Një 59-vjeçar është arrestuar nga Policia, në Portin e Durrësit, pasi akuzohet për kontrabandë mallrash. Sipas policisë, 59-vjeçari, banues në Maqedoni, tentoi të kontrabandonte steka me cigare elektronike duke i fshehur në kamionin që drejtonte. “Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port, Durrës, arrestuan në dalje të Republikës së Shqipërisë shtetasin A. S., 59 vjeç, […]
Një delegacion i Grupit të Bashkuar të Mbështetjes Logjistike të KFOR-it (Joint Logistic Support Group – JLSG) zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Portin e Durrësit, ku u prit në një takim nga drejtori Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu.
Vizita u zhvillia në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm mes institucioneve shqiptare dhe forcave aleate të NATO-s, si dhe në funksion të njohjes nga afër me kapacitetet dhe infrastrukturën portuale që Porti i Durrësit ofron për mbështetjen e operacioneve logjistike dhe ushtarake.
Delegacioni i KFOR-it, i përbërë nga përfaqësues të niveleve të ndryshme drejtuese dhe operative, u informua mbi potencialin operacional të portit, zonat e shërbimit, si dhe mundësitë që Shqipëria mund të ofrojë në kuadër të mbështetjes së vendit pritës për operacione të zhvilluara ose të mbështetura nga KFOR.
Autoriteti Portual i Durrësit bën të ditur se, takimi shërbeu gjithashtu për të forcuar më tej bashkëpunimin institucional dhe për të shkëmbyer informacion mbi nevojat logjistike, planëzimin operacional dhe rolin strategjik të Portit të Durrësit në rajon.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka ngritur shqetësime mbi mënyrën se si u menaxhuan përmbytjet e ndodhura më 6 janar në Durrës, duke theksuar se përgjegjësia nuk mund t’u faturohet vetëm banorëve, por duhet të verifikohet roli i institucioneve shtetërore dhe vendore. Pas një monitorimi në zonën e “ish-Kënetës”, Komiteti Shqiptar i Helsinkit raporton se përmbytjet […]
Vjeshtën e shkuar, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi se 6 kilometrat e para të zgjerimit të autostradës Tiranë–Durrës do të hapeshin për qarkullim brenda muajit dhjetor 2025. Segmenti nga Casa Italia deri në mbikalimin e Kasharit, sipas saj, do të kthehej në një autostradë tip A, me 32.5 metra gjerësi, tre korsi […]
Vjeshtën e shkuar, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi se 6 kilometrat e para të zgjerimit të autostradës Tiranë–Durrës do të hapeshin për qarkullim brenda muajit dhjetor 2025. Segmenti nga Casa Italia deri në mbikalimin e Kasharit, sipas saj, do të kthehej në një autostradë tip A, me 32.5 metra gjerësi, tre korsi në secilën anë dhe një korsi emergjence.
“Ecuria e projektit është shumë e mirë. Pra, faza e parë është 65% ecuria dhe në fazën e dytë 85%. Domethënë ne shpresojmë që për festat e fundvitit ta kemi dorëzuar”,deklaroi Balluku.
Rruga që lidh Tiranën me Durrësin është 38 km e gjatë. Punimet për zgjerimin e saj nisën në shtator të 2024-ës. Sipas kontratës, zgjerimi i rrugës Tiranë-Durrës në 6 kilometrat e parë përfundon këtë shtator.
Por që në krye të herës, ministrja përgjegjëse pretendoi përfundim përpara afatit zyrtar.
Fakt
Koha dëshmoi se puna në terren shkon përtej pritshmërive optimiste të qeverisë. 6 kilometrat e para të rrugës që lidh kryeqytetin me Durrësin nuk mbaruan në fund të vitit. Dhe si për ironi të fatit, këtë fillim vit, 16% i rrugës që duhet të ishte hapur për qarkullim u bë i pakalueshëm.
Rruga Tiranë-Durrës u përmbyt më 6 janar nga reshjet e dendura të shiut dhe autoritetet devijuan mjetet në drejtime të tjera.
Fotot tregojnë gjendjen e zgjerimit të autostradës Tiranë–Durrës gjatë ditës së verifikimit nga Faktoje, më 15 janar. Në pamje dallohet se një pjesë e segmentit është ende në punime, me mjete ndërtimi aktive dhe zona të papërfunduara, ndërsa qarkullimi i automjeteve zhvillohet pjesërisht.
Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), hapja e plotë e 6 km të para të rrugës u bë e pamundur për shkak se segmenti i urës pranë “Kullës Eiffel” mbeti i papërfunduar.
