Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

E rëndë në Prishtinë, këngëtari Butrint Imeri dhunohet nga Finem

✇Albeu
By: V K

Një ngjarje e rëndë dhune është raportuar të ketë ndodhur në Prishtinë, ku dy emra të njohur të muzikës janë përfshirë në një konflikt fizik, me pasoja serioze për njërin prej tyre.

Sipas mediave në Kosovë, reperi Finem së bashku me një grup shokësh, dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj këngëtarit Butrint Imeri.

Si pasojë e dhunës, Imeri raportohet se ka pësuar lëndime të konsiderueshme.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur pranë një hoteli në Prishtinë, në rrethana që ende mbeten të paqarta.

Burimet bëjnë me dije se për shkak të gjendjes shëndetësore, Imeri ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe është paraqitur për trajtim në QKUK, ku ka marrë asistencën e nevojshme.

Deri më tani, nuk ka një reagim zyrtar nga vetë këngëtarët e përfshirë në këtë incident, ndërsa as motivet e konfliktit nuk janë bërë ende publike.

Ngjarja ka ngjallur reagime dhe komente të shumta në rrjetet sociale, ku fansat shprehin shqetësim për gjendjen shëndetësore të Butrintit dhe kërkojnë sqarime të plota për atë që ka ndodhur.

Në përpjekje për të konfirmuar zyrtarisht rastin, Veriu.Info raporton se ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë për Prishtinë, Agron Borovci.

Ky i fundit ka deklaruar se aktualisht nuk ka informacion të detajuar mbi ngjarjen, pasi ndodhet në pushim, por ka premtuar se do të përpiqet të sigurojë të dhëna shtesë

The post E rëndë në Prishtinë, këngëtari Butrint Imeri dhunohet nga Finem appeared first on Albeu.com.

Armando Broja përfshihet në formacionin më të mirë të javës në Premier Ligë

✇Albeu
By: V K

Ylli i futbollit shqiptar Armando Broja, duket se ka lënë pas makthin e dëmtimeve dhe po rigjen shkëlqimin e munguar te skuadra e Bërnlit në Premier Ligë.

Jo vetëm kaq, teksa pas shumë kohësh ylli shqiptar ka mundur të përfshihet edhe në formacionin më të mirë të javës në Premier League.

Faqja e specializuar e statistikave “WhoScored” e ka përfshirë Brojën në formacionin ideal në javën që lamë pas në Premier League, teksa është vlerësuar me notën 7.45, pas asistit të regjistruar në duelin ndaj Njukastëll. Në formacionin më të mirë të javës, Broja, formon repartin ofensiv së bashku me Uisa.

 

The post Armando Broja përfshihet në formacionin më të mirë të javës në Premier Ligë appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor 3 Janar 2026/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.7 lekë.

Euro, do të blihet me 95.6 lekë, do të shitet me 97.1 lekë.

Franga zvicerane, blihet me 102.4 lekë dhe shitet me 103.9 lekë.

Ndërsa paundi britanik, blihet me 109 lekë dhe shitet me 111 lekë.

Dollari kanadez, këmbehet me 59 lekë në blerje dhe me 60.5 lekë në shitje.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor 3 Janar 2026/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Shqipëria, me përqindjen më të ulët të popullsisë në Europë që arrin të kursejë

✇Albeu
By: V K

Vetëm 14. 8% e shqiptarëve mbi 15-vjeç, kishin mundur të kursejnë nga të ardhurat e tyre në një bankë a në ndonjë institucion tjetër financiar, niveli më i ulët në Europë pas Moldavisë, sipas bazës së të dhënave globale Findex nga Banka Botërore që i takojnë një anketë të zhvilluar në vitin 2024 në vendin tonë.

Shqipëria ka nivel shumë të ulët të popullsisë që arrin të kursejë si në raport më Rajonin edhe me Europën sipas hartës së mëposhtme, ku ngjyra më e errët tregon nivele më të larta të kursimeve ndërsa ngjyrat e çelura tregojnë për një përdorim më të ulët të kursimeve.

