Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Gonxhja: Memoriali i Fishtës do të kthehet në një qendër ndërkombëtare arti

TIRANË, 8 shkurt/ATSH/ Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja informoi sot se Memoriali i Fishtës do të kthehet në një qendër ndërkombëtare arti.

Në një reagim lidhur me një kronikë televizive për këtë memorial, Gonxhja tha se “Memoriali i Gjergj Fishtës në Lezhë po përgatitet të kthehet në një qendër multifunksionale kreative të përmasave ndërkombëtare. Një bashkëpunim strategjik mes Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi” dhe një prej shkollave më prestigjioze të fotografisë në Francë (ESPN), falë përkrahjes nga partnerë evropianë, do të sjellë nga kjo pranverë një frymë të re në zemër të trashëgimisë sonë”.

Sipas Gonxhes, ky projekt ambicioz i mbështetur nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit do ta shndërrojë këtë hapësirë në një pikëtakim për ekologjinë, shkrimin dhe fotografinë.

Ky destinacion i ri kulturor do të përfshijë rezidenca artistike dhe shkëmbime, ku artistë e studentë francezë dhe shqiptarë do të bashkëpunojnë në programe trajnimi dhe kërkimi shkencor. Itinerari i Gjurmëve Fishtjane është si një rrugëtim hulumtues që lidh historinë e Fishtës me arkivën e jashtëzakonshme të Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.

“Në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë dhe institucione ndërkombëtare, por edhe me promotorët lokalë e agroturizmat e zonës, ky projekt do të kthejë edhe vëmendjen e turistëve drejt bukurive dhe shijeve unike të itenerareve historike të Lezhës. Me mbylljen këtë janar të proceseve të kolaudimit, regjistrimit dhe kalimit në administrim, në mars pritet të nisë zbatimi dhe jetësimi i projektit”, theksoi Gonxhja.

Shtëpia-muze dhe Memoriali i at Gjergj Fishtës ndodhen në fshatin Fishtë (Lezhë), në vendlindjen e poetit, atdhetarit dhe figurës madhore të kulturës shqiptare, at Gjergj Fishta, autor i veprës epike “Lahuta e Malcis”.

Shtëpia-muze ruan objekte personale, dorëshkrime dhe dokumente të rëndësishme që pasqyrojnë jetën dhe veprën e Fishtës, duke shërbyer si një qendër reflektimi për letërsinë dhe identitetin kombëtar.

Memoriali i at Gjergj Fishtës, i ndërtuar mbi truallin e kullës ku ai lindi, është pjesë e projektit “Gjurmë Fishtane” dhe përfshin 12 pika pelegrinazhi që rrëfejnë historinë, kontributin dhe ndikimin e tij në kulturën shqiptare.

/k.s/r.e/

The post Gonxhja: Memoriali i Fishtës do të kthehet në një qendër ndërkombëtare arti appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nëse këto simptoma zgjasin mbi 24 orë, mund të jenë shenja e parë e sklerozës multiple

4 February 2026 at 00:09


Simptoma që shfaqen papritur dhe zgjasin më shumë se një ditë mund të jenë shenjë paralajmëruese e sklerozës multiple, paralajmërojnë neurologët

Sindromi klinik i izoluar është pasojë e inflamacionit ose dëmtimit të sistemit nervor qendror – trurit, nervit optik ose palcës kurrizore. Ai përkufizohet si episodi i parë i simptomave neurologjike që zgjat të paktën 24 orë. Simptomat shfaqen papritur dhe mund të jenë shenjat e para të sklerozës multiple (SM).

Sëmundja mund të zhvillohet pesë, apo edhe dhjetë vjet pas episodit të sindromit klinik të izoluar. Mjekët theksojnë se ky sindrom mund të kalojë edhe pa asnjë pasojë. Sindromi klinik i izoluar nuk do të thotë automatikisht sklerozë multiple. Jo të gjitha personat që e përjetojnë këtë sindrom do të zhvillojnë SM. Pas episodit është i mundur shërim i pjesshëm ose i plotë dhe afatgjatë.

Kur diagnostikohet më shpesh sindromi klinik i izoluar?

Simptomat mund të shfaqen papritur dhe më pas të zhduken, ndonjëherë edhe plotësisht. Sindromi klinik i izoluar konsiderohet paralajmërim për fazën e hershme të sklerozës multiple.

– Shpesh diagnostikohet kur pacienti ka një sulm tipik të SM-së, por ende nuk i plotëson kriteret për diagnozë përfundimtare, shpjegon dr. Lamis Alzioud, neurologe në Banner University Medicine.

Nëse mjeku dyshon për sindrom klinik të izoluar, do të kërkojë teste shtesë për të përjashtuar shkaqe të tjera dhe për të vlerësuar rrezikun e zhvillimit të sklerozës multiple në të ardhmen.

– Kriteret e reja, që nga viti 2024, na kanë dhënë më shumë mjete për vlerësimin e personave me sindrom klinik të izoluar. Falë tyre, diagnostikimi i hershëm i SM-së është më i mundshëm, shton dr. Alzioud.

Ekspertët theksojnë se SM mund të zhvillohet në çdo periudhë pas sindromit klinik të izoluar nga disa muaj deri në më shumë se 10 vjet, por rreziku është më i madh në pesë vitet e para, transmeton Telegrafi.

Simptomat e zakonshme të sindromit klinik të izoluar

Simptomat varen nga pjesa e sistemit nervor që është prekur. Episodet e vetme neurologjike shpesh përfshijnë:

  • shikim të turbullt ose dhimbje gjatë lëvizjes së një syri (neurit optik)
  • mpirje, ndjesi shpimi gjilpërash ose humbje ndjeshmërie në njërën anë të trupit ose poshtë një niveli të caktuar të shtyllës kurrizore (p.sh. nga beli e poshtë)
  • dobësi muskulore në duar ose këmbë
  • probleme me ekuilibrin ose marramendje
  • më rrallë: vështirësi në të folur ose probleme me fshikëzën urinare

Nëse vëreni ndonjë nga këto simptoma, veçanërisht nëse shfaqen papritur dhe zgjasin më shumë se një ditë, është e rëndësishme të kontaktoni një profesionist shëndetësor.

Si diagnostikohet sindromi klinik i izoluar?

– Diagnoza bazohet në vlerësimin e simptomave, ekzaminimin klinik dhe gjetjet e rezonancës magnetike. Është e rëndësishme që pacienti të ekzaminohet në detaje për të vendosur diagnozën dhe për të përjashtuar sëmundje të tjera me simptoma të ngjashme, sqaron dr. Alzioud.

Nuk ekziston një test i vetëm. Mjeku kryen ekzaminim neurologjik, vlerëson forcën muskulore, reflekset, shikimin dhe koordinimin e lëvizjeve.

Rezonanca magnetike jep informacion për lezionet e mundshme në tru ose palcë kurrizore. Mund të kryhet edhe punksion lumbal për të kërkuar shenja inflamacioni ose skleroze multiple. Analizat e gjakut ndihmojnë në përjashtimin e gjendjeve të tjera. Bazuar në të gjitha këto të dhëna, mjekët vlerësojnë rrezikun e zhvillimit të SM-së.

A është sindromi klinik i izoluar shenjë e hershme e sklerozës multiple?

– Shumica e personave me sindrom klinik të izoluar, nëse rezonanca magnetike tregon lezionet tipike për SM, e zhvillojnë sklerozën multiple brenda 5 deri në 10 viteve, thotë dr. Alzioud.

