Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kredia për banesa, bankat shtrëngojnë kushtet/ Vlerësojnë risk, situatën aktuale në tregun e banesave

Bankat po tregohen më të  të kujdeshme në aprovimin e kredive për blerje banesash dhe më dorëlëshuara në dhënien e kredive për biznesin..Në raportin e fundit Banka e Shqipërisë vëren se në linjë me pritjet e një tremujori më parë, politikat e kreditimit për individët mbetën të shtrënguara.

Shtimi i standardeve u nxit nga rreziku i perceptuar prej bankave për situatën aktuale e të pritur në tregun e banesave. Kufizimet uniforme të vendosura në korrik të vitit 2025 nga Banka e Shqipërisë mbi raportin e kredisë ndaj vlerës së disbursuar dhe mbi raportin e shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave në kreditë e reja për pasuritë e paluajtshme, u raportuan po ashtu nga bankat si faktorë që vepruan në kahun shtrëngues të standardeve të kreditimit. Faktorët e tjerë që ndikojnë standardet e kreditimit për individët u raportuan të pandryshuar.Por pavarësisht kësaj të dhënat për periudhën janar- nëntor tregojnë se huaja e dhënë për banesa ka pësuar rritje me mbi 20 % duke arritur në 114.7 miliarde lekë.

Ndërkohë nga ana tjetër bankat lehtësuan standardet, kushtet e termat e kreditimit,në të gjitha kreditë e reja me qëllim mbulimin e nevojave afatshkurtra për likuiditet dhe financimin e investimevenë çdo segment të biznesit. Perceptimi pozitiv i bankave mbi ecurinë ekonomike të vendit është reflektuar në aprovimin e një numri më të lartë aplikimesh për kredi të bizneseve, në krahasim më një tremujor më parë.

Për 11-mujorin 2025, vlera progresive e kredisë së re arriti në 374.4 miliardë lekë, në rritje me 12.8% krahasuar me 11-mujorin e vitit të kaluar. Në tremujorin e parë të vitit 2026, standardet e kreditimit priten të mbeten të pandryshuara në kreditë akorduar bizneseve të mëdha dhe në kreditë për financimin e investimeve, apo mbulimin e nevojave për likuiditete. Nga ana tjetër, bankat presin të vijojnë me lehtësimin e standardeve të kreditimit në kreditë për biznesin e vogël e të mesëm./abcnews.al

Trump kërcënon Iranin: Do më vrasin? Kam lënë urdhër, ta hedhin në erë!

Pas kërcënimeve të vazhdueshme të një Gjenerali Iranian për vrasjen e Presidentit Amerikan Donald Trump, Kreu I Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar në një intervistë për News Nation se Shtetet e Bashkuara do ta zhduknin Teheranin nga fqaja e dheut nese Irani do te guxonte te punonte per nje operacion te tille. Trump deklaroi se te gjitha palet politike duhet te ndajne te njejtin mendim per kete ceshtje kur behet fjale per jeten e nje presdienti.

“Epo ata nuk duhet të guxojnë ta bëjnë diçka të tillë, megjithatë unë kam lënë një mesazh dhe urdhera  të qartë. Nëse ndonjëher më ndodh gjithcka, ai vend do të hidhet në erë… pra është e qartë. Ju e dini, vetë Biden duhet të kishte thënë dicka ndaj të gjithës kësaj kur ata tentuan të më vrisnin. Një president duhet të mbrojë një tjetër president pavarëisht gjithckaje,” u shpreh ai.

Gjenerali Iranian Abulfazl Sekartshi kërcënoi se lideri amerikan do të ekzekutohej nëse Uashingtoni sulmonte udhëheqësin suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei pergjate protestave tronditese qe perfshin mbi 190 qytete te Iranit.  “Trump e di se nëse ngrihet dorë kundër udhëheqësit tonë, ne nuk do të presim vetëm këtë dorë; dhe këto nuk janë fjalë boshe,” theksoi gjenerali në mediat shtetërore iraniane.

Presidenti amerikan kishte  kërcënuar herë pas here me ndërhyrje ushtarake për të ndaluar shtypjen e protestave masive që filluan më 28 dhjetor, por u terhoq nga ky vendim per shkak te ndermjetesimit qe bene Vendet Arabe per uljen e tensioneve.

