❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Qipro merr presidencën e BE/ Integrimi i Ballkanit, prioritet strategjik i gjashtëmujorit qipriot

Qipro nis kĂ«tĂ« tĂ« enjte presidencĂ«n e Bashkimit Europian nĂ«n sloganin “PĂ«r njĂ« EuropĂ« qĂ« qĂ«ndron mĂ« e fortĂ« dhe mĂ« e guximshme nĂ« njĂ« botĂ« tĂ« trazuar dhe nĂ« ndryshim”.

Prioritet i këtij gjashtë mujori mbetet siguria në kontinetin e vjetër dhe zgjerimi, si një domosdoshmëri gjeostrategjike dhe një investim për të ardhmen e Europës.

Qipro angazhohet të punojë për ribashkimin e Europës dhe përshpejtimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në familjen europiane. Sepse për të, një union i zgjeruar është një union më i fortë, më i sigurt dhe më I qëndrueshëm.

Ky gjashtë mujor mbetet i rëndësishëm për Shqipërinë, e cila hyn në këtë vit të ri, me të gjithë grupkapitujt e negociatave të hapura, me objektivin për të nisur sa më parë mbylljen e tyre, që procesi teknik të përfundojë brenda 2027, sipas një plani të dakortësuar mes qeverisë shqiptare dhe Bashkimit Europian.

Në mesazhin e Urimit për homologun qipriot, presidenti Bajram Begaj, shpreh bindjen se presidenca qipriote do të jetë e fokusuar në procesin e integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perendimor, duke e konsideruar këtë një prioritet strategjik. Ndërsa më herët kryeministri Rama rikonfirmoi angazhimin për arritjen e këtij objektivi kombëtare përgjatë këtij mandati.

“UnĂ« dhe tĂ« zgjedhurit tuaj do tĂ« bĂ«jmĂ« pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, nĂ« katĂ«r vitet e ardhshme, gjithçka duhet qĂ« ta ngremĂ« flamurin tonĂ« kombĂ«tar, nĂ« oborrin e ShtĂ«pisĂ« sĂ« Bashkimit Europian.”/abcnews.al

BRUKSEL – Hungaria humbet tĂ« drejtĂ«n pĂ«r ndihmĂ« nga BE-ja me vlerĂ« mbi 1 miliard euro

BRUKSEL, 1 janar /ATSH-DPA/- Hungaria ka humbur të drejtën e saj për ndihmë të konsiderueshme nga BE-ja për shkak të shkeljeve të shtetit të së drejtës, pasi reformat duhej të kryheshin deri në fund të vitit 2025.

Sipas Komisionit Evropian, fondet e humbura arrijnë në më shumë se 1 miliard euro.

Për të liruar fondet, Hungaria duhej të zbatonte reforma të mjaftueshme deri në fund të vitit 2025, duke përfshirë ndryshimin e ligjeve për të parandaluar konfliktet e interesit dhe për të luftuar korrupsionin.

Fondet, të destinuara nga programet për të mbështetur zonat strukturisht të dobëta dhe të planifikuara fillimisht për vitin 2023, u ngrinë pasi një analizë e Komisionit Evropian arriti në përfundimin se Hungaria kishte shpërfillur disa standarde dhe vlera themelore të BE-së.

Humbje të mëtejshme priten

Nëse Hungaria vazhdon të dështojë në zbatimin e reformave të mjaftueshme, ajo përballet me humbjen e fondeve të mëtejshme që arrijnë në miliarda euro në të ardhmen.

Legjislacioni i BE-sĂ« i quajtur “Rregullorja e KushtĂ«zimit tĂ« Shtetit tĂ« sĂ« DrejtĂ«s” hyri nĂ« fuqi nĂ« vitin 2021, duke i dhĂ«nĂ« BE-sĂ« mjete shtesĂ« financiare dhe buxhetore pĂ«r tĂ« kontrolluar shtetin e sĂ« drejtĂ«s nĂ« shtetet anĂ«tare.

Shtetet e BE-së ranë dakord të ngrijnë rreth 6,3 miliardë euro fonde të caktuara për Hungarinë nga buxheti shumëvjeçar i bllokut për vitet 2021-2027 në fund të vitit 2022 përmes mekanizmit.

Këstit të parë, gjithashtu pak më shumë se 1 miliard euro, i përfundoi afati në fund të vitit 2024 pasi Budapesti nuk arriti të zbatonte reformat e nevojshme.

Miliarda euro të tjera për vendin janë bllokuar gjithashtu pjesërisht nga rregullore të tjera.

Sipas komisionit, një total prej rreth 17 miliardë eurosh u ngrinë së fundmi. Prodhimi ekonomik i Hungarisë në vitin 2024 ishte rreth 205 miliardë euro. //a.i/

The post BRUKSEL – Hungaria humbet tĂ« drejtĂ«n pĂ«r ndihmĂ« nga BE-ja me vlerĂ« mbi 1 miliard euro appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj: Të mbyllim kapitujt e parë të negociatave gjatë presidencës qipriote të BE

TIRANË, 1 janar/ATSH. Presidenti Bajram Begaj i uroi sot suksese dhe arritje sa mĂ« tĂ« mira presidencĂ«s qipriote tĂ« Bashkimit Evropian pĂ«r gjysmĂ«n e parĂ« tĂ« vitit 2026.

Begaj vlerësoi se Qipro merr presidencën e BE-së, në këto momente shumë të rëndësishme për Evropën dhe për mbarë botën.

Presidenti shprehu bindjen se presidenca qipriote e BE-së do të jetë e përqendruar në procesin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“ShpresojmĂ« qĂ« ShqipĂ«ria tĂ« nisĂ« mbylljen e kapitujve tĂ« parĂ« tĂ« negociatave pĂ«r anĂ«tarĂ«sim tĂ« plotĂ« nĂ« Bashkimin Evropian”, u shpreh ai.

/m.m/a.f/

The post Begaj: Të mbyllim kapitujt e parë të negociatave gjatë presidencës qipriote të BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Viti 2026: Drejtësia do të jetë sërish kryefjala

Viti 2026 po e gjen ShqipĂ«rinĂ« nĂ« njĂ« udhĂ«kryq tĂ« ri sa i pĂ«rket raporteve tĂ« politikĂ«s me drejtĂ«sinĂ«, ndĂ«rkohĂ« qĂ« vendi pret tĂ« avancojĂ« nĂ« rrugĂ«n e pĂ«rmbushjes sĂ« kushteve pĂ«r anĂ«tarĂ«sim nĂ« Bashkimin Europian me sundimin e ligjit si gurthemeli nĂ« kĂ«tĂ« proces. Ndryshe nga ç’kishte premtuar, kryeministri Edi Rama e mbylli vitin [
]

The post Viti 2026: Drejtësia do të jetë sërish kryefjala appeared first on Reporter.al.

FOKUS – Qiproja merr presidencĂ«n e radhĂ«s tĂ« BE-sĂ«

BRUKSEL, 1 janar /ATSH/ – Qiproja merr sot zyrtarisht PresidencĂ«n e KĂ«shillit tĂ« BE-sĂ« pĂ«r herĂ« tĂ« dytĂ« qĂ« nga anĂ«tarĂ«simi nĂ« Bashkimin Evropian, nĂ« vitin 2004.

