Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 December 2025Main stream

Apeli i Erion Braçes për prindërit: Mos e ndërprisni kalendarin e vaksinimit, mos dëgjoni idiotët që dalin nëpër ekrane, por mjekët… (VIDEO)

By: V K
26 December 2025 at 10:39

Përmes një video të publikuar në rrjetin social “Facebook”, deputeti socialist, Erion Braçe, ka bërë një apel për prindërit që shprehen skeptikë për vaksinimin e fëmijëve, duke iu referuar teorive që qarkullojnë se mund të shkaktojnë probleme.

Ai ka ndarë rastet e dy fëmijëve në pedriatrinë e QSUT, prej ditësh në gjendje të vështirë, njëri prej të cilëve ka rezultuar me fruth.

Ajo që është shqetësuese, thotë deputeti, fëmijës që ka rezultuar me fruth, edhe pse është 3-vjeç, i është ndërprerë vaksinimi. që në muajin e gjashtë.

Sipas tij, ky nuk është një rast i izoluar por më i gjerë dhe vjen nga hipotezat që shpesh artikulohen nëpër ekrane nga personazhe të caktuar që nuk janë të fushës.

Deputeti argumenton se prindërit duhet të dëgjojnë mjekët dhe të vaksinojnë fëmijët, sepse duke mos e bërë këtë gjë, në fakt po dëmtojnë fëmijët e tyre.

“Po ndodh diçka me fëmijët që më duket shumë e rëndë. Po ndjek dy raste në pediatri. Të vështira prej 10 ditësh temperaturë e lartë dhe shqetësime shëndetësore të tjera. E dini çfarë mësova që njëri prej fëmijve ishte me fruth. Për këtë ka vaksinë. Ashtu edhe tjetri. Ndërkohë që mjeket që po i ndjekin thonë se edhe se janë vetëm 3 vjeç, një prej fëmijëve e ka mbyllur kalendarin e vaksinimit në 6 muajt e parë të jetës. Prindërit s’i kanë çuar më të ndjekur kalendarin e vaksinimit që 6 muajsh, fruthi luftohet përmes vaksinës.

Mungesa e saj ka shkaktua këtë gjendje dhe pasoja. Kafshët që dalin nëpër media online e TV dhe flasin pa pikën e përgjegjësisë dhe dijes e njohurisë për vaksinat e vaksinimin po ju vrasin fëmijët, po ju dëmtojnë fëmijët. Po ua lënë me pasoja të rënda. Kalendari i vaksinimit ka shpëtuar jetë pafund e ka mbrojtur fëmijë e breza të tërë. Mos dëgjoni idiotët, por mjekët. Idiotët po iu bëjnë dëm fëmijët tuaj. Zbatoni kalendarin e vaksinimit. Në fund fare a e kuptoni sesa po shpenzoni tani. Një vaksinë falas për fëmijët tuaj”, tha deputeti.

 

The post Apeli i Erion Braçes për prindërit: Mos e ndërprisni kalendarin e vaksinimit, mos dëgjoni idiotët që dalin nëpër ekrane, por mjekët… (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Nuk e votova/ Erion Braçe për Paketën Fiskale: S’u mor parasysh amendimi im për ligjin e rivlerësimit të pasurive, pallatet dhe shtëpitë përjashtohen nga ky proces (VIDEO)

By: V K
15 December 2025 at 12:35

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar sërish për Paketën Fiskale të miratuar në seancën e kaluar në Kuvend, duke thënë se nuk votoi një pjesë të ligjeve të saj.

Duke marrë shembull njërin prej tyre, deputeti socialist thotë se amendamenti i tij për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme nuk u pranua, duke shtuar se një procedurë e tillë për pasuritë në proces legalizimi, të legalizuara apo të paregjistruara është bërë më parë.

Për këtë ai nxorri një dokument të rivlerësimit të pasurive nga viti 2019 deri në mesin e vitit 2022.

Ai shprehu kritika edhe ndaj Kadastrës, sepse sipas tij ka thënë se është punë e vështirë.

“Kam qepur gojën dhe doja të isha i qartë për qëndrimin tim në raport me Paketën Fiskale dhe transparencën me secilin prej jush. Unë nuk votova një pjesë të ligjeve. I pari ligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme dhe ka një arsye: Nuk u mor parasysh amendimi im për të përfshirë rivlerësimin e shtëpive në proces legalizimi, apo të legalizuara e të paregjistruara. Një proces që nisur prej 25 vitesh dhe është korrupsioni që e pengon.

Ka ndodhur rivlerësimi i pasurisë së paluajtshme nga 2019-2022 dhe ligji fillestar e ka përfshirë, ka qenë propozim i deputetit të asaj periudhe që ka pasur nen të posaçëm nenin 2 rivlerësimin e pasurive të paluajtshme në proces legalizimi dhe regjistrimi, është miratuar dhe bërë ligj. Më pas ka pasur dy zgjatje të afatit me ligje të tjera dhe në të dyja ka qenë përfshirë procesi i rivlerësimit në procs legalizimi pa regjistrim.