Kjo nuk eshte hera e pare qe Trump ka kercenuar se do te fshinte Iranin nga faqja e dheut ne rast te nje atentati ndaj tij, pasi dicka te tille e kishte thene edhe ne muajin e pare te mandatit te tij.

Pergjate fushates presidenciale te vitit 2024, Donald Trump u perballe me dy atentate te cilave iu mbijetoi . Sherbimet Sekrete Amerikane kane deklaruar se kane prova per perfshire te Teheranit zyrtar ne keto atentate./abcnews.al

Trump mbërrin në Davos/ Groenlanda dhe tarifat do jenë në fokus të fjalimit

Pas një problemi elektrik në Avionin Presidencial Air Force One qe detyroi kthimin në Washington dhe një rinistje drejt Forumit Ekonomik të Davosit, presidenti Amerikan Donald Trump ka mbërritur në Zvicës aty ku do të përballet me liderët perëndimor.

Groenlanda dhe tarifat ndaj vendeve perendimore qe kundershtojne marrjen e Ishullit Danez nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes pritet te jene prioriteti kryesor I fjalimit te Trump ne perballjen e tij me lideret e Bashkimit Eurppian por jo vetem.

Presidetja e komisionit Europian Ursula Von Der Leyen deklaroi nje dite me pare se Bashkimi Europian do te ishte I gatshem te vepronte kurdohere qe do te ishte nevoja ndersa theksoi se ndyshimet qe po ndodhin ne rendin e ri boteror nuk jane vetem lekundje sizmike ne marredheniet diplomatike, por ndryshime te perhershem.
Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Mark Rutte I cili njihet si nje nder mbeshtetesit kryesor te Trump deklaoi kete te merkure se fokusi ne forumin e Davosit nuk duhet te jete Groenlanda por vete Ukraina .

Per shkak te zhvillimeve te fundit ne lidhje me ishullin Danez me me vemendjen Amerikane qe eshte zhvendosur nga Ukraina presidenti Ukrainas Volodymir Zelensky mori vendimin per te mos marre pjese kete vit ne samit.

Lideret Europian pritet te takohen te enjten per te diskutuar pergjijgjen e tyre te koridnuar kunder tarifave te Presidentit Trump, ndersa ky I fundit the vetem nje dite me pare se per ceshtjen e ishullit danez do te kete nje zgjidhje qe do ti kenaq te gjithe perfshire edhe vete NATO-n.

Presidenti Macron ka propozuar perdorimin e Buzukes Tregtare, nje mekanizem I bashkimit Europian qe do ti kunderpergjgijej Sheteve te Bashkuara te Amerikes me Tarifa Tregtare dhe kufizim te investimeve amerikane brenda Unionit.

Mitaj po del nga “ferri”/ Mediat saudite shkruajnë se shqiptari do të kthehet në ekip

Jo gjithmonë planet realizohen. Trajnerët dhe klubet mund të kenë shumë dëshira, veçse realiteti është diçka tjetër dhe kjo po ndodh me Al Itihadin, teknikun Serzhio Konseisao dhe mbrojtësin shqiptar, Mario Mitaj.

Futbollisti i rëndësishëm i kombëtares pritet që jo vetëm të vazhdojë te kampionët e Arabisë Saudite, por edhe të kthehet në ekip.

Trajneri portugez, siç bëjnë me dijë mediat nga Rijadi, ka ndërmend t’i japë fund serisë prej 4 ndeshjesh në të cilën e ka lënë Mitajn jashtë skuadre.

Kjo sikterisje e tij ishte shenja e qartë se pritej largimi, por duket se kombinimi i duhur i rrethanave nuk ndodhi. Në total, Mitaj ka munguar pesë sfida radhazi, pasi në njërën prej tyre ishte i pezulluar, dhe në dy të tjera i lënë në tribunë.

Përtej ndonjë kritike të mediave saudite për gabime të rralla, por të kushtueshme të mbrojtësit të majtë, ai mbetet i vlerësuar tek Al Itihad. Jo më kot ka qenë vazhdimisht titullar, ka shënuar edhe gola e ka shërbyer asistë, duke qenë një nga më të mirët sezonin e kaluar në fitoren e titullin kampion dhe të Kupës së Mbretit.