Presidenca e Qipros do të fillojë mes sfidave në rritje për Evropën si paqëndrueshmëria në Lindjen e Mesme, lufta e Rusisë kundër Ukrainës që po i afrohet vitit të katërt, kërcënimet ndaj sigurisë në rritje, uniteti transatlantik nën presion dhe një BE që synon të forcojë konkurrencën në një mjedis gjeo-ekonomik gjithnjë e më kërkues.

Duke u bazuar në punën e presidencës daneze në largim dhe duke iu përgjigjur këtyre presioneve, siguria dhe mbrojtja pritet të mbeten lart në agjendën e BE-së.

Avancimi i zgjerimit, arritja e konsensusit mbi politikën e migracionit dhe drejtimi i negociatave të vështira mbi Kornizën e ardhshme Financiare Shumëvjeçare (MFF) do të kërkojnë gjithashtu vëmendje të madhe, veçanërisht ndërsa kushtet fiskale të Evropës po përkeqësohen dhe modeli evropian po vihet nën presion nga fragmentimi i tregtisë globale./ a.jor.

The post FOKUS – Qiproja merr presidencĂ«n e radhĂ«s tĂ« BE-sĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Edhe pse janë aleatë, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara përplasen për Jemenin



Arabia Saudite ka kërkuar që Emiratet të tërheqin trupat e tyre nga Jemeni dhe të ndalojnë mbështetjen ndaj separatistëve jugorë.

Forcat separatiste të lidhura me EBA morën shpejt nën kontroll zona të mëdha në jug të Jemenit në muajin dhjetor, përfshirë rajonin e pasur me naftë Hadhramaut.

Hadhramaut është jashtëzakonisht i ndjeshëm për Arabinë Saudite: kufizohet me mbretërinë dhe humbja e ndikimit aty dobëson kontrollin saudit.

Rijadi i sheh veprimet e EBA-së si kërcënim për sigurinë e saj dhe tashmë ka bombarduar pajisje ushtarake që raportohet se Abu Dabi i ka furnizuar separatistëve.

Emiratet duan të rivendosin një shtet të pavarur në jug - Jemeni Jugor - gjë që kërkon kontroll mbi naftën dhe portet kyçe tregtare.

Arabia Saudite, nga ana tjetër, synon të mbajë Jemenin të bashkuar.

Nëse tensionet nuk ulen, luftimet mund të shpërthejnë së shpejti jo vetëm midis fraksioneve lokale, por edhe midis fuqive rajonale që i mbështesin ato - Arabia Saudite dhe EBA.

Kjo do të ringjallë luftën në Lindjen e Mesme me forcë të re. /Telegrafi/

Shqipëria përgatitet për heqjen e tarifave Roaming me BE-në

✇Albeu
By: M C

Ministria e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ« ka nxjerrĂ« nĂ« konsultim publik disa ndryshime nĂ« ligjin “PĂ«r Komunikimet Elektronike”, me qĂ«llim pĂ«rafrimin e legjislacionit shqiptar me standardet europiane pĂ«r regjimin “Roaming Like At Home”.

Qëllimi është që brenda vitit 2026, qytetarët shqiptarë të përdorin telefonin në vendet e Bashkimit Europian pa pagesa shtesë për minuta, mesazhe ose internet, ashtu si në vendin tonë. Po të njëjtat përfitime do të kenë edhe qytetarët europianë që vizitojnë Shqipërinë.

Ligji parashikon gjithashtu uljen e kostove teknike mes operatorëve, për të siguruar që përfitimet të shkojnë direkt tek përdoruesit. Një risi tjetër është vendosja e gjobave për operatorët që nuk respektojnë rregullat e reja të Roaming.

The post Shqipëria përgatitet për heqjen e tarifave Roaming me BE-në appeared first on Albeu.com.

U sanksionua për shkak të pronësisë ruse, SHBA i jep leje të përkohshme kompanisë serbe të naftës që të vazhdojë veprimtarinë deri më 23 janar

✇Albeu
By: M C

Shtetet e Bashkuara kanë dhënë një leje të përkohshme kompanisë serbe të naftës NIS, e cila kontrollohet nga kompani ruse dhe është nën sanksione amerikane, që të mund të rifillojë prodhimin deri më 23 janar.

Lajmin e dha mbrĂ«mjen e sotme ministrja serbe e EnergjisĂ«, Dubravka Đedović Handanović.

“KompanisĂ« NIS i Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ« leje nga OFAC (Zyra pĂ«r Kontrollin e Aseteve tĂ« Huaja pranĂ« Departamentit tĂ« Thesarit tĂ« SHBA-sĂ«) qĂ« i lejon tĂ« vazhdojĂ« aktivitetin deri mĂ« 23 janar. Kjo do tĂ« thotĂ« se rafineria e Pançevos do tĂ« mund tĂ« rifillojĂ« funksionimin pas 36 ditĂ«sh,” shkroi ministrja nĂ« Instagram.

Pas nëntë muajsh shtyrjesh të njëpasnjëshme, më 9 tetor, Uashingtoni vendosi sanksione ndaj NIS, duke e akuzuar se financon pushtimin rus në Ukrainë, pasi kontrollohet 56% nga kompanitë ruse Gazprom Neft dhe Intelligence.

Rafineria e saj në Pançevo, pranë Beogradit, që mbulon rreth 80% të tregut serb, u detyrua të ndalojë aktivitetin në fillim të dhjetorit, pasi Uashingtoni nuk i dha NIS leje të veçantë për importin e lëndëve të para.

The post U sanksionua për shkak të pronësisë ruse, SHBA i jep leje të përkohshme kompanisë serbe të naftës që të vazhdojë veprimtarinë deri më 23 janar appeared first on Albeu.com.

FOKUS – Vendet e rajonit nĂ« vitin 2025: Kriza politike, zgjedhje dhe rruga drejt anĂ«tarĂ«simit nĂ« BE

TIRANE, 31 dhjetor /ATSH-AA/ – Vendet e Ballkanit gjatĂ« vitit 2025 dĂ«shmuan turbulenca politike, zgjedhje, procese gjyqĂ«sore, protesta, sanksione dhe pĂ«rparim drejt anĂ«tarĂ«simit nĂ« Bashkimin Evropian (BE).

Gjatë vitit 2025, përderisa në Shqipëri u mbajtën zgjedhjet parlamentare, në Maqedoninë e Veriut zgjedhjet lokale, e në Kroaci zgjedhjet presidenciale, Kosova ishte dëshmitare e tri proceseve të ndryshme zgjedhore.

Vendet e rajonit, pĂ«rveç zgjedhjeve, ndĂ«rmorĂ«n edhe hapa tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt anĂ«tarĂ«simit nĂ« BE, me ç’rast nga liderĂ«t e BE-sĂ« morĂ«n mesazhe se e ardhmja e rajonit qĂ«ndron nĂ« BE.

Derisa deklaratat separatiste në entitetin serb të Bosnjë e Hercegovinës (Republika Sërpska) vazhduan gjatë gjithë vitit, në Serbi u mbajtën protesta kundër qeverisë në shumë qytete. Kosova, Shqipëria dhe Kroacia, nga ana tjetër, më 18 mars nënshkruan deklaratë të përbashkët për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, gjë që shkaktoi reagime nga Serbia.

