❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

AMF: Progres i tregjeve jobankare, avancim në përafrimin me legjislacionin europian

TIRANË, 28 janar/ATSH/ Autoriteti i MbikĂ«qyrjes Financiare (AMF) priti sot njĂ« pĂ«rfaqĂ«si tĂ« Komisionit pĂ«r EkonominĂ« PunĂ«simin dhe Financat tĂ« Kuvendit, tĂ« kryesuar nga Milva Ekonomi, nĂ« njĂ« takim informues mbi zhvillimet kryesore nĂ« tregjet financiare jobankare dhe progresin e AMF-sĂ« nĂ« pĂ«rafrimin e kuadrit ligjor me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Gjatë takimit, drejtorja ekzekutive e AMF-së, Adela Xhemali prezantoi punën e institucionit dhe prioritetet për vitin 2026, ecurinë e tregjeve nën mbikëqyrje, zhvillimet dhe vlerësimet ndërkombëtare, treguesit kryesorë të tregut të sigurimeve, direktivat për mbikëqyrjen e shoqërive, prioritetet institucionale në fushën e digjitalizimit dhe mbrojtjes së konsumatorit, si dhe rolin e AMF-së në procesin e negociatave për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Milva Ekonomi, vlerësoi pozitivisht përkushtimin e AMF-së, duke nënvizuar standardet e reja të përfaqësimit institucional, si dhe rëndësinë e një dialogu të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve për garantimin e stabilitetit financiar dhe mbrojtjen e interesit publik.

Në vijim, Xhemali dhe ekipi drejtues i AMF-së iu përgjigjën pyetjeve të deputetëve, të cilat kishin të bënin me faktorët e riskut sipas rregullores së re dhe veçanërisht faktorit të sapohyrë në fuqi të historikut të dëmeve, kontratat e sigurimeve, platformat e digjitalizimit, dhe punën për përafrimin e plotë të kuadrit ligjor dhe rregullator me direktivat evropiane, etj.

Në takim u ritheksua rëndësia e bashkëpunimit institucional dhe u dakordësua që takime të tilla të zhvillohen në mënyrë periodike, si pjesë e mbështetjes së vazhdueshme për procesin e integrimit evropian të vendit.

1 nga 2

/a.f/r.e/

The post AMF: Progres i tregjeve jobankare, avancim në përafrimin me legjislacionin europian appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ligji i ri për parandalimin e dhunës në familje dhe grave adreson edhe dhunën digjitale

TIRANË, 28 janar /ATSH/ Kuvendi i ShqipĂ«risĂ« miratoi ligjin “PĂ«r parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna nĂ« familje”, njĂ« nismĂ« e MinistrisĂ« sĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe MirĂ«qenies Sociale, e mbĂ«shtetur nga UNDP dhe UN Women nĂ« ShqipĂ«ri.

Ligji synon të ofrojë një kuadër gjithëpërfshirës për mbrojtjen nga të gjitha format e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, duke reflektuar angazhimin e qartë të shtetit për mbrojtjen e jetës, dinjitetit dhe sigurisë së grave, vajzave, fëmijëve, të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara.

Ky akt ligjor vendos themele të forta për ndërtimin e një shoqërie ku dhuna nuk tolerohet dhe ku mbrojtja e viktimave nuk mbetet në nivel deklarativ, por garantohet përmes mekanizmave konkretë ligjorë dhe institucionalë. Ligji zgjeron objektin e ndërhyrjes përtej mbrojtjes, duke përfshirë masa për parandalimin e dhunës, mbështetjen dhe rehabilitimin e viktimave, si dhe trajtimin e dhunuesve, me qëllim thyerjen e ciklit të dhunës.

Në të njëjtën kohë, ligji, dhe parashikon masa të posaçme për mjedisin online, duke vendosur edhe përgjegjësi të qarta për platformat digjitale. Një tjetër risi e rëndësishme është forcimi i qasjes me në qendër viktimën, përmes ndalimit të ndërmjetësimit dhe vendosjes së mekanizmave të mbrojtjes së personalizuar, të bazuar në vlerësimin individual të riskut.

Ligji parashikon gjithashtu një arkitekturë të re të urdhrave të mbrojtjes dhe një rol të forcuar të Policisë, si dhe rrit koordinimin institucional përmes një sistemi të konsoliduar të të dhënave. Në fokus është edhe parandalimi, trajnimi dhe përfshirja e aktorëve jopublikë, ndërsa zbatimi i ligjit do të realizohet në mënyrë të programuar, me një tranzicion të kontrolluar, për të garantuar funksionimin efektiv të masave të reja.

1 nga 3

/r.e/a.f/

The post Ligji i ri për parandalimin e dhunës në familje dhe grave adreson edhe dhunën digjitale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Krijohet Regjistri Qendror i Kadastrës Fiskale për taksën mbi ndërtesat

TIRANË, 28 janar/ATSH/ KĂ«shilli i Ministrave miratoi vendimin pĂ«r krijimin e Regjistrit Qendror tĂ« BazĂ«s sĂ« tĂ« DhĂ«nave tĂ« Pasurive tĂ« Paluajtshme, i njohur si Kadastra Fiskale, njĂ« hap i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r administrimin e taksĂ«s mbi ndĂ«rtesĂ«n dhe pĂ«r pĂ«rmirĂ«simin e menaxhimit tĂ« tĂ« dhĂ«nave mbi pronĂ«sinĂ« e pasurive tĂ« paluajtshme nĂ« vend.

Ky regjistër shtetëror do të krijohet dhe administrohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, duke siguruar përputhshmërinë me legjislacionin në fuqi dhe standardet e menaxhimit të të dhënave shtetërore.

Regjistri përmban informacion të detajuar për ndërtesat dhe njësitë e tyre, pronarët, zhvilluesit dhe përdoruesit, zonat e vlerave me kufijtë gjeografikë dhe çmimet referuese, si dhe të dhëna mbi bazën e taksës, shkallët e taksës për përdorim banimi ose aktivitet ekonomik, ndërtesat e papërfunduara, kamatëvonesat dhe gjobat, detyrimet tatimore dhe rimbursimet.

Për secilën njësi ndërtese, regjistri përmban gjithashtu informacion mbi sipërfaqen, kategorinë e vlerës, statusin e privatizimit dhe ndërtimit, përdorimin e njësisë dhe taksat e lidhura me të.

Të dhënat për taksapaguesit përfshijnë identifikues unik teknik, të dhëna personale për individët, ose identifikues të personave juridikë, adresën, statusin juridik dhe pjesën takuese të taksapaguesit në njësinë e ndërtesës.

Regjistri dallon mes të dhënave parësore, të mbledhura direkt për qëllime tatimore, dhe të dhënave dytësore, që merren nga baza të tjera të dhënash shtetërore për të siguruar përputhshmëri dhe saktësi.

Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë ka përgjegjësi të plotë për regjistrimin, përditësimin dhe monitorimin e të dhënave, duke asistuar bashkitë dhe duke u siguruar që përdoruesit e sistemit të pajisen me kredencialet përkatëse.

Bashkitë kanë të drejtën të regjistrojnë dhe korrigjojnë të dhënat për pasuritë e paluajtshme brenda territorit të tyre dhe detyrimin të administrojnë taksën mbi ndërtesën në regjistër, duke filluar nga data 10 shkurt 2026.

Regjistri do të ndërveprojë me bazat e tjera të dhënash shtetërore, përfshirë Regjistrin e Pasurive të Paluajtshme, Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, Regjistrin Kombëtar të Adresave, Regjistrin Tregtar, Gjeoportalin Kombëtar, regjistra të sigurimeve dhe sistemet elektronike tatimore dhe të lejeve, duke siguruar integritetin dhe konsistencën e informacionit në nivel kombëtar.

Përdorimi i regjistrit është i kontrolluar dhe monitoruar, me gjurmë auditi për çdo veprim të përdoruesve, për të garantuar që informacioni përdoret vetëm për qëllime funksionale dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Autoritetet publike kanë të drejtë leximi dhe përdorimi të të dhënave, duke mundësuar konsultime dhe printim ekstrakti sipas nevojës.

Ky vendim zëvendëson vendimin e mëparshëm të 16 majit 2018, dhe ngarkon një varg institucionesh shtetërore për zbatimin e tij, duke përfshirë Ministrinë e Financave, bashkitë, Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Agjencinë e Kadastrës, Institutin e Sigurimeve Shoqërore dhe Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

/r.e/a.f/

The post Krijohet Regjistri Qendror i Kadastrës Fiskale për taksën mbi ndërtesat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Central fotovoltaik me kapacitet të instaluar prej 95 MW në Kavajë

TIRANË, 28 janar/ATSH/ KĂ«shilli i Ministrave miratoi vendimin pĂ«r ndĂ«rtimin e centralit gjenerues tĂ« energjisĂ« elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmĂ«se nĂ« fshatin Rrakull, KavajĂ«, nga shoqĂ«ria “SELECT ENERGY” sh.p.k.

Centrali fotovoltaik do të ketë kapacitet të instaluar prej 95 MW dhe pritet të vihet në punë brenda 36 muajve nga hyrja në fuqi e vendimit. Afati i operimit të tij do të jetë 49 vjet.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore do të ushtrojnë mbikëqyrje periodike tremujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit të centralit, për të verifikuar cilësinë e punimeve dhe përputhshmërinë me dokumentacionin e projektit.

ShoqĂ«ria “SELECT ENERGY” ka detyrimin tĂ« raportojĂ« periodikisht ecurinĂ« e ndĂ«rtimit, tĂ« respektojĂ« kushtet e lejeve dhe autorizimeve paraprake mjedisore, tĂ« dorĂ«zojĂ« sigurimin e kontratĂ«s nĂ« masĂ«n jo mĂ« pak se 5% tĂ« vlerĂ«s sĂ« investimit, si dhe t’i japĂ« falas ministrisĂ« pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r energjinĂ« 2% tĂ« prodhimit vjetor tĂ« energjisĂ« elektrike ose vlerĂ«n monetare tĂ« saj.

NjĂ« pjesĂ« e prodhimit tĂ« centralit mund t’i shitet furnizuesit publik sipas legjislacionit nĂ« fuqi.

Projekti nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse.

/r.e/a.f/

The post Central fotovoltaik me kapacitet të instaluar prej 95 MW në Kavajë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kuvendi vijon debatet në seancë plenare, përplasje për protestën e 24 janarit dhe Kodin Penal

TIRANË, 27 janar/ATSH/ Kuvendi vijon qĂ« prej orĂ«s 10:00 punimet nĂ« seancĂ« plenare, ku opozita dhe mazhoranca debatuan mbi protestĂ«n e opozitĂ«s mĂ« 24 janar, ndryshimet e propozuara nĂ« Kodin Penal, apo Aktin Normativ pĂ«r ndryshime nĂ« buxhetin e vitit 2025.

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa tha se policia hodhi gaz lotsjellës të skaduar duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve.

Nga ana e saj, ministrja për Punët e Brendshme, Albana Koçiu, hodhi poshtë akuzat e opozitës për dhunë policore, duke deklaruar se Policia e Shtetit ka vepruar në përputhje të plotë me ligjin gjatë tubimit të organizuar nga opozita. Koçiu theksoi se efektivët e policisë janë përballur me akte dhune, përfshirë hedhjen e molotovëve, lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta, çka ka sjellë edhe lëndimin e 11 punonjësve të Policisë së Shtetit.

Sipas saj, policia ka bërë thirrje të vazhdueshme për ruajtjen e karakterit paqësor të protestës dhe vetëm pasi këto thirrje janë shpërfillur dhe rreziku për jetën e punonjësve dhe institucioneve publike është bërë evident, janë ndërmarrë masa për shpërndarjen e turmës, në përputhje me parashikimet ligjore.

Një tjetër pikë e rëndësishme e seancës ishte diskutimi i projektligjit për ndryshimet në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë.

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, e cilësoi paketën si një ndërhyrje të domosdoshme dhe strategjike, që synon forcimin e sigurisë publike dhe përafrimin e legjislacionit penal me standardet e Bashkimit Evropian, në kuadër të Kapitullit 24 të negociatave për anëtarësim.

Lamallari theksoi se ndryshimet forcojnë luftën kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave, trafikimit të qenieve njerëzore, terrorizmit dhe abuzimit seksual ndaj fëmijëve, si dhe rrisin mbrojtjen për gazetarët, mjedisin dhe pronën publike.

Nga ana e opozitës, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kërkoi tërheqjen e ndryshimeve në Kodin Penal nga diskutimi dhe marrjen e më shumë kohe për debat dhe konsultim.

Ai rikujtoi se Parlamenti ka marrë angazhimin për të reflektuar rekomandimet e OSBE/ODIHR për dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe përafrimin e dispozitave me standardet ndërkombëtare për lirinë e shprehjes.

“Pyetja Ă«shtĂ« pse nuk po plotĂ«sohen kĂ«to rekomandime nĂ« raportin e fundit tĂ« OSBE/ODIHR”, u shpreh Bardhi, duke nĂ«nvizuar se shpifja duhet tĂ« trajtohet si çështje civile dhe jo penale.

Ai kritikoi gjithashtu faktin se ndryshimet e propozuara parashikojnë ndëshkime për shkelje të vogla, si parkimi në rresht të dytë, ndërkohë që, sipas tij, korrupsioni dhe keqmenaxhimi i pronës publike vazhdojnë të trajtohen me standarde më të lehta.

