TIRANĂ, 10 janar/ATSH/ Drejtuesi Politik i qarkut tĂ« Elbasanit, Arbjan Mazniku dhe kryetari i bashkisĂ« Elbasan, Gledian Llatja, kanĂ« qenĂ« nĂ« Gjinar pĂ«r tĂ« ndjekur nga afĂ«r situatĂ«n e krijuar nga temperaturat e ulĂ«ta dhe reshjet e borĂ«s, si dhe pĂ«r tĂ« monitoruar nga terreni masat e marra pĂ«r pĂ«rballimin e kushteve tĂ« vĂ«shtira tĂ« motit.
Kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, bëri të ditur se janë marrë të gjitha masat paraprake për pastrimin dhe kriposjen e akseve malore në territorin e bashkisë, të cilat janë mbuluar nga bora.
âKemi marrĂ« tĂ« gjitha masat paraprake pĂ«r ta bĂ«rĂ« tĂ« mundur kriposjen e tĂ« gjitha akseve malore qĂ« janĂ« mbuluar nga bora nĂ« bashkinĂ« e Elbasanit, ku edhe kĂ«tu nĂ« Gjinar vijon hedhja e skoriesâ, u shpreh Llatja.
Ai theksoi se masat nuk kanë qenë të përqendruara vetëm te qarkullimi rrugor, por edhe te siguria e këmbësorëve dhe funksionimi i shërbimeve bazë.
âEdhe nĂ« kĂ«to ditĂ« nĂ« vijim kemi marrĂ« tĂ« gjitha masat paraprake, si pĂ«r mjetet ashtu edhe pĂ«r kĂ«mbĂ«sorĂ«t, qĂ« tĂ« mos kemi problemeâ, tha Llatja.
Sipas tij, punonjësit e ndërmarrjes publike kanë qenë në terren gjatë gjithë natës së kaluar dhe vijojnë të jenë të angazhuar për përballimin e situatës.
âGjatĂ« gjithĂ« natĂ«s sĂ« djeshme, por edhe nĂ« vijim, punonjĂ«sit e ndĂ«rmarrjes publike kanĂ« qenĂ« nĂ« terren pĂ«r tâi bĂ«rĂ« ballĂ« situatĂ«s, por edhe emergjencave shĂ«ndetĂ«sore, tĂ« cilat i kemi pasur prioritet absolut,â deklaroi kryebashkiaku.
Llatja bëri me dije se paralelisht janë marrë masa për të garantuar furnizimin normal me ujë të pijshëm, duke monitoruar rrjetin dhe duke ndërhyrë për të shmangur problematika nga ngrirja e tubacioneve.
âDoja tâu bĂ«ja thirrje tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve tĂ« Elbasanit, si nĂ« pallate ashtu edhe nĂ« shtĂ«pi private, tĂ« jenĂ« tĂ« kujdesshĂ«m, pasi si pasojĂ« e uljes sĂ« temperaturave mund tĂ« ketĂ« ngrirje tĂ« tubacioneveâ, u shpreh ai.
Nga ana e tij, Drejtuesi Politik Arbjan Mazniku theksoi rëndësinë e angazhimit maksimal të të gjitha strukturave në këto kushte atmosferike.
âNĂ« kĂ«to momente Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« tĂ« gjitha forcat tĂ« jenĂ« tĂ« angazhuara nĂ« krye tĂ« detyrĂ«s, tĂ« jemi gati me fadroma dhe me skorie, me qĂ«llim qĂ« tĂ« mos kemi probleme nĂ« qarkullimâ, tha Mazniku.
Ai vuri në dukje se Gjinari, si zonë turistike malore, po përjeton një fluks të lartë vizitorësh gjatë sezonit dimëror.
âSot nĂ« Gjinar nuk ka asnjĂ« dhomĂ« bosh, tĂ« gjitha bujtinat dhe dhomat janĂ« tĂ« zĂ«naâ, u shpreh Mazniku, duke shtuar se kjo e bĂ«n edhe mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme garantimin e shĂ«rbimeve bazĂ«.
Mazniku i bëri thirrje turistëve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes.
âTuristĂ«t qĂ« vijnĂ« kĂ«tu duhet tĂ« jenĂ« tĂ« pajisur me zinxhirĂ«, pasi edhe nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim pritet tĂ« ketĂ« ndryshime tĂ« temperaturave, por e rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« qĂ« njerĂ«zit ta shijojnĂ« dĂ«borĂ«nâ, theksoi Mazniku.
Bashkia Elbasan bën me dije se të gjitha strukturat përkatëse janë në gatishmëri për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve, sigurimin e furnizimit me ujë dhe energji elektrike, si dhe garantimin e shërbimit shëndetësor për banorët e zonës.
Banorët dhe vizitorët këshillohen të njoftojnë autoritetet për çdo problematikë që mund të hasin gjatë këtyre ditëve me kushte të vështira moti.
/a.f/
The post Gjinari i mbushur me turistë, autoritetet në terren për shërbime dhe rrugë të sigurta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.