Kryeministri Edi Rama e mbylli vitin duke kritikuar punën e drejtësisë së re dhe kryesisht atë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, ndërkohë që zyrtarë të lartë të qeverisë së tij po përballen me akuza penale. Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama ironizoi dhe relativizoi akuzat e ngritura ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku dhe drejtoreshës jetëgjatë […]
Pasditen e 5 nëntorit 2020, ndërsa rrugët qëndronin të mbyllura për shkak të masave kundër pandemisë së Covid-19, dy burra shqiptarë me banim në Belgjikë shkëmbyen një seri mesazhesh të shkurtra nëpërmjet aplikacionit të koduar Sky ECC – të deshifruara vite më vonë nga autoritetet ligjzbatuese europiane. “E gjetëm mallin,” shkruante i kënaqur një prej […]
Mes kodrave të gjelbëruara të Mulletit, rreth 13 kilometra larg qendrës së Tiranës, “Equos Resort” reklamon shërbime luksi, mes të cilave një klub hipizmi, xhiro me kuaj apo sporte ujore për stinët e nxehta të vitit. Por koleksioni më i vlefshëm fshihej në një qilar brenda resortit. Pas shpalljes në kërkim të Ergys Agasit për […]
Nga Joseph Hammond, WASHINGTON TIMES Një vrasje mafioze e hapur, e ndodhur muajin e kaluar pranë aeroportit kryesor të Shqipërisë, ka shtuar frikën se aleati i NATO-s po rrëshqet gjithnjë e më thellë drejt sundimit të krimit të organizuar – ndërsa liderë të opozitës paralajmërojnë se vendi është në prag të shndërrimit në shtetin e parë […]
Prokurori Adnan Xholi u duk i lehtësuar në fund të prezantimit të tij përpara anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë të enjten, edhe pse gara për kreun e SPAK nuk e nxorri atë fitues. “Shyqyr që erdhi dita të mbyllej kjo procedurë, se u bë si legjendë urbane,” tha Xholi. Prej mëngjesit të së […]
Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar deklaroi të enjten se kishte goditur një tjetër grup ndërkombëtar të trafikut të drogës në bashkëpunim me Prokurorinë Antimafia të Breshias në Itali dhe Prokurorinë Publike të Zvicrës. Mes 24 masave të sigurisë të lëshuara nga drejtësia italiane, tre prej të dyshuarve janë arrestuar në Shqipëri, […]
PD dhe PD janë dakordësuar për mocionin me debat për situatën me krimin e organizuar në vend, gjatë seancës së nesërme në Kuvend, pas kërkesës së opozitës në Konferencën e Kryetarëve. Mazhoranca kërkoi që debati të shtyhej për një sesion tjetër parlamentar, ndërsa si përfundim u vendos që të zhvillohet gjatë seancës së nesërme, si […]
TIRANË, 14 nëntor /ATSH/ Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, depozitoi sot kërkesën për zhvillimin e mocionit me debat në Kuvend, për masat e marra nga qeveria për luftën me tolerancë zero ndaj krimit të organizuar.
Në kërkesë grupi parlamentar i PD, i referohet raporteve ndërkombëtare, përfshirë raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku sipas PD-së flitet për pastrimin e parave të krimit të organizuar në ndërtime dhe vepra publike.
Sipas PD-së, gjetjet e raporteve “tregojnë se fenomeni i krimit të organizuar dhe pastrimit të parave mbetet shqetësues, me ndikime në ekonomi, media dhe integritetin zgjedhor”.
PD nënvizon se “në vlerësimin tonë, Kuvendi i Shqipërisë duhet të diskutojë mundësinë për një strategji kombëtare të luftës me tolerancë zero në këtë drejtim dhe masave që ka marrë Qeveria shqiptare deri më tani”.
Kërkesa është firmosur nga deputetët Klevis Balliu, Gazment Bardhi, Isuf Çelaj, Blendi Himçi, Klodjana Çapja, Fidel Kreka, Klit Hoti.
Pasditen e 11 nëntorit, Gilmando Dani, një 47-vjeçar i dënuar për krim të organizuar u vra në një atentat mafioz në dalje të aeroportit të Rinasit në një zonë të populluar dhe me prani të të forcave të shumta të sigurisë. Bashkë me Danin u plagos në atentat edhe Mustafa Sheqeri – një punonjës i […]
Pavarësisht dallimeve të tyre politike dhe ekonomike, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia ndajnë një sërë cenueshmërish që i bëjnë ato një mjedis të favorshëm për krimin e organizuar, sipas Indeksit të Krimit të Organizuar 2025, i publikuar të hënën. Raporti, i përgatitur nga organizata jofitimprurëse me qendër […]
Suedia po përballet me një rritje të shqetësueshme të aktivitetit të krimit të organizuar. Sipas të dhënave të publikuara nga Policia Kombëtare, në vend ka rreth 17,500 anëtarë aktivë të rrjeteve kriminale, ose dy kriminelë për çdo 1,000 banorë. Përveç tyre, rreth 50,000 persona të tjerë kanë lidhje të drejtpërdrejta ose të tërthorta me këto […]
Në gjyqin e zhvilluar në Mal të Zi në tetor ndaj grupit të dyshuar kriminal të Radoje Zvicerit, një ekspert balistike ngriti një çështje serioze lidhur me përdorimin e provave nga aplikacioni i mesazheve të enkriptuara Sky ECC, i cili ishte zbërthyer nga agjencitë e zbatimit të ligjit. Eksperti pranoi se nuk mund të verifikonte […]
Komisioni Evropian (KE) ka publikuar këtë të martë progres-raportin për Shqipërinë, teksa ka nxjerrë në pah disa problematika serioze në fushën e funksionimit të institucioneve demokratike, ekonomisë dhe luftës kundër krimit të organizuar. Nga zgjedhjet e 11 Majit, te emigrimi masiv dhe sfidat sociale, raporti evidenton një sërë problematikash, teksa thekson se reformat kyçe mbeten […]
Pas tre vitesh pa asnjë gjurmë të Ervis Martinajt, familjarët e tij kanë depozituar një kërkesë në Gjykatë për shpalljen zyrtare të tij si të zhdukur. Megjithëse procedura është formale, misteri mbi fatin e tij vijon të mbetet i pazgjidhur.