Kuvendi diskutoi edhe Aktin Normativ për disa ndryshime në buxhetin e vitit 2025, i cili synon transferimin e fondeve të papërdorura drejt mbështetjes së pensionistëve dhe shtresave në nevojë, si dhe rialokimin e kursimeve drejt programeve me performancë më të lartë, pa ndikim në deficitin buxhetor.

Në nisje të seancës së sotme, Kuvendi tërhoqi nga rendi i ditës katër projektligje me kërkesë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, kërkoi heqjen nga rendi i ditës të katër projektligjeve që, sipas tij, duhet të dakordësohen më parë me Komisionin Europian.

Konkretisht tĂ« projektligjit “PĂ«r disa shtesa dhe ndryshime nĂ« ligjin “PĂ«r kontrollin e lĂ«ndĂ«ve qĂ« pĂ«rdoren pĂ«r fabrikimin e paligjshĂ«m tĂ« lĂ«ndĂ«ve narkotike dhe psikotrope””; projektligjit “PĂ«r disa shtesa nĂ« ligjin “PĂ«r barnat narkotike dhe lĂ«ndĂ«t psikotrope”, tĂ« ndryshuar; projektligjit “PĂ«r parandalimin e konfliktit tĂ« interesave nĂ« ushtrimin e funksioneve publike”; projektligjit “PĂ«r disa shtesa dhe ndryshime nĂ« ligjin “PĂ«r mbrojtjen nga diskriminimi”.

/r.e/a.f/

The post Kuvendi vijon debatet në seancë plenare, përplasje për protestën e 24 janarit dhe Kodin Penal appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkëmbimet tregtare me Izraelin shënuan rritje në 2025-ën

TIRANĒ, 27 janar/ATSH/ ShkĂ«mbimet tregtare mes ShqipĂ«risĂ« dhe Izraelit shĂ«nuan rritje gjatĂ« vitit 2025. Totali i shkĂ«mbimeve tregtare llogaritet vlerĂ« rreth 37 milionĂ« euro.

Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se mallrat shqiptare të eksportuara drejt Izraelit arritën vlerën e 10,4 milionë eurove, krahasuar me 4 milionë euro në vitin 2024.

Rritja është e konsiderueshme edhe krahasuar me vitet e mëparshme. Produktet ushqimore, pijet dhe duhani, mineralet dhe lëndët djegëse, si dhe tekstilet dhe këpucët janë grupet kryesore që dominojnë tregtinë me Izraelin.

Nga ana tjetër, importet nga Izraeli llogariten gjatë vitit 2025 në vlerën e rreth 27 milionë eurove.

Investimet midis dy vendeve shënuan gjithashtu një rritje të ndjeshme vitet e fundit.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në 9-mujorin e vitit 2025, investimet izraelite në Shqipëri arritën rreth 19 milionë euro, një shumë disa herë më e lartë krahasuar me vitet e mëparshme.

Investitorët izraelitë kanë shfaqur interes të shtuar edhe për tregun e pasurive të paluajtshme.

/r.e/a.f/

The post Shkëmbimet tregtare me Izraelin shënuan rritje në 2025-ën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bardhi: Të tërhiqet projektligji për ndryshimet në Kodin Penal, duhen më tepër diskutime

TIRANË, 27 prill/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar tĂ« PD-sĂ«, Gazment Bardhi, gjatĂ« fjalĂ«s sĂ« tij sot nĂ« Kuvend, ku po diskutohen ndryshime nĂ« Kodin Penal, kĂ«rkoi qĂ« ndryshimet e propozuara tĂ« tĂ«rhiqen nga diskutimi dhe tĂ« merret mĂ« shumĂ« kohĂ« pĂ«r diskutim.

Bardhi theksoi se Kodi Penal ekziston për të parandaluar veprime që dëmtojnë interesin publik, jetën dhe shëndetin e qytetarëve, si dhe për të mbrojtur pronën dhe të mirat e përbashkëta.

Ai kujtoi se Kodi Penal Ă«shtĂ« miratuar nĂ« vitin 1995 dhe ka pĂ«suar ndryshime tĂ« shumta pĂ«r t’u harmonizuar me standardet europiane.

Ai shtoi se Parlamenti ka marrë angazhimin për të reflektuar rekomandimet e OSBE/ODIHR për dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe për përshtatjen e dispozitave me standardet ndërkombëtare për lirinë e shprehjes.

“Pyetja Ă«shtĂ« pse nuk po plotĂ«sohen kĂ«to rekomandime nĂ« raportin e fundit tĂ« OSBE/ODIHR”, theksoi ai.

Sipas Bardhit, shpifja duhet trajtuar si çështje civile dhe të përputhet me standardet ndërkombëtare, pasi aktualisht dispozitat nuk janë harmonizuar plotësisht.

Bardhi vuri në dukje se ndryshimet e sjella parashikojnë ndëshkime për qytetarët për shkelje të vogla, si parkimi i makinës dysh, ndërsa rastet më të mëdha të korrupsionit dhe grabitjes së pronës publike trajtohen më lehtë.

“NdĂ«rsa qytetarĂ«t pĂ«rballen me gjoba dhe burg pĂ«r shkelje tĂ« vogla, korrupsioni dhe keqmenaxhimi i pronĂ«s publike vazhdojnĂ« tĂ« trajtohen si normale”, tha ai.

Ai theksoi se ndryshimet në Kodin Penal në vitet e mëparshme merrnin gjashtë muaj kohë dhe përfshinin deputetë me përvojë, dhe diskutime jo vetëm me anëtarë të grupit parlamentar të PD-së por edhe Ministrinë e Drejtësisë.

/a.f/r.e/

The post Bardhi: Të tërhiqet projektligji për ndryshimet në Kodin Penal, duhen më tepër diskutime appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Salla: Modele të reja zhvillimi dhe partneritet publik-privat për një bujqësi moderne


TIRANË, 27 prill/ATSH/ Ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi sot njĂ« takim me partnerĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ« pĂ«r zhvillim, ku diskutuan mbi bashkĂ«punimin aktual dhe hapat konkretĂ« pĂ«r ta forcuar mĂ« tej sektorin bujqĂ«sor.

Në takim morën pjesë Ritva Heikkinen, drejtuese e Bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së në Shqipëri, Iven Schad, drejtues i Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim, si dhe përfaqësues të tjerë të partnerëve ndërkombëtarë.

Gjatë takimit, u riafirmua angazhimi për avancimin e procesit të integrimit europian të sektorit bujqësor.

Minsitri theksoi se hapja e Grupkapitullit 5 dhe progresi në kapitujt 11, 12 dhe 13 dëshmojnë se reformat po përkthehen në veprime konkrete në terren.

