Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Lefter Maliqi: Nuk mund të presim amerikanët për të rrëzuar qeverinë, duhet grevë dhe protesta në të gjithë vendin, të shkojmë edhe në Surrel

✇Albeu
By: V K

Këtë të hënë, gjatë një interviste për News 24, ish-deputeti Lefter Maliqi, theksoi si të nevojshme bashkimin opozitar për të bërë të mundur rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës nga pushteti.

Maliqi theksoi se protestat dy orëshe janë të pamjaftueshme para Kryeministrisë, duke shtuar se duhet të ketë orë më të zgjatura.

Gjithasht, ai kërkoi shtrirjen e protestave edhe në qytetet e tjera të vendit, si edhe grevë urie nga deputetët.

Ai tha se është i gatshëm të bashkohet edhe vetë nëse deputetët opozitarë janë të gatshëm të “vetësakrifikohen” dhe futen në grevë.

Maliqi u shpreh se duhet të rrethojnë kryeministrinë dhe madje të shkojnë edhe në Surrel.

Sipas tij, nuk duhet të presin amerikanët për të “goditur” qeverinë, por duhet të jetë vetë PD, si partia më e madhe opozitare, që ta largojë atë.

“Protesta e 24 janarit do të ketë vendimmarrje decizive për vazhdimësi. Jam për skenarin që duket të ketë protestues me orë të zgjatura, dhe të përhapet në të gjitha qytetet e Shqipërisë edhe për grevë urie të deputetëve. Edhe unë jam gati të futem në grevë urie.

Nëse deputetët sakrifikojnë, atëherë motivojnë demokratët. Skenar tjetër është rrethimi i kryeministrisë, protesta në qarqe të vendit, por edhe të marshojmë drejt Surrelit të krimit se nuk e di se çfarë ka në ato bunkerë”, u shpreh ai.

The post Lefter Maliqi: Nuk mund të presim amerikanët për të rrëzuar qeverinë, duhet grevë dhe protesta në të gjithë vendin, të shkojmë edhe në Surrel appeared first on Albeu.com.

Avokati i Safet Bajrit e tërheq dosjen hetimore nga SPAK-u me karrocë marketi (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

ëtë të hënë, avokati i Safet Bajrit është bërë viral, pasi është shfaqur me karrocë marketi në ambientet e SPAK dhe brenda saj ka vendosur fashikujt hetimorë në kuti.

Safet Bajri, prej disa muajsh ndodhet në burg, pasi është i akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit. Arrestimi i Safet Bajrit, erdhi vetëm tri ditë pasi forcat speciale RENEA ushtruan kontrolle në disa banesa, në zonën e Dobraçit, që njihet si lagjja e fisit Bajri, mes të cilave edhe në banesën e Safet Bajrit.

Safet Bajfri, akuzohet për trafik droge e prostitucion nga Gjykata e Brukselit. Për këto akuza ai është dënuar nga Apeli në Bruksel me 9 vite burgim. Ndërsa në Shqipëri, Safet Bajri, akuzohet për trafik droge, vrasje, gjobëvënie e shantazh.

Kush është Safet Bajri?

Safet Bajri, i njohur edhe si “i forti” i Shkodrës, po hetohet nga drejtësia shqiptare edhe për masakrën e Dobraçit, më 30 tetor 2024, ku u vranë Hamza Lici dhe Arlind Bushati, ndërsa breshëria e plumbave ju mori jetën edhe dy kalimtarëve, burrë e grua, Bashkim e Flutura Basha.

Një tjetër ngjarje kriminale për të cilën po hetohet Safet Bajri dhe anëtarë të tjerë të grupit “Bajri”, është edhe përplasja me armë zjarri në Bushat të Shkodrës më 23 gusht 2024.

Disa anëtarë të grupit Bajri, një pjesë e të cilëve të identifikuar nga SPAK, të armatosur deri në dhëmbë dhe me makina të blinduara, kishin organizuar gjithçka për të vrarë rivalin e tyre, Aleksandër Prendin, dhe familjarët e tij.

Ky i fundit ju përgjigj grupit me plumba dhe nga përplasja me armë zjarri nuk pati viktima apo të plagosur.

Gjithashtu, Safet Bajri, dyshohet se bashkëpunoi me Asmer Bilali për vrasjen në vitin 2018 të Fatbardh Licit, kunati i Lulzim Kullës, ky i fundit një emër tjetër i njohur i botës së krimit.

Fiset Bajri dhe Lici, të njohur në qytetin e Shkodrës, kanë një historik të përgjakshëm përplasjesh, me një sagë të gjatë vrasjes mes të dy grupeve kriminale.

 

The post Avokati i Safet Bajrit e tërheq dosjen hetimore nga SPAK-u me karrocë marketi (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Po transportonte ilegalisht 6 emigrantë nga Egjipti drejt vendeve të BE, arrestohet 31-vjeçari (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Policia ka arrestuar një 31-vjeçar, banues në Kukës, i cili dyshohet se transportonte emigrantë të huaj kundrejt pagesës, nga Tirana drejt Kukësit, me qëllim kalimin ilegal fillimisht në Kosovë dhe më pas në shtetet e Bashkimit Evropian.

