❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rritje besimi në sektorët kryesorë ekonomikë në janar, konsumi pak i rezervuar

TIRANË, 2 shkurt/ATSH/ Bizneset nĂ« ShqipĂ«ri janĂ« mĂ« optimiste pĂ«r zhvillimin e aktiviteteve tĂ« tyre ekonomike nĂ« kĂ«tĂ« fillimvit.

Treguesi i Ndjesisë Ekonomike (TNE) u rrit në muajin janar, duke qëndruar 10 pikë mbi mesataren historike, sipas vrojtimit më të fundit të Bankës së Shqipërisë.

Sektori i industrisë shënoi rritje besimi me 4,8 pikë përqindje, për shkak të përmirësimit të prodhimit, rritjes së kontratave dhe eksporteve.

Besimi në ndërtim u rrit me 3,1 pikë përqindje, ndërsa sektori i shërbimeve regjistroi rritje prej 7,4 pikë dhe tregtia me 4,4 pikë përqindje. Për të gjithë këta sektorë, pritjet për të ardhmen mbeten optimiste.

Ndërkohë, besimi i konsumatorëve mbeti i pandryshuar krahasuar me muajin e mëparshëm, duke qëndruar rreth 1,4 pikë përqindje mbi mesataren historike.

Vrojtimi tregon përmirësim në blerjet e mëdha, por konsumatorët janë pak më të rezervuar për situatën e tyre financiare personale dhe për ekonominë e vendit në të ardhmen.

Vrojtimi i Besimit të Biznesit dhe të Konsumatorit, i cili bashkëfinancohet nga Banka e Shqipërisë dhe Bashkimi Evropian, ofron të dhëna mujore për klimën ekonomike dhe pritshmëritë e aktorëve ekonomikë në vend.

1 nga 3

/a.f/r.e/

The post Rritje besimi në sektorët kryesorë ekonomikë në janar, konsumi pak i rezervuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga “AlbbakĂ«r” te “Superfosfati”, shoqĂ«ritĂ« tregtare shtetĂ«rore nĂ« likuidim

TIRANË, 2 shkurt/ATSH/ Ministria e EkonomisĂ« dhe Inovacionit (MEI) ka nxjerrĂ« pĂ«r konsultim publik projektligjin “PĂ«r mbylljen e shoqĂ«rive tregtare me kapital shtetĂ«ror nĂ« likuidim”, i cili synon zgjidhjen pĂ«rfundimtare tĂ« njĂ« problematike tĂ« akumuluar ndĂ«r vite, lidhur me shoqĂ«ritĂ« tregtare shtetĂ«rore qĂ« vijojnĂ« tĂ« qĂ«ndrojnĂ« pĂ«r periudha shumĂ«vjeçare nĂ« proces likuidimi, pa u çregjistruar pĂ«rfundimisht.

Projektligji parashikon krijimin e një procedure të posaçme ligjore për përfundimin, mbylljen dhe çregjistrimin përfundimtar të këtyre shoqërive, si dhe përcaktimin e mekanizmave për trajtimin, administrimin dhe kalimin e aseteve dhe detyrimeve të tyre te një shoqëri shtetërore pasuese.

Qëllimi themelor i kësaj nisme ligjore është krijimi i një zgjidhjeje të qëndrueshme për adresimin e vështirësive të theksuara në administrimin e detyrimeve, pasurive dhe marrëdhënieve juridike të shoqërive tregtare shtetërore në likuidim, procese të cilat në shumë raste janë zgjatur për mbi 15-20 vjet.

Nëpërmjet këtij projektligji synohet përmbyllja përfundimtare juridike, financiare dhe administrative e shoqërive tregtare me kapital shtetëror në likuidim, transferimi i të drejtave dhe detyrimeve të tyre te një subjekt shtetëror pasues, si dhe garantimi i vazhdimësisë juridike në marrëdhëniet me kreditorët dhe palët e treta. Njëkohësisht, ligji krijon kushte për një administrim më efikas dhe të centralizuar të aseteve dhe pjesëmarrjeve shtetërore.

Edhe pse projektligji nuk ishte parashikuar në programin analitik të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit apo në programin analitik të akteve normative, ai vlerësohet si i domosdoshëm për përmbylljen efektive të proceseve të likuidimit dhe për administrimin e rregullt të pasurive dhe detyrimeve shtetërore.

Aktualisht, nĂ« pronĂ«sinĂ« dhe pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« administruese tĂ« MinistrisĂ« sĂ« EkonomisĂ« dhe Inovacionit ndodhen disa shoqĂ«ri tregtare me kapital shtetĂ«ror mbi 51%, tĂ« cilat nuk ushtrojnĂ« mĂ« veprimtari ekonomike dhe ekzistojnĂ« kryesisht pĂ«r administrimin e aseteve dhe trajtimin e detyrimeve tĂ« mbartura ndĂ«r vite. Mes tyre pĂ«rfshihen “AlbbakĂ«r” sh.a., “Albkrom” sh.a., “Albminiera” sh.a., “Prodhim Mobilie” sh.a., “Petrol Alba” sh.a., “Duhan–Cigare” sh.a., “Albkontroll” sh.a. (DurrĂ«s), “Superfosfat Kurbin” sh.a. dhe “Qendra e Regjistrimit tĂ« Aksioneve”.

Analiza e situatës financiare të këtyre shoqërive tregon se një pjesë e konsiderueshme e detyrimeve të raportuara janë shumë të vjetra, të parashkruara, të pajustifikuara ose të regjistruara pa dokumentacion mbështetës. Në të njëjtën kohë, këto shoqëri administrojnë pasuri të paluajtshme me vlerë të konsiderueshme, si truall, objekte industriale, fabrika, depo dhe galeri minerare, vlera e të cilave tejkalon detyrimet reale të pagueshme.

/r.e/a.f/

The post Nga “AlbbakĂ«r” te “Superfosfati”, shoqĂ«ritĂ« tregtare shtetĂ«rore nĂ« likuidim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Pagat e gjyqtarĂ«ve tĂ« njĂ«jta me ato tĂ« GreqisĂ«, s’mund tĂ« pĂ«rdorin pushtetin duke ushtruar presion

TIRANË, 2 shkurt/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me kĂ«rkesĂ«n e paraqitur nĂ« GjykatĂ«n Kushtetuese nga dy shoqata gjyqtarĂ«sh pĂ«r rritjen e pagave tĂ« gjyqtarĂ«ve, duke e cilĂ«suar atĂ« si tĂ« papranueshme dhe problematike nga pikĂ«pamja e logjikĂ«s dhe e etikĂ«s institucionale.

Në një komunikim me qytetarët, Rama iu referua regjistrimit të një seance të Gjykatës Kushtetuese, të publikuar së fundmi, ku një gjyqtar dhe dy shoqata gjyqtarësh kanë kërkuar rritje të pagave mujore nga rreth 2 000 deri në 3 000 euro, duke përdorur, sipas tij, argumente që vënë në diskutim standardet e arsyetimit dhe përgjegjësisë publike.

