Zonat ku uji është i sigurt për pije dhe ku nuk rekomandohet

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar për gjendjen e ujit të pijshëm në Kosovë, duke theksuar se në disa zona cilësia e ujit është brenda standardeve të lejuara për konsum, ndërsa në disa të tjera uji nuk rekomandohet për pije për shkak të turbullirës së rritur.
Rajoni i Prishtinës
Sipas IKSHPK-së, fabrikat për trajtimin e ujit në Shkabaj dhe Batllavë prodhojnë ujë brenda standardeve të lejuara për pije. Ndërkaq, në fabrikën e Badocit, për shkak të vlerave të rritura të turbullirës, uji nuk rekomandohet për konsum.
Fabrika Drenas/Bivolak aktualisht funksionon me kapacitet të zvogëluar, por cilësia e ujit mbetet e pranueshme për pije.
Në Lipjan dhe Kuzmin uji është i sigurt për konsum, ndërsa në Vragoli dhe Miradi e Poshtme uji nuk rekomandohet për pije.
Rajoni i Mitrovicës
Në Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj, si dhe në komunat veriore, cilësia e ujit është brenda standardeve për ujë të pijshëm.
Rajoni i Ferizajt
Në Ferizaj dhe Shtërpcë uji është i sigurt për konsum, ndërsa në Han të Elezit rekomandohet që uji të përdoret vetëm për nevoja teknike.
Rajoni i Gjilanit
Në Gjilan uji është brenda standardeve të lejuara për pije.
Në Viti, për shkak të turbullirës së rritur, uji duhet të përdoret vetëm për nevoja teknike.
Rajoni i Pejës
Në Pejë dhe Junik cilësia e ujit është e përshtatshme për pije. Ndërkaq, në Deçan, përfshirë ujësjellësin e Deçanit, Strellc dhe Drenoc, uji rekomandohet vetëm për përdorim teknik.
NĂ« lagjen âAgim Ramadaniâ, si dhe nĂ« Istog (ujĂ«sjellĂ«si i Istogut, VrellĂ« dhe Mbivada) dhe KlinĂ« (rrjeti i puseve dhe burimi i JarinĂ«s), uji duhet tĂ« pĂ«rdoret vetĂ«m pĂ«r nevoja teknike.
Rajoni i Gjakovës
IKSHPK bën të ditur se furnizimi me ujë nga rrjeti i KRU Gjakova është i sigurt për konsum. Megjithatë, në lokalitetet Hoçë e Madhe, Opterushë, Zaqishtë, Demjan dhe Gërçinë, janë evidentuar vlera të rritura të turbullirës dhe uji nuk rekomandohet për pije.
Rajoni i Prizrenit
Burimi i ujit nga â40 BunarĂ«tâ nĂ« qytetin e Prizrenit Ă«shtĂ« brenda standardeve tĂ« lejuara pĂ«r ujĂ« tĂ« pijshĂ«m. Po ashtu, nĂ« SuharekĂ« dhe Dragash uji Ă«shtĂ« i sigurt pĂ«r konsum, ndĂ«rsa nĂ« MalishevĂ« rekomandohet pĂ«rdorimi i ujit vetĂ«m pĂ«r nevoja teknike.
IKSHPK ka njoftuar se do të vazhdojë monitorimin e situatës në bashkëpunim me Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit dhe se qytetarët do të informohen me kohë për çdo zhvillim të ri, duke bërë thirrje që të respektohen rekomandimet deri në stabilizimin e plotë të parametrave të ujit.














Foto: Korab Basha
Foto: Korab Basha
Foto: Korab Basha
Foto: Korab Basha





















Foto: Telegrafi
Foto: Telegrafi
Foto: Telegrafi