Vetëm këtë herë nuk merret parasysh se Kadastra tha se është punë e vështirë se bëjmë dot. Kush nuk bën punën duhet të ikë sepse kjo punë është bërë përpara. Pse votova unë kundër apo pse nuk mora pjesë në votimin e kësaj gjëje pasi votuan kundër amendimin tim. Dhjetëra pallate në njësinë 5, qindra shtëpi në Selitë janë të përjashtuara tashmë nga procesi i rivlerësimit. Unë jam votuar t’ju shërbej njerëzve”, thotë deputeti.

 

The post Nuk e votova/ Erion Braçe për Paketën Fiskale: S’u mor parasysh amendimi im për ligjin e rivlerësimit të pasurive, pallatet dhe shtëpitë përjashtohen nga ky proces (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Mazhoranca miraton “Paqen fiskale”, injoron shqetësimet për pastrimin e parave

12 December 2025 at 13:36

“Paqja fiskale” parashikon që bizneset mund të deklarojnë fitimet e mbajtura jashtë bilanceve financiare, kundrejt një tatimi që varion nga 5 deri në 15 përqind. Nismat u kontestuan gjërësisht nga opozita, Komisioni Europian, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë, duke i konsideruar ato si një rikthim tek ideja e vjetër e ‘amnistisë fiskale’, […]

The post Mazhoranca miraton “Paqen fiskale”, injoron shqetësimet për pastrimin e parave appeared first on Reporter.al.

Braçe kundër ligjit të gjuetisë: 25-vjeçarët s’mund të bëhen gjuetarë, nesër i ke kontingjent krimi!

By: Elva
11 December 2025 at 20:17

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka kundërshtuar projektligjin e ri për gjuetinë, duke e cilësuar atë absurd dhe të rrezikshëm për shoqërinë. Braçe ironizoi ministrin e Mjedisit Sofjan Jaupaj dhe deputetin Vullnet Sinaj që e mbrojtën nismën, ndërsa kërkoi që ministria të shohë realitetin në terren. Braçe kritikoi ashpër përkufizimet që ligji i ri […]

The post Braçe kundër ligjit të gjuetisë: 25-vjeçarët s’mund të bëhen gjuetarë, nesër i ke kontingjent krimi! appeared first on BoldNews.al.

Braçe kritika për buxhetin: Pensionet të turpshme, duhet një reformë e plotë

By: Elva
4 December 2025 at 22:18

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka kritikuar skemën aktuale të pensioneve me të cilin kryeministri Edi Rama ka rrahur gjoksin prej muajsh, duke e cilësuar atë “një çështje që bën me turp cilindo”. I ftuar në emisionin “Top Story”, Braçe tha se, edhe pse buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm është i ndërtuar […]

The post Braçe kritika për buxhetin: Pensionet të turpshme, duhet një reformë e plotë appeared first on BoldNews.al.

Braçe i ashpër me ministrat: Duhet të largohen nga detyra ata që…

By: redi
4 December 2025 at 21:56

Deputeti socialist, Erion Braçe ka folur troç dhe i ashpër për ministrat e qeverisë ”Rama 4”, gjatë intervistës me Grida Dumën në “Top Story”. Ai thotë se shqetësimi i tij për buxhetin, është që duhet të shpenzohen paratë publike. “Zbatimi i buxhetit. Kemi 2 vite që kemi lënë para pa përdorur. Vitin që shkoi lamë 450 mln euro pa përdorur. Janë mbi 1 mld euro që duhet përdorur për 2 muaj.

Source

Braçe për minatorët e Spaçit: Ministrja atribuoi ligjin për mbrojtjen juridike të investitorëve

By: redi
4 December 2025 at 20:52

Deputeti i PS-së, Erion Braçe flet për minatorët e Spaçit, ku thotë se të gjithë punonjësit në sektorin minerar meritojnë mbrojtje juridike. ”Gjëja të them dëgjova pak më herët ministrin që foli dhe i atribuoi këtij ligji edhe rritjen e sigurisë juridike për investitorët. E keni bërë mirë këtë gjë, por mos kemi një çekuilibër, po për sigurinë juridike të punëtorëve.Në këtë sektor kush do të…

Source

Qeveria refuzon të bëjë transparencën e përfituesve të “paqes fiskale”

3 December 2025 at 16:21

Paketa Fiskale që shoqëron projekt-buxhetin e vitit 2026 u miratua nen për nen të mërkurën në Komisionin Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat vetëm me votat e mazhorancës, ndërkohë që amendamentet e opozitës që propozonin mekanizma transparence për përfituesit u rrëzuan. Dy amendamente të deputetit demokrat, Enno Bozdo, parashikonin që në projektligjin për ‘faljen e […]

The post Qeveria refuzon të bëjë transparencën e përfituesve të “paqes fiskale” appeared first on Reporter.al.

Erion Braçe kritikon ashpër Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve: Kam tre muaj që i çoj letra, s’jep informacion, s’përgjigjet për ato që i kërkoj (VIDEO)

By: V K
3 December 2025 at 15:40

Deputeti socialist Erion Braçe, ka ngritur akuza të forta ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj, i cili sipas tij, refuzon t’u japë deputetëve informacione për kontrollet e këtij institucioni ndaj bizneseve.