“ShqipĂ«ria ka shĂ«nuar progres tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« procesin e anĂ«tarĂ«simit, ku mĂ« 17 nĂ«ntor u hapĂ«n negociatat pĂ«r Grupkapitullin 5, qĂ« pĂ«rfshin edhe kapitujt 11, 12 dhe 13. GjatĂ« vitit 2025 kemi pĂ«rmbushur kĂ«rkesat ligjore, kemi vijuar pĂ«rputhshmĂ«rinĂ« e kuadrit ligjor me atĂ« tĂ« BE-sĂ« dhe kemi finalizuar pozicionet negociuese pĂ«r kapitujt 11, 12 dhe 13. Gjithashtu, kemi forcuar koordinimin institucional dhe bashkĂ«punimin me partnerĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ« pĂ«r tĂ« garantuar progres tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m. Jemi tĂ« vendosur tĂ« avancojmĂ« kĂ«tĂ« proces me objektivin e anĂ«tarĂ«simit nĂ« BE brenda vitit 2030″, u shpreh Salla.

Sipas tij, përveç reformave dhe projekteve, synohet nxitja dhe krijimi i modeleve të reja zhvillimi në terren dhe në ekonominë lokale, ku bashkitë, vuri në dukje ministri, mund të jenë pjesëmarrëse në entitete të përbashkëta me operatorë privatë të rregulluar dhe me transparencë të fortë.

Ministri theksoi se mbështetja e partnerëve mbetet thelbësore për investime reale, forcimin e sigurisë ushqimore dhe të zinxhirit të vlerës, me synimin e një bujqësie moderne, konkurruese dhe të përgatitur për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

/r.e/a.f/

The post Salla: Modele të reja zhvillimi dhe partneritet publik-privat për një bujqësi moderne appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ibrahimaj: Lehtësim i veprimtarisë për agjencitë shqiptare të udhëtimit në vendet e CEFTA

TIRANË, 27 prill/ATSH/ Ministrja e EkonomisĂ« dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj prezantoi sot nĂ« Kuvend projektligjin pĂ«r ratifikimin e vendimit nr. 6 tĂ« Komitetit tĂ« GjashtĂ« tĂ« CEFTA-s, qĂ« synon thjeshtimin e tregtisĂ« sĂ« shĂ«rbimeve turistike tĂ« ofruara nga agjencitĂ« e udhĂ«timit dhe operatorĂ«t turistikĂ« shqiptarĂ«.

Sipas ministres Ibrahimaj, me miratimin e këtij vendimi, agjencitë dhe operatorët turistikë shqiptarë do të mund të ofrojnë shërbimet e tyre në vendet anëtare të CEFTA-s pa nevojën për autorizime shtesë apo hapjen e zyrave për çdo territor të ri. Kjo krijon një mjedis të parashikueshëm dhe të unifikuar rregullash në të gjithë rajonin, duke thjeshtuar procedurat dhe rritur konkurrueshmërinë e bizneseve shqiptare.

Ministrja theksoi se vendimi vjen në një moment kur Shqipëria ka shënuar suficit tregtar në sektorin e shërbimeve, ku turizmi përbën komponentin kryesor. Përfitimet për agjencitë e udhëtimit janë të drejtpërdrejta: zgjerim i tregut, lehtësim i procedurave administrative dhe mundësi për të tërhequr klientë të rinj në rajon.

Ibrahimaj theksoi se miratimi i projektligjit Ă«shtĂ« pjesĂ« e pĂ«rpjekjeve tĂ« ShqipĂ«risĂ« pĂ«r t’u pĂ«rgatitur pĂ«r tregun e pĂ«rbashkĂ«t europian dhe pĂ«r tĂ« harmonizuar aktivitetin e biznesit turistik me standardet rajonale tĂ« tregtisĂ« sĂ« shĂ«rbimeve.

/r.e/a.f/

The post Ibrahimaj: Lehtësim i veprimtarisë për agjencitë shqiptare të udhëtimit në vendet e CEFTA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ibrahimaj: Traktati për pronësinë intelektuale nxit inovacionin dhe mbron produktet tradicionale shqiptare

TIRANË, 27 janar/ATSH/ Ministrja e EkonomisĂ« dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj prezantoi sot nĂ« Kuvend projektligjin “PĂ«r ratifikimin e vendimit nr. 5/2024 tĂ« Komitetit tĂ« PĂ«rbashkĂ«t tĂ« MarrĂ«veshjes sĂ« TregtisĂ« sĂ« LirĂ« tĂ« EvropĂ«s Qendrore, pĂ«r aspektet tregtare tĂ« tĂ« drejtave tĂ« pronĂ«sisĂ« intelektuale”.

Gjatë fjalës së saj, ministrja theksoi se traktati në të cilin Shqipëria synon të aderojë është një instrument me rëndësi të veçantë për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, zhvillimin e inovacionit, kërkimin shkencor dhe kërkimin dhe zhvillimin (R&D). Traktati është miratuar në vitin 2024 nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale, pas një procesi negociues që ka zgjatur 20 vjet, dhe lidhet drejtpërdrejt me pronësinë intelektuale, burimet gjenetike dhe njohuritë tradicionale.

Sipas ministres Ibrahimaj, miratimi i këtij traktati plotëson kornizën e infrastrukturës së cilësisë në Republikën e Shqipërisë dhe ndikon drejtpërdrejt në nxitjen e inovacionit. Traktati adreson problematikën e regjistrimit të markave dhe patentave pa deklaruar origjinën e burimeve gjenetike apo të njohurive tradicionale, duke garantuar njohjen dhe mbrojtjen e tyre të drejtë.

Ministrja theksoi se Shqipëria, si një vend me biodiversitet të pasur dhe me trashëgimi të gjerë të njohurive tradicionale, veçanërisht në bujqësi, mjekësinë popullore dhe produktet tradicionale, ka një potencial real për të kthyer këto pasuri në burim zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm, vetëm nëse ato mbrohen dhe administrohen në mënyrë të drejtë.

Në këtë kontekst, u theksua roli kyç i Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Intelektuale, si institucioni përgjegjës për regjistrimin e markave, patentave dhe treguesve gjeografikë, si dhe përfaqësimin e Shqipërisë në Organizatën Botërore të Pronësisë Intelektuale.

Aktualisht, nĂ« ShqipĂ«ri janĂ« tĂ« regjistruara 7528 patenta, nga tĂ« cilat 7455 janĂ« patenta europiane, ndĂ«rsa vetĂ«m njĂ« numĂ«r i vogĂ«l janĂ« patenta shqiptare. Çdo vit regjistrohen rreth 10-12 aplikime pĂ«r patenta. NĂ« fushĂ«n e markave, janĂ« aktive 63 456 marka dhe çdo vit regjistrohen rreth 4500-4600 aplikime tĂ« reja.

Ndërkohë, Shqipëria ka 29 tregues gjeografikë të regjistruar dhe dy të tjerë në proces regjistrimi: Vaji i ullirit i Valmit dhe Gështenja e Reçit.

Sipas ministres, njohja e produkteve autentike shqiptare si tregues gjeografikë rrit konkurrueshmërinë e tyre në tregjet ndërkombëtare, duke garantuar siguri, cilësi dhe standardizim, si dhe duke përforcuar infrastrukturën e cilësisë.

