Normal view
PEKIN – Kina prezanton robotin humanoid “Superman” me shpejtësi rekord të vrapimit dhe kërcimit
22:59 “Mos krijoni histori që nuk i dini”, Elijona reagon pas zërave për krizë me Klodin
Spekulimet për një krizë të mundshme në marrëdhënien e Klodit dhe Elijonës kanë qarkulluar prej ditësh në rrjet, veçanërisht pas mungesës së postimeve dhe ndërveprimeve të përbashkëta mes çiftit.
Situata u bë edhe më e komentuar pasi llogaria e Klodit në Instagram shfaqej me mesazhin “User not found”, duke ngritur pikëpyetje te ndjekësit nëse profili ishte mbyllur përkohësisht apo ishte hakuar.
Pikërisht përballë këtyre aludimeve, Elijona ka reaguar publikisht përmes një postimi në Instagram, duke kërkuar që të mos krijohen histori rreth jetës së saj private.
“Mos krijoni histori që nuk i dini”, Elijona reagon pas
“Po më vijnë çdo ditë DM dhe komente për faktin që po kaloj kohë me familjen time dhe jo me personin që ju doni të më shihni. Dua ta bëj shumë të qartë: familja ime është prioriteti im”, shkruan Elijona.
Ajo shpjegon se pjesa më e madhe e familjes së saj ndodhet në Kosovë dhe se, kur është me ta, zgjedh ta shijojë dhe ta vlerësojë kohën e përbashkët. Elijona thekson gjithashtu se gjatë “Big Brother” e ka bërë të qartë se sa e rëndësishme është familja për të.
Duke iu referuar drejtpërdrejt situatës me Instagramin e Klodit, Elijona sqaron: “Dhe për të gjithë ata që vazhdoni të thoni se unë kam lidhje me Instagramin e Klodit: Klodi është HACKUAR. Unë nuk kam asnjë lidhje me këtë dhe është absurde që çdo ditë të më vini fajin për diçka që nuk ka të bëjë me mua.”
![]()
Në reagimin e saj, Elijona u drejtohet edhe atyre që ndjekin jetën e saj në rrjetet sociale, duke u kërkuar të mos krijojnë histori bazuar në gjëra që nuk i dinë.
“Ju shihni disa sekonda nga jeta ime në Instagram, jo gjithçka që ndodh pas kamerave. Prandaj mos krijoni histori nga gjëra që nuk i dini”, shprehet ajo.
Në fund, Elijona tregon se po kalon një periudhë ku po përpiqet të shijojë kohën me familjen dhe të mos japë llogari për zgjedhjet e saj personale.
“Familja ime është prioriteti im. Jeta ime është e imja dhe nuk do ta jetoj sipas asaj që të tjerët duan të shohin”, përfundon ajo.
Reagimi i Elijonës vjen në një moment kur aludimet për një ndarje të mundshme nga Klodi kishin marrë vëmendje të madhe në rrjet. Megjithatë, nga deklarata e saj nuk ka një konfirmim për ndonjë ndarje, ndërsa ajo ka zgjedhur të sqarojë vetëm çështjen e llogarisë së Instagramit dhe komentet që kanë qarkulluar së fundmi./mxh

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve
Rastet me fruth nuk kanë munguar gjithë vitit në Shqipëri, por rënia e mbulesës vaksinale për shkak të skepticizmit e shton rrezikun e përhapjes tek të pavaksinuarit, por jo vetëm. Në Kosovë raportohen shifra të rritura të personave të infektuar.
“Fakti që ka në Kosovë rreziku është real, pasi ata vijnë për të pushuar në Shqipëri dhe çdo i pavaksinuar që bie në kontakt”, tha Rivena Daja, eksperte e ISHP.
ISHP raporton se ka një rritje të lehtë të vaksinimit me dozën e parë, por prindërit e shtyjnë në kohë vaksinën që bëhet ndaj fruthit në moshën 1 vjeç për shkak të dyshimeve që kanë në lidhje me autizmin.
“Me dozë të parë 83%, por për të krijuar mbrojtje duhet të varijmë në 97% me dy doza”, tha Daja.