Ja disa nga zhvillimet e rëndësishme të vitit 2025 në vendet e rajonit.

– Samiti i gjashtĂ« i Komunitetit Politik Evropian u mbajt nĂ« TiranĂ«

Shqipëria e nisi vitin me zgjedhje të përgjithshme të mbajtura në maj, në të cilat kryeministri Edi Rama shpalli fitore historike, ndërsa në kryeqytetin Tiranë u mbajt Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian me pjesëmarrje të nivelit të lartë, ku mori pjesë edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Protestat kundër qeverisë vazhduan gjatë gjithë vitit në Shqipëri, ndërsa vendi bëri hapa të rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE, hapi grupkapituj të rinj dhe shpalli se synimi është anëtarësimi në BE deri në vitin 2030.

Shqipëria tërhoqi vëmendjen me ndalimin e përkohshëm të TikTok-ut, ndërsa me emërimin e ministres së parë për inteligjencë artificiale në rajon, Diellës, tregoi edhe një hap drejt botës moderne.

– Kosova gjatĂ« vitit 2025 pati tri zgjedhje

Kosova e nisi vitin me zgjedhjet e përgjithshme më 9 shkurt. Vetëvendosje shpalli fitoren, por nuk arriti të formojë qeverinë, gjë që shkaktoi krizë të gjatë politike.

NdĂ«rkohĂ« u mbajtĂ«n zgjedhjet lokale, tĂ« cilat kaluan nĂ« njĂ« atmosferĂ« mĂ« tĂ« qetĂ«. PĂ«r shkak tĂ« pamundĂ«sisĂ« pĂ«r formimin e qeverisĂ«, parlamenti u shpĂ«rnda dhe mĂ« 28 dhjetor u mbajtĂ«n zgjedhje tĂ« parakohshme, nĂ« tĂ« cilat Albin Kurti shĂ«noi fitore “historike”.

Krizat me Serbinë vazhduan gjatë gjithë vitit ndërsa Kosova mbylli institucionet paralele në komunat me shumicë serbe. Veriu i vendit ishte skenë tensionesh, gjë që çoi në pezullimin e përkohshëm të dialogut strategjik nga ana e SHBA-së. Gjatë vitit 2025, Kosovën e njohën katër shtete, përfshirë edhe Sirinë.

Kosova gjithashtu tërhoqi vëmendjen me nënshkrimin e deklaratës së përbashkët për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me Shqipërinë dhe Kroacinë më 18 mars.

– Nga zjarri nĂ« Koçan deri te zgjedhjet lokale, viti 2025 nĂ« MaqedoninĂ« e Veriut

Maqedonia e Veriut në mars u trondit nga një zjarr në një klub nate në Koçan, ku humbën jetën 63 persona dhe më shumë se 200 u plagosën.

Vendi e vazhdoi vitin me zgjedhjet lokale, në të cilat VMRO-DPMNE shpalli fitoren, duke hapur një fazë të re politike. Kriza me Bullgarinë fqinje, e cila bllokon procesin e anëtarësimit në BE, vazhdoi gjatë gjithë vitit 2025.

– Deklaratat separatiste nĂ« entitetin serb

Në entitetin serb të Bosnje e Hercegovinës (Republika Sërpska), retorika separatiste vazhdoi edhe gjatë vitit 2025.

Lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, i cili shpesh gjendet në fokus për shkak të deklaratave të tilla, njoftoi se nuk e njeh Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë (OHR) dhe as përfaqësuesin e lartë Christian Schmidt, institucionet e vendosura me Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit, e cila i dha fund luftës në periudhën 1992-1995.

Gjykata e BeH-së e dënoi Dodikun me një vit burg dhe ndalim gjashtëvjeçar për mbajtjen e posteve politike në shkurt 2025 për kundërshtimin e vendimeve të përfaqësuesit të lartë.

Për shkak të nevojës për të caktuar pasardhësin e tij, në entitet u mbajtën zgjedhje të parakohshme, në të cilat fitoi Sinisha Karan.

– Nga hapa tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt anĂ«tarĂ«simit nĂ« BE deri te vendosja e regjimit tĂ« vizave pĂ«r shtetasit turq nĂ« Mal tĂ« Zi

Mali i Zi, ndër vendet e rajonit, bëri hapat më të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit në BE dhe njoftoi se synon ta përfundojë këtë proces deri në vitin 2028.

Ashtu si vendet e tjera të Ballkanit, Mali i Zi mori mbështetje të plotë nga liderët e BE-së në rrugën drejt anëtarësimit.

Megjithatë, në tetor vendi u bë fokus i opinionit publik pasi një shtetas malazez u godit me thikë, ndërsa autoritetet fillimisht për këtë sulm fajësuan dy shtetas turq. Më vonë u vërtetua se këta persona nuk ndodheshin fare në vendin e ngjarjes.

Në atë periudhë Mali i Zi vendosi regjim vizash për shtetasit turq, por ky vendim u tërhoq në fund të dhjetorit dhe detyrimi i vizave u hoq sërish.

– Protesta kundĂ«r qeverisĂ« nĂ« Serbi

Serbia në fillim të vitit 2025 ishte skenë e protestave masive që u përhapën në mbarë vendin, pas tragjedisë në fund të vitit 2024 në Novi Sad, kur si pasojë e shembjes së çatisë në stacionin hekurudhor humbën jetën 11 persona.

Gjatë protestave pati përplasje mes policisë dhe demonstruesve ndërsa kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq dha dorëheqje pas valës së pakënaqësisë publike të shkaktuar nga aksidenti në të cilin humbën jetën më shumë persona.

Në prill u formua qeveria e re në krye me Gjuro Macut ndërsa kabineti mori besimin e Kuvendit Popullor.

Përveç vazhdimit të tensioneve me Kosovën, Serbia reagoi edhe ndaj deklaratës së përbashkët për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, të cilën në mars e nënshkruan Kosova, Kroacia dhe Shqipëria.

– Kroacia, anĂ«tare e BE-sĂ«, nĂ«nshkroi deklaratĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r bashkĂ«punim nĂ« fushĂ«n e mbrojtjes me ShqipĂ«rinĂ« dhe KosovĂ«n

Kroacia, si anëtare e BE-së në rajon, në janar mbajti zgjedhjet presidenciale. Në zgjedhje, presidenti aktual Zoran Millanoviq fitoi më shumë se 70 për qind të votave dhe sërish shpalli fitoren.

Në mars, Kroacia nënshkroi deklaratën e përbashkët për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me Shqipërinë dhe Kosovën, gjë që shkaktoi reagime nga Serbia fqinje.

Gjatë vitit 2025, Kroacia, ashtu si edhe vitet e mëparshme, dëshmoi përplasje politike mes presidentit Zoran Millanoviq dhe kryeministrit Andrej Plenkoviq.   /os/

The post FOKUS – Vendet e rajonit nĂ« vitin 2025: Kriza politike, zgjedhje dhe rruga drejt anĂ«tarĂ«simit nĂ« BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Banorët e Postribës çojnë në SPAK Ballukun: Na është ndotur uji nga gurorja

Një tjetër kallëzim është depozituar në SPAK ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Këtë herë, padia është ngritur nga banorët e njësisë administrative Postribë, në qarkun e Shkodrës, të cilët e akuzojnë për ndotjen e burimeve ujore nga aktiviteti i një guroreje në zonë. Sipas kallëzimit, banorët pretendojnë se prej vitesh uji i [
]

The post Banorët e Postribës çojnë në SPAK Ballukun: Na është ndotur uji nga gurorja appeared first on BoldNews.al.

