Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 11 January 2026Main stream

Lumi Seman del nga shtrati/ Ministri Vengu: Evakuimi i banorëve ka vijuar gjatë gjithë natës

By: Rovena
11 January 2026 at 08:51

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, njoftoi se forcat e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut vazhduan gjatë natës operacionet e tyre në të dy anët e lumit Seman. “Është një tjetër natë sprove dhe sakrifice për djemtë tanë në terren,” tha ai.

Evakuimi i banorëve nga fshatrat pranë lumit, në bashkitë Kuçovë dhe Dimal, ka vijuar gjatë gjithë natës si masë parandaluese për të garantuar sigurinë e tyre.

Forcat e Armatosura, në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, mbeten të angazhuara në terren, duke punuar krah për krah me strukturat vendore, për menaxhimin e situatës dhe për mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve.

Before yesterdayMain stream

Durrës, situata drejt përmirësimit/ Ikën uji, numërohen pasojat

By: Rovena
7 January 2026 at 18:08

Të paktën 800 banesa janë përmbytur dhe 304 persona janë evakuuar nga banesat e tyre.

Ky është bilanci paraprak i përmbytjeve në Durrës, qyteti që është goditur më së shumti nga moti i keq dhe reshjet intensive të ditëve të fundit.

Ndonëse krahasuar me një ditë më parë situata paraqitet disi më e qetë, problemet mbeten të theksuara në disa zona, kryesisht në periferi të qytetit, ku uji vijon të jetë prezent në oborre dhe banesa.

Banorët tregojnë se nuk kishin përjetuar kurrë përmbytje të këtyre përmasave, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Pavarësisht përpjekjeve për të mbrojtur shtëpitë, banorët thonë se vërshimi i ujit ishte i pandalshëm.

Pas mbledhjes së shtabit të emergjencave civile në Durrës, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, tha se po punohet intensivisht për zhbllokimin e kanaleve të ujërave të larta, me synim rikthimin sa më të shpejtë të banorëve në shtëpitë e tyre.

Ka tërheqje të ujit në ish-Kënetë dhe Shkozet, por ende ka prezencë uji në oborre dhe banesa. Kemi edhe mjete shtesë në ndihmë dhe nuk kemi probleme me hidrovoret.

Autoritetet iu bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e strukturave të emergjencës, ndërsa puna për përballimin e situatës vijon pa ndërprerje.

Zelensky ndryshon edhe ministrin e Mbrojtjes, ia beson ushtrinë një 34-vjeçari!

By: M C
2 January 2026 at 22:59

Presidenti Volodymyr Zelensky ka ndryshuar të gjithë kupolën ushtarake të Ukrainës.

Ai njoftoi sot qëllimin e tij për të zëvendësuar Ministrin e Mbrojtjes Denys Shmyhal, duke ia ofruar këtë pozicion 34-vjeçarit Mykhailo Fedorov, deri më tani Ministër i Transformimit Dixhital.

“Kam vendosur të ndryshoj strukturën e Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës. I ofroj Mykhailo Fedorov pozicionin e Ministrit të Mbrojtjes të Ukrainës”, tha Zelensky në një videomesazh të publikuar sonte.

Siç tha Zelensky, “Mykhailo është shumë i përfshirë në çështjet që lidhen me mjetet ajrore pa pilot dhe po punon shumë efektivisht në dixhitalizimin e shërbimeve dhe proceseve publike”.

Presidenti ukrainas nuk e justifikoi vendimin e tij për të zëvendësuar Ministrin aktual të Mbrojtjes Denys Shmyhal, një ish-kryeministër që e kishte emëruar në këtë pozicion disa muaj më parë, në korrik 2025.

Mykhailo Fedorov u emërua Ministër i Transformimit Dixhital në vitin 2019. Ai nuk është i njohur gjerësisht dhe ka pak përvojë në pozicione qeveritare.

Më herët gjatë ditës, Zelensky njoftoi gjithashtu emërimin e shefit të inteligjencës ushtarake Kirill Budanov si shef të stafit të tij.

Budanov zëvendëson Andriy Yermak, i cili dha dorëheqjen në nëntor për shkak të një skandali korrupsioni që shkaktoi zemërim publik ndërsa Ukraina lufton për mbijetesë mes pushtimit të vazhdueshëm rus.

