Normal view

“Shkelje e Kushtetutës dhe arrogancë”, analisti kritikon miratimin e huasë me SHBA-në

By: E B
27 July 2026 at 22:19

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së huasë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes.

Gjatë fjalës së tij, Hoxha u shpreh se neni 83 i Kushtetutës kërkon që edhe për miratime të përshpejtuara të zbatohet afati prej të paktën 7 ditësh, ç’ka shtoi se miratimi i sotëm përbën një shkelje të procedurës kushtetuese nga mazhoranca.

Ndër të tjera, ai e ka cilësuar marrjen e dokumentit nga deputeti Agron Shehaj si një ‘mosbindje civile’. Hoxha e ka cilësuar rezultatin e sotëm si arrogancë të mazhorancës dhe mosdhënies së të drejtës për të lexuar atë që po votohet.

“Me datë 24 korrik, Këshilli i Ministrave miraton një projekt-marrëveshje dhe ja përcjell po atë datë si projektligj Kuvendit. 24 i shtati i këtij viti, firmosur nga vetë Shkëlqesia e Tij, Kryeministri i Shqipërisë.

Kushtetuta në nenin 83 thotë: mund të bëhet miratim i përshpejtuar, por asnjëherë jo më pak se një javë. Tani sot jemi me datë 27. A jemi përballë një shkeljeje ashiqare të Kushtetutës? Nga 24 në 27? Çfarë urgjence paska patur që duhet me patjetër sot?

Përsëritet ngjarja kur ishte marrëveshja për Bordin e Paqes. Pra, e njëjta arrogancë në këtë rast sot është edhe në shkelje ashiqare të Kushtetutës. Kushtetuta thotë 7 ditë minimumi, jo më pak se 7 ditë! Këta e bëjnë me 3.

Pse e bën? Për të demonstruar zell prej shërbëtori, për të demonstruar dhunë prej autoritari në shtëpi dhe shërbëtori në raport me Shtetet e Bashkuara, s’ka shpjegim tjetër! Dhe të dyja anët e së njëjtës medalje janë, natyra e autokratit.

Opozita thotë shumë qartë, respektojmë marrëveshjen, respektojmë dhe Kushtetutën. Pse nuk e pranojnë këta? Sepse duan edhe që në një mënyrë a një tjetër ta vendosin opozitën në pozicionin antiamerikan. Po nuk e pësoi opozita fare, asgjë.

Sepse dhe ata amerikanët atje në fakt çuditen me qeverinë, sepse atyre ç’u duhet miratimi i marrëveshjes së Amerikës në shkelje të Kushtetutës së Shqipërisë.

Një marrëdhënie ndërshtetërore i vihet një dampë, dhe po që se do kishte nevojë Amerika për një urgjencë kaq të madhe nga Shqipëria, ore ne dhe Kushtetutën e ndërronim. E ndërronim atë nenin, bëhen 96 vota më shumë dhe e ndërronim. Shteti serioz e respekton Kushtetutën e vet.

Pra, rezultati i kësaj gjëje është karagjozllëk nga një krah dhe arrogancë nga krahu tjetër. E dyta, çfarë sekreti ka në atë marrëveshje që u rruaka me 7 palë zinxhirë? Ku është argumentimi i sekretit të kësaj marrëveshjeje?”, tha ai ndër të tjera.

QIPRO – Guterres në vizitën e parë që nga viti 2010

27 July 2026 at 22:12

ATHINË, 27 korrik /ATSH-DPA/ – Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, pritet të mbërrijë sonte në Qipro për një vizitë treditore, e para e një kreu të OKB-së në ishull që nga viti 2010.

Vizita synon t’i japë një shtysë të re përpjekjeve për rifillimin e bisedimeve mes komunitetit grekoqipriot dhe atij turkoqipriot, të cilat prej vitesh kanë mbetur në ngërç.

Kjo mund të jetë përpjekja e fundit e Guterres për të ndërmjetësuar një zgjidhje, pasi mandati i tij si Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së përfundon në fund të këtij viti.

Ai pritet të zhvillojë takime me udhëheqësit e të dyja palëve dhe të nxisë dialogun për të gjetur një rrugëdalje nga konflikti i gjatë.

Qiproja mbetet e ndarë që nga viti 1974, kur një grusht shteti i nacionalistëve grekoqipriotë u pasua nga ndërhyrja ushtarake e Turqisë.

