Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Opozita të hënën në protestë, deputeti i PD tregon detajet

By: Elva
12 November 2025 at 22:27

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka folur në emisionin “Now”  në Euronews, lidhur me vendimin e kreut të PD-së për të organizuar një protestë më 17 nëntor përpara Kryeministrisë. Xhaferri theksoi se protesta do të jetë paqësore dhe do të shërbejë si një thirrje qytetare për të gjitha çështjet që opozita i konsideron problematike. […]

The post Opozita të hënën në protestë, deputeti i PD tregon detajet appeared first on BoldNews.al.

‘Në gojën e ujkut’: Sfidat e angazhimit të të rinjve në politikën shqiptare

30 October 2025 at 10:32

Tea Islamaj ishte vetëm 14 vjeç kur u angazhua për herë të parë në politikë me ambicie të mëdha. Ishte viti 2013, kohë kur Lëvizja Socialiste për Integrim sapo ishte rikonfirmuar në pushtet në koalicion me Partinë Socialiste dhe forumi i saj rinor shihej si një trampolinë e shpejtë për karrierë politike dhe administrative në […]

The post ‘Në gojën e ujkut’: Sfidat e angazhimit të të rinjve në politikën shqiptare appeared first on Reporter.al.

Berisha të iki në 2026 si kryetar i PD? Xhaferri sqaron deklaratën: S’ka rebelim

By: redi
27 October 2025 at 21:14

Debat artificial e quan deputeti demokrat Besard Xhaferri, debatin e krijuar pas deklaratës së tij se nëse nuk përsëriten zgjedhjet, Sali Berisha duhet të iki në 2026 si kryetar i PD-së. Ai sqaroi se nuk ka asnjë rebelim dhe se kjo deklaratë e tij nuk u prit as si debat dhe as si tërmet nga Sali Berisha, por pranoi se ka pasur reagime e kritika të cilat i ka sqaruar. ”Nuk isha në Shqipëri dhe as…

Source

Artisti kosovar Jakup Ferri takon Mbretin Charles III në Londër - një tjetër sukses për artin shqiptar në skenën ndërkombëtare

23 October 2025 at 11:44


Një moment i rrallë dhe i veçantë për artin shqiptar ka ndodhur në zemër të Londrës. Artisti i njohur nga Kosova, Jakup Ferri, është takuar me madhërinë e tij, Mbretin Charles III, në një pritje zyrtare të organizuar në St James’s Palace, një nga rezidencat më të njohura mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar.

Ngjarja u zhvillua në kuadër të Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor, ku Mbretëria e Bashkuar priti figura krijuese dhe bashkëpunëtorë nga i gjithë rajoni. Në këtë event prestigjioz, Ferri u përzgjodh për të ekspozuar veprat e tij artistike, duke përfaqësuar Kosovën përkrah artistëve të tjerë ndërkombëtarë.

Në një postim në Instagram, Ferri ndau emocionet e tij pas takimit me monarkun britanik, duke shkruar se ishte “nder i madh të takonte Mbretin Charles III dhe të ekspozonte punën e tij në St James’s Palace”, teksa falënderoi British Council për ftesën dhe mundësinë për të qenë pjesë e kësaj ngjarjeje të jashtëzakonshme.

I lindur në Prishtinë në vitin 1981, Jakup Ferri është një nga artistët bashkëkohorë më të vlerësuar nga Kosova. Ai njihet për stil unik dhe poetik, ku ndërthur elemente të artit popullor me vizatime naive dhe ngjyra të forta e të gjalla.

Punimet e tij përfshijnë piktura, vizatime dhe tapiceri të endura, të cilat janë prezantuar në disa nga ekspozitat dhe institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë Biennalen e Venecias 2022, Kunstmuseum Luzern në Zvicër dhe EMΣT – Muzeun Kombëtar të Artit Bashkëkohor në Athinë. /Telegrafi/

“Xhaferri u sulmua për deklaratën e bërë”, Balliu: Vetëm se kërkoi ndryshimin e lidershipit

22 October 2025 at 23:49

TIRANË- Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Alesia Balliu komentoi deklaratën e Besart Xhaferrit, i cili ia bëri të qartë Sali Berishës se ka kohë deri në muajin prill për të faktuar farsën e pretenduar të 11 majit dhe të ripërsërisë e zgjedhjet, në të kundërt, ai personalisht duhet të largohet nga drejtimi i Partisë Demokratike. Ajo theksoi  se deklarata e Xhaferrit ishte deklaratë korrekte dhe e duhura, e cila është mbështetur nga demokratët.