Kryeministri u shpreh se dĂ«gjimi i atij regjistrimi tĂ« lĂ« “nĂ« vĂ«shtirĂ«si tĂ« madhe”, pasi bĂ«het fjalĂ« pĂ«r individĂ« qĂ« kanĂ« nĂ« dorĂ« dhĂ«nien e drejtĂ«sisĂ«, ndĂ«rkohĂ« qĂ« arsyetimi i paraqitur para GjykatĂ«s Kushtetuese Ă«shtĂ«, sipas tij, “tejet pĂ«r tĂ« dĂ«shiruar”.

Rama theksoi se kjo nuk është çështje personale dhe se nuk synon polemikë me askënd, por ngriti shqetësimin se gjyqtarët, duke qenë të pavarur nga vota dhe llogaridhënia direkte publike, nuk mund të përdorin pushtetin e tyre për të ushtruar presion mbi pushtetet e tjera me qëllim rritjen e pagave.

Kryeministri theksoi se gjyqtarët në Shqipëri tashmë paguhen në nivele të barabarta me gjyqtarët në Greqi, një vend anëtar i Bashkimit Evropian, dhe se pagat e tyre janë 2 herë më të larta se ato të gjyqtarëve në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Rama nĂ«nvizon se diskutimi pĂ«r “ndĂ«rgjegjen” dhe “nivelin e demokracisĂ«â€, i ngritur nga disa prej gjyqtarĂ«ve gjatĂ« seancĂ«s, Ă«shtĂ« ironik dhe i pabazuar, ndĂ«rsa theksoi se demokracia nuk forcohet pĂ«rmes vendimmarrjes nĂ« interes vetjak, por pĂ«rmes pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« dhe respektimit tĂ« balancĂ«s sĂ« pushteteve.

Ai shtoi se Shqipëria ndodhet përballë një situate paradoksale, ku gjyqtarët synojnë të imponohen mbi dy pushtetet e tjera, duke krijuar një precedent të rrezikshëm institucional.

Ai kujtoi se sistemi i referencës i miratuar në vitin 2016 kishte një qëllim të qartë dhe të kufizuar në kohë: forcimin e pavarësisë së gjyqësorit në kuadër të reformës në drejtësi, përmes pagave më të larta se ato të funksionarëve të tjerë, si sinjal i fortë i vullnetit shtetëror për një drejtësi të pavarur dhe të respektuar.

“Ky mekanizĂ«m u ndĂ«rtua pĂ«r tĂ« reflektuar ndryshimet reale tĂ« çmimeve dhe zhvillimet ekonomike, jo pĂ«r t’u shndĂ«rruar nĂ« njĂ« privilegj tĂ« pĂ«rhershĂ«m qĂ« gjyqtarĂ«t ta vendosin vetĂ«â€, nĂ«nvizoi Kryeministri.

Shqipëria, sipas tij, mbetet ndër të paktat vende ku gjyqtarët paguhen më shumë se Presidenti, deputetët dhe drejtuesit e tjerë të lartë të shtetit.

“ShqipĂ«ria mbetet praktikisht i vetmi vend ku gjyqtarĂ«t pĂ«rfitojnĂ« paga mĂ« tĂ« larta se tĂ« gjithĂ« funksionarĂ«t e tjerĂ« tĂ« shtetit, pĂ«rfshirĂ« edhe Presidentin e RepublikĂ«s. KĂ«rkesat aktuale parashikojnĂ« rritje prej rreth 1 800 euro pĂ«r gjyqtarĂ«t e shkallĂ«s sĂ« parĂ«, rreth 2 000 euro pĂ«r gjyqtarĂ«t e Apelit dhe deri nĂ« 3 000 euro pĂ«r gjyqtarĂ«t e SPAK-ut, BKH-sĂ« dhe strukturave tĂ« lidhura me to. Vlen tĂ« theksohet se SPAK nuk i Ă«shtĂ« bashkuar kĂ«saj nisme, e cilĂ«suar nga shumĂ«kush si e pabazuar dhe e tepruar, çka pĂ«rbĂ«n njĂ« akt pĂ«rgjegjshmĂ«rie institucionale dhe meriton respekt”, deklaroi Rama.

NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, Rama kritikoi ashpĂ«r edhe argumentin e paraqitur gjatĂ« seancĂ«s, sipas tĂ« cilit gjyqtarĂ«t “sjellin tĂ« ardhura” nĂ« buxhetin e shtetit pĂ«rmes gjobave dhe konfiskimeve, duke pretenduar se kjo justifikon rritjen e pagave.

Ai e cilësoi këtë arsyetim si absurd dhe të rrezikshëm, pasi hap rrugën për një logjikë ku edhe administrata tatimore, doganat apo policia mund të kërkojnë paga më të larta bazuar në të ardhurat që gjenerojnë, madje deri në përvetësimin e gjobave.

“Po mĂ«suesit, infermierĂ«t, pensionistĂ«t dhe punonjĂ«sit e tjerĂ« tĂ« shtetit qĂ« nuk prodhojnĂ« tĂ« ardhura tĂ« drejtpĂ«rdrejta, por mbajnĂ« shoqĂ«rinĂ« nĂ« kĂ«mbĂ«? Si justifikohet pĂ«rballĂ« tyre pĂ«rdorimi i rreth 37 milionĂ« eurove pĂ«r rritje pagash qĂ« e çojnĂ« gjyqĂ«sorin shqiptar mbi nivelin e shumĂ« vendeve tĂ« Bashkimit Evropian?!”, shtroi Rama.

Kryeministri shprehu besimin qĂ« kjo çështje tĂ« mos kthehet nĂ« njĂ« njollĂ« tĂ« rĂ«ndĂ« pĂ«r shtetin shqiptar dhe qĂ« sistemi i drejtĂ«sisĂ« tĂ« mos detyrojĂ« institucionet tĂ« kĂ«rkojnĂ« “ilaçe tĂ« tjera” pĂ«r tĂ« korrigjuar njĂ« situatĂ« qĂ«, sipas tij, rrezikon tĂ« dalĂ« jashtĂ« çdo norme logjike dhe morale.

“Shpresoj shumĂ« qĂ« Gjykata Kushtetuese mos t’i lĂ«rĂ« kĂ«tĂ« njollĂ« tĂ« madhe turpi ShqipĂ«risĂ« dhe tĂ« mos na detyrojĂ« tĂ« kĂ«rkojmĂ« ilaçe tĂ« tjera. Kush Ă«shtĂ« i interesuar tĂ« marrĂ« regjistrimin dhe tĂ« kuptojĂ« shumĂ« mirĂ« se sa absurde Ă«shtĂ« kjo histori me gjykatĂ«sit qĂ« duan t’i rrisin vetes pagat. VetĂ« zot, vetĂ« shkop!”, u shpreh Rama.

/a.gj/r.e/ /a.g/

The post Rama: Pagat e gjyqtarĂ«ve tĂ« njĂ«jta me ato tĂ« GreqisĂ«, s’mund tĂ« pĂ«rdorin pushtetin duke ushtruar presion appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ish-materniteti i Korçës do të shërbejë si qendër e Polit të Dijes

TIRANË, 2 shkurt/ATSH/ Ish-materniteti i Korçës, i dhuruar qytetit nga filantropi i shquar Thoma Turtulli, njĂ« nga objektet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r kujtesĂ«n historike dhe vlerat arkitekturore tĂ« qytetit, do t’i nĂ«nshtrohet restaurimit.

