Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur

By: Rovena
30 December 2025 at 21:19

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të martë, në prag të natës së ndërrimit të viteve, një vendim për dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror për 13 qytetarë, në shenjë vlerësimi dhe mbështetjeje nga shteti. Sipas vendimit, përfituesit do të marrin një shtesë në masën e dhjetëfishit të pensionit social, e cila u akordohet Agim Nuri Bajko, Agustin Pjetër Kola, Aishe Daut Stari, Edera Kabil Alibegaj,  Kostandin Aleko Kamberi, Kostandin Llazar Shkurti, Kujtim Rexhep Vorpsi, Leonard Sifi Toska, Nikolin Luigj Gurakuqi, Rapo Selman Tao, Shegushe Hysni Bebeti, Vasillaq Thoma Ruci dhe  Virxhil Athanas Karaja.

Dhënia e shtesës së pensionit të posaçëm

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Agim Nuri Bajko, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Agustin Pjetër Kola, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror znj. Aishe Daut Stari, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror znj. Edera Kabil Alibegaj, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Kostandin Aleko Kamberi, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Kostandin Llazar Shkurti, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Kujtim Rexhep Vorpsi, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Leonard Sifi Toska, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Nikolin Luigj Gurakuqi, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Rapo Selman Tao, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror znj. Shegushe Hysni Bebeti, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Vasillaq Thoma Ruci, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Virxhil Athanas Karaja, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

  • Miratimin, në parim, të protokollit, për ndryshimin e marrëveshjes së 6 prillit 2010, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë, për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe evazionit fiskal për taksat mbi të ardhurat dhe kapitalin
  • Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Azerbajxhanit, për bashkëpunimin në fushën e luftës kundër krimit
  • Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin teknik 2024 për projektin “Green Vjosa (Vjosa e Gjelbër) – zhvillim rajonal i gjelbër dhe gjithëpërfshirës në zonën e ujëmbledhësit të Parkut Kombëtar të Vjosës”
  • Krijimin e bazës së të dhënave shtetërore të Sistemit të Menaxhimit të Informacionit të Arsimit të Lartë (në vijim SMIAL).

Institucioni administrues i bazës së të dhënave shtetërore SMIAL është Qendra e Shërbimeve Arsimore.

  • Fondi i rindërtimit

Përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 37 228 725 (tridhjetë e shtatë milionë e dyqind e njëzet e tetë mijë e shtatëqind e njëzet e pesë) lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit të banesave individuale për ata individë, të cilët përfitojnë nga grantet e rindërtimit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte që duhen rindërtuar nga e para, në bazë të aktekspertizave të thelluara, në Bashkinë Shijak.

Përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 315 401 450,36 (treqind e pesëmbëdhjetë milionë e katërqind e një mijë e katërqind e pesëdhjetë presje tridhjetë e gjashtë) lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit të shkollës së mesme të bashkuar “Ramazan Karaj”, Bashkia Krujë.

 

Luigj Gurakuqi i Ferid Kolës, një “qendër gravitacioni kulturor” ku Shkodra lexon veten dhe e riprodhon simbolikën e tij

By: berti
7 December 2025 at 14:18

Teksti ““Estetikë e Qytetarisë: Gurakuqi i Kolës dhe Semiologjia e Hapësirës Urbane”.” i Dr. Kujtim Halilit është një ndër trajtimet më të plota dhe më të pjekura mbi raportin midis skulpturës publike, identitetit qytetar dhe transformimeve kulturore që shoqëruan Shqipërinë pas viteve ’90. Ai arrin të bëjë jo vetëm një analizë estetike të monumentit të Luigj Gurakuqit në Shkodër…

Source

‘Nuk mund të na mbyllin gojën’: Banorët e Zall Gjoçajt protestojnë para gjykatës

26 November 2025 at 15:57

Banorë dhe aktivistë të fshatrave Zall-Gjoçaj në Mat dhe Lufaj në Mirditë protestuan të mërkurën para Gjykatës së Lezhës, në mbështetje të tre protestuesve që janë paditur për shpifje nga kompania “Seka Hydropower”, e cila po ndërton një hidrocentral në këtë zonë. Banorët vendosën në shenjë simbolike një shirit të zi mbi megafon, duke e […]

The post ‘Nuk mund të na mbyllin gojën’: Banorët e Zall Gjoçajt protestojnë para gjykatës appeared first on Reporter.al.

