❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

MĂ«simdhĂ«nĂ«si ushtron dhunĂ« fizike ndaj njĂ« nxĂ«nĂ«si nĂ« shkollĂ«n “PavarĂ«sia” nĂ« PrishtinĂ«



NjĂ« rast i dhunĂ«s fizike brenda ambienteve tĂ« shkollĂ«s “PavarĂ«sia” nĂ« PrishtinĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« publik pĂ«rmes pamjeve qĂ« ka siguruar Kallxo.com, ku shihet njĂ« mĂ«simdhĂ«nĂ«s duke goditur njĂ« nxĂ«nĂ«s.

NdĂ«rkohĂ«, drejtori i shkollĂ«s “PavarĂ«sia”, Halil Bruhaje, e ka konfirmuar ekzistencĂ«n e rastit mĂ« 9 shkurt 2026 pĂ«rmes telefonit, duke theksuar se nĂ« momentin e incidentit nuk ka qenĂ« prezent nĂ« shkollĂ«.

Lidhur me këtë rast, Telegrafi ka kontaktuar Policinë e Kosovës për Rajonin e Prishtinës dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare nëse rasti është duke u trajtuar dhe cilat janë veprimet e ndërmarra.

Po ashtu, janë kontaktuar edhe Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë dhe Ministria e Arsimit për të marrë qëndrime zyrtare lidhur me rastin, ndërsa përgjigjet e tyre priten.

Telegrafi do t’iu mbajĂ« tĂ« informuar pĂ«r zhvillimet e mĂ«tejshme, sapo tĂ« ketĂ« konfirmime zyrtare nga institucionet pĂ«rkatĂ«se. /Telegrafi/


Komuna e Hanit të Elezit shpall thirrje publike për ndarjen e bursave për studentë



Komuna e Hanit të Elezit, përmes Drejtorisë Komunale për Arsim, ka shpallur Thirrje Publike për ndarjen e bursave për studentë për vitin akademik 2025/2026.

Të drejtë aplikimi kanë studentët që janë banorë të Komunës së Hanit të Elezit dhe ndjekin studimet në universitetet publike të Kosovës apo në Universitetin Publik të Maqedonisë së Veriut. Aplikimi është i hapur për studentë të rregullt, të regjistruar për herë të parë në vitin akademik, të cilët nuk e kanë përsëritur vitin dhe nuk janë përfitues të bursave nga fakulteti apo nga institucione të tjera.

Prioritet nĂ« pĂ«rfitimin e bursave do t’u jepet studentĂ«ve tĂ« regjistruar nĂ« fakultetet deficitare, si: Fakulteti i MjekĂ«sisĂ«, NdĂ«rtimtarisĂ« dhe ArkitekturĂ«s, InxhinierisĂ« Elektrike dhe Kompjuterike, Edukimit, InxhinierisĂ« Mekanike, BujqĂ«sisĂ« dhe VeterinarisĂ«, XehetarisĂ« dhe MetalurgjisĂ«, Shkencave Matematiko-Natyrore, Arteve si dhe Fakultetit Filologjik (GjuhĂ« Angleze dhe Gjermane).

Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar, i cili përfshin certifikata akademike, dëshmi regjistrimi, dokumente personale, dëshmi të suksesit, si dhe dokumente shtesë për studentët që i përkasin kategorive sociale apo atyre me status të veçantë.

Aplikimet dorëzohen në Qendrën për Shërbim me Qytetarë të Komunës së Hanit të Elezit, çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në 16:00. Afati për aplikim është 15 ditë, duke filluar nga 10 shkurt 2026 deri më 24 shkurt 2026.

Komuna njofton se, nĂ« rast se nuk plotĂ«sohet numri i studentĂ«ve sipas kritereve tĂ« pĂ«rcaktuara, bursat do t’u ndahen edhe studentĂ«ve tĂ« vitit tĂ« dytĂ« apo mĂ« lartĂ«. Po ashtu, aplikacionet e paplota ose me tĂ« dhĂ«na tĂ« pasakta nuk do tĂ« shqyrtohen nga komisioni vlerĂ«sues.

