❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Salla në Dimal e Kuçovë: Vijon verifikimi i dëmve, çdo qytetar dhe fermer do të dëmshpërblehet

TIRANË, 11 janar/ATSH/- Ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ishte sot nĂ« bashkitĂ« Dimal dhe KuçovĂ«, sĂ« bashku me kryetaren e BashkisĂ« Dimal, Juliana Memaj, dhe kryetarin e BashkisĂ« KuçovĂ«, Kreshnik Hajdari, ku po ndjek nga afĂ«r situatĂ«n e krijuar nga reshjet intensive tĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit.

Gjatë takimeve, ministri Salla zhvilloi bashkëbisedim me banorët, fermerët dhe blegtorët e zonës mbi dëmet e shkaktuara nga reshjet intensive të ditëve të fundit.

Ai theksoi se institucionet janë pranë çdo qytetari dhe po ndjekin nga afër situatën.

“Jemi nĂ« terren dhe pranĂ« çdo qytetari. Verifikimi i dĂ«meve po vijon dhe çdo qytetar, fermer e blegtor i prekur do tĂ« dĂ«mshpĂ«rblehet”, u shpreh ai.

Ministrit Salla deklaroi se procesi i verifikimit po kryhet në bashkëpunim me bashkitë dhe strukturat përkatëse, me qëllim evidentimin e plotë të dëmeve në bujqësi dhe blegtori, si dhe garantimin e mbështetjes për të gjithë të prekurit.

The post Salla në Dimal e Kuçovë: Vijon verifikimi i dëmve, çdo qytetar dhe fermer do të dëmshpërblehet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Salla: Situata nga reshjet në Fier e qëndrueshme, hidrovorët në punë

TIRANË, 11 janar/ATSH/ Pas reshjeve tĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit, situata nĂ« territorin e bashkisĂ« Fier Ă«shtĂ« e qĂ«ndrueshme dhe nĂ«n monitorim tĂ« vazhdueshĂ«m nga strukturat pĂ«rgjegjĂ«se dhe specialistĂ«t e terrenit.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla u shpreh sot nga inspektimi në hidrovorët Hoxhara 1 dhe 3 në Darzezë të Fierit, se situata është në monitorim të plotë.

Salla tha se hidrovorët Hoxhara 1 dhe Hoxhara 3, ashtu si të gjithë hidrovorët në të gjithë territorin e Shqipërisë, kanë qenë në punë pa ndërprerje gjatë reshjeve intensive, për menaxhimin e prurjeve të larta dhe lehtësimin e situatës në zonat bujqësore.

Ministri Salla u shpreh se ekipet kanë monitoruar në terren 24/7 gjithë situatën e shkaktuar për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Salla falënderoi të gjithë ekipet që kanë qenë në gatishmëri të plotë ndaj këtyre ditëve të vështira, por shtoi se duhet akoma vigjilencë.

/e.i/j.p/

The post Salla: Situata nga reshjet në Fier e qëndrueshme, hidrovorët në punë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Salla dhe Cara në Mamurras: Ndihmë për evakuimin e bagëtive, verifikim dëmesh nga reshjet

TIRANË, 11 janar/ATSH/ Ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, sĂ« bashku me kryetaren e bashkisĂ« Kurbin, Majlinda Cara, vizituan sot fermĂ«n e fermeres Flora Brozi nĂ« Mamurras.

Ferma mbarështon rreth 120 krerë bagëti dhe shpendë dhe është prekur nga reshjet intensive të ditëve të fundit, të cilat kanë krijuar vështirësi për vijimin normal të aktivitetit blegtoral.

Si pasojë e situatës së krijuar, u bë e mundur evakuimi i tufës së bagëtive, duke u sistemuar përkohësisht në zonën e Fushë Milot, në kushte më të sigurta.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën të ditur se në bashkëpunim me grupet e verifikimit të bashkive, ndodhet në terren për evidentimin e dëmeve të shkaktuara në gjënë e gjallë, rezervat ushqimore për kafshët dhe në sektorin bujqësor.

“Procesi i vlerĂ«simit do tĂ« shĂ«rbejĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rcaktuar masat e mbĂ«shtetjes pĂ«r tĂ« gjithĂ« fermerĂ«t e prekur nga kushtet e pafavorshme atmosferike nĂ« zonĂ«â€, tha Salla. /j.p/

The post Salla dhe Cara në Mamurras: Ndihmë për evakuimin e bagëtive, verifikim dëmesh nga reshjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Salla: Riparohet argjinatura e Drojës

TIRANË, 9 janar/ATSH/ Ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla bĂ«ri tĂ« ditur sot se ka pĂ«rfunduar mbyllja e argjinaturĂ«s sĂ« lumit tĂ« DrojĂ«s, duke garantuar funksionimin e plotĂ« tĂ« infrastrukturĂ«s dhe sigurinĂ« e zonĂ«s pĂ«rreth.

Salla theksoi se ndërhyrja u realizua nga ekipi i Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Durrës, i cili punoi pa ndërprerje në terren, pavarësisht kushteve atmosferike jo të favorshme, me përdorimin e dy ekskavatorëve krahëgjatë.

“FalĂ« ndĂ«rhyrjes nĂ« kohĂ« dhe angazhimit maksimal tĂ« strukturave pĂ«rgjegjĂ«se, u shmangĂ«n rreziqe tĂ« mĂ«tejshme pĂ«r pĂ«rmbytje, duke garantuar mbrojtjen e tokave bujqĂ«sore dhe tĂ« banesave nĂ« zone”, tha ai.

Salla siguroi se strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural vijojnë monitorimin e situatës, në koordinim me institucionet përkatëse.

/r.e/

The post Salla: Riparohet argjinatura e Drojës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Salla: Hidrovoret funksionojnë me kapacitet të plotë, vijon rehabilitimi i argjinaturave

TIRANË, 9 janar /ATSH/ Ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bĂ«ri tĂ« ditur se situata e krijuar nga reshjet intensive tĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit po shĂ«non pĂ«rmirĂ«sim tĂ« ndjeshĂ«m, si pasojĂ« e uljes sĂ« reshjeve gjatĂ« 24 orĂ«ve tĂ« fundit, por edhe punĂ«s sĂ« kryer nga strukturat e emergjencave nĂ« terren.

