Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 14 January 2026Main stream

Zonat ku uji është i sigurt për pije dhe ku nuk rekomandohet

14 January 2026 at 17:19


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar për gjendjen e ujit të pijshëm në Kosovë, duke theksuar se në disa zona cilësia e ujit është brenda standardeve të lejuara për konsum, ndërsa në disa të tjera uji nuk rekomandohet për pije për shkak të turbullirës së rritur.

Rajoni i Prishtinës

Sipas IKSHPK-së, fabrikat për trajtimin e ujit në Shkabaj dhe Batllavë prodhojnë ujë brenda standardeve të lejuara për pije. Ndërkaq, në fabrikën e Badocit, për shkak të vlerave të rritura të turbullirës, uji nuk rekomandohet për konsum.

Fabrika Drenas/Bivolak aktualisht funksionon me kapacitet të zvogëluar, por cilësia e ujit mbetet e pranueshme për pije.

Në Lipjan dhe Kuzmin uji është i sigurt për konsum, ndërsa në Vragoli dhe Miradi e Poshtme uji nuk rekomandohet për pije.

Rajoni i Mitrovicës

Në Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj, si dhe në komunat veriore, cilësia e ujit është brenda standardeve për ujë të pijshëm.

Rajoni i Ferizajt

Në Ferizaj dhe Shtërpcë uji është i sigurt për konsum, ndërsa në Han të Elezit rekomandohet që uji të përdoret vetëm për nevoja teknike.

Rajoni i Gjilanit

Në Gjilan uji është brenda standardeve të lejuara për pije.

Në Viti, për shkak të turbullirës së rritur, uji duhet të përdoret vetëm për nevoja teknike.

Rajoni i Pejës

Në Pejë dhe Junik cilësia e ujit është e përshtatshme për pije. Ndërkaq, në Deçan, përfshirë ujësjellësin e Deçanit, Strellc dhe Drenoc, uji rekomandohet vetëm për përdorim teknik.

Në lagjen “Agim Ramadani”, si dhe në Istog (ujësjellësi i Istogut, Vrellë dhe Mbivada) dhe Klinë (rrjeti i puseve dhe burimi i Jarinës), uji duhet të përdoret vetëm për nevoja teknike.

Rajoni i Gjakovës

IKSHPK bën të ditur se furnizimi me ujë nga rrjeti i KRU Gjakova është i sigurt për konsum. Megjithatë, në lokalitetet Hoçë e Madhe, Opterushë, Zaqishtë, Demjan dhe Gërçinë, janë evidentuar vlera të rritura të turbullirës dhe uji nuk rekomandohet për pije.

Rajoni i Prizrenit

Burimi i ujit nga “40 Bunarët” në qytetin e Prizrenit është brenda standardeve të lejuara për ujë të pijshëm. Po ashtu, në Suharekë dhe Dragash uji është i sigurt për konsum, ndërsa në Malishevë rekomandohet përdorimi i ujit vetëm për nevoja teknike.

IKSHPK ka njoftuar se do të vazhdojë monitorimin e situatës në bashkëpunim me Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit dhe se qytetarët do të informohen me kohë për çdo zhvillim të ri, duke bërë thirrje që të respektohen rekomandimet deri në stabilizimin e plotë të parametrave të ujit.

Before yesterdayMain stream

IKShPK: Uji nga Badoci nuk rekomandohet për pije

13 January 2026 at 16:09


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë të ditur se, për shkak të rritjes së vlerave të turbullirës në ujin e prodhuar nga fabrika për trajtimin e ujit “Badoc”, qytetarët nuk duhet ta konsumojnë atë deri në njoftimin e ardhshëm nga autoritetet shëndetësore.

Sipas IKShPK-së, rritja e turbullirës mund të ndikojë në cilësinë e ujit dhe për këtë arsye instituti paralajmëron që uji të mos përdoret për pije derisa situata të normalizohet.

“IKShPK, në bashkëpunim të ngushtë me KRU ‘Prishtina’, po e monitoron situatën me ujë të pijshëm dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar që qytetarët të kenë akses në ujë të sigurt për konsum,” thuhet në njoftimin për media.

Instituti thekson se qytetarët duhet të tregojnë kujdes dhe të ndjekin rekomandimet zyrtare deri në përmirësimin e cilësisë së ujit.

Autoritetet po vazhdojnë analizat laboratorike dhe do të njoftojnë publikun menjëherë pas normalizimit të situatës. /Telegrafi/


IKSHPK tregon zonat ku uji i pijshëm është i sigurt dhe ku nuk rekomandohet konsumimi

12 January 2026 at 16:36


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë një përditësim mbi situatën me ujin e pijshëm në vend, pas situatës së rëndë të shkaktuar nga vërshimet e ditëve të fundit.

IKSHPK thotë se në rajonin e kryeqytetit “cilësia e ujit të pijshëm është brenda standardeve të lejuara”.

