❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Reshjet intensive, Sako: 1314 banesa janë verifikuar për dëmet në Durrës

TIRANË, 8 janar /ATSH/ Kryetarja e BashkisĂ« sĂ« DurrĂ«sit, Emiriana Sako, theksoi sot se, situata nĂ« territorin e BashkisĂ« DurrĂ«s vijon tĂ« jetĂ« e vĂ«shtirĂ« si pasojĂ« e reshjeve intensive tĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit.

Sako nënvizon se, të gjitha strukturat e bashkisë janë në terren dhe po punojnë pa ndërprerje për përballimin e situatës dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve.

Kryebashkiakja u shpreh se, grupet e specialistëve të bashkisë Durrës po vijojnë paralelisht verifikimin dhe evidentimin e dëmeve në të gjitha zonat ku kushtet e terrenit e lejojnë.

Sako nënvizoi se, deri më tani janë verifikuar 1,314 banesa në të gjithë territorin, ndërsa për 527 prej tyre janë mbajtur aktet përkatëse të konstatimit të dëmeve.

Kryebashkiakja e DurrĂ«sit thekson se, procesi i evidentimit tĂ« dĂ«meve vazhdon dhe se bashkia mbetet nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« plotĂ« pĂ«r t’i ardhur nĂ« ndihmĂ« qytetarĂ«ve tĂ« prekur.

/gj.m/j.p/

The post Reshjet intensive, Sako: 1314 banesa janë verifikuar për dëmet në Durrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hapësira e braktisur buzë Parkut të Artit në Kinostudio do të kthehet në kinema verore

TIRANË, 8 janar /ATSH/ Arkivi Qendror ShtetĂ«ror i Filmit (AQSHF) po ndĂ«rmerr njĂ« nismĂ« tĂ« re kulturore qĂ« synon rigjallĂ«rimin e njĂ« hapĂ«sire tĂ« lĂ«nĂ« pas dore prej mĂ« shumĂ« se 25 vitesh, duke e shndĂ«rruar atĂ« nĂ« Kinema Verore “Drita”.

Hapësira, e mbuluar prej vitesh nga ferra dhe e shoqëruar me problematika të shumta infrastrukturore, do të marrë jetë si një qendër e hapur kulturore me shfaqje filmash dhe vepra arti, duke ofruar një qasje të re shprese, bashkëpunimi dhe dashamirësie për komunitetin.

Kinema Verore “Drita” do tĂ« pozicionohet buzĂ« Parkut tĂ« Artit nĂ« Kinostudio, pranĂ« MinistrisĂ« sĂ« Turizmit, KulturĂ«s dhe Sportit, duke synuar tĂ« kthehet nĂ« njĂ« pikĂ« referimi pĂ«r artin, kujtesĂ«n filmike dhe jetĂ«n kulturore gjatĂ« muajve tĂ« verĂ«s.

Nisma është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të AQSHF-së për të hapur arkivin drejt publikut dhe për të krijuar hapësira të reja dialogu mes trashëgimisë filmike dhe qytetarëve.

/gj.m/

The post Hapësira e braktisur buzë Parkut të Artit në Kinostudio do të kthehet në kinema verore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonzato takon Papajorgjin: Gjykata Kushtetuese, rol kyç në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve

TIRANË, 8 janar /ATSH/ Ambasadori i Bashkimit Evropian nĂ« ShqipĂ«ri, Silvio Gonzato, ka takuar sot kryetaren e re tĂ« GjykatĂ«s Kushtetuese, Fiona Papajorgji.

Në takim Gonzato rikonfirmoi mbështetjen e BE-së për sundimin e ligjit në Shqipëri duke theksuar rolin kyç të Gjykatës në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve shqiptarë.

Gonzato vuri në dukje se Gjykata Kushtetuese ka arritur një nivel të qëndrueshmërisë dhe funksionimi, me dy vende të lira që pritet të plotësohen shumë shpejt, duke ruajtur cilësinë, transparencën dhe pavarësinë si institucioni më i lartë i drejtësisë në vend.

Në këtë takim, ambasadori konfirmoi gjithashtu planet për të përfshirë gjykatën në projektet e ardhshme të BE-së dhe për të mbështetur përpjekjet e saj për harmonizimin e praktikës gjyqësore shqiptare me të drejtën e Bashkimit Evropian.

Sipas tij, bashkëpunimi me të gjithë sistemin gjyqësor është thelbësor për integrimin evropian, ku Gjykata Kushtetuese mbetet një partner kyç.

/gj.m/j.p/

The post Gonzato takon Papajorgjin: Gjykata Kushtetuese, rol kyç në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarr masiv nĂ« magazinat e tregut tĂ« rrobave tek “5 maji”

TIRANË, 8 janar /ATSH/ FlakĂ« masive kanĂ« pĂ«rfshirĂ« mbrĂ«mjen e sotme tregun e rrobave tĂ« pĂ«rdorura qĂ« ndodhet pranĂ« rrugĂ«s 5 Maji nĂ« TiranĂ«.