Më tone kritike, Braçe tha se ka tre muaj që harxhon kohën e tij për të marrë një informacion të cunguar, të cili detyrohet ta ridërgojë mbrapsht për plotësime, pasi Ilir Binaj nuk i jep përgjigje pyetjeve që ky i fundit ka kërkuar.

Erion Braçe, thekson se ka kërkuar informacion për kontrollet që kanë ushtruar Tatimeve për sigurinë ushqimore, për të kuptuar nëse këto aksione kanë qenë selektive apo parimore. Por shtoi se marrë në fund të afatit përgjigje jo të plota, të cilat i ka rikthyer për plotësim, duke pritur tri jave te tjera.

Lidhur nga kjo eksperiencë e keqe, deputeti i PS ka kërkuar që në ligjin e “Paqes Fiskale” të shtohen një nene që detyron Ministrinë e Financave të bëj transparencë për përfituesit e kësaj nisme.

“Jam në një komunikim tre mujor me Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Sa herë që i coj letër me merr tre javë kohë, drejtori i Tatimeve për t’u përgjigjur dhe me përgjigjet në minutën e fundit të afatit tre javor drejtori. Në të gjitha komunikimet jam i detyruar të kthej letrën mbrapsht dhe t’i them: Kam kërkuar këtë gjë…

Dhe do më japësh këtë gjë që po ju kërkoj dhe çfarë po kërkoj, po kërkoj kë ke kontrolluar në kuadër të operacionit të madh për sigurinë ushqimore dhe formalizimin e sektorit bujqësor? Për të kuptuar që kontrolli është selektiv apo kontrolli është parimor dhe deri tani për këtë ligjin kam folur vetëm për parimet. S’kam fol për interesa ku e di unë dhe sa kohë drejtori i Tatimeve nuk përgjigjet për gjërat që t’i i kërkon, jam i detyruar ta detajoj se si do jetë raporti”, thekson Braçe.

PAQJA FISKALE

Socialisti ka kërkuar më tej që pas miratimit të kësaj politike ai si deputet dhe Kuvendi duan të kenë raporte të detajuar për të gjykuar efektshmërinë e kësaj nisme ligjore.

“Dhe kur behet fjalë për transparencë, detajimi është i nevojshëm, unë nuk kam nevoje për fjalë, por kam nevoje për këto gjëra që lidhen më këto pika të marrëveshjes që lidhen më paqen fiskale.

Janë 5 pika mbi bazën e të cilave duhet të hartohet raporti dhe që janë të dhëna që mua dhe Kuvendit do t’i japin mundësi të kuptojnë se kjo politikë e Paqes Fiskale ka qenë produktive apo jo.

Mua s’më intereson fare se kush ka hyrë në marrëdhënie, unë kërkoj të gjykoj mbi politikën. Mund ta bëjmë dhe për skemën e bujqësisë, por në këtë rast është jetike sepse i jemi adresuar njerëzve që kanë kryer evazion fiskal, kanë kryer fshehjen e të ardhurave nga tatim fitimi, qoftë personal dhe korporatave dhe kanë deformuar pasqyrat fiskale.

Ndërkohë që atje matanë janë një tufë njerëzish që kanë deklaruar gjithçka, atyre njerëzve ne nuk u japim asgjë më këtë ligj. Ata kanë paguar qindarkë më qindarkë dhe s’kanë marrë asnjë favor nga politikat e bëra nga qeveria dhe parlamenti. Minimumi unë dua këtë raport të kuptoj”, shprehet socialisti.

Deklaratat e Erion Braçes:

Jam në një komunikim tre mujor me Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve! Sa herë që i çoj letër me merr tre javë kohë, drejtori i Tatimeve për t’u përgjigjur dhe me përgjigjet në minutën e fundit të afatit tre javor drejtori.

Në të gjitha komunikimet jam i detyruar të kthej letrën mbrapsht dhe t’i them: Kam kërkuar këtë gjë… Dhe do më japësh këtë gjë që po ju kërkoj dhe çfarë po kërkoj, po kërkoj kë ke kontrolluar në kuadër të operacionit të madh për sigurinë ushqimore dhe formalizimin e sektorit bujqësor?

Për të kuptuar që kontrolli është selektiv apo kontrolli është parimor dhe deri tani për këtë ligjin kam folur vetëm për parimet.

S’kam fol për interesa ku e di unë dhe sa kohë drejtori i Tatimeve nuk përgjigjet për gjërat që t’i i kërkon jam i detyruar ta detajoj se si do jetë raporti.

Dhe kur behet fjalë për transparencë, detajimi është i nevojshëm, unë nuk kam nevoje për fjalë, por kam nevoje për këto gjëra që lidhen më këto pika të marrëveshjes që lidhen më paqen fiskale.

Janë 5 pika mbi bazën e të cilave duhet të hartohet raporti dhe që janë të dhëna që mua dhe Kuvendit do t’i japin mundësi të kuptojnë se kjo politikë e Paqes Fiskale ka qenë produktive apo jo.