“Deklaratë korrekte e drejtë nga Besart Xhaferri, sepse sipas statutit, kryetari që humbet zgjedhjet duhet të largohet. Ai ka të drejtë të deklarojë atë,  që nëse nuk faktohet farsa elektorale, kryetari duhet të largohet. Nuk ka patur për qëllim të marrë lidershipin e PD”, tha ajo.

Sipas saj, deklarata e Xhaferrit nuk është pritur mirë nga Berisha dhe familja e tij pasi e ka kthyer PD në pronë personale. Ajo theksoi se demokratët e duhet të bashkohen për të larguar Sali Berishën, i cili për Balliun është shkaktari kryesor i humbjes së zgjedhjeve.

Sipas Balliut, PD duhet të hapet pasi në të kundër rrezikon të ketë fatin e Partisë së Lirisë, e cila është tkurrur në elektorat.

“Nuk është pritur mirë jo vetëm nga Berisha, dhe familjarët, të cilët e shohin PD si pronë. Kjo deklaratë u pa me shpresë për demokratët. Nuk mendoj se ka interes personal për tu bërë kryetar i PD, por ai mund të kërkojë ndryshimin e lidershipit. Zërat si  Besart Xhaferri duhet inkurajuar, ai është sulmuar për këtë deklaratë në mënyrë staliniste. Ka qenë momenti i duhur për t’u shprehur, sepse janë pak muaj nga prilli. Garë do ketë kur Sali Berisha nuk do jetë në garë. Me Berishën në garë,  në PD nuk ka zgjedhje. Duhet të bëhemi bashkë për të larguar personin që është përgjegjës i humbjes në 2013 dhe në 2025, Sali Berishën.”, tha ajo./abcnews.al

 

Berisha i përgjigjet Besart Xhaferrit: Do të kandidoj sërish në 2026 për kreun e PD-së, gara do të jetë e hapur

By: V K
22 October 2025 at 13:50

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka konfirmuar se do të rikandiojë sërish për të qenë në krye të kësaj force politike në zgjedhjet e 2026.

“Sigurisht pyetje është kjo”, deklaroi Berisha, teksa shtoi se gara mes kandidatëve do të jetë e hapur.

Kryedemokrati theksoi se do të jetë anëtarësia e PD-së që do të bëjë interpretimin përfundimtar.

Berisha: Do jetë anëtarësia e PD ajo që do i bëjë interpretimin përfundimtar do të ketë garë për kreun e PD, e hapur ama.

Do të kandidoni sërish në 2026?

Berisha: Sigurisht që do jem, pyetje është kjo. Por e hapur ama, cilido.

Deklarata e bere një ditë më parë nga deputeti Besart Xhaferri se ai duhet të largohet në vitin 2026 kur i mbaron mandati nëse nuk fakton farsën elektorale të 11 majit që pretendon dhe të mbahen zgjedhje në PD, ka sjelle dhe reagimin e Berishes. I pyetur nga gazetaret ne lidhje me kete deklarate te PD, Berisha rikonfirmon vendosmerine per te kandiduar serish me 2026!

“Së pari, cilido që lexon raportin paraprak të OSBE-ODIHR dhe ka kulturën minimale dhe të drejtën elektorale kupton që zgjedhjet kanë qenë farsë. Janë zhvilluar në kushtet e partisë shtet nuk ka nevojë të faktoj, e thotë rekomandimi i KiE, në kushte të pabarabarta e thotë aporti paraprak i OSBE-ODIHR.

Që këtu zgjedhjet janë farsë dhe jo zgjedhje. Së dyti ju garantoj se çdo deputet, anëtar në shtet i kësaj partie do të jetë i lirë të shprehë çdo mendim që do. Natyrisht interpretimi i statutit duhet të jetë i saktë. Statuti bën fjalë për zgjedhje dhe jo farsa dhe do të jetë anëtarësia e PD jo që do të bëjë interpretimin përfundimtar. Do të ketë garë për kryetarin e PD, e hapur”, tha Berisha.

The post Berisha i përgjigjet Besart Xhaferrit: Do të kandidoj sërish në 2026 për kreun e PD-së, gara do të jetë e hapur appeared first on Albeu.com.