Vrasja e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, dënohet me 25 vite burg Klaudio Përkola

By: Brisi
15 November 2025 at 16:35

Gjykata e Apelit ka dënuar Klaudio Përkolën me 25 vite burgim si ndihmës në atentatin që rezultoi në vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit. 26-vjeçari u shpall fajtor për vrasje në rrethana cilësuese. Më herët, gjykata ka dënuar edhe ekzekutorët e sulmit, përfshirë Eduart Lamaj, i cili u plagos gjatë incidentit dhe u arrestua […]

The post Vrasja e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, dënohet me 25 vite burg Klaudio Përkola appeared first on BoldNews.al.

VARRI DHE TRËNDAFILI

13 November 2025 at 14:09


Poezi nga: Victor Hugo
Përktheu: Alfred Kola

Varri i thotë trëndafilit:
- Me lotët që të njom agimi,
Çfarë bën, o lule e dashurisë?
Trëndafili varrit i thotë:
- Ç’bën ti me kë bie në gropë
Në honin e përjetësisë?

Thotë trëndafili: - O varr i zi,
Prej lotëve, në hije, tek rri
Bëj aromë me qelibar e mjaltë.
Thotë varri: - O lule në vajtim,
Prej çdo shpirti që te unë mbërrin
Bëj një engjëll për qiellin e pamatë!

Ish-shefi i krimeve, në gjyq për ndikim të paligjshëm dhe shpërdorim detyre

28 October 2025 at 16:30

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të martën më 28 tetor përfundimin e hetimeve ndaj gjashtë të pandehurve të akuzuar për ndikim të paligjshëm në sistemin e drejtësisë, si dhe për shpërdorim detyre pasi dyshohet se kanë shpërndarë të dhënat e TIMS tek persona të tretë. Çështja ndaj ish-shefit të […]

The post Ish-shefi i krimeve, në gjyq për ndikim të paligjshëm dhe shpërdorim detyre appeared first on Reporter.al.

SPAK dërgon për gjykim 6 persona për “korrupsion dhe ndikim të paligjshëm” ndaj zyrtarëve publikë (EMRAT)

By: V K
28 October 2025 at 15:47

Prokuroria e Posaçme SPAK, ka përfunduar hetimet për korrupsion ndaj 6 personave dhe i ka dërguar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë.

Sipas burimeve, të akuzuarit janë Musa Gjikola, Klodjan Mucca, Sokol Masha, Erjon Dani, Emiljano Rocci dhe Vilson Rocci.

Vepra penale që rëndon ndaj këtyre personave është “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Njoftimi i plotë i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (në vijim Prokuroria e Posaçme) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë kërkesën për gjykim të procedimit penal nr. 177/1 të vitit 2025, në ngarkim të shtetasve:

1. Musa Gjikola

2. Klodjan Muça

3. Sokol Masha

4. Erjon Dani

5. Emiljano (alias Millan) Roçi

6. Vilson Roçi

Të pandehurit akuzohen për konsumimin e elementëve të veprave penale:

“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 dhe neni 25 të Kodit Penal (sipas ndryshimeve të ligjit nr. 144/2013),

-si dhe për të pandehurin Erjon Dani, “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se gjatë vitit 2020, të pandehurit janë përfshirë në tre episode të veçanta, ku kanë kërkuar dhe përfituar shuma monetare që varionin nga 4 000 deri në 7 500 euro, me pretendimin se kishin aftësinë për të ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve të drejtësisë, me qëllim ndikimin në masa sigurimi personal dhe favorizim në dhënie dënimi ndaj disa të arrestuarve.

Gjithashtu, është provuar se i pandehuri Erjon Dani, në kohën e ngjarjeve me detyrë zëvendësshef komisariati dhe shef për krimet në Komisariatin Nr. 3 Tiranë, ka shpërdoruar detyrën duke shpërndarë tek persona të tretë të dhëna të siguruara nga sistemi TIMS.