The post Zelensky ndryshon edhe ministrin e Mbrojtjes, ia beson ushtrinë një 34-vjeçari! appeared first on Albeu.com.

Ministri Vengu në Forumin Ekonomik: Korridori VIII, jo vetëm rrugë, por edhe aset strategjik për sigurinë e NATO-s

By: redi
12 December 2025 at 21:10

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu e ka cilësuar Korridorin VIII jo thjesht si një projekt infrastrukturor transporti, por si një element kyç të arkitekturës së sigurisë në rajon. Gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik të Tiranës, detaje të së cilës i ndau përmes një postimi në rrjetet sociale, Vengu theksoi se Shqipëria po ndjek një strategji të qartë investimesh në infrastrukturë me “përdorim…

Source

Vengu: Shqipëria, faktor stabiliteti dhe aleat i besueshëm në NATO

9 December 2025 at 14:44

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu mirëpriti sot në auditorin e Akademisë së Forcave të Armatosura pjesëmarrësit e kursit të avancuar të ACSC (Advanced Command and Staff Course) të Mbretërisë së Bashkuar, një prej programeve më prestigjioze të edukimit strategjik ushtarak në nivel global.

Programi mbledh mbi 250 kursantë nga 45 vende të botës, duke e bërë atë një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave më të mira.

Gjatë fjalës së tij, ministri Vengu theksoi se Shqipëria ka fituar një rol të rëndësishëm si faktor stabiliteti në rajonin e Ballkanit dhe ka forcuar në mënyrë të vazhdueshme kontributin e saj në misionet e NATO-s dhe aleatëve ndërkombëtarë.

“Edhe pse një aleat modest për nga përmasat, Shqipëria kontribuon me profesionalizëm, seriozitet dhe vullnet të palëkundur për sigurinë kolektive”, u shpreh Vengu, duke nënvizuar se besimi i partnerëve ndërkombëtarë në Forcat e Armatosura shqiptare është rezultat i punës dhe përkushtimit të vazhdueshëm.

/gj.m/a.f/r.e/

The post Vengu: Shqipëria, faktor stabiliteti dhe aleat i besueshëm në NATO appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dalja nga shtrati i lumit Seman, ministri i mbrojtjes monitoron nga afër situatën në Mbrostar të Fierit

By: M C
22 November 2025 at 20:37

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu, i shoqëruar nga kreu i emergjencave civile Haki Çako, ka mbërritur disa minuta më parë në Mbrostar të Fierit për të monitoruar nga afër situatën në lumin Seman, e cila mbetet një ndër më problematiket në vend nga situata e reshjeve.

Më herët forcat e ushtrisë janë tërhequr nga zona pranë Urës së Mifolit pas uljes së nivelit të prurjeve për tu pozicionuar në pikat më të rrezikuara nga dalja e shtratit të lumit Seman.

Së bashku me forcat e ushtrisë, shërbimet zjarrfikëse dhe emergjencat civile të bashkisë Fier do të monitorojnë përgjatë gjithë natës situatën ndërkohë që reshjet vijojnë të jenë intensive.

The post Dalja nga shtrati i lumit Seman, ministri i mbrojtjes monitoron nga afër situatën në Mbrostar të Fierit appeared first on Albeu.com.

Ministri i Mbrojtjes shkon në zonat problematike: Rreziku s’ka kaluar, jemi të gatshëm për evakuime

By: M C
19 November 2025 at 18:42

Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu, ka mbërritur pasditen e sotme në urën e Mifolit, ku po monitoron nga afër situatën e prurjeve të lumit Vjosa.

Reshjet e shiut nuk kanë pushuar ende dhe situata vijon të jetë kritike, pasi edhe në orët në vijim pritet të ketë reshje në gjirin e Vlorës si edhe në jug të vendit.

Autoritetet kanë njoftuar të gjithë banorët dhe bizneset përgjatë vijës lumore të tregohen të kujdesshëm dhe të qëndrojnë në gatishmëri për çdo zhvillim të mundshëm.

“Vojsa ka qenë në monitorim të rreptë. Duhet një alert maksimal, nuk ka kaluar rreziku. Do të kemi edhe një diskutim të forcave në terren nëse duan që të kryejnë evakuime.

