Përmbytjet prekën disa qarqe të Shqipërisë në jabën e dytë të Janarit, duke shkaktuar bllokime rrugësh, dëme materiale dhe ndërprerje të përkohshme të aktiviteteve në zona urbane dhe rurale, si pasojë e reshjeve të dendura dhe vërshimeve të ujërave. Sipas autoriteteve, moti i keq ka shkaktuar një të vdekur, përmbytjen e gati 1600 banesave dhe […]
Franca ka dërguar një paralajmërim të qartë drejt Uashingtonit, se çdo përpjekje e Shteteve të Bashkuara për të marrë kontrollin e Groenlandës do të përbënte një “vijë të kuqe” dhe do të rrezikonte seriozisht marrëdhëniet ekonomike mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve.
Ministri francez i Financave, Roland Lescure, deklaroi se ia ka përcjellë këtë mesazh drejtpërdrejt sekretarit amerikan të Thesarit, Scott Bessent, gjatë një takimi në Uashington, raporton Financial Times. Sipas tij, shqetësimi në Evropë është i thellë për shkak të deklaratave të përsëritura të presidentit amerikan Donald Trump mbi “marrjen e pronësisë” së Groenlandës, territor autonom që i përket Mbretërisë së Danimarkës.
“Groenlanda është pjesë sovrane e një shteti sovran që është anëtar i BE-së. Kjo nuk është diçka me të cilën mund të luhet”, shprehet Lescure për Financial Times.
Pavarësisht tensioneve me administratën Trump për çështje si Groenlanda, tarifat doganore dhe rregullimi i gjigantëve amerikanë të teknologjisë, Franca thekson se dialogu me SHBA-të duhet të vazhdojë. Lescure nënvizoi se Evropa ka interes strategjik të bashkëpunojë me Uashingtonin në fusha kyçe, përfshirë përpjekjet për të ulur varësinë nga Kina në zinxhirët e furnizimit me minerale të rralla, një iniciativë që Franca synon ta shtyjë përpara në kuadër të G7-s.
Megjithatë, ai pranoi se një pushtim i mundshëm i Groenlandës do ta ndryshonte rrënjësisht situatën.
“Nëse do të ndodhte diçka e tillë, do të hynim në një botë krejtësisht të re dhe do të duhej të përshtateshim”, u shpreh ai, duke shmangur spekulimet për sanksione të mundshme ekonomike ndaj SHBA-ve.
BE-ja dhe SHBA-të përbëjnë marrëdhënien më të madhe tregtare dypalëshe në botë.
Sipas të dhënave të BE-së, tregtia e mallrave dhe shërbimeve mes dy palëve kaloi 1.6 trilion euro në vitin 2024, me SHBA-të si tregun më të madh të eksportit për bllokun evropian.
Sipas Lescure, qasja e administratës Trump e ka bërë bashkëpunimin gjithnjë e më të vështirë, duke i përshkruar SHBA-të si aleatë që herë sillen si partnerë strategjik e herë si kundërshtarë të paparashikueshëm. Një tjetër pikë përplasjeje mbetet rregullimi evropian i kompanive të mëdha amerikane të teknologjisë. Ai konfirmoi se SHBA-të kanë shprehur pakënaqësi për gjobat e vendosura nga BE-ja, përfshirë penalizimin prej 120 milionë eurosh ndaj platformës X në dhjetor.
“Ligjet evropiane do të zbatohen për çdo kompani që operon në Evropë”, tha Lescure.
Ndërkohë, Franca përballet edhe me sfida të brendshme serioze. Deficitet e larta buxhetore dhe bllokimi politik në parlament po kufizojnë ambiciet e Parisit në politikën e jashtme. Qeveria synon ta ulë deficitin në 5% të PBB-së në vitin 2026, ndërsa kriza buxhetore ka forcuar pozitat e ekstremit të djathtë përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2027.
Lescure argumenton se arritja e një marrëveshjeje buxhetore do të ishte thelbësore për të frenuar rritjen e së djathtës ekstreme, duke treguar se partitë tradicionale janë ende të afta të qeverisin.
Kryeministri Edi Rama sot, më 17 janar do të zhvillojë një mbledhje në Golem. Mësohet se në këtë takim, Rama mbledh kryetarët e bashkive.
Kjo mbledhje vjen pak ditë pas situatës së përmbytjeve. Gjithashtu bëhet me dije se në fokus të kësaj mbledhjeje do të jetë miradministrimi i territorit.
Rama do t’i mbledhë kryebashkiakët në një nga komplekset e njohura të Golemit.
Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në relievet malore në lindje mot me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me diell.
Mjegull /mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.
Era do të fryjë me drejtim verilindje– lindje, me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 14 m/s..
Marrëdhënia ne çift do jete edhe me e ngrohte gjate kësaj dite. Do flisni lirshëm për gjithçka qe iu shqetëson dhe se bashku do arrini te zgjidhni çdo gjë. Beqaret do kenë mundësi me shumice për te takuar dashurinë e jetës se tyre. Bëjini sytë katër! Ne planin financiar duhet te vazhdoni te tregoheni vigjilente dhe te mos kryeni investime shume te mëdha.
Demi
Dite shume e zymte kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Nuk do arrini dot te flisni qetësisht me partnerin dhe mosmarrëveshjet do vazhdojnë te thellohen. Beqaret do kenë një dite paksa me ndryshe. Mundësitë për njohje te reja me persona te veçante do jene te shumta. Ne planin financiar mos i lini pas dore problemet e vogla sepse ato mund te zmadhohen shume.
