Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

”The London Economic”: Rama godet ashpër Brexit-in dhe ”teatralitetin” e Farage

27 October 2025 at 09:24

TIRANË, 27 tetor /ATSH/ – Kryeministri shqiptar, Edi Rama vlerësoi ashpër çështjen Brexit duke kritikuar gjithashtu teatralitetin e Nigel Farage-it, shkruan faqja e njohur britanike thelondoneconomic.com.

Duke vizituar Chatham House për një samit mbi trafikimin e qenieve njerëzore në Ballkan, Edi Rama vlerësoi qeverinë e Keir Starmer-it për progresin e bërë në luftën kundër imigracionit të paligjshëm.

Kryeministri Rama deklaroi se ”bashkëpunimi kundër krimit të organizuar dhe imigracionit të paligjshëm po funksionon në mënyrë fantastike” dhe, sipas tij, është gjithashtu “i qëndrueshëm”, raporton ”Mirror”.

Rama theksoi se është e lehtë për njerëz si Farage të jenë kritikë, duke deklaruar se “ne kemi parë më shumë se një herë se puna e qeverisë është diçka krejtësisht e ndryshme nga poezia e opozitës”.

Rama e quajti udhëheqësin reformist një “pasqyrë të problemeve që ka një aftësi të caktuar teatrale për të qenë tërheqës”.

Kryeministri Rama bëri një përmbledhje të ashpër të ndikimit që Brexit ka pasur në Britaninë e Madhe.

”Brexit u paraqit si një mënyrë për të kontrolluar imigracionin, por që në fakt pati  efektin të kundërt. Disa i quajnë ato anije të vogla, të tjerë i quajnë anije të Brexit-it. Dhe njerëzit pyesin veten pse e latë Evropën”, theksoi Rama.

”E latë Evropën sepse donit më pak anije dhe tani keni më shumë”, theksoi ai./   /os/ /a.j/

 

The post ”The London Economic”: Rama godet ashpër Brexit-in dhe ”teatralitetin” e Farage appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Debati për shqiptarët me Farage, Rama u “qan hallin” britanikëve: Ku dreqin do i gjeni taksixhinjtë?

14 September 2025 at 17:29

më parë, Nigel Farage, ish-gazetar dhe politikan populist britanik, përdori praninë e mbi 1 mijë të burgosurve shqiptarë në burgjet angleze për të forcuar argumentin e tij kundër emigrantëve dhe “të huajve” në përgjithësi, duke vënë në dukje se këta të 1 mijë, në krahasim me rreth 50 mijë shqiptarët që jetojnë me leje qëndrimi […]

The post Debati për shqiptarët me Farage, Rama u “qan hallin” britanikëve: Ku dreqin do i gjeni taksixhinjtë? appeared first on BoldNews.al.

Shqiptarët në Britani, analisti i BBC: Statistikat e Farage janë të pasakta, politikanët populistë shfrytëzojnë emigrantët

By: redi
9 September 2025 at 18:01

Politikani populist i krahut të djathtë në Britani të Madhe, Nigel Farage u përfshi në një debat virtual me kryeministrin Edi Rama për emigrantët shqiptarë në Angli. Sipas tij gjatë korrikut se 1 në 50 shqiptarë në Angli, ndodhet në burg, gjë që u kundërshtua ashpër nga Rama i cili tha se raporti i vërtetë është 1 në 100. Më vonë lideri i partisë “Reform UK”, Farage shpalli planin e tij për…

Source

Farage provokon përsëri: Do takohem për drekë me Ramën, do e mbush avionin me shqiptarë

6 September 2025 at 19:18

Nigel Farage i rikthehet çështjes së emigrantëve të paligjshëm shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar dhe thotë se do takohet për drekë me kryeministrin Edi Rama.

Takim që sipas tij do zhvillohet javët e ardhshme me shpresë për të arritur një marrëveshje për dëbimin e të dënuarve shqiptarë.

Këto ai i tha gjatë një konference të partisë së tij “Reform UK” të mbajtur ditën e djeshme, ku tema kryesore ishte çështja e emigrantëve. Pasi tha se do takohet me Ramën për drekë, Farage prokoi duke thënë se ndoshta kur të vijë në Shqipëri do të marrë dhe disa të burgosur shqiptarë me vete dhe do të rezervonte një avion të madh që të nxërë sa më shumë prej tyre.

“Do të dëbojmë kriminelët e huaj,” u shpreh ai sipas The Telegraph. “Së shpejti do të shkoj për drekë me kryeministrin e Shqipërisë. Ndoshta do të rezervoj një avion të madh dhe do të marr dhe disa me vete, ende nuk jam i sigurt.”

Farage deklaroi se një qeveri e udhëhequr nga partia e tij do të ndalojë varkat me emigrantë brenda dy javëve pas marrjes së pushtetit. Ai e cilësoi emigracionin e paligjshëm si “kërcënim për sigurinë kombëtare” dhe rrezik për “vajzat dhe gratë në rrugët tona”.