Këtë edicion, Mitaj ka kontraste të mëdha. Në 7 ndeshje ka qenë në fushë për 90 minuta, ndërsa në 7 të tjera ka qenë totalisht jashtë ekipit./abcnews.al

Gjimshiti kthehet për Champions/ Kapiteni i Kombëtares kalon dëmtimin, gati për Atalanta

Kënaqësia ishte e madhe kur u shfaq. Berat Gjimshiti mungoi vetëm 9 ditë në stërvitjet e Atalantës, dhe tashmë është gati për sfidën e sotme në Champions.

Kapiteni i kombëtares shqiptare kaloi dëmtimin muskulor të pësuar ndaj Torinos, duke mos qenë thjesht në duelin e Serisë A në fushën e Pizës, por mund të pritet edhe në formacion në orën 21:00, ndërsa bergamaskët presin në shtëpi Atletikun e Bilbaos.

Trajneri Paladino konfirmoi se mbrojtësi mund të cilësohet i rikuperuar, diçka që ndodhi shpejt duke llogaritur moshën e tij 32-vjeçare.

Flitet për një moment të rëndësishëm të sezonit, aq më tepër që objektivat në kampionat janë vështirë të realizohen, pra të arrihet sërish kualifikimi në Champions.

Kjo do të thotë se duhet ecur sa më shumë përpara që të jetë e mundur këtë edicion. Atalanta dhe Gjimshiti kanë nevojë për një fitore, për të qenë shumë pranë kalimit të fazës së grupit.

Skuadra italiane ka 13 pikë, duke qenë në vendin e 8-të, dhe i duhet të ruajë të paktën këtë pozicion për të mos iu dashur të kalojë nëpër play off.

Kapiteni I Shqipërisë ka luajtur 25 ndeshje këtë vit sportiv me një gol të shënuar, ndërsa ka humbur gjithsej katër ndeshje, dy prej të cilave i dëmtuar, dhe dy i mbajtur në stol.

Paris SG, “hije” e kampionëve/ Skuadra e madhe e Francës pëson humbje në Champions

Nuk po bind që nga 26 nëntori. Paris SG vazhdon të jetë gjithmonë kampioni i Europës në fuqi, veçse forma e gjigandit francez nuk dihet se ku ka përfunduar. Skuadra e miliarderëve nga Gjiri Persik dhe e trajnerit spektakolar, Luis Enrike, pësoi një tjetër disfatë, këtë herë në Portugali nga Sportingu.

Kjo ishte humbja e dytë në Champions, e padyshim që kualifikimi direkt nis të rrezikohet. Në një sfidë në stadiumin “Zhoze Alvalade”, PSG bëri më shumë, por as nuk ishte konkret sa duhet, as nuk pati fat.

Në një ndeshje të ashpër, me raste dhe me sulme nga të dyja anët, golat u shënuan pranë fundit. Luis Suarez kaloi vendasit në epërsi në 74’, por vetëm pak minuta më vonë Kviça Kvarackelia barazoi për parizienët.

Ylli gjeorgjan është kthyer në ekip dhe në formë, por kontributi I tij nuk vlejti kur sërish Luis Suarez shënoi golin e fitores në sekondat shtesë. Sulmuesi kolumbian ishte vendimtar.

Kjo ishte ndeshja e dytë radhazi pa fitore në Champions për kampionët e kontinentit dhe nënkampionët e botës, pas barazimit pa gola në Bilbao.

Po ashtu, humbja erdhi pak ditë pas eliminimit të hershëm dhe të papritur nga Kupa e Francës pasi humbi derbin ndaj ekipit shumë më të vogël, Paris FC.

Nuk dihet seë çfarë po ndodh me të  besuarit e Luis Enrikes. Ndoshta, sezoni ka qenë tepër i ngarkuar bashkë me Kupën e Botës për klubet, me Superkupën e Europës dhe me Superkupën e Francës.

Rreziku është që yjet parizienë të jenë të rraskapitur ndërsa afron fundi I edicionit dhe të mbeten pa trofe. Jo më kot, Ligën e Parë të Francës e kryeson Lensi, edhe pse vetëm me një pikë më shumë se PSG./abcnews.al

Mbappe si Ronaldo/ Francezi arrin rekordet, Real mund ekipin e Principatës, Monaco

Karlo Ançeloti e ka thënë hapur dhe e ka pasur gjithmonë të qartë. Një trajner nuk mund të jetë fitues nëse nuk ka yje në ekip, dhe kjo po konfirmohet tek Reali. Kilian Mbape ka marrë përdore skuadrën e madhe madrilene, sidomos tani pas shkarkimit të teknikut Shabi Alonso, dhe po synon trofetë, madje duke arritur rekorde.

