Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Çadra, një instrument gjenial dështimi!

Nga Roland Lami Ideja e hedhur në media nga Partia Demokratike për një ngujim të mundshëm në çadrën e improvizuar para Kryeministrisë më 10 shkurt, si një formë radikalizimi e aksionit opozitar, nuk është një risi politike. Ajo është rikthim i një strategjie të konsumuar që politika shqiptare e ka testuar më parë pa sukses. Largimi nga institucionet dhe zëvendësimi i opozitarizmit parlamentar me…

Source

“PD nuk është pronë e kryetarit dhe as e sekretarit”, Salianji: Drejtuesit e partisë nuk po lejojnë garën e brendshme! S’mund të flasim për ndryshimin në Shqipëri, duke refuzuar ndryshimin brenda vetes

✇Albeu
By: M C

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar nga Fieri se rotacioni politik në Shqipëri mund të vijë vetëm përmes votës së lirë dhe një opozite të fortë, duke theksuar se Edi Rama nuk mund të rrëzohet me iluzione, por vetëm në kutitë e votimit.

Salianji kritikoi drejtues të PD-së për mungesë llogaridhënieje dhe refuzim të garës së brendshme, duke e cilësuar këtë si mungesë integriteti politik dhe përgjegjësie historike ndaj demokratëve që, sipas tij, kanë duruar 13 vite në opozitë.

“Iluzionet e disa drejtuesve të PD-së për të mos lejuar garën e brendshme, përveçse mungesë e integritetit politik, shprehin mungesë të thellë të përgjegjësisë historike për sakrificat e demokratëve në 13 vite opozitë. Përjashtimet imagjinare, etiketimet absurde, miqtë dhe armiqtë imagjinarë nuk duhet t’u shtohen më ndasive tona. Boll janë shpëtuar pjesë nga PD ndër vite”, theksoi deputeti.

Salianji nënvizoi se nuk mund të kërkohet ndryshimi në Shqipëri pa ndryshuar më parë vetë Partinë Demokratike.

“Nuk mund të flasim për ndryshimin në Shqipëri duke refuzuar ndryshimin në PD. Nuk mund të kërkojmë votën duke mos parë fajet dhe defektet që kemi vetë. Në këtë mënyrë, Edi Rama nuk mund të mposhtet”, tha ai.

Salianji: Edi Rama është ende në qeveri, fatkeqësisht, me më shumë mandate dhe me më shumë vota. Shumë thonë se fundi i tij ka ardhur dhe se po i vjen fundi. Fundi i kësaj qeverie vjen edhe me ndihmën e drejtësisë, që po e çmonton dita-ditës, me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, por llogaritë finale bëhen në kutitë e votimit, sepse rotacioni është proces politik.

Kundërshtarin nuk e zgjedhim ne, ai është Edi Rama dhe duhet përmbysur në kutitë e votimit, duke frymëzuar shumë njerëz, duke shkuar dhe duke protestuar në çdo cep të Shqipërisë. Sepse të gjitha të tjerat janë ëndrra në sirtarë që i kemi parë tash e 13 vite me radhë.

Jemi në Fier, si në çdo qytet tjetër, për të hapur një shtet shprese për shqiptarët, një kapitull të ri për PD-në. Unë di të pres, demokratët dinë të presin, dinë të durojnë, por kanë duruar boll 13 vite në opozitë dhe 13 vite që përsëritet e njëjta përrallë e rreme të gjasme rrëzimit të qeverisë.

Dua ta them qartë se me ne disa prej lidershipit nuk i kanë bërë mirë llogaritë. Sepse ne, dhe unë personalisht, nuk kemi ardhur në politikë për të heshtur padrejtësisht, por për të folur përballë qytetarëve, përballë lidershipit, ashtu siç kam folur përballë qeverisë, për të vërtetat që shqetësojnë demokratët dhe qytetarët shqiptarë.

Iluzionet e disa drejtuesve të PD-së për të mos lejuar garën e brendshme, përveçse mungesë e integritetit politik, shprehin mungesë të thellë të përgjegjësisë historike për sakrificat e demokratëve në 13 vite opozitë. Përjashtimet imagjinare, etiketimet absurde, miqtë dhe armiqtë imagjinarë nuk duhet t’u shtohen më ndasive tona. Boll janë shpëtuar pjesë nga PD ndër vite.

