Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Blushi: Vlora pa ujë, Rama lahet me verë 33 mijë euro

By: redi
29 December 2025 at 18:02

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, deputeti Tedi Blushi thotë se ndërprerja totale e furnizimit me ujë për qytetarët e Vlorës prej 4 ditësh nuk është as “defekt tenik”, por dëshmi e dështimit të kryeministrit Rama që erdhi në pushtet me premtimin për ujë të pijshëm 24 orë. Deklarata e plotë Lënia pa ujë për më shumë se 4 ditë e qytetarëve të Vlorës, nuk është as “defekt tenik” dhe…

Source

Blushi: Asnjë masë për zbatimin e rekomandeve të Avokatit të Popullit mbi trajtimin e Metës në burg

By: redi
17 December 2025 at 15:32

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka paraqitur zyrtarisht kërkesë për interpelancë në Kuvend me Ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari. Ligjvënëse thotë se ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk kanë marrë asnjë masë për përmirësimin e kushteve dhe trajtimit të ish-presidentit Ilir Meta në burgun 313 në Tiranë, ku ndodhet prej më shumë se një…

Source

Opozita pret me skepticizëm ligjin e ri për “bilbilfryrësit”

15 December 2025 at 16:56

Nisma, e njohur ndryshe dhe si ligji i “bilbilfryrësve” vjen gati një dekadë pas miratimit të ligjit në fuqi, i cili deri më sot nuk duket se ia ka dalë të ndërtojë një mekanizëm funksional të sinjalizimit për shkeljet ligjore dhe korruptive brenda administratës publike. I konsideruar si një mekanizëm shumë i rëndësishëm në luftën […]

The post Opozita pret me skepticizëm ligjin e ri për “bilbilfryrësit” appeared first on Reporter.al.

Blushi flet për Metën në Kuvend: I kanë mohuar takimet me familjen dhe drejtuesit e partisë

By: redi
4 December 2025 at 17:19

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi thotë se kreut të partisë, Ilir Metës i janë mohuar disa nga të drejtat themelore, përfshirë lirinë e shprehjes, takimet me familjarët dhe kontaktet me drejtuesit e partisë. ”Mohimi i së drejtës së fjalës, pamundësia për t’u takuar me familjarët dhe drejtuesit e Partisë së Lirisë, përbëjnë një shkelje flagrante të Konventës për të Drejtat e Njeriut”…

Source

Dita e Çlirimit, Partia e Lirisë homazhe pranë monumentit “Nëna Shqipëri”

29 November 2025 at 11:41

TIRANË, 29 nëntor /ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, kreu sot homazhe pranë monumenti “Nëna Shqipëri” në nderim të Dëshmorëve të Atdheut të rënë për Çlirimin e Shqipërisë.

Në 81-vjetorin e Çlirimit të vendit nga nazi-fashistët, Blushi dhe deputetët e Partisë së Lirisë, vendosën kurora me lule pranë monumentit “Nëna Shqipëri”.

“Sot përulemi me mirënjohje, me respekt dhe me nderimin më të thellë para të gjithë të rinjve dhe të rejave, nga Mujo Ulqinaku dhe të gjithë ata të rinj, të cilët që ditën e parë të pushtimit të Shqipërisë, kundërshtuan dhe luftuan me armë në dorë bishën nazi-fashiste”, tha Blushi.

Blushi theksoi se “nderojmë Qemal Stafën, Margarita Tutulanin, Vojo Kushin dhe mijra të rinj dhe të reja që në lule të rinisë dhanë jetën në luftë me pushtuesin për t’i rikthyer lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin Shqipërisë”.

Sipas Blushit “ky përvjetor çlirimi e gjen sot vendin të uzurpuar nga një sekt, i cili jo vetëm ka tradhëtuar vlerat e lirisë, jo vetëm e ka shndërruar Shqipërisë në një vend me të burgosur politik, por dhe në një vend ku më shumë se kurrë të rinjtë dhe të rejat në radhë të parë, duhet të marrin në dorë fatet e tyre për t’i rikthyer njëherë e përgjithmonë lirinë të gjithë shqiptarëve”.

“Ndaj ky është dhe do të jetë misioni i Partisë së Lirisë, t’u rikthejmë lirinë të gjithë shqiptarëve”, u shpreh Blushi.

