Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rrëshqitje dherash në rrugë/ Qarkullimi në aksin Gjirokastër – Tepelenë, me një korsi

Rrëshqitje inertesh janë regjistruar në aksin Gjirokastër – Tepelenë.

Në pamjet e siguruara nga ABC Neës shihet se një korsi e rrugës është e bllokuar si pasojë e rrëshqitjeve.

Aktualisht qarkullimi po kryehet vetëm me një korsi, ndërsa po punohet për hapjen e korsisë tjetër dhe vijimin normal të qarkullimit në këtë aks.

Prej ditësh vendi ynë është përfshirë nga moti i keq, me reshje të dendura shiu, c’ka kanë sjellë përmbytje e vështirësi qarkullimi në shumë zona të vendit./abcnews.al

 

Shembet masivi me gurë dhe inerte në Selenicë, bllokohet rruga! Dhjetëra familje kërkojnë ndihmë

✇Albeu
By: M C

Moti i keq që ka përfshirë Shqipërinë ditët e fundit ka sjellë jo vetëm probleme me përmbytjet, por edhe me bllokimin e rrugëve për shkak të borës apo të rrëshqitjeve të dherave.

Raportohet se një pjesë inertesh dhe gurësh është shkëputur në fshatin Matogjin-Bashaj të Bashkisë së Selenicës, duke bllokuar rrugën.

Mësohet se nga bllokimi i rrugës, dhjetëra familje janë mbetura të izoluara dhjetëra familje të fshatit Bashaj, të cilat kanë bërë apel për ndihmë.

Ndërsa po ashtu bëhet me masivi i dheut është shkëputur në dy vende brenda 2 orësh mesditën e sotme.

The post Shembet masivi me gurë dhe inerte në Selenicë, bllokohet rruga! Dhjetëra familje kërkojnë ndihmë appeared first on Albeu.com.

Moti i keq/ Çahet rruga te “Ura e Petranit”, bllokohet qarkullimi në aksin Përmet-Çarçovë

✇Albeu
By: M C

Moti i keq ka lënë pasoja të rënda edhe në qarkun e Gjirokastrës, jo vetëm me përmbytje masive, por edhe me dëmtime të infrastrukturës rrugore.

Si pasojë e çarjes së karrexhatës, për shkak të reshjeve të dendura të shiut, aksi rrugor Përmet–Çarçovë, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Petranit”, është i bllokuar për qarkullim.

Në terren ndodhen strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me strukturat e emergjencave civile dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH), të cilat po punojnë intensivisht për rritjen e sigurisë, menaxhimin e situatës dhe ndërhyrjen për normalizimin e këtij segmenti rrugor.

Gjithashtu, është rritur prezenca e shërbimeve të Policisë së Shtetit në të gjitha akset e qarkut, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ofrimin e ndihmës për përdoruesit e rrugës, në rast nevoje.

The post Moti i keq/ Çahet rruga te “Ura e Petranit”, bllokohet qarkullimi në aksin Përmet-Çarçovë appeared first on Albeu.com.

Shembet rruga në Prekal nga moti i keq, mungesë energjie në disa fshatra në Vaun e Dejës

Në qarkun e Shkodrës po punohet për pastrimin e rrugëve kombëtare dhe rurale pas motit të keq me reshje dëbore që përfshiu veriun e vendit.

Sipas Prefekturës së Shkodrës si pasojë e reshjeve, është evidentuar shembje e rrugës në aksin Ura e Shtrejtë–Prekal, në vendin e quajtur “Shkallë Logje”. Është vendosur sinjalistikë dhe aksi është bllokuar për të shmangur çdo rrezik.

Po ashtu po punohet për vlerësimin e dëmtimit dhe normalizimin e qarkullimit.

Ndërkohë borëpastrueset kanë qenë gjatë gjithë natës në punë për mbajtjen e hapur të aksit Qafë Thore–Theth.

Në territorin e Bashkisë Malësi e Madhe kanë pushuar reshjet dhe tre borëpastruese ndodhen në aksin Tamarë- Vermosh ku ka vende me ngrica dhe po bëhet kriposja dhe mirëmbajtja për të vijuar qarkullimin.