Përplasja mes Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara është lajm i keq për të gjithë botën



Burimi: The Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com

Kryeministria britanike [Downing Street] është tërësisht e preokupuar me stuhinë e brendshme të krijuar nga mikpritja e një nxitësi trazirash nga Lindja e Mesme [Alaa Abd el-Fattah], prandaj nuk ka asgjë për të thënë - e aq më pak për të kontribuar në qetësimin e krizës - teksa dy partnerët kryesorë të Britanisë në Gjirin Persik janë papritur në përplasje të hapur mes vete.

Vendimi i Arabisë Saudite për të bombarduar atë që ajo pretendoi se ishte një ngarkesë armësh për kryengritësit jemenas, dërguar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, nxori në pah tensionin e rrezikshëm mes shteteve kryesore sunite të pasura me naftë në Lindjen e Mesme.

Vetëm kohët e fundit, princat e kurorës që qeverisin Arabinë Saudite dhe Emiratet - Mohammed bin Salman [MBS] në Riad dhe Mohammed bin Zayed [MBZ] në Abu Dabi - dukeshin si vëllezër gjaku në aleancën kundër Lëvizjes Huti të mbështetur nga Irani në Jemen. Por, në fakt, ndërhyrja e tyre e përbashkët dhe e dështuar kundër hutëve në Jemen - e braktisur nga Emiratet në vitin 2019 - helmoj marrëdhëniet e tyre.

Emiratet nuk u tërhoqën plotësisht nga Jemeni, por konsoliduan praninë e tyre në jugun e vendit të përçarë nga fraksionet - aty ku ndodhet nafta. Dominimi i Jugut të pasur me energji dhe vijës bregdetare që ndjek rrugën drejt Kanalit të Suezit dhe një kufi të gjatë me Arabinë Saudite, ia japin Emirateve mundësinë për kërcënim të mundshëm të drejtpërdrejtë të territorit saudit nga Jugu.

Dikur gjithçka ishte ndryshe, kur MBS-ja dukej sikur donte ta kthente Arabinë Saudite në një version gjigant të Emirateve. Sauditët ishin gati të ndiqnin modelin e tyre për të inkurajuar të huajt nga vendet jomyslimane, si Britania, që të sillnin aftësitë e tyre të biznesit dhe paratë për të investuar në Dubai, ndërkohë që linin pas politikën e tyre demokratike perëndimore. Tani, qendra multi-miliardë dollarëshe turistike e planifikuar nga MBS-ja në Neom, në Detin e Kuq, mund të jetë objektiv në një luftë të armatosur. Hutët ngacmues kanë pretenduar se Emiratet u ofruan atyre miliona dollarë që të ndalnin sulmet e tyre me dronë mbi anijet në Detin e Kuq, që shkojnë drejt Kanalit të Suezit dhe portit izraelit në Eilat, dhe në vend të tyre të godisnin punimet ndërtimore në Neom!

Emiratet janë të vogla krahasuar me Arabinë Saudite, por pasuria e tyre për frymë është shumë më e madhe. Emiratet kanë një popullsi të bindur, të mbajtur nën kontroll nga suksesi ekonomik dhe nga një polici vigjilente. Ushtria e tyre, e përbërë nga shumë mercenarë, ka performuar më mirë në ndërhyrjet rajonale sesa forcat e Mbretërisë.

Popullsia shumë më e madhe e Arabisë Saudite ka përjetuar rënie të standardeve të jetesës, pasi çmimet e energjisë nuk kanë ndjekur ritmin e rritjes demografike. Ndërsa MBZ-ja ka para për të financuar aventurat e tij gjeopolitike në një brez territori që shkon nga Jugu i Jemenit përtej Detit të Kuq e thellë në shtete të shkatërruara nga lufta, si Sudani dhe Libia, Arabia Saudite e MBS-së ka deficit buxhetor dhe po përpiqet të tërheqë investime në bregdetin e saj të Detit të Kuq. Sauditët kanë nevojë për qetësi te fqinjët si Sudani, që të mos trembin turistët dhe investitorët e mundshëm.

Kaosi nga Sudani në Libi dhe Mali ka lënë vakume të mbushura me ar dhe gurë të çmuar të eksportuar nën sytë vigjilentë të mercenarëve emiratas për të furnizuar bursat e Dubait. E njëjta rrëmujë e ndjek MBS-në dhe planet e tij për një Arabi të re Saudite.

Shkaqet klasike të konflikteve në Lindjen e Mesme, si qëndrimet ndaj Izraelit, janë aspekt i vogël i kësaj krize të re. Po, Emiratet kanë marrëdhënie diplomatike me Izraelin dhe sauditët kanë marrë nën mbrojtje çështjen e shtetësisë palestineze, por antagonizmi mes princave të kurorës bazohet në pretendimet e klaneve rivale për epërsi në Arabinë.

Por, një konflikt lokal midis dy shteteve që qëndrojnë në zemër të furnizimit botëror me energji dhe shtrihen mbi rrugë kryesore tregtare, nuk do të mbetet lokal për shumë kohë.

PĂ«r fat tĂ« keq, roli historik i BritanisĂ« nĂ« rajon tani ndodhet nĂ« duart e princit tĂ« kurorĂ«s tĂ« vet LaburistĂ«ve tĂ« Ri - ministrit tĂ« JashtĂ«m pĂ«r Lindjen e Mesme, Hamish Falconer, djali i Charlie Falconerit, kĂ«shilltarit veteran tĂ« Tony Blairit dhe ish-Lord Kancelarit - kĂ«shtu qĂ« kush beson se Sir Keir Starmer do t’i kushtojĂ« kĂ«saj krize vĂ«mendjen qĂ« e shpĂ«rdoroi pĂ«r njĂ« delinkuent egjiptian [Alaa Abd el-Fattah]? TĂ« paktĂ«n brezat e mĂ«parshĂ«m tĂ« arabistĂ«ve tĂ« pĂ«rçmuar tĂ« QeverisĂ« [Whitehall] do tĂ« kishin ditur se ku qĂ«ndronin prioritetet e vĂ«rteta tĂ« BritanisĂ«.

Amerika ka ende rëndësi, por Donald Trumpit është joshur nga të gjithë despotët e Gjirit dhe mund ta ketë të vështirë të ndërmjetësojë pa armiqësuar njërin ose të gjithë.

Irani do të gëzohet duke parë fqinjët e tij sunitë që përplasen mes vete. Nëse ShBA-ja dhe aleatët e saj evropianë marrin anë - duke supozuar se marrin të njëjtën anë (që nuk është e garantuar për Francën e Macronit) - edhe Rusia do të jetë e lumtur të mbështesë cilëndo monarki të Gjirit që përjashtohet nga Uashingtoni dhe të tjerët.