Këtë datë politika e feston e ndarë. Të majtët respektojnë 28 Nëntorin si Ditën e Pavarësisë dhe 29 Nëntorin si Ditën e Çlirimit, ndërkohë që të djathtët i përkujtojnë të dy festat më 28 Nëntor.

Pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, qyteti i Shkodrës ishte i fundit që u çlirua. Gjatë Luftës së Dytë Botërore shqiptarët u radhitën në krah të koalicionit antifashist dhe zhvilluan luftë çlirimtare.

Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare është një ndër ngjarjet më të lavdishme të vendit tonë, jo vetëm pse u çlirua vendi nga okupatori nazifashist, por kjo fitore e radhiti Shqipërinë në krahun e forcave fituese të luftës, krah aleatëve të mëdhenj.

1 nga 4

/m.q/ /a.g/

The post Dita e Çlirimit, Partia e Lirisë homazhe pranë monumentit “Nëna Shqipëri” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Blushi: Situatë problematike nga përmbytjet, nevojiten ndërhyrje të menjëhershme

22 November 2025 at 13:52

TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, reagoi sot lidhur me përmbytjet e ditëve të fundit që kanë prekur disa qarqe të vendit.

Blushi theksoi se reshjet intensive kanë shkaktuar dëme në banesa, tokë bujqësore, infrastrukturë dhe kanë izoluar disa zona.

“Shqipëria sot është nën ujë sepse qeveria zgjodhi të financojë afera korruptive në vend të mbrojtjes së jetës dhe pronave të qytetarëve” deklaroi Blushi në në dalje për mediet.

Sipas tij, situata paraqitet problematike në qarqet Korçë, Lezhë, Vlorë, Fier, Dibër, Shkodër, Berat, Gjirokastër dhe Elbasan, ku janë raportuar përmbytje, rrëshqitje dherash, prishje urash dhe bllokim segmentesh rrugore.

Blushi i kërkon institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë me masa emergjente, të sigurojnë ndihma ushqimore për familjet e prekura, ushqim për bagëtitë, funksionimin e hidrovoreve, si dhe të garantojnë komunikim të vazhdueshëm me publikun dhe autoritetet lokale për menaxhimin e situatës.

/gj.m/j.p/

The post Blushi: Situatë problematike nga përmbytjet, nevojiten ndërhyrje të menjëhershme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kreu i SPAK: Akuzat politike frymëzojnë kërcënimet e grupeve kriminale

15 October 2025 at 14:53

Në komisionet parlamentare bënë raportimet vjetore gjatë tetorit të gjitha institucionet e pavarura dhe të krijuara me ligj, por raportimi i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, mori një interes të veçantë nga deputetët dhe publiku. Të martën pasdite, i treti në radhën e raportimeve para Komisionit të Ligjeve dhe Komisionit të sapokrijuar për “Nismat Qytetare Bashkëpunimin […]

The post Kreu i SPAK: Akuzat politike frymëzojnë kërcënimet e grupeve kriminale appeared first on Reporter.al.

Opozita vijon konsultimet për kandidatin e Tiranës, Noka: Çështje ditësh do të kemi emrin

28 September 2025 at 15:47

TIRANË, 28 shtator /ATSH/ Partia Demokratike vijoi edhe sot konsultimet dhe negociatat me partitë e tjera opozitare për të zgjedhur emrin e kandidatit për zgjedhjet e parakohshme në bashkinë e Tiranës.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka i caktuar nga kreu i PD-së Sali Berisha si një nga përfaqësuesit për të negociuar me partitë e tjera opozitare, zhvilloi sot një takim me sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë Tedi Blushin si dhe deputetin Edmond Haxhinasto.

Në përfundim të takimit, Noka u shpreh se synimi i opozitës është gjetja e një figure dinjitoze, përfaqësuese për qytetarët, ndryshe nga socialistët.

“Opozita vazhdon konsultimet dhe bisedimet për t’i dhënë Tiranës, edhe bashkive të tjera, një figurë dinjitoze, përfaqësuese, që të ketë në fokus qytetarin, hallet dhe problemet e tij. Ndryshe nga regjimi i narkos. Opozita po përpiqet të gjejë një figurë përfaqësuese për qytetarët.