Kur ekzistojnë lezionet në tru ose palcë kurrizore, gjasat për diagnozë të mëvonshme të SM-së janë më të larta. Nëse MRI dhe testet e tjera janë normale, rreziku është më i ulët.

Në rast të një MRI normale, rreziku për zhvillimin e SM-së është rreth 10–20 për qind në dhjetë vitet e ardhshme, dhe shumë pacientë kurrë nuk e zhvillojnë sëmundjen. Nëse rezonanca magnetike tregon lezionet tipike për SM, probabiliteti rritet në 60–80 për qind.

Rreziku është më i madh kur ka më shumë lezione në pjesë të ndryshme të sistemit nervor qendror, kur në likuor gjenden shirita oligoklonalë dhe kur në rezonancat kontrolluese shfaqen lezionet e reja.

Terapia mund të parandalojë ose të vonojë sklerozën multiple

Mjekët theksojnë se sot ekziston terapi e hershme që mund të parandalojë ose të vonojë zhvillimin e SM-së.

Disa persona kanë nevojë për terapi me barna që modifikojnë ecurinë e sëmundjes. Nëse simptomat zhduken dhe nuk shfaqen lezionet e reja, mjeku mund të rekomandojë vetëm kontrolle të rregullta dhe rezonanca magnetike periodike.

– Kur pacienti ende nuk i plotëson kriteret për SM, por ka pasur sindrom klinik të izoluar, zakonisht diskutojmë fillimin e terapisë me barna që modifikojnë rrjedhën e sëmundjes për të parandaluar përparimin drejt sklerozës multiple, thekson dr. Alzioud.

Rekomandohet që të mos vonohet vizita te mjeku nëse shfaqen probleme me shikimin, mpirje, marramendje ose dobësi muskulore. Edhe nëse simptomat zhduken, ato mund të jenë sinjal paralajmërues për SM.

– Kontaktoni mjekun për çdo simptomë të re që zgjat më shumë se 24 orë, këshillon dr. Alzioud. /Telegrafi/

“Rrahje me kabllo në ditën e Bajramit”, Astrit Isufi e kishte kërcënuar gruan e tij se 'nëse ndahesh do ta vrasë familjen'

7 November 2025 at 12:35


Rrahje me kabllo, kërcënime se do t’i vrasë familjen, paralajmërime se mbante armë në të kaluarën, KALLXO.com ka arritur që të zbuloj detaje për ngjarjen që ishte regjistruar në mars të këtij viti e ku viktimë ishte gruaja e tashmë të dyshuarit kryesor për vrasjen e vëllezërve Morina në Malishevë.

KALLXO.com raportoi më 06.11.2025, se ndaj Isufit kishte pasur një aktakuzë në prill të këtij viti për dhunë në familje e kanosje.

Për këtë ngjarje KALLXO.com zbuloi se ekzistonte edhe një vendim i Gjykatës Themelore të Prishtinës për çka e dënonte Isufin për rrahjen dhe kërcënimin e bashkëshortes së tij.

E madje ngjarja shkon edhe më larg kur vendoset që dënimi i Gjykatës së Prishtinës të ndryshohet nga Gjykata e Apelit, dënimi ulet duke vlerësuar se ka arritur efektin e përgjegjësisë së të dënuarit.

Isufi ishte dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës më 07.04.2025.

Në vendimin që ka siguruar KALLXO.com jepen detaje të ngjarjes së dhunës në familje dhe kanosjes ndaj bashkëshortes së tij. Dosja përshkruan se Astrit Isufi më 30 mars 2025, rreth orës 15:00 por edhe në të kaluarën kishte rrahur gruan e tij e kishte kërcënuar që nëse ndahet nga ai do t’ia vrasë familjen.

Ky paralajmërim është theksuar edhe në dosjen e gjykatës për vendimin që i ishte dhënë me burgim.

E rrahu gruan në ditën e festës së Bajramit

Më 30 mars 2025, Astrit Isufi sipas dosjes së gjykatës rreth orës 06:00 të mëngjesit përderisa gruaja e tij e kishte përgatitur drekën e festës së Brajramit, i pandehuri ishte zgjuar nga gjumi e kishte thirrë gruan e tij dhe e kishte goditur me peshqir në trup duke i kërkuar të njëjtës që t’i zgjoj fëmijët nga gjumi.

Gruaja kishte shkuar të fëmijët por ata nuk ishin zgjuar e ishte kthyer sërish te Astrit Isufi për t’i treguar.

Dosja që ka siguruar KALLXO.com tregon se Astrit Isufi ishte nervozuar e më pas kishte nisur ta sulmoj gruan e tij me shuplakë e grushte në fytyrë e trup.

Disa orë më vonë, kur Astrit Isufi ishte kthyer në shtëpi pasi kishte shkuar të përshëndes familjarët për festën e Bajramit, kishte kërkuar ushqim nga gruaja e tij dhe kjo e fundit i kishte thënë se mungonte një produkt ushqimor e kjo më pas sërish kishte qenë një sherr i cili shkaktoi dhunën fizike të dytë brenda ditës nga Astrit Isufi te bashkëshortja e tij.

Dosja shpjegon se kur kishte marrë vesh Astriti se mungon një produkt, i kishte marrë pjatat e ushqimit dhe i kishte gjuajtur në tokë e më pas e kishte kap gruan e tij për dore e kishte tërhequr zvarrë e kishte futur brenda dhomës dhe kishte nisur ta qëlloj me një kabllo të rrymës në pjesë të ndryshme të trupit.

Në ato momente vajza e tyre kishte hyrë brenda dhomës dhe i kishte kërkuar babait të saj të ndaloj sepse ‘po e mbyste nënën’.

Ani pse kishte kërkesë nga vajza, dosja shpjegon se Astrit Isufi nuk kishte ndaluar deri sa i është dukur mjaftueshëm se e ka rrahur të dëmtuarën në këtë rast gruaja e tij dhe më pas e kishte larguar nga shtëpia.

Në po të njëjtën ditë, Astrit Isufi sipas dosjes që ka siguruar KALLXO.com e kishte kërcënuar gruan e tij dhe e kishte paralajmëruar se nëse ndahet nga ai do t’ia vrasë gjithë familjen.

“Ti nuk guxon me u nda me mua, se ka me ta vra familjen, ka me t`i faru krejt”, përshkruhet kërcënimi që i kishte bërë Astrit Isufi, gruas së tij më 30 mars 2025.

Kjo situatë të njëjtës i kishte shkaktuar ankth, frikë dhe pasiguri për jetë.

Më krejt këto veprime që Astrit Isufi kishte kryer ndaj gruas së tij, Gjykata në Prishtinë- Dega në Drenas, kishte dënuar të njëjtin me burg në kohëzgjatje me 154 ditë dhe 300 euro gjobë për dhunë në familje ndërsa për kanosje ishte gjobitur me 500 euro.

Xhelozia shkak i dhunës në familje

Pa telefon, duke përjetuar dhunë të vazhdueshme fizike, gruaja e Astrit Isufit në deklarimin e saj në seancën për caktimin e paraburgimit kishte thënë se burri i saj nuk i kishte lejuar telefon, nuk ka mundur më herët të raportoj dhunën në familje sepse nuk kishte mundësi, burri i saj ishte xheloz dhe i njëjti nuk ia kishte dashur familjen gruas së tij dhe i kishte thënë shumë herë që ‘nuk kanë çka lypin këtu’.