Sipas ministrit, në disa prej lumenjve kryesorë janë regjistruar ulje të niveleve të ujit, ndërsa strukturat e kullimit dhe hidrovoret po funksionojnë me kapacitet të plotë për të përballuar situatën dhe për të tërhequr ujërat nga zonat e prekura bujqësore.

“NdĂ«rhyrjet nĂ« terren vijojnĂ« pa ndĂ«rprerje. Mjetet e rĂ«nda janĂ« angazhuar nĂ« rehabilitimin e argjinaturave, duke ndihmuar nĂ« mbrojtjen e tokave bujqĂ«sore dhe nĂ« rikthimin gradual tĂ« normalitetit”, u shpreh ministri Salla.

Ai theksoi se ekipet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural janë të angazhuara në të gjithë territorin e vendit, në bashkëpunim me strukturat vendore dhe institucionet përkatëse, për menaxhimin e situatës dhe për të garantuar reagim të shpejtë ndaj çdo problematike.

Ministri Salla nënvizoi se puna në terren do të vijojë deri në normalizimin e plotë të situatës, ndërsa paralelisht po kryhet vlerësimi i dëmeve në bujqësi, me qëllim pasqyrimin e saktë të ndikimit të reshjeve dhe marrjen e masave të nevojshme mbështetëse për fermerët e prekur.

/e.xh/a.f/

The post Salla: Hidrovoret funksionojnë me kapacitet të plotë, vijon rehabilitimi i argjinaturave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vijon monitorimi i situatës së reshjeve në Shkodër, vlerësimi i dëmeve në mënyrë të koordinuar

TIRANËM 8 janar/ATSH/ Ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bĂ«ri tĂ« ditur sot se situata e pĂ«rmbytjeve nĂ« qarkun e ShkodrĂ«s po monitorohet nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« vazhdueshme, ndĂ«rsa strukturat pĂ«rgjegjĂ«se janĂ« angazhuar nĂ« terren pĂ«r menaxhimin e emergjencĂ«s dhe vlerĂ«simin e dĂ«meve tĂ« shkaktuara.

Salla mblodhi Shtabin e Emergjencave Civile në ambientet e Prefekturës së Shkodrës, ku u analizua situata aktuale në zonat e prekura, prurjet ujore dhe ndërhyrjet e kryera deri më tani nga strukturat e emergjencave civile dhe pushteti vendor.

Sipas ministrit, prioritet mbetet mbrojtja e jetës së qytetarëve. Ai theksoi se të gjitha institucionet janë në gatishmëri të plotë për ndërhyrje sipas nevojës dhe se procesi i vlerësimit të dëmeve do të kryhet në mënyrë të koordinuar, për të garantuar mbështetje sa më të shpejtë për familjet dhe subjektet e dëmtuara. /j.p/

 

The post Vijon monitorimi i situatës së reshjeve në Shkodër, vlerësimi i dëmeve në mënyrë të koordinuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Salla në Fier: Ekipet në terren për mbështetjen e banorëve dhe evakuimin e bagëtive

TIRANË, 8 janar /ATSH/ Ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla deklaroi sot se tĂ« gjithĂ« strukturat e ministrisĂ«, bashkĂ« me bordet e kullimit dhe veterinarinĂ«, janĂ« angazhuar nĂ« terren pĂ«r evakuimin e bagĂ«tive tĂ« rrezikuara nga pĂ«rmbytjet, me qĂ«llim parandalimin e dĂ«meve nĂ« sektorin e blegtorisĂ« dhe bujqĂ«sisĂ« nga moti me reshje intensive tĂ« shiut.

Gjatë monitorimit në terren të situatës, në urën e Mifolit në Fier, Salla tha për mediet, se disa banorë nuk kanë pranuar të evakuohen, ndaj ndërhyrja po bëhet në bashkëpunim me Emergjencat Civile.

“Bordi i Kullimit nĂ« kĂ«tĂ« qark Ă«shtĂ« nĂ« terren me 16 ekskavatorĂ«, duke punuar pĂ«r riparimin e argjinaturave dhe ndĂ«rhyrje tĂ« shpejta me mjete tĂ« rĂ«nda pĂ«r parandalimin e pĂ«rmbytjeve”, tha ministri.

Ai shtoi se hidrovoret funksionojnë me kapacitet të plotë për të përballuar situatën e krijuar nga reshjet e dendura dhe po monitorohet çdo zhvillim për të mbrojtur banorët dhe pronat e tyre.

“Jemi pranĂ« banorĂ«ve bashkĂ« me ekipet e bashkive pĂ«r tĂ« evidentuar dĂ«met e shkaktuara nga situata nĂ« sektorin e blegtorisĂ« dhe bujqĂ«sisĂ«, dhe pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur çdo familje tĂ« prekur me dĂ«mshpĂ«rblim tĂ« dĂ«meve nga kjo situatĂ«â€, theksoi Salla.

Ministri bëri thirrje që banorët të respektojnë udhëzimet e autoriteteve dhe të bashkëpunojnë gjatë evakuimit për të shmangur rreziqet e mundshme. Ekipet e Ministrisë dhe të Emergjencave Civile do të vazhdojnë të jenë në terren deri në normalizimin e plotë të situatës.

/e.xh/r.e/a.f/

The post Salla në Fier: Ekipet në terren për mbështetjen e banorëve dhe evakuimin e bagëtive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pasojat e përmbytjeve në vend/ Ministri i Bujqësisë për ABC News: Hidrovorët dhe kanalet kulluese janë në kapacitet të plotë

SHQIPËRI- Reshjet e dendura tĂ« shiut dhe vĂ«rshimi i ujĂ«rave kanĂ« shkaktuar probleme edhe nĂ« tokat bujqĂ«sore.

Ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit rural, Andis Salla, nĂ« njĂ« komunikim me “Money Report” nĂ« ABC News  u shpreh se ekipet e punĂ«s janĂ« nĂ« terren dhe po punojnĂ« pĂ«r pĂ«rballimin e situatĂ«s.

Ai theksoi se hidrovorët dhe kanalet kulluese kanë qenë në funksion të plotë, por prurjet kanë qenë të shumta.

