Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Beci: Kriposje e aksit Bogë-Theth në kushte ekstreme moti

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Ekipet e punës së bashkisë Shkodër, janë në terren duke punuar për kriposjen e aksit Bogë-Theth.

Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci njoftoi se pavarësisht kushteve ekstreme të motit, me temperatura shumë të ulëta, nga -8°C deri në -15°C, po punohet intensivisht për kriposjen e aksit Bogë–Theth.

Beci tha se qëllimi është që të garantohet qarkullimi i mjeteve në këtë aks dhe rritja e sigurisë për drejtuesit e tyre.

Autoritetet lokale u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në zonat malore dhe të përdorin goma dimërore, ndërsa aksioni do të vijojë.

Reshjet e dëborës kanë përfshirë zonat veriore të vendit, por pastrimi i akseve kombëtare po bëhet rregullisht duke i mbajtur ato të hapura për qarkullimin.

/e.i/j.p/

The post Beci: Kriposje e aksit Bogë-Theth në kushte ekstreme moti appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dhjetëra milion euro tendera, kush po e mbron kompaninë “Consulting Albania” që favorizoi Benet Beci

Gazetarja Ola Xama ka reaguar për çështjen që ka çuar për gjykim kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci, duke ngritur pyetjen: pse kompania përfituese e tenderit nuk është nën hetim? Në një postim në Facebook, ajo shkruan se ndërsa SPAK ka marrë të pandehur ish-drejtues të KESH-it për favorizim dhe manipulim të procedurave, kompania “Consulting & […]

The post Dhjetëra milion euro tendera, kush po e mbron kompaninë “Consulting Albania” që favorizoi Benet Beci appeared first on BoldNews.al.

SPAK çon Becin për gjykim/ Bashkiaku i Shkodrës nën akuzë, si ish drejtor i KESH

SPAK ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Shkodrës Benet Beci dhe ndaj 6 zyrtarëve të tjerë, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera. Kryebashkiaku Beci akuzohet nga SPAK se gjatë kohës që drejtonte Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare se ka shkelur ligjin në tenderin për “Zhvillimin strategjik të sektorit energjetik” në vitin 2019.

I pandehuri Benet Beci, në detyrën e Administratorit të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare sh.a., në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, në bashkëpunim me anëtarët e njësisë së prokurimit, kanë paracaktuar dhe krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për shoqërinë fituese të kësaj procedure prokurimi.

6 të pandehurit e tjerë kanë qenë anëtarë të njësisë së prokurimit dhe të komisionit të vlerësimit të ofertave, të cilët akuzohen se paracaktuan dhe krijuan avantazhe për shoqërinë fituese të tenderit.
Benet Beci, Adela Ruko, Edlira Mitrushi, Jonid Kazani, Yllka Nishku, Premtim Dauti, Rudin Gjoni
SPAK i komunikoi mbylljen e hetimeve kryebashkiakut të Shkodrës më 19 dhjetor 2025, ndaj tij u regjistrua procedim penal për shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike, kryer në bashkëpunim, më 23 tetor të vitit 2024.
Hetimet nisën pas zbërthimit të telefonit të ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberit, ku u zbuluan biseda kompromentuese për abuzimin me këtë tender. Benet Beci është hetuar në gjendje të lirë, teksa veprën penale, thotë SPAK, e ka kryer në kohën kur ka mbajtur detyrën e titullarit të KESH (Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare).

SPAK dërgon për gjykim Benet Becin dhe gjashtë të tjerë

TIRANË, 9 janar /ATSH/ Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka paraqitur kërkesën për gjykim në ngarkim të pandehurve: Benet Beci, Adela Ruko, Edlira Mitrushi, Jonid Kazani, Yllka Nishku, Premtim Dauti, Rudin Gjoni, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

SPAK njoftoi se “objekt i këtij hetimi është një procedurë prokurimi e zhvilluar nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare sh.a., me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik (Projekt Kërkimor)”, me nr. REF-46463-12-18-2019, me fond limit 69,500,000 (gjashtëdhjetë e nëntë milionë e pesëqind mijë) lekë”.