KALLXO.com zbuloi se gruaja kishte informuar organet e rendit muaj më parë se burri i saj kishte një armë të cilën e posedonte kohë më parë.

Ajo pas ngjarjes kishte qëndruar te familja e saj ndërsa fëmijët te babai për shkak që të mos ndërpritej shkollimi i tyre.

Për vendimin e Themelores, Astrit Isufi ishte ankuar në Apel

Astrit Isufi ishte dënuar me rreth 5 muaj nga Gjykata Themelore e Prishtinës ndërsa Gjykata e Apelit kishte bërë ndryshim të vendimit të shkallës së parë duke i ndryshuar edhe kohëzgjatjen e dënimit nga 5 në 3 muaj për rrahjen brutale të gruas së tij si dhe kërcënimet ndaj të njëjtës.

KALLXO.com zbulon se Gjykata e Apelit më 26.06.2025 kishte marrë vendim që të aprovoj ankesën e mbrojtësit të Astrit Isufit.

Gjykata e Apelit kishte vendosur që në total t’i jap Astrit Isufit dënim me burg 3 muaj dhe gjobë prej 300 euro për dhunë në familje ndërsa nuk kishte ndryshuar dënimin me gjobë për veprën penale të kanosjes.

Për vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, kishte bërë ankesë avokati i Astrit Isufit, Muhamet Binaku.

Në përgjigjen në ankesë ishte paraqitur edhe përfaqësuesi i gruas së Astritit, Faik Morina duke treguar se gruaja ishte kthyer në shtëpinë e përbashkët me Astritin në Komoran te fëmijët e saj më 22.04.2025 me marrëveshjen e dy palëve të familjes.

Gjykata e Apelit kishte mbajtur edhe seancën e kolegjit dhe kishte shqyrtuar ankesën e cila nuk ishte për shkelje esenciale të vendimit por për ndryshimin e saj.

Mbrojtësit e dy palëve në këtë rast Astrit Isufit dhe gruas së tij kishin mbështetur kërkesën që të shqiptohej një dënim alternativ siç është ai me kusht.

Gjykata e Apelit kishte shqyrtuar të gjithë situatën dhe kishte ardhur në përfundim që t’i ulte dënimin me burgim të dënuarit Astrit Isufit nga 5 muaj në tre muaj burgim duke shtuar se ky dënim është më i butë është në harmoni me intensitetin e rrezikshmërisë shoqërore të kryerjes së veprës penale me shkallën e përgjegjësisë së të akuzuarit dhe kjo do të shërbej si preventivë gjenerale.

Kush është Astrit Isufi?

Astrit Isufi deri më tani dyshohet se është i dyshuari kryesor për vrajsen e dy vëllezërve të gruas së tij në fshatin Gollubovc të Malishevës.

Deri më tani ende nuk janë të qarta rrethanat që çuan deri te vrasja por që nga Policia është konfirmuar se i njëjti është i plagosur po ashtu.

Në vendin e ngjarjes ishin gjetur dy armë ndërsa për më shumë se 15 orë, Isufi ishte në arrati ndërsa u arrestua më 07.11.2025 në fshatin Plloçicë.

Ai aktualisht ndodhet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës duke marrë tretman mjekësor ndërsa gjendja e tij është stabile. /Telegrafi/

Kryetari i Malishevës ngushëllon familjen Morina pas vrasjes tragjike në Golluboc

7 November 2025 at 10:16


Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka shprehur ngushëllime për familjen Morina nga fshati Golluboc, pas ngjarjes tragjike ku dy djemtë e kësaj familjeje humbën jetën në një vrasje të dyfishtë.

Në telegramin e ngushëllimit, kryetari Kastrati ka theksuar se kjo ngjarje e rëndë ka tronditur gjithë komunën dhe se institucionet lokale që ai drejton qëndrojnë pranë familjes në këtë moment të vështirë.

“Jemi pranë jush me dhimbje dhe solidaritet në këtë moment të vështirë. Urojmë që ta gjeni forcën për të përballuar këtë humbje të pazëvendësueshme”, thuhet ndër të tjera në telegramin e kryetarit Kastrati, raporton Telegrafi.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje për zbardhjen e plotë të rastit, duke kërkuar që organet e rendit dhe drejtësisë të veprojnë me efikasitet dhe që autorët të përballen me ligjin.

Ngjarja tragjike ka ndodhur të enjten në fshatin Golluboc të Malishevës, ku dy vëllezër kanë mbetur të vrarë. Policia ka arrestuar tashmë të dyshuarin për këtë vrasje. /Telegrafi/


Vrasja e dyfishtë që tronditi Malishevën – çfarë dihet deri tani

6 November 2025 at 19:10


Dy vëllezër të moshës madhore janë vrarë me armë zjarri të enjten në fshatin Golluboc të Malishevës.

Autoritetet konfirmojnë se i dyshuari Astrit Isufi, nga fshati Stankoc i Drenasit i cili është në arrati, kishte të kaluar kriminale.

Sipas Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur të enjten para mesditës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi, ka thënë se viktimat janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kijevë, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tyre.

Personeli mjekësor në QMF ka konstatuar vdekjen e viktimave.

Njësitë e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, tha Elezi.

Hetimet dhe e kaluara e të dyshuarit

Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë është konfirmuar se i dyshuari A.I. kishte qenë më parë nën hetime dhe kishte të kaluar kriminale.

Zëdhënësja e prokurorisë, Kaltrina Shala, ka deklaruar se ndaj tij ishte ngritur aktakuzë për dhunë në familje dhe kanosje më 7 prill të këtij viti, ndërsa paraprakisht, më 6 prill, ishte kërkuar caktimi i paraburgimit ndaj tij.

Prokurori i Shtetit ndaj personit të dyshuar A.I., më 06.04.2025 është paraqitur me kërkesë për caktimin e paraburgimit, e cila i është aprovuar nga gjykata kompetente.

Po ashtu, më 07.04.2025 është ngritur aktakuzë ndaj tij për veprat penale ‘dhunë në familje’ dhe ‘kanosje’, tha Shala.

Prokuroria e Gjakovës: Motiv i paqartë, dorasi në arrati

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, tha se ende nuk dihet motivi i saktë i ngjarjes, ndërsa theksoi se policia është në kërkim të autorit.

Kemi të bëjmë me një vrasje të rëndë, të dyfishtë. Kryerësi është ende në arrati dhe policia, në bashkëpunim me prokurorinë, po ndërmerr të gjitha masat që sa më shpejt të identifikohet dhe të sigurohet prezenca e tij, tha Gashi.

Ai konfirmoi se viktimat dhe i dyshuari kishin raporte familjare, ndërsa drejtori i policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, deklaroi për mediat lokale se i dyshuari është dhëndri i viktimave.

"Tani për tani s’mund të japim informacione shtesë, sepse duhet të bëjmë verifikimet. Ajo që mund të them është se viktimat dhe i dyshuari kanë raporte familjare, por motivin ende nuk e dimë saktësisht, theksoi Gashi.

Vrasjet e fundit në Kosovë

Ky rast i rëndë vjen vetëm pak muaj pas një vale vrasjesh që tronditi vendin – pesë persona u vranë vetëm gjatë muajit gusht të 2024-ës në pjesë të ndryshme të Kosovës.

Sipas të dhënave nga Policia e Kosovës, vitin e kaluar në Kosovë u regjistruan 17 vrasje, ndërkaq më 2023 u regjistruan 29 të tilla.