Kina Ă«shtĂ« e shqetĂ«suar pĂ«r paqen nĂ« rajon, ku ka interesa tĂ« mĂ«dha tregtare dhe i nevojitet pĂ«r rrugĂ« tĂ« sigurta tregtare drejt EvropĂ«s pĂ«r eksportet e saj dhe pĂ«r tĂ« kthyer energjinĂ« nĂ« KinĂ«. Pekini ka arsyet e veta pĂ«r tĂ« hedhur “vaj mbi ujĂ«rat e trazuara” nĂ« Gjirin Persik. Por, siç paralajmĂ«roi dikur ministri i JashtĂ«m veteran i Mao Zedongut, Zhou Enlai, “UjĂ«rat e largĂ«ta nuk shuajnĂ« zjarret lokale”.

Viti 2025 ka qenë një vit krizash dramatike të politikës së jashtme, veçanërisht në Lindjen e Mesme. Fatkeqësisht, viti 2026 duket se do të nisë me ngatërrimin më të keq deri tani. Një konflikt saudo-emirat që përhapet në rajon dhe thellohet në Afrikë do të godasë rëndë ekonominë botërore - pa marrë parasysh se kush do të triumfojë. /Telegrafi/

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se do të tërhiqen nga Jemeni pas sulmit saudit në portin e mbajtur nga separatistët



Emiratet e Bashkuara Arabe kanë thënë se do të tërheqin forcat e tyre të mbetura nga Jemeni, pasi Arabia Saudite mbështeti një kërkesë nga këshilli presidencial i Jemenit që ata të largoheshin brenda 24 orëve.

Njoftimi i Emirateve pasoi një sulm ajror nga një koalicion ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite, ndaj asaj që u quajt një dërgesë armësh për forcat separatiste të mbështetura nga Emiratet e Bashkuara Arabe në portin jugor të Mukallës.

Emiratet e Bashkuara Arabe mohuan se dërgesa përmbante armë dhe shprehën "keqardhje të thellë" për akuzat saudite, transmeton Telegrafi.

Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë qenë aleatë në luftën kundër lëvizjes Huthi të mbështetur nga Irani në Jemen gjatë dekadës së fundit, por lufta e brendshme midis fraksioneve rivale që ata mbështesin ka thelluar një përçarje midis tyre.

Arabia Saudite gjithashtu akuzoi Emiratet e Bashkuara Arabe për "shtypje" ndaj separatistëve për të sulmuar forcat qeveritare të mbështetura nga Arabia Saudite në dy provinca lindore dhe paralajmëroi se do të merrte masa për t'u përballur me veprime të tilla "shumë të rrezikshme".

Të martën pasdite, ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe publikoi një deklaratë duke njoftuar "përfundimin e personelit të mbetur kundër terrorizmit në Jemen me vullnetin e saj", gjashtë vjet pasi forcat e armatosura të Emirateve të Bashkuara Arabe kishin "përfunduar" praninë e tyre.

Ministria shpjegoi se vendimi për tërheqjen e tyre u mor "në dritën e zhvillimeve të fundit dhe implikimeve të tyre të mundshme për sigurinë dhe efektivitetin e misioneve kundër terrorizmit", pa përmendur sulmin e koalicionit apo paralajmërimin saudit.

Deklarata me fjalë të forta e lëshuar nga ministria e jashtme e Arabisë Saudite të martën në mëngjes tha se po punonte për të "përmbajtur hapat përshkallëzues" të ndërmarrë së fundmi nga Këshilli Kalimtar Jugor (STC), i cili kërkon pavarësi për Jemenin jugor.

Ajo akuzoi Emiratet e Bashkuara Arabe për "shtypje" ndaj STC-së për të kryer ofensiva në provincat lindore të Hadramawt dhe al-Mahra, të cilat, sipas saj, përbënin "një kërcënim për sigurinë kombëtare të mbretërisë dhe sigurinë dhe stabilitetin e Republikës së Jemenit dhe rajonit".

Gjithashtu paralajmëroi se Arabia Saudite do të merrte masa për t'u përballur me veprime të tilla "shumë të rrezikshme".

Ministria e Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe denoncoi akuzat se "ka ushtruar presion mbi, ose ka lëshuar direktiva ndaj, çdo pale jemenase për të ndërmarrë operacione ushtarake që do të minonin sigurinë e Mbretërisë së Arabisë Saudite ose do të synonin kufijtë e saj".

Ajo gjithashtu këmbënguli se Emiratet e Bashkuara Arabe ishin "përqendruar në përmbajtjen e situatës, mbështetjen e përpjekjeve për çtensionim dhe promovimin e mirëkuptimeve për të kontribuar në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit" që nga fillimi i ofensivave të STC-së.

Kreu i këshillit presidencial prej tetë anëtarësh të Jemenit - që përfshin përfaqësues të STC-së - njoftoi më parë se po anulonte një pakt të përbashkët mbrojtjeje me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe po urdhëronte forcat e saj të largoheshin brenda 24 orëve "në interes të ruajtjes së sigurisë së të gjithë qytetarëve, duke pohuar angazhimin ndaj unitetit, sovranitetit, stabilitetit dhe integritetit territorial të Jemenit".

Rashad al-Alimi gjithashtu shpalli një gjendje të jashtëzakonshme për një periudhë prej 90 ditësh, të cilën ai e tha se ishte e nevojshme për t'u përballur me Huthit dhe atë që ai e përshkroi si "konflikti i brendshëm i udhëhequr nga elementë ushtarakë rebelë që morën urdhra nga Emiratet e Bashkuara Arabe".

Udhëheqësit e STC-së thanë se ultimatumi për tërheqjen e Emirateve të Bashkuara Arabe ishte i njëanshëm dhe nuk kishte bazë ligjore, dhe këmbëngulën se Emiratet e Bashkuara Arabe do të mbeten një "partner kryesor" në betejën kundër Huthëve. /Telegrafi/

OSBE vlerëson profesionalizmin e KQZ-së, PZAP-së dhe Policisë në organizimin e zgjedhjeve



Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, ka vlerësuar si të rëndësishme dhe profesionale punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe të Policisë së Kosovës në organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

NĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetin “X”, ambasadori McGurk tha se kĂ«to institucione punuan nĂ« mĂ«nyrĂ« profesionale, efikase dhe tĂ« sigurt.

“NdĂ«rsa procesi i numĂ«rimit Ă«shtĂ« ende nĂ« vazhdim, puna e tyre mbetet thelbĂ«sore pĂ«r qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« demokratike tĂ« KosovĂ«s dhe besimin e publikut”- ka shkruar ai.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave të kandidatëve për deputetë si dhe verifikimin e votave për partitë politike në gjashtë Qendra Komunale të Numërimit.

KQZ më 30.12.2025 ka procesuar 100 për qind të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, vota të numëruara në vendvotime.

Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ-ja, fituese e zgjedhjeve të së dielës është Lëvizja Vetëvendosje me 433 mijë e 394 vota.

Partia Demokratike e Kosovës radhitet e dyta me 184 mijë e 318 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës nga ana tjetër ka siguruar 119 mijë e 201 vota.

Teksa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marr gjithsej 49 mijë e 698 vota.