Ndarja çoi në krijimin e Republikës Turke të Qipros Veriore në vitin 1983, e cila njihet zyrtarisht vetëm nga Turqia.

Edhe pse Bashkimi Evropian e pranoi të gjithë ishullin si shtet anëtar në vitin 2004, legjislacioni i BE-së zbatohet vetëm në pjesën jugore të kontrolluar nga Republika e Qipros. Kryeqyteti Nikozia vazhdon të jetë i vetmi kryeqytet i ndarë në Evropë, me një zonë tampon të mbikëqyrur nga paqeruajtësit e OKB-së. /Ad.Ab./ a.jor.

The post QIPRO – Guterres në vizitën e parë që nga viti 2010 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gazetari për marrëveshjen me SHBA-në: Opozita po bën teatër, por mazhoranca duhej t’i jepte edhe një javë kohë

By: E B
27 July 2026 at 22:10

Gazetari Mentor Nazarko duke analizuar marrëveshjen e huasë së Shqipërisë me SHBA-të, thotë se opozita po bën teatër, megjithatë mazhoranca duhet t’ia jepte PD-së edhe një javë kohë. Sipas Nazarkos një vendim i tillë nga PS nuk do të cenonte seriozisht afatin e shtatorit, sikurse pretendon deputeti Vengu.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Nazarko vuri në dukje se ka një farë arbitrariteti në sjelljen e mazhorancës në sjelljen e saj në raport me opozitën. Sipas gazetarit Shqipëria do të duhej të ndiqte modelin kroat, ku në kuadër të integrimit të kishte një mirëkuptim parlamentar, ose më të gjerë.

Kjo nuk përjashton që qeveria është sjellë gjatë një viti e pak në mënyrë triumfaliste me opozitën. Kjo opozitë e drejtuar nga z.Berisha e ka ndryshuar faqen, s’është ajo e fundit të mandatit të tretë. Kishte kuptim që mazhoranca t’i ofronte kësaj opozite, pa filluar protesta, se tani që ka filluar protesta është tjetër dinamikë…Unë e kuptoj që opozita s’do të dali konsensuale as për marrëveshjen me Amerikën, as për Reformën Territoriale apo Zgjedhore. Por në periudhën para protestës kishim mundësi të ndiqnim modelin kroat, që në kuadër të integrimit të kishim një lloj mirëkuptimi parlamentar, apo edhe më gjerë, dhe t’i përgjigjeshim kësaj sjellje të opozitës, e cila ka qenë përgjithësisht konstruktive. Unë mendoj që edhe opozita po bën teatër. Ose duhet të na tregojë z.Vengu që shiko po ta shtynim edhe një javë…Unë mendoj që duhet t’ia jepnit edhe një javë deri të premten tjetër, atëherë kjo cenonte seriozisht afatin e shtatorit, por unë s’besoj se është kështu. Unë mendoj që ka një farë arbitrariteti, ka qenë sistematike kjo, edhe mohimi i komisioneve hetimore, përjashtimet nga Parlamenti”, tha Nazarko.

Terrori në Paris! Sulmoi me thika tre gra në rrugë, 31-vjeçari: Më urdhëroi Allahu ta bëj!

By: E B
27 July 2026 at 21:58

Tre gra, njëra prej tyre shtatzënë, u sulmuan me thikë pranë një stacioni tramvaji, në veri të Parisit.

Autoritetet franceze raportuan se dy nga të plagosurat u dërguan në spital në gjendje të rëndë, ndërsa njëra pësoi lëndime më të lehta.
Për ngjarjen u arrestua një 31-vjeçar, i cili sulmoi gratë në rrugë me dy thika kuzhine. Sipas policisë, të plagosurat në veri të kryeqytetit ishin të moshës 19, 24 dhe 36 vjeçe.

“Pamë një burrë që kaloi me dy thika dhe goditi tre persona. Pastaj një i ri e goditi autorin me çantën e tij, duke e rrëzuar përtokë”, thanë dëshmitarët nga vendngjarja.

Ndërkohë, një oficer policie jashtë detyrës ndërhyri menjëherë, duke neutralizuar dhe arrestuar autorin. Identiteti i të dyshuarit dhe motivi i sulmit nuk janë ende të qarta.

Ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nunez, tha se i dyshuari ka bërë deklarata të paqarta para grupit hetimor, ndërsa kërkoi të mos nxirreshin përfundime të nxituara mbi motivin e sulmit.

Referuar dëshmive dhe videove nga vendngjarja, Reuters shkruan se menjëherë pas sulmit, autori i dyshuar është dëgjuar të thotë “Allahu më urdhëroi ta bëj këtë”.
Zyra e Antiterrorizmit në Francë bëri të ditur se po ndjek procedurën e zhvilluar nga Prokuroria e Parisit.

Tabaku: Përdorimi i fondeve për mbrojtjen të shoqërohet me transparencë

TIRANË, 27 korrik /ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, përshëndeti marrëveshjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për forcimin e kapaciteteve ushtarake dhe të sigurisë në rajon, duke e cilësuar një hap të rëndësishëm në kushtet e sfidave të reja globale.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Tabaku u shpreh se Shqipëria përballet me një realitet të ri sigurie, ku kërcënimet hibride, sulmet kibernetike, teknologjitë e reja ushtarake dhe cenueshmëria e infrastrukturës kritike kërkojnë rritje të kapaciteteve kombëtare dhe një NATO më të aftë për të vepruar.

Ajo theksoi rëndësinë e anëtarësimit në NATO si një garanci për sigurinë e vendit, por nënvizoi se Shqipëria duhet të marrë më shumë përgjegjësi si aleate dhe të investojë në kapacitete reale mbrojtëse.

“Anëtarësimi në NATO ka qenë dhe mbetet një nga objektivat jetikë të Shqipërisë dhe një garanci e pazëvendësueshme për sigurinë e shqiptarëve. Por Aleanca po ndryshon dhe bashkë me të duhet të ndryshojë edhe mënyra se si ne i kuptojmë dhe i përmbushim përgjegjësitë tona”, tha ajo.

“Çdo hap që forcon partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara dhe kapacitetet tona brenda NATO-s meriton mbështetje. Detyra e opozitës është të mbështesë drejtimin strategjik, por njëkohësisht të kërkojë seriozitet, përgjegjësi, transparencë dhe rezultate në zbatimin e tij. Shqipëria nuk duhet ta shohë NATO-n vetëm si një garanci që të tjerët i japin vendit tonë. Ne duhet të jemi një aleat që kontribuon, përmbush detyrimet dhe ndërton kapacitete që i shërbejnë sigurisë së përbashkët”, shkruan ajo.

Sipas saj, investimet në mbrojtje duhet të përqendrohen në fusha strategjike si siguria kibernetike, mbrojtja ajrore, kapacitetet detare, sistemet pa pilot, inteligjenca dhe infrastruktura strategjike.

Tabaku kërkoi që përdorimi i fondeve për mbrojtjen të shoqërohet me transparencë dhe kontroll institucional, duke theksuar se konfidencialiteti për çështjet operacionale nuk duhet të kthehet në mungesë llogaridhënieje për përdorimin e parave publike.

Tabaku kërkoi që fondet të drejtohen te partnerë të besueshëm dhe investime që lidhen me nevojat reale të Forcave të Armatosura dhe standardet e NATO-s.

“Parlamenti dhe institucionet përgjegjëse duhet të kenë mundësi të ushtrojnë kontroll real mbi zbatimin financiar dhe institucional të marrëveshjes. Shqiptarët kanë të drejtë të dinë se cilat janë objektivat e përgjithshme, çfarë kapacitetesh synohen të ndërtohen dhe si ndikojnë këto angazhime në sigurinë e vendit.

“Fondet për mbrojtjen duhet të shkojnë te partnerë seriozë, të besueshëm dhe me standarde të provuara. Në këtë sektor nuk ka vend për improvizim, klientelizëm apo interesa të ngushta. Çdo kontratë dhe çdo investim duhet të udhëhiqet nga nevojat reale të Forcave të Armatosura, ndërveprueshmëria me NATO-n dhe interesi kombëtar”, theksoi Tabaku.

Tabaku u ndal edhe te sfidat e reja të Aleancës, duke theksuar se Shqipëria duhet të përshtatet me një NATO më kërkuese dhe të ndërtojë projekte konkrete me rezultate të matshme.