Forca të shumta zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes, për të shuar flakët.

Paraprakisht mësohet se nuk ka persona të lënduar, ndërsa dyshohet se ka dëme të mëdha materiale.

Ende nuk është i qartë shkaku i zjarrit.

/gj.m/j.p/

The post Zjarr masiv nĂ« magazinat e tregut tĂ« rrobave tek “5 maji” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia Rrugore: Gomat dimërore dhe zinxhirët të detyrueshme në zonat malore

TIRANË, 8 janar /ATSH/ Policia Rrugore apeloi sot tĂ« gjithĂ« drejtuesit e automjeteve qĂ« tĂ« pĂ«rdorin goma dimĂ«rore dhe pajisje antirrĂ«shqitĂ«se ndĂ«rsa nĂ« mjaft zona temperaturat kanĂ« rĂ«nĂ« nĂ«n zero dhe ka reshje dĂ«bore.

Drejtori i PolicisĂ« Rrugore, Perlat Vatoci, gjatĂ« pasdites sĂ« sotme inspektoi shĂ«rbimet e PolicisĂ« Rrugore nĂ« RrugĂ«n e Arbrit, pĂ«r tĂ« parĂ« nga afĂ«r situatĂ«n dhe pĂ«r tĂ« komunikuar me punonjĂ«sit e PolicisĂ« qĂ« janĂ« tĂ« angazhuar nĂ« kĂ«tĂ« aks rrugor dhe, nĂ«pĂ«rmjet tyre, pĂ«r t’iu pĂ«rcjellĂ« njĂ« mesazh tĂ« gjithĂ« drejtuesve tĂ« automjeteve qĂ« qarkullojnĂ« nĂ« zona malore ku ka prezencĂ« tĂ« reshjeve tĂ« dĂ«borĂ«s.

“TĂ« gjithĂ« drejtuesit e automjeteve tĂ« pĂ«rdorin mjetet antirrĂ«shqitĂ«se (zinxhirĂ«) dhe goma dimĂ«rore, pasi Policia Rrugore ka marrĂ« detyrĂ« dhe urdhĂ«r tĂ« prerĂ« qĂ« tĂ« ndĂ«shkojĂ« çdo drejtues automjeti qĂ« nuk zbaton me rigorozitet rregullat e qarkullimit nĂ« raste tĂ« tilla”, tha Vatoci.

Vatoci apeloi për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit dhe që, për çdo rast nevoje, të telefonojnë në 112 dhe të kontaktojnë me shërbimet e Policisë në terren.

Ndërkohë, ai nënvizoi po bashkëpunohet me firmat kontraktore për mirëmbajtjen e akseve rrugore, me qëllim pastrimin në kohë dhe hedhjen e kripës.

Si pasojĂ« e motit tĂ« keq, shĂ«rbimet e PolicisĂ« Rrugore janĂ« 100% nĂ« detyrĂ«, krahas shĂ«rbimeve tĂ« tjera tĂ« Patrullave tĂ« PĂ«rgjithshme, ForcĂ«s sĂ« Posaçme “Shqiponja” dhe ForcĂ«s KombĂ«tare tĂ« SigurisĂ«, tĂ« cilat vijojnĂ« punĂ«n pĂ«r t’iu shkuar nĂ« ndihmĂ« qytetarĂ«ve nĂ« zona qĂ« kanĂ« problematika pĂ«r shkak tĂ« motit tĂ« keq me reshje shiu dhe dĂ«bore, si dhe pĂ«r tĂ« menaxhuar trafikun rrugor, me qĂ«llim parandalimin e aksidenteve rrugore.

/gj.m/j.p/

The post Policia Rrugore: Gomat dimërore dhe zinxhirët të detyrueshme në zonat malore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Punohet me të gjitha kapacitetet njerëzore për të rikthyer normalitetin në Gjirokastër

TIRANË, 8 janar /ATSH/ NĂ« çdo cep tĂ« qarkut tĂ« GjirokastrĂ«s, ekipet e bashkisĂ« dhe emergjencave civile po punojnĂ« me tĂ« gjitha mjetet dhe kapacitetet njerĂ«zore pĂ«r tĂ« rikthyer normalitetin nĂ« kĂ«to orĂ« tĂ« vĂ«shtira pĂ«r qytetin pas reshjeve tĂ« dendura qĂ« sollĂ«n daljen e pĂ«rroit nga shtrati.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga puna që po kryhet në qytet për minimizimin e pasojave ndërsa në terren ishin edhe ministrja e Arsimit, njëherësh drejtuese politike e Partisë Socialiste në këtë qark, Mirela Kumbaro si dhe kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi.