Në bashkinë Vau i Dejës reshjet e shiut kanë pushuar. Në disa njësi ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike, ndaj grupet e punës janë në terren për zgjidhjen e situatës.

Në bashkinë Fushë-Arrëz po vijojnë reshjet e shiut me intensitet të lartë. Ka rënie gurësh dhe dherash në rrugët rurale, por akset janë të kalueshme dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

Në bashkinë Pukë vijojnë reshjet shiut dhe fryn erë e fortë, por momentalisht nuk raportohen problematika.

Ndërsa në Lezhë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar rreth 85 mm reshje shiu.

Prefektura e Shkodrës raporton se nuk ka probleme në kanalet kulluese, argjinatura, dhe digën e Rezervuarit të Shkodrës.

“Nivelet e lumenjve Buna, Drin, Kir, Gjadër dhe të Rezervuarit të Shkodrës janë nën kuotat e rrezikut për përmbytje. Hidrovoret e Velipojës (Vilun dhe Ças) janë në funksion të plotë dhe në gatishmëri për të punuar me kapacitet të plotë nëse nevojitet”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Borëpastrueset në terren për mbajtjen hapur të aksit Qafë Thore–Theth

Si pasojë e reshjeve në bashkinë e Shkodrës është shembur rruga në aksin Ura e Shtrejtë–Prekal, në vendin e quajtur “Shkallë Logje”, si dhe është vendosur sinjalistikë duke e bllokuar për të shmangur çdo rrezik.

Prefektura e Shkodrës informoi sot se “po punohet për vlerësimin e dëmtimit dhe normalizimin e qarkullimit”.

Ndërkohë që borëpastrueset kanë qenë gjatë gjithë natës në punë për mbajtjen e hapur të aksit Qafë Thore–Theth.

Në bashkinë Malësi e Madhe 3 borëpastruese ndodhen në aksin Tamarë- Vermosh ku ka vende me ngrica dhe po bëhet kriposja dhe mirëmbajtja për të vijuar qarkullimin.

Në bashkinë Vau i Dejës momentalisht në këtë bashki reshjet e shiut kanë pushuar. Në disa njësi ka patur shkëputje të energjisë elektrike dhe grupet e punës janë në terren.

Në bashkinë Fushë-Arrëz vijojnë reshje shiu me intensitet të lartë ka rënie gurësh dhe dherash në rrugët rurale, por akset janë të kalueshme dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

Ndërsa në bashkinë Pukë vijojnë reshjet shiut dhe fryn erë e fortë, momentalisht nuk raportohen problematika.

Në Lezhë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar rreth 85 mm reshje shiu. Nuk ka probleme në kanalet kulluese, argjinatura dhe digën e Rezervuarit të Shkodrës. Nivelet e lumenjve Buna, Drin, Kir, Gjadër dhe të Rezervuarit të Shkodrës janë nën kuotat e rrezikut për përmbytje.

Hidrovoret e Velipojës (Vilun dhe Ças) janë në funksion të plotë dhe në gatishmëri për të punuar me kapacitet të plotë nëse nevojitet.

Banorët të pashpresë, rruga e fshatrave Tojgan dhe Hambar në Fier me baltë e gropa

Kjo është rruga që duhet të përshkojnë çdo ditë banorë të fshatrave Tojgan dhe Hambar në Bashkinë e Fierit. Gropa dhe baltë në rrugën prej 2,5 kilometrash që vështirësojnë jetën e përditshme si të banorëve, ashtu edhe të nxënësve të shkollave. Banorët thonë se për të mbërritur në lagjen e fundit të fshatit, detyrohen të […]

The post Banorët të pashpresë, rruga e fshatrave Tojgan dhe Hambar në Fier me baltë e gropa appeared first on BoldNews.al.

Gjergj Luca nga rruga panoramike Shëngjin–Velipojë bën apel kundër kulturës së sharjes dhe për dinjitetin e veprës

Nga Albert Vataj Nga kthesat panoramike të aksit Shëngjin–Velipojë, aty ku deti shpaloset si horizont i hapur dhe perëndimi i diellit shoqëron udhëtarin deri në fund të rrugës, sipërmarrësi Gjergj Luca artikulon jo thjesht një përshëndetje, por një thirrje morale. Është një ftesë për të reflektuar mbi mënyrën se si flasim për vendin tonë, si e vlerësojmë punën dhe si e ndërtojmë narrativën…

Source

Investimi në rrugën Tiranë-Ndroq-Plepa nxit zhvillimin e bizneseve

TIRANË, 13 dhjetor /ATSH/ Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, ka theksuar rëndësinë e ndërtimit të rrugës Tiranë-Ndroq-Plepa si një nga investimet kyçe për zhvillimin ekonomik dhe social të zonës.