Në një intervistë për emisionin “Në kohë reale”, avokati i familjes, Mirash Martini njëherazi edhe ish-avokati i vetë Martinajt, deklaroi se nuk ka asnjë informacion nëse ai është gjallë apo jo. Ai theksoi se familjarët kishin besuar gjatë në institucionet shtetërore dhe në premtimet për zbardhjen e çështjes.
“Nuk kam informacione që të them nëse ai jeton apo jo. Nuk mendoj që kanë bërë kërkime të tyre, ata kanë besuar gjatë te shteti edhe prej premtimeve të bëra që pritej të kishte informacion. Ka patur informacione sikur nga disa aplikacione të tjera dhe kanë pritur dhe kanë menduar që shteti duhej të bënte më shumë dhe të kishte një përgjigje për fatin e tij nëse është apo jo gjallë”, u shpreh avokati.
I pyetur për arsyet e kërkesës në gjykatë, ai sqaroi se procedura nuk lidhet me pasurinë e Martinajt, por është një hap ligjor për të lehtësuar disa procese familjare.
“Nuk ka lidhje fare me pasurinë. Ky proces nuk ndikon fare në mënyrën e Administrimit apo ndarjes së pasurisë. Në këtë rast caktohet një kujdestar për pasurinë, njëri nga familjarët i cili kujdeset edhe kur nuk ka një vendim gjykate dhe kjo kërkesë për shpalljen të zhdukur nuk ka lidhje me pasurinë. Familja pjesën e pasurisë nuk e ka fare në konsideratë për momentin. Ajo ishte një procedurë ligjore në rastin që nuk ka asnjë informacion për të për të patur lehtësi në familje, për shembull për lëvizjen e fëmijëve. Është një procedurë e bërë në formë formale, por nuk ka lidhje me pasurinë”, theksoi ai.
Brenda labirinthit të zhurmshëm të kolonave që mbajnë në këmbë një pallat përballë Bankës së Shqipërisë, paraja është mbret. Zona në zemër të Tiranës njihet në memorien kolektive si “Dollari” dhe përfaqëson bursën informale të kambizmit gjatë viteve të gjata të tranzicionit. Në hapësirën e ngushtë gjenden disa pika Exchange ngjitur me njëra-tjetrën dhe jashtë […]
Brenda labirinthit të zhurmshëm të kolonave që mbajnë në këmbë një pallat përballë Bankës së Shqipërisë, paraja është mbret. Zona në zemër të Tiranës njihet në memorien kolektive si “Dollari” dhe përfaqëson bursën informale të kambizmit gjatë viteve të gjata të tranzicionit. Në hapësirën e ngushtë gjenden disa pika Exchange ngjitur me njëra-tjetrën dhe jashtë […]
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të enjten më 2 tetor rezultatet e një hetimi dyvjeçar ndaj disa anëtarëve të krimit të organizuar, të cilët akuzohen për një vrasje të ndodhur në vitin 2021 dhe grabitjen e qindramijëra metrave katrorë tokë në bregdetin e lakmuar të Gjirit të Lalzit përmes […]
Këtë të mërkurë, në një postim në rrjetin social “Facebook”, deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar ashpër ndaj situatës së sigurisë në vend, duke akuzuar qeverinë për bashkëpunim me kartelët kriminalë.
Ai theksoi se krimi i organizuar ka depërtuar në struktura shtetërore dhe po rrezikon drejtpërdrejt sigurinë kombëtare.
Sipas Balliut, Departamenti Amerikan i Shtetit, ka vërtetuar skemat e pastrimit të parave që përfshijnë edhe zyrtarë të lartë dhe shtoi më tej se Partia Demokratike do të zbardhë publikisht këto lidhje.
Postimi i plotë i Klevis Balliu:
Situata dramatike në vend, ku krimi i organizuar dhe kartelët janë bërë ortakë me politikën, ka arritur të cenojë drejtpërdrejt sigurinë kombëtare.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka certifikuar tashmë ekzistencën e një skeme kriminale të pastrimit të parave të kartelëve, përmes bashkëpunimit të tyre me qeverinë.
Përballë kësaj gjendjeje alarmante, anëtarët e Partisë Demokratike në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes do të demaskojnë publikisht këto lidhje, duke vepruar në mbrojtje të interesit kombëtar.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë rikonfirmoi të mërkurën mbështetjen për SPAK, duke vlerësuar arritjet e institucionit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa theksoi se procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të institucionit duhet të jetë i paanshëm dhe transparent. Në fjalimin e saj gjatë konferencës së OSBE-së mbi “Lidhjen […]
Fitim Dumani, vëllai i killerit Nuredin Dumani, tha në emisionin “MaShqip” të gazetarit Flamur Vezaj se vëllezërit Hajdar e Franc Çopja kanë vrarë në restorantin e tyre në Elbasan duke ngrënë bukë të shumërkërkuarin Talo Çela, pasi Çela dinte shumë rreth krimeve të tyre dhe kishte rrezik se mund të fliste një ditë. Një pretendim […]