Një fëmijë i infektuar me fruth ka 90% shanse për të infektuar një të pavaksinuar, qoftë ky fëmijë apo i rritur. Por, kur ka mbetur më pak se një muaj nga fillimi i shkollave, kopshteve dhe çerdheve, ISHP i bën thirrje drejtuesve të këtyre institucioneve të mos pranojnë asnjë fëmijë të pavaksinuar.
“Ligji i sëmundjeve infektive përcakton se asnjë fëmijë nuk mund të regjistrohet pa plotësuar kalendarin e detyrueshëm të vaksinimit”, u shpreh ajo.
Gjatë gjithë vitit 2026 ka pasur një rritje të numrit të fëmijëve të infektuar me fruth, ku pjesa më e madhe e të infektuarve kanë qenë nën 5 vjeç dhe të pavaksinuar.
Horoskopi, 19 gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë
DASHI: Çështje të mbetura pezull mund të rikthehen dhe të shkaktojnë mosmarrëveshje. Ngadalësoni ritmin dhe shmangni stresin e tepërt. Beqarët mund të krijojnë njohje të reja. DEMI: Në dashuri rikthehet qetësia. Ritmi do të jetë më i ngadaltë dhe do të keni më shumë kohë për familjen dhe personin e zemrës. Marsi vazhdon të ndezë […]
The post Horoskopi, 19 gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë appeared first on BoldNews.al.
PEKIN – Kina prezanton robotin humanoid “Superman” me shpejtësi rekord të vrapimit dhe kërcimit
PEKIN, 18 gusht /ATSH – AA/ – Kompania kineze e robotikës Unitree prezantoi një prototip të ri humanoid për të cilin thotë se mund të vrapojë më shpejt se njeriu me shpejtësinë më të madhe të regjistruar në sprint dhe të kërcejë 2 metra nga vendi ku qëndron në këmbë.
Unitree Robotics tha se roboti, i quajtur “Superman”, arriti shpejtësinë maksimale prej 12,66 metrash në sekondë, ose rreth 45,6 kilometra në orë, dhe ka këmbë me gjatësi 0,85 metra.
Kompania tha se roboti u zhvillua për pak më shumë se tre muaj dhe se performanca e tij mund të përmirësohet më tej.
Demonstrimi vjen në një kohë kur kompanitë kineze po garojnë për të zhvilluar robotë humanoidë të aftë për lëvizje gjithnjë e më të shpejta dhe komplekse.
Unitree tha në një njoftim të veçantë këtë muaj se kishte prodhuar rreth 18.000 robotë humanoidë dykëmbësh.
E themeluar në vitin 2016, Unitree me seli në Hangzhou është shndërruar në një prodhues të madh global të robotëve autonomë katërkëmbësh dhe humanoidë.
Prezantimi vjen përpara ofertës fillestare publike (IPO) të planifikuar të kompanisë të mërkurën në Bursën e Shangait, në tregun STAR të fokusuar në teknologji. /os/
The post PEKIN – Kina prezanton robotin humanoid “Superman” me shpejtësi rekord të vrapimit dhe kërcimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
Kartat sportive më të vlefshme të viteve ’90: pesë shitjet rekord dhe kartat e vlerësuara
Trump publikon hartën e Hormuzit, e paraqet si territor të ri të SHBA-së
Presidenti amerikan Donald Trump ka rikthyer në vëmendje përplasjen rreth Ngushticës së Hormuzit. Në rrjetet sociale, ai ka publikuar një hartë të kësaj zone strategjike, të shoqëruar me mbishkrimin “Territor i ri i SHBA-së”. Publikimi vjen pak ditë pasi Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara mund të marrin kontrollin e ngushticës, një prej rrugëve më […]
The post Trump publikon hartën e Hormuzit, e paraqet si territor të ri të SHBA-së appeared first on BoldNews.al.
Capitals synojnë të rinovojnë Leonard dhe Sourdif për të shmangur ofertat e jashtme sezonin tjetër
Turisti portugez u masakrua nga goditjet me thikë, zbardhen emrat e personave të arrestuar
Zbardhen emrat e personave të cilët kanë përfunduar në pranga në lidhje me vrasjen e turistit portugez, që u masakrua nga goditjet me thikë në Ksamil nga autori Sokrat Vata.
