Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 11 January 2026Main stream

Qytetarët shijojnë Qafë Thanën e “zbardhur” nga bora

11 January 2026 at 16:14

TIRANË, 11 janar/ATSH/ Reshjet e borës të rëna gjatë orëve të fundit në Qafë Thanë kanë krijuar një panoramë të jashtëzakonshme dimërore.

E “veshur” tërësisht nga petku i bardhë i borës, Qafë Thana ka tërhequr qytetarë dhe vizitorë që kanë zgjedhur këtë vend për të kaluar momente çlodhjeje dhe argëtimi në natyrë.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale, pamje të qytetarëve, mes tyre familje e fëmijë përgjatë përgjatë segmentit të Qafë Thanës që shijojnë momente të bukura të lojës me borë.

Vizitorët kanë shfrytëzuar reshjet për të luajtur me borë, për të bërë fotografi, duke gjallëruar këtë pikë turistike edhe gjatë muajit të parë të vitit.

Autoritetet rrugore kanë bërë të ditur se qarkullimi i automjeteve vijon normalisht, megjithatë drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar, të përdorin goma dimërore dhe të respektojnë udhëzimet e Policisë Rrugore, për shkak të rrugës së rrëshqitshme.

Pika në Qafë Thanë po shndërrohet në një alternativë ideale për turizmin dimëror, duke ofruar pamje unike për vizitorët vendas dhe ata të huaj.

/e.i/j.p/

The post Qytetarët shijojnë Qafë Thanën e “zbardhur” nga bora appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Jennifer Lawrence zbulon se kishte dëshiruar rolin që bëri të famshme Emma Stone

11 January 2026 at 16:01


Jennifer Lawrence ka zbuluar se kishte vënë syrin te roli që e shndërroi kolegen e saj, Emma Stone, në një yll ndërkombëtar.

Pas roleve dytësore në filma shumë të suksesshëm si Superbad dhe Zombieland, Stone u shndërrua në një nga aktoret kryesore të Hollywood-it falë komedisë gjimnaziste të vitit 2010, Easy A.

Easy A u publikua në të njëjtin vit kur Lawrence u shfaq në filmin që i solli famën, Winter’s Bone, rol për të cilin ajo fitoi nominimin e saj të parë për çmimin Oscar.

Dy vite më vonë, Lawrence u bashkua me elitën e Hollywood-it falë rolit të Katniss Everdeen në filmin e parë të sagës shumë të suksesshme The Hunger Games.

Stone, 37 vjeçe, dhe Lawrence, 35 vjeçe, ndajnë një miqësi të ngushtë prej vitesh, por aktorja e fundit ka zbuluar së fundmi se ato kanë konkurruar edhe profesionalisht mes tyre.

“Roli që unë e doja dhe që ajo e fitoi ishte Easy A”, tha Lawrence këtë të martë gjatë një interviste live në sallën 92NY Kaufmann Concert Hall në New York, sipas People.

“Isha e çmendur pas Easy A dhe vërtet mendoj se duhej ta kisha marrë unë rolin, apo jo? Filmi mund të kishte dalë shumë mirë”, u shpreh me humor aktorja e American Hustle.

Easy A ishte një adaptim komik i romanit The Scarlet Letter të Nathaniel Hawthorne, ku Stone interpreton një nxënëse të zgjuar dhe thumbuese të shkollës së mesme, e cila bëhet qendra e një skandali.

Rama: Pensionet hynë nga ky janar në fazë rritjeje afatgjatë

11 January 2026 at 10:15

TIRANË, 11 janar/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se viti 2026 shënon një kthesë të rëndësishme për pensionet në Shqipëri, duke konfirmuar nisjen e rritjes graduale të tyre, në përputhje me angazhimin e marrë gjatë fushatës zgjedhore dhe të miratuar nga Kuvendi.

Në podkastin “Flasim”, Kryeministri u shpreh se rritja e pensioneve ka nisur që nga ky janar, sipas kategorive përkatëse, ndërsa shtesa do të dyfishohet çdo vit. Sipas tij, pensionistët në janarin e ardhshëm do të përfitojnë dyfishin e shtesës së këtij viti, në janarin pasues trefishin, më pas katërfishin, ndërsa në Shqipërinë 2030 ky progresion do të ndalet te pesëfishimi i shtesës së janarit 2026.

Rama e cilësoi këtë proces si një çlirim personal dhe institucional, duke theksuar se ai është rezultat i viteve reformash, rritjes ekonomike dhe përmirësimit rrënjësor të mbledhjes dhe administrimit të të ardhurave. Sipas Kryeministrit, këto reforma e kanë sjellë vendin në një pikë ku rritja e pensioneve realizohet pa cenuar stabilitetin financiar të shtetit.

Ai kujtoi se për vite me radhë qeveria ka treguar përmbajtje, duke mos ndërmarrë rritje të nxituara, për të mos rrezikuar financat publike.

“Unë e di se si i kam shtrënguar dhëmbët për të bërë durim, se si ndihesha se si sikletosesha, se si mezi i nxirrja fjalët kur thosha s’ka mundësi, nuk kemi lekë për ta bërë, s’është e mundur, duhet fillimisht të rrisim mundësitë e shtetit, s’e bëjmë dot se nuk mund të minojmë shtëpinë, ku rriten fëmijët tanë… E pra duruam, por më në fund erdhëm në këtë pikë, sepse punuam çdo ditë për kthesën që sapo ka nisur dhe më e mira është e gjitha përpara për gjyshet dhe gjyshërit e këtij vendi”, deklaroi Rama.