“Do bĂ«jmĂ« ndĂ«rhyrjet e nevojshme. Jemi nĂ« terren sĂ« bashku me ekipin e MinistrisĂ« sĂ« BujqĂ«sisĂ«, Emergjencat Civile.

Në tokat bujqësore jemi duke ndërhyrë në disa argjinatura dhe në disa kanale kulluese.

HidorvorĂ«t janĂ« nĂ« kapacitet tĂ« plotĂ«, kanĂ« funksionuar gjatĂ« gjithĂ« kohĂ«s pĂ«r thithjen e ujit. Po monitorojmĂ« situatĂ«n nĂ« terren”, tha ai.

Ai theksoi se pas qetësimit të situatës do të verifikohen edhe dëmet në terren.

“KanĂ« qenĂ« nĂ« pastrim nga bordet e kullimit, por reshjet kanĂ« bĂ«rĂ« qĂ« disa kanale tĂ« dalin nga shtrati.

Ne jemi në fazën e përballimit të situatës, pastaj do evidentojmë dëmet e shkaktuara ndaj bujqësisë.

Ekipet e MinistrisĂ« sĂ« BujqĂ«sisĂ« janĂ« nĂ« terren pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar situatĂ«n dhe pasi tĂ« tĂ«rhiqen ujĂ«rat do tĂ« shikojmĂ« pasojat”, tha ai./abcnews.al

Salla: Hidrovori i Spitallës në funksion të plotë

TIRANË, 6 janar /ATSH/ Ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla sĂ« bashku me Kryetaren e BashkisĂ« DurrĂ«s, Emiriana Sako, prefektin e qarkut dhe drejtorin e Ujitjes dhe Kullimit DurrĂ«s, zhvilloi sot njĂ« inspektim nĂ« hidrovorin SpitallĂ« pĂ«r tĂ« monitoruar nga afĂ«r situatĂ«n e krijuar si pasojĂ« e reshjeve intensive qĂ« kanĂ« pĂ«rfshirĂ« zonĂ«n.

Gjatë inspektimit, ministri Salla theksoi se Durrësi është përballur me një intensitet shumë të lartë reshjesh gjatë orëve të fundit, çka ka sjellë disa problematika të lidhura me përmbytjet dhe prurjet e shtuara.

“Jemi nĂ« rezervuarin e SpitallĂ«s pĂ«r tĂ« monitoruar nga afĂ«r situatĂ«n nĂ« tĂ« cilĂ«n ndodhet DurrĂ«si sot, me reshje tĂ« rrĂ«mbyeshme dhe problematika tĂ« evidentuara gjatĂ« orĂ«ve tĂ« fundit”, u shpreh ministri.

Ai nënvizoi rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm mes institucioneve, duke theksuar se bashkëpunimi mes bashkisë, emergjencave civile, bordeve të kullimit, prefekturës dhe strukturave teknike është thelbësor për menaxhimin e situatës.

“Duhet tĂ« vijojmĂ« me tĂ« gjitha ndĂ«rhyrjet e nevojshme, sidomos duke pasur parasysh se, sipas parashikimit tĂ« motit, reshjet do tĂ« vazhdojnĂ« edhe nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim”, tha Salla.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur se strukturat janë në gatishmëri për të ndjekur situatën në kohë reale dhe për të ndërhyrë sipas nevojës, me qëllim mbajtjen nën kontroll të prurjeve dhe parandalimin e përmbytjeve të mëtejshme.

Institucionet përkatëse do të vijojnë monitorimin e situatës në orët dhe ditët në vijim, në funksion të mbrojtjes së tokës bujqësore, infrastrukturës dhe sigurisë së qytetarëve.

1 nga 4

e.xh/

The post Salla: Hidrovori i Spitallës në funksion të plotë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Salla: Në Lezhë e Durrës problematika nga përmbytja e tokave bujqësore

TIRANË, 6 janar /ATSH/ Ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, u mblodhĂ«n sot nĂ« mjediset e AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« Mbrojtjes Civile pĂ«r tĂ« raportuar mbi situatĂ«n aktuale nĂ« vend, si pasojĂ« e motit tĂ« keq qĂ« ka prekur ShqipĂ«rinĂ« gjatĂ« ditĂ«s sĂ« sotme.

Në mbledhje ishin të pranishëm edhe prefektët e qarqeve, ndërsa ministrat garantuan gatishmërinë e plotë institucionale për përballimin e situatës. Gjatë mbledhjes, ministrat u bënë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar dhe shmangie të zonave me risk.

GjatĂ« fjalĂ«s sĂ« tij, ministri Salla theksoi se strukturat e MinistrisĂ« sĂ« BujqĂ«sisĂ« janĂ« nĂ« ndjekje tĂ« vazhdueshme tĂ« situatĂ«s nĂ« terren. “Sa i pĂ«rket MinistrisĂ« sĂ« BujqĂ«sisĂ«, i gjithĂ« ekipi i drejtorive tĂ« ujitjes dhe kullimit, si dhe drejtoritĂ« nĂ« varĂ«si, janĂ« nĂ« dispozicion tĂ« situatĂ«s. Aktualisht, nĂ« qarkun e ShkodrĂ«s kemi prurje mĂ« tĂ« lehta, ndĂ«rsa nĂ« LezhĂ« dhe DurrĂ«s ka problematika qĂ« lidhen me pĂ«rmbytjen e disa zonave tĂ« tokĂ«s bujqĂ«sore”, u shpreh ministri.

Ai sqaroi se deri në këto momente bëhet fjalë për disa hektarë tokë bujqësore të përmbytura, kryesisht në zonën e Durrësit dhe Lezhës.

Salla i bëri thirrje prefektëve për koordinim të ngushtë me bashkitë, duke theksuar se drejtoritë e bordeve të kullimit janë në bashkëpunim të plotë me pushtetin vendor, por se nevojitet edhe koordinim i vazhdueshëm me strukturat e emergjencave civile.

Sipas tij, problematikat lidhen kryesisht me disa kanale kryesore qĂ« rrezikojnĂ« tĂ« dalin nga shtrati, çka mund tĂ« sjellĂ« pĂ«rmbytje tĂ« mĂ«tejshme. “QĂ«llimi ynĂ« Ă«shtĂ« tĂ« parandalojmĂ« pĂ«rmbytjet, tĂ« cilat aktualisht prekin kryesisht tokat bujqĂ«sore, dhe tĂ« shmangim çdo rrezik pĂ«r banesat e qytetarĂ«ve”, theksoi ai.