“Nuk mund të hysh ilegalisht dhe të qëndrosh, ne do t’i ndalojmë varkat brenda dy javëve të para të qeverisjes.”, janë fjalët e tij.
Kjo deklaratë vjen vetëm disa javë pas përplasjeve që Farage pati me kryeministrin Edi Rama përmes postimeve në rrjetet sociale lidhur me numrin e të burgosurve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar./Tv Klan

The post Farage provokon përsëri: Do takohem për drekë me Ramën, do e mbush avionin me shqiptarë appeared first on Telegrafi.

LONDËR – Ambasadori Ferizi: Pretendimet e Farage për emigrantët shqiptarë plotësisht të rreme

6 September 2025 at 16:28

LONDËR, 6 shtator /ATSH/ – Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi është takuar me liderin populist, Nigel Farage për t’i thënë atij se udhëheqësi i partisë ”Reform UK” po përsëriste informacione të rreme duke pretenduar se një në 50 shqiptarë në BM ishte në burg, shkruan Ben Quinn për ”Guardian”.

“Kjo është plotësisht e rreme, megjithatë po përsëritet në lajmet e Britanisë së Madhe edhe nga politikanët”, tha ambasadori Uran Ferizi, i cili po merr pjesë në konferencën e ”Reform UK”.

“Është keqinterpretim i statistikave zyrtare të cilat merren dhe përdoren për të dalë me pretendime të ndryshme që nuk kanë asnjë ngjashmëri me realitetin”, theksoi ai.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tashmë është grindur me Farage në rrjetet sociale  në lidhje me përdorimin e shifrës nga udhëheqësi i ”Reform UK”.

Të dhënat nga ambasada e Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar kanë kundërshtuar raportet se numri i shqiptarëve në BM është 53 000, që u përdor si burim për pretendimin një në 50.

Ferizi tha se ”i thashë se ishte thellësisht e padrejtë të përhapte këto gënjeshtra. Ato thjesht nuk janë të vërteta. Perceptimi im ishte se ai ishte i hapur kur e dëgjoi këtë dhe e kuptoi këtë”.

”Gjithashtu, unë argumentova se shqiptarët ishin një shembull shumë i mirë i njerëzve që integrohen mirë në BM. Ata punojnë shumë, mësojnë gjuhën, zakonet dhe rregullat e vendit. I thashë se ishte thellësisht e padrejtë për një vend që krenohet me drejtësinë dhe ai e vlerësoi këtë”, shtoi Ferizi.

Ndërkohë, sipas ”Telegraph”, pas disa javësh, Nigel Farage tha se do të hajë një drekë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për të folur rreth deportimit të kriminelëve të huaj dhe se një qeveri e ”Reform UK” në Mbretërinë e Bashkuar do t’i ndalojë anijet brenda dy javësh.

Farage tha se ”ne do t’i deportojmë kriminelët e huaj”.

”Do të shkoj të ha një drekë, pas disa javësh, me kryeministrin e Shqipërisë. Mund të rezervoj një aeroplan shumë të madh dhe të marr një ngarkesë me vete, nuk jam i sigurt ende”, tha Farage.

”Ne do ta ndalojmë atë që është një kërcënim për sigurinë tonë kombëtare, atë që është një rrezik për vajzat dhe gratë në rrugët tona. Ne do t’i ndalojmë anijet dhe do t’i ndalojmë dhe deportojmë ata që hyjnë ilegalisht në vendin tonë, duke bërë atë që bën pothuajse çdo vend normal në pjesën tjetër të botës. Nuk mund të vini këtu ilegalisht dhe të qëndroni – ne do t’i ndalojmë anijet brenda dy javësh nga marrja e qeverisë”, theksoi Farage./  a.jor.

The post LONDËR – Ambasadori Ferizi: Pretendimet e Farage për emigrantët shqiptarë plotësisht të rreme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vazhdon “show”/ Farage: Do takohem për drekë me Ramën, do e mbush avionin me shqiptarë

6 September 2025 at 15:39

Pak kohë më parë, Nigel Farage, ish-gazetar dhe politikan populist britanik, përdori praninë e mbi 1 mijë të burgosurve shqiptarë në burgjet angleze për të forcuar argumentin e tij kundër emigrantëve dhe “të huajve” në përgjithësi, duke vënë në dukje se këta të 1 mijë, në krahasim me rreth 50 mijë shqiptarët që jetojnë me […]

The post Vazhdon “show”/ Farage: Do takohem për drekë me Ramën, do e mbush avionin me shqiptarë appeared first on BoldNews.al.

Nigel Farage njofton takimin me Ramën: Do i shkoj për drekë me një avion të mbushur me të dënuar

By: V K
6 September 2025 at 15:59

Deputeti britanik, Nigel Farage, pak muaj pasi pranoi ftesën e kryeministrit Edi Rama për t’u takuar dhe biseduar lidhur me emigrantët shqiptarë të paligjshëm në Britani, ka konfirmuar se do të takohet me kreun e qeverisë shqiptare pas disa javësh.

Në një takim në Birmingham, ai deklaroi se do të deportojë azilkërkuesit që përbëjnë një kërcënim për sigurinë kombëtare.

Deputeti britanik shprehet se në takimin me Ramën, mund të shkoj me një avion të mbushur me emigrantë të dënuar shqiptarë.