31-vjeçari u kap në flagrancë në rrugën e vjetër të Rinasit, duke transportuar me automjetin e tij 6 emigrantë nga Egjipti.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat i një hetimi njëmujor, të ndjekur me metoda speciale, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të një shtetasi që dyshohej se transportonte emigrantë, kundrejt pagesave, nga Tirana drejt Kukësit, me qëllim kalimin ilegal, fillimisht në Kosovë dhe më pas në shtete të BE-së, finalizuan fazën e tretë të operacionit “Relay”.

Gjatë operacionit u kap autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale, shtetasi K. G., 31 vjeç, banues në Kukës. Në automjetin që drejtonte ky shtetas, në rrugën e vjetër të Rinasit, ishin 6 emigrantë nga Egjipti. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetime për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast”,– njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

The post Po transportonte ilegalisht 6 emigrantë nga Egjipti drejt vendeve të BE, arrestohet 31-vjeçari (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Lidhje të reja dhe dashuri që shkojnë përtej asaj që keni menduar, zbuloni shenjat me fat

✇Albeu
By: V K

Peshqit fitojnë nga ndjenjat e sinqerta dhe fillimet e reja; Shigjetari nga guximi dhe pasioni; Peshorja nga pajtimet dhe magnetizmi personal.

Një javë ideale për të ndërtuar, për të rikthyer dashurinë ose për të mbyllur një kapitull dhe për të hapur një tjetër më të mirë

Kjo javë sjell lëvizje konkrete në jetën sentimentale për disa shenja të zodiakut. Nuk flitet vetëm për ndjenja, por për afrime reale, pajtime, rikthime pasioni dhe vendime të rëndësishme në çift.

Ja cilat janë shenjat më me fat në dashuri këtë javë:

1. Peshqit – Dashuria në kulm, fillime dhe projekte serioz

Peshqit janë shenja më e favorizuar në dashuri këtë javë. Qielli është jashtëzakonisht pozitiv dhe krijon ekuilibër mes ndjenjës dhe arsyes, gjë që rrallë ndodh për këtë shenjë.

Dashuritë e reja janë shumë të favorizuara, sidomos për ata që janë vetëm prej kohësh.

Çiftet kanë kushte ideale për të nisur projekte konkrete për muajt në vijim (bashkëjetesë, plane të përbashkëta).

Hëna në shenjë në mesjavë rrit qartësinë emocionale dhe aftësinë për të shprehur ndjenjat pa frikë.

Kjo është një javë ku Peshqit nuk duhet të mbrohen apo të mbyllen: hapja sjell rezultate të menjëhershme në dashuri.

2. Shigjetari – Rikthim pasioni dhe dashuri që rritet

Shigjetari përjeton një javë shumë pozitive në planin sentimental. Hyrja e Diellit në një shenjë mike e bën më të guximshëm, më tërheqës dhe më të vendosur.

Beqarët kanë mundësi reale për njohje të reja që mund të kthehen shpejt në diçka serioze.

Çiftet ndihen më të bashkuara dhe gjejnë energjinë për të bërë plane të mëdha së bashku.

Fundjava (24–25 janar) është veçanërisht e fortë për emocione, afrime dhe momente intensive.

Shigjetari fiton në dashuri kur rrezikon dhe nuk i mban ndjenjat brenda. Kjo javë shpërblen guximin emocional.

3. Peshorja – Pajtime, rikthime dhe rritje e fortë e tërheqjes

Peshorja ka një javë shumë interesante në dashuri, sidomos rreth datës 20 janar, kur Dielli bëhet sërish i favorshëm.

Janë të mundshme pajtime pas konflikteve, rikthime pasioni ose mbyllje përfundimtare e një historie që ka lodhur.

Rritet ndjeshëm sex appeal-i dhe magnetizmi personal, duke e bërë Peshoren shumë tërheqëse.

Edhe aventurat e papritura janë të favorizuara për ata që kërkojnë emocione të forta.

Kjo është një javë ku Peshorja arrin të vendosë kufij të qartë në dashuri dhe të çlirohet nga situata ose persona që nuk i shërbejnë më.

Përmbledhje javore

Në dashuri, kjo javë favorizon ata që janë gati të hapin zemrën dhe të marrin iniciativa konkrete.

Peshqit fitojnë nga ndjenjat e sinqerta dhe fillimet e reja, Shigjetari nga guximi dhe pasioni, Peshorja nga pajtimet dhe magnetizmi personal.

Një javë ideale për të ndërtuar, për të rikthyer dashurinë ose për të mbyllur një kapitull dhe për të hapur një tjetër më të mirë.

The post Lidhje të reja dhe dashuri që shkojnë përtej asaj që keni menduar, zbuloni shenjat me fat appeared first on Albeu.com.