Jemi pranë banorëve dhe bizneseve. U prek Lezha dhe Kurbini, jemi në kushtet ku situata është normalizuar dhe forcat e armatosura kanë qenë në dispozicion të bashkive ku ka pasur probleme.”-tha ai.

The post Ministri i Mbrojtjes shkon në zonat problematike: Rreziku s’ka kaluar, jemi të gatshëm për evakuime appeared first on Albeu.com.

Moti i keq godet Shqipërinë/ Ministria e Mbrojtjes, e Bujqësisë dhe e Brendshme në terren: Koordinim ndërinstitucional

By: Rovena
17 November 2025 at 15:25

Në prag të përkeqësimit të motit dhe paralajmërimeve për situatë të rënduar atmosferike në ditët e ardhshme, zv.kryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zhvilloi sot një takim koordinues në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Takimi mblodhi drejtues të disa institucioneve kyçe, të cilët theksuan gatishmërinë maksimale dhe nevojën për bashkërendim të ngushtë ndërinstitucional, me qëllim marrjen e masave parandaluese në të gjitha zonat e vendit që rrezikohen nga reshjet intensive dhe fenomenet atmosferike.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla: Ministria e Bujqësisë është në kapacitet të plotë me të gjithë stafin në zonat e veriut, por edhe në zonat e jugu siç është Vlora dhe Fieri. Jemi në kapacitet të plotë me 6 skavatorë. Jemi ndarë në dy fronte, Mbrojta në zonën veriore dhe Bujqësia në zonën jugore. Çdo problematikë që lidhet në këtë zonë do të jemi në gatishmëri të plotë. Gjatë ditës së sotme do të jemi koherentë në komunikimin me kryebashkikatë dhe perfektët.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu: Perfektët janë të vetëdijshëm tani që kemi një dritare veprimi për të marrë masa parandaluese deri në orët e vona të ditës së sotme. Do doja vëmendjen e gjithë kryebashkikavë dhe perfektëve për koordinim dhe gatishmëri. Të bëjmë shpërndarjen e ekskavatorëve me krahë të gjatë.

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu: Kodimi ndërinstitucional duhet të jetë në maksimum. Gjatë këtyre ditëve duhet që të përforcohet sa më shumë. Duke pasur parasysh të gjitha çështjet që në raste reshje janë më evidente. Do ju lutesha shumë të gjithë perfektëve që keni në koordinim./abcnews.al

Gara ushtarake “Cambrian Patrol”, trupat e Shqipërisë renditen në vendin e tretë

11 October 2025 at 19:47


Regjimenti i Jugut i Forcës Tokësore të Shqipërisë u renditën në vendin e tretë në botë, teksa morën pjesë në garën “Cambrian Patrol”, zhvilluar në Uells nga Brigada e 160-të e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shkruar trupat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë zhvilluan 48 orë stërvitje në terren të ashpër.

Po ashtu Vëngu shkruan se bashkëpunimi në të gjitha nivelet me forcat aleate, për të forcuar kapacitetet njerëzore të Forcave të Armatosura mbetet prioritet për objektivat e FA.

Postimi i Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vëngu:

Bashkëpunimi në të gjitha nivelet me forcat aleate, për të forcuar kapacitetet njerëzore të Forcave rë Armatosura mbetet prioritet për objektivat e programit tonë #MBROJTJA2030.

Regjimenti i Jugut i Forcës Tokësore mori pjesë në një nga garat më të vështira ushtarake në botë, “Cambrian Patrol”, zhvilluar në Uells nga Brigada e 160-të e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar.

48 orë sfidë në terren të ashpër, në një garë me traditë mbi 60-vjeçare, ku trupat tona ???????? u renditën me meritë në vendin e tretë.



Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

10 October 2025 at 13:21

TIRANË, 10 tetor /ATSH/ Konferenca e 3-të e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s që u mbajt në datat 9-10 tetor bëri bashkë në Tiranë gjeneralë, drejtues, komandantë të NATO-s, ekspertë, për të diskutuar dimensionet e reja të sigurisë së përbashkët në hapësirën digjitale.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu u shpreh se konferenca vjen ndërsa realiteti aktual na ballafaqon me sfida dhe fronte të reja për mbrojtjen kolektive. “Vendet e Aleancës kërkojnë të shtojnë kapacitetet, bashkëpunimin dhe koordinimin në fushën e mbrojtjes kibernetike dhe sistemeve të sigurta, dhe ndërlidhjes”, theksoi ai.