Njeriu i ri i stolit, Arbeloa, krejtësisht pa përvojë në detyra të mëdha, ishte pjesë e lavdisë, ndërsa “merengesit” mundën 6-1 Monakon, me dy gola nga sulmuesi francez. Ai shënoi në minutat 5 e 26, pra I dha rrugë fitores.

Francezi barazoi rekordin e madh të Kristiano Ronaldos me 11 gola në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve në një sezon të vetëm. Legjenda portugeze ia kishte dalë në 2015-2016, por Mbape mund ta thyejë rekordin nëse shënon në ndeshjen e fundit që Reali e luan në 28 janar në Lisbonë ndaj Benfikës.

Nuk dihet nëse, sulmuesi do të mundet të arrijë apo të kalojë rekordin tjetër të CR7-ës, me 17 gola në një edicion të Championsit. Rrjetat e tjera u shënuan nga Mastantuono, autogol nga Kehrer, Vinisius dhe Xhud Belingham.

E përditshmja e kryeqytetit spanjoll, “Marka”, ka një titull si këshillë për dyshen Mbape-Vinisius: Kështu iu do “Bernabeu”! Gazeta e shquar e Parisit, “L’Ekip”, edhe “qan” për mbytjen e Monakos, por edhe lumturohet për formën e kapitenit të kombëtares së Francës.

Reali është kthyer tashmë në pretendent për gjithçka duke qenë vetëm një pikë prapa Barcelonës në renditjen e La Ligës, si dhe në vend të dytë në Champions, i sigurt për të qenë në zonën e sipërme, edhe pse duhet të presë ndeshjet e Bajernit, Atalantës, Atletikos apo Liverpulit./abcnews.al

Arsenal, Zot në “San Siro”/ Inter merr një leksion anglez në fushën e tij në Champions

Sërish është një skuadër angleze që po dominon. Nëse vjet ishte Liverpuli që arriti fitore pas fitoreje në fazën e grupit në Champions, stafetën këtë sezon e ka Arsenali.

Skuadra londineze, që po shkëlqen në çdo konkurrim, pasi arriti suksesin e shtatë radhazi, këtë herë në “San Siro”. Pasi mundën Bajernin në “Emirejts”, “topçinjtë” shkatërruan Interin në “San Siro” me shifrat 3-1.

Në një ndeshje të fortë, ku italianët nuk është se u dorëzuan, vendosi ritmi më i lartë i anglezëve. Gabriel Zhezus shënoi dy gola, për avantazhin 1-0 dhe pastaj 2-1, duke bërë të pavlefshme rrjetën nga kroati i ri, Petar Suçiç.

Sulmuesi hungarez, Viktor Gjëkeresh vulosi sfidën gjashtë minuta para fundit. Statistikat janë aty-aty në gjithçka, në gjuajtje në total e në kuadrat, në zotërim topi dhe në numër pasimesh, por Arsenali ishte më I rrufeshëm, pra më I rrezikshëm.

Kjo ishte disfata e tretë radhazi në Ligën e Kampionëve, pas atyre në Madrid ndaj Atletikos dhe në Milano kundër Liverpulit. “La Gazeta delo Sport” komenton: Interi nuk mjafton! Champions, Arseali shënon 3, e vështirë për në të tetat e finaleve!

Po ashtu, e përditshmja raporton fjalët e trajnerit Kivu që thekson se Arsenali pati nivel të çmendur, dhe se një ritëm i tillë nuk ekziston në Itali. “Oh Jezus”, – është titulli në “Il Korriere delo Sport”, që bën lojë fjalësh me mbiemrin e sulmuesit brazilian që shënoi dy gola: Zhgënjim në Champions!

Nga Anglia, “Deili Meil” shkruan se Topçinjtë e pathyeshëm bënë detyrën dhe u konfirmuan si favoritët në Ligën e Kampionëve! Arsenal kryeson renditjen me 7 fitore radhazi, pra me 21 pikë të plota, ndërsa për momentin është jashtë zonës që të kualifikon direkt, në vendin e 9-të dhe mund të zbresë edhe më poshtë.  Tashmë duhet fitore në Dortmund, por italianët nuk e kanë fatin në duart e tyre.