Ekspertët e fushës së sigurisë thonë se numri i vrasjeve tregon se çështja e armëmbajtjes është bërë alarmante, duke kërkuar që të kenë një qasje më gjithëpërfshirëse, përfshirë këtu edhe ndërgjegjësimin e të rinjve për pasojat e armëve.

Në Kosovë ka ligj për pajisjen me leje për armë, që përcakton se kush dhe nën çfarë kushtesh mund të pajiset me armë zjarri.

Ligjet po ashtu parashohin dënime me gjoba dhe me burgim për poseduesit e armëve pa leje.

Në vend llogaritet se janë mbi 230.000 armë pa leje në duart e qytetarëve.

Policia tha se në baza vjetore konfiskon mesatarisht rreth 1.500 armë pa leje.

Vrasja e dyfishtë në Malishevë, deklarohet kryeprokurori Gashi

6 November 2025 at 15:56


Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot fshatin Golluboc të komunës së Malishevës, ku dy persona (vëllezër mes vete) kanë mbetur të vrarë nga një person tjetër.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, ka konfirmuar për mediat nga vendi i ngjarjes se autoritetet janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për kapjen e të dyshuarit, i cili aktualisht ndodhet në arrati.

“Kemi të bëjmë me një vrasje të rëndë, konkretisht me një vrasje të dyfishtë me dy viktima. Kryerësi i kësaj vepre penale është ende në arrati dhe policia, në bashkëpunim me prokurorinë, po ndërmarrin të gjitha masat që sa më shpejt të identifikohet dhe të sigurohet prezenca e tij" ,tha Gashi.

Ai shtoi se për momentin nuk mund të jepen më shumë detaje për shkak të procesit të verifikimit të informatave.

“Tani për tani s’mund të japim informacione shtesë sepse duhet të bëjmë verifikimin e të dhënave dhe më pas do të dalim me një njoftim zyrtar që informatat të jenë sa më të sakta. Ajo që mund të konfirmoj është se viktimat dhe i dyshuari kanë raporte familjare”, tha më tej kryeprokurori.

Sipas tij, policia është duke zhvilluar hetimet në terren dhe po punon në koordinim të plotë me prokurorinë për mbledhjen e provave materiale dhe personale, pas së cilës pritet të jepet një njoftim më i detajuar për rastin.

Ndryshe, personi i dyshuar, me inicialet A.I, aktualisht është në kërkim nga Policia.

Mësohet se ai ka pasur edhe më parë probleme me ligjin, ndaj të cilit Prokuroria në Prishtinë kishte ngritur aktakuzë ndaj tij për veprat penale "Dhunë në familje", dhe "Kanosje". /Telegrafi/

Tri vrasje e një tentim vrasje me tritol brenda disa orësh në Shqipëri

28 October 2025 at 17:18


Katër ngjarje të rënda janë shënuar në Shqipëri gjatë ditës së martë.

Në orët e para të mesditës së kësaj e martë në Shkodër iu vu tritol 38-vjeçari Enea Busukja, i cili sapo ndezi makinën, mjeti shpërtheu. Si pasojë ai mbeti i plagosur.

Ndërkohë në Durrës 25-vjeçari Marjan Kodheli vrau me thikë babanë e tij, Pjetër Kodheli.

Ndërkohë në Tiranë 34-vjeçari Indrit Ismaillari, kamerier në lokalin në zonën e Komunës së Parisit, ka mbetur viktimë pasi është goditur me thikë nga Filip Shehu, i cili punonte si kuzhinier në këtë biznes.

Ndërsa në Berat, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Kristo Mema Alias Kastriot Hoxha, 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”, Berat, ka goditur me mjet prerës shtetasin Keli Hoxha., 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka humbur jetën.

17:02 Vrasja me thikë në kalanë e Beratit, shkak u bë një kalë! Autori me precedent në Greqi, viktima ishte turist

Të tjera detaje dalin nga vrasja e ndodhur këtë pasdite në Kalanë e Beratit, ku mbeti i vrarë Keli Hoxha, 42 vjeç.Shkak dyshohet se është bërë një kalë që mbante autori, Kristo Mema alias Kastriot Hoxha, 63 vjeç.Ky i fundit është me precedent penal në Greqi, ndërsa viktima ishte turist.

16:47 Tjetër ngjarje kriminale në vend, vritet me thikë 42-vjeçari në kalanë e Beratit

Rreth orës 15:10, në lagjen e Kalasë, shtetasi K. M., alias K. H., 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”, Berat, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin K. H., 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka humbur jetën.Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e tij.

16:36 Foto/ Vrau kamarierin në “Komunën e Parisit”, momenti kur i vihen prangat autorit

34-vjeçari Indrit Ismaillari, kamerier në lokalin në zonën e Komunës së Parisit, ka mbetur viktimë pasi është goditur me thikë nga Filip Shehu, i cili punonte si kuzhinier në këtë biznes.Ky i fundit është vënë në pranga nga policia, ndërsa në dëshminë e parë siç mëson gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, ka thënë se janë zënë për punën.Në foton e siguruar nga Top Channel, shihet momenti kur Filip Shehu vihet në pranga nga policia.

16:16 E rëndë në Tiranë/ Kuzhinieri vret me thikë kamerierin 34-vjeçar, autori: U zumë për punën

Një sherr mes kolegësh në një lokal-piceri në Tiranë ka përfunduar në tragjedi.34-vjeçari Indrit Ismaillari, kamerier në lokalin në zonën e Komunës së Parisit, ka mbetur viktimë pasi është goditur me thikë nga Filip Shehu, i cili punonte si kuzhinier në këtë biznes.Ky i fundit është vënë në pranga nga policia, ndërsa në dëshminë e parë siç mëson gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, ka thënë se janë zënë për punën.

16:09 Sherri në lokal te ‘Komuna e Parisit’, humb jetën kamerieri

Një incident është shënuar pak momente më parë në zonën e Komunën e Parisit në Tiranë.Ngjarja ka ndodhur në një lokal, ndërsa mësohet se ka të plagosur me thikë një kamerier, i cili ka humbur jetën në spital. Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Indrit Ismaillari, ndërsa autori është Filip Shehu.Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se sherri ka ndodhur mes punonjësve të lokalit.

15:16 Vrau babanë në banesë dhe u arratis, arrestohet 25-vjeçari në Durrës

Është vënë në pranga 25-vjeçari Marjan Kodheli, i cili dyshohet se vrau m thikë babanë e tij në banesë.Ngjarja ndodhi në zonën e Shkallnurit, ndërsa dyshohet se djali vuante nga probleme të shëndetit mendor.

14:59 EMRAT/ Krim në familje në Durrës, 25-vjeçari vret babanë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës, me pasojë një viktimë.Raportohet se një person ka vrarë me thikë babanë e tij. Nga informacionet paraprake dyshohet se djali vuante nga probleme të shëndetit mendor.Autori është identifikuar si Marjan Kodheli, ndërsa viktima Pjetër Kodheli. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkallnurit.

13:30 Atentati në Shkodër, TCH siguron pamjet e makinës së djegur, dyshohet se u përdor nga autori

Pas shpërthimit me lëndë plasëse që tronditi ne lagjen “Ndoc Mazi” në Shkodër, policia ka zbuluar një makinë të djegur në fshatin Dragoç.Burime nga hetimet paraprake bëjnë me dije se mjeti po verifikohet nëse ka lidhje me atentatin ndaj 38-vjeçarit Enea Busukja, i cili mbeti i plagosur si pasojë e shpërthimit.Makina është gjetur plotësisht e shkrumbuar dhe po i nënshtrohet ekspertizës nga grupi hetimor për të përcaktuar pronësinë dhe nëse është përdorur nga autorët e ngjarjes.