Ministrja Ibrahimaj theksoi se aderimi në këtë traktat është plotësisht në përputhje me standardet e Bashkimit Europian dhe me angazhimet e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, duke përbërë një hap konkret drejt mbështetjes së zhvillimit të ekonomisë së dijes, të bazuar në potencialet që Shqipëria ofron.

/r.e/a.f/

The post Ibrahimaj: Traktati për pronësinë intelektuale nxit inovacionin dhe mbron produktet tradicionale shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Forcim i marrëdhënieve ekonomike Shqipëri-Spanjë

TIRANË, 27 janar/ATSH/ Drejtoresha ekzekutive e AgjencisĂ« Shqiptare tĂ« Zhvillimit tĂ« Investimeve (AIDA) zhvilloi sot njĂ« takim me ambasadorin e MbretĂ«risĂ« sĂ« SpanjĂ«s nĂ« ShqipĂ«ri, Gabriel Cremades Venturasi dhe me kĂ«shilltaren ekonomike dhe tregtare tĂ« ambasadĂ«s sĂ« SpanjĂ«s nĂ« RomĂ«, Pilar Merino Troncoso.

Gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike dypalëshe, identifikimin e mundësive për partneritete të reja investimi, si dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta për promovimin e biznesit dhe investimeve.

Palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe të koordinimit të vazhdueshëm për krijimin e mundësive konkrete për kompanitë shqiptare dhe spanjolle, si dhe zhvillimin e projekteve që nxisin rritjen ekonomike dhe shkëmbimin tregtar.

Eksportet shqiptare drejt Spanjës kanë njohur një rritje me gati 20% gjatë vitit 2025.
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, kjo është një nga ritmet më të larta të rritjes ndër partnerët tregtarë të Shqipërisë për këtë vit.

Kontributin kryesor në këtë zgjerim e kanë dhënë eksportet e mineraleve dhe artikujve prej metali, si hekuri, çeliku dhe nënproduktet e tyre, të cilat po zënë një pjesë gjithnjë e më të madhe të tregtisë dypalëshe.

Në vlerë, eksportet drejt Spanjës arritën në 15,5 miliardë lekë, krahasuar me 12,9 miliardë lekë të vitit të kaluar.

Po ashtu, rritje shënuan edhe importet nga Spanja, të cilat kapën vlerën e 14,2 miliardë lekëve, nga 13,4 miliardë lekë në vitin 2024.

1 nga 4

/a.f/

The post Forcim i marrëdhënieve ekonomike Shqipëri-Spanjë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ibrahimaj në Kuvend: Marrëveshja me Italinë sjell përfitime reale për qytetarët

TIRANË, 27 janar/ATSH/ Ministrja e EkonomisĂ« dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi nĂ« seancĂ« plenare projektligjin pĂ«r ratifikimin e marrĂ«veshjes ndĂ«rmjet QeverisĂ« Shqiptare dhe asaj italiane “PĂ«r bashkĂ«punimin strategjik nĂ« kujdesin shĂ«ndetĂ«sor, energjinĂ«, mjedisin, industrinĂ« e sigurisĂ« dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporĂ«n, transformimin ekonomik dhe rritjen inteligjente”.

Në fjalën e saj ministrja Ibrahimaj, theksoi rëndësinë e kësaj marrëveshjeje që është ndër të parat e këtij niveli që Shqipëria nënshkruan me një vend të Bashkimit Europian, që siç e cilësoi ministrja, vjen në një moment kur vendi është më pranë se kurrë anëtarësimit.

“Dhe pikĂ«risht pĂ«r kĂ«tĂ« arsye, ajo ka rĂ«ndĂ«si, jo vetĂ«m politike, por edhe praktike: na ndihmon tĂ« pĂ«rgatitemi konkretisht pĂ«r tregun e pĂ«rbashkĂ«t europian”, shtoi Ibrahimaj.

Marrëveshja e çon partneritetin Shqipëri-Itali në një nivel më të lartë, strategjik, duke përfshirë fusha kyçe si shëndetësia, arsimi, energjia, mjedisi, siguria, inovacioni, migracioni dhe transformimi ekonomik.

Kjo marrëveshje, sipas ministres, është plotësisht në përputhje me prioritetet e Bashkimit Europian, dhe do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në punësim dhe kapitalin njerëzor.

“Projektet qĂ« priten tĂ« zhvillohen do tĂ« krijojnĂ« vende tĂ« reja pune, do tĂ« rrisin cilĂ«sinĂ« e punĂ«simit dhe do tĂ« investojnĂ« nĂ« aftĂ«si profesionale nĂ« sektorĂ« me vlerĂ« tĂ« shtuar si energjia, industria, infrastruktura, mbrojtja, shĂ«ndetĂ«sia dhe inovacioni”, u shpreh ministrja Ibrahimaj.

/a.f/

The post Ibrahimaj në Kuvend: Marrëveshja me Italinë sjell përfitime reale për qytetarët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Salla takim me blegtorët: Mbështetje, shoqëruar me standarde të panegociueshme të sigurisë ushqimore

TIRANË, 26 janar/ATSH/ Ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi sot njĂ« takim me blegtorĂ«t prodhues tĂ« qumĂ«shtit dhe mishit, pĂ«r tĂ« dĂ«gjuar sfidat e tyre dhe pĂ«r t’i reflektuar nĂ« hartimin e SkemĂ«s KombĂ«tare tĂ« MbĂ«shtetjes pĂ«r vitin 2026.

Ministri Salla theksoi se sektori i blegtorisë do të ketë një fokus të veçantë, me subvencione dhe mbështetje financiare të orientuara sipas nevojave reale të prodhuesve dhe brenda mundësive buxhetore. Ai shtoi se mbështetja do të zbatohet me rregulla të qarta dhe të zbatueshme.

“MbĂ«shtetja e blegtorĂ«ve do tĂ« shoqĂ«rohet me standarde tĂ« panegociueshme tĂ« sigurisĂ« dhe cilĂ«sisĂ« ushqimore. Formalizimi dhe forcimi i sektorit duhet tĂ« ecĂ« krah pĂ«r krah me rritjen e besimit tĂ« konsumatorit dhe konkurrueshmĂ«risĂ« sĂ« produkteve ‘Made in Albania’ nĂ« treg”, u shpreh ministri.

Takimi shërbeu si një platformë për të dëgjuar nevojat e prodhuesve dhe për të hartuar masa konkrete që synojnë zhvillimin e qëndrueshëm të blegtorisë në vend.

The post Salla takim me blegtorët: Mbështetje, shoqëruar me standarde të panegociueshme të sigurisë ushqimore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Malaj: Brenda muajit shkurt nis rivlerësimi i shtëpive dhe bizneseve

TIRANË, 26 janar/ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot se ligji “PĂ«r rivlerĂ«simin e pasurive tĂ« paluajtshme” ka hyrĂ« nĂ« fuqi mĂ« 22 janar.