Netflix pranë blerjes e Warner Bros/ Marrëveshja nuk parashikon shitjen e CNN

Netflix ka bërë ofertën e fundit për të blerë studiot dhe asetet e Kompanisë Filmike dhe Televizive Warner Bros Discovery, duke i ofruar 82.7 miliardë dollarë në një pagesë CASH të menjëhershme perballe rivalit te tij Paramount i cili eshte gjithashtu ne gare  për të blerë studiot gjigande të Hollivudit. Oferta e bërë nga Netflix bazuar në vlerën e 27,75 dollarëve për aksion raportohet se është mbështetur në unanimitet nga Bordi i Warner Bros.

Si Netflix, ashtu edhe Paramount Skydance synojnë Warner Bros për studiot kryesore të filmit dhe televizionit, bibliotekën e pasur të përmbajtjes dhe franchise-t kryesore si “Game of Thrones”, “Harry Potter”  dhe te superheronjeve Batman dhe Superman.

Paramount ka ndryshuar kushtet e saj dhe ka nisur një fushatë mediatike agresive për të bindur aksionarët se oferta e saj është më e mirë, por Warner Bros e ka refuzuar kompaninë e udhëhequr nga David Ellison.

Warner Bros do të mbajë një mbledhje të veçantë të aksionarëve për të votuar për marrëveshjen me Netflix, me kompaninë e transmetimit që thotë se mbledhja pritet të mbahet deri në prill. “Oferta jonë e rishikuar e  pageses se menjehershme do të mundësojë një kohë më të shpejtë për votimin e aksionerëve dhe do të ofrojë siguri më të madhe financiare,” tha Ted Sarandos, bashkë-CEO i Netflix, në një deklaratë.

Nese Warner Bros do të pranonte oferten e Paramount qe ka nje vlere me te larte financial prej 104 miliarde dollaresh  do te kishte edhe nje shitje te Discovery Global që ka në pronësi asetet televizive si media amerikane CNN dhe TNT Sport, por gjithashtu edhe shërbimin e transmetimit Discovery +. Nga ana tjetër oferta  e berë nga Netlflix nuk pershin marrjen e Discovery Global që pritet të shitet vecmas nga marrëveshja me këtë kompani duke lejuar mbajtjen e televizionev CNN dhe TNT Sport më gjatë nga pronarët aktualë.

Përtej asaj që duket një marrëveshje shitblerje në fushën e argëtimit dhe kinematografisë, kjo ceshtje konsiderohet nje ceshtje edhe me rendesi politike sidomos pas akuzave te vazhdueshme te Presidentit Trump ndaj medias Amerikane CNN te cilen e ka quajtur vazhdimisht nje media fake news. Ne rast te arritjes se nje marreveshje me Netflix, e cila tashme thuhet se eshte arritur, pronaret aktual te Warner Bros do te kishin ne zoterim per te pakten edhe pak kohe televizionin informative CNN./abcnews.al

Jared Kushner në Vlorë/ Dhëndri i Trump, takime në Shqipëri për investimet

Jared Kushner, dhëndri i Presidenti të SHBA, Donald Trump ka mbërritur këtë mëngjes në qytetin e Vlorës.

Pritet që dhëndri i presidentit Trump të zhvillojë disa takime private në Vlorë me arkitektë mbi projektet dhe investimet në qytetin bregdetar.

Mbërritja e Kushner është shoqëruar me masa të forta sigurie nga policia e Vlorës, sic duket edhe në pamjet e siguruara nga ABC News.

Xhaxhai i Aleks Nikës: Shoqëria pret që drejtësia të funksionojë! Kujtesa nuk duhet të zbehet

Xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika: Shoqëria pret që drejtësia të funksionojë realisht. Ne nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi, nuk kërkojmë përjashtime por barazi para ligjit. Kujtesa nuk duhet të zbehet, ne qëndrojmë me besim te SPAK dhe gjykata e Strasburgut për drejtësi

LIVE/ Protestë e heshtur në Bulevard. Qindra vetë në kujtim të 21 janarit dhe drejtësisë së munguar

Ndërkohë qindra vetë janë mbledhur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, në sheshin para kryeministrisë në kujtim të 21 janarit të 15 viteve më parë dhe drejtësisë së munguar.

Sot shënohen 15 vite nga tragjedia e 21 Janarit, ku katër protestues, konkretisht Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj u qëlluan për vdekje.