Në Maqedoninë e Veriut, 32.4% e popullatës mbi 15-vjeç kishte arritur të kursente vitin e kaluar, gati dyfishi i Shqipërisë.

Në Serbi mbi 26% e popullsisë mbi 15-vjeç arriti të kursejë, në Bosnjë 24% dhe në Kosovë rreth 16%.

Gjithashtu, aftësia e shqiptarëve për të kursyer ishte shumë më e ulët se në BE ku më shumë se 55% arriti të ndajë mënjane para për t’i shpenzuar më vonë.

Shqipëria pozicionohet me shumicën e vendeve të Afrikës dhe Azisë së Jugut. Edhe pse ka një përmirësim të dukshëm të ndërgjegjësimit financiar dhe rritje të aksesit në shërbime bankare gjatë dekadës së fundit, vendi ynë vazhdon të ketë një nivel të lartë përdorimi të parasë cash dhe një prani të konsiderueshme të sektorit informal.

Të dhënat më të detajuara tregojnë se 40 për qind e popullsisë në nivelin e poshtëm te të ardhurave, kanë kapacitete më të ulëta për të kursyer, pasi vetëm 4.3 % e tyre arritën të ndanin kursime në bankë.

Në pjesën tjetër të popullsisë në 60 për qind të grupit me të ardhura më të larta aftësia për të kursyer ishte 21.7%.

Në grup-moshat e reja aftësia për të kursyer është shumë e ulët dhe gjithashtu në zonat rurale arrijnë të kursejnë shumë më pak se në ato urbane.

Shumica e familjeve shqiptare, përballen me të ardhura të ulëta dhe paga që nuk janë në përputhje me koston e jetesës.

Për shumicën e qytetarëve të ardhurat shpesh nuk mjaftojnë për ushqim, qira, energji dhe nevojat e përditshme, kështu që pothuajse nuk mbetet asgjë për kursime.

Ndërkohë, çmimet e shumë produkteve dhe shërbimeve në vend janë rritur më shpejt sesa të ardhurat.

Shqipëria kishte çmime më të larta se Rajoni dhe BE për ushqimet në 2024, por ndërkohë pagat janë shumë më të ulëta se në këto vende.

Ndërkaq, inflacioni i viteve të fundit ka ulur fuqinë blerëse dhe ka bërë që edhe ata që më parë arrinin të kursenin, tani ta kenë më të vështirë./monitor

The post Shqipëria, me përqindjen më të ulët të popullsisë në Europë që arrin të kursejë appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 3 Janar 2026/ Reshje shiu dhe dëbore në disa zona, ja sa do të zbresin temperaturat

✇Albeu
By: V K

Këtë të shtunë vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët deri mesatar.

Në Veriperëndim hera-herës në intervale të shkurtra kohore, priten reshje shiu me intensitet deri të lartë në formën e stuhive, ndërsa në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore reshjet e borës do të vijojnë me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.

Sa u përket temperaturave, ato do të shënojnë vlera të ulëta, veçanërisht në zonat malore. Në Verilindje dhe Lindje të vendit, temperaturat minimale zbresin deri në -1°C, ndërsa maksimalet nuk do të kalojnë 5–8°C.

Në zonat qendrore, temperaturat do të luhaten nga 4°C në orët e mëngjesit, deri në 15–16°C në mesditë.

Ndërsa në zonat bregdetare dhe Jugore, temperaturat do të jenë më të larta, duke u ngjitur deri në 14–16°C.

Era do të fryjë nga kuadrati i Jugut me shpejtësi mesatare rreth 10 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe bregdetare, veçanërisht në Jug të vendit, ajo pritet të forcohet duke arritur deri në 17 m/s.

Në det pritet valëzim i forcës 4 deri në 5 ballë, duke krijuar kushte të vështira për lundrimin detar.

