehur shqetësimet […]The post Fytyrat e protestës: Njihuni me shqiptarët që protestojnë në Tiranë appeared first on Reporter.al.

Reagimi i Edi Ramës ndaj protestave shkakton pakënaqësi edhe në radhët e Partisë Socialiste

1 July 2026 at 09:08
505691928 1271786280980470 5855986568948535913 n
Kryeministri Edi Rama dhe Elisa Spiropali gjatë një tubimi elektoral në Tiranë, 2025. Foto: Facebook/Elisa Spiropali.
Në mesin e qershorit, ndërsa protestuesit marshonin kundër qeverisë shqiptare, deputetja më e re e Kuvendit bëri një njoftim. “Prej sot jam deputete e pamvarun,” shkroi në Facebook 26-vjeçarja Marjana Koçeku. “Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. […]The post Reagimi i Edi Ramës ndaj protestave shkakton pakënaqësi edhe në radhët e Partisë Socialiste appeared first on Reporter.al.

Letër nga Uashingtoni: SHBA-ja dhe BE-ja në garë për ndikim në Ballkan

29 June 2026 at 13:33
chatgpt image jun 29, 2026, 01 33 01 pm
Presidenti i SHBA-së Donald Trump me Zëvendëspresidentin JD Vance, Sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth. Foto e krijuar me IA.
Përshëndetje nga Uashingtoni, ku presidenti amerikan Donald Trump pretendon se ka arritur t’i japë fund me sukses luftës me Iranin – një zhvillim që, sipas tij, mund t’u kursejë republikanëve pasoja politike përpara zgjedhjeve të mesmandatit këtë nëntor. Por sapo u mbyll një front në Iran, një tjetër u hap brenda vendit. Këtë herë, presidenti […]The post Letër nga Uashingtoni: SHBA-ja dhe BE-ja në garë për ndikim në Ballkan appeared first on Reporter.al.

Plagët e buldozerëve mbi ‘Folenë e Zogjve të Egër’ në Zvërnec

29 June 2026 at 07:14
gjurmet e kamioneve
Gjurmët e makinerive të rënda duken ende në plazh. Foto: Vladimir Karaj.
Parakalimi i buldozerëve deri një muaj më parë në zonën e mbrojtur Pishë Poro – Nartë duket ende si një plagë e freskët mbi peizazh. Në disa zona gjenden gurë të thyer të hedhur mbi rërë, gjurmë gomash, barishte të shtypura dhe pemë e degë të rrëzuara përtokë. Në pjesë të tjera, natyra po përpiqet […]The post Plagët e buldozerëve mbi ‘Folenë e Zogjve të Egër’ në Zvërnec appeared first on Reporter.al.

Punësimet partiake në sektorin publik po minojnë demokracinë në Shqipëri

26 June 2026 at 13:11
726405743 1631178685678229 5500860989969852755 n
Mijëra vetë protestojnë në Tiranë në protestat anti-establishment. Foto: Xhemali Moku/BIRN
Shqipëria po përjeton protesta në shkallë të gjerë prej më shumë se tre javësh. Shkaku i menjëhershëm ishte një projekt i debatueshëm për zhvillimin e një resorti turistik në Zvërnec, i lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump. Megjithatë, demonstratat pasqyrojnë një zhgënjim shumë më të thellë me atë që shumë qytetarë […]The post Punësimet partiake në sektorin publik po minojnë demokracinë në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit “dëmton shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE”

25 June 2026 at 09:55
zvernec
Zona e Zvërnecit në jug të Shqipërisë, pranë vendit ku planifikohet ndërtimi i resortit kontrovers të lidhur me Jared Kushner. Foto: BIRN.
Në sfondin e protestave të vazhdueshme, kritikat e Parlamentit Evropian këtë muaj ndaj qëndrimit të Shqipërisë për çështjet mjedisore mund të sinjalizojnë vështirësi për ambiciet e Tiranës për integrim në BE. Më 17 qershor, eurodeputetët shprehën “keqardhje të thellë” për dy ligje që, sipas kritikëve, vendosin interesat e zhvilluesve të turizmit elitar përpara mirëqenies së […]The post Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit “dëmton shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE” appeared first on Reporter.al.

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

23 June 2026 at 11:37
gozi pde
Sandro Gozi, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Europiane dhe deputet i Parlamentit Europian. Foto kortezi
Në një deklaratë për shtyp, Partia Demokratike Europiane, pjesë e ‘Renew Europe’, aleancës së liberal-demokratëve në Parlamentin Europian, i bëri të martën thirrje kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që të dëgjojë zërin e protestuesve për ndryshim demokratik dhe llogaridhënie. “E ardhmja europiane e Shqipërisë nuk duhet të rrëmbehet nga interesat oligarkike”, thuhet në nisje të […]The post Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie appeared first on Reporter.al.

Pas heqjes së sanksioneve nga SHBA-ja, a është “rikthyer” vërtet Sali Berisha?