Në rajonin e Prishtinës, uji nuk rekomandohet për pije në Vragoli dhe Miradi të Poshtme.

Përditësimi i IKSHPK-së për situatën me ujin e pijshëm në vend:

Situata me ujin e pijshëm – 12 janar 2026

Rajoni i Prishtinës

Në fabrikat për trajtimin e ujit në Shkabaj, Badoc dhe Batllavë. cilësia e ujit të pijshëm është brenda standardeve të lejuara.

Në Drenas/Bivolak, fabrika aktualisht punon me kapacitet të zvogëluar, megjithatë cilësia e ujit mbetet brenda standardeve të lejuara për konsum.

Në Lipjan dhe Kuzmin, cilësia e ujit është brenda standardeve të lejuara.

Në Vragoli dhe Miradi e Poshtme, uji nuk rekomandohet për pije.

Rajoni i Mitrovicës

Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj, si dhe në komunat veriore cilësia e ujit është brenda standardeve të lejuara.

Rajoni i Ferizajt

Në qytetin e Ferizajt, cilësia e ujit është brenda standardeve për ujë të pijshëm.

Në Han të Elezit, ujësjellësi qendror me burim në Dimcë paraqet nivel të lartë turbullire; për këtë arsye, uji përdoret vetëm për nevoja teknike dhe nuk rekomandohet për pije.

Rajoni i Gjilanit

Në qytetin e Gjilanit, uji është brenda standardeve për konsum.

Rezervuarët Prilepnicë dhe Bajë paraqesin parametra fiziko-kimikë brenda standardeve të parapara për ujë të pijshëm.

Në Kamenicë dhe Viti, cilësia e ujit mbetet brenda standardeve të lejuara.

Rajoni i Pejës

Në qytetet Pejë dhe Istog, si dhe në zonën Vrellë/Istog, cilësia e ujit është brenda standardeve për ujë të pijshëm.

Në Mbivada, për shkak të turbullirës së rritur, uji përdoret vetëm për nevoja teknike.

Në Junik, uji është brenda standardeve.

Në Deçan dhe Klinë, për shkak të turbullirës së lartë, uji nuk rekomandohet për pije dhe përdoret vetëm për qëllime teknike.

Rajoni i Gjakovës

Furnizimi me ujë nga rrjeti i KRU Gjakova është i sigurt për konsum.

Në lokalitetet Hoçë e Madhe, Opterushë, Zaqishtë, Demjan dhe Gërçinë janë evidentuar vlera të rritura të turbullirës, prandaj uji nuk konsiderohet i pijshëm.

Rajoni i Prizrenit

Burimi i ujit nga “40 bunarët” në qytetin e Prizrenit brenda standardeve të lejuara për ujë të pijshëm.

Suharekë ende është problem furnizimi në fshatrat e përmbytura si Semetisht, Studençan dhe Nëpërbisht. Pjesa tjetër e furnizimit përmes KRU Hidroregjioni Jugur vijon normalisht.

Në Malishevë, për shkak të rritjes së turbullirës, përdoret vetëm si ujë teknik dhe nuk rekomandohet për pije.

Në Dragash, cilësia e ujit është brenda standardeve të lejuara.

IKSHPK paralajmëron probleme me ujin e pijes në disa rajone pas reshjeve të shiut

7 January 2026 at 17:31


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se pas reshjeve të fundit të shiut, janë paralajmëruar probleme me ujin e pijes në disa rajone, gjatë së mërkurës, më 07.01.2026.

Sipas IKSHPK-së, në rajonin e Prishtinës, fabrikat e ujit në Shkabaj dhe Bivolak nuk janë funksionale për shkak të turbullirës së madhe, ndërsa sistemet në Badovc dhe Batllavë funksionojnë normalisht dhe aktualisht nuk ka probleme me cilësinë e ujit në rrjet.

Në rajonin e Prizrenit, thuhet se uji nga “40 bunarët” përdoret vetëm për nevoja sanitare dhe nuk është i sigurt për pije, ndërsa në burimet e tjera si Cvilen dhe Soz, është i sigurt.

Në Suharekë dhe Malishevë, raportohet se uji i rrjetit nuk duhet të përdoret për pije, ndërsa në Dragash gjendja paraqitet stabile.

Në rajonin e Gjilanit, uji i pijes thuhet se është në rregull në qytetin e Gjilanit, por në fshatin Berivojcë të Kamenicës janë vërejtur nitrate të rritura dhe uji nuk rekomandohet për pije. Në Viti, furnizimi është ndërprerë për shkak të turbullirës.

Në rajonin e Pejës thuhet se janë vërejtur turbullira në disa burime, me ndërprerje të furnizimit në Deçan dhe në zonën e Jarinës në Klinë. Në Pejë, furnizimi nga burimi i Radacit ka rifilluar normalisht.

Sipas njoftimit, uji i pijes në Ferizaj dhe Gjakovë është i sigurt, përderisa në disa burime lokale në rajonin e Gjakovës uji nuk duhet të përdoret për pije.