Sipas SPAK hetimi është nisur kryesisht mbi bazën e referimit të akteve nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

“Nga aktet e administruara ka rezultuar se, gjatë zhvillimit të kësaj procedure prokurimi, janë evidentuar rrethana fakti për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, në lidhje me veprimet e kundërligjshme të titullarit të autoritetit kontraktor, anëtarëve të njësisë së prokurimit dhe anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave. Këto veprime kanë konsistuar në përllogaritjen e fondit limit, hartimin e termave të referencës, përcaktimin e kritereve në dokumentacionin standard të tenderit, si dhe në fazën e vlerësimit të ofertave”, njoftoi SPAK.

Konkretisht, sipas SPAK “nga analizimi i provave të siguruara përmes përdorimit të teknikave të posaçme të hetimit, provave materiale të sekuestruara gjatë kontrollit në banesën e personit të marrë si i pandehur në një procedim tjetër, shtetasit Evis Berberi (bashkëshorti i të pandehurës Adela Ruko), si dhe nga kryerja e veprimeve të tjera hetimore në kuadër të këtij hetimi, ka rezultuar se:

“I pandehuri Benet Beci, në detyrën e Administratorit të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare sh.a., në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, në bashkëpunim me anëtarët e njësisë së prokurimit, të pandehurit Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, si dhe me anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, të pandehurit Adela Ruko, Rudin Gjoni, Premtim Dauti, kanë paracaktuar dhe krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për shoqërinë fituese të kësaj procedure prokurimi, “Consulting & Management Albania” sh.p.k”.

Sipas SPAK në këtë procedurë prokurimi janë evidentuar veprime në kundërshtim me disa nene të ligjit “Për prokurimin publik”.

/m.q/a.f/

The post SPAK dërgon për gjykim Benet Becin dhe gjashtë të tjerë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dosja e Benet Becit në GJKKO, e pandehur edhe bashkëshortja e Evis Berberit

Prokuroria e posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim sot kryebashkiakun e Shkodrës Benet Beci dhe zyrtarë të tjerë, lidhur me veprën penale të “Shkeljes së abrazisë në tendera”. Bëhet fjalë për Benet Becin, Adela Rukon, Edlira Mitrushin, Jonid Kazanin, Yllka Nishkun, Premtim Dautin dhe Rudin Gjonin. Adela Ruko është bashkëshortja e ish […]

The post Dosja e Benet Becit në GJKKO, e pandehur edhe bashkëshortja e Evis Berberit appeared first on BoldNews.al.

Tenderi 800 mijë euro “për Harvardin”, SPAK dërgon për gjykim Benet Becin dhe 6 zyrtarë të KESH-it

Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci, i cili akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, së bashku me gjashtë persona të tjerë. Hetimi lidhet me një procedurë të zhvilluar në kohën kur Beci drejtonte KESH-in, në fund të vitit 2019 për një kontratë studimore me vlerë rreth 800 mijë […]

The post Tenderi 800 mijë euro “për Harvardin”, SPAK dërgon për gjykim Benet Becin dhe 6 zyrtarë të KESH-it appeared first on BoldNews.al.

Benet Beci dërgohet në gjykim për abuzime me tenderin e KESH

Prokuroria e Posaçme njoftoi të premten se ka dërguar për gjykim kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, i akuzuar për shkelje të barazisë në tendera gjatë kohës që drejtonte Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, KESH, përmes favorizimit të një kompanie private në prokurimin me vlerë 69.5 milionë lekë. Bashkë me Becin akuzohen edhe gjashtë ish-vartës të […]

The post Benet Beci dërgohet në gjykim për abuzime me tenderin e KESH appeared first on Reporter.al.

SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci dhe disa zyrtarë, ja për çfarë akuzohen

✇Albeu
By: M C

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 08.01.2026, ka paraqitur kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 196 të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve: Benet Beci, Adela Ruko, Edlira Mitrushi, Jonid Kazani, Yllka Nishku, Premtim Dauti, Rudin Gjoni, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal.

Objekt i këtij hetimi është një procedurë prokurimi e zhvilluar nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare sh.a., me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik (Projekt Kërkimor)”, me nr. REF-46463-12-18-2019, me fond limit 69,500,000 (gjashtëdhjetë e nëntë milionë e pesëqind mijë) lekë.

Hetimi është nisur kryesisht mbi bazën e referimit të akteve nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Nga aktet e administruara ka rezultuar se, gjatë zhvillimit të kësaj procedure prokurimi, janë evidentuar rrethana fakti për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, në lidhje me veprimet e kundërligjshme të titullarit të autoritetit kontraktor, anëtarëve të njësisë së prokurimit dhe anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave. Këto veprime kanë konsistuar në përllogaritjen e fondit limit, hartimin e termave të referencës, përcaktimin e kritereve në dokumentacionin standard të tenderit, si dhe në fazën e vlerësimit të ofertave.

Konkretisht, nga analizimi i provave të siguruara përmes përdorimit të teknikave të posaçme të hetimit, provave materiale të sekuestruara gjatë kontrollit në banesën e personit të marrë si i pandehur në një procedim tjetër, shtetasit Evis Berberi (bashkëshorti i të pandehurës Adela Ruko), si dhe nga kryerja e veprimeve të tjera hetimore në kuadër të këtij hetimi, ka rezultuar se:

I pandehuri Benet Beci, në detyrën e Administratorit të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare sh.a., në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, në bashkëpunim me anëtarët e njësisë së prokurimit, të pandehurit Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, si dhe me anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, të pandehurit Adela Ruko, Rudin Gjoni, Premtim Dauti, kanë paracaktuar dhe krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për shoqërinë fituese të kësaj procedure prokurimi, “Consulting & Management Albania” sh.p.k.

Në këtë procedurë prokurimi janë evidentuar veprime në kundërshtim me nenet 1, 2, 20, 24 dhe 46 të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, si dhe me nenet 28 dhe 61 të VKM nr. 914, datë 29.12.2014, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”.

The post SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci dhe disa zyrtarë, ja për çfarë akuzohen appeared first on Albeu.com.

Benet Beci: Bora në Shkodër sjell magji të pastër, fëmijët protagoniste të ditës

Shkodra u mbulua sot nga bora, duke krijuar një peizazh dimëror magjik që tërhoqi vëmendjen e qytetarëve. Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, publikoi në rrjetet sociale një mesazh ku thekson se fëmijët janë protagonistët e këtij peizazhi dimëror, duke shijuar momentet e lojës dhe argëtimit në borë. Në këtë ditë të veçantë, qyteti u mbush me tinguj të qeshurash dhe skena përrallore…

Source

Riparohet ura në fshatin Bleran të Shkodrës, dalin nga izolimi 600 banorë të dy fshatrave

TIRANË, 7 janar /ATSH/ Pas dëmtimit për shkak të motit të keq dhe reshjeve të dendura të shiut, ura prej hekuri në Bleran të Shkodrës, është riparuar në kohë rekord.

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci tha se nga dëmtimi i kësaj ure mbetën të izoluara dy fshatra me rreth 600 banorë, duke shkaktuar vështirësi serioze në lëvizje dhe duke bllokuar aksesin drejt varrezave të fshatit.

Beci tha se falë reagimit të menjëhershëm dhe bashkëpunimit institucional me Ministria e Mbrojtjes, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Prefektura e Qarkut Shkodër, nën koordinimin e drejtorit të përgjithshëm Haki Çako, nisi puna për vendosjen e një ure prej hekuri, një zgjidhje e qëndrueshme për zonën.