Qarku i Gjirokastrës u përball ditët e fundit me problematika të shumta si pasojë e motit të keq dhe reshjeve intensive të shiut. Gjatë mbrëmjes të së martës përroi i Ficos në qytetin e Gjirokastrës doli nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje dhe sjellje të sasive të mëdha të inerteve në rrugë dhe zona të ndryshme të qytetit

/gj.m/j.p/

The post Rama: Punohet me të gjitha kapacitetet njerëzore për të rikthyer normalitetin në Gjirokastër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Van Horn takon Brahon dhe Ketën: Mbështetje SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve

TIRANË, 8 janar /ATSH/ E Ngarkuara me PunĂ« nĂ« Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s, Nancy VanHorn zhvilloi sot njĂ« takim me kryeprokurorin e Posaçëm tĂ« SPAK, Klodjan Braho dhe kreun e BKH, Joni Keta.

Ambasada e SHBA bëri të ditur se Van Horn përgëzoi kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK Klodjan Braho, dhe kreun e BKH, Joni Keta për rolet e tyre të reja drejtuese, duke ritheksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve.

Ambasada amerikane nĂ« TiranĂ« citoi Sekretarin Rubio sipas tĂ« cilit “ne do tĂ« pĂ«rballemi me kartelet e drogĂ«s kudo qĂ« ndodhen dhe kudo qĂ« veprojnĂ« kundĂ«r interesave tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara. Detyrimi kryesor i presidentit Ă«shtĂ« tĂ« sigurojĂ« interesin kombĂ«tar dhe sigurinĂ« kombĂ«tare tĂ« popullit tonĂ«â€.

Ambasada nënvizon se SHBA dhe Shqipëria së bashku qëndrojnë të bashkuar në luftën kundër krimit ndërkombëtar.

/gj.m/j.p/

The post Van Horn takon Brahon dhe Ketën: Mbështetje SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BE, i gatshëm të mbështesë popullin shqiptar për përballimin e kushteve ekstreme atmosferike

TIRANË, 8 janar /ATSH/ Delegacioni i Bashkimit Evropian nĂ« TiranĂ« bĂ«ri tĂ« ditur sot se po ndjek me shqetĂ«sim situatĂ«n e pĂ«rmbytjeve nĂ« disa zona tĂ« ShqipĂ«risĂ«.

Sipas delegacionit të BE, Drejtoria e Përgjithshme e BE-së për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmën Humanitare (DG ECHO) është në kontakt të ngushtë me autoritetet shqiptare dhe po ndan informacionin dhe pamjet përkatëse nga sateliti Copernicus.

Delegacioni shton se, së bashku me shtetet anëtare, Bashkimi Evropian është i gatshëm të mbështesë popullin shqiptar për përballimin e kushteve ekstreme atmosferike, përfshirë edhe përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së.

/gj.m/j.p/

The post BE, i gatshëm të mbështesë popullin shqiptar për përballimin e kushteve ekstreme atmosferike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koçiu: Evakuime parandaluese në Vadardhë, Sukth dhe Katundi i Ri

TIRANË, 8 janar /ATSH/ Pas mbledhjes sĂ« Shtabit tĂ« Emergjencave Civile nĂ« PrefekturĂ«n e DurrĂ«sit, ministrja e PunĂ«ve tĂ« Brendshme, Albana Koçiu, deklaroi se, situata nĂ« qark Ă«shtĂ« agravuar gjatĂ« 24 orĂ«ve tĂ« fundit si pasojĂ« e reshjeve tĂ« dendura, ndĂ«rsa tĂ« gjitha strukturat shtetĂ«rore ndodhen nĂ« terren dhe nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« plotĂ«.

Sipas ministres, zonat më problematike aktualisht janë njësitë administrative Vadardhë, Sukth dhe Katundi i Ri, ku është aktivizuar plani i evakuimit parandalues.

Operacioni po zbatohet nga Forcat e Armatosura dhe strukturat e Emergjencave Civile, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe institucionet vendore.

“TĂ« gjitha strukturat janĂ« nĂ« terren dhe nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« plotĂ« pĂ«r menaxhimin e situatĂ«s nga reshjet e dendura. NĂ« disa zona ka nisur evakuimi parandalues i banorĂ«ve. Situata po monitorohet vazhdimisht dhe po mbahet nĂ«n kontroll, ndĂ«rsa prioritet absolut mbetet jeta dhe siguria e qytetarĂ«ve. Institucionet do tĂ« vijojnĂ« tĂ« jenĂ« pranĂ« tyre”, tha Koçiu.

Ministrja theksoi se, si rezultat i reshjeve të dendura të ditëve të fundit, në qarkun e Durrësit, në përgjithësi ka një situatë, e cila është agravuar 24-orëshin e fundit.