Për më shumë informata, studentët e interesuar mund të drejtohen pranë Drejtorisë Komunale për Arsim në Han të Elezit. /Telegrafi/


Peja funksionalizon dy pika të reja të Urgjencës në Bogë dhe Vitomiricë



Komuna e Pejës ka hapur dy pika të reja të shërbimeve emergjente shëndetësore në Bogë të Rugovës dhe në Vitomiricë, duke zgjeruar rrjetin e kujdesit emergjent dhe duke e afruar ndihmën mjekësore më pranë qytetarëve.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, dhe drejtori për Shëndetësi, Petrit Loci. Sipas komunës, këto njësi do të kontribuojnë në rritjen e sigurisë shëndetësore dhe përmirësimin e reagimit emergjent në zonat urbane dhe rurale.

NjĂ«sia e UrgjencĂ«s nĂ« BogĂ« do t’u shĂ«rbejĂ« banorĂ«ve tĂ« zonĂ«s sĂ« RugovĂ«s dhe fshatrave pĂ«rreth, duke mundĂ«suar ndĂ«rhyrje tĂ« shpejtĂ« mjekĂ«sore nĂ« njĂ« rajon me qasje mĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ«, veçanĂ«risht gjatĂ« sezonit dimĂ«ror dhe fluksit turistik. ShĂ«rbimet nĂ« kĂ«tĂ« njĂ«si do tĂ« ofrohen shtatĂ« ditĂ« nĂ« javĂ«, nga ora 08:00 deri nĂ« ora 18:00.

Ndërkohë, pika e Urgjencës në Vitomiricë do të mbulojë një numër të madh vendbanimesh, përfshirë Vitomiricën, Ozdrimin, Dubovën, Novosellën, Jabllanicën, Radavcin, Katundin e Ri, Treboviqin, Nabërgjanin, Ruhotin, Lutogllavën dhe Trestenikun. Kjo njësi do të ofrojë shërbime shtatë ditë në javë, nga ora 07:00 deri në ora 19:00.

Komuna bën të ditur se të dyja njësitë janë të pajisura me staf shëndetësor profesional dhe infrastrukturë adekuate për ofrimin e ndihmës së parë, stabilizimin e pacientëve dhe referimin e tyre në institucionet përkatëse shëndetësore.

Hapja e këtyre pikave të reja të Urgjencës është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Komunës së Pejës për përmirësimin e shërbimeve publike, me fokus të veçantë në shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve. Komuna thekson se do të vazhdojë investimet në shërbime të qëndrueshme dhe cilësore, me synim garantimin e qasjes së barabartë në kujdes shëndetësor për të gjitha komunitetet. /Telegrafi/


Drejtoria e Inspektoratit vazhdon aksionin për lirimin e hapësirave publike në Fushë Kosovë



Drejtoria për Inspektorat në komunën e Fushë Kosovës njofton se aksioni për lirimin e hapësirave publike po vazhdon në terren, me qëllim garantimin e rendit, sigurisë dhe shfrytëzimit të barabartë të tyre nga të gjithë qytetarët.

Inspektorët komunalë po ndërhyjnë për largimin e pengesave, uzurpimeve dhe vendosjeve pa leje që pengojnë qarkullimin dhe përdorimin normal të hapësirave të përbashkëta.

Sipas Drejtorisë, hapësirat publike janë pronë e përbashkët dhe duhet të jenë të lira, funksionale dhe të qasshme për të gjithë, pa përjashtim.

Drejtoria e Inspektoratit thekson se aksioni do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme, duke vepruar në përputhje me ligjin dhe duke ruajtur interesin e komunitetit.

Njëkohësisht, qytetarët dhe bizneset ftohen të respektojnë rregullat dhe të mos vendosin pengesa apo struktura pa autorizim në hapësirat publike, në mënyrë që të ruhet qarkullimi dhe funksionaliteti i tyre për të gjithë. /Telegrafi/


Disa fshatra të Gjakovës do mbesin pa ujë ditën e martë



KRU “Gjakova” ka njoftuar qytetarĂ«t se mĂ« 10 shkurt 2026 (e martĂ«) do tĂ« ketĂ« ndĂ«rprerje tĂ« pĂ«rkohshme tĂ« furnizimit me ujĂ« tĂ« pijshĂ«m nĂ« disa fshatra tĂ« komunĂ«s sĂ« GjakovĂ«s.

Fshatrat që do të preken nga ndërprerja janë Palabardhë, Dobrigjë, Novosellë e Ulët, Bitesh, Dujakë dhe Hereq.