“Në këtë realitet të ri, Shqipëria duhet të përshtatet dhe të forcohet për një NATO të re, me projekte konkrete dhe rezultate të matshme. Asambleja e NATO-s në Ankara dëshmoi se sfidat e Aleancës janë bërë më të vështira. Për Shqipërinë, ato janë dyfishuar nga mungesa e investimeve serioze dhe nga keqmenaxhimi i sektorit të mbrojtjes. Kjo nis nga modernizimi i Forcave të Armatosura dhe mbrojtja kibernetike, por përfshin edhe infrastrukturën strategjike rrugore, hekurudhore, portuale dhe detare, e cila është lënë pas dore ose është dëmtuar nga projekte korruptive”, tha ajo.

Sipas saj, një Shqipëri më e fortë brenda NATO-s është edhe një garanci më e madhe për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, për sigurinë e Kosovës dhe për orientimin euroatlantik të rajonit.

“Angazhimi ynë ndaj NATO-s nuk është një detyrim formal. Por është në interesin jetik të Shqipërisë, të shqiptarëve dhe të gjithë rajonit”, shkruan Tabaku.

/m.q/

The post Tabaku: Përdorimi i fondeve për mbrojtjen të shoqërohet me transparencë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Nuk publikohen shifrat”, alarm në Uashington për stokun e raketave amerikane në përballjen me Iranin

By: E B
27 July 2026 at 21:47

Raketat përdoren si në mënyrë ofensive, për të goditur objektiva, ashtu edhe në mbrojtje, për të ndërprerë sulmet iraniane.

Burime për prestigjiozen amerikane Wall Street Journal theksojnë se në Uashington ka shqetësime në lidhje me numrin e raketave që i kanë mbetur ushtrisë amerikane.

Sipas Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, mund të duhen nga tre deri në pesë vjet për prodhimin e një rakete të re, në varësi të llojit të raketës. Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni po u bëjnë presion kontraktorëve të mbrojtjes që ta përshpejtojnë këtë proces, por prodhimi mund të rritet vetëm deri në një nivel të caktuar. Prodhimi i një rakete është shumë më i ndërlikuar sesa prodhimi i një kositëseje bari.

Qeveria nuk dëshiron të zbulojë se sa raketa i kanë mbetur, pasi nuk dëshiron t’i tregojë Iranit, Rusisë, Kinës apo Koresë së Veriut se Shtetet e Bashkuara mund të kenë dobësi. Për të qenë të qartë, këto janë shifra që qeveria nuk dëshiron t’i publikojë kurrë, madje as në kohë paqeje.

Stoqet e municioneve ruhen me kujdes. Në një shenjë të epokës në të cilën ndodhemi, nëse u kërkoni platformave të inteligjencës artificiale të profilit të lartë të vlerësojnë stokun e mbetur të raketave amerikane, do të merrni një përgjigje. Sigurisht, ky nuk është grupi i të dhënave aktuale të qeverisë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nga ana e tij, ka deklaruar se SHBA-të kanë raketa më se të mjaftueshme. Megjithatë, brenda qeverisë amerikane ekziston shqetësimi se, nëse lufta me Iranin përshkallëzohet me shpejtësi, ky tension mund të bëhet edhe më i madh.

Kjo është arsyeja pse, me SHBA-të në një pikë të re kthese në përballjen me Iranin, zyrtarët po përpiqen të përcaktojnë mënyrën më të mirë të veprimit, edhe pse nuk do të zbulojnë shifrat specifike që qëndrojnë në themel të këtij shqetësimi.

BERLIN – Gjermania ashpërson ligjet e sigurisë pas sulmit terrorist

27 July 2026 at 21:43

BERLIN, 27 korrik /ATSH-AFP/ – Qeveria gjermane ka premtuar masa më të ashpra sigurie pas sulmit vdekjeprurës të së shtunës pranë Paradës së Krenarisë në Berlin, ku një 21-vjeçar i njohur nga autoritetet për lidhje me ekstremizmin islamik vrau një grua 65-vjeçare dhe plagosi 29 persona.

Sipas hetimeve, autori, Abdul Ballout, fillimisht përplasi një minibus me turmën dhe më pas sulmoi kalimtarët me një hanxhar.

Ai u vra nga policia një ditë më vonë gjatë një operacioni në Berlin, pasi iu afrua efektivëve i armatosur me një armë të ftohtë.