Kryeministri Edi Rama publikoi foto nga projekti i restaurimit, duke bërë të ditur se godina është shpëtuar nga asgjësimi dhe do të shërbejë si qendër administrative e Polit të ri të Dijes.

Projekti i restaurimit synon të nxjerrë në pah vlerat arkitekturore të godinës, të degraduara ndër vite, duke ruajtur elementët origjinalë dhe karakterin unik të saj.

Thoma Turtulli ishte një nga bamirësit më të mëdhenj të Korçës, i cili i dhuroi qytetit një sërë objektesh me rëndësi të veçantë, si spitalin, bibliotekën, kinemanë, liceun dhe jetimoren.

Me ndërtimin e spitalit, ai shpëtoi nga vdekja dhjetëra njerëz, ndërsa me bibliotekën kontribuoi në përhapjen e dijes në një qytet të njohur për traditën e tij arsimdashëse.

Restaurimi i kësaj godine vlerësohet si një hap i rëndësishëm për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike të Korçës.

/a.gj/r.e/ /a.g/

The post Ish-materniteti i Korçës do të shërbejë si qendër e Polit të Dijes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim dhe pasion

TIRANË, 31 janar /ATSH/ Ministri i Turizmit, KulturĂ«s dhe Sportit Blendi Gonxhja ka reaguar pĂ«r ndarjen sot nga jeta tĂ« aktorit Fitim Makashi.

“NjĂ« tjetĂ«r yll i teatrit dhe kinematografisĂ« shqiptare u nda sot nga jeta”, shkruan Gonxhja nĂ« rrjetet sociale.

Gonxhja vlerëson figurën e Fitim Makashit si aktor, pedagog dhe emër i paharruar i skenës dhe ekranit, që i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt.

Ai la gjurmĂ« nĂ« skenĂ« me role si Pedagogu nĂ« “Pas provimit tĂ« dytĂ«â€, Beni nĂ« “Vdekja e njĂ« komisioneri”, Bedriu nĂ« “Dritat e skenĂ«s” dhe Filipoviç nĂ« “Inspektori”.

NĂ« kinematografi u bĂ« pjesĂ« e filmave qĂ« sot janĂ« klasikĂ«: “Nga mesi i errĂ«sirĂ«s”, “Duel i heshtur”, “Prita”, “Njesiti gueril”, “NdĂ«rgjegjia”, “Larg barbarĂ«ve”, “Shpella e piratĂ«ve”, “Vdekja e kalit”, “Tre njerĂ«z me guna”, “GjurmĂ« nĂ« kaltĂ«rsi”, “Intendenti”, “IlegalĂ«t”, “Rrugicat qĂ« kĂ«rkonin diell”.

“U prehtĂ« nĂ« paqe!”, shkruan Gonxhja.

/r.e/

The post Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim dhe pasion appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protesta e “ShqipĂ«ria BĂ«het”, Lapaj: Koha pĂ«r bashkim kundĂ«r qeverisĂ« Ă«shtĂ« tani

TIRANË, 31 janar/ATSH/ LĂ«vizja “ShqipĂ«ria BĂ«het” organizoi sot protestĂ«n e katĂ«rt kombĂ«tare para KryeministrisĂ«, ku qytetarĂ«t mbanin pankarta me mbishkrime kundĂ«r qeverisĂ«, si dhe flamuj kombĂ«tarĂ« dhe amerikanĂ«.

Kreu i lëvizjes, Adriatik Lapaj bëri thirrje për bashkim kundër qeverisë dhe kritikoi mbrojtjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku nga kryeministri Edi Rama.

“Sot jemi nĂ« ditĂ«n 55 tĂ« qĂ«ndresĂ«s para goditĂ«s qĂ« do mbahet si godina e zaptuar. Nuk ka mĂ« kohĂ«. Koha Ă«shtĂ« tani, bashkimi duhet tĂ« ndodhĂ« tani. Secili nga ata qĂ« mĂ« dĂ«gjon ta pyesĂ« veten se pĂ«r çfarĂ« mund tĂ« rrĂ«zohet njĂ« qeveri nĂ«se nuk rrĂ«zohet kur kapet me njĂ« abuzim miliona eurosh, apo nĂ«se nuk rrĂ«zohet kur ekonomia shkon nĂ« pikiatĂ«, apo kur qindra-mijĂ«ra qytetarĂ« detyrohen tĂ« largohen”, deklaroi Lapaj.

Në protestë u bashkua edhe deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferi.

Kreu i PartisĂ« “ShqipĂ«ria BĂ«het”, Adriatik Lapaj vijon prej 55 ditĂ«sh qĂ«ndresĂ«n e tij para KryeministrisĂ«.

/r.e/

The post Protesta e “ShqipĂ«ria BĂ«het”, Lapaj: Koha pĂ«r bashkim kundĂ«r qeverisĂ« Ă«shtĂ« tani appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Salla dhe Kumbaro në Gjirokastër: Fuqizim i fermerëve përmes Skemës Kombëtare 2026

TIRANË, 31 janar/ATSH/ Ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla dhe ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro Furxhi, njĂ«kohĂ«sisht drejtuese politike e qarkut tĂ« GjirokastrĂ«s, zhvilluan sot njĂ« bashkĂ«bisedim tĂ« hapur me fermerĂ« tĂ« GjirokastrĂ«s, TepelenĂ«s, KĂ«lcyrĂ«s, Memaliajt, Dropullit, PĂ«rmetit dhe LibohovĂ«s, me fokus tĂ« veçantĂ« te sektori i blegtorisĂ«, i cili mbetet shtylla kryesore e ekonomisĂ« lokale.

Gjatë takimit u diskutuan nevojat reale të fermerëve, potencialet prodhuese të zonave blegtorale dhe mënyrat se si ato mund të fuqizohen përmes Skemës Kombëtare 2026, e ndërtuar mbi bazën e përvojës së terrenit dhe të fermerëve.

Ministri Salla theksoi se për vitin 2026 është planifikuar një mbështetje e lartë për bujqësinë.

Me një fond prej 119 milionë eurosh, qeveria mundëson investime për prodhimin e produkteve konkurruese për tregjet europiane.

Mbështetja për fermerët do të realizohet përmes një kombinimi të instrumenteve financiare, duke përfshirë subvencione direkte, skema grantesh dhe garanci shtetërore deri në 70%, me qëllim rritjen e prodhimit, zhvillimin e sipërmarrjeve bujqësore dhe forcimin e qëndrueshmërisë së ekonomisë rurale.

Takimi u shoqërua me një dialog të hapur me fermerët, të cilët theksuan rëndësinë e investimeve në sektorin e blegtorisë si faktor kyç për zhvillimin e zonës dhe krijimin e mundësive të reja ekonomike.