“Afati i përfundimit të kontratës “Zgjerimi i superstradës Tiranë – Durrës (Faza I)” është 24.05.2026, ndërsa për Fazën II është 15 shtator 2026.” – sqaron për Faktoje ARRSH.
Edhe faza III, që përfshin mbikalimin e Kasharit dhe Laknasit, nisi më 9 tetor 2025 dhe ka afat përfundimi 18 muaj.
Por afatet rrezikojnë të shkelen për shkak të shpronësimeve.
“Faktorë që mund të ndikojnë është procesi i shpronësimeve që akoma nuk është përmbyllur.”- thotë ARRSH për Faktoje.
Përfundim
Zgjerimi i autostradës Tiranë–Durrës është një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në vend, me kosto 218 mln euro, por deri më tani ka prodhuar më shumë premtime të parealizuara sesa kilometra të dorëzuar. Deklaratat për hapjen e 6 km të para në dhjetor 2025 nuk u realizuan, ndërsa afatet kontraktuale tregojnë se punimet mbyllen majin e këtij viti.
Nisur nga verifikimet e kryera dhe informacionet e mbledhura, deklaratën e ministres Belinda Balluku se 6 km e para të rrugës Tiranë-Durrës do të hapen për qarkullim në fund të dhjetorit’ e kategorizojmë të pavërtetë.
Një muaj pasi qeveria shqiptare do të autorizonte kompaninë holandeze “Royal Haskoning DHV” për të realizuar të gjithë procedurat, në korrik 2024 Autoriteti Portual Durrës do të hapte tenderin me procedurë të kufizuar me fond limit 39,3 miliardë lekë ose 393 milionë euro për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, faza 1. Tenderi […]
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku si pasojë janë plagosur pesë persona. Ngjarja u regjistrua në rrugën “Ankona”, ku dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Durrësit, specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 33 vjeç, banues në Durrës. Ai ishte […]
Një 43-vjeçar u vu në pranga nga policia në Durrës, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe tentoi të korruptojë punonjësit e policisë duke u ofruar para, me qëllim shmangien e testit të alkoolit.
Nga kryerja e testit të alkoolit rezultoi se ky shtetas drejtonte automjetin në gjendje të dehur, në masën 0.92 mg/l.
43-vjeçari akuzohet për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Njoftimi i policisë
Policia Rrugore e Durrësit godet një tjetër rast të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.
Drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe për të shmangur testin e alkoolit, u ofroi para punonjësve të Policisë, vihet në pranga 43-vjeçari.
Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Durrës, gjatë monitorimeve të qarkullimit për identifikimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, në rrugën “Vllazërimi”, kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin Xh. S.
Drejtuesi i automjetit, në momentin e ndalimit, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke u ofruar para, me qëllim shmangien e testit të alkoolit.
Nga kryerja e testit të alkoolit rezultoi se ky shtetas drejtonte automjetin në gjendje të dehur, në masën 0.92 mg/l.
Në përfundim të veprimeve të kryera, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. S., 43 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, qeveria ka miratuar një sërë vendimesh që prekin nivelet e larta të administratës publike dhe pushtetin vendor, duke emëruar dhe liruar figura kyçe në disa institucione. Lëvizje ka patur në krye të Bibliotekës Kombëtare, ku Piro Misha është liruar nga detyra. Emri i pasuesit të tij ende […]
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në autostradën “Tiranë-Durrës”. Një automjet i drejtuar nga një 36-vjeçare, ka përplasur një këmbësor.
Si pasojë e goditjes së fortë, 68-vjeçari ka ndërruar jetë. Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka arrestuar 36-vjeçaren.
Njoftimi i policisë
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasen L. K., 36 vjeçe, pasi mëngjesin e sotëm, në autostradën “Tiranë-Durrës” me automjetin që drejtonte ka aksidentuar këmbësorin shtetasin H. D., 68 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Një tjetër investim konkret në shërbim të futbollit shqiptar u inaugurua në Durrës, me hapjen e fushës së re pranë shkollës së Mjeshtërisë Sportive “Benardina Qerraxhia”, duke i shtuar qytetit një aset të rëndësishëm sportiv, që do t’i shërbejë jo vetëm nxënësve të kësaj shkolle, por edhe fëmijëve të akademisë së FSHF-së “Elite Youth”.
Ky investim realizohet në kuadër të projektit madhor “100 fushat”, një nga nismat më ambicioze të Federatës së Futbollit për zhvillimin e infrastrukturës sportive në të gjithë vendin. Fusha me bar artificial vjen falë bashkëpunimit mes FSHF-së dhe Bashkisë së Durrësit, duke krijuar kushte bashkëkohore për stërvitje dhe zhvillimin e talenteve të reja.