Mua s’më intereson fare se kush ka hyrë në marrëdhënie, unë kërkoj të gjykoj mbi politikën. Mund ta bëjmë dhe për skemën e bujqësisë, por në këtë rast është jetike sepse i jemi adresuar njerëzve që kanë kryer evazion fiskal, kanë kryer fshehjen e të ardhurave nga tatim fitimi, qoftë personal dhe korporatave dhe kanë deformuar pasqyrat fiskale.

Ndërkohë që atje matanë janë një tufë njerëzish që kanë deklaruar gjithçka, atyre njerëzve ne nuk u japim asgjë më këtë ligj. Ata kanë paguar qindarkë më qindarkë dhe s’kanë marrë asnjë favor nga politikat e bëra nga qeveria dhe parlamenti. Minimumi unë dua këtë raport të kuptoj.

 

The post Erion Braçe kritikon ashpër Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve: Kam tre muaj që i çoj letra, s’jep informacion, s’përgjigjet për ato që i kërkoj (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

“Karrotat po merren nga Turqia se janë më lirë”/ Braçe: Sistemi i TVSH-së po dëmton prodhimin vendas

By: Brisi
3 December 2025 at 12:18

Deputeti, Erion Braçe, ka ngritur shqetësimin ditën e sotme për sistemin e TVSH-së, i cili sipas tij po dëmton prodhimin vendas. Në Komisionin e Ekonomisë, ai u shpreh se shumë përpunues po zgjedhin të blejnë produkte bujqësore jashtë Shqipërisë, pasi kjo rezulton më e leverdishme financiarisht sesa blerja nga prodhuesit vendas. Sipas tij, situata ka […]

The post “Karrotat po merren nga Turqia se janë më lirë”/ Braçe: Sistemi i TVSH-së po dëmton prodhimin vendas appeared first on BoldNews.al.

Erion Braçe: Karotat po merren nga Turqia se janë më lirë, sistemi i TVSH-së po dëmton prodhimin vendas

By: V K
3 December 2025 at 12:50

Ditën e sotme, deputeti Erion Braçe, ka ngritur shqetësimin për sistemin e TVSH-së, i cili sipas tij, po dëmton prodhimin vendas.

Në Komisionin e Ekonomisë, ai u shpreh se shumë përpunues po zgjedhin të blejnë produkte bujqësore jashtë Shqipërisë, pasi kjo rezulton më e leverdishme financiarisht sesa blerja nga prodhuesit vendas.

Sipas Braçe, situata ka arritur deri në atë pikë sa disa kompani po importojnë karota nga Turqia, pasi kostoja totale, duke përfshirë edhe transportin, doganën dhe TVSH del më e ulët se blerja në Divjakë.

“Më rregulloni TVSH-në mua si grumbullues. Më rregullon mua TVSH. Sepse s’kam asnjë interes të blej brenda vendit. E kuptoni që ka përpunues që po shkojnë po e marrin karotën, jo në Divjakë, po po e marrin në Turqi, se është më e lirë, se sa në Divjakë. E kuptoni këtë gjë? Bashkë me transportin brenda, bashkë me doganën e paguar bashkë edhe me TVSH e paguar në Doganë. Të gjitha bashkë, është më lirë se sa ta blesh në Divjakë karotën.

Pra janë dy gjëra komplet të ndryshme, të cilat nuk duhen ngatërruar, sepse kjo ngatërresë në harkun e pesë viteve, në harkun e pesë viteve, ka sjellë këtë pasuri që ne kemi sot. Kaq e thjeshtë është gjëja, dhe do ju lutesha shumë kur ja shpjegoni dhe udhëheqësve tuaj. Na dëgjo pak të lutem drejtoresh, kur ia shpjegoni këtë gjë dhe udhëheqësve tuaj. Do ju lutesha shumë të mos i ngatërroni kompensimin me normën e Tatimit mbi vlerën e shtuar në transaksionet brenda vendit. Mos i ngatërroni më! Se ndodh pastaj që shkon në Shkodër, dhe të çohet tjetri atje përballë, dhe të thotë: Po atë pse s’e bën? Dakord? Ja ky është problemi”,- është shprehur Braçe.

The post Erion Braçe: Karotat po merren nga Turqia se janë më lirë, sistemi i TVSH-së po dëmton prodhimin vendas appeared first on Albeu.com.

Braçe: Ka nisur ndarja e bonusit të pensionistëve, nga 1 janari fillon rritja

2 December 2025 at 18:15

TIRANË, 2 dhjetor /ATSH/ Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe deklaroi sot në Kuvend se, nga 1 janari fillon rritja e të ardhurave për të gjithë të moshuarit dhe për personat me aftësi të kufizuara.

Në seancën plenare, ku u diskutuan shqetësimet e ngritura qytetarët, Braçe u ndal fillimisht te çështja e bonusit për të moshuarit, duke theksuar masat mbështetëse të qeverisë, por edhe nevojën për ndihmë më të madhe.

