Njëri ndër ish-komandantët e UÇK-së, Haxhi Shala, është liruar nga Gjykata Speciale ku po mbahej në paraburgim. Haxhi Shala u lirua sot më 10 shkurt 2026 dhe u kthye në Kosovë, pas vendimit të Kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatëse Ekaterina Trendafilova, për modifikimin e dënimit të tij më 2 shkurt 2026. […]
Eduart Biba është oficeri i Policisë së Shtetit që humbi jetën pas një arresti kardiak teksa po drejtonte automjetin në autostradën “Tiranë–Durrës”. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 45-vjeçari ka pësuar arrest kardiak gjatë lëvizjes me mjet dhe për pasojë ka humbur kontrollin e automjetit. Ai ka ndërruar jetë në vendngjarje. Sipas raportimeve Biba ishte me […]
Pasi u vetëdorëzua mbrëmjen e djeshme në polici, kryebashkiaku Edison Memolla është dërguar sot në burgun e Rrogozhinës. Apeli i GJKKO ekzekutoi vendimin duke e dënuar me një vit burg Edison Memollën. Ai u shpall fajtor me vendim të formës së prerë për veprën penale korrupsion në zgjedhje. Gjithashtu gjykata i ka hequr Memollës të […]
2300 Persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e ndotjeve të emetuara në ajrin që thithim. Të dhënat e grumbulluara nga Raporti “State of Global Air” tregon se humbjet e jetëve njerëzore në Shqipëri kanë të bëjnë me shpërndarjen e grimcave të dëmshme, kryesisht të prodhuara nga djegia e karburanteve dhe sektori i ndërtimit. Raportet e […]
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë një njoftim publik për qytetarët që udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara me vizë amerikane. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada thekson se në rast se një person arrestohet për sulm, dhunë në familje apo për krime të tjera gjatë qëndrimit në SHBA, viza amerikane mund […]
Bashkimi Evropian po shqyrton një plan të ri për t’i dhënë Ukrainës një formë “anëtarësimi të pjesshëm” që në vitin e ardhshëm, me synimin për të forcuar pozicionin e saj në Evropë dhe për ta afruar më tej me strukturat evropiane. Lajmi është raportuar nga Politico, duke cituar zyrtarë dhe diplomatë evropianë. Katër vjet pas […]
Një operacion nga Zyra e Sigurisë e Autoritetit Qendror Portual të Pireut çoi në shkatërrimin e një rrjeti trafikimi droge në Athinë, me arrestimin e tre të huajve dhe sekuestrimin e sasive të kanabisit dhe kokainës. Mes të ndaluarve është edhe një shqiptar, që cilësohet pjesë e drejtimit të grupit. Fillimisht u kap një 19-vjeçar […]
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Vashtëmi, në bashkinë e Maliqit, ku një 61-vjeçar është gjetur i pajetë. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se burri i ka dhënë fund jetës duke përdorur një armë gjahu. Rrethanat e plota të ngjarjes nuk janë bërë ende të ditura.
Pak orë para nisjes së protestës së Partisë Demokratike para kryeministrisë, Sali Berisha ka zbuluar në një deklaratë për mediat nga selia blu, skenarët e tubimit nga demokratët. Berisha tha se skenari i protestës është skenari i një kryengritjeje të fuqishme paqësore. Ai theksoi se janë të vendosur të mbrojnë me çdo çmim vlerat e […]
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar rreth orës 01:00 të mëngjesit në autostradën Porrettana Nord, në zonën e Marzabotto, pranë Bolonjës, Itali. Sipas mediave italiane, një automjet tip “Volkswagen Lupo” është përplasur ballë për ballë me një kamion të mbledhjes së mbetjeve. Dyshohet se makina e vogël ka […]
Aktori britanik Kenneth Colley, i njohur për rolin e Admiral Piett në filmat e sagës Star Wars, ka lënë pjesën më të madhe të pasurisë së tij të fundit për motrën, miqtë e afërt dhe disa organizata bamirëse, sipas testamentit të publikuar së fundmi.