Hetimet kanë dokumentuar se të pandehurit kanë bashkëpunuar dhe koordinuar veprimet përmes komunikimeve në platformën e enkriptuar “Sky ECC”, të cilat janë administruar nga autoritetet franceze të drejtësisë në kuadër të ndihmës së ndërsjellë juridike ndërkombëtare.

Ky procedim penal është ndarë nga procedimi penal nr. 177 i vitit 2023, për të cilin vijojnë hetimet ndaj disa personave të tjerë nën hetim, të dyshuar për veprat penale të “trafikimit të lëndëve narkotike”, “ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “grupit të strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 283/a, 298, 333/a, 334/1 dhe 28/4 të Kodit Penal.

Prokuroria e Posaçme shpreh falënderimet e saj për autoritetet franceze, holandeze dhe belge, si dhe për Eurojust dhe Europol, për bashkëpunimin dhe asistencën e dhënë gjatë këtij hetimi.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

The post SPAK dërgon për gjykim 6 persona për “korrupsion dhe ndikim të paligjshëm” ndaj zyrtarëve publikë (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Arti i gdhendjes me daltë dhe çekiç/ 68-vjeçari Mark Kola i qëndroi besnik zanatit të tij me gurë

By: Rovena
25 October 2025 at 20:09

Në Kallmet të Lezhës kjo shtëpi është ndërtuar për 41 vjet… Dalta dhe çekiçi janë mjetet e punës së Mark Kolës.

Sot 68 vjeç dëshmon se si një zanat i lashtë si gurgdhendja, kërkon kohë, durim e sakrificë. Në Kallmet ka punuar edhe shtëpi të tjera, e ndoshta kjo e vonoi për të bërë shtëpinë e tij.

Dalta dhe çekiçi kërkojnë ritëm, forcë dhe kohë, shumë më tepër se makineritë moderne që përdoren sot.

Edhe sot mund të gdhendet me daltë e çekiç, por ka kosto të lartë. Kur i referohet shtëpisë që ka ndërtuar për 41 vite shpjegon se hak pune do të kishin së paku 50 mijë euro, që shumica e familjeve nuk mund ta përballojnë.

Jashtë shtëpisë ka ndërtuar një çezme që e nisi në 2023 dhe po i afrohet përfundimit. Kishte pak gurë dhe shumë dëshirë, por modelin e zgjodhi rrugës ndërsa punonte.

Në çezmën e tij ka bërë edhe punime artistike. Edhe sot gjen të rinj që merren me gurë dhe e punojnë mirë, por vetë Mark Kola thotë se punon pak sepse aktualisht është pensionist.

Marku ka punuar me gurin gjithë jetën e tij. Edhe pse pjesa më e madhe e punës ka qenë e palodhur, ai ndjen keqardhje se zanati po bëhet i rrallë.

Shtëpia e Mark Kolës në Kallmet dhe çdo punë e tij në gurë është një testament i kohës dhe i mjeshtërisë.

PËR TË RËNËT

7 October 2025 at 10:51


Poezi nga: Robert Binyon
Përktheu: Alfred Kola

Nëna krenare me falënderim për fëmijët e saj,
Për të vdekurit përtej detit, Anglia n’vajin e zisë.
Ishin mish i mishit të saj, shpirt i shpirtit,
Rënë për kauzën e lirisë.

Rrahin daullet solemne; Vdekja, nder mbretëror
Në sferat e pavdekshme, këndon gjëmën fort,
Ka muzikë në mes të shkretimit
Dhe një lavd që shkëlqen mbi lot.

Shkuan me këngë në betejë, ishin të rinj,
Shëndetplotë, sy patrembur e shpirtndritur.
Të paepur deri në fund në akte të panumërt;
Ata ranë me fytyrën drejt armikut.

Nuk do të plaken, siç plakemi ne të mbeturit:
Mosha s’do t’i lodhë, as vitet s’do t’i dënojnë.
Në perëndim të diellit dhe në mëngjes
Ndër breza do t’i kujtojmë.

S’përzihen me qeshjen e bashkëluftëtarëve;
S’ulen në tavolinat e zakonshme të shtëpisë;
S’janë pjesë e punës sonë të përditshme;
Flenë përtej shkumës së Anglisë.