Vengu nënvizoi se, “Shqipëria ka dëshmuar një rol të shtuar, qoftë nëpërmjet formimit të Komandës Kibernetike, rritjes së kapaciteteve dhe koordinimit të shtuar me NATO-n, dhe do vazhdojë të rris vëmendjen dhe investimet në këtë fushë të rëndësishme për Sigurinë Kombëtare”.

Shqipëria është vendi mikpritës i delegacioneve nga 32 vendet anëtare të Aleancës, të përfaqësuara nga ministritë e jashtme, të mbrojtjes dhe (cyber ambassadors) ambasadorët kibernetikë.

Ky event i nivelit të lartë shërben si një platformë unike për shkëmbimin e njohurive, forcimin e bashkëpunimit dhe ndërtimin e strategjive të përbashkëta që synojnë mbrojtjen kolektive përballë kërcënimeve gjithnjë në ndryshim në hapësirën kibernetike

/gj.m/j.p/

 

The post Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu në 60-vjetorin e Batalionit të Mbështetjes: Njësi me përgjegjësi për sigurinë dhe infrastrukturat kritike

TIRANË, 1 tetor /ATSH/ Batalioni i Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm festoi sot 60-vjetorin e krijimit të tij.

Me këtë rast në mjediset e repartit u zhvillua një ceremoni ku ishin të pranishëm, Presidenti Bajram Begaj, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji si dhe gjeneralë dhe drejtorë të strukturave të MB-së dhe Shtabit të Përgjithshëm.

Në fjalën e tij përshëndetëse, ministri Vengu tha se “60-vjetori i Batalionit të Mbështetjes është një pikë veçanërisht kulmore në historinë e kësaj njësie për vetë faktin se ajo ka shoqëruar në historinë e Shqipërisë moderne të gjitha etapat e transformimit të Forcave të Armatosura, por gjithashtu dhe dritëhijet e shtetndërtimit tonë, sidomos gjatë periudhës së tranzicionit”.

Vengu theksoi gjithashtu përgjegjësinë e kësaj njësie për sigurinë e kryeqytetit dhe infrastrukturave kritike.

“Një element që u theksua padyshim është zanafilla e kësaj njësie që në periudhën e Luftës Nacionalçlirimtare, por harrojmë dhe një dimension tjetër, se bashkërisht me strukturat tuaja drejtuese synojmë që ta rikthejmë shumë e më shumë, është përgjegjësia e kësaj njësie për sigurinë e kryeqytetit dhe infrastrukturave kritike”, tha Vengu.

Vengu u ndal edhe te një element i dytë, i cili kishte të bënte me faktin se ky batalion ka shërbyer edhe si shkollë komandimi për Forcat e Armatosura.

“Nuk është rastësi që një pjesë e mirë e drejtuesve të Forcave të Armatosura, qofshin këta nga struktura operacionale, spitalore, mbështetëse apo qoftë dhe të inteligjencë ushtarake kanë dalë nga ky batalion, sepse është një batalion që përfaqëson tërësinë e spektrit, qoftë të luftimit, qoftë të përfaqësimit të shtetit në dritën e tij më të mirë dhe veçanërisht këtu dua të falënderoj dhe ceremonialin ushtarak dhe shtetëror dhe bandën frymore që bëjnë më të mirën për të nderuar vendin dhe Forcën e Armatosur”, u shpreh Vengu.

Në mbyllje të fjalës së tij, Vengu falënderoi të gjithë komandantët, drejtuesit e batalionit “të cilët ndër vite kanë qëndruar veçanërisht besnik ndaj transformimeve që ka pësuar ky batalion dhe të cilët janë investuar që të na mbështesin për sa i përket, rritjes fuqizimit, modernizimit të tij, ju falënderoj për kontributin e dhënë”.