Kapiteni i Barçës shpërthen ndaj Gil Manzanos: E pabesueshme çfarë na bëri ky arbitër, më injoronte dhe…

✇Albeu
By: V K

Barcelona humbi në transfertën e Real Sociedadit, por gjithashtu iu anuluan dy gola, ai i Fermin Lopez dhe Lamine Jamal.

Për golin e këtij të fundit ka pasur shumë polemika në rrjetet sociale, pasi në pamjet që po qarkullojnë vihet re, se nuk ka pozicion jashtë loje dhe goli duhet të ishte i rregullt.

Për këto situata kanë folur trajneri Hansi Flik dhe kapiteni Frenki de Jong.

De Jong, foli me zë të lartë dhe qartë për performancën arbitruese të Gil Manzanos: “Është e pabesueshme çfarë na bëri ky arbitër sonte. Unë jam kapiteni, duhet të më lejohet të flas. Por jo, ai më shikon sikur është më i mirë se unë. Ai më injoroi.

Ai thjesht qeshi dhe më shikoi me një fytyrë që dukej sikur është më i mirë se unë. Vazhdova të përpiqesha t’i thoja arbitrit se po humbnin kohë, se ai duhet të shtonte më shumë kohë… por jo. Kjo është e pabesueshme. Nuk mund të them asgjë tjetër”.

Ndërsa trajneri i Barçës ra dakort me ato që tha kapiteni i skuadrës: “Kjo është ajo që ai tha dhe jam dakord. Unë nuk do të shpenzoj kohë ose energji për këtë fakt, të cilin e panë të gjithë”, foli shkurtimisht gjermani.

The post Kapiteni i Barçës shpërthen ndaj Gil Manzanos: E pabesueshme çfarë na bëri ky arbitër, më injoronte dhe… appeared first on Albeu.com.

Kërkoi leje ta takonte në burg dhe kohë për t’u njohur me aktet, GjKKO rrëzon avokaten e kryebashkiakut Erion Veliaj

✇Albeu
By: V K

Këtë të hënë, Gjykata e Posaçme, ka rrëzuar kërkesën e avokates kryesisht të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Valentina Teodoresku, e cila ka kërkuar më shumë kohë për t’u njohur me aktet ndaj tij.

Gjithashtu, GjKKO ka rrëzuar edhe kërkesën e Teodoreskut për t’u takuar me Veliajn në burgun e Durrësit, ku ai qëndron në ambientet e paraburgimit që prej shkurtit të vitit të kaluar.

Sipas raportimeve nga gazetarja Klodiana Lala, në seancën e sotme paraprake në GjKKO, ka qenë i pranishëm edhe vetë Veliaj.

Kujtojmë se seanca paraprake ndaj Veliajt ishte planifikuar më 5 janar, por u shty për shkak të mungesës së dy avokatëve mbrojtës, mes tyre edhe avokatja e caktuar kryesisht për mbrojtjen e Veliajt.

Përmes një emaili, avokatja kërsoi shtyrjen e seancës, duke argumentuar se ndodhej jashtë vendit.

The post Kërkoi leje ta takonte në burg dhe kohë për t’u njohur me aktet, GjKKO rrëzon avokaten e kryebashkiakut Erion Veliaj appeared first on Albeu.com.

Zvarritja e Imunitetit të Ballukut/ Ina Zhupa: Rama po i trajton socialistët si kartona

✇Albeu
By: V K

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka deklaruar këtë të hënë se Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, duhet të mblidhet sipas rregullores.

Në mbledhjen e Kryetarëve, Zhupa u shpreh se opozita ka kërkuar disa herë mbledhjen por kjo e fundit është zvarritur nga pala socialiste.

Sipas Zhupës, socialistët po përdoren nga Rama si “kartona” duke shkelur rregulloren për mbledhjen e Këshillit.

“Duhet të kesh guxim të tepruar dhe pafytyrësi të thuash që sesioni i kaluar ishte sukses dhe dhënie hapësire për deputetët e opozitës. Treguesi kohor që citon Balla, ku opozita ka folur 48 orë dhe mazhoranca 40 orë, tregon që paskeni folur shumë. Sepse Edi Rama ju trajtoi si kartona dhe ushtarë pa personalitet, teksa ju tha: ju mos diskutoni, por vetëm miratoni projektligje. Edhe në këtë porosi, ku askush nga ju s’e kundërshtoi, ju ftoj që këtë sesion të flisni 4 orë gjithsej, sepse atë rol ua kanë dhënë: si kartona”.

The post Zvarritja e Imunitetit të Ballukut/ Ina Zhupa: Rama po i trajton socialistët si kartona appeared first on Albeu.com.

I akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos/ Flet nëna e ish-policit: Leonard Duka të dënohet me vdekje, ja sa vite kërkon SPAK

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, është mbajtur në GJKKO seanca e radhës gjyqësore për Leonard Dukën, i akuzuar si i përfshirë në vrasjen e ish policit Santiago Malko në vitin 2019.

SPAK ka kërkuar për të 32 vite burg, ndërsa gjykata pritet ta shpallë vendimin më 21 janar, ora 11:45.