The post Rama: Pensionet hynë nga ky janar në fazë rritjeje afatgjatë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

iPhone Air 2 mund të vijë me "jetëgjatësi të përmirësuar të baterisë"

11 January 2026 at 11:09


Edhe pse iPhone Air befasoi me një autonomi solide të baterisë duke pasur parasysh dizajnin ultra të hollë, qëndrueshmëria e baterisë dhe konfigurimi me një kamerë të vetme mbeten shqetësime kryesore për përdoruesit.

Por sipas raportimeve të fundit, Apple planifikon t’i adresojë këto probleme me gjeneratën e ardhshme, iPhone Air 2.

Një raport i mëhershëm sugjeronte se pajisja do të pajiset me një kamerë të dytë, me shumë gjasë ultra-wide.

Ndërkohë, The Elec raporton se Apple do të përdorë teknologjinë e re të ekranit CoE, e cila e bën panelin më të hollë dhe përmirëson dukshmërinë në dritë të fortë.

Kjo teknologji redukton konsumin e energjisë, pasi ekrani nuk ka nevojë të rrisë ndjeshëm ndriçimin.

Për më tepër, hapësira shtesë mund të shfrytëzohet për një bateri më të madhe, duke përmirësuar ndjeshëm autonominë e pajisjes. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Katastrofa e Kurbinit/ Rrëfehet banori i fshatit Adriatik: Kam humbur gjithçka, çfarë më bëri perëndia

10 January 2026 at 20:46

KURBIN- Në fshatin Adriatik të Kurbinit, uji nuk ka kursyer asgjë. Mes baltës dhe përmbytjes që duket se nuk ka fund, Ndue Preni qëndron përballë asaj që deri pak ditë më parë ishte mundi i një jete të tërë. Sot, gjithçka është nën ujë.

As veshjet e pajisjet nuk shërbejnë, pasi uji I kalon mbi një metër. Brenda shtëpisë, orenditë, pajisjet elektroshtepiake dhe çdo send i përditshëm tashmë janë të dala jashtë përdorimit.

“Çdo gjë ka mbaruar, gjithçka është nën ujë. Jemi mbi 60 centimetra ujë brenda shtëpisë”, tha ai.

Magazina, dikur e mbushur dhe funksionale, sot ofron një pamje e trishtë.

“Kjo ka qenë magazinë e kompletuar, sot gjithçka lundron. Çdo gjë është jashtë përdorimit”, shtoi banori.

Rruga vijon drejt stallave të bagëtive. Edhe aty, baza ushqimore është e gjitha nën ujë. Disa shpendë kanë arritur të ngjiten mbi dru për t’i shpëtuar përmbytjes, ndërsa të tjerë kanë mbetur prej ditësh pa ushqim.

“Shiko pulat, të gjorat. Katër ditë nën pushtetin e ujit. Qëndrojnë mbi dru për të shpëtuar”, u shpreh Preni.

Jo të gjitha bagëtitë kanë pasur fat. Ndue Preni rrëfen se dele dhe derra kanë ngordhur, ndërsa vetëm një pjesë e vogël e bagëtive ka mundur të shpëtohet.

“I kam pasur për të jetuar me to… Perëndia na mori me qafe. Kam vuajtur me sakrificë për këtë punë dhe përfundova në zero” , theksoi banori i prekur nga përmbytjet”, nënvizoi ai.

Sipas tij, përmbytjet në zonën e Adriatikut kanë disa ditë që vijojnë, ndërsa niveli i ujit vetëm rritet. Ai ngre shqetësimin për funksionimin e hidrovorëve dhe gjendjen e kanaleve kulluese.

“Hidrovori punon me kapacitet të dobët. Kanalet janë në gjendje shumë të keqe, kanë nevojë për pastrime”, tha ai.

Mes ujit, baltës e dëshpërimit, Ndue Prendi, shpreson në tërheqjen e ujit dhe ndihmën nga shteti/abcnews.al

Vjosa, bekim dhe mallkim/ Beteja shekullore mes njerëzve dhe lumit të egër të Europës

10 January 2026 at 20:37

Lumi i vetëm i egër i Europës, demonstroi forcën edhe njëherë tjetër. Dhjetëra banorë në Ferras, Çerven, Kashisht dhe Mallakastër u evakuuan për t’i paraprirë incidenteve apo fatkeqësive.

Në pritje të lajmeve për motin, banorët e zonave të prekura rrëfejnë se si përballen me furinë e lumit ndër dekada.

Vjosa me ujërat e saj të kristalta, pasuron tokat e zonave ku kalon dhe në Fier, nuk është rastësi, që zonat me bujqësi të zhvilluar, janë Levani dhe Frakulla. Siat Bana, 84 vjeç banor i fshatit Ferras, ka përjetuar gjatë gjithë jetës së tij, përmbytjet nga Vjosa.

Ai, kujton përmbytjen e 31 dhjetorit te vitit 1970 por edhe rrëfimin e gjyshit të tij për vërshimet e viteve 1930, kur banorët qëndronin edhe majë pemëve deri në tërheqjen e ujërave

Pas përmbytjeve të një dekade më parë, në vitet 2013-2017,  në Fier u përforcuan argjinaturat dhe sistemi kullues. Megjithatë, me një lumë të egër si Vjosa, masat mbrojtëse, mbeten gjithmonë të pamjaftueshme.