Në ceremoninë e inaugurimit, Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, i shoqëruar nga Drejtoresha e shkollës “Benardina Qerraxhia”, drejtues dhe staf i akademisë “Elite Youth” si edhe futbollistët e kësaj akademie, theksoi rëndësinë e këtij investimi si pjesë e një vizioni afatgjatë për të ardhmen e fëmijëve dhe të futbollit shqiptar.
“Ju falënderoj për pjesëmarrjen. Sot jemi këtu për të inaguruar fushën e shkollës, që do t’i shërbejë jo vetëm nxënësve, por edhe akademisë Elite Youth të FSHF për të rritur talentin e tyre në këtë fushë moderne. Ky projekt është vazhdim i projekteve të FSHF për përmirësimin e infrastrukturës, për të vënë sa më shumë hapësira moderne për fëmijët tanë, për edukimin e fëmijëve në Shqipëri. Një detyrë realisht e vështirë për të gjitha kushtet që ka vendi dhe kjo është një nga ato fusha që ne kemi investuar. Projekte të tilla vazhdojnë dhe janë projekte që do t’i shëbejnë akoma edhe më shumë të ardhmes së fëmijëve.
Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar vlerësoi bashkëpunimin institucional dhe falënderoi të gjithë partnerët e përfshirë në realizimin e këtij projekti.
“Dua të falënderoj Drejtoreshën dhe stafin e shkollës “Benardina Qerraxhia”, Bashkinë e Durrësit për bashkëpunimin dhe uroj të kemi edhe bashkëpunime jo vetëm për infrastrukturë, fusha, terrene sportive, por për të gjithë komponentët që na ndihmojnë për edukimin e fëmijëve nëpërmjet futbollit”.
Më tej, në një mesazh për fëmijët dhe të rinjtë, Presidenti nënvizoi rolin edukues dhe social të futbbollit, duke i ftuar ata të mos heqin dorë nga pasioni dhe ëndrrat e tyre.
“Ju ftoj juve që jeni në fushë, megjithëse në një moshë të maturuar, të vazhdoni këtë pasion, futbollin. Do të keni mbështetjen jo vetëm të Federatës së Futbollit, por edhe të institucioneve shqiptare për t’ju krijuar kushte sa më të mira, për të vazhduar këtë pasion dhe për të ndjekur ëndrrën tuaj. Uroj që të bëheni futbollistë profesionistë, të bëheni shumë të mirë. Edhe nëse nuk bëheni profesionistë, futbolli do t’ju shërbejë shumë në jetë, pasi në këtë botë të sotme, të egër, ku fëmijët tërhiqen edhe nga veset, futbolli shërben për t’i larguar, për t’i edukuar ndjenjën e sakrificës, frymën e skuadrës që do të jetë shumë e rëndësishme në të gjithë jetën tuaj edhe pas futbollit profesionist. Asnjëherë mos u dorëzoni, asnjëherë mos u tërhqni duke menduar se nuk u bëra titullar në një skuadër por vazhdojeni atë.
Ju falënderoj dhe ju uroj që ta gëzoni këtë fushë dhe t’ju shërbejë sa më shumë” – përfundoi fjalën e tij Presidenti Duka.
Drejtoresha e shkollës “Benardina Qerraxhia”, Erida Zorba, falënderoi Presidentin dhe FSHF-në për këtë projekt, duke e cilësuar fushën e re si një hap të madh për përmirësimin e kushteve sportive dhe formimin e brezave të ardhshëm.
“Një falënderim shumë i veçantë për ju President, një falënderim i veçantë për të gjithë FSHF. Kjo fushë mbyll ciklin e të gjithë bazës materiale dhe terreneve sportive që ofron shkolla. Shumë faleminderit dhe shpresoj shumë që jo vetëm ju, por edhe brezat që do të vijnë do të kenë një mundësi shumë të mirë që të jenë lider në fushën e sportit” – tha në fjalën e saj Erida Zorba.
