Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Qyteti pa sinjalistika rrugore ndodhet në Holandë - tani mund të ketë një të tillë edhe në Francë

9 December 2025 at 22:33


Louis Sarkozy, kandidat për kryebashkiak të qytetit francez Menton, propozon një rinovim të plotë të infrastrukturës rrugore të qytetit. Ai mbështet, ndër të tjera, heqjen e të gjitha sinjalistikave rrugore.

Djali i ish-presidentit francez, Nicolas Sarkozy kërkon një besim më të madh të pjesëmarrësve në trafik.

Megjithatë, masat e tij veçanërisht radikale duket se janë mjaft të pazakonta për mentalitetin francez.

Sarkozy si shembull përmend qytetin holandez Drachten. Heqja e semaforëve dhe sinjalistikave ka pasur një ndikim pozitiv në sigurinë e trafikut.

“Kur nuk ka trotuare, semaforë dhe linja të bardha në rrugë, të gjithë janë më të kujdesshëm,” tha Sarkozy për stacionin francez Radio Monte Carlo dhe shtoi se “është regjistruar një ulje prej 40 për qind e aksidenteve në këto vende”.

Sarkozy foli për qytetin holandez Drachten, ku inxhinieri i ndjerë i trafikut Hans Monderman ndërtoi rreth 20 vjet më parë një sistem pa semaforë, shigjeta dhe shumicën e sinjalistikave të tjera rrugore.

Ai shkaktoi sensacion ndërkombëtar me të ashtuquajturin “hapësirë të përbashkët”.

Ekspertët e trafikut bien dakord se kjo kryesisht funksionon në vende ku nuk ka një intensitet të madh të trafikut. /Telegrafi/

FRANCË – Gjykata rrëzon ankimin e Sarkozy: Dënimi është përfundimtar

26 November 2025 at 20:53

PARIS, 26 nëntor /ATSH/- Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy është dënuar për financim të paligjshëm të fushatës zgjedhore – në përpjekjen e tij të dështuar për rizgjedhje në vitin 2012, pasi gjykata më e lartë e vendit hodhi poshtë apelin e tij të fundit, sipas “The Guardian”.

Sarkozy, i cili ishte presidenti i krahut të djathtë i vendit midis viteve 2007 dhe 2012, u dënua për fshehjen e shpenzimeve të paligjshme për fushatën e tij të pasuksesshme për rizgjedhje, e cila u formësua nga tubime të mëdha në stilin amerikan.

Çështja u etiketua si çështja “Bygmalion” për shkak të emrit të kompanisë së eventeve që organizoi koncertet e filmuara me mjeshtëri të Sarkozy në stadium – para mijëra mbështetësve që valëvitnin flamuj, kur ai po luftonte për rizgjedhje.

Në fund, Sarkozy humbi ndaj François Hollande të Partisë Socialiste.

Në një gjyq të vitit 2021, prokurori i shtetit theksoi qëndrimin indiferent të Sarkozy –  i cili organizoi tubime në formën e shfaqjeve të mëdha “në stilin amerikan” dhe duke lejuar që kostot të rriteshin ndjeshëm mbi limitin ligjor për një fushatë zgjedhore presidenciale.

Prokuroria tha se kontabilistët e kishin paralajmëruar Sarkozy se po kalonte kufirin zyrtar të shpenzimeve prej 22,5 milionë eurosh.

“Shpenzimet e fushatës së Sarkozy arritën në të paktën 42,8 milionë euro, pothuajse dyfishi i limitit ligjor”, thanë prokurorët.

Sarkozi, i cili mohoi të gjitha shkeljet, paraqiti një proces ankimi që zgjati disa vjet.

Gjykata më e lartë e Francës, Cour de Cassation, e cila përqendrohet në atë nëse ligji është zbatuar saktë dhe jo në faktet e çështjes, tani ka mbështetur një vendim të mëparshëm, duke e bërë dënimin e Sarkozy përfundimtar.

Sarkozi, i cili u lirua nga burgu në fillim të këtij muaji, tani do të duhet të vuajë dënimin e tij.

Ai u dënua në apel me një vit burgim, gjysma e të cilit ishte me kusht.

Ky dënim gjashtëmujor mund të kryhet përmes mjeteve të tilla si, mbajtja e një gjurmuesi elektronik, pa shkuar në burg.

Sarkozy është përballur me një sërë sfidash ligjore që kur u largua nga detyra.