Në një postim në rrjetet sociale, Gogu bën me dije se ky projekt është pjesë e 120 Projekteve me Rëndësi Kombëtare”, të cilat synojnë të ndërtojnë themelet e zhvillimit për vitet 2026-2028.

Sipas ministrit, me një investim prej 87 milionë euro, ky aks rrugor nuk është thjesht një ndërhyrje infrastrukturore, por një nxitje konkrete për punësimin, rritjen e aksesit dhe zhvillimin e bizneseve lokale.

Projekti pritet të përmirësojë ndjeshëm lidhjen e segmentit Vaqarr-Pezë-Ndroq me Tiranën, detin dhe tregjet, duke krijuar më shumë mundësi për banorët e zonës.

Gogu thekson se ky investim i jep territorit potencial për t’u zhvilluar më shpejt dhe në mënyrë të qëndrueshme, duke afruar njerëzit, punën dhe mundësitë.

/gj.m/r.e/

The post Investimi në rrugën Tiranë-Ndroq-Plepa nxit zhvillimin e bizneseve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga përurimi te rrëshqitja e masivit, shembja që zbuloi problemet e rrugës Qukës-Qafë Plloçë

Mëngjesin e 23 nëntorit, disa familjarë nga Tirana nisën një udhëtim drejt Maliqit për të marrë pjesë në një përkujtimore. Ata vendosën të kalonin nga rruga e re Qukës – Qafë Plloçë, pak javë pas ceremonisë inauguruese, ku daullet, veshjet popullore dhe buka me qiqra tipike e juglindjes ishin pjesë e festës. Por të gjitha makinat e nisura […]

The post Nga përurimi te rrëshqitja e masivit, shembja që zbuloi problemet e rrugës Qukës-Qafë Plloçë appeared first on BoldNews.al.

💾

Uji rrjedh pa ndërprerje, rruga “Pasho Hysa” në Tiranë bëhet e pakalueshme

Banorët e rrugës “Pasho Hysa-Ali Dem” në Tiranë kanë denoncuar gjendjen tejet problematike të rrugës, e cila prej kohësh është kthyer në një shqetësim serioz për komunitetin. Sipas tyre, uji rrjedh pandërprerë nga fillimi deri në fund të rrugës, duke krijuar gropa të mëdha dhe duke e bërë pothuajse të pamundur qarkullimin normal të automjeteve […]

The post Uji rrjedh pa ndërprerje, rruga “Pasho Hysa” në Tiranë bëhet e pakalueshme appeared first on BoldNews.al.

Rruga e re në Golem drejt shembjes, banorët: Nëse s’ndërhyhet, do të përshkallëzojmë protestën

7 km rrugë e ndërtuar nga Fondi i Zhvillimit rrezikon jetën e 200 banorëve, shkak rrëshqitja e masiveve malore. Segmenti 7-kilometërsh i ndërtuar në fazën e parë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hyrë në një gjendje alarmante, pasi masive malore kanë nisur të rrëshqasin drejt rrugës, duke krijuar çarje dhe deformime të mëdha në […]

The post Rruga e re në Golem drejt shembjes, banorët: Nëse s’ndërhyhet, do të përshkallëzojmë protestën appeared first on BoldNews.al.

Rruga Qukës-Qafë Plloçë, miliona euro të shpërdoruara me rrugë të pakolauduar/ Partia Demokratike: SPAK të nisë hetimet

✇Albeu
By: V K

Partia Demokratike, deklaron se projekti i ‘Ndërtimit të rrugës Qukës-Qafë Plloçë’ është një histori abuzimesh, ndërsa shton se janë shpërdoruar miliona euro të fondeve publike.

Zëdhënësja e Antikorrupsionit, Genta Vangjeli kërkoi në emër të PD që SPAK të nisë menjëherë hetimet për këtë aferë korruptive.