Ndërhyrja po kryhet me profesionalizëm të lartë nga Batalioni Xhenio i Forcave të Armatosura, duke rikthyer qarkullimin normal për komunitetin e prekur.

“Pavarësisht ditëve me reshje intensive dhe prurje maksimale, situata është menaxhuar me përgjegjësi, duke pasur minimumin e problematikave në territor”, tha Beci.

Reshjet e dendura të shiut dhe moti i keq kanë sjellë problematika në infrastrukturë dhe përmbytje në disa qarqe të vendit.

/e.i/a.f/r.e/

The post Riparohet ura në fshatin Bleran të Shkodrës, dalin nga izolimi 600 banorë të dy fshatrave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Moti i keq në Shkodër, Duda: Vështirësi në qarkullim, strukturat në terren

TIRANË, 6 janar /ATSH/ Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë sjellë vështirësi në qarkullim në Shkodër dhe zonat përreth qytetit.

Prefektja e Shkodrës, Holta Duda tha sot në një prononcim për ATSH-në se situata nuk paraqet aq rrezikshmëri, sa për të nisur evakuimin e familjeve.

“Për momentin jam në Malësi të Madhe dhe po lëvizim në drejtim të Vaut të Dejës. Jemi në terren prej mëngjesit herët, me të gjitha strukturat vendore dhe ato të emergjencës për të parë nga afër situatën. Nuk ka rrezik për evakuim familjesh. Në rast të rrezikshmërisë të lartë, autoritetet janë të gjitha në koordinim për monitorim të çdo situate”, tha ajo.

Në një njoftim të Prefekturës Shkodër, lidhur me situatën nga moti i keq bëhet me dije se hidrovoret furnizohen pa ndërprerje. Prej ditës së djeshme, si pasojë e rritjes së prurjeve në kaskadën e Drinit, kanë nisur shkarkimet e kontrolluara nga HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës, me një sasi aktuale prej 700 m³/sekondë.

Komisioni i Emergjencave civile i Qarkut është në koordinim të vazhdueshëm me KESH për monitorimin e situatës dhe, deri më tani, nuk është evidentuar asnjë problematikë.

Prurjet nga përrenj në lumenj janë shtuar në sasi të konsiderueshme, por deri tani nuk janë konstatuar probleme në kanale kullimi, argjinatura. Niveli ujit nga Ura Vjetër e Bunës është poshtë kuotës së rrezikut.

Lumenjtë Drin, Kir dhe Gjadër kanë shtuar prurje, por niveli është poshtë kuotës së rrezikut për përmbytje.

Edhe Rezervuari i Shkodrës është poshtë kuotave të rrezikut për përmbytje.

Hidrovoret Vilun e Cas janë në funksion me nga pesë pompa e në gatishmëri për funksionim me kapacitet të plotë.

Bashkia Malësi e Madhe

Gjatë gjithë natës kanë vijuar reshje shiu me intensitet mesatar, të cilat vazhdojnë edhe aktualisht.

Deri në këto momente nuk raportohen raste problematike.

Fshati Flakë vijon të jetë i bllokuar si pasojë e prurjeve të Përroit.

Raportohen probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona të bashkisë Malësi e Madhe, konkretisht në Kelmend e Shkrel.

Bashkia Vau i Dejës

Vazhdojnë reshjet e shiut me intensitet të lartë.

Lumi Gjadër ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar rritje të nivelit të ujit në lagjen “Kapedani”.

Bashkia Fushë-Arrëz

Në territorin e kësaj bashkie janë evidentuar shkarje dherash dhe rënie gurësh në disa rrugë rurale.

DRV Shkodër

Sipas informacioneve nga kontraktorët e mirëmbajtjes së akseve që administrohen nga DRV Shkodër nuk ka problematika në qarkullimin rrugor.

OSHEE Shkodër

Për momentin rezulton pa energji elektrike zona e Postribës, e cila për pak kohë pritet të vendoset në punë dhe në Kelmend po punohet për rikthimin e energjisë.

Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci njoftoi se që prej ditës së djeshme, si pasojë e rritjes së prurjeve në kaskadën e Drinit, kanë nisur shkarkimet e kontrolluara nga HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës.

“Aktualisht po shkarkohet një sasi prej 700 m³/sekondë, përveç prodhimit, shkarkime këto të monitoruara dhe të menaxhuara nga specialistët e hidrocentraleve”, tha Beci.

Beci bën me dije se bashkia Shkodër është në koordinim të vazhdueshëm me KESH për menaxhimin e situatës dhe minimizimin e çdo rreziku të mundshëm për zonat e territorit të bashkisë, ndërsa deri në këto momente nuk është evidentuar asnjë problematikë.

/e.i/a.f/r.e/

The post Moti i keq në Shkodër, Duda: Vështirësi në qarkullim, strukturat në terren appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Beci: Zhbllokohet aksi Qafë Thore-Theth, nesër nis ndërhyrja për hapjen e rrugës Kir-Shosh

TIRANË, 3 janar /ATSH/ Aksi rrugor Qafë Thore-Theth është tashmë i hapur për qarkullim, pas bllokimit si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, theksoi se zhbllokimi i aksit rrugor u krye pas punës intensive në terren.

“Qarkullimi vijon normalisht, ndërsa ndërhyrjet kanë garantuar siguri për drejtuesit e mjeteve”, shkroi Beci.

Sipas Becit strukturat përgjegjëse mbeten në monitorim të vazhdueshëm, në varësi të kushteve të motit.

“Këshillohet lëvizje me kujdes dhe respektim i rregullave të sigurisë”, nënvizoi Beci.

Gjithashtu, Beci bëri të ditur se nesër do të nisë ndërhyrja për hapjen e rrugës Kir-Shosh.

“Në vendin e quajtur Gështenja e Thaçit, në Njësinë Administrative Pult, pjesë e segmentit Kir-Shosh, është evidentuar rrëshqitje inertesh, e cila ka shkaktuar bllokimin e qarkullimit rrugor. Bashkia ka organizuar grupin e ndërhyrjes dhe do të nisë punën në terren për hapjen e segmentit dhe rikthimin e qarkullimit sa më shpejt të jetë e mundur”, njoftoi Beci.

Beci u bëri thirrje qytetarëve që deri në përfundimin e punimeve të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet në këtë aks.

“Jemi në ndjekje të situatës dhe do të informojmë në vijim për çdo zhvillim”, tha ai.

/m.q/r.e/

The post Beci: Zhbllokohet aksi Qafë Thore-Theth, nesër nis ndërhyrja për hapjen e rrugës Kir-Shosh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Pashai” i Korrupsionit – Benet Beci dhe pashpirtësia e një sistemi që nuk njeh ngopje

Nga Boldnews.al Në teatrin e shëmtuar të politikës shqiptare, Benet Beci nuk është thjesht një personazh; ai është simboli i kalbëzimit të administratës që është shndërruar në një makinerisë thithëse të djersës së shqiptarëve. Ndërkohë që propaganda e paguar me paratë tona e portretizon si “rilindasin” e Shkodrës, e vërteta që fshihet pas dosjeve të SPAK-ut […]

The post “Pashai” i Korrupsionit – Benet Beci dhe pashpirtësia e një sistemi që nuk njeh ngopje appeared first on BoldNews.al.

Miratohet buxheti i bashkisë Shkodër, 15% më i lartë se viti i kaluar

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ Me 30 vota pro, 12 kundër dhe 1 abstenim, këshilli i bashkisë Shkodër miratoi sot buxhetin prej 3,4 miliardë lekësh për vitin 2026.

Në një seancë, e cila zgjati rreth katër orë, mes diskutimeve të këshilltarëve dhe prezantimeve, kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci tha se ky buxhet i sjell Shkodrës, vazhdimësinë e investimeve dhe shërbimeve ndaj banorëve të qytetit.