Ngjarja ndodhi më 21 janar të 2011-ës,  ku qindra qytetarë ishin ngritur në protestën e socialistëve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me thirrje kundër Kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha.

Tensionet mes protestuesve dhe gardistëve u agravuan deri në tentativat e qytetarëve për t’u futur në oborrin e kryeministrisë, çka pasoi të shtënat brenda territorit të kryeministrisë, që lanë të vdekur katër protestuesit e sipërpërmendur.

 

Gjykatësit duan rritje rroge/ Reagon Rama: Duan kompetencat e qeverisë, Kushtetuesja po zhvillon farsën më të shëmtuar!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social X, lidhur me procesin që po mbahet në Gjykatën Kushtetuese, mbi kërkesën e Unionin të Gjyqtarëve për rritje pagash.
Në reagimin e tij, Rama e cilëson procesin si një precedent të rrezikshëm dhe ngre shqetësime mbi ndikimin që një vendim i tillë mund të ketë në sistemin e pagave dhe ndarjen e pushteteve.

“Sot Gjykata Kushtetuese po zhvillon (fatkeqësisht pa transmetim direkt për shkaqe teknike) farsën më të shëmtuar të imagjinueshme, e cila i është imponuar nga dy shoqata gjyqtarësh, të cilët duan të rrisin rrogat e tyre me gjyq, duke thyer piramidën shtetërore të pagave, ndërkohë që janë kategoria më e lartpaguar në Shqipëri, si rezultat i mbështetjes që kjo shumicë qeverisëse i dha për hir të Reformës në Drejtësi pushtetit gjyqësor!

Tani këta duan që në përjetësi t’u jepet e drejta ta rrisin vetë rrogën sa herë rriten pagat e tjera, pra Shqipëria të jetë përgjithmonë i vetmi vend në botë ku gjykatësit paguhen më shumë se sa çdokush tjetër duke marrë kompetencat kushtetuese të qeverisë e të parlamentit për politikën e pagave – ky është një skandal logjik, moral, ligjor dhe kushtetues, të cilin uroj që Gjykata Kushtetuese të mos e lejojë kurrësesi të kthehet në një turp kombëtar! Respekte për SPAK-un që nuk iu bashkua kësaj marrëbabëzie në emër të pavarësisë së gjyqësorit” – shkruan Rama.

Trump paralajmëroi tarifa shtesë, Macron: Të papranueshme! Asgjë nuk ndikon në qëndrimin tonë ndaj Groenlandës!

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka reaguar pasi deklaratës së Donald Trump për vendosjen e tarifave doganore prej 10 përqind ndaj tetë vendeve evropiane për shkak të Groenlandës, përfshirë edhe Francën.

Macron kritikoi ashpër konkurrencën amerikane për marrëveshje tregtare që, sipas tij, “minojnë interesat tona të eksportit, kërkojnë lëshime maksimale dhe synojnë hapur dobësimin dhe nënshtrimin e Evropës”. Ai e cilësoi “thelbësisht të papranueshme” grumbullimin e vazhdueshëm të tarifave të reja, sidomos kur ato përdoren si mjet presioni ndaj sovranitetit territorial.

Sipas Macronit, evropianët janë të vetmit që nuk po mbrojnë mjaftueshëm kompanitë dhe tregjet e tyre, në një kohë kur vendet e tjera “nuk respektojnë rregullat e lojës së barabartë”.

Në fjalën e tij, presidenti francez mbrojti fuqishëm idenë e sovranitetit kombëtar, duke e quajtur atë “jo një koncept të vjetëruar”. Ai tha se ruajtja e pavarësisë dhe sovranitetit është thelbësore për të mos harruar mësimet e Luftës së Dytë Botërore, duke nënvizuar njëkohësisht rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Macron përmendi gjithashtu pjesëmarrjen e Francës në stërvitjet ushtarake në Grenlandë, duke theksuar se kjo nuk përbën kërcënim për askënd, por është një shenjë mbështetjeje për një aleat evropian, Danimarkën./abcnews.al

Kërkohej nga Britania e Madhe për vrasje/ Dorëzohet në Policinë e Tiranës 26-vjeçari shqiptar

Një 26 vjecar i kërkuar nga Britania e Madhe, është dorëzuar në Policinë e Tiranës. Bëhet fjalë për Armando Markun, ai dyshohet se është i përfshirë në një vrasje në Britaninë e Madhe.