“Dy nga zonat mĂ« tĂ« nxehta janĂ« nĂ« njĂ«sitĂ« administrative VadardhĂ«, Sukth dhe nĂ« Katundin e Ri. JanĂ« dy zona ku Ă«shtĂ« instaluar plani i evakuimit dhe po zbatohet nga Forcat e Armatosura dhe Emergjencat Civile, nĂ« bashkĂ«punim me PolicinĂ« e Shtetit e tĂ« gjitha struktura qĂ« janĂ« nĂ« gatishmĂ«ri e po koordinojnĂ« evakuimin e banorĂ«ve”, u shpreh ministrja.

Koçiu bëri një thirrje për të gjithë qytetarët e këtyre zonave të ndjekin udhëzimet e ekipeve të emergjencës, të institucioneve që të mos ketë rrezik të jetës së vetë njerëzve, por patjetër dhe të gjësë së gjallë në shtëpitë e tyre.

Ministrja nënvizoi se, do të vijohet më pas me një evidentim të dëmeve, ashtu sikundër bashkia e Durrësit e ka filluar një evidentim e vlerësim të dëmeve të shkaktuara si rezultat i reshjeve.

Por, shtoi ajo, “nĂ« kĂ«tĂ« moment, ajo qĂ« Ă«shtĂ« mĂ« e rĂ«ndĂ«sishmja, e kĂ«tu do tĂ« kĂ«rkoja bashkĂ«punimin jo vetĂ«m tĂ« qytetarĂ«ve por edhe tĂ« mediave, tĂ« cilat pĂ«r hir tĂ« sĂ« vĂ«rtetĂ«s kanĂ« qenĂ« gjithĂ« kohĂ«n nĂ« terren duke raportuar, qĂ« tĂ« sensibilizojmĂ« sa mĂ« shumĂ«, sepse tashmĂ« nĂ« kĂ«to momente, e rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« jeta e njerĂ«zve”.

“Duhet tĂ« shpĂ«tojmĂ« e tĂ« mos kemi asnjĂ« incident tĂ« tillĂ« e mĂ« pas do tĂ« shkohet me njĂ« plan vlerĂ«simi e njĂ« plan zhdĂ«mtimi”, tha Koçiu.

Sa i përket personave të evakuuar ministrja Koçiu u shpreh se janë rreth 20 familje të cilat janë evakuuar në Katund të Ri dhe Vadardhë, ndërkohë që situata është dinamike.

“Aktualisht strukturat e Forcave tĂ« Armatosura janĂ« aty e po evakuojnĂ« çdo banesĂ« qĂ« shihet si rrezik edhe paraqet rrezik pĂ«r banorĂ«t”, tha ajo.

PatjetĂ«r, shtoi Koçiu, “e rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« qĂ« duhet t’u besojnĂ« autoriteteve shtetĂ«rore dhe tĂ« mos ndĂ«rmarrin masa vetĂ« pĂ«r tĂ« dalĂ«, pĂ«r tĂ« lĂ«nĂ« banesĂ«n apo pĂ«r tĂ« gjetur njĂ« mĂ«nyrĂ« tjetĂ«r apo zgjidhje tjetĂ«r, pasi vetĂ« strukturat dhe autoritetet pĂ«rgjegjĂ«se janĂ« kompetente dhe e dinĂ« zhvendosjen nga shtĂ«pia e banimit pĂ«r t’u akomoduar nĂ« njĂ« vend tĂ« sigurt”.

Koçiu theksoi se, aktualisht ka struktura hoteliere, por ndërkohë janë edhe dy struktura të Konvaleshencës së Ministrisë së Brendshme dhe ajo e Ministrisë së Mbrojtjes, që janë vënë në dispozicion dhe po suportohen nga Rezervat Materiale të Shtetit për të plotësuar të gjithë instrumentin, apo mekanizmin e emergjencave civile që ngrihet në këto raste.

Ministrja u shpreh se, strukturat shtetërore janë të gjitha të angazhuara, janë në këmbë për të përballuar dhe për të ndihmuar çdo qytet dhe çdo familje që ka nevojë.

/gj.m/j.p/

The post Koçiu: Evakuime parandaluese në Vadardhë, Sukth dhe Katundi i Ri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ambasada e SHBA, thirrje shtetasve amerikanë për kujdes në zonat e rrezikuara nga përmbytjet

TIRANË, 8 janar /ATSH/ Ambasada e Shteteve tĂ« Bashkuara nĂ« TiranĂ« u ka bĂ«rĂ« sot thirrje tĂ« gjithĂ« shtetasve amerikanĂ« tĂ« tregojnĂ« kujdes nĂ« zonat e rrezikuara nga pĂ«rmbytjet, tĂ« cilat, shton ambasada, po pĂ«rkeqĂ«sohen.

Ambasada njofton se vazhdon të monitorojë përmbytjet në të gjithë vendin, teksa shton se, disa zona në të gjithë vendin janë nën urdhër evakuimi.