 

The post Parashikimi i motit 3 Janar 2026/ Reshje shiu dhe dëbore në disa zona, ja sa do të zbresin temperaturat appeared first on Albeu.com.

Vijon të jetë i bllokuar aksi Prrenjas-Elbasan, paralizohet qarkullimi (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Aksi kombëtar Përrenjas–Elbasan, vijon të jetë i bllokuar prej orësh, duke lënë mijëra qytetarë të izoluar në automjete.

Qarkullimi është thuajse i paralizuar në disa segmente, ndërsa temperaturat nën zero po e vështirësojnë edhe më tej situatën.

Sipas informacioneve nga terreni, radhët e automjeteve shtrihen nga ura e Bushtricës deri në zonën e Labinotit, duke krijuar trafik të rënduar dhe lëvizje të pamundur në këtë aks të rëndësishëm kombëtar.

Drejtuesit e mjeteve raportojnë pritje të gjata pa asnjë mundësi lëvizjeje, ndërsa shqetësimi rritet për sigurinë dhe kushtet e qëndrimit në automjete, veçanërisht për fëmijët dhe të moshuarit.

Deri më tani, nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet për shkaqet e bllokimit apo masat që po merren për normalizimin e qarkullimit, ndërsa situata mbetet problematike dhe pa zgjidhje të menjëhershme.

 

The post Vijon të jetë i bllokuar aksi Prrenjas-Elbasan, paralizohet qarkullimi (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Reshjet e dendura të dëborës bllokojnë rrugën e Thethit/ Drejtuesit e mjeteve ankohen për mungesën e borëpastrueseve (VIDEO+FOTO)

✇Albeu
By: V K

Që prej mëngjesit të sotëm dhe deri më tani, një varg automjetesh ka mbetur i bllokuar në Qafë Thore, në zonën e Thethit, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.

Sipas drejtuesve të mjeteve, mjetet borëpastruese nuk kanë qenë në terren që nga mesdita, duke e bërë të pamundur lëvizjen dhe pastrimin e rrugës.

Shoferët raportojnë se u është kërkuar pagesë për ndërhyrje dhe pastrim, ndërsa ata vazhdojnë të mbeten të bllokuar në kushte të vështira, pa mundësi për të ecur.

Situata ka shkaktuar shqetësim të madh për udhëtarët dhe komunitetin lokal, ndërsa shumë prej tyre kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet, për të garantuar qarkullim të sigurt dhe për të shmangur incidente.

 

The post Reshjet e dendura të dëborës bllokojnë rrugën e Thethit/ Drejtuesit e mjeteve ankohen për mungesën e borëpastrueseve (VIDEO+FOTO) appeared first on Albeu.com.

Bullgaria hyn në eurozonë, monedha lev zhduket nga qarkullimi

✇Albeu
By: V K

Anëtarja e BE-së, Bullgaria, shënoi hyrjen e saj në zonën euro të enjten me një shfaqje monedhash euro në fasadën e bankës qendrore në Sofje dhe fishekzjarre, për të festuar një moment të shumëpritur.

Që nga mesnata, euro u bë monedha e vendit dhe levi u zhduk nga historia.

Hyrja e Bullgarisë në zonën euro, do ta çojë numrin e evropianëve që përdorin monedhën në më shumë se 350 milionë.

Vendi i fundit që iu bashkua grupit të monedhës së vetme ishte Kroacia në janar 2023.

“Paratë tona do të jenë në një monedhë tjetër – nëse kam 10,000 leva, tani do të kem 5,100 euro. Është njësoj. Dhe mendoj se do të jetë më mirë”, tha Stefan Bisterkov, një instruktor drejtimi për Reuters.

Përveç ndryshimit të monedhës, bërja anëtare e 21-të e eurozonës do të thotë që Bullgaria merr një vend në Këshillin Drejtues të Bankës Qendrore Evropiane që përcakton normat e interesit.