Në përfundim, ministri i Bujqësisë bëri të ditur se do të jenë edhe në terren, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, për të koordinuar nga afër veprimet dhe për të monitoruar situatën në zonat e prekura, duke ndërhyrë me mjete dhe masa shtesë nëse do të jetë e nevojshme.

/e.xh/r.e/a.f/

The post Salla: Në Lezhë e Durrës problematika nga përmbytja e tokave bujqësore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Salla urim për Vitin e Ri: Mbështetje dhe zhvillim për bujqësinë shqiptare

TIRANË, 31 dhjetor /ATSH/ Ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla pĂ«rcolli njĂ« mesazh urimi pĂ«r qytetarĂ«t dhe fermerĂ«t shqiptarĂ« me rastin e ndĂ«rrimit tĂ« viteve, duke vĂ«nĂ« theksin te roli i fermerĂ«ve nĂ« zhvillimin e vendit dhe tek objektivat pĂ«r vitin e ri.

Në mesazhin e tij, ministri Salla theksoi se ndërrimi i viteve është një moment reflektimi dhe shprese, duke shprehur mirënjohjen për punën, sakrificën dhe kontributin e përditshëm të fermerëve në ndërtimin e një bujqësie më të fortë dhe të një Shqipërie më të zhvilluar. Ai nënvizoi se fermerët shqiptarë janë shtylla e sigurisë ushqimore dhe e ekonomisë rurale, duke mbajtur gjallë tokën, traditën dhe prodhimin vendas edhe në kohë të vështira.

Ministri Salla bëri të ditur se Viti i Ri nis me ambicie të reja për sektorin bujqësor, me më shumë mbështetje për fermerët, më shumë investime, rritje të digjitalizimit dhe zgjerim të mundësive për produktet shqiptare në tregjet vendase dhe ndërkombëtare.

Në përmbyllje të mesazhit, ai uroi që viti i ri të shënojë një hap përpara drejt zhvillimit, bashkëpunimit dhe mirëqenies për çdo familje shqiptare, duke përcjellë urimet për shëndet, paqe dhe mbarësi.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e mbylli mesazhin e tij me urimin: Gëzuar Vitin e Ri!

/m.q/a.f/r.e/

The post Salla urim për Vitin e Ri: Mbështetje dhe zhvillim për bujqësinë shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sporti në 2025: Nga goli i Rei Manajt te podiumet në ski dhe mundje

Goditja e Rei Manajt qĂ« shkundi rrjetĂ«n nĂ« minutĂ«n e fundit tĂ« pjesĂ«s sĂ« parĂ« nĂ« ndeshjen Serbi-ShqipĂ«ri Ă«shtĂ« me gjasĂ« momenti mĂ« sportiv i vitit, qĂ« do tĂ« mbahet mend gjatĂ« mes ndjekĂ«sve tĂ« futbollit. PĂ«rveçse shĂ«noi fitoren nĂ« atĂ« qĂ« mund tĂ« konsiderohet si njĂ« prej pĂ«rplasjeve mĂ« tĂ« nxehta sportive tĂ« KombĂ«tares, [
]

The post Sporti në 2025: Nga goli i Rei Manajt te podiumet në ski dhe mundje appeared first on Reporter.al.

35 tregtarë, ambiente funksionale në tregun e ri të fruta-perimeve në Elbasan

TIRANË, 26 dhjetor /ATSH/ NĂ« qytetin e Elbasanit u pĂ«rurua tregu i ri i fruta-perimeve nĂ« rajonin nr. 1, njĂ« investim qĂ« synon rritjen e cilĂ«sisĂ« sĂ« shĂ«rbimit, garantimin e sigurisĂ« ushqimore dhe pĂ«rmirĂ«simin e pamjes urbane, nĂ« shĂ«rbim tĂ« qytetarĂ«ve dhe fermerĂ«ve.

Në ceremoninë e hapjes ishte i pranishëm ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andi Salla, i cili theksoi se ky investim u krijon rreth 35 tregtarëve kushte bashkëkohore pune, me ambiente moderne dhe funksionale, në përputhje me standardet e tregtimit të produkteve ushqimore.

Sipas ministrit, tregu i ri është një hapësirë e mbyllur plotësisht me struktura xhami, e pajisur me ndriçim efikas dhe me kushte optimale për ruajtjen, ekspozimin dhe shitjen e fruta-perimeve, duke garantuar cilësi dhe siguri më të lartë për konsumatorët.

Ministri nënvizoi se zgjerimi dhe modernizimi i tregjeve të shitjes për fermerët përbën një nga shtyllat kryesore të programit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për investime në infrastrukturën bujqësore. Sipas tij, këto tregje krijojnë një lidhje më të drejtpërdrejtë mes prodhuesit dhe konsumatorit, rrisin shitjet dhe të ardhurat për familjet fermere, si dhe kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë lokale.

Hapja e tregut të ri të fruta perimeve në Elbasan vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt formalizimit të tregtimit të produkteve bujqësore dhe përmirësimit të kushteve të punës për tregtarët, duke sjellë njëkohësisht përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët dhe komunitetin.

e.xh/j.p/

The post 35 tregtarë, ambiente funksionale në tregun e ri të fruta-perimeve në Elbasan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

6,4 miliardë lekë për fermerët përmes Skemës Kombëtare 2025

TIRANË, 24 dhjetor/ATSH/ Ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla bĂ«ri tĂ« ditur se me aktin normativ tĂ« fundvitit mbĂ«shtetja pĂ«r fermerĂ«t pĂ«rmes SkemĂ«s KombĂ«tare 2025 arrin nĂ« 6,4 miliardĂ« lekĂ«, duke shĂ«nuar njĂ« rritje prej 20,8% krahasuar me njĂ« vit mĂ« parĂ«.

Me këtë akt normativ janë alokuar 2 miliardë lekë shtesë për Skemën Kombëtare, drejtpërdrejt në shërbim të fermerëve.

Sipas Ministrit Salla, kjo mbĂ«shtetje e shtuar synon uljen e kostove tĂ« prodhimit dhe garantimin e vijimĂ«sisĂ« sĂ« prodhimeve bujqĂ«sore dhe blegtorale “Made in Albania”.