Colley u nda nga jeta në moshën 87‑vjeçare në qershor të vitit të kaluar. Dokumentet e publikuara tregojnë se aktori kishte një pasuri prej rreth £734,408, e cila u reduktua në rreth £726,404 pas shpenzimeve dhe detyrimeve.
Sipas testamentit të tij, pjesa më e madhe e pasurisë, përfshirë pronën e tij në Hythe, Kent, është lënë motrës së tij, Michelle. Shuma tjetër e pasurisë është ndarë mes miqve të tij të ngushtë dhe disa organizatave bamirëse.
Disa nga përfituesit përfshijnë:
£10,000 për Katherine Slater nga Londra
£2,000 për Rhodes Minnis Cat Sanctuary (strehë për mace në Hythe)
£20,000 për Edith Cavell Fund for Nurses
£5,000 për Demelza House Children’s Hospice në Sittingbourne
Pjesa e mbetur e pasurisë iu la mikeshës së tij dhe ekzekutores së testamentit, Lynn Margaret Shaw, gjithashtu nga Hythe.
Kenneth Colley ka pasur një karrierë prej më shumë se gjysmë shekulli në film, televizion dhe teatër, përfshirë role të famshme si në Star Wars dhe Monty Python’s Life of Brian. Ai ishte i martuar me Mary Dunne për 56 vjet, deri në vdekjen e saj në vitin 2018, dhe u njoh për pasionin e tij për kopshtarinë, artin dhe makinat e shpejta.
Ka shkuar në 46 numri i viktimave në Japoni për shkak të motit ekstrem dhe reshjeve të dëborës.
Ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 558. Vendi është goditur nga bora që prej 20 janarit dhe pjesa më e madhe e Japonisë veriore është përfshirë nga kaosi. Në Prefekturën Aomori, në pjesën veriore të ishullit kryesor të Japonisë, Honshu, banorët po përballen me 1.3 metra dëborë, sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë.
Gjithashtu janë raportuar dhe një numër i madh aksidentesh. Në fillim të shkurtit qeveria dërgoi edhe ushtarë për të ndihmuar banorët e prefekturës Aomori, e cila ishte më e goditura ku bora arritën deri në 4.5 metra.
“Iminent threat to life”
Record-breaking snowfall in Aomori, northern Japan, has left snow depths topping 1.8 metres (5.9 feet), overwhelming roads and raising fears of deadly accidents and roof collapses, prompting the Japan Ground Self-Defence Forces to begin disaster relief… pic.twitter.com/Kknt6xsKGs
Pasi u vetëdorezua mbrëmjen e djeshme në polici, kryebashkiaku Edison Memolla është dërguar në burgun e Rrogozhinës.
Apeli i GJKKO ekzekutoi vendimin duke e dënuar me një vit burg Edison Memollën. Ai u shpall fajtor me vendim të formës së prerë për veprën penale korrupsion në zgjedhje.
Apeli ka lënë në fuqi edhe vendimet ndaj tre personave të tjerë: Ndriçim Tafxhafa 1 vit burg; Blerim Xhamani, 1 vit burg dhe Isuf Tosku, 8 muaj, pezullohet në shërbim prove.
Ata akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje, pas publikimit të një regjistrimi audio që ngriti dyshime për ndikim të paligjshëm.
Në regjistrimin e bërë publik, Memolla, asokohe kandidat për kryebashkiak, kërkonte nga elektricisti i FSHU-së në Durrës, Ndriçim Tafxhata, që të mos ndërpriste energjinë elektrike të një abonenti debitor, në këmbim të votës së tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022.
Dënimi me vendim të formës së prerë i Edison Memollës e çon bashkinë e Rrogozhinës në zgjedhje të reja të cilat do të duhet të mbahen jo më afër se 30 ditë dhe jo më larg se 45 ditë nga krijimi i vakancës.
Memolla ka të drejtë për rekurs në Gjykatën e lartë lidhur me këtë vendim brenda afateve që parashikon ligji./et
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka dalë me një mesazh, duke thënë se viza amerikane mund të anulohet nëse në SHBA arrestoheni për disa vepra penale.