Krimi për te cilin akuzohet është kryer në 2019. Hemawand Ali Hussein u vra në vitin 2019 në Hartlepool. Për këtë ngjarje në Bruksel në muajin dhjetor është arrestuar edhe shqiptari Sajmir Dodoveci.

Hemawand Ali Hussein u gjet i vdekur në një pronë në Hartlepool në shtator 2019 për shkak të një plage me armë zjarri.

Lidhur me vrasjen e tij janë dënuar edhe 4 persona të tjerë, përkatësisht Eugert Merizaj, 33 vjeç, me 32 vjet burg,Noza Saffari, 42 vjeç, u dënua me 15 vjet burg, Dorian Pirija, 36 vjeç, u dënua me 19 vjet burg si edhe Qazim Marku, 28 vjeç, u dënua me 19 vjet burg.

Ryanair zgjeron bazën në Tiranë dhe shton dhjetëra fluturime për verën 2026

Shtohet avioni i 4-t në bazë 400 milionë dollarë investime 20 linja të reja 50% rritje për 2026 (Verë 2026)

Ryanair, linja ajrore me kosto të ulët në Shqipëri, njoftoi sot (e martë, 20 janar) se do të shtojë në bazën e Tiranës avionin e katërt B737-800 nga prilli 2026 (investim prej 400 milionë dollarë) dhe do të hapë 20 linja të reja direkte, si Alghero, Baden-Baden, Eindhoven, Genoa, Memmingen, Parma dhe Wroclaw, përveç 23 linjave ekzistuese për sezonin Verë 2026 (gjithsej 43 linja). Ky zgjerim do të krijojë mundësinë për mbi 3,000 vende të reja pune dhe 120 pozicione me paga të larta për pilotë dhe ekuipazh kabine të Ryanair në Tiranë.

Ky investim prej 400 milionë dollarë i Ryanair në Tiranë është rezultat i drejtpërdrejtë i politikës proaktive të qeverisë shqiptare për heqjen e taksave të aviacionit dhe i rritjes së suksesshme të Aeroportit të Tiranës. Ryanair do të sjellë një rritje trafiku prej 50% dhe 4 milionë pasagjerë në vitin 2026.

Programi i Ryanair për Tiranën gjatëveres 2026 do të ofrojë:

  • 4 avionë me bazë operative– investim 400 milionë dollarë
  • 43 linja, 20 prej tyre të reja
  • Rritje trafiku në 4 milionë pasagjerë/vit (+50%)
  • Mbështetje për mbi 3,000 vende pune në Shqipëri
  • Zgjedhjen më të mirë të fluturimeve me tarifa të ulëta për qytetarët dhe vizitorët

Gjatë 5 viteve të ardhshme, Ryanair do të vijojë të investojë në Shqipëri, për ta çuar deri në 6 numrin e avionëve B737 me bazë operative në Tiranë (investim 600 milionë dollarë), duke u rritur në mbi 6 milionë pasagjerë në vit, operuar me mbi 60 linja, mbështetur mbi 4,000 vende pune deri në vitin 2030 dhe duke vazhduar bashkëpunimin e suksesshëm me Aeroportin e Tiranës dhe qeverinë shqiptare përsa i përket infrastruktures dhe taksave aeroportuale.

Për të festuar avionin e 4-rt dhe 20 linjat e reja nga/drejt Tiranës për verën e 2026, Ryanair ka nisur një ofertë 3-ditore me 100,000 bileta në shitje duke filluar nga 29.99 €, të disponueshme për rezervim nga sot përmes aplikacionit Ryanair.

CEO i Ryanair, Michael O’Leary, deklaroi:

“Si linja e vetme ajrore me kosto te ulët në Shqipëri, Ryanair ka kënaqësinë të njoftojë avionin e 4-rt me bazë operative në Tiranë për S26, i cili do të zgjerojë pjesën e tregut të Ryanair në Shqipëri me 43 linja për Verën 2026, përfshirë 20 linja të reja drejt destinacioneve si Alghero, Baden-Baden, Eindhoven, Genoa, Memmingen, Parma dhe Wroclaw. Ky investim rekord prej 400 milionë dollarë dhe rritja rekord e trafikut prej 50% në 4 milionë pasagjerë për Tiranën, është rezultat i drejtpërdrejtë i politikës proaktive të Shqipërisë për heqjen e taksave të udhëtimit dhe i kostove më të ulëta të aeroportit, të mundësuara nga skemat e suksesshme stimuluese të rritjes.”