18 June 2026 at 13:18
Ish-kryeministri Sali Berisha pas daljes nga SPAK. Foto: LSA.
Lideri 81-vjeçar i opozitës, një figurë e pandarë e jetës politike shqiptare për më shumë se tre dekada, nuk ishte larguar kurrë. Por tani ai kishte arsye të pretendonte një fillim të ri. Rreth një vit e gjysmë pasi Berisha njoftoi se do t’i drejtohej Donald Trump, Shtetet e Bashkuara këtë muaj hoqën sanksionet e […]The post Pas heqjes së sanksioneve nga SHBA-ja, a është “rikthyer” vërtet Sali Berisha? appeared first on Reporter.al.

Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim nga organizatat mjedisore

16 June 2026 at 16:42
marta kos
Komisionerja për zgjerimin, Marta Kos. Foto kortezi: Bashkimi Europian.
Komisionerja për Zgjerim e Komisionit Europian, Marta Kos deklaroi të hënën se kishte marrë garanci nga qeveria shqiptare se projekti turistik i planifikuar në Zvërnec do t’u nënshtrohej rregulloreve mjedisore dhe se një vlerësim i ndikimit në mjedis ishte në proces. I pyetur nga BIRN se kush ishin konkretisht garancitë e dhëna nga qeveria shqiptare […]The post Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim nga organizatat mjedisore appeared first on Reporter.al.

Ekspertët mjedisorë kundërshtojnë argumentet e Ramës për Zvërnecin

16 June 2026 at 08:45
710537798 1387786336707150 2485825779914567109 n (1)
Foto nga PPNEA
Kryeministri Edi Rama deklaroi të dielën se ndryshimet ligjore të vitit 2024 në ligjin për Zonat e Mbrojtura nuk e kanë prekur zonën Pishë Poro-Nartë, ku një projekt zhvillimi masiv për turizëm i mbështetur nga dhëndri i presidentit Trump, Jared Kushner, u bë shkaktar i protestave qytetare që po mbahen prej më shumë se dy […]The post Ekspertët mjedisorë kundërshtojnë argumentet e Ramës për Zvërnecin appeared first on Reporter.al.

“Revolucioni i Flamingove” shkon përtej Kushnerit dhe zogjve

15 June 2026 at 09:31
protest 2 e1781101587638
Shqiptarët u mblodhën të martën para Zyrës së Kryeministrit. Foto: BIRN.
Sa herë që vizitoj Shqipërinë, biseda është gjithmonë e njëjta – jo për politikën, zgjedhjet, aeroportin e ri apo premtimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Flitet për largimin. Prej disa vitesh, vendin e ka pushtuar një ndjenjë apatie, një lloj dorëzimi kolektiv, në një shoqëri që për dekada me radhë është ushqyer me idenë se […]The post “Revolucioni i Flamingove” shkon përtej Kushnerit dhe zogjve appeared first on Reporter.al.

Dezinformimi si mjet politik: Si u fabrikua ‘zhvendosja e investimit në Mikonos’

10 June 2026 at 09:41
photo 2026 06 06 20 33 25
Dita e 7-të e protestës kundër ndërtimit të një resorti në Zvërnec | Foto: LSA
Prej dhjetë ditësh, kryeqyteti shqiptar është skena e një vale të gjerë protestash, ku mijëra qytetarë kanë mbushur rrugët duke kundërshtuar projektin e ndërtimit të një resorti masiv në zonën e mbrojtur Pishë Poro – Nartë si dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Paralelisht me protestuesit në rrugë, fushata të ndryshme dizinformimi dhe […]The post Dezinformimi si mjet politik: Si u fabrikua ‘zhvendosja e investimit në Mikonos’ appeared first on Reporter.al.

Biznesmeni i lidhur me projektin e Zvërnecit fiton koncesionin Milot-Balldren

5 June 2026 at 18:04
681275693 17981136906111696 1088567703946545566 n
Drejtori ARRSH, Ami Kozeli, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi të premten përfundimin e procedurave dhe shpalljen e kompanisë fituese për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren. Ministria i konfirmoi BIRN-it zyrtarisht se fitues ishte bashkimi i kompanive “Salillari” sh.p.k., “ALB TIEFBAU” sh.p.k., “InfraKonsult” sh.p.k. dhe “ERALD-G” sh.p.k. Njoftimi për shpalljen e fituesit të koncesionit prej 364 milionë eurosh […]The post Biznesmeni i lidhur me projektin e Zvërnecit fiton koncesionin Milot-Balldren appeared first on Reporter.al.

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

3 June 2026 at 07:08
foto 02 (1)
Nga protesta e së hënës kundër planeve për ndërtime masive në zonën e mbrojtur Nartë- Pishë Poro. Foto: Nensi Bogdani.
Revolta kundër një projekti privat të mbështetur nga qeveria në zonën e mbrojtur të lagunës së Nartës në Zvërnec, Vlorë, shënoi një kulm të ri të hënën me mijëra qytetarë që u mblodhën përballë Kryeministrisë. Me sloganin “Shqipëria nuk është në shitje”,  protestuesit kërkuan anulimin e projektit të Zvërnecit, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe […]The post ‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin? appeared first on Reporter.al.
❌