Ndërprerja do të zgjasë nga ora 12:00 deri në 15:00 dhe është e nevojshme për shkak të dislokimit të një gypi kryesor të ujësjellësit në fshatin Palabardhë, që kërkon ndërhyrje dhe riparim të menjëhershëm për të siguruar furnizim të vazhdueshëm dhe cilësor me ujë.

KRU “Gjakova” apelon tek tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t qĂ« tĂ« planifikojnĂ« pĂ«rdorimin e ujit gjatĂ« kĂ«saj periudhe dhe tĂ« kenĂ« kujdes nĂ« menaxhimin e tij.

Kompania siguron se punimet do të kryhen me prioritet dhe se furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të riparimeve.

PĂ«r mĂ« tepĂ«r, KRU “Gjakova” falĂ«nderon qytetarĂ«t pĂ«r mirĂ«kuptimin dhe durimin dhe rikujton se ndĂ«rprerjet e tilla janĂ« tĂ« domosdoshme pĂ«r mirĂ«mbajtjen dhe sigurinĂ« e rrjetit tĂ« ujĂ«sjellĂ«sit.

Qytetarët do të informohen për çdo ndryshim të mundshëm të kohës së ndërprerjes përmes kanaleve zyrtare të komunikimit. /Telegrafi/


​Largohen barakat dhe mbeturinat nga hapĂ«sira e KlinikĂ«s Pulmologjike



Gjatë dy ditëve të fundjavës, si edhe paraditen e së hënës, janë rrënuar dhe larguar 6 barakat që për një kohë të gjatë ishin pengesë dhe imazh i keq për Klinikën e Pulmologjisë në QKUK.

Objektet e montuara që ishin uzurpuar e keqpërdorur ndodheshin pranë spitalit që i trajton sëmundjet e mushkërive.

E për këta pacientë dhe stafin që i trajton, gjendja ishte bërë edhe më e rënduar, meqë një hapësirë e kësaj zone ishte shndërruar në deponi mbeturinash, raporton KosovaPress.

Por, edhe këto të fundit, që ishin rreth 1 mijë metra-kub, u larguan dhe zona u pastrua plotësisht.

Ndërsa gjithë kjo punë u krye në baza vullnetare e falas nga kompania Ego-Elsa sh.p.k.

Policia identifikon dhe interviston shoferin që shkaktoi aksident në Shtime dhe u largua nga vendi i ngjarjes



NjĂ«sitet policore kanĂ« identifikuar dhe intervistuar personin qĂ« mĂ« 4 shkurt 2026 shkaktoi njĂ« aksident trafiku nĂ« rrugĂ«n magjistrale Shtime–Lipjan, nĂ« fshatin Davidovc, dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Aksidenti ndodhi rreth orës 18:25, ndërmjet një automjeti dhe një këmbësori, një mashkulli 46-vjeçar, i cili fillimisht mori ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, më pas u transferua në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe më vonë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. I lënduari është liruar dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë patrullat e Stacionit Policor Shtime, Njësia e Komunikacionit Rrugor dhe hetuesit e aksidenteve, ndërsa për identifikimin e shoferit janë angazhuar edhe hetuesit nga Sektori Rajonal i Hetimeve.

Pas një pune intensive hetimore dhe analizimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë, më 8 shkurt 2026, rreth orës 18:30, u identifikua shoferi dhe automjeti i dyshuar: A.A., 41 vjeç, me automjet VW Golf, ngjyrë e zezë, me targa vendore.

MĂ« 9 shkurt 2026, i dyshuari Ă«shtĂ« intervistuar nga hetuesit policorĂ« dhe me vendim tĂ« prokurorit tĂ« shtetit Ă«shtĂ« liruar nĂ« procedurĂ« tĂ« rregullt, ndĂ«rkohĂ« qĂ« hetimet pĂ«r veprĂ«n penale “Shkaktim i aksidentit tĂ« trafikut me lĂ«ndime trupore” vazhdojnĂ«. /Telegrafi/


Policia arreston tre të dyshuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë



Njësitet e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë kanë arrestuar tre persona të dyshuar për vjedhje të rëndë, pas një pune intensive hetimore dhe operacionale.

Rasti kishte ndodhur më 2 shkurt 2026 në fshatin Marec të Prishtinës, ndërsa arrestimi i personave të dyshuar është realizuar më 7 shkurt 2026.