Këto janë gënjeshra dhe rrena të poshtra që i kanë lënë demokratët 13 vite rrugëve, ndërsa pushteti i Edi Ramës është forcuar dhe Shqipëria është varfëruar. PD nuk është pronë e askujt, as e imja, as e juaja, as e kryetarit, as e sekretarit, por e të gjithë demokratëve që mbajnë në supe barrën e rëndë të opozitarizmit.

PD është pronë e demokratëve dhe shpresë e qindra shqiptarëve që presin rotacionin prej vitesh të ndodhë në Shqipëri. PD nuk mund të jetë kurrë e fortë pa garë, pa përgjegjësi. Çdo përpjekje për t’i shmangur këto e dobëson dhe e largon nga qytetarët.

Nuk mund të flasim për ndryshimin në Shqipëri duke refuzuar ndryshimin në PD. Nuk mund të kërkojmë votën duke mos parë fajet dhe defektet që kemi vetë. Në këtë mënyrë, Edi Rama nuk mund të mposhtet.

The post “PD nuk është pronë e kryetarit dhe as e sekretarit”, Salianji: Drejtuesit e partisë nuk po lejojnë garën e brendshme! S’mund të flasim për ndryshimin në Shqipëri, duke refuzuar ndryshimin brenda vetes appeared first on Albeu.com.

Salianji kritika lidershipit të PD-së: Po tentojnë të bashkojnë opozitën me njerëz qesharakë!

Ervin Salianji ka bërë kritika ndaj lidershipit të opozitës nga Fieri, pasi sipas tij, ata që janë motori që demokratët po përjashtohen dhe po vendosen në poste drejtuese ata që do lidershipi dhe jo ata që do baza. Gjithashtu ai theksoi se kjo nuk ndodh në asnjë parti politike dhe se bashkimi i opozitës po […]

The post Salianji kritika lidershipit të PD-së: Po tentojnë të bashkojnë opozitën me njerëz qesharakë! appeared first on BoldNews.al.

“Projektet, gropa thithëse korrupsioni”/ Salianji nga Fieri: Rrugët e Rilindjes rrezikojnë jetët e qytetarëve

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka vijuar me turin e tij të takimeve me demokratët në degët e ndryshme të vendit. Sot, ai ishte në Fier, ku mbajti dhe një fjalim me demokratët atje. Salianji renditi disa nga projektet korruptive infrastrukturore të Partisë Socialiste, që sipas tij janë kthyer në gropa thithëse korrupsioni dhe për […]

The post “Projektet, gropa thithëse korrupsioni”/ Salianji nga Fieri: Rrugët e Rilindjes rrezikojnë jetët e qytetarëve appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Salianji me demokratët në Fier, salla e tejmbushur: Drejtuesit si ka bërë mirë llogaritë, përralla prej 13 vitesh

Ish‑deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji po mban këtë të martë një takim me strukturat dhe mbështetësit demokratë në Fier, si pjesë e turit të tij të foltorëve në qytete të ndryshme të vendit. Ai ka ftuar demokratët të diskutojnë rreth situatës politike dhe të ndajnë ide për të forcuar PD dhe për të synuar një rotacion politik. Takimi po mbahet në Kinoteatrin e Fierit dhe është një hap…

Source

Berishës nuk i japin fjalën për replikë, deputetët e PD bllokojnë foltoren (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, ish-kryeministri i vendit dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kërkoi në Kuvend t’i përgjigjej Toni Gogut, por nuk u lejua, ndërkohë deputetët demokratë bllokuan foltoren duke shkaktuar kaos për pak momente.

Për shpërndarjen e tyre ndërhyri garda, më pas kryetarja e Kuvendit i ka dhënë fjalën Berishës për procedurë.