“Ka filluar që të ndahen 10 mijë deri në 15 mijë lekë për të moshuarit. Për një çift të moshuarish vlera e përfituar shkon deri në 30 mijë lekë. Ky është bonusi i dytë për këtë vit, se në pranverë u shpërnda një tjetër bonus. Duke mbledhur të dy bonuset, natyrisht që shkojmë në parametrat e një pensioni plus”, tha Braçe.

Deputeti gjithashtu shtoi se, “nga 1 janari fillon rritja e të ardhurave për të gjithë të moshuarit dhe për personat me aftësi të kufizuara”.

Ai shtoi se qeveria synon të mbyllë vitin me një mbështetje tjetër financiare, të mundshme falë rritjes ekonomike.

“Normalisht viti duhet të mbyllet ashtu siç është parashikuar, duke llogaritur dhe një bonus tjetër që mund të ekzekutohet gjatë vitit 2026”, theksoi Braçe.

Braçe foli edhe për situatën e shërbimit shëndetësor në njësinë nr. 5 të Tiranës.

“E drejta për shërbim shëndetësor është jetike dhe themelore. Problemi është ofrimi i shërbimit shëndetësor. I gjithë shërbimi është kufizuar në një qendër që është në katin e parë të një pallati. Nuk ka poliklinikë, vetëm disa ambulanca, 2-3 dhoma e kuzhinë në katet e para të pallateve”, tha ai.

Sipas tij, pavarësisht se shqetësimi është ngritur disa herë në komisione, nuk ka pasur reagim nga institucionet përkatëse.

“I kam ngritur këto probleme dhe në komision më kanë thënë: ‘Po, ke të drejtë’, por nuk lëviz kush”, theksoi më tej Braçe.

Ai ngriti problematikë edhe lidhur me moslegalizimin e banesave në Selitë.

“Janë gati 850 banesa që në Selitë janë pa legalizuar prej 35 vitesh. Madje ka banesa të ndërtuara para viteve ‘90 që ende nuk kanë certifikatë pronësie. Në programin e qeverisë është shkruar që ky problem duhet të marrë fund brenda vitit 2028, por ajo që më shqetëson është se nuk shoh asnjë plan konkret dhe efikas”, tha Braçe.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Braçe: Ka nisur ndarja e bonusit të pensionistëve, nga 1 janari fillon rritja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Shëndetësia në kushte skandaloze”/ Braçe: Ambulanca në Njësinë Nr.5 mes një gomisterie

By: Brisi
2 December 2025 at 18:08

Deputeti Erjon Braçe, ka deklaruar në seancën e sotme plenare, se shëndetësia në vend është në kushte skandaloze. Ai u shpreh se në njësinë nr.5 në kryeqytet ambulanca ndodhet në katin e parë të një pallati dhe është e ndarë në dy dhoma mes të cilave ndodhet një gomisteri. Ai thotë se ky është shqetësimi më […]

The post “Shëndetësia në kushte skandaloze”/ Braçe: Ambulanca në Njësinë Nr.5 mes një gomisterie appeared first on BoldNews.al.

Erion Braçe me tone të ashpra: Hetoni pasurinë e drejtorëve të Tatimeve dhe të Doganave!

By: lindita
27 November 2025 at 13:23

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka qenë mjaft i ashpër në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë. Braçe kërkuar që në ligjin për kontrollin e pasurisë të përfshihen edhe drejtorët e institucioneve të rëndësishme si Tatimet dhe Doganat. Ai tha se subjekt i kontrollit të pasurisë nuk duhet të jenë vetëm deputetët, por edhe kategari të caktuara të administratës…

Source

Erion Braçe kërkon hetim të pasurisë për drejtorët e Tatimeve dhe Doganave

By: V K
27 November 2025 at 12:05

Deputeti socialist Erion Braçe, ka kërkuar në Komisionin e Ekonomisë, ku u diskutua projektligji “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, që në ligjin për kontrollin e pasurisë të futen edhe drejtorët e Tatimeve apo të Doganave.

Braçe tha se disa gjëra tek deputeti duhet të kufizohen, por jo në ekstrem. Sipas tij, gjithçka është në rregull nëse ai deklaron të ardhurat e tij.

“Fusha e veprimit të një deputeti është e përcaktuar qartë në kushtetutë, në statusin e deputetit. Ndërkohë një deputet nuk është njësoj si një drejtor, qoftë rregullatori që menaxhon interesat e drejtpërdrejta, por nuk është as i njëjtë me një drejtor agjencie ekzekutive qeveritare. Një vit deputeti dhe një vit drejtori që prej 10-12 vitesh, ka menaxhuar interesa të drejtpërdrejta, në cilindo sektor, ka menaxhuar tendera e me radhë, nuk shkon ndalimi. Kur kemi diskutuar për këtë gjë në një komision që u krijua në parlament në fillim të këtij vit kemi diskutuar për të mbrotjur veprimtarinë aktuale të secilit drejtues në momentin që del. Por ta lësh një drejtor që ka menaxhuar miliona euro, vetëm një vit pa u punësuar në një kompani private në sektorin që ka mbuluar nuk shkon. Prandaj me gjej me të drejtë pyetjen që bën kolegia.