Instituti njofton po ashtu se edhe në rajonin e Mitrovicës, uji ende nuk është i sigurt për konsum për shkak të turbullirës së madhe dhe nuk do të lëshohet për pije për një periudhë të caktuar.

IKSHPK u rekomandon qytetarëve që ujin nga bunarët e pambrojtur ta vlojnë para përdorimit, të përdorin vetëm burime të sigurta dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare të institucioneve në komunat e tyre.

“Qytetarët që furnizohen me ujë nga bunarë të pambrojtur (për arsye sigurie nga aspekti bakteriologjik), rekomandohet që uji të vlohet para përdorimit ose të shfrytëzohen burime alternative për furnizim me ujë të sigurt. Ushqimi të ruhet në vende të sigurta dhe të mos konsumohet ushqimi që ka qenë në kontakt me ujin e shiut. Shfrytëzoni ujin vetëm nga burimet e sigurta”- thuhet në njoftimin publik.

IKSHPK del me këshilla për qytetarët pas reshjeve të shiut

6 January 2026 at 10:37


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka apeluar tek qytetarët për kujdes të shtuar pas reshjeve të shtuara të shiut në disa zona të vendit, duke theksuar ndikimin e mundshëm të tyre në shëndetin publik.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së aktualisht nuk ka të dhëna për ndotje të ujit.

Megjithatë Instituti shprehet se qytetarët që furnizohen me ujë nga bunarë të pambrojtur, për arsye sigurie nga aspekti bakteriologjik, rekomandohet që uji të vlohet para përdorimit ose të shfrytëzohen burime alternative për furnizim me ujë të sigurt.

Instituti gjithashtu paralajmëron për kujdes me ushqimin.

“Ushqimi të ruhet në vende të sigurta dhe të mos konsumohet ushqimi që ka qenë në kontakt me ujin e shiut”, thuhet në njoftim.

Grupet më të ndjeshme, përfshirë fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, duhet të shmangin lëvizjet e panevojshme.

“Rekomandohet që grupet më të ndjeshme të shmangin lëvizjet e panevojshme”, njofton IKPSHK.

IKSHPK fton qytetarët të tregojnë kujdes për shëndetin e tyre dhe të ndjekin këshillat e institucioneve për të parandaluar rreziqet shëndetësore. /Telegrafi/

Gripi sezonal mund të shkaktojë komplikime te fëmijët dhe të moshuarit, IKSHPK jep disa këshilla se si të mbrohemi

30 December 2025 at 15:19


Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se gripi sezonal është sëmundje akute infektive e cila te një numër i konsideruar i rasteve shkakton komplikime serioze shëndetësore, veçanërisht te fëmijët, te të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike.

IKSHPK rikujton se vaksina kundër gripit është mënyra më e mirë për të reduktuar rrezikun e infektimit dhe përhapjen e virusit.

Instituti tutje ka dhënë disa këshilla se si të mbrohemi nga gripi sezonal.

Lani duart shpesh me ujë dhe sapun

Mbuloni gojën dhe hundën kur kolliteni ose teshtini

Shmangni kontaktin e ngushtë me persona të sëmurë

Qëndroni në shtëpi nëse jeni të sëmurë

Ushqehuni shëndetshëm dhe pini shumë lëngje

Vaksinohuni çdo vit kundër gripit sezonal. /Telegrafi/


IKSHPK paralajmëron rritje të rasteve me grip, apel për vaksinim sezonal

26 December 2025 at 14:40


Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka ngritur alarmin për shtimin e rasteve me grip dhe infeksione respiratore në vend, duke theksuar se javët e fundit është vërejtur një rritje e ndjeshme e qytetarëve që kërkojnë trajtim mjekësor, përfshirë edhe raste që kanë përfunduar me hospitalizim.

Sipas të dhënave të grumbulluara nga instituti, sezoni i gripit ka hyrë në një fazë intensifikimi, çka po reflektohet me rritje të ngarkesës në shërbimet shëndetësore.

Në këtë situatë, IKSHPK u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shfrytëzojnë vaksinimin kundër gripit sezonal, duke e cilësuar atë si masën më të sigurt dhe më efektive për parandalimin e sëmundjes dhe komplikimeve që ajo mund të shkaktojë, përcjell Telegrafi.

Instituti thekson se, edhe pse sezoni i gripit ka nisur, vaksinimi vazhdon të jetë i dobishëm, pasi përhapja e virusit pritet të shtohet gjatë muajve në vijim.

Po ashtu, është nënvizuar se vaksina ndihmon në zvogëlimin e rrezikut për forma të rënda të gripit dhe ofron mbrojtje të veçantë për grupet më të ndjeshme, përfshirë të moshuarit, fëmijët, personat me sëmundje kronike, si dhe të gjithë qytetarët mbi moshën gjashtë muajsh që dëshirojnë të mbrohen nga gripi dhe pasojat e tij.