“Të jeni të sigurtë se kandidatë ka shumë, por po përpiqemi të unifikojmë qëndrimet tona dhe parametrat që duhet të ketë një kandidat, i cili të ketë në qendër të tij qytetarin dhe shërbimin ndaj qytetit”, tha Noka.

Noka tha më tej se për “çështje ditësh” do të kemi emrin e kandidatit nga opozita për bashkinë e kryeqytetit.

I pyetur nëse do të zhvillojë takime me drejtuesit e partive të reja në parlament si Adriatik Lapaj dhe Agron Shehaj, Noka u shpreh se “po vijojmë takimet intensive me të gjitha forcat politike parlamentare dhe pastaj në konsultë me të gjitha. Në partitë parlamentare përjashtohet e majta radikale e Qorrit”.

Nga ana tjetër deputeti i PL-së, Tedi Blushi u shpreh se opozita do të zgjedhë si kandidaturë një vaksinë “kundër” socialistes.

“Sigurisht të jetë një kandidaturë gjithëpërfshirëse. Pra përballë kandidates së Covid-it, ne po zgjedhim vaksinën e duhur, që do shëroje një herë e përgjithmonë kryeqytetin. Sigurisht do të jetë një kandidaturë e cila do e kthejë Bashkinë e Tiranës në shërbim të qytetarëve, e do të japë një herë e përgjithmonë fund paligjshmërisë, abuzimit, korrupsionit në këtë institucion”, tha Blushi.

Grupi i Punës së PD-së nisi dje konsultimet e para me aleatët tradicionalë të saj, Fatmir Mediun e Partisë Republikane dhe Agron Dukën e PAA-së për zgjedhjen e kandidatit nga radhët e opozitës. Nga ana tjetër PS ka caktuar si kandidate Ogerta Manastirliun.

/m.q/a.f/

The post Opozita vijon konsultimet për kandidatin e Tiranës, Noka: Çështje ditësh do të kemi emrin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bardhi: Veliaj u shkarkua pa pasur mundësi të thoshte asnjë fjalë

23 September 2025 at 19:35

TIRANË, 23 shtator /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi sot pas votimit nga këshilli bashkiak i Tiranës të propozimit për shkarkimin e Erion Veliajt nga drejtimi i bashkisë.

Bardhi u shpreh se, “Veliaj iku nga drejtimi i bashkisë më të madhe në vend pa pasur mundësi të thoshte asnjë fjalë, t’i jepte dorën askujt dhe as të thoshte lamtumirë”.

“Ai iku si funksionari simbol i korrupsionit, abuzimit dhe paligjshmërisë në krye të punëve të kryeqytetit”, theksoi Bardhi.

Sipas Bardhit, i sotshmi nuk ishte një mesazh thjesht dhe vetëm për Erion Veliajn, por shtoi ai, ishte një paralajmërim për fundin që i pret të gjithë zyrtarët që kanë abuzuar me pushtetin.

Edhe sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi reagoi pas vendimit të këshillit bashkiak.

Blushi u shpreh se, “vota e këshilltarëve të PS për shkarkimin e Erion Veliajt është po ashtu një votë për (vet)shkarkimin e tyre”.

Sipas tij, “ata kanë mbështetur me votë dhe legjitimuar çdo aferë korruptive, çdo akt kriminal dhe çdo shkatërrim të qëllimshëm të Tiranës.”

Blushi u shpreh se, “ky shkarkim i Erion Veliaj është jo vetëm i domosdoshëm, por edhe shumë i vonuar. Ai duhet të shënojë fillimin e një procesi të thellë drejt llogaridhënies dhe rikthimit të Bashkisë te qytetarët”.

Këshilli bashkiak i Tiranës miratoi sot propozimin për shkarkimin nga detyra të kryetarit të bashkisë së kryeqytetit, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit të këtij viti.

Në mbledhjen e sotme këshilli bashkiak miratoi me 50 vota pro propozimin për shkarkimin nga detyra të Veliajt.

Kërkesa për shkarkimin e kryebashkiakut Veliaj u depozitua nga anëtarët socialistë të këshillit bashkiak, bazuar në nenin 62 të ligjit “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i cili parashikon shkarkimin e një kryebashkiaku nëse ai mungon në detyrë për më shumë se tre muaj pa ndërprerje.