Ka drejtuar veçanërisht në ekzekutiv, të cilët mund të shfazohet në vite koha e konfliktit të tyre të interesit pasi dalin nga puna, pasi ikin. Nuk mund të ngelet një vit për të gjithë, nuk shkon.

E dyta gjë që kam, ka disa përcaktime që meritojnë zhvillim deri në fund. Mënyra e jetesës e kuptoj shumë qartë, vjen atje përtej, se tjetri…atë po i thoja një kolegu këtu matanë, që ka pantallona me arna që janë për modë dhe bëjnë 400 euro, si do të përcaktohet ky stili i jetesës, ka tuta që bëjnë 1000 euro ka dhe tuta që bëjnë 50 euro. Ka disa përcaktime që mund të krijojnë konflikte. Deputetit tuaj i ndalohet të kryejë çdo detyrë tjetër, përvec mësimadhënies, të japë vetëm mend, veç kësaj nuk do t’i lejohet gjë.

Ka deputetë që vijnë nga zonat rurale, ka hektarë tokë, do ti bëjë hyzmetin asaj gjëje, se nuk ka krahë pune tjetër atje. Pse do marrë punëtorë ai, të lejë nam. Deputeti si beu që shfrytëzon krahun e punës. Nuk shkon. Janë ca gjëra që duhen kufizuar tek deputeti, por nuk mund të shkohet në ekstrem. Për sa kohë ai deklaron të ardhurat. Ne kemi futur disa kategori që nuk janë në ligjin për kontrollin e pasurive. Nuk janë këto të tatimeve dhe doganave nuk janë atje. Nëse u fusim këtu, duhet ti çojmë edhe atje. Të gjithë turren deputeti-deputeti, po ujku vazhdo ujku atje që të than”,- tha Braçe.

The post Erion Braçe kërkon hetim të pasurisë për drejtorët e Tatimeve dhe Doganave appeared first on Albeu.com.

“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”, Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti-deputeti, vazhdon ujku atje që të than

27 November 2025 at 11:36


Deputeti socialist, Erion Braçe gjatë diskutimit në Komisionin e Ekonomisë, për projektligjin “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, u ndal tek diferencimi që po bëhet mes deputetëve dhe drejtorëve, me pozicione në institucionet shtetërore.

Ai u shpreh se në momentin që menaxhohen interesa të drejtpërdrejta, si deputeti ashtu edhe drejtori i një institucioni, duhet të jenë të barabartë në raportimin e stilit të jetesës e të ardhurave.

“Domethënë fusha e veprimit të një deputeti është e përcaktuar qartë në kushtetutë. Ndërkohë një deputet nuk është njësoj me një drejtor, që menaxhon interesat e drejtpërdrejta, por nuk është as i njëjtë as me një agjenci ekzekutive qeveritare.

Një vit deputeti dhe një vit drejtori që prej 10-12 vitesh, ka menaxhuar interesa të drejtpërdrejta, tenderë e me radhë, nuk shkon ndalimi. Kur kemi diskutuar për këtë gjë në një komision të krijuar në parlament në fillim të këtij viti… ta lësh një drejtor që ka menaxhuar miliona, vetëm një vit… nuk shkon.

Koha e konfliktit të tyre të interesit pasi dalin nga puna, nuk mund të ngelet një vit për të gjithë. E dyta gjë që kam, ka disa gjëra këtu që meritojnë zhvillim deri në fund. Mënyra e jetesës e kuptoj shumë qartë, vjen atje përtej, se atë po i thoja një kolegu këtu matanë, që ka pantallona me arna që janë në modë dhe bëjnë 400 euro, si do të përcaktohet ky stili i jetesës, ka tuta që bëjnë 1000 euro ka dhe ato që bëjnë 50 euro. Ka disa gjëra që mund të krijojnë konflikte mes nesh. Deputetit tuaj i ndalohet të kryejë çdo detyrë tjetër, do të japë vetëm mend, veç kësaj nuk do t’i lejohet gjë.

Ka deputetë që vijnë nga zonat rurale, ka tokë, do ta shfrytëzojë. Çfarë do të bëjë tani ai, të marri punëtorë që të shfrytëzojë tokën. Nuk ka sens. Për sa kohë deklaron të ardhurat. Ne kemi futur disa kategori që nuk janë në ligjin për kontrollin e pasurive. Nuk janë këto të tatimeve dhe doganave. Të gjithë i turren deputeti-deputeti po ujku vazhdo ujku atje që të than”, tha Braçe. /TCH/

Hetimi i SPAK ndaj Ballukut, Braçe: Atribut i Ramës ta shkarkojë!

By: Ela
15 November 2025 at 21:48

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar lidhur me faktin që zëvendëskryeministrja Belinda Balluku vijon të qëndrojë në detyrë, ndonëse është marrë zyrtarisht e pandehur nga SPAK me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera. Në një intervistë në “Kjo Javë”, Braçe theksoi se çdo vendim për shkarkimin e saj është kompetencë e drejtpërdrejtë e kryeministrit […]

The post Hetimi i SPAK ndaj Ballukut, Braçe: Atribut i Ramës ta shkarkojë! appeared first on BoldNews.al.