IKSHPK ka ftuar qytetarët që, së bashku me anëtarët e familjes, të drejtohen në qendrat e mjekësisë familjare për të realizuar vaksinimin kundër gripit sezonal. /Telegrafi/


Shishet e plastikës, Nushi Latifi: Mikroplastikat në ujin e ambalazhuar janë rrezik serioz për shëndetin

6 October 2025 at 08:57


Burbuqe Nushi Latifi nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), gjatë podcastit “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital ka folur për sigurinë e ujit në shishet e plastikes.

Ajo tha se plastika është një problem global dhe se mikroplastikat që krijohen në këtë proces paraqesin rrezik shumë më të madh sesa shumica e kontaminimeve të tjera.



"Një shtet të fortë e mban kontrolli. Sa i përket shishes së plastikës, është problem global. Plastika është e padegradueshme, dhe çka është më e keqja, nuk e dimë prej çkafit është bërë”, theksoi Latifi.

Ajo shtoi se edhe pse jo të gjitha llojet e plastikës shkaktojnë mikroplastika, ato që e bëjnë këtë, mund të jenë shumë të rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Pikërisht për këtë arsye, sipas saj, fokusi i shumë ekspertëve ndërkombëtarë të ujit është tani tek mikroplastikat.

Një tjetër çështje shqetësuese që ajo theksoi është mënyra e ruajtjes së ujit në shishe plastike.

"Edhe nëse uji futet në plastikë, ai duhet të ruhet në ambiente të ftohta dhe të errëta. Por kur shkon nëpër dyqane, e gjen shishen të ekspozuar para dyqanit, nën rrezet e diellit”, shtoi ajo.

Latifi shpjegoi më tej se uji nuk është thjesht H₂O, por përmban edhe baktere të ndryshme dhe elementë si hekuri që i nevojiten trupit.

“Në kushte të pafavorshme të ruajtjes, këto substanca mund të krijojnë shtresa të gjelbra në brendësi të shishes, duke favorizuar rritjen e baktereve mezofile dhe madje edhe të algave. Ka baktere apatogjene që janë të domosdoshme, njësoj si bakteret fermentuese që e bëjnë qumështin kos. Por kur uji ekspozohet ndaj dritës dhe nxehtësisë, fillojnë procese të ndryshme që mund të çojnë në kontaminim serioz”, theksoi ajo.

Për më shumë shikoni podcastin e plotë "Shëndeti në rend të parë":

- YouTube www.youtube.com

Ku qëndron problemi me manganin në liqenin e Badocit? Shpjegon koordinatorja për ujë në IKShPK

2 October 2025 at 13:54


Aktualisht uji në zonën e furnizimit nga Liqeni i Badocit është i sigurt për pije, por Burbuqe Nushi-Latifi, koordinatore për ujë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), gjatë podcastit "Shëndeti në rend të parë", i mbështetur nga United Hospital, ka shpjeguar arsyet pse vetëm liqeni i Badocit vazhdon të jetë objekt paralajmërimesh për moskonsumim të ujit për shkak të rritjes së vlerave të manganit.

Sipas saj, problemi buron që nga vetë struktura dhe qëllimi fillestar i liqenit.

“Liqeni i Badocit, kur është ndërtuar ka qenë i dedikuar për ujitje dhe për nevojat e minierave. Më vonë, me rritjen e popullatës dhe kërkesave për ujë të pijshëm, ka filluar të përdoret edhe për konsum njerëzor”, shpjegoi Nushi-Latifi.



Ajo tha se dallimi kryesor ndërmjet liqenit të Badocit dhe liqeneve të tjera si Batllava, Ujmani apo Radoniqi qëndron në mënyrën e tërheqjes së ujit.

“Në liqenin e Badocit, pika ku thithet uji, pyrgu thithës është vetëm një dhe ndodhet në fund të liqenit, në thellësi prej rreth 18 metrash. Kjo është e vetmja pikë nga ku mund të merret uji për dërgim në fabrikë”, tha ajo.

Sipas saj, bë krahasim me këtë, liqenet e tjera kanë struktura më të avancuara teknike që mundësojnë thithjen e ujit nga disa nivele të ndryshme të thellësisë, varësisht nga cilësia e ujit në ato nivele.

“Në Batllavë apo Ujman, për shembull ka katër apo pesë pika thithëse në nivele të ndryshme – mbi 5, 7 apo 8 metra që mundësojnë zgjedhjen e shtresës më të përshtatshme të ujit për konsum”, sqaroi ajo.

Nushi-Latifi tha se kjo strukturë e kufizuar e liqenit të Badocit, e kombinuar me vjetërsinë e tij dhe mungesën e mundësive për përmirësim të infrastrukturës, e bën më të ndjeshëm ndaj ndotjes dhe akumulimit të elementëve si mangani në shtresat e poshtme të ujit.