Të dyshuarit janë: E.G., 18 vjeç; R.G., 18 vjeç; L.P., 19 vjeç.

Sipas Policisë së Kosovës, personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit të shtetit, ndërsa hetuesit po vazhdojnë të kryejnë të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale të nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit. /Telegrafi/


BanorĂ«t e “KodrĂ«s sĂ« Trimave” ankohen pĂ«r mungesĂ« tĂ« ujit tĂ« pijshĂ«m, KRU Prishtina: OperojmĂ« me kapacitet minimal



BanorĂ«t e lagjes “Kodra e Trimave” nĂ« PrishtinĂ« kanĂ« ngritur shqetĂ«simin pĂ«r mungesĂ«n dhe reduktimet e vazhdueshme tĂ« ujit tĂ« pijshĂ«m, problem qĂ«, sipas tyre, po vazhdon prej disa muajsh dhe po vĂ«shtirĂ«son jetĂ«n e pĂ«rditshme nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ«.

Në disa ankesa që ka pranuar Telegrafi, banorët theksojnë se uji është një nevojë jetike, e domosdoshme për çdo aktivitet ditor, dhe mungesa e tij po ndikon drejtpërdrejt si në familjet rezidente ashtu edhe në bizneset që veprojnë në lagje.

Ata kërkojnë që çështja të trajtohet me prioritet dhe të bëhet rregullimi i furnizimit me ujë të pijshëm, duke siguruar qasje të pandërprerë 24 orë në ditë.

Sipas tyre, ky problem nuk Ă«shtĂ« i izoluar vetĂ«m nĂ« “KodrĂ«n e Trimave”, por Ă«shtĂ« i pranishĂ«m edhe nĂ« lagje dhe fshatra tĂ« tjera tĂ« Kryeqytetit.

Lidhur me këtë situatë, Telegrafi ka kontaktuar edhe me zëdhënësen e KRU Prishtina, Arjeta Mjeku, e cila ka sqaruar se aktualisht kompania është duke operuar me kapacitet të reduktuar.

“PĂ«r shkak tĂ« turbullirave, aktualisht jemi duke operuar me kapacitet minimal. Ekipet tona janĂ« duke monitoruar situatĂ«n dhe po punojnĂ« pĂ«r stabilizimin e saj, me qĂ«llim rikthimin e funksionimit normal nĂ« kohĂ«n mĂ« tĂ« shkurtĂ«r tĂ« mundshme”, tha Mjeku.

Ajo ka shtuar se gjendja është shkaktuar si pasojë e vërshimeve dhe rritjes së shpejtë të nivelit të ujit në liqene.

“Ka ende turbullirĂ«, çka po ndikon drejtpĂ«rdrejt nĂ« procesin e furnizimit”, ka theksuar zĂ«dhĂ«nĂ«sja e KRU Prishtina.

Ndërkohë, banorët shprehen në pritje të një zgjidhjeje sa më të shpejtë, duke kërkuar ndërhyrje konkrete për stabilizimin e furnizimit me ujë të pijshëm. /Telegrafi/

Ndërprerje e furnizimit me ujë në Kamenicë



KRU “Hidromorava” njofton qytetarĂ«t dhe konsumatorĂ«t nĂ« zonat BerivojcĂ« dhe Lagjja Iliria tĂ« qytetit tĂ« KamenicĂ«s se furnizimi me ujĂ« tĂ« pijshĂ«m Ă«shtĂ« ndĂ«rprerĂ« pĂ«r shkak tĂ« mungesĂ«s sĂ« energjisĂ« elektrike nga KEDS-i.

Sipas njoftimit tĂ« KRU “Hidromorava”, ndĂ«rprerja Ă«shtĂ« e pamundur tĂ« shmanget deri nĂ« ripĂ«rtĂ«ritjen e energjisĂ« elektrike, çka ndikon drejtpĂ«rdrejt nĂ« punĂ«n e pompave tĂ« ujit dhe furnizimin normal tĂ« qytetarĂ«ve.

Kompania apelon tek konsumatorët për mirëkuptim dhe kujdes gjatë kësaj periudhe dhe siguron se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për të rikthyer furnizimin me ujë sa më shpejt të jetë e mundur.