Batalioni i Mbështetjes të Shtabit të Përgjithshëm është një ndër repartet elitë të Forcave tona të Armatosura. Misioni i tij është ruajtja dhe mbështetja e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm në të gjitha aktivitetet e ndryshme ushtarake, brenda dhe jashtë vendit, në kohë paqe dhe lufte. E veçanta e këtij batalioni nga njësitë e tjera të FA është se në përbërje të tij është Kompania Ceremoniale dhe Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, të cilat mbulojnë të gjitha ceremonitë ushtarake të Forcave të Armatosura.

/m.q/r.e/

The post Vengu në 60-vjetorin e Batalionit të Mbështetjes: Njësi me përgjegjësi për sigurinë dhe infrastrukturat kritike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Varshavë/ Ministri Vengu takon homologun e tij: Polonia një aleat i qëndrueshëm i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE

30 September 2025 at 11:44

Varshavë- Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu është takuar me homologun e tij në Varshavë, Władysław Kosiniak-Kamysz.

Në reagimin e tij është shprehur se Polonia është një aleat i qëndrueshëm i i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Gjithashtu theksoi se në këtë takim është rënë dakord sot për një intensifikim të bashkëpunimit mes dy ministrive të Mbrojtjes në dy elementë kyç: fuqizimi i kapitalit njerëzor dhe rritja e kapaciteteve prodhuese.

“Në Varshavë, dita nis me takimin me homologun Władysław Kosiniak-Kamysz. Në eksperiencën e suksesshme polake, anëtarësimi në BE dhe mbështetja konsistente për Mbrojtjen dhe industrinë ushtarake janë dy anë të së njëjtës medalje. Një mësim i vyer që na nxit për më shumë bashkëpunim me Poloninë, një aleat i qëndrueshëm i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ramë dakord sot për një intensifikim të bashkëpunimit mes dy ministrive të Mbrojtjes në dy elementë kyç: fuqizimi i kapitalit njerëzor dhe rritja e kapaciteteve prodhuese. Mirënjohës Polonisë për mbështetjen e pakursyer dhe për vëmendjen dashamirëse në funksion të stabilitetit dhe sigurisë në Evropën Juglindore”, është shprehur Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu.

/abcnews.al/

Avioni MiG-21 i zhytur në Vlorë kthehet në atraksion turistik​

21 September 2025 at 21:27


Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Pirro Vëngu, ka publikuar pamje nga avioni MiG-21 i zhytur në ujërat e Dhërmiut, i cili është kthyer në një prej atraksioneve më të veçanta të turizmit nënujore në vend.

Nga një simbol i historisë ushtarake shqiptare, avioni tashmë shërben si destinacion për zhytës vendas dhe të huaj, duke tërhequr gjithnjë e më shumë vizitorë të apasionuar pas aventurës nën det.

Ministri Vëngu e cilësoi këtë shembull si një mënyrë të bukur për të kthyer trashëgiminë e së shkuarës në një burim të ri zhvillimi përmes turizmit dhe sporteve të aventurës.



“Nga simbol i historisë sonë ushtarake, në destinacion për zhytës vendas dhe të huaj. Avioni MiG-21 i zhytur në bregdetin e Dhërmiut është kthyer në një nga atraksionet më të veçanta nënujore në Shqipëri. Një shembull i bukur sesi trashëgimia e së shkuarës mund të marrë jetë të re përmes turizmit dhe aventurës”, shkruan Vengu.

Avioni ndodhet i pozicionuar në bregdetin e jugut në Dhërmi, duke ofruar një eksperiencë unike për turistët që zgjedhin të eksplorojnë botën nënujore të Shqipërisë.

Nga relike ushtarake në atraksion turistik. Avioni MiG-21 i zhytur në Dhërmi magjeps zhytësit vendas dhe të huaj

By: berti
21 September 2025 at 10:00

Një nga pamjet më të pazakonta dhe tërheqëse të bregdetit shqiptar po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje: avioni luftarak MiG-21, i zhytur në ujërat e kristalta të Dhërmiut, është kthyer në një atraksion nënujor unik, që po tërheq zhytës profesionistë dhe aventurierë nga e gjithë bota. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ndau sot pamje të reja nga zhytësit që eksplorojnë avionin…

Source

Vengu: Krenar për skuadrën e ushtarakëve dhe civilëve të Mbrojtjes

19 September 2025 at 20:46

TIRANË, 19 shtator /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu mblodhi sot në ditën e rimandatimit në këtë post dhe betimit në Presidencë skuadrën e ushtarakëve dhe civilëve të mbrojtjes.