Binjaket
Asnjë planet nuk do mund ta turbulloje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Ju dhe partneri do jeni si një ekip i forte qe mund te përballoni çdo lloj sfide. Beqaret do kenë shume besim tek vetja e tyre dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Ne planin financiar situata do jete me e përshtatshme për te kryer edhe ndonjë investim me tepër sesa zakonisht.
Gaforrja
Edhe për ju kjo dite do jete mjaft e vështirë. Do keni shume debate me atë qe keni ne krah dhe nuk do arrini t’i zgjidhni dot telashet. Beqaret do vazhdojnë te jene gjithë kohës ne kërkim, por nuk do kenë shume fat. Mundohuni te qëndroni me tepër kohe me miqtë. Ne planin financiar çdo gjë do shkoje me se miri. Do mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.
Luani
Te dashuruarit do jene te gatshëm te bëjnë çfarëdo lloj sakrifice vetëm për t’ia kaluar sa me mire me personat qe kane ne krah. Beqaret do kenë takime pafund dhe do mund te zgjedhin cilin person te duan. Shfrytëzojeni ditën sepse nuk vijnë gjithmonë kohe te tilla. Financat do kenë tronditje te mëdha, kështu qe matuni mire para se te hidhni çdo lloj hapi.
Virgjeresha
Nuk do kuptoheni shume mire me atë qe keni ne krah gjate kësaj dite dhe here pas here mund te debatoni. Ju do jeni me kokëfortët ne fakt sepse ai do beje edhe ndonjë lëshim. Kujdes! Beqaret do kenë takime, por duhet te reflektojnë me kujdes para se te hedhin çdo hap. Situata financiare do ketë përmirësime, megjithatë nuk duhen bere menjëherë shpenzime marramendëse.
Peshorja
Do jeni shume besnike ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe askush nuk do mund t’iu beje dot për vete edhe pse do mundohet. Dashuria pe rate qe keni ne krah kalon çdo kufi. Beqaret nuk do kenë shume dëshirë te njihen me persona te rinj dhe do mbeten me te njëjtin status. Ne planin financiar mos bëni asnjë çmenduri sepse do keni probleme serioze.
Akrepi
Do keni shume rivale ne dashuri gjate kësaj dite kështu qe mbajeni pranë partnerin dhe surporizojeni atë gjate gjithë kohës. Beqaret nuk do jene shume te sigurte për atë qe duan dhe nuk do dine çfarë te bëjnë kur t’iu bëhen ftesa. Mos u nxitoni për asgjë! Ne planin financiar duhet te jeni me te arsyeshëm dhe nuk do kryeni asnjë shpenzim te tepruar.
Shigjetari
Konfigurimi i yjeve do jete shume i mire sot për jetën sentimentale te çifteve. Do jeni me te dashur dhe me tolerante me personin qe keni ne krah prandaj lidhja juaj do marre një drejtim edhe me pozitiv. Beqaret do kenë propozime te shumta, por do kenë frike te marrin vendime. Me financat duhet te tregoheni vigjilente sepse situata mund te përkeqësohet ndjeshëm.
Bricjapi
Jeta ne çift do jete shume e qëndrueshme sot dhe nuk do keni as problemin me te vogël me personin qe iu ndodhet pranë. Komunikimi dhe toleranca do vazhdoje te jete pika juaj me e forte. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te shpirtit te tyre binjak, por pa ndonjë rezultat konkret. Financat do jene te dobëta për shkak te disa shpenzimeve te detyrueshme qe do iu duhet te kryeni.
Ujori
Dita e sotme do jete një nga me te bukurat e këtij viti. Do kuptoheni me se miri me personin qe keni ne krah dhe do shihni me optimizëm drejt se ardhmes. Beqaret do jene edhe me realiste dhe nuk do kërkojnë me ngulm te krijojnë menjëherë një lidhje. Ne planin financiar duhet te tregoheni paksa me te matur me shpenzimet qe te mos keni probleme serioze.
Peshqit
Dite pozitive kjo për gjithë te dashuruarit. Do flisni për gjithçka me partnerin tuaj dhe nuk do keni as mosmarrëveshjen me te vogël me te. Beqaret do jene sensuale dhe joshës. Te shumte do jene personat qe do kërkojnë t’iu bëjnë për vete, por vetëm njeri prej tyre do jete fatlumi. Ne planin financiar do jeni me fat dhe do kryeni investimet e nevojshme.
Këtë të diel (17 janar 2026) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme . Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në relievet malore në lindje mot me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me diell. Mjegull /mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes. Sa i përket fushës termike…
Dashi Dikush tjetër është gati të ecë përpara me një ide që ju intereson. Merrni inkurajimin që merrni nga njerëzit përreth jush. Konsensusi është të ecni përpara. Hidhuni në vagon dhe lehtësoni këtë veprim konstruktiv. Demi Ki kujdes që të mos shikosh drejt punës për të gjetur përmbushjen thellësisht kuptimplote që shpreson. Mund të jesh duke ushtruar shumë presion mbi punën tënde për të…
Një video e publikuar nga tapeti i kuq i Golden Globes ka ndezur diskutime në rrjet, pasi disa përdorues pretendojnë se Jennifer Lopez ka shfaqur një qëndrim “prej dive” gjatë regjistrimit të Glambot-it.