/r.e/ /a.g/

The post Salla dhe Kumbaro në Gjirokastër: Fuqizim i fermerëve përmes Skemës Kombëtare 2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lamtumirë Fitim Makashi, një emër që la gjurmë në Teatrin Kombëtar

TIRANË, 31 janar/ATSH/ Ka ndĂ«rruar jetĂ« sot nĂ« moshĂ«n 82-vjeçare aktori i njohur i kinemasĂ« dhe teatrit shqiptar, Fitim Makashi.

Teatri Kombëtar i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë komunitetit artistik për ndarjen nga jeta të aktorit Makashi, një prej figurave që ka dhënë një kontribut të çmuar në historinë e këtij institucioni.

“Puna dhe pĂ«rkushtimi i tij nĂ« skenĂ« dhe jashtĂ« saj lanĂ« gjurmĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme nĂ« jetĂ«n artistike dhe nĂ« kujtesĂ«n e Teatrit KombĂ«tar. Ai do tĂ« mbahet mend pĂ«r profesionalizmin, pasionin dhe dashurinĂ« pĂ«r artin”.

I lindur më 10 prill 1944 në Gjirokastër, Fitim Makashi kreu studimet për aktrim në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe u angazhua për vite me radhë në Teatrin Popullor, ku interpretoi dhjetëra role në drama dhe komedi, duke u vlerësuar për seriozitetin dhe natyrshmërinë e tij në skenë.

Makashi la gjurmĂ« tĂ« pashlyeshme edhe nĂ« kinematografinĂ« shqiptare, duke interpretuar nĂ« filma tĂ« njohur qĂ« nga vitet ’60 deri nĂ« fillim tĂ« viteve ’90. Midis filmave ku luajti pĂ«rfshihen: “Dueli i heshtur” (1967), “Prita” (1968), “NjĂ«siti gueril” (1969), “NdĂ«rgjegja” (1972), “Rugicat qĂ« kĂ«rkonin diell” (1975), “NĂ« fillim tĂ« verĂ«s” (1975), “IlegalĂ«t” (1976), “Nga mesi i errĂ«sirĂ«s” (1978), “Intendenti” (1980), “GjurmĂ« nĂ« kaltĂ«rsi” (1981), “Tre njerĂ«z me guna” (1985), “Shpella e piratĂ«ve” (1991) dhe “Vdekja e kalit” (1992). Interpretimet e tij u dalluan pĂ«r karakter tĂ« fortĂ« dhe prani tĂ« veçantĂ« artistike, duke e bĂ«rĂ« pjesĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« brezit qĂ« ndĂ«rtoi identitetin e kinemasĂ« shqiptare.

Përveç karrierës si aktor, Fitim Makashi kontribuoi si pedagog, duke ndihmuar në formimin e brezave të rinj të artistëve shqiptarë.

Trashëgimia e tij artistike dhe ndikimi në teatrin dhe filmin shqiptar mbeten pjesë e rëndësishme e kujtesës kulturore kombëtare.

Stili artistik i Fitim Makashit karakterizohej nga një thellësi emocionale dhe një interpretim i natyrshëm, që e bën çdo rol të tij të paharrueshëm. Me një aftësi të jashtëzakonshme për të sjellë personazhe kompleksë në skenë dhe ekran, ai ka krijuar portrete autentike që mbeten të ngulitura në kujtesën e publikut. Qasja e tij ndaj aktrimit është e ndjeshme dhe e detajuar, duke i dhënë një dimension të veçantë çdo figure që ka interpretuar. Nën elegancën e tij artistike fshihet një forcë e madhe shprehëse, që ka kontribuar në zhvillimin e teatrit dhe kinemasë shqiptare.

Fitim Makashi është babai i artistit Redon Makashi.

Publiku shqiptar nderon kujtimin e tij dhe rolin që luajti në zhvillimin e artit skenik dhe kinematografik në vend.

/r.e/ /a.g/

The post Lamtumirë Fitim Makashi, një emër që la gjurmë në Teatrin Kombëtar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parku i ri pranĂ« BunĂ«s, “mushkĂ«ri e re” pĂ«r ShkodrĂ«n


TIRANË, 31 janar/ATSH/ Punimet pĂ«r ndĂ«rtimin e parkut rekreativ pranĂ« UrĂ«s sĂ« BunĂ«s nĂ« ShkodĂ«r, pjesĂ« e projektit pĂ«r transformimin urban tĂ« hyrjes sĂ« qytetit, vijojnĂ« sipas planit dhe pritet tĂ« krijojnĂ« njĂ« hapĂ«sirĂ« moderne, tĂ« gjelbĂ«r dhe tĂ« aksesueshme pĂ«r qytetarĂ«t.

Parku shtrihet nĂ« njĂ« sipĂ«rfaqe prej rreth 18 hektarĂ«sh dhe do tĂ« jetĂ« njĂ« zonĂ« multifunksionale pĂ«r pushim, rekreacion dhe aktivitete nĂ« natyrĂ«, duke u konceptuar si “mushkĂ«ri e re” pĂ«r qytetin.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri i punimeve dhe theksoi se projekti synon të krijojë një hapësirë të hapur për familjet, të rinjtë dhe të gjithë qytetarët, duke përmirësuar cilësinë e jetesës dhe duke shtuar hapësirat publike.

“NjĂ« hapĂ«sirĂ« prej 18 hektarĂ«sh, e dominuar nga gjelbĂ«rimi, qĂ« po merr formĂ« si “mushkĂ«ria e re” e qytetit njĂ« zonĂ« e hapur pĂ«r familjet, tĂ« rinjtĂ« dhe tĂ« gjithĂ« ata qĂ« duan natyrĂ«n, qetĂ«sinĂ« dhe cilĂ«sinĂ« e jetesĂ«s”, theksoi Rama.

Sipas Kryeministrit, hyrja e Shkodrës nuk po ndryshon vetëm pamje, por po fiton një dimension të ri, më shumë hapësirë publike, më shumë gjelbërim, më shumë jetë.

Punimet përfshijnë sistemimin e territorit, krijimin e shtigjeve pedonale, hapësirave çlodhëse dhe ambienteve rekreative, duke ruajtur harmoninë me mjedisin përreth. Parku ndodhet mes Bunës dhe rrugës kryesore hyrëse të qytetit dhe kombinon zonat e gjelbra me hapësirat për pushim, këndet e lojrave për fëmijë, zonat sportive dhe të piknikut.

Një element i veçantë janë Kopshtet e Pazarit të Vjetër, të cilat pasqyrojnë rëndësinë historike të Pazarit të Shkodrës për qytetin dhe për Ballkanin. Kopshtet përbëhen nga 30 dhoma, që ngjasojnë me rrugicat e pazarit të ndara sipas zejeve, ndërsa gjeometria e tyre është e frymëzuar nga motivet e veshjeve tradicionale të ekspozuara në Muzeun Historik të Shkodrës.

Këndet e lojrave për fëmijë përbëhen nga pesë ishuj lojërash me programe argëtuese për fëmijët e moshave të ndryshme, ndërsa zona e lojërave të tavolinës është e dedikuar për shah, pingpong dhe lojëra të tjera për të gjitha moshat.