“Projekti me gjatësi 40.5 km, i ndarë në tre lote, me vlerë të vlerësuar 152 milionë dollarë, financuar nga Banka Islamike për Zhvillim, Fondi Saudit për Zhvillim dhe Qeveria Shqiptare, është kthyer në simbolin e dështimit dhe korrupsionit qeveritar.

Edhe pse lotet 1 dhe 2 duhej të kishin përfunduar në vitin 2018 dhe loti 3 në vitin 2017, asnjë prej tyre nuk u finalizua në kohë. Rruga u hap me 7-8 vite vonesë, duke rritur kostot me të paktën 60 milionë dollarë shtesë.

Përveç kostove të ndërtimit dhe mbikëqyrjes, janë zhvilluar dy procedura për shërbime konsulence me vlerë 5.6 milionë euro, ndërkohë që ARRSH ka shfaqur mangësi të theksuara në projektim dhe menaxhimin e financimit, veçanërisht për lotin 3”, denoncon Vangjeli.

Vengjeli thekson se Kontrolli i Lartë i Shtetit paralajmëroi që në vitin 2019 për rreziqet dhe problemet e rënda të këtij projekti, por paralajmërimet u injoruan.

Sipas PD, kjo rrugë është hapur pa kolaudim, duke vënë drejtpërdrejt në rrezik jetën e qytetarëve.

“Ligji është i qartë: asnjë vepër infrastrukturore nuk mund të hapet pa u certifikuar cilësia e punimeve. Hapja e këtij aksi pa kolaudim ka vënë drejtpërdrejt në rrezik jetën e qytetarëve”,– thekson Vangjeli.

Denoncimi:

Projekti i ‘Ndërtimit të rrugës Qukës-Qafë Plloçë’, një histori abuzimesh, vonesash dhe shpërdorimi të miliona eurove të fondeve publike, që ka kulmuar me dëmtimin e rëndë të rrugës vetëm dy muaj pas inaugurimit propagandistik të Kryeministrit Edi Rama.

Projekti me gjatësi 40.5 km, i ndarë në tre lote, me vlerë të vlerësuar 152 milionë dollarë, financuar nga Banka Islamike për Zhvillim, Fondi Saudit për Zhvillim dhe Qeveria Shqiptare, është kthyer në simbolin e dështimit dhe korrupsionit qeveritar.

Edhe pse lotet 1 dhe 2 duhej të kishin përfunduar në vitin 2018 dhe loti 3 në vitin 2017, asnjë prej tyre nuk u finalizua në kohë. Rruga u hap me 7-8 vite vonesë, duke rritur kostot me të paktën 60 milionë dollarë shtesë.

Përveç kostove të ndërtimit dhe mbikëqyrjes, janë zhvilluar dy procedura për shërbime konsulence me vlerë 5.6 milionë euro, ndërkohë që ARRSH ka shfaqur mangësi të theksuara në projektim dhe menaxhimin e financimit, veçanërisht për lotin 3.

Kontrolli i Lartë i Shtetit paralajmëroi që në vitin 2019 për rreziqet dhe problemet e rënda të këtij projekti, por paralajmërimet u injoruan.

Më alarmante është se mbi këtë aks janë mbivendosur fonde publike përmes 6 kontratave të tjera prokuruar nga ARRSH me vlerë totale 2.4 milionë euro për punime dhe mirëmbajtje të kësaj rruge që prej vitit 2018 e në vijim.

Fituesi i fundit i shpallur më 20 nëntor, ishte kompania ‘2T shpk’, në pronësi të vëllait të kryebashkiakut të Tepelenës, ku si për lotin 1 dhe për lotin 3 me gjithë problemet e paraqitura në të shkuarën janë përzgjedhur të njëjtët fitues , tregues që ngre dyshime se garat nuk kanë qenë reale, por të paracaktuara, duke konsoliduar klientelizmin dhe korrupsionin.

Pas rrëshqitjes së skarpatave dhe dëmtimit të rëndë të rrugës vetëm dy muaj pas inaugurimit, mediat raportuan se kompania 2T ka nisur punimet për largimin e masivit shkëmbor ndërkohë që ende nuk ekzistonte një kontratë e lidhur dhe e njoftuar e tillë në sistemin elektronik të prokurimeve për këtë qëllim.