Qeveritë e njëpasnjëshme bullgare janë përpjekur ta bëjnë këtë hap që kur vendi ballkanik me 6.7 milionë banorë iu bashkua BE-së në vitin 2007.

Sondazhet e opinionit tregojnë se bullgarët janë të ndarë për këtë çështje, megjithëse bizneset janë kryesisht në favor.

“Pritjet e mia nga adoptimi i euros janë pozitive, nuk mendoj se do të ketë ndonjë gjë për t’u shqetësuar, përkundrazi. Ne vetëm do të përfitojmë nga kjo dhe do të jetë vetëm më e dobishme për ne”, tha Antonia Tsvetkova, një argjendare.

“Kushdo që shkon në një udhëtim nuk do të ketë probleme me shkëmbimin e valutave, tani gjithçka do të jetë normale”.

Disa bullgarë shqetësohen se përdorimi i euros do të rrisë çmimet, ose janë dyshues ndaj një sistemi politik vendas që është në krizë.

Qeveria dha dorëheqjen muajin e kaluar mes protestave të përhapura kundër rritjes së propozuar të taksave.

The post Bullgaria hyn në eurozonë, monedha lev zhduket nga qarkullimi appeared first on Albeu.com.

Tension në “Big Brother VIP”/ Kristi paralajmëron Kejsin: Birra mund të rikthehet…

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, publikoi një video të re nga Dhoma e Rrëfimit, ku Kristi flet për banorin e ri, Kejsin.

Një ditë më parë, tensioni mes tyre kishte arritur kulmin, kur Kristi i kishte derdhur birrë Kejsit në kokë gjatë një debati.

Në Dhomën e Rrëfimit, Kristi shprehet se nuk mund të përballojë nivelin e ish-konkurrentit të “Për’puthen”, i cili sipas tij e provokon në mënyrë që nuk e suporton dot.

“Më fërkon ti mua, po pastaj filloj derdhem unë”, – shprehet këngëtari, duke kujtuar incidentin me birrën.

The post Tension në “Big Brother VIP”/ Kristi paralajmëron Kejsin: Birra mund të rikthehet… appeared first on Albeu.com.

E bujshme nga Turqia! Rei Manaj drejt largimit nga Sharjah, mund të rikthehet te…

✇Albeu
By: V K

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi në mediat turke. Bëhet fjalë për të ardhmen e sulmuesit të Kombëtares, Rei Manaj.

Sipas medias turke “yenisafak.com”, lushnjari ka dërguar sinjale te Sivaspori përmes menaxherit të tij.

Është bërë e ditur se sulmuesi me përvojë dëshiron të veshë sërish fanellën kuq e bardhë, që luan në Ligën e Parë të Turqisë dhe është larg promovimit në Superligë.

Manaj kishte firmosur një kontratë 2-vjeçare me Sharjah FC.

Me skuadrën e Emirateve të Bashkuara Arabe, ish-lojtari i Interit dhe Barcelonës ka zhvilluar 16 ndeshje, duke dhënë kontribut me 6 gola.

Vlen të theksohet fakti se për transferimin e sulmuesit shqiptar, Sharjah pagoi 2 milionë euro.

The post E bujshme nga Turqia! Rei Manaj drejt largimit nga Sharjah, mund të rikthehet te… appeared first on Albeu.com.

Krimi i rëndë në Vlorë/ Flasin fqinjët e çiftit të bashkëshortëve që u gjetën të vdekur: Na ra si bombë…

✇Albeu
By: V K

Një ngjarje e rëndë tronditi mesditën e sotme Orikumin në Vlorë, ku ka lënë të shokuar edhe fqinjët e çiftit Xhebroj, të cilët shprehen se nuk e prisnin një fund të tillë tragjik.

Në një prononcim për A2 CNN, një prej fqinjëve tregon se çifti njihej si njerëz punëtorë dhe të qetë.