Beci tha se jo vetëm partneriteti me donatorët e huaj, por edhe me investimin që do të nisë këtë vit me 1,6 milionë euro në banesat për të pastrehët, vëmendja e buxhetit do të jetë për të gjithë shtresat dhe nevojat.

Florjan Bianku, anëtar i PD në këshillin bashkiak, u shpreh se “buxheti 2026 ka nevojë për më shumë lidhje me jetën reale të qytetarëve, më shumë fokus te rinia, sporti dhe studentët. Më shumë cilësi, mirëmbajtje dhe përfundim në kohë të investimeve”.

Para votimit të projektbuxhetit, kryebashkiaku Beci i ftoi të gjithë që ta miratojnë këtë dokument të rëndësishëm për Shkodrën, duke përcjellë mesazhin e bashkëpunimit dhe jo të një lufte apo spektakli politik në dëm të Shkodrës.

Këshilltari për mediet pranë kësaj bashkie, Ergys Kavaja tha për ATSH se në shifra, buxheti i bashkisë Shkodër për vitin 2026 është 15% më i lartë se një vit më parë, ndërkohë që sa i takon investimeve të parashikuara për vitin e ardhshëm, do të realizohen 80% më shumë investime se një vit më parë.

I ndarë sipas sektorëve dhe zërave për vitin 2026, ky buxhet për Shkodrën do të ketë sërish në fokus infrastrukturën, investimet qeveritare, bashkëpunimin me donatorët e huaj, por edhe shtresat sociale.

Sa i takon sportit, në vitin 2026 është parashikuar ndërhyrja në rikonstruksionin e plotë të pallatit të sportit “Qazim Dervishi”, kjo si një domosdoshmëri, por edhe kërkesë e komunitetit sportiv në Shkodër.

/e.i/a.f/r.e/

The post Miratohet buxheti i bashkisë Shkodër, 15% më i lartë se viti i kaluar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPAK merr zyrtarisht të pandehur Benet Becin për afera me tendera kur drejtonte KESH-in

Prokuroria e Posaçme mori të pandehur kryebashkiakuan e Shkodrës, Benet Beci, duke i komunikuar akuzën, që rëndon mbi të. Beci akuzohet për shkeljen e barazisë në tendera bashkë me 7 persona të tjerë, për tenderin “Zhvillimi strategjik i sektorit energjitik” (projekt kërkimor me fond 800 mijë euro). Në tenderin e zhvilluar në dhjetor të vitit […]

The post SPAK merr zyrtarisht të pandehur Benet Becin për afera me tendera kur drejtonte KESH-in appeared first on BoldNews.al.

Benet Beci del pas dy orësh nga SPAK

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) pas rreth dy orësh qëndrimi. Beci u paraqit këtë të premte në SPAK në kuadër të një hetimi penal që po zhvillohet ndaj tij. Ndaj Benet Becit u regjistrua procedim penal për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike, kryer në […]

The post Benet Beci del pas dy orësh nga SPAK appeared first on BoldNews.al.

Benet Beci merret i pandehur/ Për kohën kur drejtonte KESH. Dosja kalon në Gjykatë

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur kryetarin e Bashkisë së Shkodrës Benet Beci. Ai është marrë nën hetim nga SPAK për shkeljen e barazisë në tenderë apo ankande publike bashkë me 7 të tjerë.

Benet Beci u hetua në gjendje të lirë, teksa veprën penale thotë SPAK e ka kryer në kohën kur ka mbajtur detyrën e titullarit të KESH (Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare)

Ndaj tij u regjistrua procedim penal për shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike, kryer në bashkëpunim, më 23 tetor 2024. Ndërkohë, më 23 prill të 2025, prokurori Dritan Prençi e mori të pandehur kryebashkiakun socialist.

