Fëmijët bëhen obezë që si foshnje: Këto zakone formohen që në muajt e parë të jetës
Ekspertët shpjegojnë çfarë ndodh në muajt e parë të jetës dhe pse ka rëndësi vendimtare
Zakonet e përvetësuara në muajt e parë të jetës mund të kenë ndikim afatgjatë në shëndet, paralajmëron një studim i ri që lidh sjelljet e foshnjave dy muajshe me rrezikun e obezitetit që në moshën gjashtë muajshe. Studiuesit nga Universiteti Penn State kanë identifikuar nëntë modele specifike sjelljeje që lidhen me indeks më të lartë të masës trupore (BMI).
Studimi, i publikuar në revistën shkencore JAMA Network Open, ka ndjekur rreth 150 nëna dhe foshnjat e tyre. Ekipi ka përdorur pyetësorë të detajuar për të mbledhur të dhëna mbi rutinat e ushqyerjes, modelet e gjumit dhe nivelin e aktivitetit ditor. Rezultatet treguan një lidhje të qartë mes zakoneve të hershme dhe rritjes së përshpejtuar të peshës trupore në muajt pasues të jetës.
âQĂ« nĂ« moshĂ«n dy muajshe mund tĂ« vĂ«rejmĂ« modele nĂ« ushqyerje, gjumĂ« dhe lojĂ«, tĂ« cilat mund tĂ« formĂ«sojnĂ« rritjen e fĂ«mijĂ«sâ, ka deklaruar autorja e studimit, Jinging Ma. âKjo tregon sa e rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« tĂ« identifikohen herĂ«t sjelljet me rrezik, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« parandalohet shtimi i tepĂ«rt nĂ« peshĂ« dhe tâu ndihmohet familjeve tĂ« krijojnĂ« rutina tĂ« shĂ«ndetshmeâ.
Zakone të ushqyerjes që bartin rrezik
Analiza tregoi se foshnjat me BMI më të lartë ushqeheshin më shpesh me shishe më të mëdha sesa ato të rekomanduara për moshën e tyre. Ushqyerja e shpeshtë gjatë natës u veçua gjithashtu si faktor rreziku, ashtu si edhe situatat kur prindërit gabimisht mendojnë se foshnja është e uritur më shpesh sesa është realisht, shkruan Daily Mail, përcjell Telegrafi.
shutterstock
Rutinat e gjumit që ndikojnë në peshën trupore
Katër modele gjumi u lidhën me BMI të rritur:
⹠shkuarja në gjumë pas orës 20:00
⹠zgjimi më shumë se dy herë gjatë natës
⹠vendosja e foshnjës në shtrat vetëm pasi të ketë fjetur plotësisht
⹠gjumi në dhomë ku televizori është i ndezur
Ekspertët theksojnë se këto rutina mund të prishin ritmin natyror të gjumit, gjë që ndikon në rregullimin e oreksit dhe metabolizmit.
Sa e rëndësishme është loja e pandërprerë?
Sa i përket aktivitetit dhe stimulimit, foshnjat prindërit e të cilave gjatë lojës shikonin televizor ose përdornin telefonat celularë kishin BMI më të lartë. Mungesa e kohës së kaluar në lojë aktive, si koha që foshnja kalon shtrirë mbi bark, u shoqërua gjithashtu me peshë më të madhe trupore.
Këto aktivitete janë thelbësore për zhvillimin e muskujve, koordinimin dhe nxitjen e shpenzimit normal të energjisë.
Zakonet e hershme formësojnë shëndetin e ardhshëm
Studiuesit paralajmërojnë se grumbullimi i tepërt i yndyrës në gjashtë muajt e parë të jetës mund të ndikojë në zhvillimin e metabolizmit dhe të rrisë prirjen për shtim në peshë në fëmijëri dhe në moshën e rritur. Obeziteti gjatë gjithë jetës rrit rrezikun për diabet të tipit 2 dhe sëmundje të zemrës.
Studimi ishte përqendruar te familjet me të ardhura më të ulëta, ndërsa autorët theksojnë se kërkime të mëtejshme duhet të përfshijnë edhe një spektër më të gjerë socioekonomik.
âDuke pasur parasysh kohĂ«n e kufizuar gjatĂ« vizitave pediatrike, Ă«shtĂ« thelbĂ«sore qĂ« profesionistĂ«t shĂ«ndetĂ«sorĂ« tĂ« dinĂ« se nĂ« çfarĂ« duhet tĂ« pĂ«rqendrohenâ, pĂ«rfundon autorja kryesore Jennifer Savage Williams. âIdentifikimi i hershĂ«m i zakoneve kyçe mund tĂ« bĂ«jĂ« njĂ« ndryshim tĂ« madh nĂ« shĂ«ndetin e fĂ«mijĂ«ve.â /Telegrafi/