“Ne do të deportojmë kriminelët e huaj. Do të ha drekë pas disa javësh me kryeministrin e Shqipërisë. Mund të rezervoj edhe një avion të madh dhe të marr me vete disa persona, ende s’jam i sigurt. Do të ndalim atë që përbën një kërcënim për sigurinë tonë kombëtare, një rrezik për vajzat dhe gratë në rrugët tona.

Do t’i ndalim varkat dhe do të ndalojmë e deportojmë ata që hyjnë ilegalisht në vendin tonë, duke bërë atë që bëjnë pothuajse të gjitha vendet normale të botës. Nuk mund të hysh ilegalisht dhe të qëndrosh, do t’i ndalim varkat brenda dy javësh nga marrja e qeverisjes”, deklaroi ai.

Në takimin në Birmingham, ai deklaroi se do të deportojë azilkërkueset femra përsëri te talebanët në Afganistan nëse fiton zgjedhjet e ardhshme, por më pas deklaroi të kundërtën.

“Për qartësi, ata që kalojnë Kanalin Anglez do të ndalohen dhe do të deportohen, burra dhe gra”, shtoi ai.

“Sa u përket fëmijëve, duhet të mendojmë”.

The post Nigel Farage njofton takimin me Ramën: Do i shkoj për drekë me një avion të mbushur me të dënuar appeared first on Albeu.com.

Farage: Britania e Madhe si Koreja e Veriut për lirinë e fjalës

By: armand
4 September 2025 at 17:07

Në një paraqitje para komisionit të Drejtësisë të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, të drejtuar nga republikanët, populisti britanik, Nigel Farage u deklaroi ligjvënësve amerikanë se Britania e Madhe është shndërruar si Koreja e Veriut në termat e lirisë së fjalës duke kritikuar ashpër rezultatet e qeverisë së Londrës. Kryetari i ”Reform UK”, që është […]

The post Farage: Britania e Madhe si Koreja e Veriut për lirinë e fjalës appeared first on BoldNews.al.

Rama fiton, Farage nuk e përfshin Shqipërinë në listën e vendeve për emigrantët e paligjshëm

By: redi
28 August 2025 at 17:45

Politikani populist i krahut të djathtë në Britani të Madhe, Nigel Farage u përfshi në një debat virtual me kryeministrin Edi Rama për emigrantët shqiptarë në Angli. Sipas tij gjatë korrikut se 1 në 50 shqiptarë në Angli, ndodhet në burg, gjë që u kundërshtua ashpër nga Rama i cili tha se raporti i vërtetë është 1 në 100. Këtë të enjte lideri i partisë “Reform UK”, Farage, shpalli planin e tij…

Source

Farage: Kush mbërrin me gomone, do arrestohet dhe do dëbohet nga Britania

By: D Marku
23 August 2025 at 12:06

‘Reform UK’ premton dëbime masive të azilkërkuesve që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar me gomone.

Lideri i partisë, Nigel Farage, i ka thënë gazetës ‘The Times’ se vendi po përballet me një “krizë të madhe”, që rrezikon sigurinë kombëtare dhe mund të çojë në trazira publike.

Sipas planit, personat që mbërrijnë mund të arrestohen menjëherë, të ndalohen në baza të vjetra ushtarake të RAF-it dhe, nëse arrihen marrëveshje, të riatdhesohen në vende si Afganistani, Eritrea dhe të tjera që janë burime të rëndësishme mbërritjesh.

Shumë nga këto masa mund të përballen me sfida ligjore dhe kundërshtime politike. Laburistët i kanë quajtur këto plane “ëndrra në diell”, ndërsa konservatorët thonë se ‘Reform UK’ po riciklon idetë e tyre.

‘Reform UK’ deklaron se planet e tyre do të kushtojnë 10 miliardë paund për pesë vjet, por se kjo do t’i kursejë qeverisë para, pasi nuk do të shpenzohet më për hotele për azilkërkuesit dhe shpenzime të tjera.

Sipas projektligjit të propozuar për Migracionin e Paligjshëm (Dëbime Masive), partia e Farage do të konsideronte dërgimin e emigrantëve në territore jashtë detit të Britanisë si ishulli Ascension, si një opsion rezervë.

Gjithashtu do të merrej në konsideratë përdorimi i “vendeve të treta” si Ruanda dhe Shqipëria për të strehuar azilkërkuesit.

Skema e mëparshme e qeverisë konservatore për Ruandën u përball me sfida të shumta ligjore dhe vetëm katër persona u dërguan atje përpara se të anulohej nga qeveria laburiste.

Farage i tha ‘The Times’ se nëse njerëzit e dinë se do të ndalohen dhe do të dëbohen, “do të ndalojnë së ardhuri shumë shpejt”.

“Qëllimi i këtij ligji është dëbimi masiv,” tha Farage për ‘The Times’.

“Kemi një krizë të madhe në Britani. Nuk është vetëm një kërcënim për sigurinë kombëtare, por po shkakton edhe zemërim publik që, sinqerisht, nuk është larg nga trazirat”.