E ëma e ish-policit ka deklaruar në seancë se, Leonard Duka duhet të dënohet me vdekje.

“Leonard Duka më ka vrarë djalin. Me solli Erlis Dukën dhe Ilir Selmanin dhe me tha që s’kam gjë me Santin, por doli e me vrau djalin në mes të rrugës. Unë nuk dua dënim të përjetshëm, dua dënim me vdekje për këtë”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, avokatja e Dukës, Melina Gjata, deklaroi se nuk ka asnjë provë kundër tij, por deduksione të krijuara nga një proces hetimor që sipas saj nuk është i plotë dhe se është bazuar në histori në media.

Avokatja Melina Gjeta: Konkluzionet e SPAK nuk janë të bazuara në provë dhe ligj. Ska aanjë provë, por vetëm deduksione të krijuara nga një proces hetimor jo i plotë dhe i paragjykuar, më shumë të bazuara në histori të raportuara në media. Dëshmitari Blendi Teta, ka deklaruar para gjykatës që është kërcënuar dhe vënë në presion nga Polici e Shtetit dhe Ervis Martini dhe këto janë shkelje të rënda të ligjit. Dëshmia nuk i shërben me të vërtetës, por fabrikim të provës. Dëshmia e Tetës i cili pretendon në Gjykatë se e ka dhënë në presion nga Ervis Martini, nuk mund të përdoret nga Prokurori në konkluzione përfundimtare. Dëshmia e Blendi Tetës konfirmohet edhe nga ajo e Ilir Selmanit, të bashkëpandehurit tjetër. Duke i bërë ato të besueshme. Edhe Selmani ka thënë para kësaj gjykate se janë dhënë 500 mijë euro për të fundosur vëllezërit Duka.

Prokuroria thotë se shkak për vrasjen është bërë hakmarrja për dy plagosje që dyshohet se ka kryer viktima Santiago Malko, por ato ngjarje janë ende pa autor dhe hetuesit i kanë pezulluar procedimet pasi nuk kanë gjetur autorët. Si mundet prokurori të përcaktoj autorin e atyre ngjarjeve, ndërkohë që personat kompetent qe i kanë hetuar nuk i kanë identifikuar. Transkripetet e Sky nuk janë prova të ligjshme dhe rezultatet e nxjerra nga to janë të paligjshme sipas legjislacionit shqiptar. Ato hyjnë më cënimin e lirisë dhe fshehtësisë së korrespondëncës. Përgjimi i autoriteteve franceze përbën përgjim masiv, ska qenë i orientuar. Identifikimi i bërë nga opgj të kodeve, ka qenë amator dhe jo i besueshëm, pasi nuk është ndjekur procedura standarte. Vetë Leonard Duka ka deklaruar para gjykatës se ai nuk ka pasur në përdorim aplikacionin Sky.

Leonard Duka: Deklaroj që jam i pafajshëm dhe Prokurori nuk ka asnjë fakt kundër meje. Kjo ëshyë e montuar nga policia që tmë dëmtojnë mua. Kam besim te drejtësia.

The post I akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos/ Flet nëna e ish-policit: Leonard Duka të dënohet me vdekje, ja sa vite kërkon SPAK appeared first on Albeu.com.

Çmendet moti/ Meteorologia Lajda Porja: Nga temperaturat polare te pranvera e fundjavës…

✇Albeu
By: V K

Këtë të hënë, mëngjesi ka nisur me temperatura të ulëta në të gjithë vendin, veçanërisht në zonat e thella malore. Qytetet e verilindjes si Peshkopia, Bulqiza, Bajram Curri dhe Puka, kanë regjistruar vlera minimale që shkojnë nga -3 deri në -5 gradë Celsius.

Korça gjithashtu mbetet në vlera negative me -2 gradë. Pavarësisht se mesdita sjell një rritje të lehtë deri në 14 gradë, temperaturat mbeten tipike për muajin janar.

Fillimi i Javës: Rikthehen vranësirat dhe lagështira, temperaturat mbeten të ulëta.

Sinoptikania Lajda Porja nga Meteoalb, në një lidhje në studion e lajmeve në “Ora News” u shpreh se prania e diellit do t’ua lërë vendin vranësirave duke filluar nga pasditja e sotme.

Pjesa e parë e javës, deri ditën e mërkurë, do të jetë nën ndikimin e masave të ftohta dhe të lagështa.

Parashikohet shtim i lagështirës në ajër, gjë që do ta bëjë të ftohtin të ndjehet më tepër, edhe pse reshjet do të jenë të pakta dhe të fokusuara kryesisht në skajin jugor dhe juglindor. Termometri do të pësojë një ulje të mëtejshme me rreth 2 gradë.

Kthesa: Masat e ngrohta sjellin pranverën në fundjavë me 18 gradë.

Duke filluar nga dita e enjte dhe përgjatë fundjavës, vendi ynë do të ndikohet nga një ndryshim i masave ajrore. Një masë e ngrohtë po i afrohet territorit shqiptar, duke sjellë zbutje të ndjeshme të temperaturave.