Por ku janë dëshirat e shpresat e thella,
Ndjerë si burim i fshehur nga shikimi,
N’zemrën më të thellë të tokës së tyre njihen
Siç njihen yjet e Natës nga shkëlqimi;

Si yjet do të ndrijnë, kur ne të jemi pluhur,
Duke marshuar mbi rrafshinën qiellore;
Ashtu si ndriçojn’ yjet kur jemi n’errësirë,
Gjer në fund, gjer në fund, mbeten brerore.

KËNGË: MOS MË PYET MË KU JUPITERI JEP PEKULET

2 October 2025 at 09:42


Poezi nga: Thomas Carew
Përktheu: Alfred Kola

Mos më pyet më ku Jupiteri jep pekulet,
Kur ikën qershori, trëndafili zbërdhulet;
Se thellë në orientin e bukurisë sate
K’to lule, flenë sido qofshin shkaqet.

Mos më pyet më për shkakun vërtitës
Ku atomet e arta enden gjatë ditës;
Se qielli me dashuri të pastër gatuan
Pluhurat që pasurojnë flokët e tua.

Mos më pyet më se për ku nxiton
Bilbili, kur muaji i majit kalon;
Se në fytin tënd të ëmbël për çdo notë
Ai dimëron e mban tingullin të ngrohtë.

Mos më pyet më ku shkëlqejn’ ato yje,
Që në mes të natës drejt nesh po bien;
Se ulen mbi sytë e tu të uruar
Dhe në sferën e tyre qëndrojn’ të fiksuar.

Mos më pyet më nga lindja a perëndimi
Folenë me aroma e ndërton Feniksi;
Për tek ti së fundi çan ajrin përmes,
Dhe mbi gjirin tënd erëmirë vdes.

I zhdukur që prej 13 shtatorit/ Vëllai i 22-vjeçarit: Mund ta kenë marrë për trafik organesh

29 September 2025 at 18:00

22-vjeçari Elkrist Kola nga Fushë Arrëzi rezulton i zhdukur që prej 13 shtatorit, teksa një ditë pas zhdukjes, babai i tij, shtetasi Z. Kola, 63 vjeç, bëri kallëzim në Polici ku kërkoi ndihmë për gjetjen e të birit, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë prej tij. Që prej vdekjes se nënës, i riu […]

The post I zhdukur që prej 13 shtatorit/ Vëllai i 22-vjeçarit: Mund ta kenë marrë për trafik organesh appeared first on BoldNews.al.

E arrestuar që në vitin 2020, ndërron jetë e burgosura 33-vjeçare (EMRI)

By: V K
23 September 2025 at 08:47

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një e burgosur 33-vjeçare, ka ndërruar jetë  33-vjeçarja Afërdita Hajdarkola vuante dënimin për dhunë në familje, në burgun e grave në Ali Dem, por si pasojë e probleve shëndetësore ishte transferuar disa muaj më parë në Qendrën Spitalore të Burgjeve.

“Pacientja me mjekim të detyruar, Afërdita Leke Hajdarkola, e datëlindjes 03.07.1992, lindur në Tropojë dhe banuese në Tiranë, ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ajo ishte akomoduar për herë të parë në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Ali Demi”, më datë 20.04.2020, dhe më pas ishte transferuar në Qendrën Spitalore të Burgjeve (QSB), më 15.10.2020.

Ajo ishte arrestuar për veprën penale të dhunës në familje dhe vuante nga probleme të rënda shëndetësore, përfshirë insuficiencë renale, për të cilën trajtohej me dializë.

Mbrëmjen e kaluar, ajo u shtrua në Reanimacionin Qendror të QSUT në gjendje të rëndë shëndetësore, me acidozë metabolike dhe hipotension.

Rreth orës 03:40 të mëngjesit, ajo ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiopulmonar.

Autoritetet përkatëse janë vënë menjëherë në dijeni dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore”, thuhet në njoftim.

The post E arrestuar që në vitin 2020, ndërron jetë e burgosura 33-vjeçare (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Ndërron jetë në QSUT e burgosura 33-vjeçare

By: Elva
23 September 2025 at 08:24

Një e dënuar me probleme të rënda shëndetësore ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. E ndjera është identifikuar  si Afërdita Leke Hajdarkola, 33 vjeçe, e lindur në Tropojë dhe banuese në Tiranë. Ajo ishte arrestuar për veprën penale të dhunës në familje dhe vuante […]

The post Ndërron jetë në QSUT e burgosura 33-vjeçare appeared first on BoldNews.al.