13:04-Atentati në Shkodër/ Iu vu tritol në makinë, ja kush është punonjësi i Tatimeve

Një sasi tritoli është vendosur në makinën e parkuar të Enea Busukja, i cili sapo e ka ndezur mjetin, ky i fundit ka shpërthyer. Si pasojë, 38 vjeçari ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital. Ai rezulton se është punonjës i Tatimeve në Shkodër, ndërsa nuk figuron si person me problematika apo me precedent penal.

12:38-Atentati në Shkodër, gjendet një makinë e djegur, dyshohet se u përdor nga autori

Është gjetur një makinë e djegur në fshatin Postribë, që dyshohet se është përdorur nga autori/ët pas atentatit të sotëm në Shkodër.

Sipas policisë, tritoli është vendosur në makinën e parkuar të Enea Buzukja, i cili sapo e ka ndezur mjetin, ky i fundit ka shpërthyer.

12:06-Atentati me tritol në Shkodër/ Shpërthen makina sapo ndizet, plagoset 38-vjeçari, punonjës i Tatimeve

Lagjja “Ndoc Mazi” në Shkodër është tronditur paraditen e sotme nga një atentat me tritol vendosur në makinën e një 38-vjeçari.

Sipas policisë, tritoli është vendosur në makinën e parkuar të Enea Busukja, i cili sapo e ka ndezur mjetin, ky i fundit ka shpërthyer.

12:04-EMRI/ Atentat me tritol në Shkodër, hidhet në erë makina, plagoset drejtuesi i saj

Një shpërthim me lëndë plasëse është raportuar në qytetin e Shkodrës, e vendosur në një makinë të parkuar.

Ngjarja është regjistruar në lagjen “Arra e Madhe”, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e saj./TopChannel.

Vrasja e dyfishtë për një kafe në Durrës, arrestohet 4 persona të përfshirë në konflikt

23 October 2025 at 09:45


Hetimet e thelluara zbardhin dinamikën e konfliktit për motive të dobëta, ndodhur në ambientin e jashtëm të një lokali në fshatin Manzë, si pasojë e të cilit u vranë me armë zjarri, 2 shtetas.

Arrestohen për moskallëzim të krimit, 4 shtetas të përfshirë në konflikt.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim shtetasi që dyshohet se është larguar nga vendngjarja, bashkë me shtetasin D. P. (autor i dyshuar i njërës prej vrasjeve).

Në vijim të hetimeve të thelluara dhe profesionale, të kryera nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në koordinim me Prokurorinë e Durrësit, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të të gjithë shtetasve të implikuar në konfliktin për motive të dobëta, të ndodhur rreth orës 01:25 të datës 22.10.2025, në ambientin e jashtëm të një lokali në fshatin Manzë, ku u vranë me armë zjarri, shtetasit F. P., 33 vjeç dhe A. K., 23 vjeç, u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasit:

-E. C., 25 vjeç dhe E. K., 21 vjeç, si dhe shtetasit T. B., 37 vjeç dhe E. B., 34 vjeç, vëllezër, të katërt banues në Manzë.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim, shtetasit:

-D. P., 21 vjeç, banues në Manzë, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

-G. A., 30 vjeç, banues në Manzë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Nga hetimet e kryera deri tani ka rezultuar se shtetasi D. P. ka hyrë në lokal dhe për motive të dobëta, është konfliktuar verbalisht, me kamerierin e lokalit dhe me shtetasin F. P. (i cili shoqërohej në lokal, nga disa shtetas, ndër ta, i arrestuari E. C.). Pas konfliktit verbal, shtetasi D. P. është larguar me automjet, nga ambienti i lokalit, ku është kthyer menjëherë më pas, i shoqëruar nga shtetasi i arrestuar E. K. dhe nga shtetasi A. K.. Gjatë tentativës së tre shtetasve, për të hyrë në lokal, ka dalë nga lokali, shtetasi F. P., i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në tokë. Në këtë moment shtetasi D. P. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasit F. P., të cilin e ka plagosur, dhe ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasve D. P. dhe A. K. (që dyshohet se e ka goditur me grusht, në fytyrë, shtetasin F. P.). Si pasojë u vranë shtetasit F. P. dhe A. K..

Më tej nga hetimet, dyshohet se shtetasi G. A. është larguar nga vendngjarja, me shtetasin D. P..

Vijojnë kërkime intensive për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit F. P., shtetasin D. P., si dhe për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim G. A..

Gjithashtu, në drejtimin e Prokurorisë, po punohet intensivisht për të siguruar çdo provë që do t’i shërbejë hetimit për dokumentimin e përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme. /Tch/

Zbardhen emrat e katër të arrestuarve për vrasjen e dyfishtë në Manzë të Durrësit

By: V K
23 October 2025 at 10:09

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë u regjistrua në Manzë të Durrësit, ku pas një konflikti për motive të dobëta, mbetën të vrarë me armë zjarri shtetasit Aranit Kurti., 23-vjeç, dhe Flori Paluçi, 33-vjeç, të dy banues në Manëz.

Uniformat blu, njoftojnë se janë zbardhur identitetet e katër të arrestuarve për vrasjen e dyfishtë të në Manzë.

Bëhet fjalë për shtetasit: Erald Cani, Ergi Kadiu, Taulant Beqja, Emirjan Beqja, dy të fundit vëllezër me njëri tjetrin.

Mësohet se katër të arrestuarit do të përballen me akuzat përkrahje e autorit, moskallëzim krimi dhe armëmbajtje pa leje.

DINAMIKA E NGJARJES

Sipas të dhënave nga grupi hetimor, Daniel Pepa së bashku me Arianit Kurtin kanë shkuar në lokal dhe Danieli i ka kërkuar kamerierit të lokalit që t’i bënte një kafe. Kamerieri i është përgjigjur që ekspresi ishte i fikur dhe se nuk mund të bënte kafe. Më pas, sipas informacioneve, Danieli i ka kërkuar që ta ndizte ekspresin duke përdorur edhe fjalë fyese në drejtim të kamerierit.

Aty ka ndërhyrë Flori Paluçi, i cili i ka thënë që t’i nuk mund ta fyesh, pasi kamerieri është ulur në tavolinë me mua. Pas këtij momenti kanë nisur debatet verbale mes tyre dhe kanë degjeneruar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Sipas dinamikës paraprake, i pari që ka qëlluar është Flori Paluçi, i cili ka vrarë Arianit Kurtin, dhe më pas Daniel Pepa ka qëlluar duke lënë të vrarë Paluçin.