Për më shumë shikoni podcastin e plotë "Shëndeti në rend të parë":

- YouTube www.youtube.com

“Gruaja e ujit” që mbron shëndetin tonë çdo ditë, Burbuqe Nushi - Latifi në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

30 September 2025 at 14:59


Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital diskutuam me Burbuqe Nushi - Latifi, një emër i njohur në fushën e shëndetit publik në Kosovë, e veçanërisht kur bëhet fjalë për cilësinë e ujit të pijshëm.

Si udhëheqëse e Komisionit për Ujëra dhe Koordinatore në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ajo ka mbi 30 vjet përvojë në monitorimin, analizimin dhe sigurimin e burimeve të ujit në vend.

- YouTube www.youtube.com

Nushi-Latifi nisi punën në fillim të viteve ’90, fillimisht si asistente e profesoreshës Selvete Hoxha-Krasniqi, e cila njihet si pionere në krijimin e sistemit të kontrollit të ujit në Kosovë.

“Ajo i ka v'nu themelet e kontrollit të ujit, unë mandej e kam vazhdu”, rrëfen Burbuqja me respekt të thellë për mentoren e saj.

Me kalimin e viteve, përkushtimi i saj i palodhur ka bërë që kolegët e saj vendas dhe ndërkombëtarë ta quajnë me përkëdheli “gruaja e ujit”.

“Është vështirë me punu me të – ajo s’din mu ndalë”, kishte thënë dikur për mentoren e saj, por tani vetë dëgjon të njëjtën thënie nga kolegët për veten.

Kur flet për ujin, Nushi-Latifi flet me pasion, me përkushtim, por edhe me kujdes maksimal.

“Uji është materie që tërhek, s’ki mundësi tjetër veç me u marrë me të 24/7”. Nëse doni me ditë sa i sigurt është uji, unë i kam tri mesa: Rrona, Driga dhe Hana – tri mbesat e mia. Kur vijnë te na në shtëpi, pinë ujin prej rubinetit”, tregon ajo me krenari, duke theksuar se kjo është prova më e sinqertë që ajo i beson cilësisë së ujit që kontrollon çdo ditë.

Por sa i sigurt është uji për pije?

Nushi-Latifi tha se sipas të dhënave më të fundit nga IKSHPK, uji i pijshëm në Kosovë ka një përputhshmëri bakterologjike prej 99.26 për qind me standardet e Bashkimit Evropian.

“Kjo është statistikë për gushtin e vitit 2025. Me fjalë të tjera, në 99.26% të rasteve, uji është plotësisht i sigurt për konsum,” thotë ajo. /Telegrafi/

IKShPK apelon qytetarët: Nga 1 tetori fillon vaksinimi kundër gripit

30 September 2025 at 14:57


Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar qytetarët se me datën 1 tetor fillon vaksinimi kundër gripit.

Sipas një njoftimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se gripi sezonal është një infeksion i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes që përhapet lehtë dhe mund të shkaktojë komplikime serioze, veçanërisht tek: fëmijët me imunitet të dobësuar, të moshuarit, gratë shtatzëna, punonjësit shëndetësorë dhe personat me sëmundje kronike.

"Simptomat më të zakonshme janë: ethet, kollitja, dhimbjet e muskujve, lodhja dhe dhimbjet e kokës. Vaksinimi mbetet mënyra më efektive për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj nga gripi dhe komplikimet e tij".

Tutje në njoftim bëhet e ditur se punonjësit shëndetësorë rekomandohet fuqimisht të vaksinohen për të garantuar sigurinë e tyre dhe të pacientëve që trajtojnë.

"Po ashtu, gratë shtatzëna rekomandohen të vaksinohen për mbrojtje të plotë të tyre dhe të foshnjës. Profesione të tjera me rrezik të shtuar që rekomandohet të vaksinohen janë: punëtorët e Policisë së Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës, banorët dhe stafi i shtëpive të të moshuarve, mësimdhënësit dhe edukatorët si dhe kujdestarët e pacientëve me imunitet të dobësuar".

Vaksinimi kryhet në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare në komunat përkatëse, të cilat janë furnizuar me vaksina nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK). /Telegrafi/



Mostrat e reja për manganin në Badoc, IKPSHK: Uji ende nuk është i pijshëm

23 September 2025 at 20:02


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se mostrat e ujit të marra gjatë javës së fundit nga rrjeti shpërndarës në zonën PR03–Badoc kanë treguar një ulje të ndjeshme të përqindjes së manganit.

Megjithatë, analizat laboratorike tregojnë se niveli maksimal i manganit ka arritur 0.067 mg/L, duke e tejkaluar kufirin e lejuar prej 0.05 mg/L sipas Udhëzimit Administrativ nr. 10/2021 për cilësinë e ujit të destinuar për konsum njerëzor.

Standardi shëndetësor prej 0.3 mg/L, që konsiderohet prag për ndikim në shëndetin e njeriut, është tejkaluar shumë më pak, por uji ende nuk konsiderohet i sigurt për pije.