Berisha mori fjalën ku iu drejtua deputetëve të mazhorancës duke u shprehur se; “ata janë e keqja radikale, janë njerëzit më të pashpirt që vjedhin qytetarët e varfër dhe shqiptarët. Këta janë e keqja radikale, hajdutë të pashoqë, por ju që i mbroni këta, jeni e keqja banale. Ndaj dhe nuk ka kuptim se mund të flisja për Ramaduron, për çfarë s’mund të flisja, por e keqja, ajo që i bëni ju këtij vendi, nuk ka të ndalë. Si more bëheni ushtarë? Si mund të bllokoni imunitetin, çfarë u thoni ju familjarëve tuaj? Cili nga familjarët tuaj, miqtë tuaj, do ta miratonte këtë? Po ajo është kapur, ju mbroni Ramën, por Rama do t’ju marrë me vete juve, ju garantoj unë”.

 

The post Berishës nuk i japin fjalën për replikë, deputetët e PD bllokojnë foltoren (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Imuniteti i Ballukut, Berisha: Kuvendi është kthyer në mburojë të krimit

TIRANË, 3 shkurt/ATSh/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij sot në Kuvend, akuzoi mazhorancën për shkelje të Kushtetutës dhe për mbrojtje të hapur të korrupsionit, teksa iu referua shtyrjes së mbledhjes së Këshillit të Mandateve për të miratuar kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha u shpreh ky vendim përbën një akt grushti shteti dhe e kthen Kuvendin në mburojë të krimit dhe të vjedhjes së fondeve publike.

Kryetari i PD, Sali Berisha iu referua konceptit të “banalitetit të së keqes” të filozofes Hannah Arendt, duke akuzuar deputetët e mazhorancës se po veprojnë pa përgjegjësi morale dhe si zbatues të verbër të urdhrave të kryeministrit Edi Rama.

“E keni të shkruar secili prej jush në ballë. Ja, po të lexoj unë në ballet tuaja, lexoj: e keqja banale, me të cilën ju në mënyrë të verbër mbështesni korrupsionin, bëheni shtylla të sistemit të gjakpirjes së qytetarëve. Njerëz që nuk mendojnë. Automatë që nuk mendojnë. Nuk ndjejnë përgjegjësi. Ju kërkoj të lexoni sa të dilni nga kjo seancë “Banaliteti i së keqes” dhe të shihni se si jeni prototipi i saj”, tha Berisha.

Berisha deklaroi se përdorimi i imunitetit parlamentar për të mbrojtur korrupsionin po rrit revoltën qytetare dhe në përfundim u bëri thirrje shqiptarëve të reagojnë kundër qeverisë.

“A e kuptoni ju se ç’do të thotë të bllokoni imunitetin e një njeriu? A e kuptoni se ç’do të thotë të përdorni imunitetin si mburojë për vjedhjen e shqiptarëve? A mendoni ju se çfarë zemërimi dhe revolte të jashtëzakonshme krijoni tek qytetarët që mezi mbyllin ditën për kafshatën e gojës, që mezi mbyllin muajin, që nuk blejnë dot ilaçet e tyre, që vdesin spitaleve?

“Nuk duhet të vini si automatë këtu. Ky është një akt depersonalizimi. Njerëz që nuk mbani asnjë përgjegjësi ndaj shqiptarëve, ndaj vetes tuaj, ndaj familjeve tuaja. Shqiptarët kërkojnë të zhbllokohet sistemi i drejtësisë”, tha Berisha.

/m.q/r.e/a.f/

The post Imuniteti i Ballukut, Berisha: Kuvendi është kthyer në mburojë të krimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KQZ ndan fondet për vitin 2026/ Ja si do të ndahen 3.5 mln lekë mes partive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë fondet për partitë politike për vitin 2026. Sipas tabelës, Partia Socialiste përfiton gati gjysmën e shumës, rreth 1.7 milion euro për këtë vit, ndjekur nga Partia Demokratike, e cila do të marrë rreth 800 mijë euro. Ndërkohë, për shkak të koalicionit me Sali Berishën, do të përfitojnë para nga […]

The post KQZ ndan fondet për vitin 2026/ Ja si do të ndahen 3.5 mln lekë mes partive appeared first on BoldNews.al.