“Së ka vetëm një mënyrë për të ndalur njerëzit që të hyjnë në Britani: t’i ndalosh dhe t’i dëbosh.”

Farage gjithashtu kërkon që Britania të dalë nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR).

ECHR u krijua në vitin 1950 dhe përcakton të drejtat dhe liritë që u takojnë qytetarëve në 46 shtetet nënshkruese.

Ky traktat është një pjesë qendrore e ligjit për të drejtat e njeriut në Mbretërinë e Bashkuar dhe është përdorur për të ndalur përpjekjet për të dëbuar emigrantë që konsiderohen të paligjshëm në vend.

The post Farage: Kush mbërrin me gomone, do arrestohet dhe do dëbohet nga Britania appeared first on Albeu.com.

POLITICO: 9 gjërat që Nigel Farage mund të bëjë në Shqipëri

By: user 11
11 July 2025 at 10:23

Mbështetësi i Brexit-it, Nigel Farage po bën gati valixhet dhe po përgatitet të niset për në Shqipërinë me diell, nëse do t’i besojmë replikave të shkëmbyera kohët e fundit në rrjetet sociale mes tij dhe kryeministrit Edi Rama.

Fansat e Farage kanë parë pamje të papritura që janë hedhur në platformën sociale ‘X’ së fundmi: fillimisht një imazh i gjeneruar nga inteligjenca artificiale i Ramës dhe udhëheqësit të Reform UK me rroba banje të ngushta në stilin viktorian, duke u relaksuar në një plazh, me mbishkrimin “VIZITONI ALBANIA” të shkruar sipër tij. Kjo u pasua shpejt nga një imazh tjetër i të dyve në perëndim të diellit, përsëri në një plazh, duke ndarë një gotë verë të mbështjellë me flamujt përkatës të njëri-tjetrit.

Të dy kanë shkëmbyer replika të ashpra pasi Rama shprehu qëndrimet kritike për Britaninë pas Brexit-it dhe politikave të saj kontraverse për migrantët. Farage mori hak duke i thënë Ramës të “merrte mbrapsht të gjithë kriminelët”, me këmbënguljen se një në 50, ose edhe më shumë, shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar janë pas hekurave.

Që nga ai moment situata erdhi duke u përshkallëzuar. Rama, në një seri postimesh në platformën ‘X’, i quajti shifrat e Farage “të çmendura ” dhe vuri në dyshim se sa prej tyre u dënuan për shkak të “sistemit të vjetëruar të imigracionit dhe vizave” të Mbretërisë së Bashkuar. Megjithatë ai vendosi ta ‘zbuste’ Farage me mirësi dhe ta ftonte të vizitonte për të shijuar “diell e mikpritje të vërtetë dhe madje më shumë fakte rreth Shqipërisë dhe popullit të saj të mrekullueshëm”.

Farage përfundimisht e pranoi ftesën me kusht që të diskutonte kthimin e të burgosurve shqiptarë. Por çfarë mund të fshihet në itinerarin e pushimeve të Farage në Shqipëri?

Farage dhe Rama u kontaktuan për komente në lidhje me kohën e mbërritjes së fluturimit të deputetit britanik. Edhe pse nuk u mor asnjë përgjigje deri në kohën e publikimit, POLITICO ka publikuar në mënyrë ironizuese një “draft-itinerar”.

9 gjëra që Nigel Farage mund të bëjë në Shqipëri janë:

Vizita në bunkerë

Shqipëria është shtëpia e rreth 700,000 bunkerëve prej betoni të ndërtuar gjatë regjimit totalitar komunist të diktatorit Enver Hoxha. Ato kishin për qëllim mbrojtjen kundër çdo pushtuesi të mundshëm, diçka që mund ta frymëzonte Farage në përpjekjen e tij për të shmangur një “pushtim” të emigrantëve nga përtej kanalit Anglez.

Takimi me “burrneshat” në veri të Shqipërisë

Të njohura edhe si “burrnesha”, disa gra në veri të Shqipërisë për të marrë përsipër përgjegjësitë e një babai të ndjerë ose të një kryefamiljari mashkull, bëjnë një betim beqarie dhe përqafojnë veshjen e sjelljen mashkullore. Ndonse janë pakësuar në numër me vetëm tre të mbetura, një takim me to mund t’i ofrojë Farage një perspektivë të re përtej debateve të zakonshme mbi identitetet gjinore.

Pirja e rakisë

Pasi i acaroi bullgarët me një retorikë të ngjashme kundër migrantëve potencialë, Farage bëri një udhëtim në Bullgari në vitin 2013. Ai u filmua duke shijuar një gotë verë nën sharmin e disa muzikantëve dhe valltarëve vendas. Farage mund të tundohet ta zëvendësojë birrën e tij karakteristike me pak raki, një pije alkoolike e fuqishme e bërë nga rrushi ose kumbullat.

Një vizitë në Selinë Botërore Bektashiane

I akuzuar më parë për përhapjen e retorikës anti-muslimane, Farage mund të zgjerojë horizontet e tij me një udhëtim në Selinë Botërore Bektashiane në Tiranë. Kryegjyshata botërore bektashiane ka të ngjarë të bëhet versioni i Vatikanit në Shqipëri nëse një njoftim i vitit 2025 nga Rama për t’i shndërruar ata në një shtet sovran brenda vendit realizohet.