Vjosa buron nga malet e Pindit në Greqi. Është lumi i vetëm i egër në Europë dhe është shpallur Park Kombëtar si pasuri botërore natyrore.

Shqipëria nën ujë/ Specialisti i mjedisit: Ndikimi njerëzor, një nga arsyet e daljes së Vjosës nga shtrati

10 January 2026 at 20:23

SHQIPËRI- Puntatën e kësaj të shtune, “Korrespondent” udhëtoi për në urën e Mifolit, aty ku lumi Vjosa dy ditë më parë doli nga shtrati duke shkaktuar pasoja të shumta në banesa si dhe toka bujqësore.

Specialisti i mjedisit, Viron Balla, shprehet se ky fenomen natyror nuk është hera e parë që ndodh.

“Dikur, në të gjithë gjatësinë e Vjosës, nuk lejoheshin të bëheshin ndërtime, sepse rreziku ishte i madh. Më parë, edhe kulturat bujqësore ishin sezonale, pranverë-vjeshtë. Zona përgjatë Vjosës ka qenë me risk për përmbytjes. Pas ’90-ës pati një lloj shfrenimi nga fermerët, që morën tokat në këtë zonë dhe nuk menduan shumë gjatë për bizneset dhe ndërtimet që u bënë këtu. Një ndër problemet e tjera, që solli pasoja, ka qenë dhe ndikimi njerëzor. Në shtratin e lumit Vjosë, pati subjekte që shfrytëzonin për inerte shtratin e këtij lumi,” tha Balla.

Ai apelon që njerëzit të bëhen të ndërgjegjshëm sa i përket riskut të përmbytjeve. Disa nga përmbytjet më të mëdha në vend janë ato të viteve 1970, 1981, 2009, 2010, 2015 dhe 2017, kjo e fundit me prurjet më të mëdha dhe pasoja katastrofike. Më pas, specialisti tha se ndërhyrjet me ndërtimin e argjinaturave zvogëluan përmasat e dëmeve në banesa.

“Njerëzit duhet të bëhen të ndërgjegjshëm sa i përket riskut të përmbytjeve nga ky lum. Disa nga përmbytjet më të mëdha janë ato të 1970, 1981, 2009, 2010, 2015, 2017, e cila ishte një nga prurjet më të mëdha dhe më pasoja katastrofike. Më pas u ndërhy.

Ndërtimi i argjinaturave zvogëloi përmasat e dëmeve në banesa. Ishte e gabuar vendosja e shumë ndërtimeve në distancat pranë lumit Vjosë. Duhet që edhe vetë njerëzit të përgatiten, sepse shumë nga kanalet që janë brenda fshatit ishin të bllokuara nga vetë fshatarët. Duhet ndërgjegjësim, por edhe përgjegjshmëri dhe të vlerësojnë informacionin që marrin nga institucionet tona”, tha ai.

Specialisti nënvizon se vendosja e ndërtimeve pranë lumit ishte e gabuar dhe qytetarët duhet të përgatiten, pasi shumë kanale brenda fshatrave janë të bllokuara nga vetë banorët.

Pas përmbytjeve në 2017, eksperti theksoi se Bashkia Fier hartoi një projekt mbrojtës, i mbështetur dhe financuar nga qeveria shqiptare, realizimi i të cilit ndikoi pozitivisht në minimizimin e dëmeve.

“Nga mësimet e nxjerra në 2017, Bashkia Fier hartoi projektin mbrojtës dhe që u mbështet nga qeveria shqiptare. Natyra do bëjë punën e vet; këto janë fenomene që kanë përsëritje ciklike. Ajo që duhet të bëjmë ne, është të ndërgjegjësohemi dhe të kalojmë situata të tilla, dhe që të kemi sa më pak dëme.”, theksoi ai./abcnews.al

18:41 Pse opozita shpreson kur protestohet në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

By: EL
10 January 2026 at 18:41

Last Updated on 10/01/2026 by EL

Kreshnik Spahiu

Ishte mbrëmje dhjetori e vitit 2000. Në koridoret e godinës së Partisë Demokratike dëgjoheshin brohoritje. Unë me miqtë po pinim çaj në barin “Jurnal”, ku mblidheshin shumë gazetarë.

Të habitur pyetëm se çfarë kishte ndodhur dhe një vajzë, gazetare e TV Arbëria, na tha: “Kanë fituar zgjedhjet të djathtët në Bullgari.”

Papritmas çaji më ngeli në fyt dhe gati u mbyta. 20 deri në 30 fshatarë, të cilët fatkeqësisht binin në sy për mjerimin në të cilin jetonin, po festonin fitoren e së djathtës bullgare në oborrin e partisë.

U shtanga dhe po mendoja: si ka mundësi që njerëz kaq të varfër të lumturohen me lugë bosh?

M’u kujtua ky fragment kur dëgjova deklaratën e Berishës se protestat në Iran janë një shpresë për forcat opozitare në Shqipëri.

Pasi u lodh për një javë duke thënë se forcat “Delta” do ta arrestonin Ramën, njësoj si Maduro në Venezuelë, sot kaloi në Teheran.