Momenti që po qarkullon online tregon këngëtaren dhe aktoren gjatë xhirimit të klipit të famshëm slow-motion, por ajo që ka tërhequr vëmendjen e fansave është sjellja e saj pas përfundimit të videos. Sipas komentuesve, Lopez duket e ftohtë dhe pothuajse nuk e përshëndet fare regjisorin e Glambot-it, Cole Walliser, i cili është një figurë shumë e dashur dhe e respektuar në tapetet e kuq të Hollivudit.
Fakti që videoja u publikua nga vetë Walliser ka shtuar edhe më shumë spekulimet, me disa që besojnë se klipi është një mesazh i nënkuptuar për një ndërveprim jo fort të këndshëm.
Të tjerë, nga ana tjetër, e mbrojnë Lopez-in, duke thënë se momenti mund të jetë keqinterpretuar dhe se presioni dhe nxitimi i tapetit të kuq shpesh ndikojnë në sjelljen e yjeve./K.M
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka njoftuar bllokimin dhe tërheqjen nga tregu të disa produkteve të formulës për fëmijë, pas një alarmi të ardhur nga Sistemi Evropian i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshët (RASFF).
Sipas njoftimit, Shqipëria është informuar nga RASFF se pas kontrolleve të kryera nga autoritetet italiane, është konstatuar prania e substancës Cereulide në formulë për fëmijë me origjinë nga Holanda, e cila përbën një rrezik potencial për shëndetin e njeriut.
Produktet e identifikuara janë:
BEBA PRE 800G – Lot nr. 51250346AA, skadencë 05.2027
BEBA PRE 800G – Lot nr. 51720346AA, skadencë 06.2027
BEBA PRE 800G – Lot nr. 51660346AC, skadencë 06.2027
BEBA 1 800G – Lot nr. 51180346AB, skadencë 04.2027
BEBA 1 800G – Lot nr. 51450346AA, skadencë 05.2027
BEBA 1 800G – Lot nr. 51660346AB, skadencë 06.2027
BEBA SUPREME PRE 800G – Lot nr. 51720742F3, skadencë 06.2027
BEBA SUPREME 2 800G – Lot nr. 51550742F1, skadencë 06.2027
BEBA SUPREME 2 800G – Lot nr. 51550742F2, skadencë 06.2027
AKU bën me dije se, pas kryerjes së kontrolleve dhe ndjekjes së plotë të gjurmueshmërisë, sasia e produktit është bllokuar dhe do të asgjësohet.
Autoriteti u bën thirrje konsumatorëve që nëse e kanë blerë këtë produkt dhe e kanë ende në përdorim, ta kthejnë menjëherë në pikat e shitjes, duke shmangur përdorimin e tij./K.M
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një takim me kryebashkiakët në Golem. Në fokus të takimit i cili pritet të mbahet rreth orës 11:30 do të jenë problematikat me të cilat përballen bashkitë, por edhe sfidat që duhen çuar para.
Kjo mbledhje e Ramës me të parët e bashkive vjen një ditë pas takimit me grupin e PS, ku kreu i qeverisë paralajmëroi ndryshime kushtetuese brenda këtij mandati.
Një fokus në takim pritet ta marrë edhe paketa e maleve që ka lançuar Partia Socialiste. Në një takim të zhvilluar në tetor me kryebashkiakët Rama adresoi kritika shumicës se bashkive se nuk i janë përgjigjur paketës së maleve, duke mos identifikuar zonat prioritare per zhvillim./K.M
Në janar të vitit 1945, ndërsa Lufta e Dytë Botërore po shkonte drejt fundit dhe Ushtria e Kuqe hynte në Budapest, një nga figurat më të ndritura të humanizmit europian u zhduk pa lënë gjurmë. Raoul Wallenberg, diplomat suedez 32-vjeçar, u arrestua nga autoritetet sovjetike në Hungari dhe nuk u pa më kurrë publikisht.
Wallenberg kishte mbërritur në Budapest në korrik të vitit 1944 si sekretar i legatës suedeze, me një mision që në fillim dukej i pamundur: shpëtimin e hebrenjve hungarezë nga deportimi drejt kampeve të shfarosjes naziste. Hungaria, aleate e Gjermanisë naziste deri në vitin 1944, ishte kthyer në një nga skenat më të përgjakshme të Holokaustit, sidomos pas pushtimit të drejtpërdrejtë gjerman dhe ardhjes në pushtet të regjimit fashist të Kryqit të Shigjetës.
Me guxim, imagjinatë dhe një vendosmëri të jashtëzakonshme, Wallenberg shpiku dhe shpërndau “pasaporta mbrojtëse” suedeze – dokumente gjysmëzyrtare që deklaronin se mbajtësi i tyre ishte nën mbrojtjen e Mbretërisë së Suedisë. Edhe pse juridikisht të brishta, këto pasaporta u kthyen në një armë shpëtimi masiv. Ai ngriti gjithashtu shtëpi të sigurta, duke i shpallur ato si prona diplomatike, dhe nuk hezitoi të përballej drejtpërdrejt me oficerë nazistë apo milici fashiste hungareze për të nxjerrë njerëz nga trenat e deportimit.
Falë këtyre veprimeve, dhjetëra mijëra hebrenj – vlerësimet variojnë nga 20 mijë deri në mbi 100 mijë – i shpëtuan vdekjes së sigurt. Në Budapest, emri i tij u bë sinonim i shpresës në një qytet të mbytur nga frika dhe terrori.