Ai po apelon kundër dënimit të tij për konspiracion kriminal mbi një skemë për marrjen e fondeve të fushatës zgjedhore për përpjekjen e tij presidenciale të vitit 2007 nga regjimi i diktatorit të ndjerë libian, Muammar Gaddafi.

Ky është dënimi që në tetor rezultoi në dërgimin e tij në burgun “La Santé” në Paris, ku kaloi 20 ditë, një përvojë që ai e përshkroi si “të rraskapitëse” dhe një “makth”. Ai u lirua më 10 nëntor. //a.i/

The post FRANCË – Gjykata rrëzon ankimin e Sarkozy: Dënimi është përfundimtar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Tmerri” i 20 ditëve burg, Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë

By: redi
21 November 2025 at 21:54

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, ka shkruar një libër 216-faqesh ku përshkruan 20 ditët që kaloi në izolim në burgun famëkeq La Santé në Paris. Ditar i një të Burgosuri”, do të publikohet më 10 dhjetor, konfirmon shtëpia botuese Fayard. Sarkozy, 70 vjeç, u dënua me pesë vjet burg, maksimumi për “komplot kriminal” – pasi u shpall fajtor për pranimin e fondeve të paligjshme nga diktatori…

Source

LETËRSI – Sarkozy boton librin “Ditari i një të burgosuri”

21 November 2025 at 20:41

PARIS, 21 nëntor /ATSH/ – Ish-presidenti francez, Nicholas Sarkozy, ka shkruar një libër prej 216 faqesh që detajon 20 ditët e tij në burg, që do të dalë në shitje më 10 dhjetor, sipas ”The Sun”.

”Libri me titull ‘Ditari i një të burgosuri’, do të dalë në shitje më 10 dhjetor”, konfirmoi botuesi francez ”Fayard”.

Sarkozy, 70 vjeç, vuajti më pak se tre javë në burgun famëkeq ”La Santé” të Parisit, pasi u dënua për pranim parash të paligjshme nga diktatori i ndjerë libian, kolonel Gaddafi, për të financuar fushatën e tij presidenciale të vitit 2007.

Ai u dënua me pesë vjet burg, maksimumi për konspiracion kriminal, por u lirua në pritje të apelit.

Pavarësisht se kaloi vetëm 20 ditë në paraburgim, Sarkozy ka shkruar një libër me mesatarisht 11 faqe për një ditë burg.

Pasazhe nga kujtimet u publikua nga botuesi.

Libri fillon me fjalinë “Në burg, nuk ka asgjë për të parë dhe asgjë për të bërë”.

Ai shkruan se “heshtja nuk ekziston në ‘La Santé” dhe se ”zhurma brenda burgut është mjerisht e vazhdueshme”.

Sarkozy këmbëngul se nuk u thye nga koha e tij pas hekurave.

“Ashtu si në shkretëtirë, jeta e brendshme forcohet në burg”, thotë ai.

Ish-udhëheqësi u mbajt i vetëm në një qeli 29 metra katrore dhe i ndarë nga të burgosurit e tjerë, pasi mori kërcënime me vdekje.

Dy oficerë policie u caktuan në qelinë fqinje gjatë gjithë kohës për ta mbrojtur atë nga të burgosurit që zotoheshin të “hakmerreshin për Gadafin”.

Sarkozy e përshkroi kohën e tij brenda si një “makth” dhe iu lut gjyqtarëve për lirim të parakohshëm.

Gjykata e Apelit e Parisit miratoi kërkesën e tij më 10 nëntor, duke e vendosur atë nën mbikëqyrje gjyqësore ndërsa sfida e tij vazhdon.

Ai duhet të mbajë një byzylyk elektronik dhe të paraqitet në polici, ndërsa jeton në shtëpinë e tij me gruan, ish-supermodelen Carla Bruni, 57 vjeçe.

Djali i tij, Louis reagoi në internet pas vendimit, duke shkruar “Rroftë liria”.

Por, Sarkozy nuk është liruar nga akuzat. Ai mund të kthehet në paraburgim në mars nëse apeli i tij dështon.

Prokurorët më parë i përshkruan veprat penale si “jashtëzakonisht serioze”, por thanë se Kodi Penal lejonte lirimin e përkohshëm.

Gjatë natës së tij të parë në burg, të burgosurit e tallën dhe e kërcënuan, me një video që u shfaq në internet që tregonte një të burgosur duke bërtitur se “ne dimë gjithçka, Sarko… ne dimë gjithçka. Kthejini miliardat e dollarëve”.