Ai theksoi se Skema Kombëtare mbetet një nga instrumentet kryesore të qeverisë për forcimin e prodhimit vendas dhe për mbështetjen konkrete të ekonomisë rurale.

Ministri Salla informoi se deri tani 65 mijë fermerë kanë përfituar nga Skema Kombëtare, ndërsa 49 800 prej tyre janë mbështetur me naftë në masën 100%.

Sipas tij, Akti Normativ garanton pagesën e plotë për çdo fermer të kualifikuar brenda vitit buxhetor, duke siguruar korrektësi dhe transparencë në zbatimin e skemës.

1 nga 2

/a.f/

The post 6,4 miliardë lekë për fermerët përmes Skemës Kombëtare 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

‘Me fermerĂ«t nĂ« ShqipĂ«rinĂ« 2030’, ministri Salla: SynojmĂ« tĂ« pĂ«rfitojnĂ« 150 mijĂ« fermerĂ«

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla prezantoi sot vizionin dhe hapat konkretë të transformimit të sektorit bujqësor dhe rural në kuadër të procesit të integrimit europian, duke theksuar se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është një proces që kërkon përgatitje, angazhim dhe bashkëpunim të të gjithë aktorëve të zinxhirit bujqësor.

Ministri Salla u ndal te çelja zyrtare e Grupit të Kapitullit 5 në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare më 17 nëntor, ku përfshihen Kapitujt 11, 12 dhe 13, që mbulohen nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ai theksoi se këta kapituj janë ndër më dinamikët dhe kërkojnë jo vetëm përafrim të legjislacionit dhe zbatim të standardeve, por edhe transformim të thellë dhe modernizim të sektorit.

Sot jemi këtu për të nisur një dialog mbi rrugëtimin e sektorit bujqësor dhe rural drejt destinacionit tonë të përbashkët në familjen e madhe evropiane. Në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare, më 17 Nëntor, u çel zyrtarisht Grupi i Kapitullit 5 ku përfshihen edhe tre kapitujt që mbulon MBZHR.  Kapitujt 11, 12, 13, janë dinamikë që kërkojnë angazhim si në përafrimin e legjislacionit dhe zbatimin e standarteve, por kërkojnë edhe një transformim dhe modernizim të sektorit.  Kjo arrihet me punën që do të bëjë Qeveria por kërkon pjesëmarrjen dhe angazhimin e gjithësecilit prej jush.  Anëtarësimi i vendit në Bashkimin Europian sjell përfitime për fermerët, operatorët e biznesit, konsumatorët dhe ekonominë e vendit.

Nga ana tjetër sjell, gjithashtu, detyrime


Pra, përfitimi nuk vjen automatikisht, vjen kur të gjithë aktorët janë të përgatitur me investim, dokumentim dhe cilësi në çdo hallkë të zinxhirit.

Në Kapitullin 11, përmes Politikës së Përbashkët Bujqësore, fermeri vendoset në qendër.

Qëllimi është i qartë: një bujqësi më konkurruese, më e qëndrueshme, me më shumë siguri ushqimore, më shumë kujdes për mjedisin dhe ndryshimet klimatike.

PĂ«r t’i arritur kĂ«to, BE parashikon mbĂ«shtetje financiare konkrete: pagesa direkte, grante pĂ«r investime dhe masa pĂ«r tĂ« forcuar tregun.

Por kjo mbështetje ka kushtëzime


Për të përfituar, duhet të zbatohen praktikat e mira bujqësore dhe mjedisore dhe të respektohen kërkesat për menaxhimin e fermës dhe të aktivitetit të saj.

Ne synojmë që nga fondet europiane të përfitojnë rreth 150 mijë fermerë.

Pikërisht për këtë, në dy vitet e ardhshme:

–          Do të pĂ«rditĂ«sojmĂ« regjistrin e fermĂ«s dhe regjistrin e blegtorisĂ«;

–          Dhe do të ngremĂ« sistemin e identifikimit tĂ« parcelave tĂ« tokĂ«s, pilotimi i tĂ« cilit ka nisur.

Gjithashtu, duke nisur që nga viti i ardhshëm, NE do të përshtasim në mënyrë graduale skemën kombëtare me skemat që aplikohen në vendet e BE-së.

Një sfidë tjetër e rëndësishme për prodhuesit tanë është edhe përmbushja e standardeve të cilësisë dhe të tregtimit të produkteve.

Për këtë arsye, MBZHR po përgatit paketën ligjore dhe do të nisë një proces komunikimi dhe trajnimi me prodhuesit dhe operatorët e tregut.

Dhe në fund, një element që bën diferencën: organizimi i fermerëve në grupe prodhuesish.

Kjo na ndihmon të kapërcejmë problemin e ekonomisë së shkallës dhe, njëkohësisht, është mënyra më efektive për të përthithur fondet europiane në masa të caktuara mbështetjeje.

Në Kapitullin 12, siguria ushqimore bëhet standard pune në të gjithë zinxhirin. Ne jemi të angazhuar për të arritur zbatim të plotë të legjislacionit të BE-së.

Përtej përafrimit ligjor, detyrimi është zbatimi real i këtyre akteve në terren për të arritur standardet nga fermerët tek stabilimentet dhe operatorët e biznesit ushqimor.

Të gjithë bizneset duhet të arrijnë të njëjtat standarde me ato të BE-së. Kjo shoqërohet me kosto por njëkohësisht dhe mundësinë për të tregtuar në tregun e përbashkët.

Ndërveprimi i ngushtë mes institucioneve publike dhe operatorëve është elementi kyç, për efekt të kontrollit zyrtar, por sidomos për ndërtimin e standardeve dhe zbatimin në praktikë.

Në Kapitullin 13, kërkesat janë shumë konkrete: digjitalizim, monitorim, raportim dhe kontroll.

Nga ana jonë, angazhimi është të forcojmë mbledhjen e të dhënave dhe raportimin elektronik me strukturat e BE-së.

Ne e dimë mirë që këto transformime nuk i përballon dot askush vetëm.

Kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse sot Ne lancojmĂ«Â â€œEuroAgro Albania 2025-2030”, si njĂ« mekanizĂ«m praktik qĂ« t’ju ndihmojĂ« tĂ« pĂ«rgatiteni hap pas hapi.