Por me çlirimin e Hungarisë nga Ushtria e Kuqe, fati i Wallenbergut mori një kthesë tragjike. Më 17 janar 1945, ai u thirr nga autoritetet sovjetike për “bisedime” dhe u arrestua, i dyshuar si spiun perëndimor për shkak të lidhjeve të tij me Shtetet e Bashkuara dhe rrjete të tjera diplomatike. Ai u dërgua fillimisht në Moskë, në burgun famëkeq të Lubjankës.
Prej asaj dite, Raoul Wallenberg u zhduk në errësirën e sistemit sovjetik. Për dekada me radhë, Bashkimi Sovjetik mohoi çdo përgjegjësi ose dha versione kontradiktore. Vetëm në vitin 1957 autoritetet sovjetike deklaruan se Wallenberg kishte vdekur në burg në vitin 1947, nga një “atak në zemër” – një shpjegim që u vu gjerësisht në dyshim dhe që nuk u mbështet kurrë me prova bindëse.
Zhdukja e tij mbetet një nga enigmat më të errëta të pasluftës europiane. Raoul Wallenberg u shpall qytetar nderi i disa vendeve, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kanadanë dhe Izraelin, dhe emri i tij është gdhendur në Yad Vashem si “I Drejtë mes Kombeve”.
Historia e tij është një kujtesë e fuqishme se edhe në kohët më të errëta, një njeri i vetëm mund të bëjë dallimin mes jetës dhe vdekjes – dhe se ndonjëherë, ata që shpëtojnë mijëra jetë, paguajnë me humbjen e së tyrës.
Donald Trump njoftoi formimin e bordit ekzekutiv për të “operacionalizuar vizionin e Bordit të Paqes” për Gazën. Anëtarët përfshijnë Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, të dërguarit Steve Witkoff dhe Jared Kushner, Tony Blair, Marc Rowan, Ajay Banga dhe Robert Gabriel. Komiteti, sipas një deklarate, “përbëhet nga udhëheqës me përvojë në diplomaci, zhvillim, infrastrukturë dhe strategji ekonomike. Emrat e roleve politike të këtij organi do të publikohen gjithashtu së shpejti”.
“Çdo anëtar i Këshillit Ekzekutiv do të mbikëqyrë një portofol të përcaktuar kritik për stabilizimin dhe suksesin afatgjatë të Gazës, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, forcimin e kapacitetit qeverisës, marrëdhëniet rajonale, rindërtimin, tërheqjen e investimeve, financimin në shkallë të gjerë dhe mobilizimin e kapitalit”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.
Ajo gjithashtu specifikon se Shkëlqesia e Tij Nickolay Mladenov, ish-i Dërguari i Paqes i OKB-së në Lindjen e Mesme (2015-2020) dhe ish-Ministri i Jashtëm bullgar, do të shërbejë si Përfaqësues i Lartë për Gazën dhe do të shërbejë si ndërlidhës në terren midis Bordit të Paqes dhe komitetit teknik palestinez prej 15 anëtarësh.
“Shtetet e Bashkuara mbeten plotësisht të përkushtuara për të mbështetur këtë kuadër tranzicioni, duke punuar ngushtë me Izraelin, vendet kryesore arabe dhe komunitetin ndërkombëtar për të arritur qëllimet e Planit Global. Presidenti u bën thirrje të gjitha palëve të bashkëpunojnë plotësisht me NCAG, Bordin e Paqes dhe Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit për të siguruar zbatimin e shpejtë dhe të suksesshëm të Planit Global”, thekson deklarata, duke shtuar se emërime të mëtejshme do të shpallen në javët në vijim.
Ndërkohë, nga Japonia, Giorgia Meloni, në një vizitë zyrtare, njoftoi në një takim me gazetarët në Ambasadën Italiane në Tokio se “Italia është e gatshme t’i bashkohet Bordit”, duke iu referuar roleve politike që ende nuk janë caktuar./K.M
Presidenti i Fiorentinës, Rocco B. Commisso, ka ndërruar jetë në moshën 76 vjeçare. Lajmin e bëri të ditur klubi përmes një deklarate në rrjetet sociale.
“Fiorentina njofton ndarjen nga jeta të Presidentit Rocco B. Commisso. Me pikëllim dhe trishtim të madh, familja Commisso, përfshirë gruan e tij Catherine, fëmijët Giuseppe dhe Marisa, dhe motrat e tij Italia dhe Raffaelina, njoftojnë ndarjen nga jeta të Presidentit Rocco B. Commisso. Pas një periudhe të gjatë trajtimi, Presidenti ynë i dashur na ka lënë dhe sot të gjithë ne vajtojmë ndarjen e tij nga jeta”, thuhet në njoftim.
Ai lindi më 25 nëntor 1949 në Marina di Gioiosa Ionica, në provincën e Reggio Calabria. Ai emigroi në Amerikë, fillimisht në Pensilvani, me nënën dhe dy motrat e tij në vitin 1961 për t’u bashkuar me të atin zdrukthëtar. Menjëherë pas kësaj, ai u transferua në New York. Ai u diplomua në inxhinieri nga Universiteti i Kolumbias , pjesërisht falë një burse që fitoi si futbollist.