Edhe më shqetësues është fakti se rruga është hapur pa procedurë kolaudimi. Ligji është i qartë: asnjë vepër infrastrukturore nuk mund të hapet pa u certifikuar cilësia e punimeve. Hapja e këtij aksi pa kolaudim ka vënë drejtpërdrejt në rrezik jetën e qytetarëve.

Partia Demokratike kërkon që SPAK të nisë menjëherë hetimet për këtë aferë të rëndë korruptive, të identifikojë dhe ndëshkojë përgjegjësit, si dhe të garantojë llogaridhënie për miliona euro të shpërdoruara dhe për rrezikun e madh të shkaktuar ndaj qytetarëve.

Shqiptarët meritojnë transparencë, siguri dhe institucione që punojnë për ta, jo projekte të dështuara, kosto të fryra dhe korrupsion të pandëshkueshëm.

The post Rruga Qukës-Qafë Plloçë, miliona euro të shpërdoruara me rrugë të pakolauduar/ Partia Demokratike: SPAK të nisë hetimet appeared first on Albeu.com.

Shembja e rrugës Qukës–Qafë Plloçë, Lapaj: Skandal, ndodh se tenderat bëhen me telefon!

Kreu i Partisë “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ka publikuar një video nga rruga Qukës – Qafë Plloçe, e cila sot u bllokua totalisht për shkak të rrëshqitjes së një masivi të madh shkëmbor. Në video, ku Lapaj shfaqet pikërisht në rrugën e bllokuar thotë se “jeta e qytetarëve rrezikohet kur tenderat bëhen me telefon dhe […]

The post Shembja e rrugës Qukës–Qafë Plloçë, Lapaj: Skandal, ndodh se tenderat bëhen me telefon! appeared first on BoldNews.al.

“Gropa trevjeçare” në Astir vijon të rrezikojë shoferët, asnjë masë nga Bashkia (Video)

Prej tre vitesh, një gropë e madhe në një nga segmentet kryesore të zonës së Astirit vijon të jetë burim problemesh serioze për drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës. Defekti në rrugë është kthyer në pengesë të përditshme, duke shkaktuar dëmtime të automjeteve, bllokime në qarkullim dhe situata të rrezikshme, veçanërisht gjatë natës dhe […]

The post “Gropa trevjeçare” në Astir vijon të rrezikojë shoferët, asnjë masë nga Bashkia (Video) appeared first on BoldNews.al.

‘260 mln euro për 43 km’/ Balliu: Shembja e rrugës Qukës-Qafë Plloçë, krim shtetëror

Shembjen e rrugës Qukës-Qafë Plloçë, deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka reaguar duke e cilësuar si krim shtetëror dhe jo si gabim. ‘260 milionë euro për 43 km, dhe rruga Qukës–Qafë Plloç sot shembet’, shkruan Balliu në Facebook. Postimi i plotë: 260 milionë euro për 43 km, dhe rruga Qukës–Qafë Plloç sot shembet. Kjo s’është […]

The post ‘260 mln euro për 43 km’/ Balliu: Shembja e rrugës Qukës-Qafë Plloçë, krim shtetëror appeared first on BoldNews.al.

Skandal në Qukës–Qafë Plloçë, rruga 260 milion euro shembet nga shiu i parë

Rruga Qukës–Qafë Plloçë, një ndër projektet më të gjata, më të kushtueshme dhe më të stërzgjatura të infrastrukturës shqiptare, është shembur vetëm nga një shi i parë i vjeshtës. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë degradimin e shpejtë të një vepre që sapo ishte inauguruar, masa gjigande shkëmbore të rrëzuara mbi asfalt, barriera të shtrembëruara […]

The post Skandal në Qukës–Qafë Plloçë, rruga 260 milion euro shembet nga shiu i parë appeared first on BoldNews.al.

Qukës Qafë Plloçë, i pakalueshëm/ Shkëputet një masiv dheu dhe gurësh në vendin e quajtur “Tunelet”

Bëhet i pakalueshëm aksi rrugor Qukës – Qafë Plloçë. Një masiv dheu dhe gurësh është shkëputur, duke e bërë këtë aks të pakalueshëm në vendin e quajtur “Tynelet”.