Qytetarët do të njoftohen menjëherë pas normalizimit të situatës. /Telegrafi/


Drejtoria për Bujqësi në Rahovec njofton për afatin e ri të aplikimeve për Pagesat Direkte 2025



Drejtoria për Bujqësi në Rahovec njofton të gjithë fermerët se afati për aplikim për gjashtmujorin e dytë të Programit të Pagesave Direkte (PPD) 2025 është shtyrë deri më 18 shkurt 2026, ora 16:00, duke lënë edhe 7 ditë pune për aplikime.

Në këtë thirrje mund të aplikohen për:

  • PagesĂ«n Direkte pĂ«r qumĂ«sht sipas kategorive tĂ« cilĂ«sisĂ«
  • PagesĂ«n Direkte pĂ«r therjet e raportuara tĂ« gjedhit
  • PagesĂ«n Direkte pĂ«r akuakulturĂ«
  • PagesĂ«n Direkte pĂ«r viçat pĂ«r majmĂ«ri
  • PagesĂ«n Direkte pĂ«r zogj pĂ«r majmĂ«ri (brojlerĂ«)

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes Agjencionit për Zhvillimin e Bujqësisë, do të vazhdojë të mbështesë sektorin e blegtorisë përmes këtyre pagesave direkte, sipas Programit të Pagesave Direkte për vitin 2025. /Telegrafi/


Prokuroria nis intervistimet për manipulim të votave në Drenas



Prokuroria Themelore nĂ« PrishtinĂ«, pĂ«rmes Departamentit pĂ«r Krime tĂ« RĂ«nda, njofton se nĂ« bashkĂ«punim me PolicinĂ« e KosovĂ«s – DrejtorinĂ« pĂ«r Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, ka nisur nga dita e sotme intervistimi i anĂ«tarĂ«ve nĂ« QendrĂ«n e NumĂ«rimit dhe Rezultateve (QNR) pĂ«r komunĂ«n e Drenasit.

Veprimet po kryhen pas autorizimit nga Prokuroria dhe në kuadër të hetimeve intensive, lidhur me dyshimet për keqpërdorime gjatë procesit të numërimit të votave të kandidateve të subjekteve politike.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim me Policinë e Kosovës, po ndërmerr të gjitha veprimet ligjore dhe hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave që lidhen me rastin.

Opinionit publik do t’i bĂ«het i ditur çdo zhvillim i mĂ«tejshĂ«m nĂ« kĂ«tĂ« proces nga ana e ProkurorisĂ«. /Telegrafi/

Komandanti i FSK-së dekoron pjesëtarët e angazhuar në operacionin e kërkim-shpëtimit në Shqipëri



Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim pjesëtarët e Njësisë së Kërkim-Shpëtimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare të FSK-së, të cilët kanë qenë të angazhuar në operacionin humanitar të kërkim-shpëtimit në Klos të Republikës së Shqipërisë.

Gjatë takimit, gjenerallejtënant Jashari ka falënderuar pjesëtarët e FSK-së për angazhimin e tyre në këtë mision humanitar, duke vlerësuar profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në kushte të vështira dimërore.

Ai i ka përgëzuar për përfundimin me sukses të operacionit dhe kontributin e dhënë në mbështetje të autoriteteve shqiptare.

NĂ« kuadĂ«r tĂ« kĂ«tij takimi, komandanti i FSK-sĂ« ka dekoruar pjesĂ«tarĂ«t e angazhuar nĂ« operacion me medaljen “ShĂ«rbim VetĂ«mohues”, ndĂ«rsa njĂ«sia pĂ«rkatĂ«se Ă«shtĂ« nderuar me mirĂ«njohje institucionale.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka ritheksuar përkushtimin e saj për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe për ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve profesionale, duke dëshmuar gatishmëri për angazhim në misione humanitare brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/


Banorët e fshatit Shkozë raportojnë ndotje serioze në vendin e quajtur Karma dhe mungesë reagimi nga komuna e Malishevës



Banorë të fshatit Shkozë kanë raportuar përkeqësim të gjendjes mjedisore në lokalitetin e quajtur Karma, i cili, sipas tyre, po shndërrohet gradualisht në një deponi ilegale mbeturinash, raporton Telegrafi.

Sipas reagimit të një banori të fshatit, hedhja e mbeturinave në këtë zonë po ndodh në mënyrë të vazhdueshme, duke cenuar ambientin natyror dhe shëndetin publik.