Besart Xhaferri: Nëse Berisha nuk përsërit zgjedhjet e 11 Majit, të largohet nga drejtimi i PD-së

By: Elva
21 October 2025 at 20:04

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, në një intervistë për emisionin Dekalog në Dritare Tv, ka deklaruar se mandati i kryetarit të PD-së, Sali Berisha, përfundon në prill të vitit 2026, dhe në të njëjtën periudhë duhet të zhvillohen zgjedhje të reja brenda partisë. Sipas Xhaferrit, nëse Berisha nuk e mban premtimin për të përsëritur […]

The post Besart Xhaferri: Nëse Berisha nuk përsërit zgjedhjet e 11 Majit, të largohet nga drejtimi i PD-së appeared first on BoldNews.al.

TEL AVIV – Netanyahu: Nëse Hamasi nuk çarmatoset, do të ”shpërthejë ferri”

15 October 2025 at 09:01

TEL AVIV, 15 tetor /ATSH-ANSA/-  Nëse Hamasi nuk pranon të çarmatoset, do të ‘’shpërthejë ferri”, deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një intervistë me CBS News.

“Ne ramë dakord t’i japim një shans paqes. Le ta përfundojmë pjesën e parë të bisedimeve dhe tani le t’u japim atyre një shans të bëjnë të dytën”, shtoi ai.

Kujtojmë se ditën e djeshme Izraeli ka dorëzuar trupat e 45 palestinezëve si pjesë e një marrëveshjeje me organizatën militante “Hamas”.

“Eshtrat u dërguan sot në Rripin e Gazës me ndihmën e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC)”, thanë sot burime mjekësore në territorin bregdetar.

Në Spitalin Nasser në Khan Younis në jug të Rripit të Gazës do të kryhen teste gjenetike, për të identifikuar trupat.  /os/

 

The post TEL AVIV – Netanyahu: Nëse Hamasi nuk çarmatoset, do të ”shpërthejë ferri” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosova tashmë ka platformën e parë financiare me Inteligjencë Artificiale – Vinvest Ferri

10 October 2025 at 11:24


Medieve në Kosovë u është shtuar një platformë e re që do të raportojë dhe diskutojë zhvillimet në tregjet ndërkombëtare, bursat dhe kriptovalutat.

Faqja www.vinvestferri.com synon të ofrojë përmbajtje financiare të përditësuar dhe të qasshme për publikun që kërkon informim të pavarur dhe të bazuar në burime të verifikuara.

Platforma Vinvest Ferri është e para në vend e bazuar në Inteligjencë Artificiale (AI), e zhvilluar nga inxhinieri me përvojë ndërkombëtare Drin Loxha. Sistemi i AI-së është ndërtuar për të përzgjedhur dhe sintetizuar lajmet më të rëndësishme nga tregjet globale, duke kryer detyrat dhe proceset që i ngarkohen nga stafi njerëzor.

Ky bashkëveprim mes inteligjencës artificiale dhe kontrollit editorial njerëzor siguron përmbajtje të balancuar, të saktë dhe të kuptueshme për lexuesin kosovar dhe rajonal.

Përveç lajmeve dhe analizave, platforma do të publikojë edhe tekste edukative për ata që duan të mësojnë më shumë rreth tregjeve financiare, mënyrave të investimit dhe procesit të tregtimit. Këto materiale synojnë të ndihmojnë publikun të kuptojë më mirë mekanizmat e ekonomisë dhe të zhvillojë kulturë financiare moderne.

“Qëllimi ynë është të ndërtojmë një urë midis teknologjisë, transparencës dhe investimeve të mençura. Me ndihmën e inteligjencës artificiale, ne sjellim përmbajtje të besueshme që e ndihmon lexuesin të kuptojë më mirë dinamikën e tregjeve,” – thuhet në deklaratën e kompanisë.

Vinvest Ferri është një kompani në pronësi të plotë të Virtyt Gacaferrit, e cila vepron si një holding me pjesëmarrje në disa kompani vendore dhe ndërkombëtare. Kompania fokusohet në menaxhimin e kapitalit dhe në zhvillimin e iniciativave ku përfshihet turizmi, tregtia si dhe lidhjet me tregjet financiare me teknologjinë dhe inovacionin.