Me anë të një postimi, ambasada thekson se një vizë është një privilegj, jo një e drejtë – e cila mund të hiqet nëse shkelni ligjin.
“Nëse arrestoheni për sulm, dhunë në familje ose krime të tjera ndërsa ndodheni në Shtetet e Bashkuara, viza juaj amerikane mund të anulohet dhe mund të bëheni të papërshtatshëm për viza në të ardhmen. Një vizë është një privilegj, jo një e drejtë – e cila mund të hiqet nëse shkelni ligjin”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane./et
Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” tha se fton të gjitha partitë opozitare, përfshirë atë Demokratike, të vijnë në shesh të protestojnë kundër Edi Ramës. “Ditën që të gjithë zbresin në shesh, kronometri fillon dhe numëron mbrapsht për Edi Ramën dhe qeverinë e tij”, tha Lapaj .
“Unë e thashë, Partia Demokratike do jetë në tryezën e organizuar nga Ermal Hasimja. Ne jemi prej 63 ditësh në shesh. I presim aty tani”, shtoi Lapaj. I pyetur nëse përfaqësues së forcës së tij politike do të marrin pjesë në protestën e opozitës, Lapaj u përgjigj: “E kemi thënë që në krye të herës që jemi për protestë nën flamurin kombëtar përtej partive specifike. E pranoj që Partia Demokratike është partia e dytë në vend sot. Nesër mund të jetë e para, mund të jetë e treta mund të mos ekzistojë fare. Sot është e dyta. Ne nuk kemi organizuar protestë me flamur partie. Protesta jonë ka një flamur. Flamuri kombëtar ku duhet të mblidhen të gjithë të korruptuarve që po na vjedhin”.
Lapaj tha se të githë përfaqësuesit e forcave politike të cilat duan të bashkëpunojnë, duhet të vijnë dhe të zbresin në shesh, si shenjë e nevojës për t’u përballur me Edi Ramën. “Në po themi, protesta duhet të jetë 24 orë në 24, nga çdo grupim i organizuar në këtë vend. Aty duhet të vijnë dhe zoti Hasimja, që ka marrë iniciativën. Është luftë kjo! Nëse përmbushen gjashtë pikat, aty duhet të vijë dhe Partia Demokratike si partia e dytë më e madhe në vend. Ne jemi partia e tretë në vend. 24 orë në 24 të instalohemi në shesh. Tryeza (e thirrur nga Ermal Hasimja) të mbahet në shesh, sepse sheshi është institucioni ku duhet të përballet populli”, tha Lapaj.
Andrea Danglli në A2 CNN“Kushti që ne ta marrim të mirëqenë gjithë këtë seriozitet të nismës që ka bërë zoti Hasimja me të tjerë është që, të gjithë, që nga grupimi vetë zoti Hasimja dhe intelektualët, te Partia Demokratike e me radhë, të zbresin në shesh dhe pasi zbresin në shesh ne të gjithë aty të bëjmë në ditët në vazhdim forumin, të dakordësohet, të firmoset dhe të mos ikim andej deri ditën që Edi Rama ulet në atë shesh për të bërë marrëveshjen për tranzicionin politik drejt demokratizimit të vendit”.