Sarkozy thuhet se refuzoi të hante çdo vakt të përgatitur në burg, nga frika se ushqimi ishte kontaminuar.

Në vend të kësaj, ai jetoi kryesisht me ton dhe kos të blerë nga mensa.

Një burim i tha ”Le Point” se “ai as nuk di të ziejë një vezë! Dhe, përveç kësaj, në parim ai refuzon ta bëjë”.

Ai mbante një çantë sportive me sende personale në qelinë e tij dhe fshinte dyshemenë vetë me një fshesë të vogël.

Sarkozi i tha gjykatës se kishte qenë një i burgosur shembullor.

“Unë iu përgjigja me kujdes të gjitha thirrjeve. Kjo përvojë e vështirë më u imponua dhe e durova”, tha ai.

Ai falënderoi stafin e burgut për shfaqjen e “humanizmit të jashtëzakonshëm” dhe tha se ata kishin ndihmuar ta bënin “makthin të durueshëm”.

Sarkozi ishte ish-kreu i parë francez i shtetit i burgosur që nga bashkëpunëtori nazist mareshali Philippe Pétain në vitin 1945.

”La Santé”, ku ai u mbajt, është një nga burgjet më famëkeqe të Francës, i njohur për trazirat, kushtet e këqija dhe ekzekutimet në gijotinë në të kaluarën.

Sarkozi mund të dërgohet përsëri atje, nëse Gjykata e Apelit mbështet vendimin fillestar./ a.jor.

The post LETËRSI – Sarkozy boton librin “Ditari i një të burgosuri” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sarkozy publikon librin “Ditari i një të burgosuri”: Zbulime të forta nga koha në qeli dhe beteja e tij ligjore

By: gaze tare
21 November 2025 at 17:21

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, ka bërë publike datën e publikimit të librit të ri, “Ditari i një të burgosuri”, i cili do të dalë më 10 dhjetor. Libri botohet nga shtëpia botuese Fayard, e cila është në pronësi të miliarderit konservator Vincent Bolloré.

Në këtë botim, Sarkozy përshkruan në detaje përvojën e tij në burgun Chante një realitet që, sipas tij, ishte shumë më i ashpër nga sa mund të imagjinohej.

“Në burg nuk ka asgjë për të parë dhe asgjë për të bërë. Harroj heshtjen, sepse në Chante dëgjon vetëm zhurmë. Ajo është e vazhdueshme. Ashtu si në shkretëtirë, jeta e brendshme e një personi forcohet në burg,” shkruan ai në një prej faqeve.

Dënimi dhe akuzat

Sarkozy, i cili drejtoi Francën nga viti 2007 deri në 2012, u dënua më 25 shtator për pjesëmarrje në një organizatë kriminale. Hetimet zbuluan se ai kishte lejuar bashkëpunëtorët e tij t’i kërkonin Libisë së Muammar Gaddafit të financonte fshehurazi fushatën e tij presidenciale fitimtare në vitin 2007.

Ai kaloi tre javë në burg, periudhë që e përshkruan si “makth” dhe emocionalisht rraskapitëse. Megjithatë, në librin e tij dhe në dëshminë e dhënë para gjykatës, Sarkozy vlerëson stafin e burgut për humanizmin e tyre. Ai shprehet se falë tyre, “makthi u bë më i durueshëm”.

Apeli dhe liria e parakohshme

Më 10 nëntor, një gjykatë në Paris vendosi për lirimin e tij të parakohshëm. Ndërkohë, apeli i Sarkozy-t kundër dënimit të tij është caktuar të shqyrtohet mes 16 marsit dhe 3 qershorit 2026, çka do të thotë se beteja e tij ligjore është larg përfundimit.

Publikimi i librit ndez debatin publik

Publikimi i librit ka ndezur diskutime në Francë, jo vetëm për shkak të akuzave të rënda, por edhe për mënyrën se si ish-presidenti zgjedh të rrëfejë përvojën e tij nga brenda sistemit penitenciar. Postimi i tij në platformën X (ish-Twitter) ka marrë mijëra reagime, duke treguar se çështja Sarkozy mbetet një nga më të ndjekurat në politikën franceze.

The post Sarkozy publikon librin “Ditari i një të burgosuri”: Zbulime të forta nga koha në qeli dhe beteja e tij ligjore appeared first on iconstyle.al.