Bëhet fjalë për shtetasit :
Sokrat Lipan alias Sokrat Vata
Nuh Mahmutoglu, dhe Ezgi Perlak, të dy me shtetasi turke
Serxhi Selimi,
Ervis Bunci,
Ildi Cekani
Murat Zhabina
Miosid Matushaj
Luciano Seferi,
Romeo Shehu
Kristi Koshi
Hetimet kanë nxjerrë në pah edhe persona të tjerë që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në konflikt, kanë ndihmuar autorin të largohej ose nuk kanë kallëzuar ngjarjen në polici.
Në lidhje me ngjarjen, policia ka ushtruar kontrolle dhe ka shoqëruar dhjetëra persona, ndërsa hetimet vijojnë për të dokumentuar rolin e secilit prej të arrestuarve dhe personave të shpallur në kërkim.
Frank Beard, bateristi legjendar i ZZ Top, ndahet nga jeta në moshën 77-vjeçare
TEKSAS, 18 gusht /ATSH/ – Bota e muzikës rock është në zi pas ndarjes nga jeta të Frank Beard, bateristit legjendar të grupit amerikan ZZ Top, në moshën 77-vjeçare.
Beard ndërroi jetë në fermën e tij në Richmond, Teksas, ku ndodhej nën kujdes paliativ dhe ishte i rrethuar nga familjarët. Lajmi u konfirmua nga Zyra e Mjekësisë Ligjore e Fort Bend County. Shkaku i vdekjes nuk është bërë publik.
Frank Beard ishte një nga figurat qendrore të ZZ Top për më shumë se pesë dekada. Ai iu bashkua grupit në vitin 1969 dhe, së bashku me Billy Gibbons dhe Dusty Hill, u bë pjesë e formacionit që do të shndërrohej në një prej trios më të njohura të rock-ut amerikan.
Tingulli karakteristik i baterive të Beard u bë pjesë e identitetit muzikor të ZZ Top, grup i njohur në mbarë botën për hite si “La Grange”, “Tush”, “Gimme All Your Lovin’”, “Sharp Dressed Man” dhe “Legs”. Grupi është anëtar i Rock & Roll Hall of Fame që prej vitit 2004.
Vdekja e Beard vjen pesë vjet pas ndarjes nga jeta të basistit Dusty Hill, në vitin 2021, duke lënë Billy Gibbons si anëtarin e vetëm të mbetur të formacionit klasik të grupit. Gibbons e ka kujtuar Beard si një muzikant novator, mik të dashur dhe një figurë thelbësore në krijimin e tingullit të ZZ Top.
Vdekja e Beard vjen pesë vjet pas ndarjes nga jeta të basistit Dusty Hill, në vitin 2021, duke lënë Billy Gibbons si anëtarin e vetëm të mbetur të formacionit klasik të grupit. Gibbons e ka kujtuar Beard si një muzikant novator, mik të dashur dhe një figurë thelbësore në krijimin e tingullit të ZZ Top. (People.com)
Në javët e fundit, gjendja shëndetësore e Beard kishte ndikuar edhe në aktivitetin e grupit. ZZ Top kishte anuluar disa koncerte, përfshirë një performancë në Hollywood Bowl, ndërsa Beard ishte larguar përkohësisht nga turneu për arsye shëndetësore.
Frank Beard largohet duke lënë pas një trashëgimi prej më shumë se gjysmë shekulli në historinë e rock-ut dhe një kontribut të paharrueshëm në tingullin e ZZ Top.
The post Frank Beard, bateristi legjendar i ZZ Top, ndahet nga jeta në moshën 77-vjeçare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
-
- 22:48 Drejtuesja e PR-it të Dior humb jetën tragjikisht në një aksident, 57-vjeçarja ishte një prej figurave më të njohura të modës
22:48 Drejtuesja e PR-it të Dior humb jetën tragjikisht në një aksident, 57-vjeçarja ishte një prej figurave më të njohura të modës
Bota e modës është tronditur nga një humbje e papritur. Mathilde Favier, një prej figurave historike të komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun të Dior, ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare pas një aksidenti automobilistik në Francë.
Aksidenti ndodhi të hënën, më 17 gusht. Favier udhëtonte së bashku me partnerin e saj, producentin e filmave Nicolas Altmayer, 61 vjeç, kur automjeti i tyre u përplas me një kamion që vinte në drejtim të kundërt. Sipas mediave franceze, dyshohet se përplasja ndodhi gjatë një manovre parakalimi.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të aksidentit dhe për ngjarjen po hetohet si vrasje e pavullnetshme.
