Rama: Taskforcë kundër mbetjeve, plan në tre faza për frenimin e papërgjegjshmërisë qytetare
TIRANĂ, 17 janar /ATSh/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot njĂ« takim me kryebashkiakĂ«t pĂ«r sfidat e bashkive pĂ«r 2026, sezonin turistik dhe betejat e pĂ«rbashkĂ«t politike e shoqĂ«rore kundĂ«r mbetjeve plastike.
Gjatë fjalës së tij Rama bëri të ditur se do të ngrihet një taskforcë për menaxhimin e mbetjeve plastike që hidhen në territor.
Rama deklaroi se viti ka nisur me një situatë të vështirë atmosferike, e cila ka prekur një pjesë të madhe të territorit dhe komuniteteve, duke e përballur vendin me emergjenca që po bëhen gjithnjë e më sistematike për shkak të ndryshimeve klimatike.
Kreu i qeverisë shtoi se përballë intensitetit të lartë të reshjeve ka pak çfarë mund të bëhet në aspektin teknik, por theksoi se situata përkeqësohet nga faktorë që lidhen drejtpërdrejt me sjelljen njerëzore. Ai tha se qytetarë të papërgjegjshëm hedhin mbetje plastike në natyrë, duke theksuar se këto mbetje, të shtyra nga era dhe reshjet, bllokojnë pikat kyçe të rrjetit të kullimit.
Rama bëri thirrje për angazhim të përbashkët ndaj mbetjeve plastike, duke theksuar se ato janë pasojë e sjelljes njerëzore dhe kanë ndikim të madh mjedisor dhe ushqimor.
âKur gjendemi para kĂ«saj situate, agresioni tĂ« mbetjeve plastike qĂ« Ă«shtĂ« drejtpĂ«rdrejt ndikimi i njeriut, mbi kĂ«tĂ« situatĂ« duhet tĂ« vetĂ«dijesohemi dhe angazhohemi pĂ«r tĂ« ndĂ«rmarrĂ« njĂ« ofensive tĂ« pĂ«rbashkĂ«t, nĂ« nivelin vendor e qendror dhe qĂ« tĂ« angazhojmĂ« komunitetet, nga njĂ«ra anĂ« tĂ« rrisim ndjeshmĂ«rinĂ« ndaj kĂ«tij faktori dhe nga ana tjetĂ«r qĂ« tĂ« krijojmĂ« kushtet pĂ«r tĂ« vĂ«nĂ« nĂ« kontroll kĂ«tĂ« faktor kaq tĂ« dĂ«mshme jo vetĂ«m pĂ«r kĂ«to situata, por edhe pĂ«r shumĂ« çka tjetĂ«r.
âAjo qĂ« ndodh me plastikĂ«n ka dĂ«me tĂ« pariparueshme edhe pĂ«r jetesĂ«n e detit dhe pĂ«r cilĂ«sinĂ« e ushqimeve tona. Duhet tĂ« bĂ«jmĂ« çmos pĂ«r ta frenuar kĂ«tĂ« lemeri papĂ«rgjegjshmĂ«rie qytetare tĂ« kujtdo qoftĂ« ndĂ«r ne si popull qĂ« jeton nĂ« kĂ«tĂ« vend dhe ndĂ«r ne si komb qĂ« kĂ«tĂ« vend e kemi vendin e destinacionit kryesor turistik. Kjo Ă«shtĂ« punĂ« shqiptare, ky Ă«shtĂ« krim shqiptar. Nuk Ă«shtĂ« njĂ« krim qĂ« mund tĂ« vĂ«mĂ« gishtin pĂ«r tĂ« gjetur bashkĂ«fajtor tĂ« turistĂ«t e huajâ, tha Rama.
Për të adresuar këtë problem, kreu i qeverisë kërkoi krijimin e një task-force të përbashkët mes qeverisë dhe pushtetit vendor për të hartuar një plan tre-fazor, që përfshin sensibilizimin dhe veprimin në shumë dimensione.
âPĂ«r kĂ«tĂ« duhet tĂ« marrim masa tĂ« shpejta. Kjo Ă«shtĂ« arsye pse i kam kĂ«rkuar ministrit tĂ« pushtetit vendor qĂ« tĂ« ngrejĂ« njĂ« task-forcĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t mes qeverisĂ« dhe pushteti vendor, pĂ«rbĂ«rĂ« nga pĂ«rfaqĂ«sues kyç tĂ« qeverisĂ« dhe disa pĂ«rfaqĂ«sues nga ju pĂ«r tĂ« konceptuar njĂ« plan me tre faza; afatshkurtĂ«r, afatmesĂ«m dhe afatgjatĂ«, tĂ« pĂ«rbashkĂ«t, 360 gradĂ« qĂ« nga sensibilizimi deri tek veprimi nĂ« shumĂ« dimensioneâ, tha Rama.
/m.q/j.p/
The post Rama: Taskforcë kundër mbetjeve, plan në tre faza për frenimin e papërgjegjshmërisë qytetare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.