Vengu në një postim në rrjetet sociale shprehu krenarinë për atë çka bëjnë çdo ditë Forcat e Armatosura në tokë, në det, në ajër e në hapësirën kibernetike.

Vengu gjithashtu shprehu mirënjohje ndaj Kryeministrit Edi Rama, për mbështetjen e vazhdueshme dhe mundësinë për t’i shërbyer vendit përgjatë më shumë se një dekade, aty ku detyrat shtetformuese të kësaj skuadre politike e kërkonin.

“Nuk mund të mos falënderoj në këto momente të gjithë personelin e angazhuar në misione të rrezikshmërisë së lartë dhe familjet e tyre – ata që qëndrojnë gjithmonë në gatishmëri që qytetarët tanë të jetojnë, punojnë dhe gëzojnë jetën të sigurt”, u shpreh Vengu.

Vengu theksoi se, ata janë njësia matëse e një shteti që mbron dhe nuk dorëzohet përballë sfidave, duke shprehur krenarinë për skuadrën e ushtarakëve dhe civilëve të Ministrisë së Mbrojtjes.

Pirro Vengu është lindur më 24 prill 1986, në Elbasan. Prej korrikut 2024 ai ka mbajtur postin e Ministrit të Mbrojtjes.

Nga viti 2019 e deri në vitin 2024, Vengu ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit Portual Durrës.  Në periudhën 2017 deri në 2019, ai ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Antikorrupsionit në Kryeministri.

Ndërsa nga viti 2013 deri në 2017, ka qenë shefi i kabinetit në Ministrinë e Jashtme. Më herët, gjatë viteve 2010 – 2013, Vengu ka mbajtur rolin e Koordinatorit të Programeve Kërkimore, European Council on Foreign Relations (Paris, Francë).

/gj.m/j.p/

The post Vengu: Krenar për skuadrën e ushtarakëve dhe civilëve të Mbrojtjes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministri Vengu pret komandantin Suprem të Aleancës në Evropë në vizitën e parë në Tiranë

By: redi
16 September 2025 at 21:03

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu priti sot në takim komandantin Suprem të Aleancës në Evropë (SACEUR) gjeneralin Alexus Gregory Grynkewich, në vizitën e tij të parë në vendin tonë. Gjatë takimit, palët biseduan për investimet në industri dhe infrastrukturë kritike, që Shqipëria po ndërmerr për të rritur strukturalisht dhe vijueshmërisht kapacitetet e saj mbrojtëse dhe reaguese në përputhje me…

Source

Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyjë e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

15 September 2025 at 15:31

TIRANË, 15 shtator /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes i Bullgarisë, Atanas Zapryanov, zhvilloi vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, i shoqëruar nga një delegacion i lartë.

Gjatë vizitës në Tiranë, ministri bullgar u prit nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu.

Gjatë takimit, të dy ministrat theksuan marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë, duke vlerësuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit rajonal përballë sfidave të përbashkëta në Evropën Juglindore.

Në qendër të diskutimeve ishin projektet strategjike për industrinë dhe infrastrukturën, përfshirë Korridorin VIII dhe portin në Porto Romano, si nyjë të rëndësishme për rritjen e lëvizshmërisë së forcave aleate të NATO në rajon.

Ministrat rikonfirmuan angazhimin për të vijuar kontributin e përbashkët në misionet ndërkombëtare, ku Shqipëria dhe Bullgaria shërbejnë së bashku në Forcën e Përparuar të NATO-s në Bullgari dhe në misionin KFOR në Kosovë, si dëshmi e vendosmërisë për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Evropë.

1 nga 3

/gj.m//a.f//r.e/

The post Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyjë e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Vetëm drejtësi, asgjë tjetër” – mesazhi i ministrit shqiptar për Hagën

14 September 2025 at 18:24


Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka shprehur mbështetjen e tij për protestën e së dielës të mbajtur në Hagë, ku u kërkua drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen nga Gjykata Speciale.

Përmes një postimi në Facebook, Vengu tha se proceset gjyqësore duhet të jenë të drejta dhe të paanshme, duke theksuar rëndësinë e respektimit të sakrificës së luftëtarëve të UÇK-së.