“Ishin njerëz të mirë, në punën e tyre. Njerëz punëtorë. Jemi të habitur nga ngjarja. Na ra si bombë. Kishin biznesin e tyre, një lokal ku punonin bashkë burrë e grua. Kishin dy djem”, shprehet fqinji.

Sipas informacioneve të siguruara nga A2 CNN, çifti kishte pasur probleme të vazhdueshme në marrëdhënie dhe më herët kishte qenë drejt divorcit, ndërsa dyshohet se gruaja kishte qenë edhe më parë subjekt i dhunës në familje.

The post Krimi i rëndë në Vlorë/ Flasin fqinjët e çiftit të bashkëshortëve që u gjetën të vdekur: Na ra si bombë… appeared first on Albeu.com.

Trafik kilometrik në aksin Prrenjas-Elbasan, paralizohet qarkullimi i automjeteve (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme vendi ynë, është përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore, ku si pasojë e moti te keq është bllokuar aksi Elbasan-Librazhd.

Trafiku i rënduar është krijuar prej paraditës së sotme me radhë kilometrike është regjistruar në aksin rrugor Prrenjas–Elbasan, në zonën e Librazhdit, duke paralizuar qarkullimin e automjeteve ditën e sotme, 2 janar, menjëherë pas ndërrimit të viteve, ku situata vazhdon të jetë e njëjtë.

 

 

Sipas informacioneve nga terreni, shkak kryesor i situatës janë kantieret e ndërtimit të rrugës përgjatë Korridorit VIII, të cilat kanë ngushtuar ndjeshëm korsitë e lëvizjes.

Kjo, e kombinuar me fluksin e shtuar të automjeteve të qytetarëve që po kthehen pas festave të fundvitit, ka sjellë krijimin e radhëve të gjata dhe vonesa të konsiderueshme.

The post Trafik kilometrik në aksin Prrenjas-Elbasan, paralizohet qarkullimi i automjeteve (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Merita Halili rrëfen me emocion gjendjen e rëndë shëndetësore të Parashqevi Simakut

✇Albeu
By: V K

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore shqiptare, Merita Halili, ka ndarë një rrëfim emocional gjatë një interviste, ku ka folur për gjendjen shëndetësore të rënduar të artistes Parashqevi Simaku.

Me zë të dridhur dhe ndjenja të forta, Halili e cilësoi situatën si tepër të dhimbshme, jo vetëm në aspektin njerëzor, por edhe artistik.

Ajo tregoi se lajmi për Parashqevi Simakun ka qenë një tronditje e madhe për të, duke e përshkruar si një “bombë” emocionale.

Sipas saj, lidhja mes tyre shkon përtej të qenurit kolege, pasi të dyja i përkasin së njëjtës gjeneratë dhe janë rritur paralelisht në skenën artistike shqiptare.

“Kemi qenë e njëjta moshë, e njëjta frymë, kemi ndarë të njëjtat ëndrra dhe sfida”, u shpreh Halili.

Ajo theksoi se është e vështirë të flasë më tej për këtë temë, pasi situata është trajtuar tashmë nga shumë persona, përfshirë edhe vetë Parashqevi Simakun.

Megjithatë, dhimbja dhe keqardhja janë të dukshme, duke reflektuar respektin dhe dashurinë që Halili ka për kolegen e saj.

Rrëfimi i Meritës solli një moment reflektimi për publikun, duke rikujtuar se edhe pas figurave të njohura dhe suksesit artistik fshihen shumë histori njerëzore, sfida shëndetësore dhe beteja për të cilat shpesh nuk fliten në publik.

The post Merita Halili rrëfen me emocion gjendjen e rëndë shëndetësore të Parashqevi Simakut appeared first on Albeu.com.