Platforma konkretisht do të sjellë:

  • NjĂ« linjĂ« tĂ« dedikuar asistence e quajtur “Numri Blu”
  • PlatformĂ« digjitale informative dhe asistent virtual nĂ« Portalin e Fermerit
  • Pika informuese, materiale udhĂ«zuese dhe trajnime

Në të njëjtën kohë, platforma do të shtrihet përmes bashkive, shërbimeve të ekstensionit, dhomave të tregtisë dhe shoqatave profesionale, që informacioni të mbërrijë shpejt dhe i plotë tek të gjithë.

Në mbyllje, ju ftojmë të bëheni pjesë aktive e këtij procesi, të kërkoni orientim, të përdorni mjetet që po vendosim në dispozicion dhe të nisim përgatitjen që sot.

Nga ana jonë, ne do të sigurojmë kushtet dhe mbështetjen e nevojshme për pjesëmarrje.

Nëse bëhemi bashkë në këtë rrugëtim, Bujqësia 2030 do të kthehet në një standard pune dhe treg i ri mundësish.

Faleminderit!

EuroAgro Albania 2025-2030, platformë e re për asistencën e fermerëve

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/  Ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla prezantoi sot vizionin dhe hapat konkretĂ« tĂ« transformimit tĂ« sektorit bujqĂ«sor dhe rural nĂ« kuadĂ«r tĂ« procesit tĂ« integrimit europian, duke theksuar se anĂ«tarĂ«simi i ShqipĂ«risĂ« nĂ« Bashkimin Europian Ă«shtĂ« njĂ« proces qĂ« kĂ«rkon pĂ«rgatitje, angazhim dhe bashkĂ«punim tĂ« tĂ« gjithĂ« aktorĂ«ve tĂ« zinxhirit bujqĂ«sor.

Në takimin e organizuar sot me fermerë, Salla u ndal te çelja zyrtare e Grupit të Kapitullit 5 në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare më 17 nëntor, ku përfshihen Kapitujt 11, 12 dhe 13, që mbulohen nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ai theksoi se këta kapituj janë ndër më dinamikët dhe kërkojnë jo vetëm përafrim të legjislacionit dhe zbatim të standardeve, por edhe transformim të thellë dhe modernizim të sektorit.

“AnĂ«tarĂ«simi nĂ« Bashkimin Europian sjell pĂ«rfitime pĂ«r fermerĂ«t, bizneset, konsumatorĂ«t dhe ekonominĂ« e vendit, por pĂ«rfitimi nuk vjen automatikisht. Ai vjen vetĂ«m kur tĂ« gjithĂ« aktorĂ«t janĂ« tĂ« pĂ«rgatitur, me investim, dokumentim dhe cilĂ«si nĂ« çdo hallkĂ« tĂ« zinxhirit”, u shpreh ai.

Në lidhje me Kapitullin 11 dhe Politikën e Përbashkët Bujqësore, ministri theksoi se fermeri vendoset në qendër të politikave mbështetëse, me synimin për një bujqësi më konkurruese, më të qëndrueshme dhe me më shumë siguri ushqimore. Ai bëri me dije se objektivi është që rreth 150 mijë fermerë të përfitojnë nga fondet europiane, duke nënvizuar se në dy vitet e ardhshme do të përditësohet regjistri i fermës dhe i blegtorisë, si dhe do të ngrihet sistemi i identifikimit të parcelave të tokës.

Salla theksoi gjithashtu rëndësinë e përmbushjes së standardeve të cilësisë dhe tregtimit, duke paralajmëruar një paketë ligjore, proces komunikimi dhe trajnime për prodhuesit dhe operatorët e tregut. Sipas tij, organizimi i fermerëve në grupe prodhuesish mbetet elementi kyç për të kapërcyer ekonominë e shkallës dhe për të përthithur në mënyrë efektive fondet europiane.

Në Kapitullin 12, fokusi është siguria ushqimore dhe zbatimi real i legjislacionit të BE-së në të gjithë zinxhirin, ndërsa Kapitulli 13 kërkon digjitalizim, monitorim, raportim dhe kontroll, me forcim të mbledhjes së të dhënave dhe raportimit elektronik me strukturat europiane.

NĂ« kĂ«tĂ« kuadĂ«r, ministri prezantoi platformĂ«n EuroAgro Albania 2025–2030, si njĂ« mekanizĂ«m praktik pĂ«r pĂ«rgatitjen graduale tĂ« fermerĂ«ve dhe operatorĂ«ve drejt standardeve tĂ« Bashkimit Europian. Platforma parashikon njĂ« linjĂ« tĂ« dedikuar asistence “Numri Blu”, njĂ« platformĂ« digjitale informative me asistent virtual nĂ« Portalin e Fermerit, si dhe pika informuese, materiale udhĂ«zuese dhe trajnime nĂ« terren, nĂ« bashkĂ«punim me bashkitĂ«, shĂ«rbimet e ekstensionit dhe shoqatat profesionale.

“NĂ«se bĂ«hemi bashkĂ« nĂ« kĂ«tĂ« rrugĂ«tim, ‘BujqĂ«sia 2030’ do tĂ« kthehet nĂ« njĂ« standard pune dhe nĂ« njĂ« treg tĂ« ri mundĂ«sish pĂ«r bujqĂ«sinĂ« shqiptare” u shpreh Salla. /e.xh/ /a.g/

The post EuroAgro Albania 2025-2030, platformë e re për asistencën e fermerëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Salla: Tregu i ri në Mallakastër lidh prodhimin vendas me konsumatorin

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Tregu i ri i gjĂ«sĂ« sĂ« gjallĂ« dhe vajit tĂ« ullirit nĂ« MallakastĂ«r Ă«shtĂ« njĂ« mbĂ«shtetje konkrete pĂ«r fermerĂ«t e zonĂ«s pĂ«r nxitjen e tregtimit tĂ« prodhimeve bujqĂ«sore.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, u shpreh se ky treg përfaqëson një hallkë të munguar deri dje dhe një hap të domosdoshëm sot për lidhjen e prodhimit vendas me konsumatorin, në kushte të përshtatshme tregtimi.