Pas sipërmarrjeve të ndryshme, në vitin 2017 ai bleu shumicën e aksioneve në ekipin e futbollit Neë York Cosmos dhe në vitin 2019 bleu Fiorentinën./K.M
Gjatë datës 17 janar, moti në Shqipëri parashikohet të jetë përgjithësisht i qëndrueshëm, me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme, më të dukshme në zonat malore. Nuk priten reshje të rëndësishme, ndërsa kushtet atmosferike do të jenë të favorshme në pjesën më të madhe të vendit.
Temperaturat do të jenë tipike për stinën e dimrit, me vlera më të ulëta në orët e mëngjesit dhe rritje të lehtë gjatë mesditës. Në disa zona luginore mund të ketë mjegull të lehtë në orët e para të ditës dhe në mbrëmje. Era do të fryjë e dobët deri mesatare, ndërsa deti pritet të jetë relativisht i qetë./KM
Marrëdhënia ne çift do jete edhe me e ngrohte gjate kësaj dite. Do flisni lirshëm për gjithçka qe iu shqetëson dhe se bashku do arrini te zgjidhni çdo gjë. Beqaret do kenë mundësi me shumice për te takuar dashurinë e jetës se tyre. Bëjini sytë katër! Ne planin financiar duhet te vazhdoni te tregoheni vigjilente dhe te mos kryeni investime shume te mëdha.
Demi
Dite shume e zymte kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Nuk do arrini dot te flisni qetësisht me partnerin dhe mosmarrëveshjet do vazhdojnë te thellohen. Beqaret do kenë një dite paksa me ndryshe. Mundësitë për njohje te reja me persona te veçante do jene te shumta. Ne planin financiar mos i lini pas dore problemet e vogla sepse ato mund te zmadhohen shume.
Binjaket
Asnjë planet nuk do mund ta turbulloje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Ju dhe partneri do jeni si një ekip i forte qe mund te përballoni çdo lloj sfide. Beqaret do kenë shume besim tek vetja e tyre dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Ne planin financiar situata do jete me e përshtatshme për te kryer edhe ndonjë investim me tepër sesa zakonisht.
Gaforrja
Edhe për ju kjo dite do jete mjaft e vështirë. Do keni shume debate me atë qe keni ne krah dhe nuk do arrini t’i zgjidhni dot telashet. Beqaret do vazhdojnë te jene gjithë kohës ne kërkim, por nuk do kenë shume fat. Mundohuni te qëndroni me tepër kohe me miqtë. Ne planin financiar çdo gjë do shkoje me se miri. Do mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.
Luani
Te dashuruarit do jene te gatshëm te bëjnë çfarëdo lloj sakrifice vetëm për t’ia kaluar sa me mire me personat qe kane ne krah. Beqaret do kenë takime pafund dhe do mund te zgjedhin cilin person te duan. Shfrytëzojeni ditën sepse nuk vijnë gjithmonë kohe te tilla. Financat do kenë tronditje te mëdha, kështu qe matuni mire para se te hidhni çdo lloj hapi.
Virgjeresha
Nuk do kuptoheni shume mire me atë qe keni ne krah gjate kësaj dite dhe here pas here mund te debatoni. Ju do jeni me kokëfortët ne fakt sepse ai do beje edhe ndonjë lëshim. Kujdes! Beqaret do kenë takime, por duhet te reflektojnë me kujdes para se te hedhin çdo hap. Situata financiare do ketë përmirësime, megjithatë nuk duhen bere menjëherë shpenzime marramendëse.
Peshorja
Do jeni shume besnike ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe askush nuk do mund t’iu beje dot për vete edhe pse do mundohet. Dashuria pe rate qe keni ne krah kalon çdo kufi. Beqaret nuk do kenë shume dëshirë te njihen me persona te rinj dhe do mbeten me te njëjtin status. Ne planin financiar mos bëni asnjë çmenduri sepse do keni probleme serioze.
Akrepi
Do keni shume rivale ne dashuri gjate kësaj dite kështu qe mbajeni pranë partnerin dhe surporizojeni atë gjate gjithë kohës. Beqaret nuk do jene shume te sigurte për atë qe duan dhe nuk do dine çfarë te bëjnë kur t’iu bëhen ftesa. Mos u nxitoni për asgjë! Ne planin financiar duhet te jeni me te arsyeshëm dhe nuk do kryeni asnjë shpenzim te tepruar.
Shigjetari
Konfigurimi i yjeve do jete shume i mire sot për jetën sentimentale te çifteve. Do jeni me te dashur dhe me tolerante me personin qe keni ne krah prandaj lidhja juaj do marre një drejtim edhe me pozitiv. Beqaret do kenë propozime te shumta, por do kenë frike te marrin vendime. Me financat duhet te tregoheni vigjilente sepse situata mund te përkeqësohet ndjeshëm.
Bricjapi
Jeta ne çift do jete shume e qëndrueshme sot dhe nuk do keni as problemin me te vogël me personin qe iu ndodhet pranë. Komunikimi dhe toleranca do vazhdoje te jete pika juaj me e forte. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te shpirtit te tyre binjak, por pa ndonjë rezultat konkret. Financat do jene te dobëta për shkak te disa shpenzimeve te detyrueshme qe do iu duhet te kryeni.
Ujori
Dita e sotme do jete një nga me te bukurat e këtij viti. Do kuptoheni me se miri me personin qe keni ne krah dhe do shihni me optimizëm drejt se ardhmes. Beqaret do jene edhe me realiste dhe nuk do kërkojnë me ngulm te krijojnë menjëherë një lidhje. Ne planin financiar duhet te tregoheni paksa me te matur me shpenzimet qe te mos keni probleme serioze.