Ai ka theksuar se një praktikë e tillë nuk ka qenë karakteristike për komunitetin lokal dhe ka rikujtuar se hedhja e mbeturinave në natyrë është e ndaluar me ligjet e Kosovës, ndërsa shkelësit mund të ndëshkohen sipas legjislacionit në fuqi.

Në reagim është shprehur gjithashtu shqetësim për mungesën e reagimit nga Kryesia e fshatit, në veçanti nga kryetari i fshatit, për këtë problematikë.

Banori ka bërë të ditur se gjendja është raportuar edhe te Inspektorati i Komunës së Malishevës dhe se personat që vazhdojnë hedhjen e mbeturinave do të mbahen përgjegjës.

Ai ka apeluar pĂ«r kujdes tĂ« shtuar nga qytetarĂ«t dhe pĂ«r mbrojtjen e mjedisit pĂ«r hir tĂ« brezave tĂ« rinj, duke ofruar edhe ndihmĂ« financiare pĂ«r persona qĂ«, pĂ«r shkak tĂ« vĂ«shtirĂ«sive ekonomike, nuk kanĂ« mundĂ«si t’i dĂ«rgojnĂ« mbeturinat nĂ« vendet e dedikuara.

Rasti tregon nevojën për reagim institucional dhe bashkëpunim të komunitetit lokal për të parandaluar degradimin e mjedisit dhe për të garantuar një ambient të pastër dhe të sigurt për banorët. /Telegrafi/

Disa lagje dhe fshatra të Mitrovicës mbesin pa ujë



Kompania Rajonale e Ujësjellësit Mitrovica ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të realizojnë punime të planifikuara në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione të qytetit dhe fshatrave përreth.

Sipas njoftimit, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët Enver Haliti, Ferki Aliu dhe Nuredin Hajzeri, si dhe në fshatrat Lushtë, Vërnicë dhe Kqiç.

Ndërkohë, punime në rrjetin e kanalizimit do të realizohen në rrugën Isa Boletini, në rrugën Aradha 142 dhe në fshatin Shupkofc.

KRU Mitrovica ka bërë të ditur se gjatë realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, furnizimi me ujë të pijshëm në zonat e përfshira mund të ndërpritet përkohësisht, duke u kërkuar konsumatorëve mirëkuptim dhe bashkëpunim.

Kompania ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe ka theksuar se punimet po realizohen me qëllim të përmirësimit të shërbimeve dhe funksionimit të rrjetit. /Telegrafi/


Mbi 1.500 gjoba dhe 35 aksidente gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt



Policia Rajonale e Ferizajt ka intensifikuar aktivitetet për rritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor, duke shqiptuar një numër të konsiderueshëm gjobash dhe duke regjistruar dhjetëra aksidente gjatë javës së kaluar.

Sipas komunikatĂ«s pĂ«r media, gjatĂ« periudhĂ«s 2–8 shkurt 2026 janĂ« shqiptuar gjithsej 1.567 gjoba kundĂ«rvajtĂ«se, ndĂ«rsa 21 patentĂ« shoferĂ« janĂ« pezulluar ndaj drejtuesve tĂ« mjeteve qĂ« kanĂ« kryer shkelje tĂ« rĂ«nda nĂ« trafik.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 35 aksidente trafiku, prej të cilave 12 aksidente me lëndime, ku janë lënduar 15 persona, si dhe 23 aksidente me dëme materiale.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara parandaluese dhe u ka bërë thirrje të gjithë shoferëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjeteve.

Po ashtu, qytetarët janë ftuar të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes stacionit më të afërt policor, aplikacionit digjital Lajmëro policinë dhe numrit kujdestar 192. /Telegrafi/

Spitali i Pejës publikon raportin javor, 19 lindje dhe mbi 2.800 vizita specialistike



Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka publikuar raportin javor të shërbimeve të kryera, duke bërë të ditur se gjatë javës së kaluar kanë lindur 19 foshnja, prej tyre 11 vajza dhe 8 djem.

Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe janë realizuar 2.803 vizita specialistike, ndërsa janë regjistruar 234 pranime të reja në spital.

Mesatarisht kanë qenë të shtrirë 173 pacientë.

Në sektorin e diagnostikës dhe laboratorit, 1.671 pacientë kanë kryer gjithsej 20.457 analiza, ndërsa janë realizuar 65 operacione.