Sipas ministrit kjo qendĂ«r Ă«shtĂ« njĂ« garanci pĂ«r produktet “Made in Albania”, veçanĂ«risht nĂ« prag tĂ« festave tĂ« fundvitit, duke ofruar mbĂ«shtetje konkrete pĂ«r fermerĂ«t dhe prodhuesit vendas.

Ai theksoi se iniciativa përçon një sinjal të qartë se me më shumë organizim, mekanizim dhe mbështetje institucionale, prodhimi shqiptar mund të rritet dhe të konkurrojë denjësisht në tregjet europiane.

Fermeri Xhavai Avdia, i angazhuar në rritjen e gjelit të detit, u shpreh se tregu i gjësë së gjallë përbën një ndihmë të madhe për fermerët, pasi siguron kushte dhe standarde të përshtatshme tregtimi.

Nga ana e tij, Ilir Sula, prodhues i vajit të ullirit dhe bimëve mjekësore, vlerësoi rëndësinë e tregut si për tregtimin vendas, ashtu edhe për nxitjen e eksporteve.

Ai theksoi se produktet shqiptare janë të preferuara në tregjet e huaja.

“Para dy vitesh eksportonim nĂ« Itali, ndĂ«rsa sot eksportojmĂ« nĂ« MaqedoninĂ« e Veriut. NĂ«se mekanizohemi mĂ« tej, mund tĂ« konkurrojmĂ« nĂ« tregjet ndĂ«rkombĂ«tare”, tha Sula, duke vlerĂ«suar impaktin pozitiv tĂ« tregut tĂ« ri pĂ«r zhvillimin e sektorit bujqĂ«sor. e.xh/j.p/

The post Salla: Tregu i ri në Mallakastër lidh prodhimin vendas me konsumatorin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fermeri në Cërrik, kontribut në zinxhirin lokal të prodhimit bujqësor dhe blegtoral

TIRANË, 17 dhjetor /ATSH/ Ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ndau sot historinĂ« e Ilirian TrokĂ«s nga fshati ShalĂ«s, bashkia CĂ«rrik, i cili prej rreth njĂ« viti i Ă«shtĂ« pĂ«rkushtuar blegtorisĂ«, duke ngritur njĂ« fermĂ« me 20 krerĂ« lopĂ«.

Ilirian Troka synon zgjerimin e fermës përmes kultivimit të foragjereve, jonxhës dhe drithërave, me qëllim mbulimin e nevojave ushqimore të tufës. Qumështi i prodhuar dorëzohet në baxho, duke kontribuar në forcimin e zinxhirit lokal të prodhimit bujqësor dhe blegtoral.

Ilirjani tregon se ka një vit e gjysmë që ka ngritur fermën e tij. Prodhimin e qumështit ai e tregton në baxhot grumbulluese, ndërsa punojnë familjarisht në kujdesin ndaj kafshëve.

“Synimi im Ă«shtĂ« ta zgjeroj kĂ«tĂ« fermĂ« edhe me njĂ« tjetĂ«r pĂ«r mbarĂ«shtimin e tĂ« imtave”, tha ai.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural vijon të ketë në fokus hartimin dhe zbatimin e politikave në mbështetje të fermerëve dhe bujqësisë, përmes skemave të mbështetjes së investimeve dhe garancisë sovrane për kreditimin e bujqësisë me interes 2%. Këto masa synojnë të nxisin zhvillimin e mëtejshëm të sektorit, i cili angazhon mbi 45% të popullsisë aktive në vend.

/e.xh/r.e/j.p/

The post Fermeri në Cërrik, kontribut në zinxhirin lokal të prodhimit bujqësor dhe blegtoral appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Krijim i ndërmarrjeve të përbashkëta mes pushtetit vendor dhe fermerëve

TIRANË, 15 dhjetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, nĂ«nvizoi sot se vitet e ardhshme duhet tĂ« jenĂ« ato tĂ« krijimit tĂ« ndĂ«rmarrjeve tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta mes pushtetit vendor dhe fermerĂ«ve, tĂ« ndĂ«rmarrjeve qĂ« pĂ«rpunojnĂ« dhe atyre qĂ« sjellin mĂ« shumĂ« tĂ« ardhura nĂ« fushĂ«n e bujqĂ«sisĂ«.

GjatĂ« fjalĂ«s sĂ« tij, nĂ« aktivitetin e organizuar nĂ« Elbasan, ku tĂ« pranishĂ«m ishin fermerĂ« dhe sipĂ«rmarrĂ«s tĂ« shumtĂ«, Rama tha se “kemi ikur nga koha kur pikat e grumbullimit numĂ«roheshin me gishtat e dorĂ«s”.

“Kemi ikur nga koha kur bujqĂ«sia funksiononte me lĂ«mosha elektorale, kemi ikur nga koha kur ata qĂ« punonin heroikisht dhe prodhonin dhe ndĂ«rtonin duke investuar pikĂ«n e fundit tĂ« djersĂ«s ishin komplet tĂ« braktisur. Sot, jemi nĂ« njĂ« kohĂ« tjetĂ«r. Por, ndĂ«rkohĂ« qĂ« ne kemi ecur, ajo bota atje ku ne duam tĂ« bĂ«hemi pjesĂ« ka fluturuar. Prandaj duhet tĂ« vĂ«mĂ« krahĂ« dhe tĂ« fluturojmĂ« duke qenĂ« shumĂ« mĂ« ambicioz, duke kĂ«rkuar shumĂ« mĂ« tepĂ«r nga vetja dhe nga njĂ«ri-tjetri”, tha Rama.

“Juve, shumica dĂ«rrmuese çoheni pa u gdhirĂ« i lini fĂ«mijĂ«t nĂ« gjumĂ«, dhe kur ktheheni i gjeni nĂ« gjumĂ«. Kjo Ă«shtĂ« ajo qĂ« ju ka sjellĂ« deri kĂ«tu, po kjo nuk mjafton mĂ«. Duhet tĂ« ndĂ«rtojmĂ« aleancat ku secili tĂ« bĂ«jĂ« pjesĂ«n e vet. Dhe duhet tĂ« bĂ«jmĂ« atĂ« qĂ« Ă«shtĂ« themelorja, qĂ« paraja tĂ« mos mungojĂ« pĂ«r projektet, pĂ«r investimet, transformimet e nevojshme pĂ«r fermat tuaja dhe kjo tĂ« vijĂ« jo nga njĂ« drejtim, por nga tĂ« gjitha drejtim qĂ« pĂ«rmenda”, tha Rama, ndĂ«rsa nĂ«nvizoi paratĂ« qĂ« vijnĂ« nga buxheti, nga fondet evropiane, nga linja e financimit tĂ« BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, nga Banka e Re e Zhvillimit dhe nga Agro Crediti.