Lansimi i Vinvest Ferri shënon një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të informimit financiar në Kosovë dhe krijimit të një burimi të ri për të gjithë ata që ndjekin zhvillimet në bursat dhe tregjet ndërkombëtare.

Gara për Tiranën, Xhaferri: Do kemi 6-7 emra që të kënaqet i gjithë spektri opozitar

By: redi
26 September 2025 at 20:16

Besart Xhaferri, deputet i PD-së flet për kandidatin e mundshëm për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Sot Berisha njoftoi 3 prej zyrtarëve të PD-së, Këlliçi, Noka dhe Alimehmetin, të cilët do të negociojnë për zgjedhjen e kryetarit. Xhaferri tha se ky është një proces që do të mbyllet shumë shpejt duke bërë një zgjedhje nga 6 apo 7 alternativa që janë nga opozita. “Do të jetë një negociatë shumë e…

Source

Xhaferri i gatshëm të garojë për Bashkinë e Tiranës: Bëj çdo sacrificë për demokratët!

By: armand
24 September 2025 at 20:44

Deputeti demokrat Besart Xhaferri ka treguar se do të ishte i gatshëm të garonte përballë kandidates së Partisë Socialiste, Ogerta Manastirliu, në zgjedhjet e ardhshme të Bashkisë së Tiranës. Ndërsa ishte i ftuar në Klan News ai u pyet nëse do të ishte i gatshëm të garonte, Xhaferri u përgjigj: “Unë bëj çdo lloj sacrifice […]

The post Xhaferri i gatshëm të garojë për Bashkinë e Tiranës: Bëj çdo sacrificë për demokratët! appeared first on BoldNews.al.

A duhet të zëvendësohen Noka e Bardhi në PD? Xhaferri: Jam për përmirësim…

By: armand
9 September 2025 at 22:55

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, i ftuar në emisionin Off the Record pyet nëse është pro ndryshimit të kreut të grupit parlamentar, Gazment Bardhi dhe sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka. Xhaferri theksoi se këto vendime i takojnë vetëm forumeve të brendshme të partisë dhe se mendimi i tij personal nuk […]

The post A duhet të zëvendësohen Noka e Bardhi në PD? Xhaferri: Jam për përmirësim… appeared first on BoldNews.al.

‘Parlamenti i ri doli nga një farsë’/ Xhaferri: Opozita synon të zgjojë faktorin e brendshëm dhe të jashtëm

By: armand
7 September 2025 at 17:15

Për ligjvënësin e zgjedhur demokrat, Besart Xhaferri, me farsën elektorale të 11 majit, nuk është ndonjë vlerë e madhe të jesh deputet i Kuvendit të Shqipërisë, sa kohë që Parlamenti varfërohet në cilësinë që ofron, me figura integritet e karakter, kjo edhe për shkak se ata janë ‘prodhuar’ nga trafiku u narkotikëve dhe bandat. Në […]

The post ‘Parlamenti i ri doli nga një farsë’/ Xhaferri: Opozita synon të zgjojë faktorin e brendshëm dhe të jashtëm appeared first on BoldNews.al.

U prezantuan si Erion Veliaj dhe tentuan të zhvasin ndërtuesin, 5 persona dënohen për mashtrim

By: Elva
29 August 2025 at 20:50

Gjykata e Tiranës ka dënuar pak ditë më parë autorët e një tentative mashtrimi ku ata u prezantuan si kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, për të zhveshur një ndërtues nga 70 mijë euro. Të pandehurit Xhensil Qefa-Hida dhe Leonard Xhika u gjykuan për “mashtrim” të mbetur në tentativë dhe u dënuan me nga 3 vite […]

The post U prezantuan si Erion Veliaj dhe tentuan të zhvasin ndërtuesin, 5 persona dënohen për mashtrim appeared first on BoldNews.al.

Kurti përkujton Arbër Xhaferin në përvjetorin e ndarjes nga jeta

15 August 2025 at 23:02

TIRANË, 15 gusht /ATSH/ Kryeministri në detyrë i Kosovës ka përkujtuar sot nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale figurën e Arbër Xhaferit, në 13-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

“Sot, në përvjetorin e ndarjes fizike të Arbër Xhaferit nga kjo botë, nuk përkujtojmë thjesht një emër, përkujtojmë një vizion, një mënyrë të të menduarit, një etikë të angazhimit politik dhe kulturor”, u shpreh ai.