Atentati në sy të turistëve, publikohet VIDEO e vrasjes së Kristian Kolës në mes të Shkodrës

18 September 2025 at 21:41

Emisioni “Top Story” ka publikuar mbrëmjen e sotme për herë të parë pamjet e vrasjes së 34-vjeçarit Kristian Kola. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:30, në një lokal tek kinema “Republika”, në lagjen “Vasil Shanto”, më 4 shtator. Në atë atentat ishin dy persona me motor, njëri në rolin e qitësit dhe tjetri në rolin e […]

The post Atentati në sy të turistëve, publikohet VIDEO e vrasjes së Kristian Kolës në mes të Shkodrës appeared first on BoldNews.al.

Antentatet në Shkodër/ Ragip Gila dyshohet edhe për vrasjen e Kristjan Kolës

By: V K
18 September 2025 at 13:35

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet për vrasjen e Kristjan Kolës dhe atentatin e dyfishtë në Shkodër, ku mbetën dy të vrarë dhe dy të plagosur.

Sipas A2 CNN, policia ka nisur hetimet dhe provat e mbledhura deri tani ngrenë dyshime se Ragip Gila mund të jetë ekzekutori i vrasjes së Kristjan Kolës.

Hetuesit po e lidhin këtë rast me dy atentatet e fundit, për shkak të ngjashmërive në mënyrën e veprimit: përdorimi i motorit, maskimi me skafandër dhe taktikat e ngjashme gjatë sulmeve.

Po ashtu, pritet të përfundojë një ekspertizë e dytë mbi motorin që u përdor në vrasjen e Kolës dhe që më pas u gjet i djegur.

Hetuesit synojnë gjithashtu, të përftojnë gjurmë ADN-je nga motorri dhe të krahasojnë ato me ADN-në e Ragip Gilës për të konfirmuar përfshirjen e tij.

Shënjestër e atentatit ishte 43-vjeçari Erogen Brajoviç, i njohur si “Vaso”, anëtar i fisit të Bajrit dhe vëllai i Denis Brajoviç (Bajri).

Kujtojmë që; nga të shtënat mbeti e plagosur edhe kamerierja 25-vjeçare, Meri Kaceri.

Në sulm humbën jetën Armando Pali dhe Liridon Kraja (i njohur si Lushi), truproja e Erogen Brajoviç.

Autori i dyshuar i atentatit është 29-vjeçari Ragip Gila, i cili u arrestua nga policia pas ngjarjes.

The post Antentatet në Shkodër/ Ragip Gila dyshohet edhe për vrasjen e Kristjan Kolës appeared first on Albeu.com.

Zhduket 22-vjeçari nga Fushë-Arrëzi, babai ngre alarmin në Polici

15 September 2025 at 09:10

Një i ri nga Fushë-Arrëzi është zhdukur pa gjurmë që prej 13 shtatorit. Bëhet fjalë për shtetasin Elkrist Kola, 22 vjeç, i cili është larguar nga banesa ditën e shtunë dhe nuk është kthyer më. Babai i tij, shtetasi Z. Kola, 63 vjeç, ka kallëzuar ditën e djeshme në Polici, ku ka kërkuar ndihmën e […]

The post Zhduket 22-vjeçari nga Fushë-Arrëzi, babai ngre alarmin në Polici appeared first on BoldNews.al.

Babai i Kristian Kolës akuzon policinë: Këtu 99% është dora e shtetit

By: gaze tare
8 September 2025 at 16:50

Shkodra u trondit mbrëmjen e së enjtes nga një atentat mafioz, ku 34-vjeçari Kristian Kola humbi jetën në mes të qytetit. Ai ishte duke pirë kafe në një lokal te “Kinema Republika”, kur dy autorë e qëlluan në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend.