Atribut i kryeministrit ta shkarkojë/ Balluku e pandehur nga SPAK, Erion Braçe: Qeveria do tronditet në momentin kur nuk qeveriset

By: M C
15 November 2025 at 18:33

Vendimi për shkarkimin e zv/kryeministres Belinda Balluku e cila është marrë e pandehur nga SPAK në akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, është atribut vetëm i kryeministrit Edi Rama.

Kështu deklaroi në intervistën e tij dhënë moderatores Nisida Tufa, në emisionin “Kjo Javë” në News24, kur u pyet se cila është arsyeja që Balluku vijon të jetë në detyrë ndërsa ka marrë zyrtarisht nga SPAK një akuzë penale.

Braçe tha se prezumimi i pafajësisë qëndron deri në momentin kur mbyllen hetimet dhe ka një vendimmarrje nga organet e drejtësisë.

Ai thekspoi se në këtë rast politika nuk duhet të ndërhyjë për të lënë të lirë organet e drejtësisë të kryejnë detyrën e tyre.

“Zyrtarisht e pandehur, nuk do të thotë zyrtarisht e fajshme. Pashë që u anatemua dhe ambasadori i BE për prezumimin e pafajësisë dhe gjithçka tjetër, në rastin kur ka një akuzë penale të ngritur nga SPAK, që vjen si produkt i politikës për mua duhet të jetë STOP. Pasi çdo ndërhyrje politike në këtë proces politizon dhe nuk i bën mirë drejtësisë”.

E pyetur nga moderatorja Nisida Tufa, se nëse duhet të vijojë të qëndrojë në detyrë duke drejtuar një nga institucionet me buxhetin më të madh, deputeti Braçe tha se vendimmarrja për largimin ose jo të saj nga detyra është atribut i drejtpërdrejtë i kryeministrit Edi Rama.

“Është çështje që i takon kryeministrit jo mua. I takon atij, në çmimin e kryeministrit dhe kur i emëron dhe kur dueht të marrë një vendim për cilindo, është atribut i kryeministrit dhe kur më nominoi mua, dhe kur ika unë, por dhe në këtë rast, është atribut i drejtpërdrejt i kryeministrit”.

Nisida Tufa: Zoti Braçe flasim pak për disa zhvillime që janë tronditur politikën pse jo dhe mazhorancën. Balluku zyrtarisht e pandehur nga SPAK, në detyrë drejton një nga ministritë me buxhetin më të madh. Si e keni parë këtë zhvillim?

Erion Braçe: Veprimet e SPAK patjetër që trondisin por nuk duhen përjetuar si drama, në momentin kur e miratuam reformën në drejtësi dhe kur i dhamë atributet një institucioni të tillë si SPAK, patjetër që do të duhet të prisnim dhe veprime të tyre kundrejt mazhorancës.

Pra në këtë aspekt është e pritshme. Në këtë aspekt, çdo gjë që vjen prej tyre dhe ne e dinim që do të ndodhte. Çdo veprim që ka ndërmarrë SPAK, PS ka marrë një qëndrim dhe është i qartë. Cilido që ka marrë një akuzë përballet me të në rrugë individuale pra nuk ka mbrojtje politike nga partia. Pra që ne kemi hequr dorë nga mbrojtja politike për cilindo prej nesh dhe ky është një qëndrim diametralisht ekstrem në krahasim me cilindo palë tjetër politike në këtë vend.

Po vijmë tek rasti konkret. Zyrtarisht e pandehur, nuk do të thotë zyrtarisht e fajshme. Pashë që u anatemua dhe ambasadori i BE për prezumimin e pafajësisë dhe gjithçka tjetër, në rastin kur ka një akuzë penale të ngritur nga SPAK, që vjen si produkt i politikës për mua duhet të jetë STOP. Pasi çdo ndërhyrje politike në këtë proces politizon dhe nuk i bën mirë drejtësisë. Keni një rast apo 2 në krahun tjetër, klubi partizani dhe 21 janari, më keni dëgjuar të flas? Kurrë, nuk dua së pari të politizohen dhe së dyti nuk flas për njerëzit kur janë në pozita të vështira.

A duhet të vijojë zonja Balluku në detyrë?

Është çështje që i takon kryeministrit jo mua. I takon atij, në çmimin e kryeministrit dhe kur i emëron dhe kur dueht të marrë një vendim për cilindo, është atribut i kryeministrit dhe kur më nominoi mua, dhe kur ika unë, por dhe në këtë rast, është atribut i drejtpërdrejt i kryeministrit.

Qeveria do tronditet në momentin kur nuk qeveriset. Në cdpo aspekt tjetër, vijmë te ajo që kemi thënë. Ne dhe drejtësia kemi një distancë sanitare që nuk duhet kapërcyer asnjëherë.

The post Atribut i kryeministrit ta shkarkojë/ Balluku e pandehur nga SPAK, Erion Braçe: Qeveria do tronditet në momentin kur nuk qeveriset appeared first on Albeu.com.