Gjatë një konference për shtyp, Malaj sqaroi se udhëzimet përkatëse do të miratohen brenda gjysmës së parë të muajit shkurt, për të mundësuar nisjen e procesit të rivlerësimit në mënyrë të qartë.

“Ligji u miratua me PaketĂ«n Fiskale. UdhĂ«zimet pĂ«rkatĂ«se pritet tĂ« miratohen shumĂ« shpejt, brenda gjysmĂ«s sĂ« parĂ« tĂ« muajit shkurt, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« vijohet me procesin e rivlerĂ«simit”, tha ai.

Deri më 31 dhjetor 2026 të gjithë individët që kanë në pronësi pasuri të paluajtshme do të kenë mundësinë të përfitojnë nga fushata e rivlerësimit të pronës me normë tatimore të reduktuar prej 5%, nga 15% që ishte.

Sipas parashikimeve ligjore, procesi i rivlerësimit mund të ndiqet përmes dy rrugëve.
Individët që planifikojnë ta nxjerrin pronën në treg gjatë periudhës 2026-2028 mund të zgjedhin rivlerësimin mbi bazën e vlerës reale të tregut, duke u mbështetur në një raport vlerësimi profesional, i cili përdoret më pas për aplikim pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Kjo mundëson që prona të rivlerësohet me vlerën maksimale që ofron tregu.

Por, qytetarët mund të aplikojnë për rivlerësim sipas çmimeve të referencës shtetërore, përmes platformës e-Albania, pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Pas dorëzimit të aplikimit, lëshohet fatura për tatimin mbi diferencën e vlerës së pronës, e cila paguhet në bankë dhe më pas ngarkohet në sistem për përfundimin e procedurës. Në përfundim të procesit, pronari pajiset me kartelën e re të pronës, ku pasqyrohet vlera e përditësuar.

Në kuadër të fushatës së rivlerësimit, pritet që tregu i pasurive të paluajtshme gjatë vitit 2026 të karakterizohet nga një ritëm më i ngadaltë i rritjes së çmimeve, krahasuar me dy vitet e fundit. Parashikohet gjithashtu që oferta e pronave të jetë më e lartë, duke krijuar më shumë alternativa për qytetarët.

Vlerësohet se një numër i konsiderueshëm pronash, përfshirë banesa, do të jenë subjekt i rivlerësimit, ndërsa pjesëmarrja në këtë proces mbetet në vullnetin e individëve.

Fushata e vitit 2026 konsiderohet si një mundësi për të përfituar nga lehtësia fiskale, pasi pas përfundimit të saj pritet rikthimi i normës standarde të tatimit prej 15% për transaksionet e pasurive të paluajtshme.

Ndërkohë, kërkesat për rivlerësim të depozituara pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, të cilat nuk janë përpunuar deri më 31 dhjetor 2026, do të konsiderohen të vlefshme në kuadër të kësaj fushate, për sa kohë që pagesa e tatimit kryhet deri më 31 mars 2027. /j.p/

The post Malaj: Brenda muajit shkurt nis rivlerësimi i shtëpive dhe bizneseve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sigurimi i detyrueshëm nga tërmetet, Malaj: Primi i përballueshëm, subvencionim familjeve me ndihmë ekonomike

TIRANË, 26 janar/ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot se procesi i hartimit tĂ« projektligjit pĂ«r sigurimin e detyrueshĂ«m nga tĂ«rmetet ka pĂ«rfunduar fazĂ«n e konsultimeve dhe pritet qĂ« shumĂ« shpejt tĂ« kalojĂ« pĂ«r miratim nĂ« KĂ«shillin e Ministrave.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kreun e Administratës Tatimore, Ilir Binaj, ministri Malaj bëri të ditur se projektligji është konsultuar me palët e interesuara, me palët e treta, si dhe brenda kabinetit qeveritar. Pas miratimit në Këshillin e Ministrave, ai do të ndjekë procedurat e mëtejshme në komisionet parlamentare dhe në Kuvend.

Sa i përket primit të sigurimit, Malaj theksoi se ai do të jetë i përballueshëm për qytetarët shqiptarë. Sipas tij, projektligji parashikon që familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike ose që nuk kanë mundësi financiare për të përballuar primin, do të subvencionohen nga shteti.

Ministri nënvizoi se sigurimi i detyrueshëm i pronave nga tërmetet do të menaxhohet nga shteti, përmes një shoqërie ku aksioner do të jetë shteti, kompani e cila do të administrojë primin e detyrueshëm për sigurimin nga tërmetet.

Në lidhje me fatkeqësitë e tjera natyrore, si zjarret dhe përmbytjet, Malaj sqaroi se ato nuk janë përfshirë në këtë projektligj.

Megjithatë, për çështjen e përmbytjeve është parashikuar mundësia e rregullimit përmes akteve nënligjore, ndërsa ligji aktual fokusohet vetëm në sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet.

Për fatkeqësitë e tjera natyrore, ministri theksoi se nevojitet një vlerësim dhe analizë risku sipas zonave, pasi nuk mund të vendoset një sigurim i detyrueshëm për përmbytje apo zjarre në zona që nuk preken nga këto fenomene.

Sa i përket llogaritjes së dëmeve nga përmbytjet e dhjetorit të vitit që lamë pas, Malaj informoi se Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me pushtetin vendor, po kryen vlerësimet përkatëse për të përcaktuar vlerën përfundimtare të dëmeve që do të kompensohen nga shteti për tokat e përmbytura. j.p/

The post Sigurimi i detyrueshëm nga tërmetet, Malaj: Primi i përballueshëm, subvencionim familjeve me ndihmë ekonomike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tatimet, kontrolle për tregtinë online dhe shitjen e aksioneve

TIRANË, 26 janar/ATSH/ Drejtori i pĂ«rgjithshĂ«m i Tatimeve, Ilir Binaj deklaroi sot se pĂ«rveç sektorĂ«ve kryesorĂ« qĂ« kanĂ« qenĂ« nĂ« fokus si ndĂ«rtimi, turizmi dhe siguria ushqimore, tregtia online Ă«shtĂ« njĂ« tjetĂ«r sektor pĂ«r tĂ« cilin Administrata Tatimore po pĂ«rgatit plane konkrete pĂ«r adresimin e tij gjatĂ« kĂ«tij viti.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ministrin e Financave, Petrit Malaj, kreu i DPT-së, Binaj, bëri të ditur se po mblidhen të dhëna, përfshirë edhe nga bankat, lidhur me pagesat që kryhen përmes platformave digjitale në tregtinë online.

Këto raste, theksoi ai, do të adresohen nga drejtoritë specifike të DPT-së.

Binaj shtoi se aksione të tjera sektoriale lidhen me ato që u nisën gjatë vitit të kaluar, si shitja e makinave.