Edhe zonat malore do të shohin temperatura pozitive, ndërsa maksimumet në vend pritet të arrijnë 17-18 gradë. Kjo pjesë e dytë e javës do të jetë e ngrohtë por e lagësht.

ALARMI: Stuhi ere dhe dallgëzim i lartë priten në fundjavë.

Meteorologia Porja, apelon për kujdes për pjesën e dytë të javës, jo për shkak të reshjeve, por për shkak të erës. Ndërrimi i masës së ftohtë me atë të ngrohtë, do të krijojë stuhi të forta ere.

Të premten dhe të shtunën, shpejtësia e erës në det të hapur pritet të kalojë 80 km/h, duke sjellë dallgëzim të lartë dhe probleme të mundshme për lundrimin.

The post Çmendet moti/ Meteorologia Lajda Porja: Nga temperaturat polare te pranvera e fundjavës… appeared first on Albeu.com.

“U boshatis brenda natës”/ Operacion i dekonspiruar: Kush e paralajmëroi call center-in e mashtrimit?

✇Albeu
By: V K

Operacioni i SPAK-ut ndaj një call center-i mashtrimi u dekonspirua. Këtë e thotë vetë njoftimi zyrtar i SPAK-ut. Faktet janë të thjeshta: mbrëmjen e 15 janarit 2026, persona të identifikuar si personel vëzhgues njoftuan pronarët për një ndërhyrje të mundshme; brenda natës, ambientet u boshatisën dhe pajisjet u larguan; më 16 janar, hetuesit gjetën një strukturë të zhdukur.

Çështja bëhet edhe më e rëndë po të shihet çfarë po hetohej. Investigimi nisi pas ankesave të shtetasve italianë të mashtruar. Gazetarë italianë arritën të infiltrojnë një shtetas italian në call center, i cili punoi aty dhe regjistroi të dhëna nga brenda.

Bëhet fjalë për një veprimtari të dyshuar mashtrimi ndërkombëtar, me shtetas italianë dhe shqiptarë të përfshirë, viktima jashtë Shqipërisë, transaksione të kryera në kriptovaluta, platforma mashtruese të menaxhuara nga drejtuesit e aktivitetit.

Pra, nuk ishte një call center informal. Ishte një skemë e organizuar mashtrimi ndërkufitar, e dokumentuar fillimisht nga gazetarë të huaj dhe më pas nga organet hetimore.

Fakti që zyrat u boshatisën brenda natës tregon se dikush me akses në informacion shtetëror ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme.

Kapja në flagrancë e disa personave që transportonin pajisjet drejt një ambienti tjetër është reagim pas dëmit. Dëmi është bërë më herët: provat u prekën, u zhvendosën, potencialisht u fshinë.

Këtu qëndron problemi institucional. SPAK njofton për indicie, por nuk sqaron përgjegjësinë. Nuk dihet kush ishte personeli vëzhgues, kush kishte dijeni për kohën e ndërhyrjes, çfarë masash janë marrë ndaj rrjedhjes së informacionit.

Në një rast me impakt ndërkombëtar, ku Shqipëria ekspozohet si territor i veprimtarive mashtruese ndaj shtetasve të huaj, heshtja institucionale është e papranueshme. Llogaridhënia nuk është opsion komunikimi, por detyrim funksional.

Ministri i Brendshëm, Ministri i Drejtësisë dhe Kryeministri, nuk mund të qëndrojnë në distancë nga një operacion i dekonspiruar ndaj një strukture mashtrimi që vepronte me kriptovaluta dhe viktima italiane por supozohet dhe nga vende të tjera meqë siç pamë struktura ishte e organizuar në bazë ekipesh që kishin target klientë nga Spanja, Gjermania, Franca etj.

E problemi nuk është vetëm penal. Është problem sigurie, besueshmërie dhe përgjegjësie shtetërore.

Kush e dekonspiroi operacionin ndaj call center-it të mashtrimit dhe pse nuk ka përgjigje e as pyetje?

The post “U boshatis brenda natës”/ Operacion i dekonspiruar: Kush e paralajmëroi call center-in e mashtrimit? appeared first on Albeu.com.

Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë për arrestin shtëpiak, Berisha: Ai vendim ka pasoja edhe sot

✇Albeu
By: V K

Këtë të hënë, ish-kryeministri i vendit dhe njëkohësisht kreu demokrat, Sali Berisha, u paraqit në SPAK, për të zbatuar masën e detyrimit të paraqitjes.

Pasi la ambientet e Prokurorisë së Posaçme, lideri i PD-së dha një deklaratë për mediat, ku u ndal te Gjykata Kushtetuese, për të shpallur si jokushtetues vendimin për arrestin e shtëpisë ndaj tij.

“Gjykata Kushtetuese është një seksion i organizatës së Partisë Socialiste. Komenti i parë. Atë çështje, Gjykata Kushtetuese e trajtoi pas 8 muajve paraqitje, në një kohë kur çdo çështje që ka të bëjë me qeveritarëve, e trajton brenda 2-3 javëve. Gjykata Kushtetuese në një vendim të koduar partiak, shpalli jokushtetuese ndaj meje, por nuk e shfuqizoi atë.