Hetimet për ngjarjen janë në vijim, ndërsa babai i viktimës ka hedhur akuza të forta ndaj autoriteteve. Në një intervistë për “Shqipëria live”, ai tha se lajmin për vdekjen e djalit e mori përmes mediave të huaja, duke shtuar se ndërhyrja e ambulancës ka qenë me vonesë. Ai e cilësoi ngjarjen si një atentat mafioz dhe akuzoi Shtetin dhe policinë për lidhje me krimin.

“Këtu 99% është dora e policisë, e Shtetit që i jep këtyre atentatorëve mundësi me vra me pare.

Babai i Kristian Kolës theksoi se djali i tij nuk kishte pasur konflikte dhe ishte një person i qetë dhe punëtor. Ai e përshkroi djalin si një person të urtë dhe shoqërueshëm, i cili punonte në ndërtim dhe kishte jetuar një jetë të thjeshtë.

Djali ka punuar në ndërtim. Nuk ka pasur mundësi të bëjë punë tjetër, se ishte 10 orë në ditë në ndërtim. Unë djalin e kam pas si shok, ka pasur një natyrë të veçantë, ishte i urtë i shoqërueshëm. Nuk është marrë me asnjë aktivitet tjetër”- tha ai.

Pas ngjarjes, ai paralajmëroi për vetëdrejtësi nëse autorët nuk kapen dhe nuk dënohen. “Do të marr hak për djalin tim,” tha ai, duke kërkuar largimin e policisë së Shkodrës dhe vendosjen e një force tjetër për të luftuar krimin.

https://m.youtube.com/watch?v=vpTHx2akHEY&pp=ygUdVnJhc2phIGUga3Jpc3RpYW4ga29sZXMgYmFiYWk%3D

The post Babai i Kristian Kolës akuzon policinë: Këtu 99% është dora e shtetit appeared first on iconstyle.al.

Dy atentate brenda 5 ditësh/ Ragip Gila dyshohet edhe si ekzekutori i Kristian Kolës

8 September 2025 at 14:13

28-vjeçari Ragip Gila u arrestua si autori i masakrës me dy të vrarë dhe dy të plagosur, të regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin e Shkodrës. Ai nuk është një emër i panjohur për Policinë, pasi konsiderohej si anëtar i grupeve kriminale në kryeqendrën e veriut, teksa kishte vetëm disa muaj që ishte […]

The post Dy atentate brenda 5 ditësh/ Ragip Gila dyshohet edhe si ekzekutori i Kristian Kolës appeared first on BoldNews.al.

Gjendet një motor i djegur, dyshohet se u përdor nga vrasësit e Kristian Kolës

By: dan iela
6 September 2025 at 20:39

Një motor i gjetur i djegur në fshatin Vukatanë dhe që pritet t’i bëhet ekspertiza, mendohet se u përket autorëve të vrasjes së Kristjan Kolës në Shkodër. Autorëve, të cilëve besohet se u është dashur më pak se 1 minutë në ekzekutimin e 34-vjeçarit, besohet se janë ndihmuar edhe nga një person tjetër. Teksa lëviznin me motor, ata qëlluan në drejtim të të riut 8 plumba nga një armë gjysmë silenciator duke e lënë të vdekur në vend. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj vrasjeje, ndnëse 1 vit e gjysmë më parë, viktima ka pasur një konflikt për motive të dobëta por atë konflikt e ka mbyllur dhe nuk qëndron si pistë hetimore për policinë.

34-vjeçari nuk ishte person me precedent penal, dhe nuk kishte konflikte, ndërsa së bashku me të atin kishin një kompani ndërtimi./Opinion.al

 

 

 

 

 

 

 

 

Vrasja e Kristian Kolës/ Flet motra e viktimës: Dyshoj se policia është e implikuar në këtë krim!

6 September 2025 at 20:44

Mariza Kola, motra e 34-vjeçarit Kristian Kola, i cili u ekzekutua në Shkodër mbrëmjen e të enjtes, ka folur për Euronews Albania , duke rrëfyer dhimbjen dhe dyshimet e saj rreth ngjarjes tragjike. Ajo shprehet e prekur se vëllai i saj nuk kishte asnjë precedent penal dhe ishte një person i qetë, pa konflikte apo […]

The post Vrasja e Kristian Kolës/ Flet motra e viktimës: Dyshoj se policia është e implikuar në këtë krim! appeared first on BoldNews.al.

❌
❌