NJOFTIMI I POLICISË

Hetimet e thelluara zbardhin dinamikën e konfliktit për motive të dobëta, ndodhur në ambientin e jashtëm të një lokali në fshatin Manzë, si pasojë e të cilit u vranë me armë zjarri, 2 shtetas. Arrestohen për moskallëzim të krimit, 4 shtetas të përfshirë në konflikt. Identifikohet dhe shpallet në kërkim shtetasi që dyshohet se është larguar nga vendngjarja, bashkë me shtetasin D. P. (autor i dyshuar i njërës prej vrasjeve). Në vijim të hetimeve të thelluara dhe profesionale, të kryera nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në koordinim me Prokurorinë e Durrësit, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të të gjithë shtetasve të implikuar në konfliktin për motive të dobëta, të ndodhur rreth orës 01:25 të datës 22.10.2025, në ambientin e jashtëm të një lokali në fshatin Manzë, ku u vranë me armë zjarri, shtetasit F. P., 33 vjeç dhe A. K., 23 vjeç, u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasit:

-E. C., 25-vjeç dhe E. K., 21-vjeç, si dhe shtetasit T. B., 37-vjeç dhe E. B., 34-vjeç, vëllezër, të katërt banues në Manzë.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim, shtetasit:

D. P., 21-vjeç, banues në Manzë, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

G. A., 30-vjeç, banues në Manzë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Nga hetimet e kryera deri tani ka rezultuar se shtetasi D. P. ka hyrë në lokal dhe për motive të dobëta, është konfliktuar verbalisht, me kamerierin e lokalit dhe me shtetasin F. P. (i cili shoqërohej në lokal, nga disa shtetas, ndër ta, i arrestuari E. C.). Pas konfliktit verbal, shtetasi D. P. është larguar me automjet, nga ambienti i lokalit, ku është kthyer menjëherë më pas, i shoqëruar nga shtetasi i arrestuar E. K. dhe nga shtetasi A. K.. Gjatë tentativës së tre shtetasve, për të hyrë në lokal, ka dalë nga lokali, shtetasi F. P., i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në tokë. Në këtë moment shtetasi D. P. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasit F. P., të cilin e ka plagosur, dhe ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasve D. P. dhe A. K. (që dyshohet se e ka goditur me grusht, në fytyrë, shtetasin F. P.). Si pasojë u vranë shtetasit F. P. dhe A. K..

Më tej nga hetimet, dyshohet se shtetasi G. A. është larguar nga vendngjarja, me shtetasin D. P..

Vijojnë kërkime intensive për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit F. P., shtetasin D. P., si dhe për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim G. A..

Gjithashtu, në drejtimin e Prokurorisë, po punohet intensivisht për të siguruar çdo provë që do t’i shërbejë hetimit për dokumentimin e përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

The post Zbardhen emrat e katër të arrestuarve për vrasjen e dyfishtë në Manzë të Durrësit appeared first on Albeu.com.

Vrau Arianit Kurtin, zbulohet e shkuara kriminale e Flori Paluçit

By: V K
22 October 2025 at 10:20

Mëngjesin e sotëm rreth orës 01:45, një ngjarje e rëndë me pasojë dy viktima ka ndodhur në Manëz të Durresit, pranë një karburanti.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se Flori Paluçi, është vrarë nga Daniel Pepa, 21-vjeç, ndërsa Arianit Kurti, dyshohet se është vrarë nga vetë Paluçi, gjatë përplasjes së armatosur.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar Daniel Pepa është shpallur në kërkim, ndërsa forcat e Policisë po zhvillojnë kontrolle intensive për kapjen e tij.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Flori Paluçi, ka qenë person i skeduar në Itali për krime të ndryshme, dhe më herët ka qenë pjesë e një grupi grabitësish, që vepronte në territorin italian.

The post Vrau Arianit Kurtin, zbulohet e shkuara kriminale e Flori Paluçit appeared first on Albeu.com.

Sherri për një kafe/ Vrasja e dyfishtë në Durrës, flet punonjësi i karburantit: Ishin çuna të sjellshëm…

By: V K
22 October 2025 at 10:03

Punëtori i karburantit pranë së cilit ndodhi ngjarja e rëndë në Manzë, ku dy të rinj u vranë me armë zjarri pas një debati për motive banale, është shprehur për mediat se Flori Paluçi dhe Aranit Kurtin ishin djem të sjellshëm.

Për konfliktin që nisi për një kafe dhe përfundoi me dy viktima, punëtori i karburantit thotë se nuk ka dijeni pasi në mëngjes kur erdhi në vendin e punës, e ka parë karburantin dhe ambientet e kafenes në të, të rrethuar me shiritat e policisë.

“Unë erdha në mëngjes gjeta karburantin e rrethuar me: “Ndalohet skenë krimi”. Aq di, më shumë s’di gjë. Pyeta çfarë ka ndodh.

Ka ndodh një ngjarje tha, mos u afro dhe kam ndejt atje derisa ka ik policia. Jo nuk i njoh, njëri nga Manza po nuk rrinë gjatë këtu. Ishin çuna të sjellshëm. Ashtu siç thonë portalet aq di dhe unë”, tha punonjësi i karburantit për mediat.

I pyetur nëse policia ka marrë kamerat e sigurisë dhe nëse ato janë funksionale, ai tha:Nuk e di nuk kam informacion”.

Banorët e Manzës u zgjuan mëngjesin e të mërkurës me lajmin se dy të rinj kishin humbur jetën pas një konflikti banal gjatë orëve të para të mëngjesit.

“Na ka tronditur rëndë, por tani ndodhi, çfarë të bësh”, tregon një i moshuar për mediat. Ai thotë se viktima Aranit Kurti ishte njeri shumë i mirë. “E njihja, e kam pasur kushëri madje… Ishte djalë shumë i mirë”, shprehet i moshuari.

Konflikti ka nisur për një kafe dhe gjatë debatit Flori Paluçi, ka vrarë me armë zjarri Aranit Kurtin. Pas këtij veprimi 21-vjeçari Daniel Pepa, ka vrarë me armë Flori Paluçin.

Kushëriri i Daniel Pepës, është kamerier në lokalin ku ka ndodhur ngjarja.

Raportohet se fillimisht në lokal është futur Flori Paluçi dhe ka kërkuar kafe, ekspresi ka qenë i fikur dhe ai është konfliktuar me kamerierin Alteo Pepa, se pse nuk e ndizte ekspresin për t’i bërë kafe.

Ndërkohë ka ndërhyrë Aranit Kurti, shoku i Daniel Pepës, duke qenë se ishte kushëriri i shokut.

Aty pastaj Flori Paluçi, ka vrarë Aranit Kurtin dhe më pas ka ardhur Daniel Pepa dhe ka vrarë Flori Paluçin

The post Sherri për një kafe/ Vrasja e dyfishtë në Durrës, flet punonjësi i karburantit: Ishin çuna të sjellshëm… appeared first on Albeu.com.

Vrau vëllanë dhe kunatën brenda biznesit të tyre, burg përjetë për Arsen Muskurti

15 October 2025 at 16:14


Gjykata ka dënuar me burgim të përjetshëm Arsen Muskurtin, autorin e vrasjes së vëllait të tij Dritan Muskurti dhe të kunatës Nora Muskurti, ngjarje e ndodhur në vitin 2022 në Tiranë.

Sipas Prokurorisë, më 31 gusht 2022, Muskurti hyri i armatosur në agjencinë e udhëtimeve “Nour Tours”, ku punonin viktimat, dhe hapi zjarr me armë zjarri, duke i lënë të vdekur në vend.

Vendimi i gjykatës parashikon që dënimi i tij të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, duke filluar nga dita e arrestimit, më 30 gusht 2022.

Prokuroria vërtetoi fajësinë e tij për tre vepra penale:

“Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, për vrasjen e vëllait, Dritan Muskurti – me burgim të përjetshëm;

“Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, për vrasjen e kunatës, Nora Muskurti – me burgim të përjetshëm;

“Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” – me 7 vjet burg.