Një histori e rëndë, që ngre pikëpyetje serioze mbi funksionimin e shtetit ligjor, është denoncuar pranë redaksisë së Fiks Fare nga një familje nga Durrësi. Prej gati dy vitesh, një baba biologjik dhe gjyshërit nuk arrijnë të takojnë fëmijën 7-vjeçar, pavarësisht se disponojnë një vendim gjykate të formës së prerë që u njeh këtë të […]
Partia Demokratike ka denoncuar abuzimet në bashkinë e Durrësit dhe thekson se përmbytjet janë pasojë direkte e keqmenaxhimit, papërgjegjshmërisë dhe korrupsionit në bashkinë e drejtuara nga Emirjana Sako. “Mjaftojnë pak ditë me shi, që Durrësi të shndërrohet në kënetë. Qytetarët zgjohen me ujë nëpër oborre dhe brenda shtëpive, ndërsa rrugët e lagjeve kthehen në lumenj […]
Denis Hajmerraj, babai i 3 fëmijëve të mitur që ishin prekur nga zgjebja, për shkak të kushteve jo të mira higjeno-sanitare që i kishte lënë nëna e tyre, Blerina Basha, i është drejtuar gjykatës së Durrësit duke kërkuar marrjen e kujdestarisë për 3 fëmijët e mitur. Gazetari Elton Qyno ka mësuar se kërkesë padia është […]
Drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit, Edmond Llabani, ka pësuar hemorragji cerebrale dhe është shtruar me urgjencë në Shërbimin e Neurokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë.
Llabani u komandua javën e kaluar në këtë detyrë, pas shkarkimit të drejtorit Indrit Cërloj, i cili edhe u arrestua më pas, i akuzuar për shpërdorim detyre, pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci, gjatë një vizite shëndetësore në Spitalin e Durrësit.
Përveç Cërlojit u arrestuan edhe punonjës të tjerë të burgut dhe spitalit.
Llabani është profesionist në fushën e drejtësisë dhe administratës publike dhe ka përvojë të gjerë në menaxhimin e institucioneve të ngjashme, shkruan A2CNN. Më parë ka drejtuar Burgun e Peqinit. (A2 Televizion)
Drejtori i ri i komanduar i burgut të Durrësit, Edmond Llabani, ka pësuar hemorragji cerebrale. Ai është dërguar me urgjencë në QSUT.
Llabani u komandua vetëm pak ditë më parë, më 15 janar, si drejtues i burgut të Durrësit, pas shkarkimit dhe arrestimit të Indrit Cërrloj për shkak të arratisjes së Altin Ndocit.
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose ndodhet i pranishëm në QSUT.
Një 24-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi dyshohet se qarkullonte i armatosur me pistoletë dhe municion luftarak. I arrestuari është Ç.K banues në Kavajë. Sipas Policisë së Shtetit, ndalimi u krye në lagjen nr. 13 të Durrës, në zonën e shëtitores së plazhit, ku 24-vjeçari po lëvizte me motomjet. Gjatë kontrollit, në sediljen e mjetit […]
Një rast i shfrytëzimit për prostitucion është zbuluar në Durrës, ku dy apartamente të marra me qira në zona të ndryshme të qytetit dyshohet se përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme. Si rezultat, është arrestuar një 52-vjeçare nga Armenia, e dyshuar si organizatore e aktivitetit, ndërsa një 22-vjeçare nga Peruja dhe tre shtetas shqiptarë janë […]
Roli i figurave publike në shoqëri dhe ndikimi i tyre në formimin e opinionit publik u diskutua në emisionin “Mirëmbrëma Yje” ku e ftuar ishte, ndër të tjera, edhe Sarah Berisha. Diskutimi lidhej me faktin nëse influencerët duhet të reagojnë për ngjarjet sociale apo kanë të drejtën të vendosin kufij në atë që zgjedhin të komentojnë publikisht.
Në këtë kontekst, Sarah Berisha u shpreh:
“Më duket e tepërt kur shumë persona japin mendime për gjëra që nuk u takojnë,” u shpreh ajo.
Më tej, Sarah shtoi:
“Unë, me shpirt, para disa ditësh ishte përmbytur Durrësi, do të doja të dilja dhe të flisja, por e lashë fare se fundja çfarë më duhet mua, populli bën vetë zgjedhjet e veta. Unë këtë problematikën e shpreh më privatisht. Unë nuk mund të dal dot dhe t’u jap mend të tjerëve.”
Pas komenteve dhe kritikave që pasuan intervistën, Sarah reagoi në rrjetet sociale, duke sqaruar se deklarata e saj i referohej përmbytjes së të famshmes Veliera në shtator të vitit 2025 dhe jo situatës së fundit. Ajo theksoi gjithashtu se ky ishte një sqarim për të gjithë ata që, sipas saj, e kishin “kryqëzuar” për mungesë ndjeshmërie ndaj qytetit të Durrësit.
“Për ta nisur, emisioni është xhiruar më datë 18 shtator 2025 dhe është transmetuar në YouTube më datë 15 janar 2026,” sqaron ajo, duke shpjeguar se deklarata nuk lidhet me përmbytjet e fundit.
Në fund, ajo shtoi me ironi se dikush duhej të bëhej “kurban i klikimeve”, dhe këtë herë kishte qenë ajo.