Pjesëmarrja në zgjedhje sipas KQZ ka qenë 45.03% apo 900 mijë e 330 votues nga 1 milion e 999 mijë e 204 votues në Listën Votuese.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime në Kosovë ishte 1,999,204 votues, ndërkaq numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës ishte 77,086

Shqipëria drejt heqjes së tarifave roaming me BE-në

Ministria e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ« ka nxjerrĂ« sot pĂ«r konsultim publik projektligjin “PĂ«r disa shtesa dhe ndryshime nĂ« ligjin “PĂ«r komunikimet elektronike”, i cili synon pĂ«rafrimin e legjislacionit shqiptar me atĂ« evropian pĂ«r zbatimin e regjimit “Roaming Like At Home” (RLAH). Kjo nismĂ« ligjore vjen nĂ« kuadĂ«r tĂ« procesit tĂ« integrimit tĂ« pĂ«rshpejtuar tĂ« ShqipĂ«risĂ« nĂ« tregun unik digjital


Source

Gjadri, simbol i dështimit në politikën me migracionin

Kur qeveritĂ« e ShqipĂ«risĂ« dhe ItalisĂ« nĂ«nshkruan nĂ« vitin 2023 marrĂ«veshjen pĂ«r kampin e Gjadrit, projekti u promovua si “zgjidhje inovative” pĂ«r menaxhimin e krizĂ«s sĂ« migracionit nĂ« Mesdhe.

Premtimi nga Kryeministrja e ItalisĂ«, Giorgia Meloni, ishte i qartĂ«: mijĂ«ra azilkĂ«rkues, tĂ« cilĂ«t do tĂ« kapeshin nĂ« det do tĂ« silleshin nĂ« ShqipĂ«ri, pĂ«r t’u trajtuar dhe riatdhesuar me procedura tĂ« shpejtuara.

Ndryshe, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, theksonte se vendi ynë nuk do të kishte asnjë kosto, përkundrazi do të përfitohej mbështetje politike.

Rreth dy vite më vonë, tabloja e kësaj marrëveshjeje shfaqet komplekse: numër i papërfillshëm transferimesh, kosto në rritje, kritika të forta ndërkombëtare dhe heshtje e zgjatur nga Brukseli.

NĂ« mes qĂ«ndron vetĂ« kampi, thuajse bosh, i kthyer tashmĂ« nĂ« “patate tĂ« nxehtĂ«â€ pĂ«r Melonin sa herĂ« shfaqen kriza tĂ« pushtetit tĂ« saj nĂ« Itali.

Nisja e tjetĂ«rsimit tĂ« “projektit GjadĂ«r”

Fillimi i vitit 2025 e gjeti Gjadrin thuajse bosh. Organizata italiane që menaxhonte disa pjesë të procesit pezulloi shërbimet duke pushuar një numër të konsiderueshëm punonjësish.

Ky ishte një sinjal se struktura nuk po funksiononte sipas planit fillestar.

Prej vjeshtës 2024 në Gjadër ishin sjellë rreth 80 refugjatë, shumica prej të cilëve të kthyer mbrapsht në Itali pasi gjykatat lokale kundërshtuan procedurat e shpejtuara të azilit dhe vendimin e qeverisë Meloni për të njohur si vende të sigurta disa shtete që nga Bashkimi Evropian (BE) nuk konsiderohen të tilla.

NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, ish-kryeministri Matteo Renzi, i cili vizitoi kampin, kritikoi publikisht projektin, duke folur pĂ«r “rreth 1 miliard euro tĂ« humbura kot”.

Në fund të marsit, qeveria italiane ndryshoi qasje. Nga Italia u njoftua se Gjadri do të përdorej gjithnjë e më shumë si qendër deportimesh (CPR) për emigrantët pa dokumente në Itali, e jo më si pikë pritjeje dhe verifikimi të shpejtuar të kërkesave për azil nga refugjatët që kapeshin në detin Mesdhe.

Ndryshimi i strategjisĂ« nĂ«nkuptonte, praktikisht, pranimin indirekt se modeli i parĂ« i planifikuar nĂ« marrĂ«veshjen “Rama-Meloni” kishte dĂ«shtuar.

NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, raportimet nga qendrat migratore italiane evidentuan se emigrantĂ«ve u thuhej se “Do t’i çonin nĂ« ShqipĂ«ri” nĂ«se nuk bashkĂ«punonin, duke e pĂ«rdorur kĂ«shtu Gjadrin si mjet presioni. Kjo ngre pyetje serioze pĂ«r shkeljen e tĂ« drejtave tĂ« njeriut.

Kritikat në rritje kundër kampit

Në fund të muajit maj, aktivistë shqiptarë u mblodhën jashtë kampit të Gjadrit për të kujtuar Hamid Badoui, emigrantin maroken që u vetëvra në një qendër në Itali, pasi kishte shprehur frikë nga transferimi drejt Shqipërisë.

Në Gjadër asokohe qenë raportuar për mbi 40 incidente që përfshinin mungesë garancish ligjore, kushte degraduese dhe vetëlëndime.

Në qershor, në Gjadër u soll kontingjenti i katërt i emigrantëve që pas ndryshimit të funksionit të kampit. Në total u sollën 15 persona me numrin e përgjithshëm të tre prurjeve të shkuara: 125.

Projekti që premtonte 3 mijë persona në muaj po operonte në kufijtë më minimalë të mundshëm.

Organizata ndĂ«rkombĂ«tare si Human Rights Watch (HRW) kritikoi planet e BE-sĂ« pĂ«r ta pĂ«rdorur EvropĂ«n si “magazinĂ« pĂ«r emigrantĂ«t“.

MegjithatĂ«, teksa legjitimiteti i kampit mbetej i paqartĂ« dhe nĂ«n kritika, Kryeministri Edi Rama e mbrojti sĂ«rish duke e cilĂ«suar marrĂ«veshjen me Melonin unike dhe tĂ« veçantĂ«. Ndryshe, kĂ«rkesĂ«n britanike pĂ«r ta replikuar atĂ«, Rama e cilĂ«soi si “kĂ«rkesĂ« pĂ«r tĂ« hedhur emigrantĂ«t nĂ« njĂ« vend tjetĂ«r”.

Por nĂ« gusht, Gjykata Evropiane e DrejtĂ«sisĂ« (GJED) vuri edhe mĂ« shumĂ« nĂ« pikĂ«pyetje marrĂ«veshjen nĂ« fjalĂ«. Me njĂ« vendim qĂ« pritej prej vitit 2024, ajo sqaroi se shtetet nuk mund tĂ« pĂ«rdorin listat “formale” tĂ« cilĂ«simeve “vendeve tĂ« sigurta” pĂ«r tĂ« shmangur vlerĂ«simet individuale pĂ«r azil.

Mesazhi ishte i qartë: deportimi automatik është i paligjshëm. Vendimi e dobësoi politikisht projektin e Melonit, dhe me të, edhe funksionin e Gjadrit.

Por ndikimi real i vendimit të GJED-së do të shihet pas shtrirjes së funksionimit të rregullores së re të BE-së për emigracionin.

Rikthimi i protestave dhe cilësimit të Gjadrit si dështim

Nëntori riktheu protestat. Në dyvjetorin e marrëveshjes Rama-Meloni, aktivistë shqiptarë dhe italianë marshuan kundër planit, duke kërkuar shfuqizimin e kampit dhe politikave të saj lidhur me migracionin.