IKSHPK apelon që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe thekson se do të vazhdojë monitorimin e rregullt të ujit të pijshëm dhe do të njoftojë publikun për çdo zhvillim të ri./Telegrafi/

IKSHPK: Uji nga Badoci ende nuk është i pijshëm

15 September 2025 at 16:30


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se analizat e fundit laboratorike kanë treguar praninë e manganit mbi kufijtë e lejuar në ujin e pijshëm që furnizohet nga Liqeni i Badocit.

Sipas të dhënave për periudhën 8–15 shtator 2025, në zonën PR03 – Badoc janë regjistruar këto vlera:

Më 9 shtator, në Rrugën “Hyzri Talla”, u regjistrua përqendrimi 0.429 mg/L.
Më 11 shtator, në Rrugën “Muharrem Fejza”, u regjistrua 0.449 mg/L.
Më 15 shtator, në Rrugën “Enver Maloku”, u regjistrua 0.117 mg/L.

Të gjitha këto tejkalojnë kufirin e lejuar prej 0.05 mg/L, të përcaktuar me Udhëzimin Administrativ Nr. 10/2021 “Për cilësinë e ujit për konsum nga njeriu”.

IKSHPK apelon tek qytetarët që furnizohen nga Fabrika e Ujit në Badoc të mos e përdorin ujin për pije deri në njoftimin e radhës.

Uji mund të shfrytëzohet vetëm për pastrim, mirëmbajtje të higjienës personale dhe të ambienteve të banimit.

IKSHPK paralajmëron: Uji i Badocit nuk duhet përdorur për pije, niveli i manganit ende i lartë

15 September 2025 at 15:45


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka apeluar që qytetarët që furnizohen nga Fabrika e Ujit e Badocit të mos përdorin ujin për pije, pasi analizat e fundit laboratorike kanë treguar rritje të nivelit të manganit.

Sipas IKSHPK-së, përqendrimi i manganit në ujin e liqenit dhe rrjetin shpërndarës ka tejkaluar kufirin e lejuar sipas Udhëzimit Administrativ për cilësinë e ujit të pijshëm, ndonëse ende nuk ka kaluar pragun që konsiderohet i rrezikshëm për shëndetin e njeriut.

“Për të mbrojtur shëndetin publik, uji i Badocit nuk duhet përdorur për konsum, por mund të shfrytëzohet për pastrim dhe higjienë personale. Ndotja me mangan është ndotje kimike dhe vlimi i ujit nuk e eliminon atë,” thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Në bashkëpunim me KRU “Prishtina”, janë intensifikuar masat për menaxhimin e situatës, përfshirë shpërlarjen e rrjetit shpërndarës dhe uljen e sasisë së prodhimit për të ruajtur cilësinë.

Ndërkohë, kompania e ujësjellësit ka paralajmëruar se do të sigurojë furnizim me ujë të pijshëm për zonat e prekura përmes autoboteve, sipas një orari të veçantë.

Kontrollet mbi cilësinë e ujit do të vazhdojnë deri në normalizimin e gjendjes, ndërsa qytetarët janë ftuar të ndjekin njoftimet zyrtare për informata të përditësuara. /Telegrafi/


IKShPK apelon tek qytetarët: Uji nga Liqeni i Badocit të mos përdoret për pije

8 September 2025 at 17:20

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se po vazhdon monitorimin e cilësisë së ujit të destinuar për pije, duke paralajmëruar për tejkalim të normave të lejuara të manganit në disa mostra të analizuara.

Sipas njoftimit, analizat laboratorike të ditëve të fundit kanë treguar se përqendrimi i manganit në ujin e marrë nga Fabrika e Ujit në Liqenin e Badocit tejkalon kufirin e lejuar prej 0.05 mg/l, të përcaktuar në Udhëzimin Administrativ Nr. 10/2021 për “Cilësinë e Ujit për Konsum nga Njeriu”.

Po ashtu, është konstatuar se vlerat e larta të manganit kalojnë edhe standardin shëndetësor prej 0.3–0.4 mg/l, mbi të cilin konsiderohet se mund të ketë ndikim në shëndetin e njeriut.

Në këtë situatë, IKShPK ka apeluar tek qytetarët që furnizohen nga kjo fabrikë që të mos e përdorin ujin për pije deri në një njoftim të ri, duke theksuar se masa është ndërmarrë për mbrojtjen e shëndetit publik.

The post IKShPK apelon tek qytetarët: Uji nga Liqeni i Badocit të mos përdoret për pije appeared first on Telegrafi.

IKSHPK u bën thirrje qytetarëve: Kujdes gjatë temperaturave të larta

10 August 2025 at 12:20

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka apeluar për kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta, të cilat po mbizotërojnë në vend.

IKSHPK thekson se nxehtësia e lartë mund të ndikojë negativisht në shëndetin e qytetarëve, veçanërisht tek të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike.