/gj.m/a.f/r.e/

The post Bardhi: Veliaj u shkarkua pa pasur mundësi të thoshte asnjë fjalë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PD nuk depoziton emrat për komisionet parlamentare, Gjekmarkaj: Dërgojmë në Kushtetuese ndryshimet në rregulloren e Kuvendit

22 September 2025 at 13:04

TIRANË, 22 shtator /ATSH/ Në drejtimin e kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve që duhej të miratonte listën e anëtarëve të komisioneve të përhershme të Kuvendit dhe miratimin e listës së anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit.

Kuvendi njoftoi se ishin depozituar propozime vetëm nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste që do i shkojnë për miratim seancës plenare.

Mbledhja u shoqërua me debate mes mazhorancës dhe opozitës për strukturën e re të komisioneve në Kuvend.

Aktualisht janë miratuar vetëm kryetarët dhe nënkryetarët e Partisë Socialiste, por komisionet mbeten jo funksionale për shkak të mungesës së përfaqësuesve të opozitës.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve se katër komisione tepër të rëndësishme i takojnë opozitës.

“Duhet domosdoshmërisht që deri ditën kur do të ketë seancë që do të njoftohet nga kryetari i Kuvendit të kenë ardhur emrat edhe pse do të duhet përsëri të mblidhet konferenca e kryetarëve”, tha Balla.

I pyetur për mundësinë që opozita nuk do i sjellë emrat, Balla tha se në aspektin procedural komisioni quhet i konstituar kur shumica është e pranishme.

“Edhe në rastet e komisioneve kur drejtimin e ka opozita, mbledhja mund të iniciohet me ¼ e firmave të anëtarëve. Shpresoj që opozita t’i sjellë sa më shpejt”, tha Balla.

Nga ana e tij, në një deklaratë për mediet, nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj tha se në Konferencën e Kryetarëve kërkuan ripërsëritjen e seancës plenare të 18 shtatorit. Gjithashtu Gjekmarkaj përsëriti se do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit.

Gjekmarkaj theksoi se në mbledhje kërkoi edhe anulimin e dënimeve për dy deputetët e opozitës, Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka.

“Kryeministri pati tendencë provokative për të mbyllur seancën, në mënyrë që mos të kishte transparencë, mos të kishte debat, mos të prezantoheshin gjysma e ministrave të tij anonimë, mos të kishte reagime. Në këtë kontekst kërkova ripërsëritjen e seancës, të mblidhet Komisioni i Legjislacionit që të shikohet sa më parë mundësia për mocion ndaj Peleshit, të anulohen të gjitha dënimet absurde e një rregulloreje absurde të kësaj mazhorance për të dënuar deputetët e opozitës dhe mos të ketë asnjë pengesë për mediet në sallën e parlamentit të Shqipërisë”, tha deputeti demokrat.

Ai u pyet edhe për aksionin e mëtejshëm të PD-së, nëse do të dorëzonte ditën e mërkurë emrat për komisionet parlamentare.

“Ende nuk kemi marrë një vendim. Ne do shfrytëzojmë çdo hapësirë në Parlament, për t’u përballur me mazhorancën arrogante që kërkon dhe tentoi ta zhbënte opozitën, ta çonte në qoshe, që të dilte vetë nga farsa e 11 majit”, tha ai.

Nga ana tjetër, sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në mbyllje të Konferencës së Kryetarëve tha se PL i ka gati emrat për komisionet parlamentare.

“Kemi ngritur si shqetësim faktin që kryeparlamentari ka shkelur Kushtetutën. I kërkova kryetarit të Kuvendit që mos të shkelë të drejtat e gazetarëve. Ai duhet të respektojë të drejtat dhe lirinë e medias për të qenë prezent. Kjo gjë u refuzua”, tha Blushi.

Ai shtoi se emrat e PL do të dërgohen në Kuvend.

Partia Demokratike i ka zgjedhur kryetarët e komisioneve, por ajo nuk i ka depozituar zyrtarisht në Kuvend, ndërsa ka paralajmëruar dërgimin në Gjykatën Kushtetuese për ndryshimet e bërë nga mazhoranca në Rregulloren e Kuvendit për ndarjen e re të komisioneve parlamentare.