Për këtë sektor, sipas tij, është drejt përfundimit faza e parë me rreth 100 individë të përfshirë, me rezultate mjaft të kënaqshme, ndërkohë që kontrollet do të vijojnë me të njëjtin intensitet edhe gjatë këtij viti.

Gjithashtu, është identifikuar si sektor me risk edhe shitja e aksioneve, konkretisht transaksionet e aksioneve që kryhen midis individëve për kompani të ndryshme, por që nuk reflektojnë vlerën reale të tregut.

“Administrata Tatimore ka zhvilluar njĂ« model tĂ« ri pĂ«r vlerĂ«simin e kĂ«tyre transaksioneve, tĂ« cilat do tĂ« adresohen gjatĂ« kĂ«tij viti, pasi konsiderohen gjithashtu sektor me risk”, tha Binaj. /j.p/r.e/

The post Tatimet, kontrolle për tregtinë online dhe shitjen e aksioneve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TetĂ« kompani shqiptare agroushqimore prezantojnĂ« “Made in Albania” nĂ« Gulfood 2026 nĂ« Dubai

TIRANË, 26 janar/ATSH/ TetĂ« kompani shqiptare nga sektori agroushqimor janĂ« pjesĂ« e edicionit 2026 tĂ« Gulfood, qĂ« zhvillohet nga 26 deri mĂ« 30 janar 2026, njĂ« ngjarje madhore botĂ«rore qĂ« shtrihet njĂ«kohĂ«sisht nĂ« Dubai Exhibition Centre dhe Dubai World Trade Centre.

Menaxheri i projektit ITC (International Trade Centre) UN Agency, Genti Beqiri bëri të ditur se ky panair, i njohur si një nga më të mëdhenjtë dhe më prestigjiozët në industrinë globale të ushqimit dhe pijeve, përfaqëson një vitrinë të jashtëzakonshme për promovimin e produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare.

“PjesĂ«marrja e kompanive shqiptare bĂ«het e mundur falĂ« mbĂ«shtetjes sĂ« International Trade Centre (ITC) dhe Swiss State Secretariat for Economic Affairs (SECO), nĂ« kuadĂ«r tĂ« pĂ«rpjekjeve pĂ«r tĂ« nxitur eksportet, pĂ«r tĂ« rritur konkurrueshmĂ«rinĂ« dhe pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur ndĂ«rkombĂ«tarizimin e ndĂ«rmarrjeve tĂ« vogla dhe tĂ« mesme shqiptare. Kjo mbĂ«shtetje synon tĂ« krijojĂ« ura konkrete lidhjeje mes prodhuesve shqiptarĂ« dhe tregjeve globale”, tha Beqiri.

Sipas tij, kompanitë pjesëmarrëse përfaqësojnë sektorë me potencial të lartë eksporti, përfshirë vajin e ullirit, bimët mjekësore dhe aromatike, si dhe vajrat esenciale.

Gjatë panairit, ato do të prezantojnë cilësinë, autenticitetin dhe standardet e produkteve shqiptare përballë një audience ndërkombëtare të përbërë nga importues, distributorë, blerës me shumicë dhe profesionistë të industrisë ushqimore nga mbi 190 vende.

“PjesĂ«marrja nĂ« Gulfood 2026 u hap kompanive shqiptare dyert pĂ«r takime B2B, krijimin e partneriteteve tĂ« reja tregtare dhe eksplorimin e tregjeve me potencial tĂ« lartĂ«, veçanĂ«risht nĂ« Lindjen e Mesme, Azi dhe AfrikĂ«â€, shtoi Beqiri.

NjĂ«kohĂ«sisht, ajo kontribuon nĂ« forcimin e imazhit tĂ« markĂ«s “Made in Albania”, duke e pozicionuar ShqipĂ«rinĂ« si njĂ« vend me produkte autentike, cilĂ«sore dhe konkurruese nĂ« skenĂ«n globale.

“E mbĂ«shtetur nga ITC dhe SECO, kjo pjesĂ«marrje pritet tĂ« shĂ«rbejĂ« si njĂ« nxitĂ«s i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r rritjen e eksporteve shqiptare, zgjerimin e rrjeteve tregtare dhe rritjen e qĂ«ndrueshme tĂ« pranisĂ« sĂ« produkteve shqiptare nĂ« tregjet ndĂ«rkombĂ«tare”, deklaroi Beqiri. /j.p/

1 nga 4

The post TetĂ« kompani shqiptare agroushqimore prezantojnĂ« “Made in Albania” nĂ« Gulfood 2026 nĂ« Dubai appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balluku: 45% e konsumit të energjisë, nga burime fotovoltaike dhe eolike deri në 2030-ën


TIRANË, 26 janar/ATSH/ ShqipĂ«ria po shĂ«non progres tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« sektorin energjetik, falĂ« rritjes sĂ« qĂ«ndrueshme tĂ« burimeve tĂ« rinovueshme dhe zbatimit tĂ« njĂ« strategjie afatgjatĂ« pĂ«r diversifikimin e prodhimit tĂ« energjisĂ«.

Në Ditën Ndërkombëtare të Energjisë së Pastër, zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, u shpreh se investimet e realizuara ndër vite kanë forcuar ndjeshëm sigurinë energjetike të vendit, duke e orientuar Shqipërinë drejt një modeli të qëndrueshëm dhe miqësor me mjedisin.

Sipas saj, strategjia kombëtare e energjisë parashikon që deri në vitin 2030 rreth 45% e konsumit vendas të energjisë elektrike të mbulohet nga teknologjitë fotovoltaike dhe eolike, duke reduktuar varësinë nga burimet tradicionale dhe kushtet hidrike.

Balluku theksoi se ky progres është vlerësuar edhe ndërkombëtarisht, pasi World Economic Forum e ka renditur Shqipërinë në vitin 2025 si një nga vendet me qëndrueshmëri të lartë energjetike, falë kapaciteteve prodhuese 100% nga burime të rinovueshme.

Gjatë këtyre viteve, në sektorin energjetik shqiptar janë angazhuar mbi 2 miliardë euro investime private, kryesisht në burime të rinovueshme. Aktualisht, vendi ka mbi 700 MW kapacitete të reja private fotovoltaike të instaluara dhe në operim, si dhe rreth 400 MW kapacitete të shtuara nga vetëprodhuesit e energjisë, të shpërndara në të gjithë territorin.

Ministrja bĂ«ri tĂ« ditur se ShqipĂ«ria disponon njĂ« portofol projektesh qĂ« pritet tĂ« çojĂ« kapacitetet e reja prodhuese tĂ« rinovueshme pĂ«rtej 1 500 MW me teknologji fotovoltaike dhe eolike nĂ« vitet e ardhshme. Paralelisht, mbi 1 600 MW kapacitete depozituese tĂ« energjisĂ«, pĂ«rmes teknologjive “pump storage” dhe baterive, ndodhen nĂ« fazĂ« studimi dhe vlerĂ«simi financiar, duke synuar rritjen e fleksibilitetit tĂ« sistemit energjetik.