Homazhe në varrezat gjermane

Si stërnip i një emigranti gjerman që iku në Mbretërinë e Bashkuar në kërkim të një jete më të mirë dhe bashkëshort i një gruaje gjermane, Farage mund të bëjë homazhe në varrezat e Luftës Gjermane në qendër të Tiranës. Në varësi të kohës së vizitës së tij, ai mund të jetë gjithashtu i ftuari nderi në ceremoninë e përbashkët të organizuar nga ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë çdo të Dielë Përkujtimore. Ai gjithashtu mund të shohë një fragment të Murit të Berlinit jashtë zyrës së Ramës ndërsa është aty.

Vizitë në Teatrin e Kukullave

Farage ka thënë se kur të largohet nga politika, dëshiron të shkojë në teatër. Kështu që ai mund ta përdorë vizitën e tij në Shqipëri si një shans për të vizituar Teatrin historik të Kukullave. I restauruar me fondet e Bashkimit Europian pas tërmetit të vitit 2019, ky vend mund t’i kujtojë gjithashtu kohën kur e quajti presidentin francez Emmanuel Macron një “kukull” të ish-kreut të Komisionit Europian Jean-Claude Juncker.

Vizitë te statuja e Mbretëreshës Elizabeth II

Në qytetin verior të Hasit, ku më shumë se 80% e vendasve kanë familje në Mbretërinë e Bashkuar, në qendër është ngritur një statujë e Mbretëreshës Elizabeth II. Farage mund të shkojë edhe në Kukësin aty pranë, një qytet tjetër me lidhje të forta me Mbretërinë e Bashkuar, ku mund të vizitojë “Costa Caffe” dhe të numërojë makinat me targa të verdha britanike. Qyteti ishte gjithashtu i pari në botë që u nominua për Çmimin Nobel për Paqen për shkak të ndihmës së dhënë rreth 400,000 refugjatëve kosovarë gjatë luftës së viteve 1998-1999, një rrëfim empatie që mund të frymëzojë një ndryshim zemre te Farage për çështjen e emigrantëve.

Një filxhan kafeje të këndshme

Ndonëse nuk janë adhurues të mëdhenj të çajit, shqiptarët e marrin kafenë shumë seriozisht dhe Tirana ka një nga numrat më të lartë të kafeneve në Europë. Për më tepër, besa, kodi i nderit shqiptar i vendos mysafirët mbi Zotin e madje edhe familjen e i garanton respekt maksimal të ftuarit.

Relaks në plazh

Sipas imazheve të gjeneruara nga inteligjenca artificiale të Ramës, një pushim në plazh do të jetë në krye të axhendës. Vija bregdetare e Shqipërisë shtrihet për rreth 276 kilometra, duke kaluar përgjatë detit Adriatik e detit Jon dhe ofron shumë mundësi që ai të bëjë një pushim të merituar larg politikës.

Por duke iu kthyer seriozitetit, kush ka të drejtë mes Ramës dhe Farage?

Në tetor 2024 , gazeta Telegraph publikoi një artikull që argumentonte se 52,000 shqiptarë jetonin në Mbretërinë e Bashkuar, me 1,227 prej tyre në burg, me sa duket burimi i pretendimeve të Farage.

POLITICO kontaktoi ambasadorin shqiptar në Londër, Uran Ferizi, për të kërkuar të dhënat e tyre mbi numrin e shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar. Ai tha: “Ne besojmë se ka më shumë se 300,000” dhe ndau një dokument që vëren se shifrat e Telegraph përjashtojnë shqiptarët e natyralizuar, fëmijët shqiptarë të lindur në Mbretërinë e Bashkuar dhe “dhjetëra mijëra” shqiptarë me pasaporta greke e italiane, siç tregohet nga të dhënat konsullore.

Sa i përket numrit të shqiptarëve të burgosur, dokumenti i ambasadës thotë se nuk merr parasysh moshën, seksin dhe statusin socioekonomik e vazhdon se kur bëhet përshtatja për çekuilibrat demografikë dhe numrin aktual të shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar, shkalla e nënkuptuar e burgosjes është: “përafërsisht 1 në 500”.

Nëse Farage pranon se faktet e tij janë të gabuara, Rama ka kërkuar që ai të jetë i pari që t’u thotë kujtdo që flet keq për shqiptarët “të mos e bëjë më”. /POLITICO

The post POLITICO: 9 gjërat që Nigel Farage mund të bëjë në Shqipëri appeared first on Lapsi.al.

Lubonja: Rama bën spektakël me Farage për të shmangur thelbin

By: user 6
3 July 2025 at 23:07

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Log.” në News24, ka komentuar debatin e fundit në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe politikanit britanik Nigel Farage, për çështjen e emigracionit dhe krimit shqiptar në Britani. Lubonja u shpreh kritik i ashpër ndaj qeverisë, duke e akuzuar për mungesë përgjegjësie në lidhje me gjendjen alarmante të kriminalitetit.