Braçe: Nuk flas me Ramën! Nuk dua të më cënojnë bindjet e mia

By: Ela
15 November 2025 at 17:45

Deputeti i PS, Erion Braçe, gjatë një interviste në emisionin “Kjo javë”, zbuloi se nuk flet me kryeministrin Edi Rama. Shkak, sipas Braçes, u bë shkarkimi i kryebashkiakut Erion Veliaj në Këshillin Bashkiak dhe shpallja e datës së zgjedhjeve për Tiranën. “Jo tani nuk flasim. Unë mendoj se duhet të ketë gjithmonë një pauzë për […]

The post Braçe: Nuk flas me Ramën! Nuk dua të më cënojnë bindjet e mia appeared first on BoldNews.al.

Tatimet rreth 10 mln lekë gjobë biznesit për 15 kg gjizë pa faturë, Braçe denoncon me dokumente: Mbaje dorën or trim! Po lëmë nam!

By: Fax Web
7 November 2025 at 12:03

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka publikuar në rrjetet sociale faturat e gjobave që Tatimet dhe AKU i kanë vendosur një biznesi të vogël në lagjen nr.5 të Tiranës, ku sipas inspektimeve janë konstatuar 15 kilogramë gjizë pa faturë tatimore.

Ky denoncim vjen pas një fjalimi të Braçes dje në Kuvend, ku ai komentoi raportin e KLSH-së dhe theksoi abuzimet e drejtorive tatimore dhe të AKU-së, veçanërisht ndaj bizneseve të vogla.

Biznesi është gjobitur me afro 10 milionë lekë të vjetra, ku përfshihet gjoba 825.000 lekë nga Tatimet dhe 150.000 lekë nga AKU për 15.82 kilogramë gjizë, e cila sipas Braçes kushton 229 lekë për kilogram. Braçe denoncoi dje në Kuvend se inspektorët dalin ashtë sistemit elektronik të inspektimit, fikin kamerat e GPS, duke shtuar se e kanë kthyer në metodë pune për t’u sjellë keq me të dobëtin.

REAGIMI
“MBAJE DOREN OR TRIM, MBAJE!
825.000 LEKE GJOBE TATIMET + 150.000 LEKE GJOBE AKU
PER 15.82 KILOGRAME GJIZE ME VLERE 229 LEKE!
Kuptoni? GJIZE!
E gjitha ne mes te nje lagjeje te varfer ne NJESINE 5!
Jo tek restoranti i luksit, por tamam tek kjo lagjia!
Natyrisht, eshte bere aq e njohur kjo historia e TVSH SE BUJQESISE DHE BLEGTORISE, AUTOFATURA SA EDHE DORDOMUZET FISKALE E KANE KUPTUAR SE KETU BEHET EDHE PLANI I “FORMALIZIMIT” EDHE HAPESIRA E KORRUPSIONIT!
Tani jemi ne piken qe POLICIMI I PRODHIMIT BUJQESOR te cilin e sheh si zgjidhje vec DHIMUA, kenaq vec MUCIN e cdo Muc tjeter qe firmos ne keto letra qe jane NAM, bejne NAM dhe na bejne te LEME NAM!!” shkruan Braçe në postimin e tij.

 

DENONCIMI
Deklarata e deputetit socialist Erion Braçe, i cili akuzon administratën tatimore për gjoba arbitrare dhe manipulime gjatë kontrolleve në terren, rikthen debatin për mënyrën se si funksionon realisht sistemi i mbikëqyrjes fiskale në Shqipëri. Sipas Braçes, inspektorët e Tatimeve “fiknin kamerat dhe GPS-in” gjatë kontrolleve, duke eliminuar çdo gjurmë monitorimi dhe duke i hapur rrugë abuzimeve me bizneset. Kjo sjellje e pohuar nga një deputet I maxhorancës, është shumë më tepër se një shkelje teknike është një goditje ndaj besimit publik dhe integritetit institucional. Kamera dhe GPS-i nuk janë pajisje simbolike, por garancia që çdo kontroll bëhet me transparencë dhe pa ndikime personale.Në thelb, kemi të bëjmë me kulturën e përhapur tashmë të mungesës së përgjegjshmërisë, ku pushteti i zyrtarëve në terren mbetet shpesh i pakontrolluar. Gjobat arbitrare, selektiviteti në kontrolle dhe presioni mbi bizneset janë simptoma të një sistemi që ende operon më shumë me frikë sesa me rregull. Kërkesa e Braçes që Kontrolli i Lartë i Shtetit të hetojë Drejtorinë e Tatimeve të Tiranës dhe të ashtuquajturën “Drejtoria e VIP-ave” është një thirrje për rikthimin e llogaridhënies. Sepse aty ku inspektorët fikin kamerat, duhet të ndizet alarmi i shtetit. Nëse vërtet flasim për institucione që mbrojnë ekonominë dhe jo që e shantazhojnë atë, transparenca duhet të kthehet në standard ligjor, jo në përjashtim të përkohshëm. Tatimet nuk mund të jenë mjet për të ndëshkuar, por mekanizëm për të ndërtuar besim. Dhe kjo kërkon më shumë se deklarata politike, kërkon kontroll real, përgjegjësi individuale dhe ndëshkim për abuzuesit.

❌
❌