Vëmendje e veçantë është kushtuar gjelbërimit. Pemët ekzistuese ruhen dhe parku do të pasurohet me bimësi të re, duke përfshirë pemë të larta, shkurre dhe bimë të ulëta, për të krijuar një hapësirë të bukur, natyrale dhe të qëndrueshme për qytetarët.

/r.e/

The post Parku i ri pranĂ« BunĂ«s, “mushkĂ«ri e re” pĂ«r ShkodrĂ«n appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Akreditohen 71 institucione shëndetësore gjatë 2025-ës

TIRANË, 31 janar/ATSH/ Operatori i ShĂ«rbimeve tĂ« Kujdesit ShĂ«ndetĂ«sor pĂ«rmbylli procesin e akreditimit tĂ« institucioneve shĂ«ndetĂ«sore pĂ«r vitin 2025, njĂ« proces qĂ« synon rritjen e sigurisĂ« sĂ« pacientĂ«ve dhe pĂ«rmirĂ«simin e vazhdueshĂ«m tĂ« cilĂ«sisĂ« sĂ« shĂ«rbimeve shĂ«ndetĂ«sore nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin.

Gjatë këtij procesi janë akredituar gjithsej 71 institucione shëndetësore, nga të cilat 66 qendra shëndetësore, 4 spitale bashkiake dhe 1 spital rajonal.

Sipas Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, procesi i akreditimit shërben si një mekanizëm i rëndësishëm për garantimin e transparencës dhe përmirësimin e performancës së institucioneve shëndetësore, duke nxitur zbatimin e praktikave më të mira në ofrimin e shërbimeve.

Akreditimi i institucioneve shëndetësore për vitin 2025 konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt forcimit të sistemit publik të kujdesit shëndetësor, duke rritur besimin e qytetarëve dhe duke garantuar shërbime më të sigurta, më cilësore dhe më të aksesueshme për të gjithë pacientët.

Operatori thekson se procesi do të vijojë edhe në vitet në vijim, si pjesë e angazhimit për rritjen e standardeve dhe përmirësimin e vazhdueshëm të kujdesit shëndetësor në Shqipëri.

/r.e/

The post Akreditohen 71 institucione shëndetësore gjatë 2025-ës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Avokati i Popullit: MonitorojmĂ« protestĂ«n e thirrur nga “ShqipĂ«ria BĂ«het”

TIRANË, 31 janar/ATSH/ Avokati i Popullit bĂ«n tĂ« ditur se do tĂ« monitorojĂ« protestĂ«n e organizuar sot nga Partia ShqipĂ«ria BĂ«het, nĂ« kuadĂ«r tĂ« ushtrimit tĂ« mandatit tĂ« tij kushtetues pĂ«r mbrojtjen e tĂ« drejtave dhe lirive themelore tĂ« njeriut.

Sipas deklaratës së përcjellë në media, një ekip vëzhguesish të Avokatit të Popullit është angazhuar në terren, ndërsa strukturat përkatëse janë vënë në gatishmëri për të qenë të pranishme, sipas nevojës, në ambientet e komisariateve të policisë dhe institucioneve shëndetësore.

Ky angazhim, theksohet më tej, synon ndjekjen nga afër të çdo veprimi pasues dhe garantimin e respektimit të standardeve ligjore dhe të të drejtave të qytetarëve.

“Avokati i Popullit do tĂ« vijojĂ« monitorimin e situatĂ«s dhe do tĂ« ushtrojĂ« kompetencat e tij ligjore nĂ« pĂ«rputhje me zhvillimet nĂ« terren”, thuhet nĂ« deklaratĂ«.

/r.e/

The post Avokati i Popullit: MonitorojmĂ« protestĂ«n e thirrur nga “ShqipĂ«ria BĂ«het” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Transporti hekurudhor, qymyri dhe nafta mbajnë peshën kryesore

TIRANË, 31 janar/ATSH/ Transporti hekurudhor nĂ« vend shĂ«noi rĂ«nie gjatĂ« tremujorit tĂ« katĂ«rt tĂ« vitit 2025, si nĂ« transportin e mallrave, ashtu edhe nĂ« atĂ« tĂ« pasagjerĂ«ve.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga INSTAT-i, gjatë kësaj periudhe, përmes rrjetit hekurudhor u transportuan rreth 98,9 mijë tonë mallra, me një rënie prej 26% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2024.

Edhe volumi i mallrave të transportuar u ul ndjeshëm, duke zbritur në 3,36 milionë tonë kilometra, ose 25% më pak se një vit më parë.

Sipas të dhënave, transporti hekurudhor i mallrave mbetet i përqendruar kryesisht në distanca të shkurtra, ndërsa pjesën dërrmuese të ngarkesave e përbëjnë qymyri, linjiti, nafta bruto dhe gazi natyror, të cilat përfaqësojnë mbi 93% të totalit të mallrave të transportuara me hekurudhë.

Rënie e ndjeshme u regjistrua edhe në transportin e pasagjerëve. Gjatë tremujorit të katërt 2025, vetëm 178 pasagjerë udhëtuan me tren, duke shënuar një ulje prej 73,3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Aktualisht, gjatësia e rrjetit hekurudhor në shfrytëzim në Shqipëri është 253 kilometra, me linja funksionale që lidhin kufirin me Gjormin, Durrësin me Elbasanin, Rrogozhinën me Fierin dhe Fierin me Vlorën.

/r.e/

The post Transporti hekurudhor, qymyri dhe nafta mbajnë peshën kryesore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sigurimet shënojnë rritje të qëndrueshme në 2025-ën, dominojnë ato motorike

TIRANË, 31 janar/ATSH/ Tregu i sigurimeve nĂ« ShqipĂ«ri vijoi tendencĂ«n pozitive gjatĂ« vitit 2025, duke shĂ«nuar rritje tĂ« ndjeshme tĂ« tĂ« ardhurave dhe tĂ« numrit tĂ« kontratave tĂ« sigurimit.

Referuar raportit të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), të ardhurat nga primet e shkruara bruto arritën në rreth 27,1 miliardë lekë, ose 10,5% më shumë krahasuar me vitin 2024. Gjatë vitit, u lidhën gjithsej 1,68 milionë kontrata sigurimi, me një rritje vjetore prej 5,1%.

Struktura e tregut mbetet e orientuar kryesisht drejt sigurimeve të Jojetës, të cilat përbëjnë 91% të vëllimit të përgjithshëm të primeve. Sigurimet e Jetës zënë 9%, ndërsa risigurimi ka një peshë minimale. Sipas të dhënave, 62,4% e primeve i përkasin sigurimeve të detyrueshme dhe 37,6% sigurimeve vullnetare.

Gjatë vitit 2025, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve arritën në rreth 8,6 miliardë lekë, duke shënuar një ulje prej 0,8% krahasuar me vitin paraardhës. Sigurimi motorik mbetet zëri kryesor, me 6,5 miliardë lekë dëme të paguara, ose mbi 76% të totalit.