“Ne këtu jemi për të adresuar nevojën që ka vendi për një kod zgjedhor të mirë që Edi Rama të mos vjedh më dhe të iki. Të iki, të iki pa kushte, të iki. Nëse nuk ikën do të përplasemi me të gjitha mënyrat. Do përplasemi sepse ai nuk mundet dhe të na vjedhë dhe të na rrahë dhe të na tallë dhe të na shtypë…”. /et
Kushtetuta, si ligji themelor i shtetit, mishëron vlerat dhe parimet thelbësore të qeverisjes demokratike, të cilat, nëdrejtime të caktuara, qëndrojnë në një gjendje tensioni dhe konkurrimi midis tyre. Kështu, pushtetet duhet të jenë të ndara,por edhe të balancuara, sistemi duhet të krijojë mundësi tëbarabarta demokratike për përfaqësim politik, por njëkohësisht duhet të marrë në konsideratë qeverisjen efektive, organet kushtetuese kanë pavarësi funksionale, por duhet edhe të japin llogari dhe të jenë të përgjegjshme, etj.. Po ashtu, edhe të drejtat themelore kushtetuese evokojnë pretendime legjitime që mund të jenë në konflikt midis tyre. Njëkohësisht, vetë Kushtetutaofron standarde dhe rregullime specifike për zgjidhjen e këtyre tensioneve dhe për harmonizimin e interesave kushtetuese legjitime. Ka një qëndrim të konsoliduar të jurisprudencës kushtetuese, sipas të cilit çdo dispozitë e Kushtetutës duhet të interpretohet në mënyrë që të jetë e pajtueshme me parimet themelore kushtetuese, për arsye se të gjitha normat dhe standardet kushtetuese formojnë një sistem të vetëm, koherent dhe harmonik. Natyra e Kushtetutës, koncepti i kushtetutshmërisë, nënkupton që Kushtetuta nuk mund të ketë kontradikta të brendshme. Pohimi se Kushtetuta ka ‘zbrazëti’apo ‘boshllëqe’nuk është në përputhje me këtë premisë tëinterpretimit kushtetues.
Në vijim, fokusi në këtë shkrim kufizohet vetëm te çështja e garancive funksionale të organeve kushtetuese ndaj përgjegjësisë dhe procedimit penal, në mënyrë të veçantë tekushtet e pezullimit nga detyra në këtë aspekt.
Garancitë ndaj procedimit penal për organet kushtetuese kanëdimension kushtetues. Këto garanci synojnë të harmonizojnëinteresin publik për pavarësinë funksionale të organit me përgjegjshmërinë penale të subjektit përkatës, në respekt tëparimit të barazisë përpara ligjit dhe llogaridhënies. Kushtetuta parashikon rregullime specifike në varësi të natyrës së organit kushtetues. Në këtë kuptim, këto organe mund t’i grupojmë nëdy kategori: a) organet kushtetuese të pavarura jo-politike, qënuk e marrin mandatin nga zgjedhjet demokratike; dhe b) organet kushtetuese që burojnë nga zgjedhjet politike (në nivel qendror dhe vendor).
Në kategorinë e parë përfshihen, ndër të tjera, Gjykata Kushtetuese (GJK), Gjykata e Lartë (GJL), Prokurori i Përgjithshëm (PP), Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ), Këshilli iLartë i Prokurorisë (KLP), Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD), si dhe gjyqtarët dhe prokurorët e juridiksionit të posaçëm dhe tëpërgjithshëm. Për të gjitha këto organe Kushtetuta parashikon shprehimisht kushtet e pezullimit nga detyra si rrjedhojë e procedimit penal. Kështu: për anëtarin e GJK-së pezullimi bëhet nga vetë GJK-ja (neni 128, pika 3 e Kushtetutës); për anëtarët e KLGJ-së, të KLP-së, për PP dhe për ILD-në pezullimi nga detyra bëhet me vendim të GJK-së (respektivisht nenet 147/c, pika 3, 149/c, pika 3, 147/e, pika 4 të Kushtetutës). Për gjyqtarët dhe prokurorët pezullimi nga detyra bëhet, respektivisht nga KLGJ-ja dhe KLP-ja (nenet 140/3 dhe 148/d pika 4, tëKushtetutës). Pra, siç vërehet, për të gjitha këto organekushtetuese të pavarura, pezullimi nga detyra si rrjedhojë e procedimit penal, nuk vendoset nga gjyqtari i juridiksionit tëposaçëm apo të zakonshëm.
Për kategorinë e dytë, ku përfshihen organet kushtetuese qëburojnë nga zgjedhjet politike (Kuvendi dhe qeveria në nivel qendror, këshillat dhe kryetarët e bashkisë në nivel vendor), ka rregullime specifike lidhur me procedimin penal, që i përgjigjen natyrës së këtyre organeve.