Sarkozy në kërkim të pafajësisë, beteja e tij në Apel nis në mars

By: Rovena
13 November 2025 at 18:41

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy do të përballet me apelin ndaj dënimit për konspiracion, në lidhje me financimin e paligjshëm nga Libia për fushatën e tij presidenciale të suksesshme në vitin 2007. Gjykata e Apelit në Paris njoftoi të enjten e 13 nëntorit, se seancat do të zhvillohen nga 16 marsi deri më 3 qershor.

Këtë javë, Sarkozy u lirua nga burgu pasi gjykata vendosi që ai nuk duhet të vuajë dënimin me burg gjatë kohës që pritet vendimi i apelit, në kundërshtim me vendimin fillestar. Ish-presidenti tani synon të rrëzojë dënimin me pesë vjet burg të dhënë në muajin shtator.

“E vërteta do të triumfojë. Kjo është një e vërtetë që jeta na mëson,” shkroi Sarkozy në rrjetin social pasi u rikthye në shtëpi.

Sjellim ndërmend se Sarkozy u shpall fajtor për konspiracion për të siguruar fonde për fushatën e tij presidenciale të vitit 2007 nga ish-udhëheqësi libian Muammar Gaddafi.

Burgosja e ish-liderit konservator francez, i cili ishte president nga viti 2007 deri në 2012, shënoi një rënie të bujshme për një politikan që dikur kishte një prani të fuqishme në skenën globale./abcnews.al

U lirua nga burgu, Sarkozy vrapon në rrugët e Parisit me truprojën (VIDEO)

By: armand
13 November 2025 at 10:23

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy është shfaqur për herë të parë në publik pas lirimit të tij nga burgu. Sarkozy është parë teksa vrapon në brigjet e Senës dhe shijon lirinë pasi qëndroi disa ditë në qeli pasi u dënuar me 5 vite burg. Ai ishte i veshur me një kostum sportiv të errët dhe i […]

The post U lirua nga burgu, Sarkozy vrapon në rrugët e Parisit me truprojën (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Sarkozy rrëfen 20 ditët që kaloi në qeli: Burgu është makth

By: lindita
11 November 2025 at 12:55

Pas 20 ditësh burgim, të cilat më herët i kishte cilësuar “rraskapitëse” dhe “makth”, ish-presidenti francez u lirua dje nga burgu La Sante në Paris. “Ligji është zbatuar. Tani do të përgatitem për apelimin. Energjia ime përqendrohet ekskluzivisht në provimin e pafajësisë sime. E vërteta do të triumfojë”, shkroi në rrjetet sociale pas lirimit. Sarkozy u burgos më 21 tetor, pasi një gjykatë në…

Source

Kreu 20 ditë burg, Sarkozy thyen heshtjen pas lirimit: E vërteta do të triumfojë!

By: redi
10 November 2025 at 19:09

Vetëm 20 ditë qëndroi në burg ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy. Në një reagim të parë, ai falënderoi të gjithë ata që e mbështetën gjatë kohës së vështirë. Ai gjithashtu njoftoi se tani do të fokusohet në përgatitjen për apel. “E vërteta do të triumfojë. Është diçka e qartë që jeta na mëson. Mijëra shprehje mbështetjeje më kanë tronditur dhe më kanë dhënë forcën për të duruar këtë përvojë…

Source

FRANCË – Ish-presidenti Sarkozy lirohet nga burgu pas tre javësh

10 November 2025 at 18:56

PARIS, 10 nëntor /ATSH/- Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy është liruar nga burgu, tre javë pas një dënimi me 5 vjet burg për pjesëmarrje në një komplot kriminal, sipas BBC.

Ai do t’i nënshtrohet mbikëqyrjes së rreptë gjyqësore dhe do t’i ndalohet të largohet nga Franca përpara një gjyqi në apel që do të mbahet vitin e ardhshëm.

Më 21 tetor, ish-presidenti i qendrës së djathtë, 70 vjeç, u dënua me pesë vjet burg për komplot. Ai u akuzua për financimin e fushatës së tij zgjedhore të vitit 2007 me fonde të diktatorit të ndjerë libian, Muamar Gadafi.

Ekipi i tij ligjor paraqiti menjëherë një kërkesë për lirimin e tij.

Duke shkruar në rrjetet sociale pas lirimit, Sarkozi tha se energjia e tij ishte përqendruar vetëm në qëllimin e vetëm për të vërtetuar pafajësinë e tij.

“E vërteta do të triumfojë… Fundi i historisë ende nuk është shkruar”, tha ai.

Makina e Sarkozisë u pa duke dalë nga burgu “La Santé” në Paris para orës 15:00 – më pak se një orë e gjysmë pasi një gjykatë pranoi lirimin e tij të parakohshëm.