Prandaj, qytetarët ftohen të ndjekin disa këshilla të thjeshta, por të rëndësishme për të mbrojtur veten dhe të afërmit e tyre.

Disa nga këshillat e IKSHPK-së për mbrojtje gjatë vapës:

Pini ujë rregullisht për të qëndruar të hidratuar,

Përdorni syze dielli me mbrojte UV

Vendosni krem mborjtës kundër diellit

Vishni rroba të lehta dhe mbani kapelë

Qëndroni në hije dhe shmangni ekspozimin nga ora 11:00 deri në 17:00

Mos lini fëmijët apo kafshët në automjete të parkuara

IKSHPK i bën thirrje qytetarëve që të informohen nga burime zyrtare dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore në rast të ndonjë problemi shëndetësor që lidhet me temperaturat e larta. /Telegrafi/

The post IKSHPK u bën thirrje qytetarëve: Kujdes gjatë temperaturave të larta appeared first on Telegrafi.

Virusi Chikungunya, IKSHPK: Kemi siguruar teste diagnostikuese, në Kosovë dhe në rajon nuk është raportuar asnjë rast  

8 August 2025 at 15:25

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në kuadër të mbikëqyrjes së vazhdueshme të sëmundjeve ngjitëse, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) po përcjell me vëmendje zhvillimet sa i përket situatës epidemiologjike me virusin Chikungunya në nivel global, pas raportimeve për rritjen e numrit të rasteve në disa vende të botës.

IKSHPK njofton se chikungunya është një sëmundje virale e transmetuar përmes pickimit të mushkonjave të infektuara, veçanërisht të llojeve Aedes aegypti dhe Aedes albopictus.

Kjo sëmundje nuk përhapet nga personi në person, por vetëm përmes mushkonjës që e bart virusin.

IKSHPK njofton se në Kosovë dhe në vendet në rajon nuk është raportuar asnjë rast i kësaj sëmundjeje.

Me qëllim të parandalimit dhe kontrollit të infeksionit, IKSHPK rekomandon qytetarët që, potencialisht, udhëtojnë në vendet ku janë regjistruar raste, që të zbatojnë masat parandaluese si në vijim:

Përdorni repelentë kundër mushkonjave

Mbuloni sipërfaqet e ekspozuara të trupit me rroba të gjata

Reduktoni ekspozimin ndaj mushkonjave

Nëse zhvilloni simptoma si ethe, temperaturë, dhimbje kyçesh, skuqje lëkure brenda dy javësh nga kthimi në vend, njoftoni mjekun dhe tregoni vendin e udhëtimit.

IKSHPK njofton se në kuadër të fuqizimit të kapacitete laboratorike, ka siguruar teste diagnostikuese për konfirmim të rasteve të dyshimta.

Çfarë është CHIKUNGUNYA

Chikungunya është një sëmundje virale e transmetuar përmes pickimit të mushkonjave të infektuara, veçanërisht të llojeve Aedes aegypti dhe Aedes albopictus. Kjo sëmundje nuk përhapet nga personi te personi, por vetëm përmes mushkonjës që bart virusin.

Fjala “Chikungunya” vjen nga një gjuhë lokale në Tanzani dhe nënkupton “ai që përkulet”, për shkak të mënyrës së ecjes së pacientëve që vuajnë nga dhimbje të forta në kyçe. Virusi u identifikua për herë të parë në vitin 1952, dhe që atëherë është përhapur në mbi 110 vende të botës.

Simptomat

Simptomat shfaqen zakonisht 3–7 ditë pas pickimit nga një mushkonjë e infektuar dhe përfshijnë:

Ethe të larta

Dhimbje të forta në kyçe (simptomë karakteristike)

Dhimbje muskujsh

Dhimbje koke

Lodhje dhe plogështi

Skuqje të lëkurës

Ënjtje e kyçeve

Në shumicën e rasteve, përmirësimi ndodh brenda një jave, por dhimbjet e kyçeve mund të vazhdojnë për muaj ose vite, veçanërisht tek të moshuarit.

Kush është në rrezik më të lartë?

Të porsalindurit (nëse nëna është e infektuar)

Personat mbi 65 vjeç

Personat me sëmundje kronike (si diabeti, sëmundje të zemrës, hipertensioni)

Megjithëse simptomat mund të jenë të rënda, vdekjet nga chikungunya janë të rralla.

Diagnostikimi dhe trajtimi

Nuk ka ilaç specifik antiviral për chikungunya.

Diagnoza bëhet përmes testeve të gjakut që zbulojnë praninë e virusit ose antitrupave.

Trajtimi është simptomatik:

Përdorimi i paracetamolit për temperaturë dhe dhimbje

Pushim i mjaftueshëm

Hidratim i mirë (ujë dhe lëngje)

Shmangia e aspirinës ose ibuprofenit nëse dyshohet për dengue

A ka vaksinë?