Si në Makondon e Márquez-it, edhe ne si popull presim shpëtimin nga lajme që vijnë nga kontinente të tjera.

Që Berisha është një mashtrues i lindur në politikë, i veshur me kostume dhe kollare të shtrenjta apo me maska konservatore, kjo nuk është gjë e re. Ajo që ia vlen të analizojmë është: si ka mundësi që ky popull të mashtrohet për dekada?

Këtë e kanë bërë me shekuj.

Dikur prisnin për 500 vjet ndryshimet nga Perandoria Osmane dhe haberet nga Stambolli.

Më pas i kishin sytë nga Austria apo Italia.

Më vonë shpresonin se mund të triumfonte socializmi mbi imperializmin.

Për katër dekada shpresuan te revolucioni proletar në Kubë, Amerikën Latine, Vietnam dhe Kinë.

Të gjitha këto mund t’i mirëkuptojmë në një Shqipëri të izoluar, por të mashtrohesh në një botë digjitale dhe globale tregon prapambetjen tonë si komb.

Në botë ka miliarda njerëz të paditur, të pashkolluar, të painformuar apo të izoluar, por njerëz më injorantë dhe naivë, që të shpresojnë se jeta e tyre do të ndryshojë sepse shpërtheu lufta në Venezuelë, revolucioni në Nepal apo protestat në Bangladesh dhe Iran, i gjen vetëm në Shqipëri.

Turma që manipulohen kaq lehtë nga media dhe politika i gjen vetëm në këto 28.000 km². Tmerr i madh.

Realisht, është një keqardhje e madhe për nivelin provincial që ka një pakicë njerëzish në Shqipëri. Ushqehen me lugë partie dhe me lajme politike.

Qeveritë shqiptare në dekada duhet të ishin rrëzuar më shpejt nga vetë shqiptarët por jo duke parë me sy nga qielli duke ëndërruar helikopterë apo me vesh nga zhurma e prorestave në Nepal ku 90% e popullit nuk e di as në hartë ku ndodhet gjeografikisht.

George Orwell e kishte parashikuar dikur këtë psikozë kolektive: popuj që emocionohen nga luftëra të largëta, ndërsa jetën e tyre e sundon një realitet tjetër.

13:30 Përmbytje dhe spektakël, nga dilema e Arifit të Bamkë Qylollarit te drama e tmerrshme e Big-ut

By: Leonard
10 January 2026 at 13:30

Last Updated on 10/01/2026 by Leonard

Nga Leonard Veizi

-Për nder, o shoku mësues, nuk ka më të habitshme se jeta.
Kështu thoshte Arifi, nipi i Bamkë Qylollarit – personazh i Dritëro Agollit te romani “Komisari Memo”,  – që ishte  i gënjyer nga Balli, por që nga fundi i luftës mori rrugën e drejtë të Partisë.
-Unë kujtova Arif, kush e di ç’do thoshte, – ia pret mësuesi, që ishte njëkohësisht edhe i lapsit, edhe i kobures me mulli.
-Po, po… jeta është e habitshme, – këmbëngulte Arifi në filozofinë e tij, duke dredhur cigaren me mbetje duhani.

Kjo batutë e vjetër, – që i përket filmit “I teti në bronz”, me regji të Viktor Gjikës, – vjen në kohë po aq e re, sa herë që realiteti na e servir në formë groteske. Dhe më erdhi ndër mend teksa ndiqja lajmet e Top-it, ku flitej për përmbytje, njerëz të humbur, shtëpi nën ujë, familje që s’dinin ku të fusnin kokën. Një hall i madh, real, i rëndë, që s’ka nevojë për regji televizive. Ujë i pistë, baltë dhe frikë.

Por paralelisht, në të njëjtin kanal televiziv drama tjetër – për disa edhe më e madhe se kaq: – janë të nominuarit e Big-ut, të mbërthyer nga ankthi se kush do të dilte “fishek” jashtë, pa bërë gati as valixhet. Ky është hall, vëlla. Një tragjedi tjetër, sipas rregullave të spektaklit.

Ore meqë ra llafi, këta të përmbyturit ku e shohin spektaklin? Apo në sallën e kooperativës, – që ua ofron Bashkia, – si Luani që ndiqte lajmet e Tiranës te salla e kulturës, se kishte rënë në dashuri me spikeren e televizionit, aty tek filmi “Kur hapen dyert e jetës”.

Dhe më tej, tek emisioni që tashmë mund të cilësohet si versioni adekuat i “Burrat kërkojnë gra e gratë kërkojnë burra”, kemi të bëjmë me një lloj tjetër fatkeqësie kombëtare:

— Ah, sevda na përvëlove
— Na mbetën vajzat pa martuar
— Halli i djemve më i madh
— Mbetën vajzat në shtëpi
— Mua djemtë në Australi
— Le të vijnë, bëjmë krushqi

Epo, këto batuta janë shkëputur nga një tjetër film emblemë i Kinostudios, “Përrallë nga e kaluara”, me skenar dhe regji të Dhimitër Anagnostit.

-Jeta është e çuditshme, – thoshte Arifi i menduar, thua se po shpikte rrotën.

Pa dyshim, njerëzit kanë halle të ndryshme, kjo është e natyrshme. Por media i vë të gjitha në të njëjtën peshore morale: përmbytjen dhe përjashtimin nga shtëpia e Big-ut, hallin e bukës dhe hallin e famës, dramën e mbijetesës dhe dramën e audiencës.