Burri dhunoi gruan për vdekje dhe më pas vrau veten, foto e viktimave në Vlorë

✇Albeu
By: V K

Detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Orikum të Vlorës, kanë dalë në dritë. Burime pranë hetimit, bëjnë me dije se çifti i bashkëshortëve nuk jetonin më së bashku prej rreth dy muajsh dhe kishin vendosur të qëndronin të ndarë, për shkak të problemeve të vazhdueshme mes tyre.

Mësohet se viktima, Sose Xhebro, ishte kthyer së fundmi nga Italia, ku jetonte, për të kaluar festat e fundvitit në Shqipëri.

Pikërisht gjatë kësaj periudhe dyshohet se janë përshkallëzuar konfliktet, të cilat kanë çuar në ngjarjen tragjike, ku Llogora Xhebro i ka marrë jetën 40-vjeçares.

Hetimet po vijojnë për të sqaruar dinamikën e plotë të rastit, ndërsa autoritetet po mbledhin dëshmi nga familjarë dhe persona të afërt me çiftin, për të kuptuar më mirë rrethanat që paraprinë vrasjen dhe vetëvrasjen.

The post Burri dhunoi gruan për vdekje dhe më pas vrau veten, foto e viktimave në Vlorë appeared first on Albeu.com.

Abuzoi dhe la shtatzënë 12-vjeçaren, Gjykata e Korçës lë në burg 67-vjeçarin

✇Albeu
By: V K

Gjykata e Korçës, ka lënë në arrest me burg 67-vjeçarin Rushan Selko, i cili akuzohet se p*rdhunoi dhe la shtatzënë një 12-vieçare.

Selko abuzoi s*ksualisht me fqinjën e tij të mitur në muajin gusht. Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e 67-vjeçarit në fshatin Piskupat në bashkinë e Pogradecit.

Gjatë kësaj periudje ai kërcënonte të miturën që të mos tregonte për atë çfarë kishte ndodhur, ndërkohë rasti u zbulua nga prindërit e të miturës të cilët vunë re ndryshimet fizike të saj.

Ekzaminimi mjekësor zbuloi se vajza ishte 22 javëshe shtatzenë dhe më pas ajo rrëfeu të gjithë ngjarjen e rëndë.

Organi i akuzës ka kërkuar masën e sigurisë arrest në burg për 67-vjeçarin, ç`ka është pranuar edhe nga gjykata. Seanca e zhvilluar me dyer të mbyllura ka zgjatur më tepër se dy orë.

The post Abuzoi dhe la shtatzënë 12-vjeçaren, Gjykata e Korçës lë në burg 67-vjeçarin appeared first on Albeu.com.

Krimi në familje/ Policia zbardh dinamikën e ngjarjes së rëndë në Vlorë

✇Albeu
By: V K

Këtë të premte, një ngjarje e rëndë u regjistrua në Orikum të Vlorës, ku një çift bashkëshortësh u gjet pa shenja jete në banesën e tyre.

Policia ka dhënë informacion zyrtar, lidhur me ngjarjen e rëndë.

Sipas uniformave blu, rreth orës 13:30 urgjenca mjekësore ka njoftuar se një shtetase ishte gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se viktima, shtetasja Sose Xhebro., 40-vjeçe, është vrarë nga bashkëshorti i saj, shtetasi Llogora Xhebro., 50-vjeç.

Pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth banesës, autori i dyshuar është gjetur i pajetë në garazh, ku dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë zjarri.

Në vendngjarje është sekuestruar një armë zjarri pistoletë, e cila do të shërbejë si provë materiale në hetim.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë dhe zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Orikum/Informacion paraprak:

Sot, rreth orës 13:30, është marrë njoftim nga urgjenca mjekësore se një shtetase, në Orikum, është gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune në banesë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja S. Xh., 40 vjeçe, është vrarë nga bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Xh., 50 vjeç.

Pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth kësaj banese, në garazh është gjetur dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi Ll. Xh.

Arma pistoletë e gjetur në vendngjarje u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

The post Krimi në familje/ Policia zbardh dinamikën e ngjarjes së rëndë në Vlorë appeared first on Albeu.com.

