Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kush është Erzeni i Ministrisë së Arsimit me rrogë 10 mijë euro dhe akuzat e rënda te KLSH-së

Ministrja Ogerta Manastirliu po përballet me një stuhi të re akuzash, ndërsa pyetja që mbetet pa përgjigje është, se pse ajo refuzoi të shkarkojë Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, Erzen Tola, pas kërkesës së qartë të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH)? Tola, sipas raportit të KLSH-së, rezulton të jetë i përfshirë në […]

The post Kush është Erzeni i Ministrisë së Arsimit me rrogë 10 mijë euro dhe akuzat e rënda te KLSH-së appeared first on BoldNews.al.

Zbulohet magazina me armë në Selitë, arrestohen 4 persona, i trafikonin nga Kosova

Një magazinë me arsenal armësh është zbuluar nga Policia në Selitë, ndërsa janë arrestuar 4 persona. Sipas Policisë, në kuadër të operacionit, “Lockdown”, janë vënë në pranga shtetasit: G. N., 39 vjeç, R. R., 48 vjeç, K. C., 49 vjeç dhe A. C., 45 vjeç, banues në Tiranë. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pasi […]

The post Zbulohet magazina me armë në Selitë, arrestohen 4 persona, i trafikonin nga Kosova appeared first on BoldNews.al.

Shkrumbohet nga flakët banesa në Maliq, familja në qiell të hapur

Një banesë është shkrumbuar nga flakët, në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Zvezdë të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, kanë qenë fqinjët ata që kanë konstatuar zjarrin dhe kanë njoftuar menjëherë familjarët e banesës, duke i ndihmuar të dalin jashtë në kohë dhe pa pësuar dëmtime. Flakët kanë shkrumbuar thuajse totalisht […]

The post Shkrumbohet nga flakët banesa në Maliq, familja në qiell të hapur appeared first on BoldNews.al.

Seanca për zëvendësimin e masës/ Veliaj lë qelinë e burgut, shkon në GJKKO

Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka lënë mëngjesin e kësaj të diele, ambjentet e paraburgimit të Durrësit, për tu nisur drejt Gjykatës së Posaçme, në Tiranë, aty ku pritet të shqyrtohet kërkesa e tij për zëvendësimin e masës së sigurisë. Veliaj ka kërkuar zëvendësim të masës “arrest me burg”, të dhënë tashmë prej gati një viti, e […]

The post Seanca për zëvendësimin e masës/ Veliaj lë qelinë e burgut, shkon në GJKKO appeared first on BoldNews.al.

Kolapsi i “Self-Care” ngërç për bizneset/ Institucionet nuk mbajnë përgjegjësi

Një numër i madh biznesesh në Shqipëri po përballen që prej 20 janarit me probleme të shumta në mbarëvajtjen e aktivitetit të tyre për shkak të mosfunksionimit të platformës së fiskalizimit “Self-Care”, që menaxhohet nga e-Albania. Sipas ekspertëve të ekonomisë dhe biznesit, ky mosfunksionim i shërbimeve të teknologjisë së informacionit sjell kolaps në financat e […]

The post Kolapsi i “Self-Care” ngërç për bizneset/ Institucionet nuk mbajnë përgjegjësi appeared first on BoldNews.al.

Grabiti 4 automjete brenda ditës, arrestohet hajduti i makinave në Korçë

Një 42-vjeçar nga Korça është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se është autor i vjedhjes së katër makinave në qytet. Sipas Policisë, në kuadër të operacionit të koduar “Four”, u vu në pranga shtetasi me iniciale L. Sh., i dënuar më parë për vjedhje. Nga veprimet hetimore, dyshohet se ky shtetas është autori i vjedhjes […]

The post Grabiti 4 automjete brenda ditës, arrestohet hajduti i makinave në Korçë appeared first on BoldNews.al.

Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë, trashësia arrin deri në 20 cm

Reshjet e dëborës kanë përfshirë Qarkun e Korçës këtë të diel. Mësohet se reshjet më intensive janë në Dardhë, ku prej mesnatës zona është përfshirë nga reshje mesatare bore, trashësia e së cilës, i ka kaluar 15 cm dhe në disa zona të caktuara edhe 20 cm. Sipas raportimeve, është duke u kriposur aksi rrugor Boboshticë-Dardhë […]

The post Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë, trashësia arrin deri në 20 cm appeared first on BoldNews.al.

Pilotë, agjentë dhe miliarderë! Kush janë bashkëpunëtorët e mundshëm të Epstein-it?

Një listë e bashkëpunëtorëve të mundshëm të Jeffrey Epstein u publikua nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, si pjesë e tre milionë dokumenteve nga dosja. Kjo listë është përfshirë në një tabelë të publikuar që tregon rrethin e ngushtë të Epsteinit, por fsheh disa bashkëpunëtorë të ngushtë. CNNgr shkruan se, grafiku tregon emrat dhe fotot e disa prej […]

The post Pilotë, agjentë dhe miliarderë! Kush janë bashkëpunëtorët e mundshëm të Epstein-it? appeared first on BoldNews.al.

Trump njofton nisjen e negociatave për Groenlandën: Marrëveshje me peshë kombëtare!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni ka nisur negociatat për Groenlandën, duke e cilësuar procesin si një hap të rëndësishëm për sigurinë kombëtare amerikane. Deklarata u bë gjatë një bisede me gazetarët në bordin e avionit presidencial Air Force One, ku Trump iu përgjigj pyetjeve lidhur me zhvillimet e fundit […]

The post Trump njofton nisjen e negociatave për Groenlandën: Marrëveshje me peshë kombëtare! appeared first on BoldNews.al.

Moti i keq/ Rritet niveli i detit në Radhimë, rrezik për varkat dhe magazinat e peshkimit

Moti i keq me reshje të dendura shiu që ka përfshirë vendin gjatë natës, ka rritur ndjeshëm nivelin e detit në Radhimë. Sipas peshkatarëve, kjo rritje e nivelit të detit nuk është vërejtur më parë në këtë formë dhe intensitet, ndërsa ka vënë në rrezik varkat dhe magazinat e peshkimit. Uji ka avancuar drejt tokës […]

The post Moti i keq/ Rritet niveli i detit në Radhimë, rrezik për varkat dhe magazinat e peshkimit appeared first on BoldNews.al.

Këmbimi valutor 1 Shkurt/ Me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja

Në tregun e këmbimit valutor sot (1 shkurt 2026), monedha europiane, euro, blihet me 96.3 lekë dhe shitet 97 lekë. Dollari amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82.2 lekë. Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 104.8 lekë, ndërsa në shitje me 105.8 lekë. Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 59.4 lekë, ndërsa […]

The post Këmbimi valutor 1 Shkurt/ Me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja appeared first on BoldNews.al.

Jo vetëm apartamentet, edhe qiratë po bëhen të papërballueshme për shqiptarët

Elona dhe Sokoli janë një çift i ri 24 dhe 26 vjeç, që kanë vendosur të fillojnë jetesën së bashku. Paga mujore bruto e Sokolit është 100 mijë lekë në muaj (gati 80 mijë lekë neto) dhe e Elonës 90 mijë lekë në muaj bruto, ose 72 mijë lekë. Të ardhurat e tyre mujore neto […]

The post Jo vetëm apartamentet, edhe qiratë po bëhen të papërballueshme për shqiptarët appeared first on BoldNews.al.

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për këtë të diel

Këtë të diel vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar. Hera herës reshje shiu në formën e shtrëngatave. Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten […]

The post Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për këtë të diel appeared first on BoldNews.al.

Skandali sek*ual/ Dalin pamjet nga qelia e burgut ku vrau veten, Jeffrey Epstein

Dosja e Jeffrey Epstein është sërish kthyer në qendër të vëmendjes, pas publikimeve të fakteve të reja, të bisedave dhe fotove ku kanë rezultuar të përfshirë edhe figura të njohura të politikës por jo vetëm në botë. Së fundmi në mediat e huaja po qarkullojnë edhe pamje nga ambientet e brendshme të qelisë ku vuante denimin, […]

The post Skandali sek*ual/ Dalin pamjet nga qelia e burgut ku vrau veten, Jeffrey Epstein appeared first on BoldNews.al.