Në sigurimin e detyrueshëm motorik, primet e shkruara bruto arritën në rreth 16,9 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 12,2%. Brenda këtij segmenti, MTPL e brendshme regjistroi rritje si në prime, ashtu edhe në numrin e kontratave, ndërsa Kartoni Jeshil shënoi rritje të primeve, por ulje të kontratave. Sigurimi kufitar pati një rënie të lehtë si në vëllim, ashtu edhe në kontrata.

Sigurimet vullnetare gjatë vitit 2025 sollën të ardhura prej rreth 10,2 miliardë lekë, ose 7,9% më shumë se në vitin 2024, ndërsa numri i kontratave u rrit me 10%. Brenda tyre, sigurimet e pronës dhe përgjegjësive siguruan rreth 4,2 miliardë lekë, ku peshën kryesore e mbajnë sigurimi nga zjarri dhe dëmtimet në pronë.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit arritën në rreth 1,4 miliardë lekë, me rritje prej 3,7%, ndërsa sigurimet e Jetës shënuan një ecuri të fortë, me prime të shkruara bruto në vlerën e rreth 2,4 miliardë lekë, ose 17,6% më shumë krahasuar me vitin 2024.

/r.e/

The post Sigurimet shënojnë rritje të qëndrueshme në 2025-ën, dominojnë ato motorike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tiranë-Katania, linjë e re direkte ajrore nga muaji maj

TIRANË, 30 janar/ATSH/ Nga Aeroporti NdĂ«rkombĂ«tar i TiranĂ«s nis njĂ« linjĂ« e re ajrore direkte drejt Katanias, Itali, duke zgjeruar mĂ« tej lidhjet ajrore mes ShqipĂ«risĂ« dhe ItalisĂ« dhe duke ofruar mĂ« shumĂ« alternativa udhĂ«timi pĂ«r pasagjerĂ«t.

Linja TiranĂ«-Katania do tĂ« operojĂ« katĂ«r herĂ« nĂ« javĂ«, çdo tĂ« hĂ«nĂ«, tĂ« mĂ«rkurĂ«, tĂ« premte dhe tĂ« diel. Shitja e biletave nis mĂ« 30 janar, ndĂ«rsa fluturimi i parĂ« Ă«shtĂ« planifikuar pĂ«r mĂ« 4 maj. Çmimet e biletave nisin nga 19,99 euro.

Hapja e kësaj linje pritet të lehtësojë udhëtimet për pushime, vizita familjare dhe qëllime biznesi, si dhe të mbështesë flukset turistike dhe lidhjet ekonomike mes dy vendeve.

Katania, e vendosur në bregun lindor të Sicilisë, është një nga destinacionet më tërheqëse të Mesdheut, e njohur për trashëgiminë historike, arkitekturën baroke dhe afërsinë me malin Etna, vullkani më aktiv në Evropë.

/r.e/a.f/

The post Tiranë-Katania, linjë e re direkte ajrore nga muaji maj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Transporti ajror i pasagjerëve, rritje me 9,5% gjatë 3-mujorit të katërt 2025

TIRANË, 30 janar/ATSH/ Transporti ajror nĂ« ShqipĂ«ri shĂ«noi rritje tĂ« ndjeshme gjatĂ« tremujorit tĂ« katĂ«rt 2025.

Gjatë kësaj periudhe sipas INSTAT-it, udhëtuan gjithsej 2.611.748 pasagjerë, nga 2.385.329 pasagjerë që udhëtuan në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke shënuar një rritje prej 9,5 %.

Në transportin ajror operuan 28 shoqëri ajrore, nga të cilat 27 janë shoqëri të huaja dhe 1 shoqëri shqiptare. Në hapësirën ajrore shqiptare fluturuan 89.257 avionë, ku 82,8 % e tyre përbëhen nga mbikalime.

Sa i përket transportit të mallrave, volumi i mallrave, përfshirë postën, të hyrë dhe të dalë përmes transportit ajror ka rezultuar 743 tonë, nga të cilat 72,4 % janë mallra të hyrë dhe 27,6 % mallra të dalë. Krahasuar me tremujorin e katërt 2024, volumi i mallrave ka shënuar një rritje prej 18,9 %. /j.p/

1 nga 4

The post Transporti ajror i pasagjerëve, rritje me 9,5% gjatë 3-mujorit të katërt 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbi 13 mijë të trajnuar nga programet e formimit profesional, rritet pjesëmarrja e të rinjve dhe grave

TIRANË, 30 janar/ATSH/ GjatĂ« vitit tĂ« shkuar mbi 13 mijĂ« individĂ« nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin kanĂ« pĂ«rfituar nga programet e formimit profesional, duke shĂ«nuar njĂ« rritje prej 11% krahasuar me vitin 2024.

Referuar të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA), një pjesë e konsiderueshme e përfituesve janë të rinjtë deri në moshën 29 vjeç, ose 7642 kursantë, duke shënuar një rritje prej 22,7%, krahasuar me një vit më parë.

Njëkohësisht, 7296 gra dhe vajza kanë ndjekur programe formimi profesional, me një rritje prej 18,9%.

Të dhënat tregojnë se nga këta 1156 përfitues të grupeve në nevojë janë përfshirë në programet e aftësimit, si pjesë e skemës së ndihmës ekonomike. Gjithashtu, 356 persona nga komunitetet rome dhe egjiptiane dhe 233 persona me aftësi të kufizuara kanë marrë pjesë në këto trajnime, sipas politikave për përfshirje sociale dhe barazi në tregun e punës.

AKPA thekson se qĂ«llimi kryesor i kĂ«tyre programeve mbetet aftĂ«simi profesional cilĂ«sor dhe krijimi i mundĂ«sive tĂ« barabarta pĂ«r tĂ« gjithĂ«, me fokus te tĂ« rinjtĂ«, gratĂ« dhe grupet vulnerabĂ«l, pĂ«r t’u integruar qĂ«ndrueshĂ«m nĂ« tregun e punĂ«s.

Programet përfshijnë trajnime profesionale, mbështetje për vetëpunësim dhe masa për fuqizim ekonomik, në bashkëpunim me institucionet publike dhe partnerët e tjerë. /j.p/

The post Mbi 13 mijë të trajnuar nga programet e formimit profesional, rritet pjesëmarrja e të rinjve dhe grave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rritje e transportit të mallrave dhe pasagjerëve në porte

TIRANË, 30 janar/ATSH/ Porti i DurrĂ«sit vijon tĂ« mbetet qendra kryesore e transportit detar, duke pĂ«rfaqĂ«suar 93,8 % tĂ« volumit tĂ« mallrave tĂ« transportuara gjatĂ« tremujorit tĂ« katĂ«rt tĂ« vitit 2025, ose 1.9 milionĂ« tonĂ«, njĂ« rritje prej 5,5 % krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit tĂ« kaluar.

Volumi i mallrave të transportuara përmes detit gjatë periudhës tetor-dhjetor llogaritet 2.1 milionë tonë.