 

Pas dy orësh në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Benet Beci del nga SPAK/ Kryebashkiaku i Shkodrës “kyç” gojën para gazetarëve

✇Albeu
By: M C

Kryetari i Bashkisë Shkodrës, Benet Beci, u paraqit pasditen e së premtes (19 dhjetor) në Prokurorinë e Posaçme, ku qëndroi për rreth dy orë. Pas daljes, Beci u përball me gazetarët, por nuk bëri asnjë deklaratë, duke “kyçur” gojën dhe shmangur pyetjet mbi arsyet e paraqitjes së tij.

Kryebashkiaku socialist është nën hetim nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike. Procedimi penal ndaj tij u regjistrua më 23 tetor 2024, ndërsa më 23 prill 2025 prokurori Dritan Prençi e shpalli të pandehur.

Më herët, ai është pyetur nga prokurorët dhe ka dhënë shpjegimet lidhur me çështjen që po hetohet. Benet Beci ka mbajtur më parë detyrën e drejtorit të Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, si dhe për disa vite ka qenë drejtor i KESH-it, post nga i cili u largua në vitin 2021, kur kandidoi për deputet të Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës.

Konkretisht, Beci akuzohet për tenderin me vlerë 700 mijë euro të vitit 2019, me objekt zhvillimi strategjik i sektorit energjitik (projekt kërkimor). Bashkë me Benet Becin, nën hetim për këtë tender janë marrë edhe disa zyrtarë të tjerë me rol në Komisionin e Vlerësimit të Ofertave.

The post Pas dy orësh në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Benet Beci del nga SPAK/ Kryebashkiaku i Shkodrës “kyç” gojën para gazetarëve appeared first on Albeu.com.

SPAK mbyll hetimet për Benet Becin, kryebashkiaku socialist i Shkodrës akuzohet për tenderin 700 milionë lekë

✇Albeu
By: M C

Kryebashkiaku socialist i Shkodrës, Benet Beci është paraqitur pasditen e kësaj të premte në Prokurorinë e Posaçme, ku raportohet se janë mbyllur hetimet për një akuzë ndaj tij, dhe pritet që t’i komunikohet zyrtarisht marrja i pandehur.

Bëhet me dije se akuza ndaj Benet Becit konsiston në një tender me vlerë 700 mijë euro apo 700 milionë lekë, me objekt zhvillimin e sektorin energjitik. Nga kjo, kuptohet se bëhet fjalë për kohën kur kryebashkiaku ka qenë në krye të KESH.

Megjithatë, pritet njoftim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme për të sqaruar akuzën ndaj kryebashkiakut të Shkodrës dhe cilësinë e thirrjes së tij në SPAK.

Benet Beci ka qenë në organin më të lartë të akuzës edhe të paktën dy herë të tjera. Për herë të fundit, u mor në pyetje nga prokurorët, por kur u pyet nga gazetarët se pse ishte thirrur, kryebashkiaku i Shkodrës heshti dhe u larguar duke buzëqeshur.

Hetimi ka nisur pasi u sekuestrua telefoni i bashkëshortes së ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, ku u gjetën komunikime që lidhen me Becin, për shkak të pozicionit të saj në KESH. Sipas Lalës, Benet Beci po hetohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, me fokus tek roli i tij si ish-drejtor i KESH.

Kryebashkiaku socialist i Shkodrës u mor zyrtarisht nën hetim në nëntor të vitit të kaluar (2024) nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për shkelje kur drejtonte Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare.

The post SPAK mbyll hetimet për Benet Becin, kryebashkiaku socialist i Shkodrës akuzohet për tenderin 700 milionë lekë appeared first on Albeu.com.

Thirret në SPAK Benet Beci

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci është paraqitur pak minuta më parë në SPAK. Ndaj Benet Becit u regjistrua procedim penal për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike, kryer në bashkëpunim më 23.10.2024. Ndërkohë më 23 prill 2025, prokurori Dritan Prençi e mori të pandehur kryebashkiakun socialist. Beci akuzohet për tenderin me […]

The post Thirret në SPAK Benet Beci appeared first on BoldNews.al.

❌