Banderolat kundĂ«rshtonin praktikĂ«n e qendrave migratore si “ilegjitime” dhe “kriminale”.

Pak ditë më vonë, në një analizë të Citizens.al shpjeguam se përkundër investimit rreth 100 milionë euro dhe kapacitetit për të pritur 3,000 refugjatë në muaj, kampi mbante vetëm rreth 20 persona në pritje të procedurave për deportim ose riatdhesim.

Analiza, e cila u shoqërua me një video-shpjegim, nënvizoi se modeli i Gjadrit u ndryshua dhe humbi qëllimin e tij fillestar.

Por në fund të vitit 2025, presioni u shtua. Komiteti i OKB-së kundër Torturës konstatoi mungesë transparence, hetimesh dhe mekanizmash mbikëqyrës për rastet e keqtrajtimeve dhe dhunës.

Në kritika ishte dhe Shqipëria, së cilës i theksohej se nuk ofronte të dhëna të besueshme. Qëndrimi i qeverisë shqitpare se kampi ishte nën juridiksionin italian, u cilësua i pajustifikueshëm në këtë drejtim.

Kërkesa ishte e prerë: të sigurohet akses i plotë, hetime të pavarura, ndjekje penale dhe dëmshpërblime për viktimat e mundshme.

Në të njëjtën kohë, ActionAid denoncoi parregullsi financiare duke argumentuar se fondet për projektin u rritën nga 39.2 milionë në 65 milionë euro. Ndërkohë që 61 milionë u disbursuan kryesisht me procedura të mbyllura, duke ngritur dyshime për tenderë të manipuluar dhe shpenzime të fryra.

Sipas organizatës, kampi ishte shfrytëzuar vetëm 39% deri në mars 2025, ndërsa kostoja për çdo person ishte gati trefishi i qendrave italiane.

Sot kampi i Gjadrit funksionon si pikë riatdhesimi, por me flukse minimale. Anijet nuk vijnë më rregullisht, ndërsa kritikat shtohen.

Opozita italiane e ka quajtur “obsesion ideologjik”, ndĂ«rsa kritikĂ«t nĂ« ShqipĂ«ri e shohin si precedent tĂ« rrezikshĂ«m: njĂ« territor i dhĂ«nĂ« hua pĂ«r politikat shtrĂ«nguese tĂ« njĂ« vendi tjetĂ«r.

Në një klimë ku emigracioni mbetet temë qendrore politike për shumë vende të BE-së, viti 2025 tregoi se bashkëpunimi ndërkombëtar pa mekanizma llogaridhënieje dhe mbikëqyrjeje serioze mund të prodhojë më shumë probleme sesa zgjidhje.

Në mungesë të transparencës së plotë dhe rezultatesh të matshme nga autoritetet e të dyja palëve, Gjadri mbetet në diskutim si një model që funksionon dhe ia vlen të zgjerohet, apo një model që duhet thënë zyrtarisht që dështoi dhe të mos përsëritet më.

The post Gjadri, simbol i dështimit në politikën me migracionin appeared first on Citizens.al.

Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar fort drejt BE-së

Një ditë pas zgjedhjeve që e shpallën fituese partinë e tij, kreu i Vetvendosjes Albin Kurti, ka reaguar në platformën X. Ndër të tjera ai është shprehur se e ardhmja e Kosovës është e orientuar fuqishëm drejt Bashkimit Evropian.

“Dje, populli i KosovĂ«s na dha pĂ«rsĂ«ri njĂ« mandat tĂ« fuqishĂ«m. ËshtĂ« gjithmonĂ« njĂ« nder tĂ« fitosh besimin e popullit, veçanĂ«risht kur vjen pas kryerjes sĂ« mandatit tĂ« parĂ« tĂ« plotĂ« nĂ« historinĂ« e vendit. DĂ«shirojmĂ« tĂ« falĂ«nderojmĂ« tĂ« gjithĂ« ata qĂ« ushtruan tĂ« drejtĂ«n e tyre pĂ«r tĂ« votuar, si dhe tĂ« gjithĂ« ata qĂ« kontribuan pĂ«r tĂ« siguruar qĂ« procesi zgjedhor tĂ« ishte i lirĂ«, i drejtĂ« dhe i zhvilluar pa incidente. Jemi mirĂ«njohĂ«s pĂ«r mbĂ«shtetjen ndĂ«rkombĂ«tare gjatĂ« gjithĂ« kĂ«tij procesi, nga Bashkimi Evropian, shtetet e ndryshme dhe organizatat ndĂ«rkombĂ«tare, tĂ« cilat vazhdojnĂ« tĂ« mbĂ«shtesin pĂ«rparimin demokratik tĂ« KosovĂ«s. NjĂ« falĂ«nderim i veçantĂ« pĂ«r partitĂ« tona simotra dhe lĂ«vizjen mĂ« tĂ« gjerĂ« progresive, ndĂ«rsa ne angazhohemi pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar shoqĂ«ri ku dinjiteti dhe mirĂ«qenia e popullit janĂ« nĂ« qendĂ«r. E ardhmja e KosovĂ«s Ă«shtĂ« e begatĂ« dhe e orientuar fort drejt Bashkimit Evropian”, shkruan Kurti.

BRUKSEL – BE: Normalizimi i marrĂ«dhĂ«nieve KosovĂ«-Serbi e vetmja mĂ«nyrĂ« qĂ« palĂ«t tĂ« pĂ«rparojnĂ« nĂ« rrugĂ«n evropiane

SHKUP, 29 dhjetor /ATSH-AA/ – Pas zgjedhjeve tĂ« djeshme tĂ« mbajtura nĂ« KosovĂ«, Bashkimi Evropian ka pĂ«rshĂ«ndetur zhvillimin e tyre dhe ka kĂ«rkuar formimin e shpejtĂ« tĂ« institucioneve nĂ« vend dhe pĂ«rshpejtimin e reformave evropiane.

Në një deklarate të përbashkët, shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas dhe komisionerja për zgjerimin, Marta Kos, përshëndetën pjesëmarrjen aktive të të gjitha komuniteteve dhe partive të tyre politike në zgjedhje.

Kallas dhe Kos theksuan se procesi zgjedhor tregoi njĂ« “angazhim tĂ« fortĂ« ndaj parimeve demokratike”.

“Pas ngĂ«rçit politik pas zgjedhjeve tĂ« shkurtit tĂ« vitit 2025, ne presim me padurim formimin e shpejtĂ« tĂ« Kuvendit dhe qeverisĂ« sĂ« re dhe vazhdimin e angazhimit tonĂ« me autoritetet. Qeveria e re duhet tĂ« dyfishojĂ« pĂ«rpjekjet e saj pĂ«r reformat shumĂ« tĂ« nevojshme qĂ« kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me BE-nĂ«â€, theksuan pĂ«rfaqĂ«sueset e BE-sĂ«.

Ato gjithashtu i bënë thirrje Kuvendit që sapo të formohet të ratifikojë marrëveshjet që lidhen me Planin e Rritjes, përkatësisht instrumentin e BE-së për Ballkanin Perëndimor me afat të kufizuar, i miratuar për periudhën 2024-2027, në mënyrë që të shfrytëzohen plotësisht të gjitha mundësitë që ofron ky plan, në dobi të popullatës së saj.