Ngjarje e rëndë në Vlorë, Burri vret gruan më pas edhe veten (EMRAT)

✇Albeu
By: V K

Këtë të premte 2 janar 2026, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Orikum të Vlorës, ku një çift bashkëshortësh është gjetur pa shenja jete në banesën e tyre.

Viktima, Sose Xhebro, rreth 40-vjeçe, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbytjes.

Sipas të dhënave paraprake nga grupi hetimor, dyshimet e para janë se ajo është vrarë nga bashkëshorti i saj, Llogora Xhebro.

Po ashtu, dyshohet se pas vrasjes së bashkëshortes, Llogora Xhebro, ka vrarë edhe veten.

Rrethanat dhe dinamika e plotë e ngjarjes mbeten ende të paqarta dhe janë objekt i hetimeve në vijim.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë familjare.

The post Ngjarje e rëndë në Vlorë, Burri vret gruan më pas edhe veten (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Aksidentet në veri dhe verilindje të vendit/ Reagon shoqata e siguruesve të Shqipërisë: Mungesa e marrjes së masave rrezik për qytetarët

✇Albeu
By: V K

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë, shpreh shqetësimin për situatën e krijuar në disa akse rrugore të Veriut dhe Verilindjes, ku moti i keq, bora dhe ngricat kanë shkaktuar vështirësi serioze në qarkullim dhe rritje të ndjeshme të aksidenteve dhe dëmeve materiale.

Në këto kushte, është e papranueshme që përgjegjësia të lihet vetëm mbi drejtuesit e automjeteve, ndërkohë që mirëmbajtja rrugore ka detyrime të qarta kontraktuale dhe ligjore për pastrimin, kriposjen, sinjalistikën, menaxhimin e rrezikut dhe njoftimin në kohë.

Shoqata vëren me shqetësim se në disa segmente rrugore ndërhyrjet e kontraktorëve të mirëmbajtjes kanë qenë të vonuara, të pamjaftueshme ose aspak të dukshme, duke rritur rrezikun për qytetarët, për mjetet dhe për sigurinë publike.

Siç ndodh në vendet e Rajonit, kriposja dhe trajtimi parandalues i akseve kritike duhet të jetë standard minimal (si në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut), sidomos në periudhat e paralajmëruara me ngrica dhe reshje.

Shoqata thekson se dëmet që sot mbulohen nga sigurimet nuk janë vetëm “pasojë e motit”, por edhe rezultat i mungesës së masave të detyrueshme të mirëmbajtjes, në këto raste duhet të funksionojë mekanizmi i përgjegjësisë rrugore, për të mos ia lënë gjithë koston qytetarëve dhe siguruesve.

Kërkohet transparencë dhe përgjegjësi për zbatimin e kontratave të mirëmbajtjes dhe monitorimin e tyre.

Siguria rrugore nuk mund të jetë “përgjegjësi individuale” vetëm e drejtuesve të automjeteve. Ajo është përgjegjësi e përbashkët dhe fillon me rrugë të mirëmbajtura, të kriposura dhe të menaxhuara sipas standardeve.

Shoqata shpreh gatishmërinë për bashkëpunim institucional për të ndërtuar praktika të qarta dhe të zbatueshme për menaxhimin e riskut në rrugë gjatë motit të keq, në interes të sigurisë së qytetarëve dhe stabilitetit të sistemit të sigurimeve.

The post Aksidentet në veri dhe verilindje të vendit/ Reagon shoqata e siguruesve të Shqipërisë: Mungesa e marrjes së masave rrezik për qytetarët appeared first on Albeu.com.

E ëma po lufton me sëmundjen e rëndë, Beatrix Ramosaj ndan sfidën e jetës me ndjekësit: Ti do ia dalësh ma (FOTO)

✇Albeu
By: V K

Përmes një reagimi të ndjerë në rrjetet sociale, këngëtarja Beatrix Ramosaj, ka ndarë publikisht një nga sfidat më të vështira të jetës së saj, luftën me kancerin. Ajo ka ndarë me ndjekësit luftën që po kalon nëna  e saj Antigona Ramosaj, e cila po Lufton me sëmundjen e rëndë.