“Shqipëria është kthyer në një inkubator të krimit,” deklaroi Lubonja, duke iu referuar të dhënave të organizatës InsideCrime, e cila ka analizuar periudhën 2018-2020. “Në Evropë, shqiptarët janë kampionë për numrin e të dënuarve për trafik kokaine. Pas tyre vijnë brazilianët, më pas kolumbianët. Shqipëria me 2-3 milionë banorë prodhon më shumë kriminelë se Brazili me mbi 200 milionë.”

Ai shtoi se kriminelët shqiptarë, pasi përfitojnë nga aktivitetet kriminale jashtë vendit, rikthehen për të investuar paratë në Shqipëri: “Vijnë, pastrojnë paratë këtu, zaptojnë territorin, shkatërrojnë qytetin. Ndërkohë, kryeministri nuk jep llogari për këtë realitet, por bën spektakël televiziv me Farage për të shmangur thelbin.” /BW

The post Lubonja: Rama bën spektakël me Farage për të shmangur thelbin appeared first on Lapsi.al.

Sa shqiptarë ka në Britaninë e Madhe? Ambasadori Ferizi zbërthen të pavërtetat e Farage

By: redi
2 July 2025 at 21:49

Një shkrim i gazetës Daily Telegraph më 4 tetor 2024 me titull ”1 në 50 shqiptarë është në burg”, po përdoret si kalë beteje nga Nigel Farage. Ai ka marrë një përgjigje të fortë kundërshtuese nga kryeministri Edi Rama në debatin e ditëve të fundit mes tij dhe babait të Brexit. Uran Ferizi ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar përmes një sërë të dhënash zyrtare te qeverisë angleze sjell…

Source

“1 në 50 shqiptarë në Britani ndodhet në burg”, ambasadori Ferizi demanton Nigel Farage

2 July 2025 at 20:45

Lajmi i publikuar më 4 tetor 2024 nga gazeta britanike Daily Telegraph me titullin “1 në 50 shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar është në burg” ka shkaktuar reagime të forta, duke u bërë pikë debati mes Nigel Farage dhe kryeministrit Edi Rama.

Top Channel raporton se Uran Ferizi, ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, ka ofruar të dhëna zyrtare dhe argumente që sfidojnë këtë shifër, duke e quajtur atë të pasaktë dhe mashtruese.

Sipas ambasadorit Ferizi, krahasimi i bërë nga Daily Telegraph mes numrit të shqiptarëve në burgje dhe komunitetit shqiptar në Britani bazohet në grupe të ndryshme të dhënash, me përkufizime të ndryshme të shtetësisë dhe periudhave kohore të ndryshme.

Ai thekson se shifra nuk përfshin shqiptarët e natyralizuar, ata me dy pasaporta, apo fëmijët e lindur në Britani me origjinë shqiptare.

“Statistikat e Ministrisë së Drejtësisë së Mbretërisë së Bashkuar nuk bëjnë dallimin mes llojeve të krimeve dhe nuk përjashtojnë saktësisht kush përfshihet në këto të dhëna,” tha ambasadori.

Ai shtoi se numri real i shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar është shumë më i madh se sa e evidenton Daily Telegraph, duke cituar të dhëna nga konsullatat dhe analiza të tjera që sugjerojnë se popullsia shqiptare llogaritet diku midis 200,000 dhe 500,000 banorë, ndërsa një vlerësim konservator flet për rreth 300,000 shqiptarë.

Duke marrë parasysh përqindjen e meshkujve të moshës 18–35 vjeç, që janë më të rrezikuar nga burgosja, ambasadori Ferizi tha se përqindja e shqiptarëve në burg është më afër njërit në 500 dhe jo një në 50, siç është pretenduar.

“Statistikat e papërpunuara dhe të pasakta të këtilla rrezikojnë të ushqejnë stereotipe të dëmshme dhe të dëmtojnë marrëdhëniet mes komuniteteve, duke fshirë kontributet pozitive të shumicës dërrmuese të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë ligjërisht në Mbretërinë e Bashkuar,” përfundoi ambasadori.

The post “1 në 50 shqiptarë në Britani ndodhet në burg”, ambasadori Ferizi demanton Nigel Farage appeared first on Telegrafi.

Shehaj: Rama, dëbuesi i emigrantëve hiqet si hero i tyre nëpërmjet kapjes së mediave

By: user 8
2 July 2025 at 20:30

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar pas përplasjes publike mes Edi Ramës dhe Nigel Farage, duke e cilësuar atë një “teatër liderash populistë”. Shehaj argumenton se forca e Ramës për të bërë shpëtimtarin e emigrantëve shqiptarë, edhe pse është përgjegjësi për ikjen e tyre, vjen nga kontrolli mbi mediat dhe manipulimi i opinionit publik.

“Një teatër dhe dy lidera populistë që përfitojnë: Farage ekstremisti që mbron anglezët nga shqiptarët, Rama kryeministri që pasi jua bën jetën të pamundur në Shqipëri, tani shitet si mbrojtës i shqiptarëve.”

Për Shehajn, problemi thelbësor nuk është aftësia politike e Ramës, por infrastruktura e propagandës që ai ka ndërtuar përmes kontrollit të mediave.