Skandal/ Ministria e Shëndetësisë rrit çmimet e ilaçeve brenda ditës me 4000%

Një listë e gjerë barnash kanë pësuar rritje të çmimit duke filluar nga muaji janar i këtij viti. Madje, disa prej tyre kanë pësuar rritje më shumë se 100 për qind të shifrës. Një antibiotik që njeh përdorim të gjerë si Cefazolina ka pësuar rritje prej rreth 4000 % duke filluar nga dita e sotme. […]

The post Skandal/ Ministria e Shëndetësisë rrit çmimet e ilaçeve brenda ditës me 4000% appeared first on BoldNews.al.

Deputeti i Berishës në protestën e Lapajt: Të zaptojmë bulevardin deri në largimin e Ramës

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, i është bashkuar protestës së “Shqipëria Bëhet” të mbajtur këtë pasdite te Kryeministria. Në një prononcim për mediat ai ka deklaruar se ndasitë politike janë shumë herë më të vogla se synimi i përbashkët që është, largimi i Edi Ramës. Xhaferri ka deklaruar se i është bashkuar protestës me […]

The post Deputeti i Berishës në protestën e Lapajt: Të zaptojmë bulevardin deri në largimin e Ramës appeared first on BoldNews.al.

“100 mln euro AKSHI, 53 Balluku”/ Lapaj: Çfarë vjedhjesh duhet të bëhen më që të rrëzohet qeveria

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën kundër Edi Ramës. Nga protesta te kryeministria, Lapaj ka përmendur abuzimet me tenderat nga Belinda Balluku dhe dosjen e bujshme të AKSHI-t, ndërsa thotë se ka ardhur koha për të vepruar kundër të korruptuarve. “Nuk ka më kohë. Koha është […]

The post “100 mln euro AKSHI, 53 Balluku”/ Lapaj: Çfarë vjedhjesh duhet të bëhen më që të rrëzohet qeveria appeared first on BoldNews.al.

Inspektorët pa mandat të parlamentit/ Si “babai i reformës” i shëtit bedelët e tij nëpër gjykata

Fatmir Xhafaj do të kishte dashur pa dyshim të ishte vetë në çdo gjykatë të vendit të hynte të inspektonte të kërkonte llogari ashtu siç partia mëmë ia kishte mësuar këtë zanat që para viteve ’90. Por kjo është e pamundur. Dhe pikërisht për këtë arsye në shkelje të hapur të ligjit dhe të Rregullores […]

The post Inspektorët pa mandat të parlamentit/ Si “babai i reformës” i shëtit bedelët e tij nëpër gjykata appeared first on BoldNews.al.

Shqiptari nga Londra në protestën e Lapajt: Ky vend po shkatërrohet, duhet ndryshim

Protestës së thirrur këtë të shtunë te kryeministria i janë bashkuar edhe shqiptarë të diasporës. Njëri prej tyre, duke folur për mediat ka treguar se ka ardhur nga Londra, enkas për protestën. Sipas tij ka 27 vite që jeton jashtë vendit dhe ka shpresuar se Shqipëria do ndryshojë, por sipas tij është bërë dita ditës […]

The post Shqiptari nga Londra në protestën e Lapajt: Ky vend po shkatërrohet, duhet ndryshim appeared first on BoldNews.al.

LIVE/ Nis protesta e “Shqipëria Bëhet”, qytetarët mblidhen te Kryeministria

Ka nisur protesta para Kryeministrisë, e thirrur pasditen e kësaj të shtune, nga “Shqipëria Bëhet”. Qytetarë të shumtë janë mbledhur në shesh, për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, pas skandaleve dhe aferave korruptive që përfshinë qeverinë. Kjo është protesta e katërt kombëtare e thirrur nga Adriatik Lapaj, ndërsa ky i fundit […]

The post LIVE/ Nis protesta e “Shqipëria Bëhet”, qytetarët mblidhen te Kryeministria appeared first on BoldNews.al.

❌