Ministri i Brendshëm Alexander Dobrindt njoftoi se qeveria do të forcojë legjislacionin, duke zgjeruar përdorimin e byzylykëve elektronikë dhe paraburgimin parandalues për personat që konsiderohen kërcënim për sigurinë.

Ai kërkoi gjithashtu  ndryshime në ligjin për të miturit, duke argumentuar se nuk duhet të zbatohet për persona të rritur që paraqesin rrezik të lartë.

Rasti ka shkaktuar debat të fortë në Gjermani, pasi Ballout kishte qenë i dënuar më parë për dhunë, grabitje dhe përpjekje për t’iu bashkuar grupit terrorist Shteti Islamik (ISIS), por ishte liruar me kusht.

Ekspertët e sigurisë dhe sindikatat e policisë e kanë cilësuar lirimin e tij si një gabim të rëndë, duke kërkuar mbikëqyrje shumë më të rreptë për individët e radikalizuar.

Sulmi ka rritur edhe tensionet politike në prag të zgjedhjeve në Berlin, me partitë opozitare që kërkojnë masa më të forta kundër ekstremizmit dhe dhunës.

Kancelari Friedrich Merz deklaroi se autoritetet duhet të shpjegojnë se si një person me një profil të tillë arriti të afrohej pa pengesa pranë një aktiviteti me pjesëmarrje masive. /Ad.Ab./  a.jor.

The post BERLIN – Gjermania ashpërson ligjet e sigurisë pas sulmit terrorist appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Po flasim dhe gjërat po shkojnë mirë”, Trump: Irani kërkoi dialog pas presionit të SHBA-së

By: E B
27 July 2026 at 21:32

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Irani ka kërkuar të zhvillojë bisedime me Shtetet e Bashkuara, si përmes ndërmjetësve ashtu edhe drejtpërdrejt, duke theksuar se kontaktet mes dy vendeve tashmë kanë nisur.

“Po flasim me Iranin tani dhe bisedimet po shkojnë mirë. Gjëra të mira mund të ndodhin,” u shpreh Trump para gazetarëve, duke shfaqur optimizëm për ecurinë e negociatave.

Presidenti amerikan shtoi se, sipas tij, Teherani ka kërkuar dialog pas presionit të ushtruar nga SHBA. “Ata nuk do të kishin kërkuar takim nëse gjërat do të shkonin keq për ne. Arsyeja e vetme është se i kemi goditur shumë rëndë,” deklaroi ai.

Komentet e Trump vijnë në një kohë kur përpjekjet diplomatike për uljen e tensioneve mes Uashingtonit dhe Teheranit mbeten në qendër të vëmendjes ndërkombëtare.

Gjykata e Lartë e Brazilit lë në fuqi arrestin e Ervin Matës, vijon procesi i ekstradimit drejt Shqipërisë

By: E B
27 July 2026 at 21:24

Gjykata e Lartë e Brazilit ka rrëzuar kërkesën për lirimin e Ervin Matës teksa vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit. Ajo ka vendosur të mbajë në fuqi arrestin parandalues me qëllim ekstradimi ndaj shtetasit shqiptar Ervin Mata, duke rrëzuar kërkesën e mbrojtjes për heqjen e masës së arrestit dhe zëvendësimin e saj me masa të tjera shtrënguese.

Vendimi mban datën 21 korrik 2026 dhe është marrë nga ministri Alexandre de Moraes, relator i çështjes së ekstradimit nr. 1.925, ku kërkues është Qeveria e Republikës së Shqipërisë.

Sipas dokumentit gjyqësor, Shqipëria kërkon ekstradimin e Ervin Matës për procedim penal për veprat e dyshuara të trafikut të lëndëve narkotike, kryerjes së veprave penale në kuadër të organizatës kriminale dhe grupit të strukturuar kriminal, të parashikuara nga nenet përkatëse të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Në vendim përshkruhet e gjithë kronologjia e procedurës. Gjykata bën të ditur se masa e arrestit parandalues ndaj Matës ishte caktuar më 11 mars 2025, ndërsa arrestimi i tij nga Policia Federale braziliane u ekzekutua më 25 prill 2026.

Pas arrestimit, Gjykata e Lartë Federale zhvilloi procedurat për marrjen në pyetje të personit të kërkuar për ekstradim, ndërsa mbrojtja paraqiti kundërshtimet e saj dhe kërkoi rrëzimin e kërkesës për ekstradim ose zëvendësimin e arrestit me masa alternative.