Zhupa: Projektligji i PD-së në mbështetje të mësuesve, prej nëntorit në sirtarët e Kuvendit

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një deklaratë të dhënë sot për mediet në ambientet e jashtme të Kuvendit, tha se Partia Demokratike ka hartuar një projektligj në mbështetje të mësuesve, i cili ndodhet në sirtarët e Kuvendit prej nëntorit të vitit të shkuar.

Zhupa nënvizoi se prej një viti e gjysmë mësuesve që kanë mbaruar përpara sistemit të Bolonjës, me një VKM nga ish-ministrja Ogerta Manastirliu iu hoq pagesa e kategorisë që nuk i cilëson ata më me arsim të lartë apo me master.

“Këtu filloi një problem shumë i madh për 11 172 mësues të sistemit parauniversitar në Shqipëri, të cilët nisën betejën me peticione e protesta. Këto kaluan në vesh të shurdhër. Unë atëherë kam qenë kryetare e Komisionit të Edukimit dhe kam bërë dëgjesa me ministren Manastirliu, e cila e ka mbrojtur me fanatizëm këtë vendim duke e konsideruar si barazi me punonjësit e administratës publike”, tha Zhupa.

Deputetja e PD-së, shtoi se Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shqiptar ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese për ta shfuqizuar këtë VKM që ishte në kundërshtim me ligjin “Për arsimin parauniversitar”.

“Në Gjykatën Kushtetuese duke qenë e ishin 8 anëtarë është bërë ndarja 4 me 4 dhe nuk kanë arritur ta rrëzojnë këtë vendimmarrje të qeverisë”, vijoi ajo.

“Qeveria doli palë kundër mësuesve për t’iu hequr atyre këtë përfitim që kishin marrë ndër vite. Kur gjykata nuk arriti të marrë një vendim, unë kam vendosur t’i mbështes mësuesit me një projektligj të ri, të cilin e kam depozituar në 21 nëntor 2025 dhe që vazhdon të jetë në sirtarët e Kuvendit”, theksoi Zhupa, ndërsa shtoi se ky projektligj parashikon ndryshimin e ligjit të Arsimit të Lartë ku edhe mësuesit që kanë mbaruar përpara sistemit të Bolonjës të cilësohen të kualifikuar.

PD tërhiqet nga bojkoti i Reformës Territoriale, zbardhen debatet e plota në grupin parlamentar. Deputetët që dolën kundër

✇Albeu
By: M C

Demokratët ndryshuan mendje. Nuk do të bojkotojnë as Reformën Territoriale dhe as atë Zgjedhore. Sali Berisha i bëri ballë presionit të Taulant Ballës, por u dorëzua para deputetëve që i kërkuan të tërhiqet dhe mos përsërisë gabimet e Lulzim Bashës.

Në bllok, Ina Zhupa, Eno Bozdo, Oerd Bylykbashi, Arjan Ndoja, Xhelal Mziu, Tritan Shehu dhe Bledjon Nallbati e të tjerë, u rreshtuan kundër bojkotit të reformave.

Shumica fitoi, Sali Berisha bëri një hap pas. Vendimin për ta komunikuar në publik ia la nënkryetarit Luçiano Boçi, i cili pranoi debatet kundër bojkotit në grup.

Sali Berisha për momentin nuk e ka mendjen te reformat, por te protestat. Ka në plan të shkojë drejt ngujimit në shesh.

“Jemi bërë si filmi ‘Dy herë mat, edhe akullore edhe çokollatë’, shkojmë në parlament nuk shkojmë në dy komisionet më të rëndësishme. Nëse shkojmë me idenë që Edi Rama s’na jep asgjë, më mirë mos të shkojmë në parlament fare. Duhet shkojmë të shpalosim atje opsionin tonë për qytetarët, pastaj nëse zgjidhim variantin e bojkotit, të bojkotojmë çdo gjë, të shkojmë në grevë në përshkallëzime më të mëdha nuk shkon të shkojmë në komisione të tjera e jo te reformat, duhet të ndajmë mendjen”, ka deklaruar Bledjon Nallbati.

“Asnjë prej nesh nuk do bojkot, në kushtet kur mazhoranca ka mbyllur çdo derë dhe në këto kushte të parlamentarizmit detyrohesh të marrësh qëndrime ekstreme”, është shprehur Tritan Shehu.