Më pas, ish-presidenti francez u pa duke mbërritur në shtëpinë e tij, në Parisin perëndimor.

Christophe Ingrain, një nga avokatët e Sarkozy, e përshëndeti lirimin e klientit të tij si “një hap përpara” duke shtuar se tani do të përgatiteshin për gjyqin e apelit që pritej në mars.

Një kusht për lirimin e Sarkozisë është që ai të mos kontaktojë asnjë dëshmitar tjetër në të ashtuquajturën “dosja libiane” ose ndonjë punonjës të Ministrisë së Drejtësisë.

Gjatë burgosjes së tij, ai u vizitua nga ministri i Drejtësisë, Gérald Darmanin.

Vizita i tij nxiti 30 avokatë francezë të ngrinin një padi kundër Darmanin, duke e quajtur konflikt interesi, duke qënë se ai ishte një ish-koleg dhe mik i Sarkozy.

Duke folur në një gjykatë në Paris nëpërmjet një lidhjeje me video sot në mëngjes, Sarkozy e përshkroi kohën e tij në izolim si “rraskapitëse” dhe “një makth”.

Ai tha se nuk e kishte pasur kurrë “idenë e çmendur” për t’i kërkuar para Gadafi-t dhe deklaroi se nuk do të pranonte kurrë diçka që nuk e kishte bërë.

Bashkëshortja e Sarkozy, këngëtarja dhe modelja Carla Bruni-Sarkozy, dhe dy nga djemtë e ish-presidentit ishin të pranishëm në sallën e gjyqit për ta mbështetur atë.

Sarkozy është ish-lideri i parë francez i vendosur pas hekurave që nga Lufta e Dytë Botërore.

Udhëheqësi kolaboracionist nazist Philippe Pétain u burgos për tradhti në vitin 1945.

Sarkozy ishte president nga viti 2007 deri në vitin 2012. Që kur u largua nga detyra, ai është ndjekur nga hetime penale dhe për muaj të tërë dhe është detyruar të mbajë një përgjues elektronik rreth kyçit të këmbës – pas një dënimi dhjetorin e kaluar lidhur me përpjekjen për të korruptuar një gjyqtar për informacion konfidencial në lidhje me një çështje të veçantë. //a.i/

 

 

The post FRANCË – Ish-presidenti Sarkozy lirohet nga burgu pas tre javësh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy lirohet nga burgu në pritje të apelimit

By: V K
10 November 2025 at 15:56

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, do të lirohet nga burgu, pasi gjykata e Parisit vendosi se ai mund të qëndrojë i lirë deri në shqyrtimin e apelimit të dënimit të dhënë në shtator për “komplot kriminal”.

Sarkozy u dënua për përfshirjen e tij në një skemë të financimit të fushatës së vitit 2007 me para të dyshuara nga Libia, në këmbim të favoreve diplomatike.

Gjatë një paraqitjeje me video para gjykatës, ai deklaroi se 20 ditët e kaluara në burg kanë qenë “shumë të vështira”.

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, do të lirohet nga burgu pasi gjykata Paris vendosi të hënën se ai mund të qëndrojë i lirë deri në shqyrtimin e apelimit të dënimit të dhënë në shtator për “komplot kriminal”.

Sarkozy u dënua për përfshirjen e tij në një skemë të financimit të fushatës së vitit 2007 me para të dyshuara nga Libia, në këmbim të favoreve diplomatike.

Gjatë një paraqitjeje me video para gjykatës, ai deklaroi se 20 ditët e kaluara në burg kanë qenë “shumë të vështira”.

The post Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy lirohet nga burgu në pritje të apelimit appeared first on Albeu.com.

Nicolas Sarkozy lë qelinë, vendimi që po komentohet në Paris

By: gaze tare
10 November 2025 at 14:03

Gjykata e Apelit e Parisit urdhëroi lirimin e Nicolas Sarkozy pas përfundimit të seancës dëgjimore të ish-presidentit të Republikës Franceze. Sarkozy, i cili gjatë seancës dëgjimore i përshkroi 20 ditët që kaloi në burg (që nga 21 tetori) si një “makth”, do të jetë nën mbikëqyrje gjyqësore.

Përveç kësaj, gjykata i ndaloi Sarkozisë të kishte çdo kontakt me Ministrin e Drejtësisë Gérald Darmanin, i cili e kishte vizituar në burg në fund të tetorit. Ky takim kishte provokuar kritika, kryesisht nga gjyqtarët.

