Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Gjykata e Lartë rikthen çështjen Zarka për rishqyrtim në Apel

15 January 2026 at 21:18

Gjykata e Lartë vendosi të enjten, më 15 janar, prishjen e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lidhur me çështjen penale ndaj ish-drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, i akuzuar për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në çështjen “Toyota Auris”. Vendimi erdhi pas rekursit të ushtruar nga […]

The post Gjykata e Lartë rikthen çështjen Zarka për rishqyrtim në Apel appeared first on Reporter.al.

Binaj – opozitës: S’kemi bërë mjaftueshëm! O duhet të merremi vesh tani, ose s’kemi pse të qahemi

By: Ela
9 January 2026 at 14:07

Në tryezën e organizuar nga Partia Demokratike me partitë e opozitës, përfaqësues të shoqërisë civile dhe intelektualë, aktori dhe aktivisti Florian Binaj mbajti një fjalë të shkurtër ku kërkoi bashkimin e partive opozitare. Sipas Binajt, gjatë gjithë këtyre viteve është humbur kohë duke u fokusuar te dallimet dhe jo te ngjashmëritë mes aktorëve politikë dhe […]

The post Binaj – opozitës: S’kemi bërë mjaftueshëm! O duhet të merremi vesh tani, ose s’kemi pse të qahemi appeared first on BoldNews.al.

Përmbytjet masive në vend/ Binaj: Vendin e specialistëve e kanë zënë të paaftët

By: Brisi
6 January 2026 at 21:44

Aktivisti Florjan Binaj, ka komentuar këtë të martë përmbytjet masive që u regjistruan në vend si pasojë e reshjeve masive të shiut. I ftuar në A2 CNN, Binaj është shprehur ndër të tjera se situata kaotike është shkaktuar pasi sipas tij janë futur në punë persona të paaftë që nuk janë specialistë për kanalizimet apo […]

The post Përmbytjet masive në vend/ Binaj: Vendin e specialistëve e kanë zënë të paaftët appeared first on BoldNews.al.

Binaj ngre tonet pas paralizës së vendit: Futen në punë të paaftët

By: redi
6 January 2026 at 21:16

Aktivisti Florjan Binaj, thotë se në Shqipëri largohen specialistët dhe merren në punë të paaftët. “Nëqoftëse popujve europianë u derdhet shumë shpejt kupa dhe reagojnë, neve vazhdon mbushet, mbushet, mbushet, mbushet, mbushet dhe reagojmë shumë vonë. Këto që po ndodhin nuk duhet t’i quajmë fatkeqësi natyrore. Këto janë fatkeqësi njerëzore dhe janë totalisht të shmangshme, por nëqoftëse ne i bëjmë…

Source

“Dorëzoni Belindën”/ Florjan Binaj i bashkohet protestës te Kryesia e Kuvendit

By: Ela
19 December 2025 at 14:45

Partia Mundësia mbajti një protestë këtë të premte jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, ndërkohë që brenda saj mbahej mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçmes, SPAK, për heqjen e imunitetit të zv. kryeministres Belinda Balluku. I pranishëm në protestë ishte edhe kandidati i pavarur […]

The post “Dorëzoni Belindën”/ Florjan Binaj i bashkohet protestës te Kryesia e Kuvendit appeared first on BoldNews.al.

Florjan Binaj i bashkohet protestës së Agron Shehajt te Kryesia e Kuvendit

By: redi
19 December 2025 at 14:45

Partia ”Mundësia” mbajti një protestë jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, ndërkohë që brenda saj mbahej mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçmes, SPAK, për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku. I pranishëm në protestën e thirrur nga partia Mundësia ishte edhe kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës…

Source

Binaj takohet me Lapajn, mbështet protestat kundër Qeverisë: Duhet të ngrihemi së bashku

By: armand
18 December 2025 at 22:32

Florjan Binaj, kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, takoi sot aktivistin Adriatik Lapaj, i cili prej ditësh po proteston para kryeministrisë pas skandaleve të fundit që kanë përfshirë qeverinë. Binaj e përgëzoi dhe i garantoi mbështetjen ndërsa deklaroi se do të marrë pjesë në të gjitha protestat, përfshirë protestën e thirrur nga “Partia Mundësia” […]

The post Binaj takohet me Lapajn, mbështet protestat kundër Qeverisë: Duhet të ngrihemi së bashku appeared first on BoldNews.al.

“Do të jem në çdo protestë”, Florian Binaj takon Lapajn: Nëse ngrihemi të gjithë bashkë, qeveria do të struket

By: M C
18 December 2025 at 21:58

Florjan Binaj, kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, takoi sot aktivistin Adriatik Lapaj, i cili prej ditësh po proteston para kryeministrisë pas skandaleve të fundit që kanë përfshirë qeverinë. Binaj e përgëzoi dhe i garantoi mbështetjen ndërsa deklaroi se do të marrë pjesë në të gjitha protestat, përfshirë protestën e thirrur nga Partia Mundësia nesër para Këshillit të Mandateve, tubimit të Shqipëria Bëhet të shtunën dhe protestën e opozitës më 22 dhjetor.

Binaj tha se nëse të gjithë grupet e shoqërisë që kanë dalë të protestojnë do të bëhen bashkë, reagimi i shoqërisë do të jetë edhe më i madh dhe qeveria do të struket.