“Nuk duhet ta lëmë hapësirën bosh në Komisionin e Reformës Territoriale. Pavarësisht nëse na dëgjojnë apo nuk na dëgjojnë, ne shkojmë për qytetarët dhe interesin publik. Të jemi aty për dëgjesat me ekspertët, për të dhënë zgjidhjet tona, që qytetarët të na dëgjojnë se si e duam ne reformën territoriale t’u shërbejë atyre.

Ata do ta kenë më të vështirë të na kundërshtojnë, sepse nuk kanë argumente, por e kanë shumë të lehtë ta kalojnë pa ne, sepse thonë: “Ju nuk ishit”, dhe kështu janë rehat. Unë i kam pyetur qytetarët e zonave të mia dhe më thonë merrni pjesë. Ju ftoj dhe të bëni një sondazh do ju dali që thonë merrni pjesë. Votat nuk i kemi, por e kemi zërin tonë aty dhe kjo do të ketë rezonancë si te qytetarët, ashtu edhe te ndërkombëtarët, duke bërë propozime konkrete.

Ne duhet të jemi shumёdimensionalë, edhe protestat t’i bëjmë, edhe në reforma të jemi prezentë, edhe analizën, edhe zgjedhjet. Jemi parti me kapacitete njerëzore dhe intelektuale; nuk kemi pse të ndjekim vetëm një rrugë dhe të braktisim të tjerat”, ka deklaruar Ina Zhupa.

The post PD tërhiqet nga bojkoti i Reformës Territoriale, zbardhen debatet e plota në grupin parlamentar. Deputetët që dolën kundër appeared first on Albeu.com.

Qori: Nuk bashkëpunoj me Berishën dhe Metën, Rama dhe PD kanë interesa të përbashkëta

Kreu i Lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ka folur për bashkëpunimin me partitë e tjera opozitare. Qori tha se nuk ka si të bashkëpunojë me Metën dhe Berishën, kur mendon që ata duhet të ishin në burg. Sa i përket Berishës, Qori u shpreh se me kryedemokratin ka mospajtueshmri dhe […]

The post Qori: Nuk bashkëpunoj me Berishën dhe Metën, Rama dhe PD kanë interesa të përbashkëta appeared first on BoldNews.al.

Bojkoti i komisioneve, Lapaj kundër Berishës: PD duhet të luftojë brenda dhe jashtë institucioneve!

Kreu i partisë ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj i ka dalë kundër Berishës duke kritikuar aksionin politik të PD-së, për bojkotimin e Komisionit për Reformën Territoriale. Lapaj u shpreh se PD nuk duhet të dalë nga institucionet, pasi sipas tij, favorizon kryeministrin Rama, siç ndodhi pas bojkotimit të zgjedhjeve lokale të vitit 2019. Lapaj shtoi se […]

The post Bojkoti i komisioneve, Lapaj kundër Berishës: PD duhet të luftojë brenda dhe jashtë institucioneve! appeared first on BoldNews.al.

Nëse zgjedhjet mbahen sot, sondazhi: Berisha ‘fiton’ vendin …e dytë

Zhvillimet e brendshme dhe të jashtme, kanë shtuar bipolarizimin politik dhe udhëtimin në Strasburg, ka ngritur sërish javën e shkuar PD e Berishës me 0.6% mbështetje. PS ka një rënie të lehtë me 0.6%.

Kurse partitë e reja, dhe shpresa për krijimin e një partie më të re, mbeten në vendnumëro.

Me veprimet e tij, bojkot, protesta e molotov, sërish fiton Sali Berisha. Jo vendin e parë, gjithmonë vendin e dytë, por këtë fillim shkurti i pacënuar si nga lart dhe nga poshtë.