“PĂ«rmbytjet mund tĂ« ndodhin pa paralajmĂ«rim, ndĂ«rsa reshjet e shiut mund tĂ« shkaktojnĂ« mbylljen e rrugĂ«ve pĂ«r shkak tĂ« pĂ«rmbytjeve ose rrĂ«shqitjeve tĂ« dheut”, nĂ«nvizon ambasada.

Qytetarët amerikanë në Shqipëri që kanë nevojë për ndihmë mund të kontaktojnë Ambasadën e SHBA-së me telefon në 4224-7285 (duke telefonuar nga Shqipëria) ose +355-4224-7285 (duke telefonuar nga jashtë Shqipërisë), ose me email në: ACSTirana@state.gov.

Sa i takon veprimeve që duhen ndërmarrë, ambasada thekson se qytetarët amerikanë duhet të shmangin zonat e prekura, veçanërisht ato nën urdhër evakuimi, dhe të ndjekin udhëzimet e policisë në lidhje me mbylljen e rrugëve ose ndërprerjet e trafikut.

Ambasada këshillon qytetarët që të monitorojnë lajmet lokale për përditësime mbi kushtet e përmbytjeve dhe të planifikojnë rrugët në përputhje me rrethanat.

Google Maps gjithashtu mund të ofrojë informacion në kohë reale mbi mbylljen e rrugëve dhe përmbytjet, thekson amabsada, teksa këshillon qytetarët që të mos të përpiqen të kalojnë nëpër zona që janë prekur nga përmbytjet dhe të kërkojnë një rrugë alternative ose të marrin në konsideratë shtyrjen e udhëtimit nëse një rrugë alternative nuk është e disponueshme.

Ambasada inkurajon fuqimisht qytetarët amerikanë në zonat e prekura që janë të sigurt të monitorojnë lajmet lokale dhe të kontaktojnë drejtpërdrejt të dashurit e tyre dhe/ose të përditësojnë statusin e tyre në mediat sociale.

Nëse kanë një emergjencë të menjëhershme ose kërcënuese për jetën, qytetarët janë të lutur të telefonojnë në 127 për një ambulancë, në 112 për policinë ose në 128 për zjarrfikësit. Gjithashtu mund të kontaktojnë Emergjencën Kombëtare në info@urgjenca.gov.al (http://urgjenca.gov.al/).

/gj.m/j.p/

 

The post Ambasada e SHBA, thirrje shtetasve amerikanë për kujdes në zonat e rrezikuara nga përmbytjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore

TIRANË, 7 janar /ATSH/ Kreu i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha kĂ«rkoi sot shpalljen e gjendjes sĂ« fatkeqĂ«sisĂ« natyrore pĂ«r sa i takon pĂ«rmbytjeve tĂ« shkaktuara nga reshjet e ditĂ«ve tĂ« fundit nĂ« vend.

Nga selia blu, gjatĂ« njĂ« konference pĂ«r median, Berisha u shpreh se “mijĂ«ra e mijĂ«ra familje shqiptare kanĂ« pĂ«suar pasoja shumĂ« tĂ« rĂ«nda nga pĂ«rmbytjet”.

Sipas tij, “vetĂ«m nĂ« rrethin e DurrĂ«sit pĂ«rllogariten rreth 4 mijĂ« banesa, biznese dhe objekte tĂ« tjera. DĂ«met janĂ« jashtĂ«zakonisht tĂ« mĂ«dha”.

Berisha tha se përmbytjet nuk kanë prekur vetëm Durrësin, por edhe qytete të tjera.

Ai tha se “nga Gjirokastra e deri nĂ« ShkodĂ«r janĂ« mijĂ«ra e mijĂ«ra familje tĂ« tjera, biznese, fabrika, tĂ« cilat kanĂ« pĂ«suar dĂ«me tĂ« parikuperueshme. Partia Demokratike kĂ«rkon menjĂ«herĂ« shpalljen e gjendjes sĂ« fatkeqĂ«sisĂ« natyrore nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ«â€.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama, si përgjegjës për situatën.

“Edi Rama qĂ« bĂ«n sehir, nuk shpall gjendjen e fatkeqĂ«sisĂ« natyrore nĂ« DurrĂ«s dhe nĂ« LezhĂ«, apo ShkodĂ«r dhe qarqet e tjera, vetĂ«m e vetĂ«m se ligji e detyron atĂ« nĂ« kĂ«tĂ« gjendje t’u pĂ«rgjigjet njĂ« pĂ«r njĂ« dĂ«meve tĂ« krijuara nga fatkeqĂ«sia natyrore. Ky qĂ«ndrim indiferent, cinik Ă«shtĂ« njĂ« lloj krimi nĂ« vetvete.

KĂ«saj katastrofe natyrore, me pĂ«rmasa tĂ« papara ndonjĂ«herĂ«, Edi Rama ndaj saj reagon me njĂ« cinizĂ«m ekstrem. Ai nĂ« postimin e tij fajĂ«son opozitĂ«n e cila nuk po e akuzon atĂ« pĂ«r shirat e rrĂ«mbyera qĂ« kanĂ« rĂ«nĂ«. Ky qĂ«ndrim cinik, tallĂ«s ndaj qytetarĂ«ve, turpĂ«ron çdo njeri qĂ« ka cipĂ«â€, tha Berisha.