Grupet kryesore të mallrave të transportuara nëpërmjet rrugëve detare përfshijnë koksin dhe produktet e rafinuara të naftës, që përbëjnë 15,2 % të volumit të përgjithshëm të mallrave, metale bazë dhe produkte metalike të fabrikuara, përveç makinerive dhe pajisjeve, me 12,5 %, si dhe produkte të tjera minerale jo metalike, me 12,2 %.

Një pjesë tjetër e konsiderueshme e transportit përbëhet nga qymyri dhe linjiti, nafta bruto dhe gazi natyror, që zënë 11,3 % të volumit të mallrave të dërguara përmes porteve.

Në katër porte detare, të Durrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe porti i Limjonit (Sarandë), gjatë këtij tremujori kanë hyrë dhe dalë 268 anije, kryesisht të huaja, ndërsa numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar përmes portave është 221.628, ku Durrësi udhëhiqet me 61,9 % të totalit, ndjekur nga Saranda me 30,8 % dhe Vlora me 7,3 %.

Importet dominuan tregun me 64,5 % të totalit të mallrave të transportuara, ndërsa eksportet përbënin 35,3 %. /j.p/

1 nga 4

The post Rritje e transportit të mallrave dhe pasagjerëve në porte appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ibrahimaj: Kualifikim profesional dhe marrëveshje për punonjës të huaj për plotësimin e mungesave në treg

TIRANË, 30 janar/ATSH/ Ministrja e EkonomisĂ« dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot gjatĂ« mbledhjes sĂ« KĂ«shillit KombĂ«tar tĂ« PunĂ«s se mungesa e fuqisĂ« punĂ«tore dhe nevoja pĂ«r kualifikim janĂ« ndĂ«r prioritetet kryesore pĂ«r tregun e punĂ«s nĂ« vitin 2026.

Ministrja Ibrahimaj vuri në dukje se adresimi i mungesës së fuqisë punëtore kërkon masa të koordinuara, përfshirë kualifikimin profesional dhe marrëveshjet me vendet e treta për plotësimin e nevojave të tregut të punës.

“Siç jeni nĂ« dijeni qeveria shqiptare ka njĂ« politikĂ« pĂ«r migracionin, ka njĂ« strategji kombĂ«tare pĂ«r migracionin e cila ka tĂ« parashikuar njĂ« sĂ«rĂ« masash. Adresimi i mungesĂ«s sĂ« fuqisĂ« punĂ«tore, por edhe i fuqisĂ« punĂ«tore tĂ« kualifikuar do tĂ« jetĂ« pjesĂ« e diskutimeve tĂ« ditĂ«s sĂ« sotme, ku nĂ« fakt qeveria shqiptare ka ndĂ«rmarrĂ« masa tĂ« rĂ«ndĂ«sishme me qĂ«llim kualifikimin e fuqisĂ« punĂ«tore, por edhe me qĂ«llim plotĂ«simin e nevojave pĂ«r fuqi punĂ«tore edhe nĂ«pĂ«rmjet marrĂ«veshjeve qĂ« na jemi duke nĂ«nshkruar me vendet tĂ« treat”, tha ajo.

Në kuadër të diskutimeve u theksua rëndësia e rishikimit të Kodit të Punës dhe përafrimit të legjislacionit me standardet e Bashkimit Europian, si dhe roli i pagës minimale në përmirësimin e mirëqenies së punonjësve, ku qeveria synon rritjen graduale të saj gjatë katërvjeçarit të ardhshëm, duke e afruar atë me standardin europian, minimalisht 60% e pagës mesatare.

Një tjetër çështje është statusi i minatorit, për të cilën ministrja tha se synohet zgjidhje e qëndrueshme në bashkëpunim me palët sociale.

â€œĂ‡Ă«shtja e statusit tĂ« minatorĂ«ve dhe problematikat e lidhura me pĂ«rfitimin 1% apo 0,6% pĂ«r 1136 minatorĂ«t, Ă«shtĂ« njĂ« element qĂ« sigurisht ka marrĂ« vĂ«mendje dhe diskutime dhe nĂ« mbledhjet e mĂ«parshme tĂ« KĂ«shillit KombĂ«tar tĂ« PunĂ«s dhe besoj qĂ« sot do tĂ« kemi njĂ« diskutim shterrues pĂ«r kĂ«tĂ« çështje”, tha ajo.

NĂ« kuadĂ«r tĂ« reformave, u prezantua gjithashtu Krijimi i Komitetit NdĂ«rministror pĂ«r Çështjet e SigurisĂ« dhe ShĂ«ndetit nĂ« PunĂ« dhe ndryshimet nĂ« ligjin pĂ«r nxitjen e punĂ«simit, tĂ« cilat synojnĂ« modernizimin e shĂ«rbimeve, digjitalizimin e proceseve, forcimin e GarancisĂ« Rinore dhe krijimin e Observatorit tĂ« Tregut tĂ« PunĂ«s.

Ministrja Ibrahimaj vlerësoi rëndësinë e dialogut social si një komponent kyç të mirëqeverisjes dhe nënvizoi se konstituimi i ri i Këshillit Kombëtar të Punës dhe mbledhja e parë që në muajin janar janë hapa konkretë për forcimin e tij. /j.p/

The post Ibrahimaj: Kualifikim profesional dhe marrëveshje për punonjës të huaj për plotësimin e mungesave në treg appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbi 1 milion mjete rrugore, dominojnë Volkswagen dhe Mercedes

TIRANË, 30 janar/ATSH/ NĂ« tremujorin e katĂ«rt tĂ« vitit 2025, numri i mjeteve rrugore nĂ« qarkullim nĂ« ShqipĂ«ri arriti nĂ« 1.048.092, me autoveturat qĂ« pĂ«rbĂ«jnĂ« 80,8 % tĂ« totalit, ndĂ«rsa motorĂ«t pĂ«rbĂ«jnĂ« 6,1 % dhe automjetet pĂ«r transport tĂ« pĂ«rzier 5,8 %.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave (INSTAT), Tirana zë peshën më të madhe të mjeteve, me 34,7 % të totalit, e ndjekur nga Durrësi me 13,6 %. Numrin më të ulët e kanë Gjirokastra dhe Kukësi, përkatësisht 2,1 % dhe 2,4 %.

Gjatë këtij tremujori janë regjistruar për herë të parë 24.854 mjete, nga të cilat 81,2 % ishin autovetura. Qarku i Tiranës kryeson regjistrimet e reja, me 40,3 % të totalit.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024, numri total i mjeteve është rritur me 9,3 %, ndërsa regjistrimet e reja kanë shënuar rritje prej 8,5 %.

Në mesin e automjeteve të regjistruara për herë të parë, Volkswagen kryeson me 18,6 %, ndjekur nga Mercedes-Benz me 17,5 %. /j.p/

The post Mbi 1 milion mjete rrugore, dominojnë Volkswagen dhe Mercedes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

StartupBlink 2026: Shqipëria e 8-ta në Europë për kushte fiskale të favorshme

TIRANË, 29 janar/ATSH/ ShqipĂ«ria po konsolidon gradualisht pozicionin e saj si njĂ« nga mjediset mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme tĂ« biznesit nĂ« Ballkan, sipas raportit mĂ« tĂ« fundit tĂ« StartupBlink – Innovators Business Environment Index (IBEI) 2026. Vendi renditet i 3-ti nĂ« Ballkan pĂ«r rregullimin dhe qeverisjen, duke reflektuar pĂ«rmirĂ«sime tĂ« dukshme nĂ« kuadrin ligjor, rregullator dhe procedural.