Lajmi i rëndë u konfirmua nga Dior, e cila e përshkroi vdekjen e Favier si aksidentale dhe i kushtoi homazhe një prej njerëzve që kishte luajtur rol të rëndësishëm në imazhin e shtëpisë franceze të modës.
“Mathilde e donte jetën me pasion. Me humbjen e Mathilde, Dior humbet një profesioniste të jashtëzakonshme dhe unë kam humbur një mike besnike”, deklaroi Delphine Arnault, drejtuese e Christian Dior Couture.
Edhe Jonathan Anderson, drejtori kreativ i Dior, reagoi për humbjen, duke e kujtuar Favier si një njeri jashtëzakonisht pozitiv, bujar dhe plot energji. Ai e cilësoi atë në mënyrë simbolike si “shpirtin e Couture”.
Favier iu bashkua Dior në vitin 2011, pas një periudhe pune në Prada. Gjatë viteve të saj në shtëpinë franceze, ajo u bë një nga figurat kryesore pas komunikimit të markës dhe punoi me disa prej yjeve më të mëdha që kanë qenë pjesë e universi të Dior, përfshirë Natalie Portman, Rihanna dhe Jennifer Lawrence.
Përtej karrierës në modë, Favier ishte edhe autore. Në vitin 2024 publikoi librin Living Beautifully in Paris, ndërsa në jetën private ishte nënë e dy fëmijëve, Héloïse dhe Carlo.
Djali i saj, Carlo, ka ndarë gjithashtu një mesazh prekës në rrjetet sociale pas humbjes së së ëmës, duke shprehur vështirësinë për të pranuar një ndarje kaq të papritur./mxh

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë
Franca do të dëbojë dy diplomatë iranianë në ditët në vijim, tha sot Ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot në një postim në platformën X.
Njoftimi erdhi një ditë pasi Ministria e Jashtme iraniane njoftoi se nuk do të lejonte që dy punonjës të ambasadës franceze në Teheran, të cilët ishin përfshirë në një mosmarrëveshje diplomatike, të ktheheshin në Iran.
Muajin e kaluar, Ministria e Jashtme Franceze raportoi se punonjësit e ambasadës franceze në Teheran ishin ndaluar dhe kërcënuar nga anëtarë të shërbimeve iraniane të sigurisë.
-
- Vrasja e turistit, Policia zbardh dinamikën: 20 vjeçari u godit me grushte dhe më pas me thikë! 11 në pranga, dy në kërkim! I pranishëm në vendngjarje ishte edhe pronari i ‘Principote’
Vrasja e turistit, Policia zbardh dinamikën: 20 vjeçari u godit me grushte dhe më pas me thikë! 11 në pranga, dy në kërkim! I pranishëm në vendngjarje ishte edhe pronari i ‘Principote’
Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, 18 gusht, në lokalin “Principote” në Ksamil, ku turisti 20 vjeçar portugez Luis Miguel Varela Mendes u vra nga Sokrat Vata.
Në pranga janë vënë 11 persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Autori i krimit u vu në pranga nga policia në Levan të Fierit, në bagazhin e një automjeti, që drejtohej nga shtetasja turke E. P., 31 vjeçe, ndërsa pasagjer ishte shtetasi N. M., 38 vjeç, po ashtu turk.
Përveç autorit të dyshuar dhe dy shtetasve turq, janë arrestuar edhe katër kamarierët e lokalit, si dhe disa persona që kishin detyrë të garantonin sigurinë në “Principote”.
Në momentin e konfliktit, në lokal ndodheshin si bodyguard M. M., L. S., R. Sh. dhe K. K. Policia thekson se ata nuk ndërhynë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe, pas ngjarjes, nuk njoftuan autoritetet.
Mes tyre është edhe M. M., punonjës policie, për të cilin materialet i janë referuar prokurorisë për “Moskallëzim të krimit” dhe “Mosmarrje të masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshmërisë”.
Edhe pronari i lokalit, B. B., 36 vjeç, ndodhej në ambientet e “Principote” në momentin e ngjarjes. Sipas policisë, ai është larguar pas ngjarjes pa e kallëzuar atë në polici dhe është shpallur në kërkim.