Secili ka hallin e vet.
Por halli-hallit nuk i ngjan.

Dhe kur trajtohen njësoj, nuk krijojmë neutralitet, por një konfuzion moral. E kthejmë tragjedinë në sfond dhe spektaklin në qendër. E shesim absurditetin si normalitet.

Në fund, ndoshta Arifi kishte të drejtë kur thoshte: Jeta është e habitshme.
Por edhe më e habitshme bëhet kur ne zgjedhim ta shohim pa dalluar çfarë është dramë e vërtetë dhe çfarë është thjesht zhurmë.

Moti i keq përfshin vendin/ Prefekti i Korçës: Pika më kritike, fusha e Maliqit. Janë mbi 3500 hektarë tokë nën ujë

By: Rovena
9 January 2026 at 20:31

Prefekti i Qarkut të Korçës, Nertil Jole, i ftuar në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, ka dhënë një pasqyrë të detajuar mbi situatën aktuale në qark, si pasojë e kushteve të fundit atmosferike. Ai theksoi se gjendja në përgjithësi paraqitet e stabilizuar, pavarësisht reshjeve të dëborës që kanë nisur dhe atyre intensive të shiut të ditëve të kaluara.

Sipas tij, nuk ka problematika serioze në akset nacionale, pasi strukturat përkatëse janë të angazhuara maksimalisht në pastrimin e tyre. Megjithatë, Jole vuri në dukje se fusha e Maliqit mbetet pika më kritike për shkak të dëmtimit të argjinaturës nga lumi Devoll, duke shkaktuar përmbytje të konsiderueshme të tokave bujqësore.

Ai siguroi se institucionet janë në gatishmëri të plotë për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe përballimin e çdo situate të mundshme në ditët në vijim, në një vit që e cilësoi si të pazakontë për klimën e zonës së Korçës.

“Qarku i Korçës ka pasur një gjendje të stabilizuar Kanë nisur edhe reshjet e dëborës. Aktualisht nuk kemi problematika serioze. Qarku ka një kapacitet të plotë, pastrimin e akseve nacionale nga bora. Ndërkohë që pasojat e shkaktuara nga reshjet e shiut janë neutralizuar disi. Pikë kritike për ne ngelet fusha e Maliqit, pasi nga lumi Devoll është dëmtuar rëndë argjinatura. Fusha e Maliqit është më e prekura nga përmbytjet të tokave bujqësore.

Janë mbi 3500 hektarë tokë në prezencën e ujit. Problematika të tjera nuk kemi. Kemi pasur një situatë të vështirë në fshatin Progër, ku edhe atje ka rënë prezenca e ujit. Dëme ka pasur kryesisht në tokat bujqësore. Kemi pasur një angazhim të plotë për të garantuar jetën e qytetarëve. Ngelemi në vigjilencë për të garantuar shërbim të plotë edhe në ditët në vazhdim. Ka qenë një vit i pazakontë, kanë qenë jashtë tipologjisë klimatike të Korçës”, tha Jole.

Presidenti i La Ligas komenton përplasjen mes Simeones dhe Vinicius

9 January 2026 at 21:16


Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka minimizuar polemikën rreth përplasjes midis Diego Simeone dhe Vinicius Junior gjatë gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës të enjten, duke e përshkruar si “gjëra që ndodhin në fushë dhe nuk duhet trajtuar si diçka më shumë sesa një anekdotë”.

Duke folur në Xhedah, ku ishte i pranishëm në këtë kompeticion, Tebas bëri thirrje për mirëkuptim në mes të reagimeve pas shkëmbimit të nxehtë mes trajnerit të Atletico Madrid dhe sulmuesit të Real Madridit.

“Pyetni Simeonen. Lojtarët dhe trajnerët janë nën shumë presion gjatë ndeshjeve, dhe edhe më shumë se dje”.

“Duhet ta kuptojmë që këto gjëra ndodhin, nuk janë më shumë se kaq. Siç thotë Simeone, janë gjëra që ndodhin në fushë dhe nuk duhet trajtuar si diçka më shumë sesa një anekdotë”.

Simeone kishte refuzuar të përgjigjej pas ndeshjes për këtë çështje, duke insistuar se ngjarjet në fushë duhet të mbeten aty, ndërsa trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso kishte kritikuar sjelljen e kolegut të tij.

Atletico Madridi gjithashtu ka reaguar, duke mbrojtur trajnerin e saj me një mesazh në rrjetet sociale në të cilin kanë lënë të kuptohet se ishte ylli i Real Madridit ishte ai që filloi gjithçka./Telegrafi/

16:06 Pema e qershisë në Burgun e Burrelit dhe Delta Force

By: EL
9 January 2026 at 16:06

Last Updated on 09/01/2026 by EL

Eduard Zaloshnja

Në vitin e largët 1951, Mehmet Shehu bëri një inspektim në Burgun e Burrelit (ishte Ministër i Brendshëm atëherë). Një i burgosur (ish-oficer xhandarmërie) i bëri një lutje të çuditshme Mehmetit – aman priteni pemën e qershisë në oborrin e burgut! I çuditur, Mehmeti pyeti përse duhej prerë pema e pafajshme e qershisë. “Sepse m’u këput qafa duke pritur të çelë qershia” – iu përgjigj ish-oficeri i xhandarmërisë. Dhe më tej, ai e sqaroi se “filozofët” e qelive të Burrelit kishin disa vitet që e mbanin me gajret, se sapo të çelte qershia, do të zbarkonin anglo-amerikanët…

Nga viti 1951 deri në vitin 1991, anglo-amerikanët jo vetëm që nuk zbarkuan, por Mehmeti dhe të burgosurit që ai inspektoi në Burgun e Burrelit ndërruan jetë pothuajse të gjithë.