Por, Rama tha se qĂ« tĂ« gjitha kĂ«to tĂ« ardhura tĂ« vijnĂ«, duhet kapaciteti i duhur pĂ«r t’i thithur.

“UnĂ« dua qĂ« kĂ«to tĂ« jenĂ« vitet e krijimit tĂ« ndĂ«rmarrjeve tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta mes pushtetit vendor dhe fermerĂ«ve, tĂ« ndĂ«rmarrjeve qĂ« pĂ«rpunojnĂ« dhe atyre qĂ« sjellin mĂ« shumĂ« tĂ« ardhura pĂ«r ju, jo pĂ«r ne, jo pĂ«r qeverinĂ«, dhe as pĂ«r bashkinĂ«. Kapitali fillestar i njĂ« ndĂ«rmarrjeje tĂ« tillĂ«, do tĂ« jetĂ« fare modest, diçka nga ju, nga bashkia dhe gjithĂ« pjesĂ«n tjetĂ«r e mbulojnĂ« kĂ«to instrumente. Kjo qĂ« ju tĂ« punoni dhe tĂ« mendoni si tĂ« zhvilloheni, pa menduar si tĂ« shlyeni kredinĂ« pa u detyruar tĂ« shisni shtĂ«pinĂ«â€, tha Rama.

Kreu i ekzekutivit, tha se “kush e do tokĂ«n dhe kush di t’i pĂ«rkĂ«dhelĂ« fidanĂ«t e asaj toke, bĂ«n sukses”.

Sipas Ramës, kjo vjen për shkak të pozicionit gjeografik që ka vendi ynë, për shkak të kushteve klimaterike, për shkak të shumë gjërave i ka dhënë Zoti apo natyra, mund të synohet cilësi më e lartë.

“Ne nuk konkurrojmĂ« dot me sasi me botĂ«n, EvropĂ«n, as me disa nga vendet e rajonit, por ne pĂ«r tĂ« gjitha kushtet qĂ« ka ShqipĂ«ria dhe pĂ«r tĂ« gjitha arsyet e tjera, duhet ta fiksojmĂ« nĂ« kokĂ« qĂ« tĂ« konkurrojmĂ« me cilĂ«si dhe tĂ« shesim shtrenjtĂ« nĂ« tregun jashtĂ«. Pa gjithĂ« kĂ«tyre viteve akumulim eksperience, dije, besimi Ă«shtĂ« koha pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« njĂ« hop tĂ« madh cilĂ«sor edhe nĂ« kĂ«tĂ« sektor”, theksoi Rama.

/e.i/

The post Rama: Krijim i ndërmarrjeve të përbashkëta mes pushtetit vendor dhe fermerëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pagesa 100% për fermerët nga Skema kombëtare, deri në fund të vitit

TIRANË, 15 dhjetor/ATSH/ Ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bĂ«ri tĂ« ditur sot se deri nĂ« fund tĂ« vitit do tĂ« bĂ«het e mundur pagesa 100% e mbĂ«shtetjes pĂ«r fermerĂ«t nga skema kombĂ«tare.

Gjatë një takimi në Elbasan me fermerë dhe sipërmarrës të sektorit, ku mori pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, Salla theksoi se gjatë këtyre viteve, Qeveria ka punuar për zhvillimin e sektorit bujqësor dhe rural në Shqipëri.

“Qeveria rriti mbĂ«shtetjen buxhetore dhe financoi mbi 65 mijĂ« fermerĂ« nĂ« gjithĂ« vendin, si dhe financoi ferma, serra, stalla, agroturizĂ«m dhe akuakulturĂ«, rriti investimet nĂ« ujitje, kullim dhe mbrojtje nga pĂ«rmbytjet”, tha ai.

Ministri Salla shtoi se për fermerët që deri më sot janë paguar deri në 50%, është parashikuar në aktin normativ shlyerja e pjesës së mbetur brenda këtij viti buxhetor, duke garantuar që çdo fermer të marrë mbështetjen e plotë që i takon.

Ai vuri në dukje se përveç pagesave direkte, një pjesë e rëndësishme e buxhetit shkon në skemën e investimeve.

“NĂ« thirrjen e fundit u regjistruan mbi 800 aplikime, tĂ« cilat do tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« zbatohen edhe nĂ« vitin 2026, me njĂ« injektim prej sĂ« paku 2 miliard lekĂ«sh nĂ« sektor”, u shpreh Salla.

Ministri vuri në dukje se përveç skemave të mbështetjes dhe granteve, ekzistojnë edhe instrumente financiare për investime më të mëdha, përfshirë Garancinë Sovrane.

“Qeveria shqiptare mbĂ«shtet fermerĂ«t dhe agrobizneset duke u mundĂ«suar marrjen e kredive me mbulim deri nĂ« 70% tĂ« kolateralit dhe me interes 2%. KĂ«rkesa pĂ«r akses nĂ« financa ka qenĂ« e lartĂ«, dhe deri tani rreth 300 fermerĂ« kanĂ« nisur procesin e aplikimit nĂ« banka, ndĂ«rsa njĂ« pjesĂ« e mirĂ« tashmĂ« ka pĂ«rfituar kredinĂ«â€, u shreh Salla.

Sipas tij, qeveria ka vendosur fokus edhe te fermeri dhe pensioni rural.

“Pensionet do tĂ« rriten nga 11,500 lekĂ« sot, nĂ« 18,000 lekĂ« deri nĂ« vitin 2030. Nga janari i vitit 2026, pensionet do tĂ« rriten çdo muaj, pa llogaritur indeksimin vjetor qĂ« do tĂ« vijojĂ« normalisht vit pas viti”, tha ai. /j.p/

The post Pagesa 100% për fermerët nga Skema kombëtare, deri në fund të vitit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