/m.q/j.p/

The post PD nuk depoziton emrat për komisionet parlamentare, Gjekmarkaj: Dërgojmë në Kushtetuese ndryshimet në rregulloren e Kuvendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

EMRAT/ Zbulohen 3 deputetët që PD i dha “borxh” PL-së për të formuar grup parlamentar

16 September 2025 at 18:48

Opozita do të ketë të paktën dy grupe parlamentare në Kuvend, pasi përveç Grupit Parlamentar të PD, një të tillë do të ketë edhe Partia e Lirisë e drejtuar nga Ilir Meta. Burime për mediat bëjnë me dije se po ashtu, edhe aleatët e PD-së pritet të kenë një grup parlamentar më vete, e sigurisht, […]

The post EMRAT/ Zbulohen 3 deputetët që PD i dha “borxh” PL-së për të formuar grup parlamentar appeared first on BoldNews.al.

Raporti i Avokatit të Popullit, Blushi: Rrëmbimi i Ilir Metës, akt kriminal i SPAK në shërbim të Ramës

By: redi
1 September 2025 at 16:11

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka publikuar dokumentet e Avokatit të Popullit, të cilat sipas tij përmbajnë gjetje shumë të rënda për arrestimin e Ilir Metës më 21 tetor 2024. Në një deklaratë për media, ai tha se Avokati i Popullit ka konfirmuar se urdhri i tre prokurorëve të SPAK-ut Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi ishte mbështetur mbi një ligj të shfuqizuar…

Source

Blushi: Zero prova kundër Metës, gjykata palë me SPAK-un

TIRANË, 27 gusht /ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi tha sot se presidenti i PL-së Ilir Meta prej 10 muajsh po mbahet në burg pa asnjë fakt penal.

Duke e konsideruar izolimin e Metës si “politik”, Blushi tha edhe gjykata është bërë palë me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

“Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, prej 10 muajsh, ndodhet në burg jo për shkak të ligjit, por të politizimit ekstrem të SPAK-ut dhe shantazhit institucional që Prokuroria e Posaçme ushtron mbi gjykatat speciale, përmes përgjimit permanent të gjyqtarëve dhe familjarëve, duke cenuar në mënyrë flagrante pavarësinë e tyre në vendimmarrje”, u shpreh Blushi.

Sipas Blushit, gjatë kohës që Meta është mbajtur i burgosur “nuk është zbuluar dhe paraqitur asnjë provë reale ligjore që të vërtetojë ndonjë veprim të paligjshëm të Meta”.

Deputeti i zgjedhur i PL-së nënvizoi se “alibia e “dëshmitarëve të paqëndrueshëm” kundër Ilir Metës nuk provon gjë tjetër veçse ata janë pengje të SPAK-ut”.

“Ilir Meta, pa pushtet ekzekutiv, pa asnjë instrument presioni dhe pa mandat deputeti nuk ka asnjë fuqi intimiduese ndaj kërrkujt. Ndaj gjykata për rastin e Metës duhet të argumentonte për çfarë dëshmitarësh bëhet fjalë”, tha Blushi.

Blushi shtoi se “nuk ka asnjë dëshmitar, që të jetë i PL, jo se jo, që e fajëson Ilir Metën apo që e bën përgjegjës në raport me ligjin”.

“Presioni ndaj gjyqtarit nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga SPAK, afërmendsh që do prodhojë bërjen palë të tij me SPAK në këtë proces, duke riprodhuar po afërmendsh të njëjtën alibi për “provat e gjalla të paqëndrueshme”, që më pas kthehet në “argument” ligjor për të mbajtur Ilir Metën në paraburgim politik”, tha Blushi.

Blushi u shpreh se gjykata duhet të garantojë një proces të rregullt ligjor midis palëve dhe SPAK është palë në këtë.

Sipas Blushit “i gjithë procesi karakterizohet nga manipulimi, selektiviteti, mungesë transparence, paligjshmëria dhe politizimi”.

Më 13 gusht Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të mos ndryshojë masën e sigurisë ndaj Ilir Metës, duke e lënë në fuqi “arrestin në burg”.

SPAK i ka komunikuar zyrtarisht Ilir Metës mbylljen e hetimeve dhe kalimin e dosjes në gjykatë.

Meta akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, për çështjet që kanë të bëjnë me dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA.

Ai u arrestua më 21 tetor 2024 dhe që prej atij momenti qëndron në paraburgim me masë “arresti në burg”.