Vijmë në ditët e sotme…

Pas inkursionit të fortë amerikan të Delta Force për mbërthimin e Maduros në vilën e tij të fortifikuar në Venezuelë, shpërthyen parashikimet e “filozofëve” të këtushëm kafenetorë dhe të banaqeve nëpër televizorë: “Ramaduro i ka ditët e numëruara, Delta Force do ta mbërthejë në Surrel”.

Madje, Berisha mblodhi sot në një tavolinë persona të rëndësishëm publikë, për të krijuar një qeveri teknike. Ku nuk mungonin Nard Ndoka, Kujtim Gjuzi, Selami Jenisheri, Kostaq Papa, Ekrem Spahiu, etj.  Sipas parashikimeve të “filozofëve” të këtushëm kafenetorë dhe të banaqeve nëpër televizorë, rënia e “Ramaduros” dhe krijimi i qeverisë teknike është çështje javësh, në mos ditësh.

Nuk pret puna sa të çelë qershia…

 

14:45 Akuza e Ahmetajt ndaj Ramës, një akuzë e rëndë që vret vetveten

By: Kesjana
9 January 2026 at 14:45

Nga Fejzo Subashi.
Dyshimi ndaj akuzave të Arben Ahmetajt nuk buron nga besimi te Rama apo te qeveria e tij. Për korrupsionin, tenderat apo abuzimet, drejtësia duhet të flasë mbi baza faktike. Por ajo që nuk mund të pranohet është një logjikë e tipit “më besoni mua, sepse unë po e them”.
Ahmetaj pretendon se Kryeministri ka dashur ta vrasë. Kjo nuk është thjesht një akuzë politike; është pretendim për krim kapital, për tentativë vrasjeje. Në çdo shtet serioz, një deklaratë e tillë nuk shkon në studio televizive, por drejt e në prokurori.
Këtu lind paradoksi logjik:
nëse rreziku ka qenë real, heshtja përballë SPAK-ut është e pajustifikueshme;
nëse nuk ka rrezik real, atëherë deklarata është manipulim i frikës publike.
Nuk ekziston variant i tretë.
Ahmetaj nuk është qytetar i thjeshtë, i pambrojtur apo i painformuar. Ai ka qenë në majë të pushtetit, ka njohur mekanizmat e shtetit, ka pasur akses te dokumente, te struktura dhe te institucionet. Një njeri në këtë pozitë që nuk depoziton kallëzim penal, por zgjedh rrëfimin emocional publik, minon vetë besueshmërinë e tij.
Akuzat për korrupsion kërkojnë prova financiare.
Akuzat për abuzim pushteti kërkojnë dokumente.
Akuzat për tentativë vrasjeje kërkojnë denoncim penal.
Pa këtë hap, çdo fjalë tjetër është retorikë mbrojtëse personale.
Prandaj problemi nuk është Rama si figurë politike, por modeli i ri i akuzës pa përgjegjësi, ku drejtësia anashkalohet dhe publiku përdoret si gjykatë emocionale. Kjo nuk është guxim, as denoncim është strategji mbijetese.
Në një shtet që pretendon të ndërtojë drejtësi, logjika alla Ahmetaj nuk mund të pranohet: Ose flet drejtësia, se hesht politika.
Problemi nuk është mbrojtja e Ramës, por besueshmëria e akuzave të Arben Ahmetajt. Personalisht, nuk i besoj këtyre akuzave jo sepse Rama është i pastër, por sepse nuk përputhen me profilin, karakterin dhe mënyrën e funksionimit të tij.
Ahmetaj tenton të ndërtojë figurën e Ramës si një njeri “trim”, i rrezikshëm, deri në kufijtë e eliminimit fizik. Por kjo figurë nuk përkon me realitetin politik që njohim. Rama nuk ka treguar kurrë tipare të një njeriu që merr rreziqe ekstreme personale. Përkundrazi, ai ka ndërtuar pushtetin e tij përmes kontrollit institucional, manovrës politike dhe shmangies së përplasjes direkte, jo përmes akteve të dëshpëruara apo të dhunshme.
Nëse Ahmetaj pretendon se Rama ka dashur ta vrasë, atëherë lind një pyetje themelore, që nuk mund të shmanget me retorikë:
Përse nuk e denoncon këtë fakt në SPAK?
SPAK është institucioni që vetë qeveria e Ramës e ka promovuar si simbol të drejtësisë së re. Nëse një ish, zëvendëskryeministër ka prova për një kërcënim ndaj jetës së tij nga Kryeministri, atëherë heshtja përballë SPAK-ut nuk është akt guximi, por shenjë e mungesës së provave ose e përdorimit politik të frikës.
Akuzat e rënda kërkojnë përgjegjësi po aq të rënda. Nëse ato nuk shoqërohen me kallëzim penal, dokumente apo fakte konkrete, atëherë rrezikojnë të mbeten rrëfime emocionale për konsum publik, jo denoncime serioze.
Prandaj, dyshimi im nuk është selektiv, por racional:
ose kemi të bëjmë me të vërteta që duhet të shkojnë urgjentisht në drejtësi,
ose me një narrativë të ndërtuar për të shpëtuar veten politikisht dhe penalisht.
Tiranë më 09.01.2025./kb

12:34 Opozita do zgjedhje të parakohshme?