Firma kontraktore po punon për hapjen e një bypass provizor për kalimin e mjeteve.

Firma vijonte punën për sistemimin e relevit pa ndalur reshjet dhe ishte në vazhdim të këtyre punimeve.

Ndërkohë, për të udhëtuar drejt Tiranës mund të përdoret aksi Plloçë-Pogradec-Qafë Thanë.

U përurua para 2 muajsh nga Balluku/ Rrëshqitje dheu në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet një nga korsitë

Vetëm pak minuta më parë rrëshqitje të reja të dheut janë evidentuar në aksin Qukës-Qafë Plloçë në degëzimin që devijon për në Pogradec. Një masiv i madh dheu është shkëputur duke zënë njërën prej korsive. Aktualisht aty ndodhen grupet e punës për te larguar inertet nga rruga. Ndërkohë qarkullimi bëhet vetëm në njërën korsi. Kujtojmë […]

The post U përurua para 2 muajsh nga Balluku/ Rrëshqitje dheu në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet një nga korsitë appeared first on BoldNews.al.

Rruga në Los Anxhelos që sfidon gravitetin – aty thuhet se makinat ‘rrokullisen përpjetë’



Në shikim të parë duket si një rrugë normale.

Por një pjesë e autostradës në zonën e Los Anxhelosit është vendi i një fenomeni të çuditshëm.

Aty, sipas pretendimeve, makinat duket se sfidojnë gravitetin.

Bëhet fjalë për një rrugë në shpatin e malit në Altadena, pak në veri të Pasadenës, që njihet si Kodra e Gravitetit.

Dhe ajo ka qenë qendra e disa legjendave urbane që përpiqen të shpjegojnë pse automjetet në autostradë, e cila duket sikur është “me pjerrësi poshtë - rrokullisen përpjetë”.

Një nga historitë që përmendet është ajo kur një autobus shkolle plot me fëmijë që dyshohet se vdiqën në rrugë.

Dhe fantazmat e tyre thuhet se e ndjekin kodrën, duke i shtyrë makinat lart për të parandaluar shoferët të pësojnë të njëjtin fat që patën ata. /Telegrafi/

U përurua dy muaj më parë nga Balluku dhe kushtoi 260 milionë euro, rrëshqitje dheu në rrugën Qukës-Qafë Plloçë

✇Albeu
By: V K

Ditën e djeshme, një rrëshqitje dherash është regjistruar në fillim të aksit të ri rrugor Qukës-Qafë Plloçë, në një prej skarpateve të saj.

Edhe pse fatmirësisht nuk pati dëme, ngjarja ka shtuar shqetësimet për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e kësaj rruge, e cila u përurua pas 14 vitesh punime dhe me një kosto marramendëse prej 260 milionë eurosh.

 

 

Kompania kontraktore ndërhyri për pastrimin e rrugës, dhe punimet për stabilizimin e terrenit vijojnë edhe gjatë së enjtes.

Por përsëritja e rrëshqitjeve në një segment që duhej të ishte i ri dhe i sigurt tregon për probleme serioze në projektim, mbikëqyrje dhe cilësi ndërtimi.

Vetëm pak javë më parë, një rrëshqitje shkëmbore në të njëjtin aks bllokoi për orë të tëra njërën korsi të qarkullimit.

Rruga që pritej të ishte një investim strategjik për lidhjen Lindje-Perëndim, po kthehet në shembull të mungesës së përgjegjësisë dhe keqmenaxhimit të fondeve publike.

Në vend që të lehtësojë lëvizjen dhe zhvillimin e zonës, aksi Qukës-Qafë Plloçë, ndërtimi i të cilit zgjati plot 14 vite, po dëshmon se 260 milionë eurot nuk garantojnë një vepër të qëndrueshme, sidomos kur mungon transparenca dhe cilësia në çdo fazë të ndërtimit.

Rruga e re kombëtare Qukës–Qafë Plloçë, u inaugurua nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku më 5 shtator të këtij viti.

The post U përurua dy muaj më parë nga Balluku dhe kushtoi 260 milionë euro, rrëshqitje dheu në rrugën Qukës-Qafë Plloçë appeared first on Albeu.com.

❌