20 linjat e reja Verë 2026: Alghero, Genoa, Pescara, Baden-Baden, Liverpool, Poznan, Birmingham, Malta, Trieste, Bratislava, Memmingen, Torino, Dublin, Milano (M), Verona, Eindhoven, Napoli, Wroclaw, Gdansk, Parma.

Rritja rekord e Ryanair në Tiranë për vitin 2026 i ofron Shqipërisë një mundësi unike për t’u kthyer në tregun me rritjen më të shpejtë të trafikut ajror dhe turizmit në Europë. Ryanair planifikon të rritet në mbi 6 milionë pasagjerë në vit dhe të zgjerojë bazën deri në 6 avionë në Tiranë me një investim prej 600 milionë dollarë deri në vitin 2030, duke ofruar mbi 60 linja me tarifa të ulëta, në mënyrë që Shqipëria të vazhdojë politikën e taksës zero për aviacionin dhe Tirana të ruajë kostot aktuale të ulëta të aksesit përmes skemave stimuluese të rritjes.

Shefi i Operacioneve të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, z. Piervittorio Farabbi, u shpreh:

“Zgjerimi i bazës së Ryanair në Tiranë është një dëshmi e fortë e partneritetit tonë dhe e ambicies sonë të përbashkët për rritje të qëndrueshme. Duke kombinuar rrjetin dhe eksperiencën e Ryanair me kapacitetet në rritje të shpejtë të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, të nxitura nga investimet strategjike të Grupit Kastrati në infrastrukturë, teknologji dhe ekselencë operacionale, ne po krijojmë mundësi të reja për turizmin, biznesin dhe zhvillimin ekonomik në të gjithë Shqipërinë dhe rajonin.”/abcnews.al

 

Shkatërrohet organizata e drogës/ Operacioni në Shqipëri e Itali, 9 të arrestuar, 8 prej tyre shqiptarë

Një operacion ndërkombëtar kundër trafikut të drogës është zhvilluar nga Policia italiane, duke çuar në arrestimin e nëntë personave, tetë me origjinë shqiptare dhe një shtetas italian.

Personat e arrestuar dyshohen të jenë pjesë e një organizate kriminale të strukturuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh.

Kontrolle janë ushtruar dhe në vendin tonë me qëllim arrestimin e personave të tjerë të përfshirë.

Shënojnë Laçi dhe Seferi/ Futbollistët kuqezinj shkëlqejnë në futbollin e Turqisë

Nuk ekziston vetëm Ernest Muçi. Padyshim lojtari ofensiv i Trabzonsporit është flamurmbajtësi I shqiptarëve në Turqi, veçse në ligat e këtij vendi luajnë edhe të tjerë.

Njëri prej tyre është mesfushori i kombëtares Qazim Laçi, që i dha vetes një gjysmë kënaqësi për ditëlindje.

Në një ndeshje që skuadra e tij, Rizespor, e humbi me shifrat 3-1 në fushën e Gjoztepesë, shqiptari u përpoq shumë dhe shënoi një gol që mund të quhet i vogël.

Kjo, sepse pasi tentoi të realizonte në mënyrë spektakolare, Laçi u detyrua të kënaqej me një rrjetë nga pika e bardhë.

Rizespor fitoi penallti për prekje të topit me dorë, dhe mesfushori kuqezi nuk gaboi. Ky ishte goli i tretë këtë sezon në Superligën turke, në të cilën ka edhe 3 asistë në 17 ndeshje.

Duke zbritur në Ligën e Parë turke, aty ishin protagonistë Taulant Seferi dhe Arlind Ajeti. Sulmuesi i përfaqësueses, që kohët e fundit është harruar nga Silvinjo, shënoi për Bodrumsporin, edhe pse ndeshja u humb në shtëpi ndaj Sivasporit.

Goli ishte mjaft I bukur, edhe si pasim, edhe si ekzekutim dhe ishte i 11-ti për Seferin këtë sezon.

Heroi negativ, kuptohet pa dashje, ishte Ajeti. Mbrojtësi i kombëtares synoi të shënonte një gol spektakolar, por goditi kundërshtarin dhe arbitri i dha kartonin e kuq. Kjo, jo pa u konsultuar më parë me VAR-in.

 

❌