Gjatë hetimeve, Arsen Muskurti deklaroi se drejt vrasjes e kishin çuar konfliktet e vazhdueshme me të vëllanë, të cilin e akuzonte për shantazhe ndaj tij dhe prindërve.

Sipas dosjes gjyqësore, marrëdhëniet mes vëllezërve kishin qenë të tensionuara prej kohësh, me përplasje të përsëritura dhe procese gjyqësore që nuk arritën të zgjidhnin konfliktet familjare.

Aktakuzë ndaj katër personave për vrasjen e dyfishtë në Prishtinë

18 September 2025 at 17:58


Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër katër të pandehurve për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Sipas aktakuzës, më 26 mars 2024, rreth orës 21:10, në rrugën “Butrinti” në Prishtinë, të pandehurit në bashkëkryerje privuan nga jeta dy persona, E.G. dhe Z.G., duke vënë me dashje dhe vetëdije në rrezik edhe jetën e personave të tjerë.

Nga katër të pandehurit, L.H. ndodhet në masën e paraburgimit, ndërsa N.B., A.B. dhe K.G. janë ende në arrati.

Prokuroria bën të ditur se ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sigurimin e prezencës së tyre në procedurë, por të pandehurit vazhdojnë t’i shmangen organeve të drejtësisë.

Vrasja e trefishtë në Gjilan/ Ish-hetuesit: Të dyshuarit mund të kenë kaluar në Serbi, t’i kërkohet ndihmë EULEX-it

By: V K
18 August 2025 at 08:14

Të dyshuarit për vrasjen e tre personave në Gjilan, Mefail Shkodra dhe djemtë e tij, ende nuk janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Gjersa hetimet kanë hyrë në javën e dytë të tyre, njohës të këtyre çështjeve thonë se Shkodra i takon kategorisë së personave të përgatitur dhe mund të ketë gjetur një strehim në Serbi.

Ata udhëzojnë që Policia e Kosovës të bashkëpunojë me EULEX-in.

Para një jave në Gjilan, ndodhi një vrasje e trefishtë pas të shtënave me armë që dyshohet se erdhën si shkak i fajdeve.

Të dyshuarit kryesorë për këtë rast, Mefail Shkodra dhe djemtë e tij, Engjulli dhe Edonisi nuk kanë arritur të lokalizohen ende nga Policia e Kosovës edhe pse janë në kërkim prej 7 ditësh.

Të dielën, Drejtoria e Policisë në Gjilan ka deklaruar se po punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Por, për njohës të çështjeve ku të përfshirë janë persona të kësaj natyre, lokalizimi i tyre s’është i lehtë.

“S’është e lehtë të gjendet persona të tillë sepse pas kryerjes së aktit, ata përgatitin terrenin dhe i shmangen komunikimit, jetojnë në situata tejet sekrete dhe për këtë paraqet vështirësi edhe tek organet e rendit. Me punë operative, me persona të caktuar zyrtar që nuk janë në uniformë punojnë në terren, komunikojnë për të ardhur deri te mundësia e gjetjes nëse janë brenda territorit”, ka thënë për Tv Dukagjinin Emrush Kastrati, ish-gjyqtar.

Me hetimet që po hyjnë në javën e dytë, Kastrati thotë se nuk duhet përjashtuar mundësia që ata të kenë kaluar në Serbi, për ç’ka, Policia e Kosovës, sipas tij, duhet të ndërmarrë veprime shtesë.

“Realisht dhe në formë potenciale ekziston mundësia që për shkak të pozitës gjeografike të Gjilanit dhe pjesës së Serbisë ku jeton komuniteti shqiptar, të njëjtit të kenë kaluar andej mirëpo, në rast se gjinden atje, mundësitë e bashkëpunimit me Serbinë janë të pamundshme sepse Serbia nuk bashkëpunon juridikisht me organet e Kosovës por mund të kryhet përmes EULEX për aq kohë sa ka vullnet edhe Serbia”, shprehet Emrush Kastrati.

Për ish-hetues policorë, kërkimi i ndihmës nga EULEX-i mbetet mundësia e vetme.

“Meqenëse Policia e Kosovës dhe e Serbisë nuk kanë një bashkëpunim direkt dhe ky bashkëpunim bëhet përmes disa strukturave të Policisë së UMNIKU-t apo edhe Policisë së EULEX që të bahet një trysni përmes EULEX ose BE Serbisë, që t’i arrestojë dhe t’i ekstradojë në Kosovë. Përndryshe, mundësitë janë të kufizuara”, ka thënë Hilmi Canolli, ish-hetues në Policinë e Kosovës.

Mefail Shkodra, ishte i dënuar nga Gjykata e Gjilanit për armëmbajtje pa leje, vjedhje të shërbimeve komunale e për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Së bashku me djalin e tij, i kërkuar gjithashtu, ishin arrestuar e më pas liruar gjatë vitit të kaluar për veprën penale të fajdes e detyrimit, për shkak se kishin paguar dorëzani.

The post Vrasja e trefishtë në Gjilan/ Ish-hetuesit: Të dyshuarit mund të kenë kaluar në Serbi, t’i kërkohet ndihmë EULEX-it appeared first on Albeu.com.

Vrasja e trefishtë në Gjilan, autorët ende në arrati

By: V K
17 August 2025 at 13:14

Një javë pas ngjarjes tragjike të vrasjes së trefishtë në qendër të Gjilanit, krimi mbetet ende i pazbuluar ndërsa qytetarët dhe familjarët e viktimave vazhdojnë të kërkojnë drejtësi.

Në këtë incident, babë e bir Selami dhe Edmond Hasani të njohur në qytet si argjendarë, humbën jetën në një kafene pranë objektit të komunës, ndërsa Abedin Hoxha që kishte mbetur i plagosur vdiq më vonë në spital si pasojë e plagëve.

Autorët e dyshuar, Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull, ndodhen ende në arrati dhe të njëjtit janë shpallur në kërkim nga policia menjëherë pas rastit.

Lidhur me vendndodhjen e tyre policia, ka thënë se ende nuk kanë diçka të re dhe se po punohet intensivisht për lokalizimin e tyre.

“Po punohet intensivishta lidhur me rastin që keni pyet. Në momentin që ka zhvillime të reja që lidhen me këtë rast menjëherë do të ju njoftojmë”, ka deklaruar për Telegrafin, togeri Ismet Hashani nga Policia rajonale e Gjilanit.

Lidhur me rastin e fundit qindra qytetarë protestuan të premten para objektit të gjykatës me pankarta që kërkonin drejtësi dhe zbardhje të rastit. Ndërkohë, zyrtarë të lartë politikë reaguan me shqetësim.

Inspektorati Policor i Kosovës, ka rekomanduar pezullimin e katër zyrtarëve policorë në Gjilan, për të hetuar nëse ka pasur ndonjë neglizhencë ose shkelje të procedurës para apo pas ngjarjes.

Hetimet janë në vazhdim, ndërsa autorët mbeten ende të lirë.

The post Vrasja e trefishtë në Gjilan, autorët ende në arrati appeared first on Albeu.com.

Vrasja e trefishtë në Gjilan/ Shpallet në kërkim Mefali Shkodra dhe 2 djemtë e tij

By: V K
11 August 2025 at 10:25

Policia e Kosovës, ka përditësuar njoftimin për rastin e rëndë duke shpallur në kërkim Mefail Shkodrën dhe dy djemtë e tij, Edonis e Engjull Shkodra, si persona të dyshuar për vrasjen e fundit që ka tronditur qytetin.