Ndërkohë nga ai vendim ka pasoja edhe sot. Pra, duke pretenduar që nuk është më në fuqi, por në fuqi janë pasojat e tij. Vendimi në çdo doktrinë, vendimi duhej shfuqizuar. Mori një vendim në favor të ‘Lubisë’ dhe lubive të tjera që do të shkojnë aty.

Vendimeve të tjera i hapi rrugë që t’i shfuqizojë. Vendimin tim nuk e shfuqizojë me pretendimin që nuk është në fuqi. Pasoja e atij vendimi është fakti që unë jam sot përpara jush”, u shpreh Berisha.

The post Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë për arrestin shtëpiak, Berisha: Ai vendim ka pasoja edhe sot appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Shkodër/ 16-vjeçarja humb jetën në spital, dyshohet se…

✇Albeu
By: V K

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në spitalin e Shkodrës. Burime zyrtare nga policia, bënë me dije se një 16-vjeçare ka humbur jetën në spital, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një arrest kardiorespirator.

Sipas uniformave blu, dyshohet se 16-vjeçarja, ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiorespirator.

Njoftimi:

“Dje, në Spitalin Rajonal Shkodër, një 16-vjeçare, ka humbur jetën.
Paraprakisht dyshohet për shkak të arrestit kardiorespirator. Grupi hetimor po kryen veprimet në drejtimin e Prokurorisë, për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës”, sqaron policia.

The post E rëndë në Shkodër/ 16-vjeçarja humb jetën në spital, dyshohet se… appeared first on Albeu.com.

Arratisja e Altin Ndocit/ Gjykata lë në qeli ish-drejtorin e Burgut të Durrësit

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, Gjykata e Durrësit, ka lënë në fuqi masën ‘arrest me burg’ për ish-drejtorin e Burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, i cili u arrestua tre ditë më parë.

Gjykata e Durrësit caktoi ndaj tj më 16 janar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për Cërlojn, i cili akuzohet për shpërdorim detyre në rastin e arratisjes së Altin Ndocit. kjo masë u la në fuqi edhe sot.

Ndërkohë, masa ‘arrest shtëpie’ u la në fuqi dhe për mjeken Ylvete Sema, 65 vjeçe.

Pak ditë më parë, Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, firmosi shkarkimin e Indrit Cërloj nga drejtor i IEVP Durrës.

Vendimi erdhi një ditë pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci, teksa ky i fundit ishte dërguar për kontroll mjekësor në spitalin e qytetit.

Pas kësaj ngjarje, u krye menjëherë pezullimin e nga detyra të të gjithë zinxhirit komandues të IEVP Durrës.

Nga verifikimet paraprake, rezulton se IEVP Durrës për shoqërimin e planifikuar nuk ka raportuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve as planifikimin dhe as realizimin e vizitës mjekësore, në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi.

Gjithashtu, rezulton se nuk janë respektuar procedurat standarde për shoqërimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve.

Ndërkohë në pranga u vunë 8 persona:

Komisar Dezdemon Pazaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Komisar Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve;

Kryeinspektor Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Inspektor Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Inspektor Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Inspektor Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Kryeinspektor Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Kryeinfermier Aulon Quku – Punonjës i IEVP Durrës.

The post Arratisja e Altin Ndocit/ Gjykata lë në qeli ish-drejtorin e Burgut të Durrësit appeared first on Albeu.com.

Fshatrat më të shtrenjtë/ Sa do jenë çmimet fiskale nga Gjiri i Lalëzit, Dhërmi, Ksamil në Velipojë

✇Albeu
By: V K

Për herë të parë në Shqipëri, qeveria do të aplikojë çmime fiskale reference për shitblerjen e apartamenteve dhe ndërtesave në zonat rurale.

Ky ndryshim thelbësor, i cili pritet të miratohet së shpejti, do të rrisë bazën e taksueshme për pronat dhe do të eliminojë praktikën e mëparshme të çmimeve të reduktuara.

Fokusi kryesor është te fshatrat turistike përgjatë vijës bregdetare, ku vlerat e reja arrijnë nivele të paprecedenta.

GJIRI I LALËZIT DHE HAMALLAJ NË KRYE TË LISTËS

Zonat më të shtrenjta rurale në të gjithë vendin do të jenë Gjiri i Lalëzit dhe Hamallaj. Sipas propozimit, vija e parë e ndërtimit në këto dy fshatra do të ketë një çmim reference prej 190,000 lekë/m².

Pas vijës së parë: Çmimi bie në 90,000 lekë/m².

Zonat e tjera rurale të Durrësit: Do të kenë një çmim reference prej 67,500 lekë/m², i njëjtë me çmimin aktual të qytetit të Durrësit.