Berisha theksoi se, taksapaguesit shqiptarë kanë paguar për mbrojtjen e qarkut të Durrësit, Porto Romanos dhe zonat e tjera, 42 milionë euro investim.

Por, theksoi ai, “korrupsioni ka bĂ«rĂ« qĂ« hidrovori i Porto Romanos, kolektorin ta ketĂ« nĂ« kuotĂ«n mbi 70 centimetra”.

“Kurse hidrovori i Hamallajt prej 8 muajsh i ka pompat jashtĂ« funksionit. PĂ«rveç kĂ«saj, DurrĂ«si, territori i pĂ«rmbytur, ka njĂ« sistem kanalizimesh shumĂ« tĂ« studiuar dhe mirĂ«projektuar”, u shpreh ai.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Berisha: Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Superliga në statistika, Dinamo City ekipi me sulmin më të mirë

TIRANË, 7 janar /ATSH/ Java e 18-tĂ« e KategorisĂ« Superiore ishte e fundit pĂ«r vitin 2025, ndĂ«rsa kampionati do tĂ« rikthehet tĂ« mĂ«rkurĂ«n, mĂ« 14 janar, me ndeshjet e javĂ«s sĂ« 19-tĂ«.

Kampionatin e kryeson Egnatia me 37 pikë, por skuadra me sulmin më të mirë deri në këtë fazë është Dinamo City, e cila ka realizuar 27 gola, tre më shumë se Vllaznia dhe katër më shumë se Egnatia.

Dejvi Bregu është golashënuesi më i mirë i Dinamo City, me shtatë gola të realizuar deri tani, duke qenë një nga pikat kyçe të repartit ofensiv të bluve.

Sa i përket mbrojtjes, Egnatia dhe AF Elbasani janë dy skuadrat që kanë pësuar më pak gola në 18 javët e para të kampionatit, vetëm 11 secila. Pas tyre renditet Dinamo City, me 12 gola të pësuar.

Në 18 ndeshjet e zhvilluara deri më tani, Egnatia ka regjistruar 11 fitore, katër barazime dhe vetëm tri humbje, duke qenë skuadra me më shumë fitore në kampionat. Ndërkohë, Dinamo City është skuadra që ka regjistruar fitoren më të thellë të këtij sezoni, 6-2 ndaj Tiranës.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Superliga në statistika, Dinamo City ekipi me sulmin më të mirë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Paraqitjet me Sassuolon vënë Aro Muriç në radarët e Juventusit

TIRANË, 7 janar /ATSH/ Juventusi po shqyrton seriozisht mundĂ«sinĂ« e transferimit tĂ« portierit tĂ« Ipswich Town, Aro Muriç, sipas raportimeve tĂ« fundit nga mediet italiane.

Portieri i Kosovës ka rikthyer vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane pas paraqitjeve bindëse në Serie A, me fanellën e Sassuolos.

Ipswich Town e bleu Muriçin nga Burnley për 8 milionë paund në verën e vitit 2024, pas rikthimit të klubit në Premier League.

Megjithatë, sezoni i parë i 27-vjeçarit në elitën angleze u shoqërua me disa gabime, çka bëri që ai të humbte vendin e titullarit dhe të huazohej te Sassuolo gjatë verës së kaluar.

Huazimi në Itali ka rezultuar pozitiv për Muriçin. Ish-portieri i akademisë së Manchester City-t ka qenë një nga lojtarët më të qëndrueshëm të Sassuolo-s, që aktualisht mban vendin e 10-të në tabelën e Serie A. Klubi italian ka në dispozicion një opsion blerjeje prej 10 milionë eurosh në fund të sezonit.

Sipas gazetĂ«s “Tuttosport”, Juventusi po ndjek nga afĂ«r jo vetĂ«m progresin e Muricit, por edhe tĂ« bashkĂ«lojtarit tĂ« tij te Sassuolo, mbrojtĂ«sit qendror Tarik Muharemovic, pĂ«rfaqĂ«sues i BosnjĂ«-HercegovinĂ«s.

Kontrata e Muriçit me Ipswich Town është e vlefshme deri në vitin 2028, ndërsa klubi anglez aktualisht ka në përbërje portierët Christian Walton, Alex Palmer dhe David Button.

Megjithatë, interesimi i Juventusit mund të ndikojë në të ardhmen e portierit, i cili po shihet gjithnjë e më shumë si një alternativë serioze për një klub të madh të Serie A.