Sipas informacioneve, Sarkozi do të largohet nga burgu Santé në qendër të kryeqytetit francez më vonë gjatë ditës. Më parë, prokurori i kishte propozuar Gjykatës së Apelit të Parisit që ish-presidenti francez të lirohej.

Sipas arsyetimit të prokurorit, Damien Brinet, “serioziteti ekstrem i ngjarjeve dhe ashpërsia e dënimit nuk duhet të merren parasysh. Vetëm kriteret e nenit 144 (të Kodit të Procedurës Penale) janë të rëndësishme”.

Siç shpjegoi prokurori Damien Brinet, rreziqet e bashkëpunimit me bashkëpunëtorë të mundshëm ose të ushtrimit të presionit mbi dëshmitarët “mbështesin kërkesën për ta vendosur (Sarkozyn) nën mbikëqyrje gjyqësore. Sarkozy, 70 vjeç, u burgos më 21 tetor pasi një gjykatë e shpalli fajtor për konspiracion kriminal, për shkak të përpjekjeve të bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë për të siguruar financim për kandidaturën e tij presidenciale të vitit 2007 nga udhëheqësi i atëhershëm libian Muammar Gaddafi.

The post Nicolas Sarkozy lë qelinë, vendimi që po komentohet në Paris appeared first on iconstyle.al.

Jeta në qeli/ Nicolas Sarkozy: Koha në burg “e rraskapitshme dhe një makth”

10 November 2025 at 13:01

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, ka thënë se koha e tij në burg ka qenë “e rraskapitshme” dhe një “makth”, ndërsa u shfaq nëpërmjet një lidhjeje video në seancën gjyqësore mbi kërkesën e tij për të vuajtur dënimin në shtëpi.

Sarkozy, i veshur me një kostum blu të errët, u shfaq në kamera nga burgu të hënën, i ulur në një tavolinë me avokatët pranë tij.

“Dua t’i shpreh respektin të gjithë stafit të burgut, të cilët janë jashtëzakonisht humanë dhe që e kanë bërë këtë makth të durueshëm – sepse është një makth”, ka deklaruar Sarkozy.

Sarkozy ka hyrë në burgun La Santé në Paris më 21 tetor, pasi iu dha një dënim me pesë vjet burgim për konspiracion kriminal mbi një skemë për të marrë fonde për fushatën e tij zgjedhore presidenciale të vitit 2007 nga regjimi i diktatorit të ndjerë libian, Muammar Gaddafi.

Ai ka apeluar kundër vendimit, por gjyqtarët vendosën se për shkak të “rëndësisë së jashtëzakonshme” të dënimit të tij, ai duhej të shkonte në burg ndërsa procesi i apelit vazhdonte.

Sarkozi, i cili shërbeu si president i krahut të djathtë i Francës midis viteve 2007 dhe 2012, është ish-kreu i parë i një vendi të BE-së që kryen dënim me burgom dhe udhëheqësi i parë francez i pasluftës që vihet pas hekurave.

“Nuk kam pasur kurrë ndonjë ide ose qëllim t’i kërkoj Gaddafit ndonjë lloj financimi… Nuk do të rrëfej kurrë diçka që nuk e kam bërë… Nuk e kam imagjinuar kurrë se në moshën 70 vjeç, do të isha në burg.

Është një përvojë e vështirë që më është imponuar. E pranoj se është e vështirë, është shumë e vështirë. Lë gjurmë tek çdo i burgosur sepse është rraskapitëse”, ka thënë Sarkozy të hënën nga burgu.

FRANCË – Gjykata e Apelit urdhëron lirimin e ish-presidentit Sarkozy

10 November 2025 at 13:56

PARIS, 10 nëntor /ATSH-AFP/ – Gjykata e Apelit e Parisit urdhëroi sot lirimin e ish-presidentit francez, Nicolas Sarkozy, i cili ishte burgosur për 20 ditë, pas dënimit të tij në rastin e financimit libian të fushatës së tij presidenciale të vitit 2007 dhe e vendosi atë nën mbikëqyrje gjyqësore.

Gjatë seancës dëgjimore mbi kërkesën e tij, zyra e Prokurorit Publik kishte kërkuar lirimin e ish-presidentit, i cili u paraqit nëpërmjet video-konferencës nga burgu parizian, nën mbikëqyrje gjyqësore.