“Normalizimi i marrĂ«dhĂ«nieve mes KosovĂ«s dhe SerbisĂ«, i lehtĂ«suar nga Bashkimi Evropian, vazhdon tĂ« mbetet e vetmja mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« dyja palĂ«t tĂ« arrijnĂ« pĂ«rparim nĂ« rrugĂ«t e tyre evropiane”, theksuan mĂ« tej, duke u shprehur qĂ« tĂ« gjitha obligimet qĂ« rrjedhin nga MarrĂ«veshja pĂ«r RrugĂ«n drejt Normalizimit, si dhe tĂ« gjitha marrĂ«veshjet e mĂ«parshme tĂ« Dialogut, tĂ« zbatohen pa vonesa apo parakushte tĂ« mĂ«tejshme

Po ashtu ato rikujtuan se BE-ja po ecën përpara me heqjen e masave ndaj Kosovës, duke përmendur se 216 milionë euro ndihmë financiare tashmë janë disbursuar pas transferimit të rregullt të qeverisjes lokale pas zgjedhjeve të fundit lokale dhe synimin për të disbursuar edhe 205 milionë euro shtesë në fillim të vitit të ardhshëm./  /Ad.Ab./

The post BRUKSEL – BE: Normalizimi i marrĂ«dhĂ«nieve KosovĂ«-Serbi e vetmja mĂ«nyrĂ« qĂ« palĂ«t tĂ« pĂ«rparojnĂ« nĂ« rrugĂ«n evropiane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PZAP gjobit Listën Serbe me 45 mijë euro për shkelje të Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës



Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka gjobitur subjektin politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicë të Veriut, me 45,000 euro për shkelje të Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025.

Vendimi është marrë pas ankesës së parashtruar nga subjekti politik Kosovski Savez, me seli në Leposaviq, e cila u vlerësua si e bazuar nga PZAP.

Sipas vendimit, Lista Serbe është shpallur përgjegjëse për shkelje të Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, mbështetësit e tyre dhe kandidatët gjatë fushatës zgjedhore.

Në arsyetimin e vendimit thuhet se për këto shkelje Listës Serbe i është shqiptuar dënim me gjobë në vlerë prej 45 mijë euro.

PZAP ka njoftuar gjithashtu se Lista Serbe është e obliguar që gjobën e shqiptuar ta paguajë brenda afatit prej 15 ditësh, nga dita e plotfuqishmërisë së vendimit.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 28 dhjetor 2025, ndërsa PZAP ka trajtuar disa ankesa që lidhen me mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore./Telegrafi.

Pas zgjedhjeve, BE mesazh Kosovës: Presim formim të shpejtë të institucioneve të reja! Të ratifikohet marrëveshja për Planin e Rritjes

✇Albeu
By: M C

Bashkimi Evropian pret konstituimin e shpejtë të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re të Kosovës për të vazhduar angazhimin me autoritetet kosovare pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Kështu thuhet në një deklaratë të përfaqësueses së lartë të BE-së, Kaja Kallas, dhe komisionares për Zgjerim, Marta Kos, një ditë pasi Kosova mbajti zgjedhje të parakohshme, të cilat i fitoi bindshëm Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit.

“Qeveria e re duhet tĂ« dyfishojĂ« pĂ«rpjekjet e saj pĂ«r reformat shumĂ« tĂ« nevojshme qĂ« lidhen me BE-nĂ«â€, u tha nĂ« deklaratĂ«n e dy zyrtareve evropiane.

BE-ja mirĂ«priti pjesĂ«marrjen e partive nga tĂ« gjitha komunitetet nĂ« zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke thĂ«nĂ« se ky proces tregoi “pĂ«rkushtim tĂ« fortĂ« pĂ«r parimet demokratike”.

“I bĂ«jmĂ« thirrje Kuvendit qĂ« sapo tĂ« formohet tĂ« ratifikojĂ« marrĂ«veshjet qĂ« lidhen me Planin e Rritjes”, u tha nĂ« deklaratĂ«.

Kurti, pas fitores në zgjedhje, tha se pret bashkëpunim me partitë në opozitë për marrëveshjet prej mbi 800 milionë eurosh që lidhen me Planin e Rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor, që në total pak vlerën e 6 miliardë eurove.

Kallas dhe Kos tha se ratifikimi i marrëveshjeve që lidhen me Planin e Rritjes janë në interesin e Kosovës dhe kjo, sipas tyre, duhet të ndodhë sa më shpejtë në mënyrë që popullata të përfitojë nga ky plan.

Dy zyrtaret evropiane në deklaratën e përbashkët përmendën edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohet nga blloku evropian, duke theksuar se ai mbetet rruga e vetme për të dyja vendet për të bërë përparim drejt BE-së.

“Ne presim qĂ« tĂ« gjitha obligimet qĂ« dalin nga MarrĂ«veshja pĂ«r rrugĂ«n drejt normalizimit, si dhe tĂ« gjitha marrĂ«veshjet e mĂ«parshme tĂ« dialogut, tĂ« zbatohen pa vonesa apo parakushte tĂ« mĂ«tejshme. BE-ja Ă«shtĂ« e gatshme tĂ« organizojĂ« njĂ« takim tĂ« nivelit tĂ« lartĂ« sapo kushtet ta lejojnĂ«â€, u tha nĂ« deklaratĂ«.

Kosova dhe Serbia e arritën këtë marrëveshje më 2023, dhe pavarësisht se pakti nuk është nënshkruar, ajo konsiderohet obligative për palët nga Brukseli.

Kjo marrĂ«veshje, me 11 nene, veç tjerash parasheh njĂ« nivel tĂ« vetĂ«menaxhimit pĂ«r komunitetin serb nĂ« KosovĂ«, njohje tĂ« ndĂ«rsjellĂ« tĂ« simboleve shtetĂ«rore, qĂ« Serbia tĂ« mos bllokojĂ« anĂ«tarĂ«simin e KosovĂ«s nĂ« organizata ndĂ«rkombĂ«tare, dhe kĂ«rkon nga Prishtina dhe Beogradi qĂ« t’i zbatojnĂ«, po ashtu, tĂ« gjitha marrĂ«veshjet e mĂ«hershme tĂ« arritura gjatĂ« dialogut./rel

The post Pas zgjedhjeve, BE mesazh Kosovës: Presim formim të shpejtë të institucioneve të reja! Të ratifikohet marrëveshja për Planin e Rritjes appeared first on Albeu.com.

Pas zgjedhjeve, BE mesazh Kosovës: Presim formim të shpejtë të institucioneve të reja!

Bashkimi Evropian pret konstituimin e shpejtë të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re të Kosovës për të vazhduar angazhimin me autoritetet kosovare pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Kështu thuhet në një deklaratë të përfaqësueses së lartë të BE-së, Kaja Kallas, dhe komisionares për Zgjerim, Marta Kos, një ditë pasi Kosova mbajti zgjedhje të parakohshme, [
]

The post Pas zgjedhjeve, BE mesazh Kosovës: Presim formim të shpejtë të institucioneve të reja! appeared first on BoldNews.al.

❌