Për deputetë dhe anëtarët e qeverisë ka garanci ndaj procedimit penal, që mbulohen nga imuniteti. Ministri gëzon imunitetin qëKushtetuta i njeh deputetit, sipas neneve 73 dhe 103 tëKushtetutës. Duhet theksuar se imuniteti është garanci institucionale dhe nuk duhet të shihet si privilegj individual. Imuniteti nuk nënkupton shmagie nga përgjegjësia penale e deputetit/ ministrit. Me ndryshimet kushtetuese të vitit 2012, imuniteti është i kufizuar dhe mbulon vetëm ndalimin earrestimit ose të heqjes së lirisë në çfarë do lloj forme tëdeputetit/ ministrit, e ushtrimit të kontrollit personal ose tëbanesës ndaj tyre, pa autorizimin e Kuvendit. Ndërsa për fillimin e procedimit penal, për marrjen e masave procedurale të tjera, për marrjen të pandehur dhe gjykimin, nuk kërkohet paraprakisht autorizimi nga Kuvendi. Mandati ideputetit/ministrit mbaron kur dënohet me vendim gjyqësor tëformës së prerë për kryerjen e një krimi.
Kushtetuta nuk ka parashikuar mundësinë e pezullimit nga detyra të deputetit/ministrit, si rrjedhojë e procedimit penal.Megjithëse kjo masë procedurale bie brenda konceptit tëimunitetit, në një kuptim të gjerë, për shkak të pasojës që sjell për funksionimin e institucionit, do të duhej të kishte parashikim të veçantë. Nëse kushtetutbërësi do kishte bërë vlerësim tëndryshëm, do e kishte parashikuar edhe këtë instrument në këto dispozita, siç është rregulluar për organet e tjera kushtetuese tëpërmendura më lart. Nisur nga premisat e interpretimit kushtetues, atë që nuk ka dashur ta bëjë kushtetutbërësi nuk mund ta bëjë ligjvënësi, duke e konsideruar si ‘zbrazëti ose heshtje të Kushtetutës’. Mbi këtë bazë arsyetimi, në vitin 2012 u ndoq rruga e amendamentit kushtetues për ndryshimin e përmbajtjes së imunitetit dhe jo rruga e ligjbërjes së zakonshme.
Megjithatë, nuk mendoj se imuniteti kushtetues përbën argumentin kryesor si arsye për ndalimin e pezullimit nga detyra të deputetit/ministrit. Kuvendi dhe qeveria burojnë nga zgjedhjet demokratike dhe, për rrjedhojë, janë organe përfaqësuese tësovranitetit të popullit. Kushtetuta nuk e lejon pezullimin apo bllokimin e qeverisjes. Ky parim është mbizotërues nëKushtetutë. Për këtë qëllim, Kuvendi qëndron në detyrë deri nëmbledhjen e parë të Kuvendit të ri të zgjedhur (neni 65 iKushtetutës) dhe Kryeministri dhe ministrat janë të detyruar tëqëndrojnë në detyrë deri në formimin e Këshillit të Ministrave pasardhës (neni 106 i Kushtetutës).
Ministri, përveç cilësisë si anëtar i organit kolegjial të Këshillit të Ministrave, është dhe organ kushtetues monokratik. Aktet kushtetuese, për të cilat ministri ngarkohet nga ligji, nuk mund të nxirren nga Kryeministri apo Këshilli i Ministrave, apo t’idelegohen nga qeveria një organi tjetër. Në ushtrimin e kompetencës kushtetuese normative, ministri nuk mund tëzëvendësohet as nga zëvendësministri. Ministri shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit dhe ky dekret i dërgohet Kuvendit për miratim (neni 98 i Kushtetutës). Edhe nëse ministri është shkarkuar sipas këtij parashikimi, ai është i detyruar nga Kushtetuta të qëndrojë në detyrë deri nëkonfirmimin e pasardhësit. Pezullimi nga detyra i ministrit me vendim gjykate, bazuar në parashikime extra kushtetuese, për nga pasojat që sjell, mund të barazohet me aktin e shkarkimit. Për këto arsye, kjo konsiderohet ndërhyrje jo kushtetuese nëkompetencat e Kryeministrit, Presdidentit dhe Kuvendit, dhe nëkundërshtim me ndarjen dhe balancimin e pushteteve.