By: Kesjana
9 January 2026 at 12:34

Last Updated on 09/01/2026 by Kesjana

Nga ARTUR  AJAZI

Një opozitë e përgjegjshme, konstruktive, e moralshme, e denjë, e aftë dhe frymëzuese, gjithmonëkërkon zgjedhje parakohshme. Gjithmonë ndjehet e gatshme për tu përballur politikisht me pushtetin, pasiajo është gjithmonë kërkim pushtetit. Kjo ndodhvazhdimisht vendet e lira, demokratike, ku opozitabën betejat e saj institucione, madje edhe rrugë, por kur nuk ka “damkanga pas. Dua  them, kur nukakuzohet lideri i saj, dhe jo vetëm,  për korrupsion apo dhe vepra tjera penale. Shqipëri, opozita aktualepo lufton maksimalisht mos ketërivalë llogoren e saj, dhe shtyn dhe injoron çdo parti vjeter dhe re opozitare, qaset apo rreket ti japë asaj, mendime dheleksione elektorale. Shqipëri, nuk dihet akoma dhesot, pse PD-ja ka marrë rolin dhe stafetën e “kryesimit opozitës”, edhe pse ka humbur nja 10 palë zgjedhjepas 2013, edhe pse shumë nga drejtuesit e saj përfshiedhe kreun e PD, janë sot me dosje SPAK dheGJKKO. Ka paktën 4 vjet Partia Demokratikekërkonqeveri teknike, zgjedhje parakohshme”. parën, qeverinë teknike, e provuam, dhe dihet se “sivajti ajo punë”. U bënë ministra njerëz pa kurrëfarëCV-je, ardhur nga selia blu, për qenë titullarëdikasteresh, duke bërë fushatë edhe zyrat e shtetit. Dihet pastaj humbja e thellë pësoi opozita, edhe psekishte deri ditën e fundit fushatës ministrat e saj atë atë qeveri. Dhe ngrihet sërish tani, dhe kërkon (me sebepin e problemit ka Belinda Balluku) sërishqeveri teknike”. Po mirë, le ta provojë edhe njëherë, le ti plotësohet edhe njëherë kërkesa e saj, por kambindjen e plotë se, humbja do jetë edhe e thellëse e 11 Majit. Një opozitë e paqartëzuar mbi problemete veta, një opozitë e shkërrmoqur strukturalisht prej 10 vitesh, një opozitë nuk arrin mbledhë sheshedhe bulevarde as 10 per qind, elektoratit saj kurproteston, apo dhe një opozitë nuk ka arritur sigurojë deri sot mbështetjen e duhur nderkombetare, nuk mund besosh se fiton zgjedhjet. Qeveri teknike, zgjedhje parakohshme ? Me këto 2 kerkesa stërpërsëritura, Sali Berisha po mundohet mbajëpranë vehtes dhe partisë tij, edhe ata dhjetra mbështetës besojnë akoma se “ai është dielli, hëna, dhe njeriu do ti çojë ata drejt pushtetit”. Por a mjafton kjo ?Natyrisht jo. shkosh drejt pushtetit, do duhet forcosh partinë, strukturat, programin, idetë dhemendimet e çdo anëtari,  do duhet ftosh dhe pranosh rreth vehtes, edhe ata kanë mendiminndryshe nga ty, do duhet sigurosh mbështetjemaksimale nderkombetare, do duhet pastroshpartinë nga akuzuarit dhe hetuarit për korrupsion, do duhet ringjallësh shpresën dhe besimin tek baza e zhgënjyer, etj. Pra do duhet punë e madhe, dhe vepra mëdha, larg propogandës bajate, larg makinacionevedhe mashtrimeve janë provuar dhe kanë sjellëdështime fushata elektorale. Ndaj them, opozita tregohet e kujdesshme kur kërkon, kur dikton, kurofron, pasi realiteti terren është krejt ndryshe nga sapërpiqet ta paraqesë para nesh Doktori i PD./kb

Shqiptarët po i përdorin telefonat gjithnjë e më shumë për internet, konsumi u rrit me 21%

By: Ela
9 January 2026 at 10:46

Të dhënat më të fundit të publikuara nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për tremujorin e tretë të vitit 2025 konfirmojnë një transformim të qartë të tregut të komunikimeve elektronike në Shqipëri, ku rritja e konsumit të internetit dhe kalimi drejt planeve paspagim po shoqërohen me rënie strukturore të SMS-ve dhe telefonisë fikse. […]

The post Shqiptarët po i përdorin telefonat gjithnjë e më shumë për internet, konsumi u rrit me 21% appeared first on BoldNews.al.

Apple mund ta vonojë lansimin e iPhone 18

9 January 2026 at 10:00


Prodhuesit e telefonave kanë tendencë t'i përmbahen një orari përgjithësisht të parashikueshëm kur bëhet fjalë për lansimin e një brezi të ri të linjës së tyre kryesore të produkteve.