Avokatët e Ervin Matës pretenduan se Shqipëria nuk kishte respektuar afatin ligjor për formalizimin e kërkesës për ekstradim. Sipas tyre, duhej të shqyrtoheshin edhe çështje të tjera që lidhen me juridiksionin për veprën e pretenduar penale.

Gjykata e Lartë braziliane nuk e pranoi këtë argument. Në arsyetimin e tij, ministri Alexandre de Moraes thekson se nga aktet rezulton se kërkesa formale për ekstradim ishte protokolluar pranë autoriteteve braziliane më 7 mars 2025 dhe ishte rikonfirmuar përmes Notës Verbale nr. 46/2026 të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë, të përcjellë më 2 korrik 2026.

Sipas vendimit, kjo dokumentacion dëshmon vazhdimësinë e interesit të shtetit shqiptar për ekstradimin dhe përmbushjen e kërkesave procedurale. Gjykata i referohet edhe qëndrimit të Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Brazilit, e cila kishte dalë në favor të pranimit të kërkesës për ekstradim dhe kundër lirimit të Ervin Matës.

Në vendim argumentohet se arresti parandalues në procedurat e ekstradimit është një masë thelbësore për të garantuar që personi i kërkuar të jetë në dispozicion të autoriteteve dhe për të mundësuar zbatimin e një vendimi të mundshëm pozitiv për ekstradimin.

Ministri Alexandre de Moraes vlerëson se në rastin konkret nuk ekzistojnë rrethana të jashtëzakonshme që do të justifikonin heqjen e arrestit, duke përmendur edhe rrezikun e largimit të personit të kërkuar.

Në përfundim, Gjykata e Lartë Federale e Brazilit vendosi:

– rrëzimin e kërkesës për shfuqizimin e arrestit parandalues ndaj Ervin Matës;

– moszëvendësimin e arrestit me masa të tjera sigurie;

– rrëzimin e kërkesave të mbrojtjes për veprime të tjera hetimore.

Me këtë vendim, Ervin Mata mbetet në arrest në Brazil, ndërsa vijon shqyrtimi i kërkesës së Shqipërisë për ekstradimin e tij.

Vendimi i Gjykatës së Lartë braziliane lidhet vetëm me masën procedurale gjatë procesit të ekstradimit dhe nuk përbën një vendim mbi fajësinë ose pafajësinë e tij për akuzat e ngritura nga autoritetet shqiptare.

SHBA – Trump: Veprime ushtarake nëse dështojnë bisedimet me Iranin

27 July 2026 at 21:12

UASHINGTON, 27 korrik /ATSH/ Presidenti amerikan Donald Trump, deklaroi se Uashingtoni është në “bisedime shumë të thella” me Iranin, por paralajmëroi se është i gatshëm të ndërmarrë veprime të forta ushtarake nëse përpjekjet diplomatike nuk japin rezultat, sipas Reuters.

Në një intervistë për “Axios”, Trump tha se koha për arritjen e një marrëveshjeje është e kufizuar.

“Nuk ka shumë kohë. Ose ecën shpejt, ose nuk ecën fare”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se administrata amerikane nuk është e gatshme për negociata të zgjatura.

Deklaratat vijnë në një moment tensionesh të larta mes SHBA-së dhe Iranit, ndërsa përpjekjet diplomatike për të zbutur krizën vazhdojnë.

Presidenti Trump nuk dha detaje mbi afatin e bisedimeve apo mbi natyrën e mundshme të veprimit ushtarak, por theksoi se të gjitha opsionet mbeten në tryezë. /Ad.Ab./ a.jor.

The post SHBA – Trump: Veprime ushtarake nëse dështojnë bisedimet me Iranin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E marta e nxehtë në Shtëpinë e Bardhë, Trump pret Zelenskyyn dhe Netanyahun, takimet që mund të vendosin fatin e dy krizave botërore

By: E B
27 July 2026 at 21:10

Presidenti amerikan, Donald Trump do të mirëpresë homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë të marten. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha për CNN se takimet do të jenë ndara që pritet të përqendrohen në konfliktet në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.