Në mesazhin e tij, kreu i qeverisë në detyrë theksoi se Xhaferi nuk bëri politikë për pushtet, por për të zgjuar vetëdijen e shoqërisë, duke artikuluar qartë në kohë të mjegullta dhe duke dhënë orientim në kohë pasigurie.

Sipas tij, Arbër Xhaferi kuptoi thellë peshën e të qenit shqiptar në Ballkan, me historinë, plagët dhe përgjegjësinë për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur.

“Le të mos e kujtojmë vetëm sot. Le të mësojmë nga ai dhe ta çojmë përpara fjalën e tij jo si citat, por si udhërrëfim”, përfundoi Kryeministri në detyrë i Kosovës.

/a.f/

The post Kurti përkujton Arbër Xhaferin në përvjetorin e ndarjes nga jeta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E shtuna, ditë “ferri”! Temperaturat do të shkojnë deri në 44°C

25 July 2025 at 15:28

E premtja dhe e shtuna janë ditët më të nxehta jo vetëm të kësaj jave, por edhe të muajit korrik. Meteorologët parashikojnë që termometri do të shënojë vlerën maksimale prej 44 gradë Celsius. Temperaturat përvëluese pritet të shfaqen në disa qarqe, si Berati, Elbasani, Fieri, por edhe Tirana. Krejt ndryshe do të jenë kushtet e […]

The post E shtuna, ditë “ferri”! Temperaturat do të shkojnë deri në 44°C appeared first on BoldNews.al.

Plagosi me armë zjarri një 34-vjeçar, arrestohet 51-vjeçari në Tiranë

By: Rovena
13 July 2025 at 10:39

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Valias, ku një 34-vjeçar, Franci Xhaferri, është plagosur me armë zjarri.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në një lokal në Valias, ku Besnik Koçiu, 51 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri Franc Xhaferrin, 34 vjeç, të cilët jetonin në të njëjtën lagje. Pas plagosjes në këmbë, Franci Xhaferri është transportuar me urgjencë në spital dhe, sipas mjekëve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas hetimeve të shpejta, autoritetet arritën të identifikojnë dhe kapin Besnik Koçiun, i cili u arrestua për akuzën e plagosjes nga pakujdesia. Gjatë kontrollit të banesës së Koçiut, u gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit, një pistoletë, e dyshuar se është përdorur në kryerjen e plagosjes.

Gjithashtu, është arrestuar edhe i dëmtuari, Franci Xhaferri, pasi ai nuk ka bashkëpunuar plotësisht me hetuesit. Ai ka refuzuar të japë informacion të mjaftueshëm për rrethanat e ngjarjes dhe personin e dyshuar si autor të plagosjes, duke penguar hetimin.

Dyshohet se nga pakujdesia plagosi me armë zjarri një 34-vjeçar, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari.Në pranga edhe 34-vjeçari i dëmtuar, për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Sekuestrohet arma e zjarrit me të cilën 51-vjeçari dyshohet se ka kryer plagosjen./abcnews.al

Plagosi me armë zjarri një 34-vjeçar, arrestohet 51-vjeçari në Tiranë (EMRAT)

By: V K
13 July 2025 at 11:02

Është vënë në pranga autori që plagosi me armë zjarri pasditen e 12 korrikut në një lokal në Valias, 34-vjeçarin Franci Xhaferri.

Policia e Tiranës, informoi se ka arrestuar 54-vjeçarin, Besnik Koçiu, ndërsa në pranga është vënë edhe i plagosuri, pasi nuk ka bashkëpunuar për të rrëfyer rrethanat e ngjarjes.

34-vjeçari është paraqitur në spitalin për të marrë ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Uniformat Blu, gjatë kontrollit në banesën e autorit kanë arritur që të gjejnë dhe sekuestrojnë armën e krimit.

Njofitmi i policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas marrjes së informacionit nga spitali, kanë nisur menjëherë hetimet dhe kanë dokumentuar ngjarjen, duke çuar në arrestimin e dy personave.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në një lokal në Valias, ku Besnik Koçiu, 51 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri Franc Xhaferrin, 34 vjeç, të cilët jetonin në të njëjtën lagje. Pas plagosjes në këmbë, Franci Xhaferri është transportuar me urgjencë në spital dhe, sipas mjekëve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas hetimeve të shpejta, autoritetet arritën të identifikojnë dhe kapin Besnik Koçiun, i cili u arrestua për akuzën e plagosjes nga pakujdesia. Gjatë kontrollit të banesës së Koçiut, u gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit, një pistoletë, e dyshuar se është përdorur në kryerjen e plagosjes.