BREGDETI I JUGUT – Çmimet e reja nga Himara në Ksamil

Riviera shqiptare do të pësojë gjithashtu një rritje të ndjeshme të vlerave fiskale:

Himara: Fshatrat Dhërmi dhe Palasë do të kenë çmimin më të lartë në zonë, 140,000 lekë/m², ndërsa Vuno do të vlerësohet me 100,000 lekë/m² dhe Livadhi me 81,000 lekë/m².

Saranda: Fshati i Ksamilit dhe vija e parë bregdetare e qytetit të Sarandës do të kenë një çmim reference prej 100,000 lekë/m². Zonat e tjera rurale përreth, si Gjashta dhe Metoqi, do të vlerësohen me 56,000 lekë/m².

Vlora: Fshatrat Radhimë dhe Orikum do të jenë më të shtrenjtat në këtë bashki, me një çmim prej 90,000 lekë/m² për vijën e tyre bregdetare.

VERIU I SHQIPËRISË – Velipoja mban çmimin më të lartë

Në veri, çmimet më të larta do të jenë:

Velipojë (Shkodër): Vija bregdetare do të ketë një çmim reference prej 75,000 lekë/m².

Tale (Lezhë): Çmimi i propozuar është 70,000 lekë/m².

Si ndryshon sistemi i taksave dhe zonave kadastrale?

Ky projektvendim sjell dy ndryshime madhore në mënyrën se si llogariten taksat e pronës:

1. Fundi i Reduktimit 35%: Deri më tani, për mungesë të çmimeve specifike, zonat rurale përdornin çmimin e qytetit më të afërt, por me një ulje prej 35%. Kjo praktikë do të marrë fund dhe bashkitë do të detyrohen të aplikojnë vlerat e reja, më të larta.

2. Zgjerimi i Hartës Kadastrale: Për të mundësuar këtë vlerësim të detajuar, numri i zonave kadastrale në vend do të rritet nga 65 në 176. Kjo do të lejojë që edhe brenda një fshati të ketë çmime të ndryshme, duke reflektuar vlerën më të lartë të pronave pranë detit krahasuar me ato në brendësi.

Propozimi i plotë, bashkë me hartat digjitale, i është dërguar Këshillit të Ministrave për miratim. Pritet që çmimet e reja të hyjnë në fuqi nga 1 janari 2026, duke ndryshuar rrënjësisht tregun e pasurive të paluajtshme në zonat rurale të Shqipërisë./ Monitor

 

The post Fshatrat më të shtrenjtë/ Sa do jenë çmimet fiskale nga Gjiri i Lalëzit, Dhërmi, Ksamil në Velipojë appeared first on Albeu.com.

Aksident në Laç/ Makina përplaset me barrierat anësore, tre të rinj nisen me urgjencë në spital

✇Albeu
By: V K

Gjatë natës, tre të rinj kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Gjorm.

Sipas informacioneve , automjeti me të cilin ata po udhëtonin, ka devijuar nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore.

Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit. Si pasojë e përplasjes, tre të rinjtë kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës për ndihmë mjekësore.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

The post Aksident në Laç/ Makina përplaset me barrierat anësore, tre të rinj nisen me urgjencë në spital appeared first on Albeu.com.

Drejtori i ri i komanduar i burgut të Durrësit, dërgohet me urgjencë në QSUT

✇Albeu
By: V K

Drejtori i ri i komanduar i burgut të Durrësit, Edmond Llabani, ka pësuar hemorragji cerebrale. Ai është dërguar me urgjencë në QSUT.

Llabani u komandua vetëm pak ditë më parë, më 15 janar, si drejtues i burgut të Durrësit, pas shkarkimit dhe arrestimit të Indrit Cërrloj për shkak të arratisjes së Altin Ndocit.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose ndodhet i pranishëm në QSUT.

 

 

The post Drejtori i ri i komanduar i burgut të Durrësit, dërgohet me urgjencë në QSUT appeared first on Albeu.com.

Kuvendi i Shqipërisë rinis punën, deputetët mblidhen për herë të parë për 2026-ën, zbardhet rendi i ditës

✇Albeu
By: V K

Këtë të hënë, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, rikthehen në Kuvend për nisjen e sesionit të ri parlamentar, në orën 17:00.

Më herët gjatë ditës, në orën 11:00, do të mblidhet Konferenca së Kryetarëve, ku do të shqyrtohet kalendari dhe programi i punës për pesë javët e ardhshme.

Sipas Kuvendit, rendi i ditës në Konferencën e Kryetarëve është si vijon:

1. Shqyrtimi i projektprogramit të punës së Kuvendit për periudhën 19 janar 2026 – 27 shkurt 2026.

2. Shqyrtimi i projektkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 19 janar 2026 – 6 shkurt 2026.

3. Shqyrtimi i projektkalendarit të kontrollit parlamentar të Kuvendit (agjenda vjetore për kontrollin e mbikëqyrjen parlamentare për institucionet e pavarura dhe agjencitë ligjzbatuese), si dhe projektkalendari vjetor i kontrollit parlamentar (seanca dëgjimore dhe vizita monitoruese të komisioneve parlamentare).