“Drejtësi pra drejtësi, vetëm drejtësi, asgjë më shumë se sa drejtësi dhe asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj”, ka shkruar ai.

Protesta në Hagë është mbajtur në shenjë solidariteti me ish-udhëheqësit e UÇK-së që ndodhen në paraburgim, ndërsa kërkohet një proces i drejtë e transparent ndaj tyre.

Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, që kishte shërbyer në Kosovë në kohën kur u themelua Specialja, gjatë fjalimit të tij në protestë tha se atëbotë ishte udhëzuar nga Qeveria e tij të bënte presion që të themelohej kjo gjykatë.

Bosch u tha protestuesve se nuk i pëlqente kjo ide “sepse më dukej e pakuptimtë që serbët të mos gjykoheshin nga kjo gjykatë, por e bëra punën time”.

“Më kujtohet kur e takova Thaçin, ai ishte i shqetësuar. Por, i thash nuk ke pse të shqetësohet sepse gjykimi është i drejtë ti do të jesh i lirë për shkak të mungesës së provave”, u shpreh Bosch.

Danimarka nis blerjen më të madhe të armëve ndonjëherë

By: Rovena
12 September 2025 at 11:24

Danimarka planifikon të blejë sisteme të mbrojtjes ajrore të prodhuara në Evropë për 58 miliardë korona daneze (9.11 miliardë dollarë), blerja e saj më e madhe e armëve ndonjëherë.

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen në shkurt urdhëroi ushtrinë të blejë pajisje në përgatitje për një agresion të mundshëm rus në të ardhmen në Evropë.

Danimarka planifikon të prokurojë tetë sisteme, duke përfshirë platformën SAMP/T me rreze të gjatë veprimi të prodhuar nga Eurosam, një konsorcium i MBDA France, MBDA Italy dhe Thales, si dhe sisteme me rreze të mesme veprimi të prodhuara nga Norvegjia, Gjermania ose Franca.

Polonia i vë ultimatum Ukrainës: Jashtë BE-së pa pranimin e masakrës së Volinës si gjenocid

By: Rovena
27 August 2025 at 16:12

Ministri i Mbrojtjes dhe njëherazi zëvendëskryeministër i Polonisë, Władysław Kosiniak-Kamysz, ka deklaruar se Ukraina nuk do të ketë “asnjë shans” për anëtarësim në Bashkimin Evropian nëse nuk e njeh tragjedinë e Volinës si akt gjenocidi. Këtë qëndrim ai e bëri publik gjatë një konference për shtyp, sipas asaj që transmeton agjencia polake e lajmeve PAP.

“Nëse Ukraina nuk përballet me gjenocidin e Volinës, nëse nuk do të ketë zhvarrime apo përkujtimore, atëherë nuk do të ketë asnjë mundësi për të hyrë në Bashkimin Evropian”, tha Kosiniak-Kamysz.

Ministri shtoi gjithashtu se “refuzimi për të mbështetur Ukrainën në luftë është kundër interesave të sigurisë së shtetit polak” dhe se “ndihma për Ukrainën në luftë do të thotë gjithashtu ndërtimi i një Polonie të sigurt”.

Masakra e Volinës e vitit 1943, kur anëtarë të Ushtrisë Kryengritëse Ukrainase (UPA) vranë mijëra polakë, mes 60 mijë dhe 90 mijë, në Volinën e pushtuar nga nazistët (sot pjesë e Ukrainës perëndimore), ka qenë gjithmonë një nga pikat më të ndjeshme të marrëdhënieve mes Kievit dhe Varshavës.

Sipas një sondazhi të publikuar në janar nga instituti IBRiS, gjysma e polakëve besojnë se Ukraina nuk duhet të hyjë në NATO apo në Bashkimin Evropian përderisa nuk zgjidhet çështja e zhvarrosjes së viktimave të masakrës së Volinës.

Në korrik, presidenti polak, Karol Nawrocki, i ka bërë thirrje presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, të lejojë zhvarrosjen në shkallë të gjerë të viktimave polake, megjithëse procesi, i cili kishte qenë i bllokuar për një kohë të gjatë, kishte rifilluar që në prill./abcnews.al

 

❌
❌