Aktualisht nuk ka vaksinë të licencuar për përdorim të gjerë kundër chikungunya, edhe pse disa janë në fazë testimi. Prandaj, parandalimi është masa më efektive.

Si mbrohemi nga CHIKUNGUNYA?

Elimino ujin e ndenjur rreth shtëpisë (vazo, kazanë, goma, enë plastike)

Mbulo enët me ujë dhe pastro i rregullisht

Vendos rrjeta në dritare dhe përdor repelent kundër mushkonjave

Vishu me rroba me mëngë të gjata, sidomos në mëngjes dhe mbrëmje

Situata globale

Chikungunya është përhapur në më shumë se 110 vende në Afrikë, Azi, Amerikë Latine dhe Evropë.

Ndryshimet klimatike dhe rritja e udhëtimeve ndërkombëtare kanë rritur rrezikun e përhapjes së saj në zona të reja. /Telegrafi/

The post Virusi Chikungunya, IKSHPK: Kemi siguruar teste diagnostikuese, në Kosovë dhe në rajon nuk është raportuar asnjë rast   appeared first on Telegrafi.

Pishina e Gërmisë rihapet pas analizave të fundit të ujit

By: Kult Plus
25 July 2025 at 14:30

Pas analizave të përfunduara të ujit në Pishinën e Gërmisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka konfirmuar se cilësia e ujit është brenda standardeve të përcaktuara sipas rregullores për pishina, duke mundësuar rihapjen e pishinës për qytetarët.

Në datën 24 korrik, IKSHPK kishte kërkuar mbylljen e pishinës bazuar në rezultatet preliminare të mostrave të marra, përpara se të përfundonin analizat përfundimtare. Pas përfundimit të analizave të datës 23 korrik, IKSHPK ka dhënë lejen për rikthimin e pishinës në përdorim, transmeton KultPlus.

Komuna e Prishtines, ka shprehur shqetësim për komunikimet publike të parakohshme që shkaktuan alarm dhe konfuzion në mesin e qytetarëve, duke theksuar se çdo komunikim i tillë duhet të mbështetet vetëm në rezultatet përfundimtare zyrtare nga institucionet përkatëse.

“Ne shpresojmë që praktikat të tilla, që ndikojnë drejtpërdrejt qytetarët, të shmangen në të ardhmen dhe çdo komunikim të jetë i bazuar vetëm në informacionet zyrtare,” thuhet në njoftimin e tyre për media

Komuna e Prishtinës, fton qytetarët të shijojnë hapësirat e Pishinës së Gërmisë, duke siguruar se do të vazhdojnë të angazhohen për transparencë dhe mbrojtjen e shëndetit publik në çdo hap të procesit./KultPlus.com

IKSHPK: Monitorimi i ujit të pishinës së Gërmisë vazhdon, cilësia brenda standardeve

By: Kult Plus
25 July 2025 at 14:15

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në kuadër të mandatit të tij për mbrojtjen e shëndetit publik, ka njoftuar se vazhdon monitorimin e cilësisë së ujit në pishinën e Gërmisë.

Rezultatet e mostrave të ujit të marra më 23 korrik 2025 janë brenda standardeve të parapara sipas rregullores për pishina, duke siguruar se cilësia e ujit është e sigurt për përdorim nga qytetarët.

Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, ekipet e departamentit të Ekologjisë Humane/IKSHPK do të vazhdojnë monitorimin e ujit të pishinës, si dhe ujit për pije, për të siguruar që çdo burim uji i përdorur për konsum të jetë i pastër dhe i sigurt,transmeton KultPlus.

IKSHPK fton qytetarët të vazhdojnë të respektojnë udhëzimet dhe rekomandimet për përdorimin e ujit të pishinës dhe të kujdesen për higjienën e tyre personale dhe kolektive, për të parandaluar çdo mundësi rreziku për shëndetin publik./KultPlus.com

Pas ‘alarmit’, uji i pishinës së Gërmisë sipas standardeve, IKSHPK: Do të vazhdojmë me monitorimin

25 July 2025 at 13:30

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se nga analizat e 23 korrik del se uji i Pishinës së Gërmisë është brenda  standardeve.

IKSHPK e bëri këtë njoftim pas ‘alarmit’ të një ditë më parë, ku u tha se mostrat e marra më 19 korrik kishin rezultuar se nuk i përmbushin standardet e parapara për ujin e pishinave.

“Rezultatet e mostrave të ujit të pishinës së Germisë të marra më datë 23 korrik 2025 rezultojnë brenda rezultateve të parapara sipas rregullores për pishina. Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, ekipet e departamentit të Ekologjisë Humane/IKSHPK do të vazhdojnë me monitorimin e ujit për pije dhe ujit në pishinën e Gërmisë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

r

The post Pas ‘alarmit’, uji i pishinës së Gërmisë sipas standardeve, IKSHPK: Do të vazhdojmë me monitorimin appeared first on Telegrafi.

❌
❌