Paraqitjet e vazhdueshme në nivel të lartë në Itali mund ta vendosin Aro Muriçin përballë një hapi të rëndësishëm në karrierën e tij gjatë afatit të ardhshëm kalimtar.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Paraqitjet me Sassuolon vënë Aro Muriç në radarët e Juventusit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia e Shtetit apel për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve

TIRANË, 7 janar /ATSH/ ShĂ«rbimet e PolicisĂ« Rrugore dhe ato tĂ« Rendit nĂ« PolicinĂ« e Shtetit janĂ« nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« pĂ«rforcuar qĂ« prej ditĂ«s sĂ« djeshme pĂ«r shkak tĂ« situatĂ«s sĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« krijuar nga reshjet e dendura.

Në mesditën e sotme, situata në akset rrugore nacionale ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm.

Megjithatë, zonat e prekura nga rrëshqitjet e dheut, ose ku ka prani uji, monitorohen vazhdimisht nga shërbimet policore.

Policia e Shtetit apelon për drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë drejt zonave malore ku ka prezencë dëbore.

Drejtuesit e mjeteve duhet të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e policisë për të garantuar sigurinë e tyre dhe të qytetarëve të tjerë.

1 nga 2

/gj.m/r.e/a.f/

The post Policia e Shtetit apel për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IGJEO: Rrezik i lartë për përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa qarqe të Shqipërisë

TIRANË, 7 janar /ATSH/ Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) bĂ«ri me dije se sot pasdite dhe gjatĂ« ditĂ«s sĂ« nesĂ«rme priten reshje intensive nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin, duke rritur rrezikun pĂ«r pĂ«rmbytje dhe rrĂ«shqitje dherash nĂ« disa zona.

Sipas parashikimeve, sot pasdite dhe nesër priten reshje intensive në të gjithë vendin.

Në qarqet Shkodër, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshkitje të dherave.

Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.

Sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë të rëna gjatë ditëve të kaluara, të cilat do të vazhdojnë deri ditën e enjte do të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin.

Rrezik të shtuar për përmbytje në vazhdim të ditës së sotme dhe të nesërme do të ketë lumi Vjosë, lumi Drin-Buna dhe liqeni i Shkodrës.

Sa i përket reshjeve sot pasdite dhe nesër në qarqet Shkodër, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive, ndërsa në qarkun Kukës priten reshje mesatare deri lokalisht intensive.

Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata. Në Veri, Lindje dhe Juglindje në lartësitë mbi 500 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

Sa i përket temperaturave nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 5 / 10 °C, në vendet e ulëta: 0 / 9 °C, në vendet malore: -5 / 4 °C

Era sot pasdite dhe nesër pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore.

Autoritetet bëjnë apel për qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e përmbytura dhe të ndjekin udhëzimet e emergjencave lokale.

1 nga 3

/gj.m/a.f/r.e/

The post IGJEO: Rrezik i lartë për përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa qarqe të Shqipërisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj pret ambasadorin e Laosit: Thellim i bashkëpunimit mes dy vendeve

TIRANË, 7 janar /ATSH/ Presidenti i RepublikĂ«s Bajram Begaj pranoi sot Letrat Kredenciale tĂ« Ambasadorit tĂ« JashtĂ«zakonshĂ«m dhe FuqiplotĂ« tĂ« RepublikĂ«s Demokratike Popullore tĂ« Laosit, Khamphon Vongsanty.

Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, të bazuara në respektin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë.

Presidenti Begaj u shpreh se ka mundësi për thellim të këtij bashkëpunimi për të patur rezultate konkrete, veçanërisht në fushat e ekonomisë, turizmit dhe kulturës.

“ShqipĂ«ria, – theksoi Presidenti i RepublikĂ«s, – i kushton njĂ« rĂ«ndĂ«si tĂ« veçantĂ« bashkĂ«punimit ndĂ«rkombĂ«tar nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« paqes dhe stabilitetit.”

Në këtë kuadër, Kreu i Shtetit vlerëson se njohja e Kosovës, mbështetja e anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare nga ana e Republikës Demokratike Popullore të Laosit është një kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

1 nga 2

/gj.m/r.e/

The post Begaj pret ambasadorin e Laosit: Thellim i bashkëpunimit mes dy vendeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Renaldo Torraj firmos me Vorën

TIRANË, 7 janar /ATSH/ FK Vora vijon tĂ« pĂ«rforcojĂ« organikĂ«n nĂ« prag tĂ« objektivave tĂ« sezonit, duke zyrtarizuar afrimin e Renaldo Torrajt.

Mesfushori i talentuar është lojtar i Vorës pas largimit nga Teuta e Durrësit.

Torraj është produkt i akademisë së Tottenham Hotspur, ndërsa karriera e tij ka vijuar në Angli me Derby County U21 dhe Burnley U21. Së fundmi, ai ka qenë pjesë e KF Teuta, ku është aktivizuar në Abissnet Superiore.