“Por kjo nuk është çështje zotësie. Është rezultat i kontrollit pothuajse absolut që Rama ka mbi mediat. Në këto 12 vite ka ndodhur pikërisht kjo gjë, është manipuluar opinioni publik nëpërmjet kontrollit të informacionit.”

Ai kujton disa nga skandalet më të mëdha të qeverisë Rama, që sipas tij janë relativizuar nga ky kontroll mbi informacionin.

“Raste si ky kanë ndodhur në mënyrë të përditshme në këto 12 vite, nga skandali i inceneratorëve te McGonigal, nga mungesa e ilaçeve te arrestimi i Veliajt.”

Në fund, Shehaj paralajmëron se nëse nuk kuptohet rrënja e këtij pushteti të pakontrollueshëm, përballja me Ramën do të mbetet e kotë.

“Cila është zgjidhja? Zgjidhja është që të jemi të vetëdijshëm se kontrolli mbi mediat është burimi i pushtetit absolut të Ramës. Zhvendosja e vëmendjes në çështje dytësore si treni bullgar, listat e hapura, opozita e pareformuar, apo votat e diasporës, thjesht do të forcojë edhe më tepër pushtetin e Ramës” – thekson Shehaj. ©Lapsi.al

Lexo më tej: Kush fiton nga telenovela e verës Rama – Nigel Farage? 

The post Shehaj: Rama, dëbuesi i emigrantëve hiqet si hero i tyre nëpërmjet kapjes së mediave appeared first on Lapsi.al.

Kriminaliteti shqiptar në emigrim është problem para së gjithash për Shqipërinë

By: Ardit
2 July 2025 at 18:47

Dy politikanë populistë i folën mbështetësve respektivë, i pari, politikani anglez Nigel Farage, duke fryrë përtej asaj që është e arsyeshme një problem për vendin e tij, ndërsa i dyti, kryeministri shqiptar, Edi Rama, duke bërë një lojë kungulleshkash që injoron përmasat që problemi ka për vendin tonë. Nga Gjergj Erebara Si për periudhë vere, […]

The post Kriminaliteti shqiptar në emigrim është problem para së gjithash për Shqipërinë appeared first on BoldNews.al.

Kriminaliteti shqiptar në emigrim është problem para së gjithash për Shqipërinë

2 July 2025 at 15:20

Si për periudhë vere, e njohur për thatësirë lajmesh, nuk kishte se si të ecte më mirë për dy politikanë që pëlqejnë politikat identitare përkundrejt atyre të arsyetimit, një lojë me kungulleshka mbështetur në statistika të diskutuara jashtë konteksti. Nigel Farage, ish-gazetar dhe politikan populist britanik, përdori praninë e mbi 1 mijë të burgosurve shqiptarë […]

The post Kriminaliteti shqiptar në emigrim është problem para së gjithash për Shqipërinë appeared first on Reporter.al.

Deputeti britanik Farage: Shqiptarët e këqinj i dua jashtë, vijnë në Londër për qëllime të mbrapshta

By: redi
1 July 2025 at 21:02

Deputeti britanik Nigel Farage, thotë se 1 në 50 shqiptarë në Britani janë në burg. Pasi deputeti njoftoi se kishte pranuar ftesën për të vizituar Shqipërinë, kryeministri Edi Rama i kërkoi që të caktonin datën, ndërsa i tha se nuk mund t’i përdorë shqiptarët si mish për propagandën lidhur me Brexit. Më shumë se sa meraku për 1200 shqiptarë në burgjet angleze të cilët ai po i përdor si hedhje…

Source

PROFIL/ Nigel Farage sot zihet me Ramën, nesër mund të jetë kryeministër i Britanisë

By: user 6
1 July 2025 at 22:18

Sot është 61 vjeç. Nuk ka ndjekur universitetin. Dy herë i divorcuar. Ka katër fëmijë. Kandidoi për Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar 7 herë pa sukses derisa u zgjodh herën e 8-të në vitin 2024. Sondazhet e shohin si më të pëlqyerin e publikut për kryeministër zgjedhjet e ardhshme.

Si ata që e duan dhe ata që e urrejnë, bien dakord se Nigel Farage ka qenë një nga politikanët më me ndikim në Britani që nga epoka e Thatcher. Që nga origjina e tij si mbështetës i Konservatorëve apo tregtar në Bursën e Metaleve të Londrës, rikthimet e tij e kanë bërë udhëheqës të shumë mishërimeve të partive të djathta dhe euroskeptike.

Kohët e fundit, ai është shfaqur si edhe si prezantues i “GB News” ku herë pas here flirton me Partinë Konservatore, por një rol të fortë ka luajtur si kreu i “Reform UK”. Më poshtë janë disa nga momentet në karrierën e tij politike:

Një anëtar themelues i Partisë së Pavarësisë së Mbretërisë së Bashkuar (UKIP), Farage u bë eurodeputet në vitin 1999 pas futjes së përfaqësimit proporcional për zgjedhjet në parlamentin Evropian.