Peshqit
Dite pozitive kjo për gjithë te dashuruarit. Do flisni për gjithçka me partnerin tuaj dhe nuk do keni as mosmarrëveshjen me te vogël me te. Beqaret do jene sensuale dhe joshës. Te shumte do jene personat qe do kërkojnë t’iu bëjnë për vete, por vetëm njeri prej tyre do jete fatlumi. Ne planin financiar do jeni me fat dhe do kryeni investimet e nevojshme./KM
A ka një paralelizëm të heroit tonë kombëtar me gjeneralë të tjerë të mëdhenj në kohë si Aleksandri i Madh apo Cezari?
Aleksandri dhe Cezari ishin pushtues. Dhe lavdia e tyre u ngrit mbi skllavërimin e popujve të tjerë. Gjergj Kastrioti e braktisi detyrën e ushtarakut që zaptonte toka për interes të sulltanit osman dhe u kthye në një oficer mbrojtës të vendit të tij.
Në 25 vite të luftës e qëndresës, në krye të arbërorëve ai i bëri ballë ushtrisë më të madhe të kohës, si në rrethimin e kalasë ashtu dhe tek betejat në fushë të hapur.
Asnjë humbje.
Bilanci i Gjergj Kastriotit, të paktën moralisht e bën luftën e tij shumë më të lavdishme se fushatat pushtuese të Cezarit dhe Pompeit. Sepse ata ishin në krye të ushtrisë më të madhe të kohës, asaj të Romës. Gjergj Kastrioti, – apo Skënderbeu, – 1500 vite më pas, kishte një ushtri gati-gati modeste. Dhe ushtria më e madhe e kohës ishte matanë, përtej Bosforit, që terrorizonte Evropën e lodhur e të përçarë.
Por Gjergji ishte aq strateg, sa dhe sulltan Mehmeti, i biri i Muratit, i cili në 54 ditë luftime mori Kostandinopojën si kryeqendër të Bizantit, kalasë së Krujës, dhe vetë beut Skënder, – siç e kishte titulluar babai i tij, – i mori veç opingat.
Por Gjergj Kastrioti nuk ishte vetëm një strateg ushtarak, ai ishte po aq i madh dhe në politikën e diplomacinë e tij. I mbiquajtur Iskënder sipas osmanëve, për nder të Aleksandrit të Madh, me një diplomaci fine, – dhe pse në dorë mbante një shpatë të rëndë, – u tregoi shqiptarëve se porta që na lidhte me botën e madhe nuk kalonte aspak nga Dardanelet, por pikërisht mespërmes Adriatikut.
Ai njihet si Skënderi, por në fakt ishte veç Gjergji. Edhe pse emri i Aleksandrit i jepte kurorën e më të mirit ndër gjeneralët botërorë.
Sot e gjithë ditën ne mburrmi se dje ka qenë “Epoka e Skënderbeut”. Me portretin dhe stemat e tij kemi zbukuruar pasaportat dhe disa kartëmonedha me vlerë të madhe lekësh. Ndërsa çdo 28 nëntor, gjithkush që e quan veten shqiptar, ngre në dritaren e shtëpisë së tij gjithashtu një flamur të kuq me një shqiponjë të zezë, që ishte flamuri i principatës së Kastriotëve.
Ne i kemi përvetësuar gjithçka Gjergjit, shpatën dhe përkrenaren, madje dhe sentencën e famshme: Lirinë nuk ua solla unë, atë e gjeta mes jush.
Në 25 vitet e tij në krye të arbërorëve, Gjergj Kastrioti dhe ushtria e tij zhvilloi 24 beteja, ndër të cilat tre kishin të bënin me rrethimin e kalasë së Krujës ndërsa një ekspeditë u zhvillua kundër francezëve në Itali, për shkak të aleancave. Në të gjitha rastet numri i ushtarëve të Gjergj Kastriotit ka qenë më i vogël se i armiqve të tij. Në të gjitha rastet ai ka arritur t’ia dalë me sukses. Kjo padyshim e rrit lavdinë e fitores dhe vetë prestigjin e tij si strateg.
Ai e fitoi edhe betejën për marrjen e Beratit, pavarësisht se ushtria shqiptare më pas u thye nga trupat osmane, por jo në drejtimin e tij të drejtpërdrejtë.
Në bilancin e tij Gjergj Kastrioti njeh vetëm fitore.
Kjo bëri që Evropa skeptike, që merresh me thashetheme e kulisa t’futmesh nëpër korridoret e pallateve mbretërore, se s’kish më bythë të ngrinte shpatën, e po e shihte si shpresë shpëtimi princin arban, nisi t’i hapte dyert dhe të mblidhte për të ndonjë qindarkë ndihme.
Padyshim është një gjeneral i rrallë. Dhe jo më kot disa anketa e rendisin atë të katërtin për nga rëndësia botërore, pas Aleksandrit të Madh, Jul Cezarit e Napolon Bonapartit.
Dhe këtu nuk flasim për Atilën që luftonte “kaçakshe” me një lukuni hunësh që kërkonin veç të grabisnin e të përdhunonin. Këtu flitet për një strateg. Skënderbeu, me një trupë të vogël kalorësish shpartalloi ushtrinë e dinastisë Anzhuine që ishin armiqtë e Ferdinandit të Napolit, i cili ishte një nga mbështetësit e tij kryesor.