Me eksperiencë në arenën ndërkombëtare, Renaldo Torraj ka veshur fanellën e Kombëtares shqiptare U16, U17, U19 dhe U21, duke u konsideruar si një nga elementët me perspektivë të futbollit shqiptar.

Afrimi i tij pritet t’i japĂ« mĂ« shumĂ« cilĂ«si dhe alternativa repartit tĂ« mesfushĂ«s sĂ« VorĂ«s, ndĂ«rsa klubi vazhdon tĂ« ndĂ«rtojĂ« njĂ« skuadĂ«r konkurruese pĂ«r objektivat e saj.

/gj.m/a.f/

The post Renaldo Torraj firmos me Vorën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AMP ekzekuton masat e sigurisë për 4 punonjës policie në Berat

TIRANË, 7 janar /ATSH/ Agjencia e MbikĂ«qyrjes Policore (Rajoni Fier–Berat) ka ekzekutuar vendimin e GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m Berat, e cila ka caktuar masĂ«n e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit tĂ« njĂ« detyre a shĂ«rbimi publik” ndaj katĂ«r punonjĂ«sve tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit.

Masat janĂ« marrĂ« nĂ« kuadĂ«r tĂ« njĂ« procedimi penal pĂ«r veprĂ«n “ShpĂ«rdorim i detyrĂ«s”.

Punonjësit e pezulluar janë: A.S., inspektor, trupë shërbimi në Seksionin e Trafikut Urban dhe Interurban, DVP Berat. M.D., inspektor, trupë shërbimi në Seksionin e Trafikut Urban dhe Interurban, DVP Berat. A.Q., inspektor, trupë shërbimi në Seksionin e Trafikut Urban dhe Interurban, DVP Berat. K.G., inspektor, oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Berat.

Sipas AMP-së, masat e sigurisë u caktuan pas veprimeve hetimore proaktive të zhvilluara në bashkëpunim me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

Nga hetimet ka rezultuar se punonjësit e dyshuar, gjatë ushtrimit të detyrës, me veprime dhe mosveprime në kundërshtim me ligjin, kanë favorizuar ose penalizuar drejtues mjetesh, të konstatuar në shkelje apo jo të Kodit Rrugor.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore thekson se mbetet e angazhuar në luftën kundër abuzimeve dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast shkeljeje apo sjelljeje të paligjshme nga punonjësit e strukturave policore.

/gj.m/a.f/

The post AMP ekzekuton masat e sigurisë për 4 punonjës policie në Berat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Renaldo Torraj largohet nga KF Teuta

TIRANË, 7 janar /ATSH/ KF Teuta ka njoftuar zyrtarisht pĂ«rfundimin e bashkĂ«punimit me futbollistin Renaldo Torraj.

Sipas klubit durrsak, vendimi është marrë me marrëveshje të ndërsjellë mes palëve dhe hyn në fuqi menjëherë.

Në komunikatën e publikuar, KF Teuta ka shprehur falënderimet për profesionalizmin dhe angazhimin e treguar nga Torraj gjatë periudhës së tij në skuadër, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës sportive.

“Faleminderit Renaldo”, shkruan klubi, duke mbyllur kĂ«shtu njĂ« kapitull tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m bashkĂ«punimi.

Largimi i Torraj vjen në një moment riorganizimi për Teutën, ndërsa klubi pritet të vijojë me lëvizje të tjera në merkato.

/gj.m/a.f/

The post Renaldo Torraj largohet nga KF Teuta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Të konstatohen dëmet edhe në banesat e qytetarëve në emigracion

TIRANË, 7 janar /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka ndjekur nga afĂ«r situatĂ«n e pĂ«rmbytjeve nĂ« qytetin e DurrĂ«sit, ku reshjet e dendura tĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit kanĂ« shkaktuar dĂ«me tĂ« konsiderueshme.

Vengu ka qenë i pranishëm në zonën e Unazës së Durrësit, një nga pikat më problematike, ku vijon puna intensive e mjeteve dhe efektivëve të Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura për menaxhimin e situatës.

Gjatë inspektimit, ministri kërkoi që bashkia të angazhojë skuadra për të kryer konstatimin e dëmeve edhe në banesat e qytetarëve që ndodhen në emigracion, ose me pushime dhe nuk janë aktualisht të pranishëm në shtëpitë e tyre.

Një ditë më parë, Vengu theksoi se situata në Durrës mbetet problematike, duke bërë me dije se rreth 800 banesa janë përmbytur si pasojë e reshjeve, ndërsa 180 banorë janë evakuar për arsye sigurie. Ata janë akomoduar pranë dy konvaleshencave në qytet, ku po u ofrohet ushqim dhe shërbim mjekësor.

Autoritetet po vijojnë monitorimin e situatës dhe po bashkëpunojnë për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe rikthimin sa më të shpejtë të normalitetit në zonat e prekura.

/gj.m/a.f/r.e/

The post Vengu: Të konstatohen dëmet edhe në banesat e qytetarëve në emigracion appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