13 vite në protestat me gaz dhe një ritual me zhurmë por pa shpresë

Nga Redjon Shtylla Në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013, për herë të parë do të votoja se i kisha kaluar të 18-tat, dhe emrin e lexova në listat e zgjedhësve. Por ajo ditë nuk më gjeti pranë kutisë së votimit. Universiteti ku kryeja studimet për gazetari më ofroi një mundësi që nuk refuzohej. Një internship në një televizion në Stamboll. Një ekran i madh, një metropol që e njihja vetëm…

Source

Berisha: Protesta kombëtare e 10 shkurtit, ditë kryengritjeje paqësore

TIRANË, 2 shkurt /ATSH/ Partia Demokratike po zhvillon sot protestën e përjavshme para godinës së Kryeministrisë, ku është vendosur edhe foltorja, nga ku përfaqësues të opozitës i drejtohen qytetarëve.

Të pranishëm në protestë janë kryetari i PD-së, Sali Berisha, deputetë të PD-së dhe përfaqësues të partive aleate, si dhe mbështetës të PD-së.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se opozita do të vijojë protestat deri në arritjen e objektivave të saj politike.

Ai u shpreh se tubimet janë pjesë e një beteje që, sipas tij, lidhet me dinjitetin qytetar dhe kombëtar, si dhe me kundërshtimin e asaj që e cilësoi si qeverisje të dëmshme për vendin.

Berisha akuzoi qeverinë për keqqeverisje, korrupsion dhe përkeqësim të kushteve të jetesës, duke theksuar se opozita do të bëjë “gjithçka për të përmbysur këtë të keqe të madhe”.

Sipas tij, protestat synojnë rikthimin e shpresës dhe besimit te Shqipëria, veçanërisht për të rinjtë.

“Ne do të dalim dhe do të vazhdojmë të dalim në protesta deri në fitore”, deklaroi Berisha, duke shtuar se opozita është e vendosur të luftojë për ndryshim dhe për një të ardhme më të mirë për qytetarët shqiptarë.

Berisha, u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e paralajmëruar për datën 10 shkurt, duke e cilësuar atë si “ditën tjetër të kryengritjes paqësore” të opozitës kundër qeverisë.

Berisha ftoi çdo qytetar që beson te Shqipëria dhe potencialet e saj natyrore, historike dhe njerëzore, të marrë pjesë në protestë.

“10 shkurti është dita tjetër e kryengritjes sonë paqësore. Shqiptarët nga të katër anët ftohen në rrugët dhe sheshet e Tiranës për t’i dhënë leksionin e merituar këtij regjimi antishqiptar”, u shpreh Berisha.

Kreu i PD-së e përqendroi thirrjen e tij veçanërisht te të rinjtë, duke theksuar se në momentet më kritike të historisë, sipas tij, ata kanë qenë forca vendimtare e ndryshimit.

Ai nënvizoi se opozita synon të përcjellë një mesazh të fortë brenda dhe jashtë vendit përmes protestës së 10 shkurtit.

Berisha përsëriti kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se opozita do të vijojë aksionin e saj politik deri në arritjen e objektivave të shpallura.

E konceptuar si platformë parlamentaro-qytetare, ky tubim ka në fokus denoncimet e deputetëve të PD-së dhe aleatëve, por edhe qytetarëve ndaj qeverisë.

/gj.m/j.p/

The post Berisha: Protesta kombëtare e 10 shkurtit, ditë kryengritjeje paqësore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Beçi: Mazhoranca dhe opozita bëhen bashkë te gardhi i SPAK

Avokati Eugen Beçi, ish-drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda thotë deklaroi se mazhoranca dhe opozita e gjejnë pikën e përbashkët sa i përket drejtësisë në vendin tonë, por, sipas tij e gjejnë pikën e përbashkët vetëm te gardhi i Prokurorisë së Posaçme. “Është një histori e vjetër në Shqipëri, problemi i qasjes së politikës me drejtësinë. Duket se mazhoranca në momentet që nuk e ka oreksin…

Source

PD mbledh Foltoren para Kryeministrisë

TIRANË, 2 shkurt /ATSH/ Partia Demokratike po zhvillon sot protestën e përjavshme para godinës së Kryeministrisë, ku është vendosur edhe foltorja, nga ku përfaqësues të opozitës i drejtohen qytetarëve.

Të pranishëm në protestë janë kryetari i PD-së, Sali Berisha, deputetë të PD-së dhe përfaqësues të partive aleate, si dhe mbështetës të PD-së.