Njoftimi i Policisë:
Veprime intensive hetimore me metoda speciale të hetimit, të kryera nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së 20-vjeçarit portugez, mëngjesin e sotëm në Ksamil.
Vihen në pranga 11 shtetas dhe shpallen në kërkim dy të tjerë
Në vijim të veprimeve për zbardhjen e rrethanave, dokumentimin ligjor, kapjen dhe arrestimin e autorit, si dhe të personave të tjerë të përfshirë në vrasjen e 20-vjeçarit portugez, mëngjesin e sotëm në Ksamil, Sarandë, ju informojmë se:
Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, si dhe koordinimit të punës mes Komisariatit të Policisë Sarandë, Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, paraditen e sotme, në Levan, Fier, u kap në bagazhin e një automjeti autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi S. L., alias S. V., 29 vjeç.
Ky shtetas udhëtonte në bagazhin e një automjeti që drejtohej nga shtetasja E. P., 31 vjeçe, dhe pasagjer shtetasi N. M., 38 vjeç, të dy me shtetësi turke, të cilët kishin njohje me autorin dhe e kishin fshehur në makinë, me qëllim që ta transportonin drejt Tiranës.
Po në kuadër të veprimeve për dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së 20-vjeçarit, në Komisariatin e Policisë Sarandë u shoqëruan 41 shtetas.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
S. L., alias S. V., 29 vjeç, banues në fshatin Helshan, Has;
N. M., 38 vjeç, dhe E. P., 31 vjeçe, të dy me shtetësi turke;
S. S., 24 vjeç, banues në Ersekë;
E. B., 24 vjeç, banues në Peshkopi;
I. C., 21 vjeç, banues në Librazhd;
M. Zh., 27 vjeç, banues në Elbasan;
M. M., 24 vjeç, banues në Gjirokastër;
L. S., 44 vjeç, banues në Gjirokastër;
R. Sh., 35 vjeç, banues në Gjirokastër;
K. K., 29 vjeç, banues në Gjirokastër.
Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit D. H., 29 vjeç, banues në Tiranë, dhe B. B., 36 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore rezulton se:
Në orën 05:15, të datës 18.08.2026, në ambientet e lokalit “Principote” dhe më pas në plazhin e lokalit “Paradise”, në Ksamil, gjatë një konflikti midis disa personave, shtetasi S. L., alias S. V., dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) disa herë në trup shtetasin e huaj portugez L. V., 20 vjeç. Po në të njëjtën kohë, edhe shtetasi D. H., tashmë i shpallur në kërkim, e ka goditur me grushte 20-vjeçarin. Të dy këta shtetas akuzohen për vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim.
Ndërsa shtetasit S. S., E. B., M. Zh. dhe I. C., të cilët janë kamarierë në lokalin “Principote”, janë përfshirë në konfliktin e mësipërm, duke goditur me grushte 20-vjeçarin, para se ta godiste me mjet prerës shtetasi S. V., dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Në momentin e kësaj ngjarjeje, në lokalin “Principote” kanë qenë në rolin e bodyguard-ëve shtetasit M. M. (punonjës policie D. R. K. M. Gjirokastër), L. S. (punonjës i I. E. V. P. Fier), R. Sh. (punonjës i Policisë Bashkiake Gjirokastër) dhe K. K., të cilët kanë pasur rolin e sigurisë dhe nuk kanë ndërhyrë për parandalimin e kësaj ngjarjeje, që fillimisht ka nisur në ambientet e lokalit “Principote”, si dhe, pas ngjarjes, nuk kanë njoftuar autoritetet e Policisë së Shtetit.
Gjithashtu, në momentin e ndodhjes së kësaj ngjarjeje, në ambientet e lokalit “Principote” ka qenë edhe pronari i tij, shtetasi B. B., i cili, pas ngjarjes, është larguar duke mos kallëzuar në autoritetet përkatëse.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për shtetasit S. V. dhe D. H., për veprën penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim; për shtetasit N. M. dhe E. P., për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”; për shtetasit S. S., E. B., M. Zh., I. C., L. S., K. K., B. B. dhe R. Sh., për veprën penale “Moskallëzim i krimit”; si dhe për shtetasin M. M., për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshmërisë”.