Prokurori dhe gjyqtari kanë detyrimin për të vlerësuar dhe respektuar standardet kushtetuese dhe konventore që mund të lidhen me çështjet konkrete në praktikën gjyqësore. Kur ligji mbi të cilën bazohet zgjidhja e çështjes së shtruar përpara gjykatës krijon implikime kushtetuese/konventore, gjykata, sipas rastit, përcakton ligjin/standardin e zbatueshëm sipas hierarkisë së burimeve, bën interpretim pajtues të ligjit me Kushtetutën/Konventën ose vë në lëvizje kontrollin kushtetues. Lidhur me parashikimin e nenit 242/2 të KPP, mendoj se gjykata duhet ta interpretojë këtë dispozitë në harmoni me standardet kushtetuese të përmendura më lart duke konkluduar se përjashtimi shtrihet jo vetëm për organet e zgjedhura, por për të gjitha organet kushtetuese, duke përfshirë dhe ministrin.
Ky interpretim nuk cenon kompetencat dhe interesin legjitim të prokurorisë dhe të gjykatës së posaçme për të mbrojtur integritetin e hetimit dhe të procedimit penal. Përkundrazi, zbatimi i një instrumenti procedural penal si masë ndaluese ndaj ministrit, ndërkohë që Kushtetua nuk e lejon, nuk i shërben pavarësisë së tyre. Fuqia e tepërt, siç historia institucionale dëshmon, mund të sjellë vetëdëmtim dhe cenim të legjitimitetit.
Një oficer i Policisë së Shtetit ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak, teksa po drejtonte automjetin e tij në autostradën Tiranë–Durrës. Bëhet fjalë për Eduart Biba, 45 vjeç, i cili shërbente si Shef i Seksionit të Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës. Efektivi ndërron jetë tragjikisht gjatë ushtrimit të detyrës. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit…
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka reaguar ndaj kërkesës së Prokurorisë në Hagë për dënimin me 45 vite burg të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Në një postim në rrjetet sociale, Vengu thekson se reagimi ndaj kërkesës për dënime maksimale buron nga nevoja për një drejtësi të ndershme dhe historikisht të përgjegjshme. Ai vëren se paraburgimi…
Banka e Vatikanit ka lançuar dy indekse aksionesh që përzgjedhin aksionet bazuar në parimet katolike, ku besimtarët mund të investojnë.
Indekset Morningstar IOR Eurozone Catholic Principles Index dhe Morningstar IOR US Catholic Principles Index “janë krijuar për të shërbyer si një pikë reference për investimet katolike në mbarë botën,” tha Instituti për Veprat e Fesë, siç njihet zyrtarisht banka, në një deklarat. Të dy përbëhen nga 50 kompani me kapital mesatar dhe të madh, përfshirë aksione të teknologjisë së madhe dhe sektorit financiar.
Lançimi i indekseve të para të IOR-së vjen në një periudhë të vështirë për produktet e investimeve që marrin parasysh faktorë mjedisorë, socialë dhe të qeverisjes (ESG). Fondet me qëllime investimi ESG panë dalje prej 84 miliardë dollarësh vitin e kaluar, hera e parë që tregu global për këto produkte pësoi tërheqje neto, sipas një raporti të Morningstar Inc. javën e kaluar.
Indekset e IOR-së përballen me konkurrencë të fortë për investitorët katolikë. Një fond i tregtuar në bursë (ETF) i Global X me mbi 1 miliard dollarë asete ndjek S&P 500 Catholic Values Index, i cili u lançua në 2015 dhe përjashton aksionet që nuk janë në përputhje me udhëzimet e Konferencës Amerikane të Ipeshkvijve Katolikë. Kompanitë kryesore përfshijnë Nvidia Corp. dhe Apple Inc. ETF-ja u rrit 16% vitin e kaluar, përafërsisht në linjë me S&P 500.
Sipas burimeve, kompanitë kryesore në indeksin e ri për Amerikën janë Meta Platforms Inc. dhe Amazon.com Inc., ndërsa pesha më e madhe në treguesin e Europës i takon ASML Holding NV dhe Deutsche Telekom AG.
