TIRANĂ, 29 janar /ATSh/ Sheshi para stadiumit âElbasan Arenaâ u kthye kĂ«tĂ« tĂ« enjte nĂ« njĂ« pikĂ«takim tĂ« institucioneve, komuniteteve fetare, arsimit dhe qytetarĂ«ve, nĂ« kuadĂ«r tĂ« aktivitetit ndĂ«rgjegjĂ«sues âMjedisi â pĂ«rgjegjĂ«si e pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r paqen dhe jetĂ«nâ, organizuar nga Qendra e BashkĂ«punimit NdĂ«rfetar (QBNFE).
Marshimi u parapri nga një aktivitet, që u hap nën moderimin e Ilirian Gjonit, anëtar i Bordit të QBNFE, ndërsa fjalën e mbajti dr. Arben Ramkaj, kryetar i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar. Në fjalën e tij, dr. Ramkaj theksoi se mjedisi nuk është një çështje e largët, por pjesë e drejtpërdrejtë e jetës së përditshme, duke nënvizuar se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa një mjedis të shëndetshëm.
âPaqja fillon aty ku njeriu kujdeset pĂ«r jetĂ«n, pĂ«r shĂ«ndetin e tjetrit dhe pĂ«r tĂ« ardhmen e brezave qĂ« vijnĂ«,â u shpreh Ramkaj, duke bĂ«rĂ« thirrje pĂ«r bashkĂ«punim konkret mes institucioneve, komuniteteve fetare dhe qytetarĂ«ve.
Në vijim, pjesëmarrësit ndoqën fjalimet e përfaqësuesve të pushtetit vendor dhe qendror, ku u trajtuan politikat mjedisore, zhvillimi i qëndrueshëm dhe roli i qytetarit në mbrojtjen e natyrës. Mes tyre, drejtuesi politik i qarkut Elbasan, Arbjan Mazniku, vlerësoi Elbasanin si një model të bashkëjetesës, tolerancës dhe ndërveprimit mes njerëzve përtej besimit të tyre, duke theksuar se kjo harmoni sociale është një vlerë e jashtëzakonshme që duhet ruajtur dhe forcuar, veçanërisht në kohët e sotme.
Nga ana e tij, kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja theksoi angazhimin e vazhdueshëm të bashkisë në mbrojtje të mjedisit, përmes shtimit të sipërfaqeve të gjelbra, investimeve në hapësira publike dhe futjes së modeleve të suksesshme të diferencimit të mbetjeve në shkolla. Ai nënvizoi se këto iniciativa synojnë ta bëjnë Elbasanin një qytet më të pastër, më të gjelbër dhe më të jetueshëm për qytetarët dhe veçanërisht për fëmijët.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla e cilësoi mjedisin si një prioritet strategjik kombëtar, duke theksuar se toka është pasuri e përbashkët dhe amanet për brezat që vijnë. Ai bëri thirrje për përgjegjësi të përbashkët në ruajtjen e tokës dhe natyrës, si bazë e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mirëqenies shoqërore.
Ndërkohë, kryetarja e këshillit të qarkut Elbasan, Ermira Urupi e vuri theksin te përgjegjësia morale, personale dhe qytetare për mbrojtjen e mjedisit, duke theksuar se respekti për natyrën është një detyrim që u përket të gjithëve dhe që reflektohet drejtpërdrejt në cilësinë e jetës.
Në vijim, drejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit, Vesa Llanaj Liço, theksoi se shkollat kanë një rol të rëndësishëm në edukimin e qytetarit të ri. Ajo nënvizoi se të gjithë së bashku duhet të mblidhemi dhe të veprojmë si një trup i vetëm për të edukuar brezin e ri dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.
NjĂ« vĂ«mendje e veçantĂ« iu kushtua rolit tĂ« arsimit dhe edukimit mjedisor, me kontribute nga drejtues tĂ« institucioneve arsimore dhe prezantimin simbolik tĂ« nxĂ«nĂ«sve tĂ« shkollĂ«s âQamil Guranjakuâ, tĂ« cilĂ«t pĂ«rcollĂ«n mesazhe ndĂ«rgjegjĂ«suese pĂ«r mbrojtjen e mjedisit dhe formimin e qytetarit tĂ« pĂ«rgjegjshĂ«m.
Marshimi dhe aktiviteti u përshëndetën gjithashtu edhe nga përfaqësues të komuniteteve fetare në qytet, të cilët përcollën mesazhe të përbashkëta për paqen, bashkëjetesën, tolerancën dhe kujdesin ndaj mjedisit si vlerë e përbashkët shoqërore.
Pas fjalimeve, aktiviteti vijoi me njĂ« marshim simbolik pĂ«rgjatĂ« bulevardit âAqif Pashaâ, me ndalesa pranĂ« busteve tĂ« figurave tĂ« shquara tĂ« qytetit. NĂ« kĂ«to ndalesa, pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« komuniteteve fetare dhe tĂ« arsimit reflektuan mbi raportin mes besimit, shkencĂ«s dhe ruajtjes sĂ« ekuilibrave natyrorĂ«, duke pĂ«rcjellĂ« mesazhe tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta pĂ«r kujdesin ndaj âshtĂ«pisĂ« sonĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«tâ.
Aktiviteti u mbyll nĂ« sheshin âAqif Pashaâ me thirrje pĂ«r aktivizĂ«m qytetar dhe veprime konkrete nĂ« mbrojtje tĂ« mjedisit, si dhe me njĂ« moment artistik tĂ« interpretuar nga LukĂ« Mllugja. NĂ« pĂ«rmbyllje, u pĂ«rcoll urimi pĂ«r njĂ« vit 2026 mĂ« tĂ« gjelbĂ«r, mĂ« tĂ« shĂ«ndetshĂ«m dhe mĂ« tĂ« qetĂ« pĂ«r qytetin e Elbasanit.
Nga marshimi ndër fetar në Elbasan
/e.i/a.f/r.e/
The post Marshim ndërfetar në Elbasan për paqen dhe mjedisin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.