“Rreziqet e bashkëpunimit dhe frikësimit të dëshmitarëve justifikojnë kërkesën për lirim nën mbikëqyrje gjyqësore”, deklaroi Avokati i Përgjithshëm, Damien Brunet duke kërkuar që të miratohet “kërkesa e Nicolas Sarkozy” për lirim.

”Koha ime në burg është shumë e vështirë dhe rraskapitëse, një makth”, deklaroi ndërkohë ish-presidenti francez.

Ai ka qenë i burgosur për 20 ditë pas dënimit të tij në rastin e financimit libian të fushatës së tij presidenciale të vitit 2007.

Ai i bëri këto vërejtje gjatë seancës dëgjimore të Gjykatës së Apelit të Parisit në lidhje me kërkesën e tij për lirim.

“Është e vështirë, është shumë e vështirë, sigurisht që është për çdo të burgosur, madje do të thosha se është rraskapitëse”, deklaroi ai, duke shtuar se donte t’i bënte homazh stafit të burgut që e kishte “bërë këtë makth (…) të durueshëm”./ a.jor.

The post FRANCË – Gjykata e Apelit urdhëron lirimin e ish-presidentit Sarkozy appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sarkozy me ”dietë” në qeli, ish-presidenti refuzon ushqimin e burgut. Po konsumon vetëm…

By: redi
6 November 2025 at 15:39

Çfarë po konsumon ish-presidenti i Francës në burgun Sante në Paris? Dilema ka shkaktuar shqetësim në rrethin e ngushtë të Nicolas Sarkozy-t. Ai ka vendosur të ndjekë vetë një regjim të veçantë dietik, sipas medias franceze Le Point. Duke kuptuar ndjenjat armiqësore që shumë nga të burgosurit e tjerë kanë ndaj tij, ai refuzon të prekë pjatën që i serviret në qeli. Sipas burimeve të cituara nga…

Source

Tension në burgun Santé, të burgosurit postojnë pamje ku fyejnë dhe kërcënojnë Sarkozy

By: Ela
24 October 2025 at 15:07

Nata e parë e Nicolas Sarkozy në burgun Santé të Parisit u shndërrua në skenë tensioni dhe kaosi. Nga qelitë e burgut, të dënuarit iu drejtuan me fyrje dhe kërcënime ish-presidentit francez. Ngjarja u filmua nga të burgosurit e pajisur me celularë dhe e postuan në rrjetin social “TikTok”. Pamjet bënë xhiron e rrjetit, teksa […]

The post Tension në burgun Santé, të burgosurit postojnë pamje ku fyejnë dhe kërcënojnë Sarkozy appeared first on BoldNews.al.

Sarkozy u përball me britma dhe kërcënime në burg - publikohen pamjet në rrjetet sociale

24 October 2025 at 13:29


Pasi ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy arriti në burgun La Sante në Paris, tre të burgosur u ndaluan për kërcënime ndaj tij.

Një video që qarkullon online tregon thirrje dhe fyerje që vijnë nga dritaret e qelive.

Sarkozy, i njohur si një luftëtar i ashpër kundër krimit, tani po jeton mes atyre që dikur i dërgoi në burg.

😬 Chaos behind bars: Sarkozy met with shouts and threats in prison

After former French President Nicolas Sarkozy arrived at Paris’s La Santé prison, three inmates were detained for making threats against him. A video circulating online captures shouts and insults coming from… https://t.co/qfVdWJqOnY pic.twitter.com/E2bLz64RiM
— NEXTA (@nexta_tv) October 24, 2025

Ai është nën mbrojtje 24-orëshe nga dy oficerë të armatosur - të vetmit njerëz në burg që lejohen të mbajnë armë - gjë që ka zemëruar stafin.

Për shkak të sigurisë së shtuar dhe një qelie private, Sarkozy zë rreth katër herë më shumë hapësirë se të burgosurit e zakonshëm, edhe pse burgu është tashmë shumë i mbipopulluar.

Ndryshe, 70-vjeçari u dënua me pesë vjet burg për komplot kriminal në një çështje komplekse që dyshohet se përfshin regjimin e mëparshëm libian të Muammar Gaddafit.

Sarkozy kishte kërkuar financim të paligjshëm nga diktatori i ndjerë libian, Muammar Gaddafi për të siguruar fitoren në zgjedhjet presidenciale të vitit 2007. /Telegrafi/

Suedia dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për furnizimin me 100 aeroplanë luftarakë Gripen

By: Re Nato
23 October 2025 at 10:26

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se kontrata e bashkëpunimit në zhvillimin e aftësive ajrore midis Ukrainës dhe Suedisë u nënshkrua sot dhe do të hapë rrugën për transferimin e rreth 100 aeroplanëve luftarakë Gripen.