Sipas zyrtarit, Trump do të takohet me Netanyahun për të diskutuar luftën në Iran, përparimin në negociatat me Libanin dhe përpjekjet për të zgjeruar Marrëveshjet e Abrahamit.

Trump pranoi se ai dhe Netanyahu nuk janë plotësisht dakord për Iranin, por tha se të dy udhëheqësit mbeten të lidhur ngushtë.

“Kemi një ndryshim të vogël, por mjaft të afërt”, u tha Trump gazetarëve të hënën.

Gjatë takimit të Trump me Zelenskyyn, udhëheqësit do të diskutojnë procesin e vazhdueshëm të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës.

“Tani është koha për t’i dhënë fund luftës”, shtoi zyrtari.

Më herët të hënën, Trump minimizoi pretendimin e Zelenskyy-t se Rusia po i jep Iranit informacione mbi bazat ushtarake amerikane, duke thënë: “Nuk mendoj se ata e kanë bërë këtë, sigurisht jo në një nivel të lartë”.

Si Netanyahu ashtu edhe Zelenskyy planifikojnë të marrin pjesë në funeralin e senatorit të ndjerë Lindsey Graham në Uashington të martën.

Dita e 58-të, protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

By: E B
27 July 2026 at 21:02

Protesta qytetare vijon në ditën e 58-të të saj teksa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skëndërbej” ku më pas marshuan drejt bulevardit përpara Kryeministrisë.

Pjesëmarrësit në protestë kanë bërë të ditur se tubimet do të vijojnë edhe në javët në vazhdim, deri në përmbushjen e kërkesave të parashtruara. Mes tyre, kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimi i mënyrës së funksionimit të klasës politike.

Gjithashtu qytetarët paraditen e së hënës kanë zhvilluar protestë para Parlamentit ku u mbajtën dy seancat e fundit plenare për këtë sesion parlamentar. Gjatë protestës pati edhe disa të shoqëruar.

Bardhi dënon publikimin e pamjeve nga Kuvendi: Është dhunë ndaj një gruaje

By: us er
27 July 2026 at 22:21

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas publikimit nga Kuvendi të pamjeve të kamerave të brendshme të sigurisë, ku shihet punonjësja e administratës duke u rrëzuar nga shkallët teksa ndiqte deputetin Agron Shehaj. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bardhi e cilësoi publikimin e këtyre pamjeve si një shkelje të […]

The post Bardhi dënon publikimin e pamjeve nga Kuvendi: Është dhunë ndaj një gruaje appeared first on BoldNews.al.

Gazetari komenton protestën: Policia ka gazin dhe ujin, qytetarët kanë vezë e domate

By: us er
27 July 2026 at 22:06

Gazetari Osman Stafa ka komentuar protestën e zhvilluar sot para Parlamentit, duke ngritur shqetësime për mënyrën e reagimit të Policisë së Shtetit ndaj qytetarëve që ishin mbledhur në tubim. I ftuar në Euronews Albania, Stafa tha se reagimi i forcave të rendit ishte joproporcional në raport me mjetet që kishin protestuesit, të cilët sipas tij […]

The post Gazetari komenton protestën: Policia ka gazin dhe ujin, qytetarët kanë vezë e domate appeared first on BoldNews.al.

BE: TikTok nuk mbron mjaftueshëm fëmijët, rrezikon gjobë të rëndë

27 July 2026 at 22:06

Komisioni Evropian ka konstatuar paraprakisht se cilësimet e llogarive të fëmijëve në TikTok nuk përmbushin standardet e Bashkimit Evropian për mbrojtjen e të miturve.

Sipas hetimit, platforma lejon që llogaritë e fëmijëve të jenë publike, duke bërë që përmbajtja e tyre të jetë e dukshme edhe për persona që nuk kanë një llogari në TikTok.

Sipas Komisionit, kjo rrit rrezikun e kontakteve të padëshiruara nga persona me qëllime keqdashëse, si dhe mundësinë që përmbajtja e të miturve të përdoret për ngacmime kibernetike.

Gjithashtu, u kritikua fakti që algoritmi i TikTok rekomandon videot e përdoruesve 16 dhe 17 vjeç tek audienca të tjera, ndërsa edhe llogaritë private mund të zbulohen lehtësisht.