Farage u bë udhëheqës i UKIP në shtator 2006, në të parin nga dy mandatet në krye të një partie që do të bëhej sinonim i përçarjeve dhe grindjeve të brendshme, por edhe i kërcënimit që do të paraqiste së shpejti për Partinë Konservatore.

Nigel Farage drinking a mug of tea at the Ukip telephone call centre in Ashford, Kent, in 2004

 

Farage mori famë kur filloi të krijonte një vend si udhëheqës i një vale të re populistësh evropianë kur në vitin 2010 ai nisi një sulm viral ndaj Herman Van Rompuy. Ai akuzoi udhëheqësin e lartë të BE-së se kishte “karizmën e një lecke të lagur” dhe “pamjen e një nëpunësi banke të rangut të ulët” gjatë një fjalimi në Parlamentin Evropian dy muaj para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2010.

Ai u nxor nga rrënojat e një aeroplani me lëndime serioze ditën e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2010, kur u rrëzua pasi banderola që promovonte UKIP u ngatërrua në pendën e bishtit të avionit. Ngjarja ishte e fundit e një numri përvojash pranë vdekjes në jetën e Farage, bashkë me goditjen nga një makinë në vitin 1985 dhe më pas diagnostikimin me kancer.

UKIP ex leader Nigel Farage 'lucky to be alive' after plane crash

Pas dështimit për të rrëzuar John Bercow, kryetarin e atëhershëm të Dhomës së Komunave në vitin 2010, periudha e tij e dytë si udhëheqës zgjati deri në vitin 2016, një periudhë në të cilën partia do të përqendrohej në krijimin e një mbështetjeje më të madhe nga baza për një kryengritje politike që do të hidhte themelet për Brexit. Partia do të regjistronte performancën e saj më të mirë në Zgjedhjet Evropiane të vitit 2014 në Mbretërinë e Bashkuar, me më shumë se 26% të votave.

 

The Big Questions Nigel Farage Should be Asked by the Media – Byline Times

Në atë kohë nuk mungoi edhe dështimi i Farage për t’u bërë deputet në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2015. Pavarësisht dorëheqjes si udhëheqës, dorëheqja e tij u refuzua menjëherë më pas nga Komiteti Ekzekutiv Kombëtar i partisë.

Farage ishte në ballë të mbledhjes së votave pro-Brexit gjatë referendumit të vitit 2016 të thirrur nga kryeministri i atëhershëm, David Cameron, në një përpjekje për të larguar, një herë e përgjithmonë, kërcënimin për Konservatorët nga UKIP dhe për të shuar rebelimin brenda partisë së tij.

LEXO EDHE: Kush fiton nga telenovela e verës Rama – Nigel Farage?

Farage tërhoqëi vëmendjen me shpalosjen e një posteri kundër emigrantëve që tërhoqi akuza për nxitje të urrejtjes. Ai më pas i tha “Yorkshire Post”: “Në disa mënyra, ai poster na fitoi referendumin sepse na mbajti të përqendruar në rrezikun e kufijve të hapur.”

Duke kërkuar të mbështetej në votën për “Largim nga BE”, Farage lançoi partinë e tij të re “Brexit” në prill 2019, duke u zotuar se “nuk do të kishte më Zoti Djalë i mirë”. Ai sulmoi partitë Konservatore dhe Laburiste dhe tha se sistemi dypartiak ishte “i papërshtatshëm për qëllimin”.

Having divided and conquered, Nigel Farage makes a perfectly timed exit

Partia e tij do të luante një rol kyç në zgjedhjet e përgjithshme të atij viti kur Farage njoftoi se nuk do të paraqiste asnjë kandidat kundër Konservatorëve në 317 vendet që fituan në zgjedhjet e mëparshme të përgjithshme, pasi Boris Johnson u zotua të largohej nga BE deri në vitin 2020 dhe të ndiqte një marrëveshje tregtare në stilin e Kanadasë. Partia Brexit më vonë do të ndryshonte emrin e saj në Reform UK.

Nigel Farage on the Story Behind His Friendship with Trump | The New Yorker

I vlerësuar për transmetimet si prezantues i “The Nigel Farage Show”, një program radiofonik në stacionin “LBC”, Farage dha dorëheqjen si udhëheqës i Reform dhe nisi një karrierë televizive si prezantues në “GB News”. Ai kërkoi të arrinte një audiencë të re në vitin 2023 kur konkurroi në një serial televiziv reality show duke zënë vendin e tretë. ©Përgatiti LAPSI.al

The post PROFIL/ Nigel Farage sot zihet me Ramën, nesër mund të jetë kryeministër i Britanisë appeared first on Lapsi.al.

Rama detyron Farage që të bëjë një hap pas për kriminelët shqiptarë

1 July 2025 at 17:58

Lideri i famshëm britanik i ekstremit të djathtë, Nigel Farage, mund të ketë filluar të pendohet që nisi një përplasje në X këtë javë me kryeministrin po aq luftarak të Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me përqindjen e shqiptarëve në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar – pasi kundërshtari i tij nuk duket se po tregon shenja […]

The post Rama detyron Farage që të bëjë një hap pas për kriminelët shqiptarë appeared first on Reporter.al.

❌
❌