Justin dhe Hailey Bieber shkëmbejnë një puthje gjatë ndeshjes Dodgers–Brewers
-
- Shkencëtarët paralajmërojnë një “Super El Nino” në fillim të dimrit: Fenomeni më i fuqishëm që nga 1950
Shkencëtarët paralajmërojnë një “Super El Nino” në fillim të dimrit: Fenomeni më i fuqishëm që nga 1950
Fenomeni “El Nino” pritet të arrijë kulmin në fund të vjeshtës ose në fillim të dimrit, ndërsa ka rreth 70% gjasa të shndërrohet në episodin më të fuqishëm të regjistruar që nga viti 1950, sipas parashikimeve të Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike të SHBA-së (NOAA). Sipas parashikimit më të fundit të agjencisë amerikane, kushtet e […]
The post Shkencëtarët paralajmërojnë një “Super El Nino” në fillim të dimrit: Fenomeni më i fuqishëm që nga 1950 appeared first on BoldNews.al.
Përshkallëzohet konflikti diplomatik midis Parisit dhe Teheranit, dëbohen dy diplomatë iranianë
Franca do të dëbojë dy diplomatë iranianë në ditët në vijim, tha sot Ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot në një postim në platformën X.
Njoftimi erdhi një ditë pasi Ministria e Jashtme iraniane njoftoi se nuk do të lejonte që dy punonjës të ambasadës franceze në Teheran, të cilët ishin përfshirë në një mosmarrëveshje diplomatike, të ktheheshin në Iran.
Muajin e kaluar, Ministria e Jashtme Franceze raportoi se punonjësit e ambasadës franceze në Teheran ishin ndaluar dhe kërcënuar nga anëtarë të shërbimeve iraniane të sigurisë.
The post Përshkallëzohet konflikti diplomatik midis Parisit dhe Teheranit, dëbohen dy diplomatë iranianë appeared first on Euronews Albania.
-
- Prej 19 ditësh banorët e Divjakës në protestë, kundërshtojnë propozimin e Ramës për shkrirjen e Bashkisë
Prej 19 ditësh banorët e Divjakës në protestë, kundërshtojnë propozimin e Ramës për shkrirjen e Bashkisë
Protesta e 19 e banorëve të Divjakës nuk ka ndryshuar shumë nga të tjerat.
Banorët kërkojnë që Divjaka të mbetet bashki dhe e kërkojnë edhe duke i bërë thirrje kryeministrit dhe të tjerëve si ai por edhe kryetarit të bashkisë që t’a mbrojë bashkinë.
Folësit në mikrofon kanë kërkuar që bashkia të mbetet në Divjakë duke argumentuar që ka bashki edhe më të vogla dhe me performancë më të dobët dhe projekti nuk i shkrin.
Trump: Nuk po negociojmë dhe nuk ka plan për bisedime me Iranin
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se nuk ka bisedime të planifikuara me Iranin, për t’i dhënë fund luftimeve.
Përmes një postimi ne rrjetet sociale, Trump theksoi se bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit do të mbetet në fuqi edhe në vijim.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë nënvizoi po ashtu se kalimi detar në Ngushticën është i hapur për qarkullimin e anijeve dhe se SHBA kishte hequr të gjitha minat e vendosura nga Irani.
“Nuk ka diskutime apo biseda të vazhdueshme ose të parashikuara me Republikën Islamike të Iranit. Bllokada detare mbetet plotësisht në fuqi. Ngushtica e Hormuzit është e hapur dhe funksionale.” shkroi Donald Trump në Truth, sipas të cilit “të gjitha minat detare janë hequr ose shpërthyer”.
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin
Një zjarr masiv shpërtheu pasditen e së martës në një qendër riciklimi në Bermondsey, në juglindje të Londrës, duke shkaktuar një re të dendur tymi që u përhap në qiell mbi kryeqytetin britanik.
Zjarri ka rënë në një zonë të banuar, ku ndodhen edhe disa biznese. Për shuarjen e flakëve u mobilizuan rreth 100 zjarrfikës.
Incidenti rikthen shqetësimet për zjarret në këtë zonë, pasi një tjetër zjarr i madh kishte shpërthyer në Bermondsey edhe në muajin qershor.
Major fire in SE London. Recycling centre again #fire #bermondsey #selondon #londonfire #surreyquays #selondon pic.twitter.com/oXoZn1Fvhn
— Nikki909 (@Nikki90099) August 18, 2026
Autoritetet dhe ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.