Komisioni Evropian vlerëson se këto praktika bien ndesh me kërkesat e Aktit për Shërbimet Digjitale (Digital Services Act), i cili parashikon mbrojtje të shtuar për përdoruesit e mitur.

TikTok ka të drejtë të paraqesë një përgjigje me shkrim ndaj gjetjeve paraprake.

Nëse shkeljet konfirmohen përfundimisht, kompania mund të përballet me një gjobë që arrin deri në 6% të xhiros së saj globale vjetore./KultPlus.com

Koka për huanë: PS ngriti një kurth për PD-në, synimi ishte ta paraqiste opozitën kundër SHBA-ve

By: redi
27 July 2026 at 21:51

Gazetari Bledian Koka duke folur për marrëveshjen e huasë me SHBA-të, mendon se kemi të bëjmë me një kurth të mazhorancës në raport me opozitën. Për të qëllimi i PS ishte për të krijuar idenë sikur opozita është kundër SHBA-ve. “Aty ishte një kurth siç e pashë unë, për të thënë që opozita është kundër SHBA-ve. Kjo gjë duhet denoncuar. Përdorimi i raporteve me SHBA-të, që është aleati ynë…

Source

Rriten kreditë e këqija te mikrofinancat, raporti arrin mbi 14% në vitin 2025

By: us er
27 July 2026 at 21:50

Raporti i kredive me probleme për institucionet financiare jobanka shënoi rritje vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të vitit 2025 ky raport u rrit në 14.2%, nga afërsisht 12% që kishte qenë një vit më parë. Raporti i kredive me probleme është pothuajse katër herë më i lartë krahasuar […]

The post Rriten kreditë e këqija te mikrofinancat, raporti arrin mbi 14% në vitin 2025 appeared first on BoldNews.al.

Balanca bërthamore në botë, ish-gjenerali: Shteti i parë që mund t’i përdorë në luftë është…

By: redi
27 July 2026 at 21:45

Ish-gjenerali Artur Meçollari flet për armët bërthamore në sigurinë globale dhe rreziku i përdorimit të tyre në konflikte ndërkombëtare. Ai theksoi në “Top Story” se këto armë nuk janë krijuar për t’u përdorur në luftëra, por si mjete parandalimi dhe presioni strategjik mes fuqive të mëdha. Meçollari analizoi gjithashtu shtetet që zotërojnë arsenale bërthamore dhe përmendi vendet që, sipas tij…

Source

107 vite nga zgjedhja e Fan Nolit si peshkop i parë i Kishës Ortodokse Shqiptare

27 July 2026 at 21:43

Më 27 korrik të vitit 1919, Fan Noli u emërua peshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare, ndërsa ndikimi i tij ishte rritur shumë në radhët e diasporës.

Nën mbështetjen e Sinodit rus dhe nën ovacionin e bashkatdhetarëve të tij, të cilët kumbonin me parrulla si: “E duam sot Peshkop, mjaft duruam talljet e të tjerëve. Tani të vishet Peshkop!”, Noli u zgjodh i pari peshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare.

Imzot Fan Noli nuk reshti së punuari për komunitetin e tij, jo vetëm si klerik, por edhe duke milituar për çështje me rëndësi kombëtare, siç ishte rasti i pjesëmarrjes në punimet e Lidhjes së Kombeve në Gjenevë.

Fan Noli i përfaqësoi shqiptarët e Shteteve të Bashkuara edhe si kryeredaktor i gazetës “Dielli” në Boston. Noli, themelues i revistës “The Adriatic Review” dhe kryetar i Federatës “Vatra” (1917-1918), do të merrte edhe administrimin e drejtimin e Kishës Ortodokse Shqiptare në Shtetet e Bashkuara./atsh/KultPlus.com

Incidenti me Agron Shehajn në Kuvend, Balla për rrëzimin e punonjëses: Ku janë shoqatat me bazë gjinore?

By: redi
27 July 2026 at 21:36

Rrëzimi i punonjëses së Kuvendit, e cila u përpoq të ndalonte Agron Shehaj pasi ai vodhi dokumentet e marrëveshjes ushtarake Shqipëri-SHBA, ka sjellë reagimin e kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Në një postim në rrjetet sociale, Balla e akuzon Shehajn për dhunë ndaj punonjëses së Kuvendit. “Përveç shkeljeve të rënda të ligjit për informacionin e klasifikuar…

Source

❌