Gjithashtu, është arrestuar edhe i dëmtuari, Franci Xhaferri, pasi ai nuk ka bashkëpunuar plotësisht me hetuesit. Ai ka refuzuar të japë informacion të mjaftueshëm për rrethanat e ngjarjes dhe personin e dyshuar si autor të plagosjes, duke penguar hetimin.
Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimi për ngjarjen vazhdon.

The post Plagosi me armë zjarri një 34-vjeçar, arrestohet 51-vjeçari në Tiranë (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

“6 vetëvrasje në 4 ditë”, Xhaferri akuzon Ramën: Ka kthyer ndërtimin në pastrim parash

11 June 2025 at 19:56

Kryetari i FRPD, Besart Xhaferri, ka reaguar ashpër pas valës tronditëse të vetëvrasjeve të regjistruara në Korçë dhe Tiranë gjatë katër ditëve të fundit. Me një deklaratë të fortë, ai akuzon qeverinë se ka braktisur rininë dhe familjen, duke theksuar se vetëvrasja po kthehet në aktin e fundit të revoltës për shumë të rinj që ndihen të braktisur në një realitet pa shpresë, ku eksodi dhe krimi janë, sipas tij, të vetmet projekte që u ofrohen nga qeveria Rama.

Reagimi i plotë:

6 vetëvrasje në 4 ditë në vendin ku eksodi dhe krimi janë vetmet projekte që qeveria ka për rininë dhe familjen!

Tre vetëvrasje në Korçë dhe tre vetëvrasje në Tiranë në harkun kohor të 4 ditëve janë një këmbanë alarmi dhe dëshmi e qartë se institucioni i familjes po kalon kohë të vështira.

Në një vend ku eksodi dhe përfshirja në krim janë projekte qeveritare, vetëvrasja mesa duket ka mbetur si akti i fundit i revoltës edhe i shumë të rinjve, që dyert për një mundësi tjetër u janë përplasur në fytyrë nga uzurpatorët e deleguar nga krimi.

Sot një i ri e ka mision të pamundur të krijojë një familje pasi kostot e jetesës dhs rritjes së një fëmije janë rritur në mënyrë drastike në raport me të ardhurat.

Blerja një banese do ta bëjë një të ri peng për 70 -80 vite në bankë pasi Edi Rama ka vendosur që pastrimin e parave në ndërtim ta bëjë një biznes privat ku garantorë janë Banka e Shqipërisë dhe SPAK

Këto janë arsyet që më shtynë që në programin e PD të imlementoja projektin hungarez për strehimin, që parashikonte grant 30 mijë euro për blerjen e banesës parë për çiftet e reja.

Për këtë arsye kërkova që çdo familje që jeton në një zonë që nuk ka shkollë publike të subvencionohet me nga 250 euro për çdo fëmijë që ka në shkollë.

Shqipëria është i vetmi vend në Evropë që nuk ka asnjë politikë mbështetëse për familjen, pasi Edi Rama është ndër armiqtë më të egër të institucionit familjes.

The post “6 vetëvrasje në 4 ditë”, Xhaferri akuzon Ramën: Ka kthyer ndërtimin në pastrim parash appeared first on Sot News | Lajme.

A vijon LaCivita të jetë konsulent në PD? Ja si përgjigjet deputeti

27 May 2025 at 22:23

Deputeti i zgjedhur i PD, Besart Xhaferri ka komentuar situatën politike brenda demokratëve pas humbjes në zgjedhje.

I pyetur nëse konsulenti Chris LaCivita vijon të jetë në PD, Xhaferri tha se po dhe vijon t’i këshillojë duke u kërkuar të dokumentojnë dhe faktojnë farsën zgjedhore.

Pjesë nga biseda:

A është zoti LaCivita ende në PD?

Xhaferri: Po, vijon të jetë konsulent.

Çfarë këshillon?

Xhaferri: Dokumentimin dhe faktimin e gjithë farsës elektorale.

The post A vijon LaCivita të jetë konsulent në PD? Ja si përgjigjet deputeti appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