Këta të tre banues në Gjilan, dyshohet për përfshirje në vrasjen e trefishtë që ndodhi në rrugën “Ibrahim Rugova”.

“Bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të të dyshuarve, kërkojmë bashkëpunim nga qytetarët dhe mediat”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Kosovës.

Policia ka publikuar fotografitë e të dyshuarve dhe kërkon nga qytetarët që, në rast se kanë ndonjë informacion lidhur me vendndodhjen e tij, të lajmërojnë autoritetet menjëherë.

“Lajmroni Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.

Rasti i rëndë i së dielës rezultoi me tre viktima të konfirmuara, babë e bir, Selami Hasani dhe Edmond Hasani, të cilët janë argjendarë të njohur në Gjilan, si edhe Abedin Hoxha, ndërsa të dyshuarit janë ende në arrati. Autoritetet po vazhdojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të këtij krimi. /Telegrafi

The post Vrasja e trefishtë në Gjilan/ Shpallet në kërkim Mefali Shkodra dhe 2 djemtë e tij appeared first on Albeu.com.

Bigamia dhe martesa e dyfishtë sipas Kodit të ri Penal, ja sa vite dënoheni me burg

By: gaze tare
25 July 2025 at 19:21

Drafti për Kodin e ri Penal është hedhur për konsultim publik, periudhë gjatë së cilës që mund të pësojë edhe ndryshime të tjera.

Një risi është kërkesa për lirim me kusht nga të dënuarit e përjetshëm, kushdo mund të aplikojë pasi ka kryer 35 vite burgim.

Me Kodin e ri Penal lidhja e më shumë se një martese në të njëjtën kohë do të konsiderohet vepër penale dhe do të ndëshkohet me burgim deri në 3 vjet, sipas nenit 742 të draftit që është hedhur për konsultim publik.

Në pikën 1 të nenit theksohet se bigamia, pra lidhja e dy ose më shumë martesave njëkohësisht, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Ndërsa në rast se personi vazhdon të jetojë në bigami edhe pas një dënimi penal të mëparshëm, atëherë dënimi ashpërsohet dhe parashikohet burgim nga 6 muaj deri në 4 vjet.

The post Bigamia dhe martesa e dyfishtë sipas Kodit të ri Penal, ja sa vite dënoheni me burg appeared first on iconstyle.al.

Plagosja e dyfishtë/ Forcat e Operacionales, FNSH-së dhe Shqiponjave zbarkojnë në Sarandë, aksion për kapjen e Ramadan Zotos

By: V K
20 July 2025 at 11:38

Ditën e sotme, rreth 50 forca policore nga Tirana, Vlora e Saranda, po zhvillojnë prej disa orësh një operacion për kapjen e 43-vjeçarit të shumëkërkuar, Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj.

I kërkuari është autor i tentativës së goditjes me armë së dy personave ditën e enjte, ndaj të cilëve hapi zjarr 4 herë duke i lënë të plagosur në një rrugë kryesore të lagjes nr.4 në Sarandë.

Kontrollet e forcave operacionale, FNSH dhe “Shqiponja” kanë zhvilluar ditën e djeshme në fshatin Gjashtë dhe sot në orët e para te mengjesit në disa banesa në rrugën “Butrinti” në Sarandë, por pa sukses.

Ramadan Zoto i njohur si Dane, plagosi me pistoletë Gëzim Hajdaraj 33 vjeç dhe Ernest Lama 25 vjeç, të dy nga Kamza, pas një konflikti të mbartur. Edhe Hajdaraj ishte gjithashtu i armatosur por nuk arriti të kundërpërgjigjej. Dy të plagosurit u transportuan në gjendje të rëndë me helikopter drejt Tiranës.

Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj, konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë në Shqipëri e Greqi. Emri i tij përmendet për herë të parë si dëshmitar në një ngjarje të vitit 1997, kur një i ri nga Saranda u përplas me armë me një efektiv policie në tregun e qytetit.

Në prill 2005 ai vrau me armë zjarri shqiptarin Pushkin Kuspa në Athinë, ndërsa 3 vite më pas shkëmbeu zjarr me policinë greke. Në Greqi rezulton i përfshirë edhe në grabitje me armë. Në 2019 u kap me një automjet të vjedhur, armë e drogë në Athinë, ndërsa pas daljes nga burgu u zhvendos në Sarandë.

Në Shqipëri rezulton i proceduar një herë për “prishje të qetësisë publike” dhe i arrestuar më pas për “goditje për shkak të detyrës.”

Bashkë me Zoton, policia kërkon edhe 3 persona për “përkrahje të autorit të krimit”. Njeri është vëllai i tij, Erjon Canaj 36 vjeç dhe dy shokët Artan Murtaj 43 vjeç dhe Klaus Jaçaj 31 vjeç, të tre me precedentë të ndryshëm penalë.

The post Plagosja e dyfishtë/ Forcat e Operacionales, FNSH-së dhe Shqiponjave zbarkojnë në Sarandë, aksion për kapjen e Ramadan Zotos appeared first on Albeu.com.

Plagosi dy persona me armë zjarri/ Blindohet Saranda, 50 efektivë në aksion për arrestimin e Ramadan Zotos

20 July 2025 at 11:28

SARANDË- Rreth 50 forca policore nga Tirana, Vlora e Saranda po zhvillojnë prej disa orësh një operacion për kapjen e 43-vjeçarit të shumëkërkuar, Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj.

I kërkuari është autor i tentativës së goditjes me armë së dy personave ditën e enjte, ndaj të cilëve hapi zjarr 4 herë duke i lënë të plagosur në një rrugë kryesore të lagjes nr.4 në Sarandë.

Kontrollet e forcave operacionale, FNSH dhe “Shqiponja” janë zhvilluar ditën e djeshme në fshatin Gjashtë dhe sot në orët e para në disa banesa në rrugën “Butrinti” në Sarandë, por pa sukses.

Ramadan Zoto i njohur si “Dane”, plagosi me pistoletë Gëzim Hajdaraj 33 vjeç dhe Ernest Lama 25 vjeç, të dy nga Kamza, pas një konflikti të mbartur.

Edhe Hajdaraj ishte gjithashtu i armatosur por nuk arriti të kundërpërgjigjej. Dy të plagosurit u transportuan në gjendje të rëndë me helikopter drejt Tiranës.

Po ashtu, po sot u bë arrestimi i Artan Murtaj, i cili akuzohen për përkrahje e autorit që plagosi dy persona/abcnews.al

 

Aksidenti në Laprakë, përfshihen 6 automjete, tre persona mbeten të lënduar

By: user 11
28 June 2025 at 20:21

Gjashtë automjete janë përfshirë në një aksident në Tiranë. Sipas policisë, kanë mbetur të lënduar tre persona.

Dy prej tyre (E.GJ. dhe E.J.) ishin në automjetin e policisë që u përplas së bashku me një taksi dhe një autobus. Ndërsa personi tjetër i lënduar është drejtuesi i taksisë, A.M. Të tre janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:30, në rrugën “Dritan Hoxha” në vendin e quajtur “Semafori i Laprakës”, janë përfshirë në përplasje 6 automjete.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri në automjetin e policisë shtetasit E. Gj dhe E. J si dhe drejtuesi i automjetit taksi shtetasi A. M, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

The post Aksidenti në Laprakë, përfshihen 6 automjete, tre persona mbeten të lënduar appeared first on Lapsi.al.

❌
❌