E konceptuar si platformë parlamentaro-qytetare, ky tubim ka në fokus denoncimet e deputetëve të PD-së dhe aleatëve, por edhe qytetarëve ndaj qeverisë.

/gj.m/

The post PD mbledh Foltoren para Kryeministrisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Rama, sot më i diskredituar se kurrë! 10 shkurti dita tjetër e kryengritjes sonë

Kreu i PD-së Sali Berisha foli në foltoren e radhës me demokratët përpara Kryeministrisë. Berisha shprehu mirënjohjen e tij për qytetarët e pranishëm në foltore në shesh, teksa theksoi se ata janë kanë lebetitur nga themelet regjimin me guximin e tyre. Berisha shtoi se 10 shkurti do jetë data e radhës që do trondisë regjimin. […]

The post Berisha: Rama, sot më i diskredituar se kurrë! 10 shkurti dita tjetër e kryengritjes sonë appeared first on BoldNews.al.

Reforma territoriale, PS drejt zhbërjes së bashkëkryesimit, PD tërhiqet nga bojkoti

Dy muaj pas fillimit të punës të komisionit parlamentar për reformën administrativo-territoriale, procesi ka hyrë në ngërç politik për shkak të bojkotit të Partisë Demokratike, qysh prej miratimit të Avokatit të Popullit në Kuvend vetëm me votat e mazhorancës

Nga katër mbledhjet e deritashme të komisionit, vetëm një ka pasur pjesëmarrje të plotë të opozitës.

Afati i fundit

Kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla, caktoi ditën e sotme si afat të fundit për PD që të merrte pjesë në komision.

Në të kundërt rregullat e lojës do të ndryshonin.

 “Besoj që sot në mbledhjen e komisionit, jo vetëm deputetët e opozitës të jenë prezent, por të marrin detyrat brenda këtij komisioni, në mënyrë që nesër të mos jemi të detyruar të vendosim mekanizmat zhbllokues”, tha Balla.

Mbledhja e sotme e komisionit të posaçëm parlamentar ishte njoftuar zyrtarisht edhe në faqen e Kuvendit.

Por disa orë më vonë, Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, tha nga selia e PD-së se mbledhja e parashikuar e Komisionit të Reformës Territoriale ishte e pavlefshme. Ai theksoi se, “thirrja e mbledhjes me ‘ultimatum’ nga Taulant Balla është e papranueshme dhe shkel normat e bashkëpunimit brenda komisionit”.

Komisioni

Më herët nga kjo deklaratë, mbledhja e komisionit të posacëm u zhvillua pa praninë e opozitës ndërsa kjo e fundit paralelisht ishte mbledhur në seli për axhendën e grupit parlamentar.

Gjatë fjalës, Berisha nuk e preku asfare publikisht debatin për territorialen.

Në anën tjetër të bulevardit, në kryesinë e Kuvendit, Kryetari i komisionit parlamentar për reformën territoriale, Arbjan Mazniku, tha gjatë mbledhjes, se opozitës i ishin dhënë garanci shtesë për bashkëkryesinë e Komisionit, porse mungesa e tyre, sipas tij, ka sjellë humbje kohe.

Ai nënvizoi se procesi duhet të përfundojë deri në korrik 2026.

Për pasojë Kuvendi, sipas tij, duhet të ndryshojë mënyrën e formimit të Komisionit për të shmangur bllokimin.

Propozimet

Duke ndjekur këtë argument, mazhoranca ka propozuar ndryshime në përbërjen e Komisionit, duke shtuar numrin e përfaqësuesve të saj dhe duke ndryshuar formulën e drejtimit:

“Komisioni i Posaçëm përbëhet nga 17 anëtarë, nga të cilët 9 janë janë përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe 6 përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe 1 përfaqësues I Grupit Parlamentar i Partisë së Lirisë. Kryetari i komisionit është përfaqësues i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe zëvendëskryetari është përfaqësues i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike”

Fillimisht komisioni u krijua me parimin e barazisë mes mazhorancës dhe opozitës, duke i dhënë opozitës garanci shtesë për bashkëkryesinë.