Në renditjen e përgjithshme të indeksit, Shqipëria zë vendin e 60-të në nivel global dhe të 35-të në Europë, ndërsa në Ballkan pozicionohet e 8-ta për mjedisin e biznesit të inovatorëve. Ky rezultat vlerësohet si domethënës, pasi tejkalon renditjen e Shqipërisë në Global Startup Ecosystem Index 2025, duke treguar se kushtet themelore të mjedisit të biznesit po zhvillohen më shpejt sesa vetë rezultatet e ekosistemit të startup-eve.

Raporti thekson se ShqipĂ«ria renditet e 3-ta nĂ« Ballkan nĂ« kategorinĂ« funksionale “rregullim dhe qeverisje”, e cila mat efikasitetin e institucioneve, transparencĂ«n dhe qartĂ«sinĂ« e rregullave pĂ«r sipĂ«rmarrjen. Po ashtu, vendi pozicionohet i 4-ti nĂ« EuropĂ«n Jugore dhe i 8-ti nĂ« EuropĂ« pĂ«r taksimin, duke reflektuar vlerĂ«sime relativisht pozitive pĂ«r kushtet fiskale dhe nivelin e tatimit mbi fitimin.

“ShqipĂ«ria renditet e 3-ta nĂ« Ballkan pĂ«r rregullimin dhe qeverisjen e biznesit, qĂ« mat sa efikase, tĂ« qarta dhe tĂ« parashikueshme janĂ« rregullat ligjore dhe procedurat.
NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, vendi renditet i 4-Ă«rt nĂ« EuropĂ«n Jugore dhe i 8-ti nĂ« EuropĂ« pĂ«r tatimet, duke treguar se kushtet fiskale pĂ«r bizneset janĂ« relativisht tĂ« favorshme”, citohet raporti.

Në nivel parametrash, disa tregues kontribuojnë ndjeshëm në performancën e përgjithshme të Shqipërisë. Hapja tregtare, norma e tatimit mbi korporatat, si dhe normat e kreditimit dhe aksesit në financë vlerësohen brenda 25 përqindëshit më të mirë të vendeve të përfshira në indeks.

MegjithatĂ«, raporti evidenton se “aksesi nĂ« kapital dhe infrastruktura financiare” mbetet njĂ« fushĂ« ku ShqipĂ«ria ka ende hapĂ«sirĂ« pĂ«r pĂ«rmirĂ«sim, veçanĂ«risht nĂ« lidhje me kanalet e investimit, lidhjet bankare dhe pĂ«rdorimin e instrumenteve financiare bashkĂ«kohore.

Sipas analizës së StartupBlink, vitet e fundit Shqipëria ka ristrukturuar bazat e mjedisit të saj të biznesit përmes digjitalizimit të shërbimeve, thjeshtimit të procedurave dhe rritjes së hapjes ndaj investimeve të huaja. Regjistrimi online i bizneseve dhe reduktimi i barrierave administrative kanë lehtësuar hyrjen e sipërmarrësve të rinj në treg.

Investimet në teknologji, turizëm, bujqësi dhe energji mbeten në qendër të politikave ekonomike, ndërsa institucione si Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Qendra Kombëtare e Biznesit luajnë rol kyç në mbështetjen e kompanive dhe investitorëve.

“Hapja ndaj investimeve Ă«shtĂ« zgjeruar, rregulloret janĂ« rishikuar dhe pozicioni i vendit mes tregjeve rajonale dhe atyre europiane Ă«shtĂ« shndĂ«rruar nga njĂ« fakt gjeografik nĂ« njĂ« aset strategjik. Me kalimin e regjistrimit tĂ« kompanive nĂ« format online dhe reduktimin e hapave procedurale, nisja e njĂ« biznesi ka kaluar nga njĂ« pengesĂ« administrative nĂ« njĂ« proces rutinĂ«. KĂ«to ndryshime kanĂ« ndihmuar nĂ« krijimin e njĂ« komuniteti sipĂ«rmarrĂ«s mĂ« tĂ« sigurt, tĂ« mbĂ«shtetur nga njĂ« forcĂ« punĂ«tore e re nĂ« moshĂ«, e cila po pĂ«rvetĂ«son me shpejtĂ«si aftĂ«si tĂ« reja. Investimet e huaja pĂ«rbĂ«jnĂ« njĂ« shtyllĂ« kryesore tĂ« mendimit ekonomik tĂ« qeverisĂ«. Teknologjia, turizmi, bujqĂ«sia dhe energjia janĂ« nĂ« qendĂ«r tĂ« kĂ«saj agjende, duke reflektuar sektorĂ« me potencial pĂ«r pĂ«rfitime afatgjata. Disa institucione ndihmojnĂ« nĂ« shndĂ«rrimin e kĂ«tyre ambicieve nĂ« praktikĂ«. NjĂ« prej tyre Ă«shtĂ« Agjencia Shqiptare e Zhvillimit tĂ« Investimeve (AIDA), e cila asiston kompanitĂ« nĂ« orientimin pĂ«r lejet dhe mekanizmat e incentivave. Qendra KombĂ«tare e Biznesit bashkon regjistrimin dhe licencimin nĂ« njĂ« ndĂ«rfaqe tĂ« vetme digjitale, duke reduktuar vonesat tipike tĂ« sistemeve tĂ« mĂ«parshme. Dhomat e tregtisĂ«, pĂ«rfshirĂ« DhomĂ«n e TregtisĂ« dhe IndustrisĂ« TiranĂ«, u ofrojnĂ« bizneseve tĂ« vogla akses nĂ« rrjete, pĂ«rfaqĂ«sim dhe mbĂ«shtetje tĂ« pĂ«rditshme. KĂ«to reforma e kanĂ« shtyrĂ« ShqipĂ«rinĂ« drejt njĂ« mjedisi biznesi mĂ« koherent dhe tĂ« parashikueshĂ«m. Institucionet funksionojnĂ« me mĂ« shumĂ« qartĂ«si, transparenca Ă«shtĂ« pĂ«rmirĂ«suar dhe rruga pĂ«r themeluesit dhe investitorĂ«t Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« mĂ« e lehtĂ« pĂ«r t’u ndjekur”, citohet raporti.

Në kontekstin e Evropës Juglindore, raporti e përshkruan Shqipërinë si një treg që po ofron gjithnjë e më shumë parashikueshmëri institucionale, qartësi rregullatore dhe një bazë më të qëndrueshme për ndërtimin e operacioneve afatgjata të biznesit, veçanërisht për sipërmarrjet inovative dhe investitorët që kërkojnë tregje në zhvillim. /j.p/

https://www.startupblink.com/ibei-report

1 nga 4

The post StartupBlink 2026: Shqipëria e 8-ta në Europë për kushte fiskale të favorshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