IOR, që ofron shërbime bankare tradicionale dhe mbikëqyr investimet për institucionet e lidhura me kishën, ka punuar prej vitesh për të larguar reputacionin e menaxhimit të dobët që erdhi nga një seri skandalesh financiare. Papa Leo XIV ka ndërmarrë hapa për të kufizuar rolin e IOR-së, përfshirë miratimin e rregullave në tetor të kaluar që shpërndajnë përgjegjësinë për investimin e fondeve të Vatikanit mes institucioneve të ndryshme./Bloomberg
Nga Gazeta ‘SI’ – Deputetja demokrate Jorida Tabaku paraqiti në Komisionin e Ekonomisë propozimin e saj për të rikthyer skemën e akcizës së diferencuar për prodhuesit e vegjël të birrës dhe argumentoi se një skemë e tillë tatimi mbron prodhimin vendas “Made in Albania.
Ajo u shpreh se shpesh taksat përdoren si gjoba ndaj bizneseve, për shkak të efektit negativ që japin.
Eksportet shqiptare praktikisht po vdesin, mes tyre edhe produktet “Made in Albania”, duke përfshirë edhe produktin e birrarive të vogla. Kjo vjen si rezultat i dy elementëve kryesorë. I pari lidhet me zhvlerësimin e Euros, çka është diskutuar gjerësisht në këtë komision. Zhvlerësimi i Euros është duke nxjerrë sot nga tregu biznese të tëra që tradicionalisht kanë operuar në Shqipëri. Po lidhet me politikën e gabuar të taksave. Taksa të cilat shpesh herë vendosen si gjobë ndaj bizneseve të vogla. Ndërkohë për oligarkët, kanë favore fiskale. Këto janë gjoba për bizneset që prodhojnë në Shqipëri
Janë gjithsej 9 birrari artizanale që prodhojnë 3985 hekto litra. Duhet që kjo të ishte bazë për turizmin vendas.
Ndryshimet e akcizës për prodhuesit e vegjël, nuk është privilegj, por standard europian. Për mua kjo është taksë fiskale që u vihet bizneseve”, tha ajo.
Deputeti socialistr Erion Braçe, mbështeti propozimin e Tabakut, duke thënë se skema aktuale ka favoizuar klientelizmin në prodhimin e birrës në vend.
“Kjo historia e birrës është edhe histori korrupsioni, edhe histori klientelizmi. Niveli ndryshoj nën 200.000 hektolitra dhe mbi 200.000 hektolitra në varësi të korrupsionit dhe klientelizmit me prodhues birrës. Kur s’kemi me vete e mbajmë regjimin. Kur s’kemi me vete e prishim regjimin. Ndodhi që ua abuzuan me vendin, që ishte vlerësuar 200,000 hektolitrave, për shkak të korrupsionit. Sepse ishte agjenci kryesore zbatuese që merrte atë inspektimin e akcizës, se bëni sikur nuk shikoni që prodhimi ishte mbi 200,000 hektolitra. Propozimi është komplet i arsyeshëm, në qoftë se nuk përton të mendosh. E dyta gjë, kjo s’ka lidhje fare me Bashkimin Europian. Ne nuk jemi vend anëtar i Bashkimit Europian. Ne vazhdojmë t’i shesim turizmit, birrë në italiane, birrë në greke, birrë në serbe, birrë në maqedonase, birrën malazeze”, thotë Braçe.
Nga ana tjetër, Ministria e Financave argumentoi kundër projektligjit dhe komisioni e hodhi poshtë propozimin e demokratëve.
“Aplikimi i akcizës me dy nivele ka shfaqur probleme të jashtëzakonshme më parë, për këtë arsye ne nuk e mbështesim”, tha zëvendësministri i Financave Endrit Yzeiraj.
Më tej, Yzeiraj deklaroi se brenda vitit, qeveria do të rishikojë edhe TVSH-në edhe akcizë, për të parë cilës sektorë mund të përfitojnë reduktim dhe cilat përjshatime tatimore do të hiqen.