Apple, në veçanti, modelet më të fundit të iPhone i ka lansuar në vjeshtë.

Megjithatë, sipas raporteve të shumta , Apple po përgatitet të ndajë lansimet e iPhone në dy cikle të ndara për serinë iPhone 18, duke e vonuar potencialisht iPhone 18 standard deri në vitin 2027.

Analisti i njohur i industrisë, Ming-Chi Kuo, thotë se Apple planifikon të ndajë lansimet e iPhone midis vjeshtës dhe pranverës.

Ai deklaron se, bazuar në këtë strategji, Apple do të lansojë iPhone 18 Pro dhe iPhone 18 Pro Max në vjeshtën e vitit 2026, siç është traditë, por iPhone 18 i rregullt nuk do të vijë së bashku me to.

Në vend të kësaj, iPhone 18 bazë pritet të lansohet në pranverën e vitit 2027.

Kjo do të thotë që iPhone 17 do të mbetet modeli më i ri standard i Apple për afërsisht një vit e gjysmë.

Ka pasur edhe raporte të tjera që pretendojnë të njëjtën gjë, duke sugjeruar se ndryshimi është i lidhur ngushtë me gamën në zgjerim të produkteve të Apple.

Në vitin 2026, Apple pritet të ketë një portofol të gjerë pajisjesh, duke përfshirë iPhone standard, dy modele Pro, iPhone Air , modelin me çmim të ulët “e” dhe iPhone-in e saj të parë të palosshëm .

Me kaq shumë pajisje që konkurrojnë për vëmendje, lansimi i gjithçkaje menjëherë mund të dëmtojë modelet individuale. /Telegrafi/

Xabi Alonso i del në mbrojtje Viniciusit, ‘godet’ Simeonen pas përplasjes verbale me brazilianin

9 January 2026 at 08:23


Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, iu përgjigj komenteve të Diego Simeones në lidhje me sulmuesin e krahut Vinicius Junior gjatë gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës kundër Atletico Madridit.

Real Madridi fitoi ndaj Atletico Madridit me rezultat 2-1 në ndeshjen gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, duke siguruar finalen e madhe, ku e pret rivali i urryer, Barcelona, në një El Clasico që vlen sa një trofe.

Megjithatë, nga minuta e parë kjo ndeshje u përshkua me tension dhe rivalitet dhe njëri nga to ishte ai në mes të yllit të Los Blancos, Vinicius Jr dhe trajnerit të Los Colchoneros, Simeone.

Sipas mediumit COPE, trajneri argjentinas i tha brazilianit: “Florentino Perez do të të largojë, mbaje mend fjalët e mia”.

Pas ndeshjes, Xabi Alonso komentoi incidentin midis Vinicius dhe Simeone në stol gjatë konferencës për shtyp dhe e la me faj argjentinasin.

"Nuk më pëlqeu momenti. Cholo i tha diçka dhe këto gjëra shkojnë kundër frymës që duhet të kesh për shokët e ekipit”.

“Nuk më pëlqen kur shokëve të ekipit u flitet në atë mënyrë. Jo gjithçka është e pranueshme”, ka thënë Alonso. /Telegrafi/

Xabi Alonso sulmon ashpër Diego Simeonen, konfirmon rikthimin e Mbappes për finale

8 January 2026 at 23:11


Real Madridi ka siguruar kualifikimin në finale të Superkupës së Spanjës, pasi ka mposhtur me rezultat 2-1 Atletico Madridin në gjysmëfinale.

Golat e Fede Valverdes dhe Rodrygos i dhuruan ‘Los Blancos’ mundësinë për të garuar për trofuen e parë të vitit 2026.

Sidoqoftë, përtej rezultati vëmendjen e mori përplasja mes Diego Simeones dhe Vinicius Junior, me trajnerin argjentinas që iu drejtua brazilianit me fjalët "Florentino Perez do të largojë, mbaje mend".

Këto fjalë nga Simeone nuk u pritën aspak mirë nga Xabi Alonso, i cili përveç frustrimit që shprehu ndaj kolegut të tij në fushë, pati disa fjalë për të edhe pas përfundimit të takimit.

🚨 Xabi Alonso: "I heard what Simeone said to Vini, and I didn't like it. You can't talk like that, some things cross the line." pic.twitter.com/Im187ZDu0X
— Madrid Xtra (@MadridXtra) January 8, 2026

“E dëgjova se çfarë ka thënë Simeone në drejtim të Vinit dhe nuk më pëlqeu. Ju nuk mund të flisni në atë mënyrë, disa gjëra e kalojnë kufirin”, ka deklaruar Alonso.

Trajneri madrilen gjithashtu dha lajmin e madh për tifozët e Real Madridit duke konfirmuar se Kylian Mbappe do të arrijë nesër (e premte) në Arabinë Saudite.

🚨🚨 Xabi Alonso: “Kylian Mbappé will ARRIVE TOMORROW.” pic.twitter.com/DNLcm6pHbP
— Madrid Xtra (@MadridXtra) January 8, 2026

Ylli francez pritet të jetë i gatshëm për finale ndaj Barcelonës, ndonëse me shumë mundësi minutat e tij do të jenë të kufizuara.

Kujtojmë se finalja mes Barcelonës dhe Real Madridit do të luhet ditën e diel me fillim nga ora 20:00./Telegrafi/

❌
❌