/m.q/j.p/

The post Blushi: Zero prova kundër Metës, gjykata palë me SPAK-un appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Procesi ndaj Metës/ Tedi Blushi: Endrit Braimllari hyri në SPAK me teserën e PL-së dhe doli me atë të PS

By: Ela
27 August 2025 at 11:45

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një konferencë për shtyp, tha se Endrit Braimllari, një nga dëshmitarët sipas tij në procesin kundër ish presidentit Ilir Meta, “hyri në zyrat e SPAK me teserën e PL-së dhe doli me atë të PS-së, madje edhe si kandidat për deputet i Edi Ramës”. “Alibia […]

The post Procesi ndaj Metës/ Tedi Blushi: Endrit Braimllari hyri në SPAK me teserën e PL-së dhe doli me atë të PS appeared first on BoldNews.al.

Aksioni, Noka dhe Blushi takohen në selinë blu

By: redi
20 August 2025 at 17:07

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka këtë të mërkurë është takuar me numrin dy të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Takimi është zhvilluar në selinë e PD, ku mësohet në fokus ka qenë aksioni opozitar dhe nisja e sesionit të ri parlamentar. Biseda mes dy sekretarëve të përgjithshëm është fokusuar te koordinimi i aksionit të opozitës, ku fokusi është te denoncimi i asaj që e quajnë farsë…

Source

Blushi: 251 kriminelë të lirë dhe opozita në burg

By: redi
18 August 2025 at 15:54

Partia e Lirisë akuzon qeverinë dhe strukturat ligjzbatuese të saj se nuk po arrestojnë 251 kriminelë me urdhër-arreste të lëshuara nga SPAK-u dhe të miratuara nga GJKKO-ja. Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi vë theksin tek mosekzekutimi i këtyre urdhrave, ndërsa bëri analogji me rastin e kundërt për presidentin e partisë, Ilir Meta, duke thënë se u rrëmbye në rrugë si opozitar dhe u…

Source

PL: Drafti për Kodin e ri Penal, antikushtetues

TIRANË, 29 korrik /ATSH/ Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi e cilësoi si antikushtetues draftin e ri të Kodit Penal.

Në një deklaratë për mediet Blushi tha sot se drafti është “një atentat ndaj shtetit të së drejtës, që synon asgjësimin përfundimtar të lirisë në Shqipëri”.

Deputeti i zgjedhur i PL-së nënvizoi se “ky Kod Penal është rikthim i Nenit famëkeq, “55” për agjitacion dhe propagandë”.

“Shteti i represionit që synohet të instalohet me këtë Kod parashikon: Burg për fjalën e lirë, sepse çdo kritikë, postim apo protestë mund të cilësohet “terrorizëm” apo “dezinformim” dhe kushdo mund të përfundojë me pranga në duar për “agjitacion e propagandë.

“Burg për parkimin, sepse bashkimi i “krimeve” me “kundërvajtjet” i jep fuqi prokurorisë që të kthejë çdo gabim administrativ në vepër penale. Burg për kontratat, sepse bizneset dhe individët ndëshkohen penalisht për mosmarrëveshje civile, ndërkohë që kontrabandistët dhe klientët e Qeverisë përfitojnë imunitet të paprekshëm.

“Liri për të dënuarit me burgim të përjetshëm, sepse parashikohen hapësira për lirimin e tyre pa asnjë kriter të qartë, duke çelur rrugën për pazare të fëlliqura politike dhe legalizim të korrupsionit gjyqësor. Liri për hajdutët me pushtet, sepse abuzimi me detyrën, shpërdorimi i fondeve publike dhe korrupsioni i lartë praktikisht dekriminalizohen përmes kufizimit ekstrem të dispozitave për ndjekjen e tyre”, tha Blushi.

Blushi u shpreh se “Kodi i ri Penal i pakonsultuar me asnjë grup interesi të mirëfilltë, me asnjë OJF apo organizatë të të drejtave të njeriut, pa pyetur avokatët apo profesionistët e drejtësisë, por i prezantuar në terr, nuk është ligj, por një mjet shtypës”.

Sipas Blushit ky Kod Penal duhet refuzuar, rrëzuar dhe dërguar në koshin e historisë bashkë me regjimin që e prodhoi.

“I bëjmë thirrje çdo qytetari, intelektuali, juristi, çdo përfaqësuesi të shoqërisë civile dhe çdo aktori politik që beson te vlerat e lirisë, demokracisë dhe shtetit të së drejtës të kundërshtojë me forcë këtë grusht shteti juridik ndaj lirisë, si tentativë kriminale për instalimin e shtetit të mafias”, tha Blushi.