Po ashtu, janë kryer 761 ekzaminime me rëntgen, 304 ultrazëra, 74 ekzaminime me MRI dhe 17 mamografi.

Spitali njofton se janë kryer 209 seanca dialize, 31 gastroskopi, 9 kolonoskopi, 54 ekzaminime ekokardiografike dhe 25 teste ergometrie. Në kuadër të shërbimeve të fiziatrisë janë ofruar 293 trajtime fiziatrike.

Nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës theksohet se shërbimet shëndetësore vazhdojnë të ofrohen pa ndërprerje, 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë. /Telegrafi/


NPL Eko-Theranda në aksion pastrimi nga Malësia e Re deri në Carralevë



Ndërmarrja Publike Lokale Eko-Theranda ka nisur një aksion pastrimi në brezin rrugor nga Malësia e Re deri në Carralevë, në kuadër të aktiviteteve të saj të përditshme për mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe mbrojtjen e mjedisit.

Sipas njoftimit të ndërmarrjes, një pjesë e stafit është angazhuar intensivisht në terren për largimin e mbeturinave dhe përmirësimin e sigurisë përgjatë këtij aksi rrugor, ndërsa aksioni do të vazhdojë edhe ditëve në vijim.

Punëtorët janë vizituar nga kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, si dhe kryeshefi ekzekutiv i NPL Eko-Theranda , Bujar Kuçi, të cilët i kanë përgëzuar për punën dhe përkushtimin e treguar gjatë realizimit të këtij aksioni.

Nga ndërmarrja theksojnë se do të vazhdojnë angazhimin në shërbim të komunitetit dhe në ruajtjen e mjedisit, duke synuar krijimin e një ambienti më të pastër dhe më të sigurt për qytetarët. /Telegrafi/


Mbi 31 mijë seanca fizioterapie u kryen gjatë vitit 2025 në Spitalin e Mitrovicës



ShĂ«rbimi i FiziatrisĂ« nĂ« Spitalin e PĂ«rgjithshĂ«m “Dr. Sami Haxhibeqiri” nĂ« MitrovicĂ« ka ofruar mbi 31 mijĂ« seanca fizioterapie gjatĂ« vitit 2025, duke u shĂ«rbyer qindra pacientĂ«ve nga rajoni.

Sipas njoftimit të spitalit, ky shërbim funksionon me një mjeke specialiste të fiziatrisë dhe një staf prej shtatë fizioterapistësh, të mbështetur nga aparaturë moderne dhe hapësira të kompletuara për trajtim dhe rehabilitim.

Gjatë vitit të kaluar, Shërbimi i Fiziatrisë, i udhëhequr nga dr. Hyrije Koci, ka ofruar shërbime shëndetësore për 840 pacientë, të cilët kanë realizuar gjithsej 31.834 seanca të ndryshme fizioterapie.

Nga spitali bëhet e ditur se pacientët që kanë nevojë për shërbime fizioterapie fillimisht duhet të paraqiten për konsultë mjekësore, ku pas vlerësimit profesional, mjeku vendos nëse pacienti duhet të trajtohet me seanca fizioterapie apo me terapi tjetër përcjellëse për mjekim.

Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë thekson se synon vazhdimisht avancimin e shërbimeve rehabilituese dhe rritjen e kapaciteteve për trajtimin e pacientëve në rajon. /Telegrafi/


Kapet 26-vjeçari, i dënuar për keqpërdorim seksual të të miturve



Policia e KosovĂ«s ka arrestuar njĂ« person tĂ« dĂ«nuar me tre vjet burgim pĂ«r veprĂ«n penale “KeqpĂ«rdorim seksual i personave nĂ«n moshĂ«n 15 vjeç”.

Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi është realizuar nga Njësia për Realizimin e Urdhëresave, në kuadër të Stacionit Policor Veriu në Prishtinë.

Personi me inicialet E.M., 26 vjeç, ishte në kërkim dhe pas lokalizimit është ndaluar dhe dërguar për vuajtje të dënimit sipas vendimit gjyqësor.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe ka riafirmuar përkushtimin për garantimin e sigurisë publike, parandalimin e rreziqeve dhe zbulimin e veprave penale që cenojnë rendin dhe qetësinë publike. /Telegrafi/


❌