Në sektorin e energjisë diellore, Shqipëria ka kaluar nga projekte pilot në impiante të shkallës së madhe. Parku fotovoltaik i Karavastasë, një nga më të mëdhenjtë në rajon, me 140 MW kapacitet të instaluar, përfaqëson një nga projektet kryesore që e pozicionon vendin si model për zhvillimin e energjisë së rinovueshme në rajon.

Ndërkohë, në energjinë e erës, për herë të parë në historinë energjetike të vendit, Shqipëria po hyn në fazën e realizimit të projekteve konkrete, përmes projektit të kompanisë amerikane CWP, me një kapacitet të pritshëm instalimi prej 600 MW.

Të dhënat e sistemit energjetik tregojnë ecuri pozitive në të gjitha segmentet, ku kapacitetet gjeneruese janë rritur me rreth 1 500 MW krahasuar me vitin 2013. Vetëm gjatë vitit 2025, janë vënë në operim rreth 700 MW kapacitete të reja fotovoltaike, si dhe janë shtuar 400 MW kapacitete të reja vetëprodhimi.

Sipas projeksioneve afatgjata, deri në vitin 2030 kapacitetet fotovoltaike pritet të jenë rreth 1 500 MW më të larta krahasuar me vitin 2020, ndërsa kapacitetet e energjisë eolike do të rriten me rreth 700 MW.

Prodhimi nga energjia fotovoltaike në vitin 2030 parashikohet të arrijë rreth 2 milionë MWh, ose 25% të konsumit aktual vendas, ndërsa prodhimi nga energjia e erës vlerësohet në rreth 1,4 milionë MWh, që përfaqëson 17,5% të konsumit aktual.

Në total, deri në vitin 2030, rreth 45% e konsumit vendas të energjisë elektrike pritet të mbulohet nga teknologjitë fotovoltaike dhe eolike, duke konsoliduar tranzicionin e Shqipërisë drejt një sistemi energjetik të qëndrueshëm dhe të sigurt. /j.p/

The post Balluku: 45% e konsumit të energjisë, nga burime fotovoltaike dhe eolike deri në 2030-ën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Salla në Kukës, mbështetje për potencialet bujqësore të Veriut


TIRANË, 24 janar /ATSH/ Ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla u ndal tĂ« shtunĂ«n nĂ« KukĂ«s, ku zhvilloi njĂ« takim me fermerĂ« tĂ« bashkive KukĂ«s dhe Has, nĂ« kuadĂ«r tĂ« procesit tĂ« hartimit tĂ« SkemĂ«s KombĂ«tare 2026.

Gjatë dëgjesës, ministri Salla dëgjoi nga afër këndvështrimet e fermerëve mbi sfidat aktuale, potencialet e pashfrytëzuara dhe nevojat për mbështetje më të qëndrueshme, me synim zhvillimin afatgjatë të bujqësisë në zonat veriore të vendit.

NĂ« fokus tĂ« diskutimeve ishte nevoja pĂ«r politika mbĂ«shtetĂ«se qĂ« krijojnĂ« qĂ«ndrueshmĂ«ri, rritje tĂ« prodhimit dhe perspektivĂ« reale pĂ«r fermerĂ«t, si dhe forcimi i konkurrueshmĂ«risĂ« sĂ« produkteve bujqĂ«sore shqiptare nĂ« treg, nĂ«n markĂ«n “Made in Albania”.

Ministri theksoi se Skema Kombëtare 2026 do të synojë të adresojë specifikat rajonale, duke orientuar mbështetjen drejt sektorëve me potencial zhvillimi dhe vlerë të shtuar, veçanërisht në zonat veriore.

Takimi në Kukës u zhvillua në kuadër të turit të konsultimeve me fermerët në mbarë vendin, për përfshirjen e tyre direkte në procesin e hartimit të politikave mbështetëse për sektorin bujqësor.

/r.e/

The post Salla në Kukës, mbështetje për potencialet bujqësore të Veriut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja në FITUR 2026, takim me mbretin Felipe VI dhe mbretëreshën Letizia

TIRANË, 24 janar /ATSH/ Ministri i Turizmit, KulturĂ«s dhe Sportit, Blendi Gonxhja, zhvilloi njĂ« takim pĂ«rshĂ«ndetĂ«s me mbretin e SpanjĂ«s, Felipe VI, dhe mbretĂ«reshĂ«n Letizia, nĂ« kuadĂ«r tĂ« Panairit NdĂ«rkombĂ«tar tĂ« Turizmit FITUR 2026, qĂ« po mbahet nĂ« Madrid.

Gjatë këtij takimi, ministri Gonxhja përcolli ngushëllimet më të thella për viktimat e aksidenteve hekurudhore që tronditën Spanjën javën e kaluar, ku përplasja e dy trenave me shpejtësi të lartë shkaktoi dhjetëra viktima dhe qindra të lënduar.

Ai uroi gjithashtu, në emër të kryeministrit Edi Rama, Qeverisë shqiptare dhe popullit shqiptar, një rikthim sa më të shpejtë në normalitet për Spanjën.

Në kuadër të aktivitetit, ministri Gonxhja, së bashku me ministrat e turizmit të disa prej vendeve pjesëmarrëse në FITUR 2026, mori pjesë në foton familjare me Mbretin dhe Mbretëreshën e Spanjës.

Gjatë këtyre momenteve miqësore u theksua rëndësia e thellimit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës, veçanërisht në fushën e promovimit të turizmit të qëndrueshëm, zhvillimit të lidhjeve me tregun spanjishtfolës dhe vendet e Amerikës Latine, si dhe përfitimit nga përvoja e gjerë ndërkombëtare e Spanjës në sektorin e turizmit.

FITUR konsiderohet një nga panairet lider të turizmit në nivel global dhe mbetet një platformë kyçe për dialogun dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në këtë sektor.

Në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Madrid, stenda shqiptare ka tërhequr interes të jashtëzakonshëm nga vizitorët dhe profesionistët e industrisë. Vizitorët po njihen nga afër me ofertën turistike të vendit përmes prezantimeve inovative që përfshijnë përvoja virtuale (VR), degustime të produkteve tradicionale, performanca artistike live, artizanat dhe elemente të traditës shqiptare të mikpritjes.

Në këtë panair, Shqipëria po promovohet si një destinacion turistik gjithëvjetor, autentik dhe gjithëpërfshirës, duke synuar zgjerimin e pranisë së saj në tregjet ndërkombëtare dhe forcimin e imazhit si një destinacion me potencial të lartë turistik.

1 nga 3

/r.e/

The post Gonxhja në FITUR 2026, takim me mbretin Felipe VI dhe mbretëreshën Letizia appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