/m.q/r.e/

The post PL: Drafti për Kodin e ri Penal, antikushtetues appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PL: Rritja e çmimeve të referencës, goditje ndaj shtresës së mesme dhe të rinjve

TIRANË, 28 korrik /ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tha sot se rritja e çmimeve të referencës për pasuritë e paluajtshme nga qeveria do ta bëjë edhe më të pamundur blerjen e një apartamenti dhe do të rrisë më tej koston e jetesës.

Nga selia e Partisë së Lirisë, Blushi u shpreh se “qeveria rrit në heshtje çmimet e referencës për pasuritë e paluajtshme, pa konsultim publik, duke vendosur një taksë të re të fshehur mbi qytetarët më të varfër të Europës”.

“Një tjetër grabitje e pastër që do e bëjë edhe më të pamundur blerjen e një apartamenti dhe do rrisë më tej koston e jetesës”, tha Blushi.

Blushi nënvizoi më tej se “rritja tinëzisht e çmimeve të referencës për pasuritë e paluajtshme është goditja e radhës ndaj shtresës së mesme dhe të rinjve që e kanë të pamundur sot të blejnë një shtëpi”.

“Kjo nuk është thjesht keqqeverisje, por një bandë shtetërore që po djeg vendin për të ruajtur pushtetin e vet kriminal përmes farsës dhe terrorit elektoral të 11 majit”, tha Blushi.

Blushi u ndal gjithashtu edhe tek situata nga zjarret në vend.

“Nga Veriu në Jug, mbi 12 mijë hektarë pyje, kullota, pemishte dhe prona publike janë kthyer në hi. Nga një përllogaritje e përafërt mbi bazën e kostos së ripyllëzimit, vlerës së lëndës drusore të djegur, kostos së degradimit të tokës dhe të tjera, dëmi ekonomik nga zjarret deri më tani rezulton përafërsisht 80 milionë euro, vlerë e cila rritet çdo ditë”, tha Blushi.

/m.q/r.e/

The post PL: Rritja e çmimeve të referencës, goditje ndaj shtresës së mesme dhe të rinjve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

9 muaj në qeli, avokati i Ilir Metës: Ish-Presidenti është i burgosur politik. Blushi: Nuk kam komunikim me të

By: redi
22 July 2025 at 18:11

9 muaj ka në qeli Ilir Meta, ku presidenti i Partisë së Lirisë është i pandehur nga SPAK për tre akuza. Këtë të dalë, në një konferencë të gjatë për mediat, sekretari i Përgjithshëm Tedi Blushi dhe avokati Kujtim Cakrani, përsëritën të njëjtat pretendime dhe akuza për persekutim politik të ish Presidentit. “Metës i janë penguar qëllimisht takimet me deputetë, eurodeputetë, me familjarë si motra…

Source

Hetimet e SPAK/ Tedi Blushi: Divorci mes Metës dhe Kryemadhit u bë pasi u zbulua përdorimi i kartave

15 July 2025 at 21:07

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i ftuar në “Real Story” tha se përdorimi i kartës nga Monika Kryemadhi ka çuar në divorcin me Ilir Metën, për shkelje të besimit dhe shkelje të ligjit.

Ai theksoi se kartat e zbuluara nga SPAK nuk janë përdorur nga Ilir Meta.

“SPAK tregon në emër të kujt janë kartat dhe kush i ka përdorur. Nuk është z. Meta fare. E thotë SPAK. SPAK thotë se kartat janë në emër të  Shatkut dhe në emër të Monika Kryemadhit.

Nuk ka asnjë kartë të Metës. Në momentin kur Meta është vënë dijeni të këtyre kartave, ai ka bërë dhe divorcin  me zonjën Kryemadhi si një tradhti e para për një shkelje ligji, dhe ndaj besimit të tij.

Kjo çoi në divorc pa diskutim, patjetër, e ka sqaruar vetë z. Meta. Në momentin që është vënë në dijeni nga SPAK, që kemi zbuluar një kartë, çfarë karte ka përdorur dhe në këtë moment ai ka vendosur divorcin me zonjën Kryemadhi”, theksoi ai./abcnews.al

❌
❌