Askush nuk e dinte se si do të shkonte fati i Kryqëzatës ku ai ishte emëruar kryekomandant nga Papa Piu II. Por me siguri, në kulmin e lavdisë së tij, me një ushtri të armatosur nga e gjithë Evropa, Gjergj Kastrioti do t’i kishte çuar selxhukët andej nga kishin ardhur, në kufi me mongolët e Xhingis Khanit dhe sot nuk do kishim Stambollin, por Kostandinopojën.
Në përpjekjen e tij madhore për t’u bërë Udhëheqësi i Kryqëzatës kundër otomanëve, ai u përpoq ta anashkalonte pavarësinë e princërve të tjerë shqiptarë dhe ta kthente vendin të qeverisur nga një mbret. Në të njëjtën kohë duhej të përballonte furinë më të madhe të kohës, atë të jeniçerëve dhe azapëve aziatikë. Dhe kjo në fakt ishte sfida e tij.
Personaliteti i Skënderbeut si burrë shteti, strateg e mjeshtër i artit ushtarak dallonte me krerët evropianë të kohës, sepse ndryshe nga veprimtaria ushtarake e tyre që bazohej mbi trupat mercenare, ai u mbështet mbi një ushtri të formuar kryesisht nga vullnetarë që mbi të gjitha kishin një shpirt vetëmohimi.
Bëmat e Skënderbeut janë të përshkruara në mbi 1000 vepra historike dhe letrare në 21 gjuhë të ndryshme. Ai u kthye për shumë artistë në një hero vizual. Portreti i tij është kthyer në gjithfarë pikturash e gravurash. Një kompozitor si Vivaldi kompozoi një opera nën titullin “Skënderbeu”. Dhjetëra shkrimtarë ngritën letërsinë e tyre me fabulën e heroit arbëror që mundi sulltanin. E kështu me radhë.
Emri “Skënderbeg” sot gjendet nëpër sheshe e rrugë të Evropës si dhe në Amerikë. Fama e tij shkon përtej Evropës, për të cilën ai nxori gjoksin që ta mbronte. Jo më kot sllavët duan ta nxjerrin me origjinë serbe e grekët me origjinë helene. Ndërsa ai vetë thoshte se ishte pasardhës i Piros së Epirit dhe në kokë mbante simbolin e dhisë së mbretit epiriot.
Eh ç’na ka gjetur me këta fqinjët që kërkojnë të na e përvetësojnë çdo gjë të mirë që kemi nxjerrë dhe të na faturojnë vetëm të këqijat.
Sepse ata nuk e prodhuan dot kurrë një hero kundër hordhive osmane. Ndërsa shqiptarët nxorën një duzinë të tillë që nis me Gjergj Arianitin për të arritur të Pashai i Tepelenës, e ndoshta për ta mbyllur në fund me një luftëtar si Çerçiz Topulli. Dhe ishim mjaftueshëm për të bërë historinë aq sa u dhamë dhe grekëve një tufë burrash që të bënin shtetin e tyre.
Gjergj Kastrioti nuk ka qenë vetëm një hero i shqiptarëve, por një princ i niveleve evropiane, burrë shteti, luftëtar, diplomat, e largpamës. Rrënjët e pavarësisë së Shqipërisë, e cila u shpall vetëm 500 vite më pas, si akt juridik ndërkombëtar qëndrojnë tek trashëgimia e Gjergj Kastriotit.
Skënderbeu, vdiq në shtatin e tij. Nuk i hyri në trup asnjë shigjetë armike dhe as nuk e preu dot shpata e tyre edhe pse udhëhoqi i pari në çdo betejë. Ai ndoshta s’donte të krenohej dot me një fakt të tillë, por ne kemi të drejtë të krenohemi për të.
Tanimë pasi 558 vitesh ne përkujtojmë 17 janarin e vitit 1468, ditë kur një prej gjeneralëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, do të mbyllte sytë.
TIRANË, 17 janar /ATSh/ Qyteti i Pukës i mbuluar nga dëbora e ditëve të fundit ofron pamje magjepsëse për syrin e vizitorit. Dëbora ka zbardhur gjithçka, duke krijuar pamje mbresëlënëse ku liqeni dhe malet ndërthuren në harmoni të plotë.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga peizazhet e bukura të qytetit verior, nën bardhësinë e dëborës.
Liqeni i qytetit është sistemuar me vende pushimi mes bredhave të lartë, prej nga mund të ngjitesh në Kodrën e Hanit për të eksploruar pistën natyrore të skive apo livadhet dhe kodrat që nuk ndodhen larg qytetit.
Puka, në veri të Shqipërisë, 145 km nga Tirana, mbetet e preferuara e adhuruesve të malit, ajrit të pastër, qetësisë dhe frymëzimit nga natyra. Kjo qytezë alpine bart në vetvete të gjitha opsionet turistike, për të mirëpritur pranë saj vizitorë vendas dhe të huaj.
Po ashtu Puka njihet për masivin e madh pyjor të pishave, me një sipërfaqe prej 400 hektarësh. Vetitë kurative të pishës janë të shumta. Puka shërben edhe si bazë për ushtrimin e alpinizmit, në malin e Munellës, Bjeshkët e Tërbunit dhe malin e Krrabit.
TIRANË, 17 janar /ATSH/- Ideja që macet “u zbutën” duke u zhvendosur me njerëzit për gjueti të brejtësve është një teori e pranuar gjerësisht, sipas “Science”.