Antigona Ramosaj, nëna e këngëtares së njohur bëri të ditur se ka përfunduar kimioterapinë e parë, duke rrëfyer se ndonëse ndihet e lodhur fizikisht, zemra e saj është plot falënderim dhe dashuri për mbështetjen e marrë.

“Po kaloj një nga betejat më të vështira të jetës sime”, shkruan Antigona, duke falenderuar miqtë, familjarët dhe të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë me mesazhe, lutje dhe fjalë inkurajuese.

Ajo thekson se arsyeja e vetme pse ka zgjedhur ta bëjë publike këtë përvojë, është për të ndërgjegjësuar vajzat dhe gratë që të mos neglizhojnë kontrollet mjekësore, edhe kur shqetësimet duken të vogla.

Reagimi i saj u shoqërua menjëherë me fjalë shumë prekëse nga vajza e saj, Beatrix Ramosaj.

Këngëtarja e përshkroi nënën si forcën dhe heroinën e jetës së saj, duke theksuar qëndrueshmërinë e saj shpirtërore edhe në momentet më të vështira.

“Edhe kur dhimbja mundohet ta rrëzojë, ajo zgjedh të buzëqeshë”, shkruan Beatrix, duke shtuar se forca e nënës së saj është më e madhe se çdo stuhi.

Reagimi i plotë i Beatrix Ramosaj:

“Edhe kur dhimbja mundohet ta rrëzojë, ajo zgjedh të buzëqeshë”.

 

 

The post E ëma po lufton me sëmundjen e rëndë, Beatrix Ramosaj ndan sfidën e jetës me ndjekësit: Ti do ia dalësh ma (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Vendimi i UEFA-s, ndryshim drastik për Kombëtaren në pjesën e dytë të vitit 2026

✇Albeu
By: V K

Viti 2026, i rezervon Shqipërisë mundësinë e artë për të marrë pjesë në Kupën e Botës, me praninë e parë në play-off në mars për një biletë në këtë aktivitet.

Por nëse pjesa e parë e vitit i kushtohet tërësisht Botërorit, në pjesën e dytë të 2026, vëmendja do të jetë te ndeshjet e Ligës së Kombeve, me një ndryshim radikal të vendosur nga UEFA.

Kalendari ndërkombëtar për vitin 2026, parashikon që në pjesën e dytë të vitit, kur të luhet Liga e Kombeve, të ketë për herë të parë një “dritare të gjatë” të ndeshjeve ndërkombëtare.

Kjo do të thotë që dritarja e ndeshjeve ndërkombëtare të shtatorit dhe të tetorit do të bashkohen.

Sipas asaj që ka parashikuar UEFA, ekipet kombëtare do të luajnë 4 ndeshje në periudhën 24 shtator-6 tetor, si dhe 2 ndeshjet e tjera në periudhën 12-17 nëntor të këtij viti.

Kjo është hera e parë kur aplikohet një dritare e përbashkët për shtatorin dhe tetorin nga UEFA, e cila e kishte parashikuar fillimisht një gjë të tillë vetëm për vitin 2027, pas kërkesave të klubeve evropiane që protestonin për vajtje-ardhjet e futbollistëve në pjesën e parë të edicionit.

 

 

Shqipëria në këtë edicion të Ligës së Kombeve, merr pjesë në Ligën C dhe do të ketë si objektiv vetëm fitimin e grupit, pasi kësisoj mund të sigurojë të paktën pjesëmarrjen në play-off për EURO 2028.

The post Vendimi i UEFA-s, ndryshim drastik për Kombëtaren në pjesën e dytë të vitit 2026 appeared first on Albeu.com.

❌