4. Miratimi i projektplanit të Veprimit të Kuvendit për zbatimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2025.

Sipas agjendës së bërë publike në faqen e Parlamentit, seanca plenare do të hapë punimet me diskutime nga kryetarët e grupeve parlamentare, miratimin e procesverbalit të seancës së kaluar dhe njoftime të ndryshme, sipas rendit të ditës të miratuar nga Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi.

 

The post Kuvendi i Shqipërisë rinis punën, deputetët mblidhen për herë të parë për 2026-ën, zbardhet rendi i ditës appeared first on Albeu.com.

U arrestua pas arratisjes së Altin Ndocit, del sot para gjykatës ish-drejtori i Burgut të Durrësit Indrit Cërloj dhe mjekja

✇Albeu
By: V K

Këtë të hënë, del para gjykatës ish-drejtori i Burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, i cili u arrestua tre ditë më parë. Gjykata e Durrësit caktoi ndaj tj më 16 janar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për Cërlojn, i cili akuzohet për shpërdorim detyre në rastin e arratisjes së Altin Ndocit.

Ndërkohë, masa do të jepet edhe për mjeken Ylvete Sema, 65-vjeçe, ndaj të cilës Gjykata vendosi arrest shtëpie.

Pak ditë më parë, Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, firmosi shkarkimin e Indrit Cërloj nga drejtor i IEVP Durrës.

Vendimi erdhi një ditë pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci, teksa ky i fundit ishte dërguar për kontroll mjekësor në spitalin e qytetit.

Pas kësaj ngjarje, u krye menjëherë pezullimin e nga detyra të të gjithë zinxhirit komandues të IEVP Durrës.

Nga verifikimet paraprake rezulton se IEVP Durrës, për shoqërimin e planifikuar nuk ka raportuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve as planifikimin dhe as realizimin e vizitës mjekësore, në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi.

Gjithashtu, rezulton se nuk janë respektuar procedurat standarde për shoqërimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve.

Ndërkohë në pranga u vunë 8 persona:

Komisar Dezdemon Pazaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Komisar Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve;

Kryeinspektor Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Inspektor Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Inspektor Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Inspektor Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Kryeinspektor Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Kryeinfermier Aulon Quku – Punonjës i IEVP Durrës.

The post U arrestua pas arratisjes së Altin Ndocit, del sot para gjykatës ish-drejtori i Burgut të Durrësit Indrit Cërloj dhe mjekja appeared first on Albeu.com.

Aksidenti hekurudhor në Spanjë, shkon në 39 numri i viktimave, raportohet për mbi 70 të plagosur

✇Albeu
By: V K

Ministri i Transportit i Spanjës, Oscar Puente, e ka cilësuar si “jashtëzakonisht të çuditshëm” e cilësoi , aksidentin hekurudhor që ndodhi ditën e djeshme, të dielën, në Andaluzí, i cili i mori jetën të paktën 39 personave.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga El Pais, 73 persona janë plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë, kur vagonët e fundit të një treni të kompanisë Iryo, që ishte nisur nga Malaga në Andaluzí (në jug të vendit) me destinacion Madridin, dolën nga shinat pranë zonës Adamuz.

Si pasojë, mbi ta u përplas një tren tjetër i kompanisë Renfe, që po lëvizte në drejtim të kundërt.

Duke iu referuar shkaqeve të mundshme të aksidentit, ministri spanjoll theksoi disa herë se ato mbeten ende të panjohura dhe se zbardhja e tyre do t’i besohet Komisionit për Hetimin e Aksidenteve Hekurudhore.

Njëkohësisht, ai shprehu habinë për rrethanat në të cilat ndodhi tragjedia, duke nënvizuar se treni i kompanisë Iryo ishte pothuajse i ri, vetëm katër vjeç.

 

 

Gjithashtu, Puente bëri të ditur se linja hekurudhore në fjalë ishte rinovuar plotësisht në maj të vitit 2025, në kuadër të një investimi prej 700 milionë eurosh, ndërsa vendi ku ndodhi aksidenti ndodhet në një segment të drejtë të linjës, pa kthesa.

“Bëhet fjalë për një aksident jashtëzakonisht të çuditshëm; të gjithë teknikët dhe ekspertët janë të shokuar”, deklaroi ai. Sipas ministrit, hetimi pritet të zgjasë të paktën një muaj, për shkak të kompleksitetit të çështjes.

“Komisioni është i pavarur dhe do të hedhë dritë mbi shkaqet, në mënyrë që të kuptojmë saktësisht se çfarë ndodhi”, përfundoi ai.

The post Aksidenti hekurudhor në Spanjë, shkon në 39 numri i viktimave, raportohet për mbi 70 të plagosur appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

✇Albeu
By: V K

Sot, 19 janar 2026, dollari amerikan, blihet me 82.6 lekë dhe shitet me 83.5 lekë.

Euro, blihet me 96.2 lekë dhe shitet 96.8 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 102.8 lekë, ndërsa në shitje me 103.8 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 59.3 lekë, ndërsa në shitje me 60.5 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

❌