Propozimet e fundit që janë futur nesër për miratim në Kuvend i japin opozitës një faktor sekondar dhe jo më vendimmarrës krah për krah me PS-në.

Tërhiqet PD

Ndërkohë, në mbledhjen me dyer të mbyllura të Grupit Parlamentar të PD-së, disa deputetë kundërshtuan vendimin Berishës për bojkot të territoriales dhe asaj zgjedhore, duke kërkuar pjesëmarrje në komisione.

Pas mbledhjes së grupit, bashkëkryetari i PD në komision, Luçiano Boçi, përcolli qendrim tërheqës, duke njoftuar se do të marrin pjesë në komision.

“Mbledhja e sotme (e territoriales) është nul, u thirr në ultimatum. Është nul sepse mbledhja thirret në bashkëpunim me bashkëkryetarët, s’jam njoftuar. Jo vetëm për këtë mbledhje, por edhe mbledhje të tjera, që i kanë përdorur si argumente të bojkotit të PD. Nuk bashkëpunojmë me Ramën në nivele të tilla që konsiderohen si bashkëpunime politike, kjo është çështje e një komisioni të rëndësishëm. Qëndrimi i PD pas diskutimeve është që PD do vazhdojë të jetë pjesë e komisionit, në një mbledhje sa më të afërt të dakordësuar me bashkëkryetarët”, tha Boçi.

Kalendari i PS

Shkurt 2026 – Vizita në qarqe dhe takime me kryetarë bashkish, biznesin, shoqërinë civile dhe qytetarët.

Mars 2026 – Konsultime tematike mbi territorin, funksionet dhe financimin e pushtetit vendor.

Prill-Maj 2026 – Fillimi i procesit të hartimit formal të ligjit për reformën administrativo-territoriale.

The post Reforma territoriale, PS drejt zhbërjes së bashkëkryesimit, PD tërhiqet nga bojkoti appeared first on Faktoje.al.

PD braktis bojkotin për “territorialen”/ Çupi: Do vijë përçarja në PD. Pritet që të tunden pozitat e Berishës

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të Partisë Demokratike, ka pasur debate të ashpra nëse PD do të duhet të bojkotojë Komisionin për reformën territoriale dhe atë për reformën zgjedhore.

Megjithatë duket se PD ka braktisur bojkotin për “territorialen”.

Analisti Frrok Çupi i ftuar në “Tirana Live” në ABC News e cilësoi këtë zhvillim si një lëvizje kundër Sali Berishës, duke paralajmëruar përçarje brenda PD-së dhe lëkundje të pozicioneve të tij, ndërsa theksoi se veprimet e opozitës po bëhen kryesisht për sy të ndërkombëtarëve dhe jo si shenjë e një ndryshimi pozitiv real brenda partisë.

“Në PD nuk ka nevojë për entuziazëm se po ndodh diçka pozitive. Po ndodh diçka që është kundër Berishës dhe që ky nuk e komandon dot më. Pas këtij vendimi do të vijë përçarja në PD. Duke qenë se Berisha kërkon që ta shkatërroje me dorë të hekurt do të dalë shumë komik. Këto përbetimet që Berisha se do rrëzojë Ramën nuk shkojnë më, sepse PD hyri në ‘vathën’ e mazhorancës. Të gjitha këto PD me Berishën në krye i bëjnë për sy të ndërkombëtarëve. Atje dëgjojnë jehonën e tyre, në Strasburg dhe Bruksel. Shqipëria është goditur gjithmonë nga të vetët, por nga jashtë.

Pritet që në PD të tunden pozitat e Berishës. Godasin drejtësinë nga jashtë. Berisha e bën këtë, se paradite sulmoi një pjesë të drejtësisë dhe pasdite u jep sinjale pjesës tjetër, janë ata që Berisha ka në dorë, ose edhe ata janë neutralë që nuk i bëjnë gjë. Drejtësia jonë ka kohë që ka hyrë në ekstazë, kërkojnë rroga sa e gjithë bota, kërkojnë që të shkrijnë qeverinë. Berisha quan armike të përbetuar Irena Gjokën dhe Altin Dumani, sepse ata vepruan sipas ligjit”, tha Çupi.

❌