Kjo, pasi macet e egra të lashta tërhiqeshin nga rezervat e grurit në vendbanimet bujqësore, të cilat tërhiqnin brejtësit, duke krijuar një marrëdhënie të dobishme reciprokisht – ku macet merrnin ushqim dhe njerëzit kishin kontrollin ndaj brejtësve.
Me kalimin e kohës, kjo tolerancë evoluoi në mace shtëpiake (Felis catus), një proces ku macet më miqësore dhe më pak të frikësuara jetonin dhe riprodhoheshin pranë njerëzve pa ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të njeriut.
Macet e egra afrikane (Felis lybica) ndiqnin brejtësit në këto vendbanime për një burim të lehtë ushqimi.
Macet siguruan ushqim, njerëzit morën kontrollin e dëmtuesve, duke zvogëluar humbjen e të korrave.
Macet që ishin natyrshëm më tolerante ndaj njerëzve mbijetuan dhe u riprodhuan, duke transmetuar gjenet e tyre “zbutëse”.
Gjatë mijëra viteve, ky avantazh selektiv çoi në macen e veçantë shtëpiake, një specie që është gjenetikisht e ndryshme nga paraardhësit e saj të egër.
Ky partneritet unik dhe i qetë, ku macet në thelb zgjedhin të jetojnë pranë njerëzve për të patur akses më të lehtë në ushqim, është arsyeja pse ato konsiderohen një rast i vetë-zbutjes.
Arkeologët besojnë se macet dhe njerëzit kanë pasur një marrëdhënie të ngushtë për mijëra vjet, duke filluar që nga periudha kur kultivimi i të korrave u bë një normë – midis Detit Mesdhe modern dhe Gjirit Persik.
Brejtësit e vegjël të rrumbullakët që fshiheshin në fusha ishin shënjestra të lehta për macet e egra që jetonin në zonë.
Kështu që, në vend që të luftonin në shkretëtirë, macet u zhvendosën me njerëzit rreth vitit 7500 p.e.s.
Marrëdhënia e saktë midis maceve të hershme, gjysmë të zbutura dhe njerëzve nuk është ende e qartë.
Ekzistojnë prova të shumta se njerëzit kanë patur lidhje me macet.
Një vend varrimi kafshësh shtëpiake në Qipro dëshmon marrëdhënien njeri-mace, që daton 9500 vjet më parë.
Kur njerëzit filluan të shkonin në veri drejt Evropës, duke u marrë me bujqësi, me sa duket u ndoqën nga macet.
Një studim i ri zbuloi kocka njerëzish dhe macesh që datojnë që nga viti 4200 deri në vitin 2300 p.e.s. në një shpellë në Poloni, që përkon me një periudhë vendbanimi të shpejtë në periudhën e vonë neolitike. //a.i/
TIRANË, 17 janar/ATSh/ Sot shënohen 558 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1405-17 janar 1468).
Skënderbeu u njoh si Zot i Arbërit. Emri i tij na përfaqëson denjësisht në rrafshin e historisë botërore, si një figurë kyçe që i lidh shqiptarët me Perëndimin. Ai personifikon jo vetëm figurën më të rëndësishme të popullit shqiptar, por dhe një epokë të tërë të historisë kombëtare.
Gjergj Kastrioti Skënderbeu hyri në histori si një nga gjeneralët më të mëdhenj të kohës, si një strateg i shquar i luftimeve mbrojtëse, sepse me një ushtri të vogël mundi të përballonte dhe të shkatërronte taborët e ushtrisë osmane, më të organizuarat dhe më modernet për kohën. Lufta e shqiptarëve me të në krye shënon një kthesë vendimtare në organizim politik të vendit, si dhe në forcimin e bashkimit kombëtar.
Pasi çliroi Krujën më 28 nëntor 1443 ai ngriti flamurin e Kastriotëve dhe më 2 mars të vitit 1444, në Katedralen e Shën Kollit të qytetit të Lezhës, Gjergj Kastrioti mbajti Kuvendin e Parë Kombëtar. Me Kuvendin e Lezhës, Skënderbeu vuri themelet e një shteti arbëror. Ai ishte kuvendi ku u hodhën themelet e bashkimit kombëtar. Mobilizimi masiv i forcave shqiptare që filloi në Dibër, erdhi duke u zgjeruar deri në një kryengritje të përgjithshme. Brenda muajve të parë u çliruan disa principata dhe pjesa më e madhe e trojeve shqiptare.
Forcat shqiptare me në krye Skënderbeun fituan një sërë betejash kundër ushtrive osmane, si në fushat e Pollogut, të Dibrës, të Ohrit e të Domosdovës, grykat dhe luginat e Shkumbinit, fushat e Ujit të Bardhë, të Livadit pranë Ohrit, të Vajkalit etj.
Pas vitesh lufte e rezistencë ndaj pushtimit osman, duke udhëhequr luftën e shqiptarëve për liri, Gjergj Kastrioti Skënderbeu vdiq në Lezhë.
Gjergj Kastrioti jo vetëm që mbrojti popullin e vendlindjen, por me luftën e tij e pengoi, madje e ndaloi edhe ekspansionin osman drejt Evropës, duke fituar mirënjohjen e shteteve evropiane dhe të Papatit të Romës, që kur qe gjallë, dhe shumë më tepër pas vdekjes.