Zelensky e tha këtë gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin suedez Ulf Kristersson në fabrikën e Saab, ku u zhvillua nënshkrimi, raporton Ukrinform.

“Sot, siç e përmendi kryeministri, kemi filluar procesin që Ukraina të marrë aeroplanë Gripen. Presim që kontrata e ardhshme do të na lejojë të marrim të paktën 100 prej këtyre”, ka thënë Zelensky.

“E kuptojmë qartë se ky është një proces [i gjatë] dhe e kuptojmë qartë bazën financiare të nevojshme për të zbatuar këtë kontratë të rëndësishme. E diskutuam këtë me kryeministrin dhe me udhëheqjen e Saab. Jam mirënjohës ndaj Suedisë për gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar në këtë”, ka shtuar më tej Zelensky.

Siç ishte thënë më herët, Suedia dhe Ukraina më 22 tetor nënshkruan një letër qëllimi për një kontratë të ardhshme për blerjen e deri në 150 aeroplanëve luftarakë modernë Gripen E për të forcuar Forcën Ajrore Ukrainase.

Kërcënime me vdekje për ish-presidentin francez Nicolas Sarkozy, më pak se një ditë nga dënimi me pesë vjet burg

23 October 2025 at 09:38


Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy ka qenë shënjestër e kërcënimeve me vdekje në burg - më pak se një ditë pasi filloi një dënim pesëvjeçar për konspiracion kriminal.

Një video që qarkullon në internet, e cila duket se është filmuar nga një i burgosur, tregon kërcënime verbale që bëhen me mbërritjen e Sarkozy-t në burgun La Sante të Parisit.

Sipas Reuters, zyra e prokurorit të Parisit u njoftua për videon dje, transmeton Telegrafi.

Tre të burgosur u morën në pyetje si pjesë e hetimit dhe dy telefona celularë u sekuestruan gjatë një kontrolli në burg.

Sarkozy, i cili udhëhoqi Francën nga viti 2007 deri në vitin 2012, u burgos të martën pasi u dënua për konspiracion për të mbledhur fonde për fushatën nga Libia.

Lajmi për kërcënimet doli pasi u raportua se ish-presidentit do t'i caktoheshin dy oficerë policie të përhershëm si truproja, të vendosur në qelitë aty pranë gjatë gjithë kohës së tij në burg, për t'u siguruar që ai të mos lëndohej.

Masa shkaktoi ankesa nga sindikatat. Hugo Vitry, një roje në La Sante dhe kreu i degës lokale të sindikatës Force Ouvriere, tha se ata nuk ishin informuar për detajet e sigurisë së Sarkozy-t.

"Ne kemi kontaktuar administratën e burgut dhe Ministrinë e Drejtësisë për të kërkuar shpjegime", shtoi ai.

Megjithatë, ministri i Brendshëm francez Laurent Nunez i tha radios Europe 1 se Sarkozy kishte të drejtë për mbrojtje "për shkak të statusit të tij".

"Padyshim që ekziston një kërcënim kundër tij dhe kjo mbrojtje po mbahet ndërsa ai është në paraburgim", shtoi ai.

Avokatët e Sarkozy-t kanë paraqitur një kërkesë për lirim të parakohshëm, në pritje të gjyqit të tij të apelit, dhe thanë se prisnin që kjo kërkesë të shqyrtohej brenda rreth një muaji.

Ata thanë se shpresonin ta lironin atë me lirim të parakohshëm deri në Krishtlindje.

Sarkozy ka mohuar vazhdimisht shkeljet dhe e ka quajtur çështjen të motivuar politikisht. /Telegrafi/

Sarkozy kërcënohet me jetë në burg, ish-presidenti francez do të mbrohet nga dy oficerë sigurie

By: armand
22 October 2025 at 16:12

Ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nunez, këtë të mërkurë konfirmoi se ish-presidenti Nicolas Sarkozy do të mbrohet nga dy oficerë sigurie ndërsa ai kryen dënimin me burg, pasi u kërcënua me jetë nga të burgosurit. Sarkozy mbërriti ditën e djeshme në burgun e La Sante në Paris, ku do të vuajë dënimin ne pesë […]

The post Sarkozy kërcënohet me jetë në burg, ish-presidenti francez do të mbrohet nga dy oficerë sigurie appeared first on BoldNews.al.

❌
❌