Pjesë nga fjala e Binajt:

Protestat kundër qeverisë janë detyra bazë të çdo qytetari që nuk pranon të nëpërkëmbet, nuk pranon të vidhet dhe të nënçmohet. Kur qytetarët heshtin, qeveria trimërohet dhe abuzon e i shkel qytetarët e saj me këmbën e pushtetit. Kur qytetarët ngrenë zërin, çohen në këmbë, protestojnë së bashku, qeverite tërhiqen dhe struken.

Sot është dita që të gjithë ne, të gjithë qytetaret, pa dallime partiake, t’i fusim frikën qeverisë dhe ta ndalim në këtë rrugë të mbrapshtë ku e ka futur Shqipërinë. Ne duhet të ngrëmë zërin, të çohemi në këmbë dhe të bëhemi bashkë. Është shumë mirë që njerëzit po çohen por nuk është gjë e mirë që po çohen të ndarë në grupe të ndryshme. Unë do të bëhem pjesë e të gjitha protestave.

Sot jam këtu tek protesta e Adriatikut dhe e mbështetësve të protestës së tij, nesër do t’i bashkohem protestës së Partise Mundesia. Ditën e shtunë do ti bashkohem protestës sës levizjes Shqipëria Bëhet , dhe ditën e hënë do të marr pjesë në protestën e organizuar nga Partisë Demokratike. Shpresoj që shumë shpejt do bëhemi të gjithë sërisht së bashku, pa dallime politike, të gjithë si qytetarë!

The post “Do të jem në çdo protestë”, Florian Binaj takon Lapajn: Nëse ngrihemi të gjithë bashkë, qeveria do të struket appeared first on Albeu.com.

Binaj: Administrata Tatimore në fazë të re bashkëpunimi me biznesin, prioritet thjeshtësimi i shërbimeve

10 December 2025 at 19:49

TIRANË, 10 dhjetor/ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, deklaroi sot gjatë një takimi pune me përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregtisë (AmCham) se dialogu me biznesin mbetet thelbësor dhe se Administrata Tatimore ka hyrë në një fazë të re reflektimi dhe bashkëpunimi.

Binaj theksoi se, megjithëse rolet e administratës dhe biznesit janë të ndryshme, qëllimi final është i përbashkët: zhvillimi ekonomik dhe një sistem tatimor i drejtë.

Ai u shpreh se Administrata Tatimore ka perpara një vit sfidues qe lidhet me implementimin e paketes se re fiskale dhe masat lehtësuese për tatimpaguesit. Sipas tij, fokusi kryesor është formalizimi më i thellë i ekonomisë, jo përmes shtimit të kontrolleve, por përmes rritjes së profesionalizmit dhe cilësisë së tyre.

“Prioritetet tona për vitin e ardhshëm janë zbatimi i paketës së re fiskale, paqja fiskale, falja e detyrimeve, rimbursimi DIVA për individët dhe rimbursimi i TVSH-së për fermerët; formalizimi i ekonomisë me fokus të veçantë tek pagat, duke kryer më pak kontrolle, por më të thelluara e më cilësore, veçanërisht në sektorët e ndërtimit, turizmit dhe sigurisë ushqimore; si dhe harmonizimi me BE-në në kuadër të Kapitullit 16 “Tatimet”, ku po punohet intensivisht për harmonizimin dhe implementimin e 15 direktivave të rëndësishme”, u shpreh kreu i DPT-së.

Binaj theksoi se administrata moderne tatimore duhet parë jo vetëm si strukturë zbatuese, por si partner që orienton, edukon dhe krijon kushte të drejta për të gjithë tatimpaguesit.

Ai solli disa shembuj të digjitalizimit të shërbimeve, nga parambushja e deklaratave deri te sistemet e reja të komunikimit me bankat, që synojnë thjeshtësimin e proceseve për qytetarët dhe bizneset.

“Në thelb, administrata jonë tatimore synon të balancojë objektivat kryesore: barazinë, që garanton shpërndarjen e drejtë të barrës tatimore; efikasitetin, që minimizon ndikimin e taksimit te individët dhe bizneset; thjeshtësinë, për ta bërë sistemin sa më të kuptueshëm dhe të aksesueshëm; dhe pajtueshmërinë”, nënvizoi ai.

Binaj e cilësoi Administratën Tatimore si një nga strukturat më efikase të shtetit, e cila edhe me vetëm 1400 punonjës arrin të mbledhë rreth 4.5 miliardë euro dhe t’u shërbejë 140 mijë tatimpaguesve. j.p/

 

 

The post Binaj: Administrata Tatimore në fazë të re bashkëpunimi me biznesin, prioritet thjeshtësimi i shërbimeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AmCham ngre shqetësimin për rimbursimin e TVSH-së, Binaj: Nuk ka refuzime për bizneset me dokumentacion të rregullt

10 December 2025 at 15:22

TIRANË, 10 dhjetor/ATSH/ Dhoma Amerikane e Tregtisë (AmCham) në një takim me drejtorin e përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj, diskutuan sot disa nga procedurat që sipas AmCham-it, krijojnë barrë të panevojshme financiare për investitorët, veçanërisht në rastet e rimbursimit të TVSH-së.

Kryetarja e Komitetit të Tatimeve dhe Doganave në AmCham, Alketa Uruçi, solli si shembull vështirësitë që hasin bizneset që kryejnë investime në turizëm, industri apo sektorë të tjerë.

Ajo theksoi se gjatë fazës së ndërtimit, investitorët krijojnë TVSH kreditore, por shpesh hasin pengesa në rimbursimin e saj, çka i detyron ata të mbulojnë një kosto financimi prej 20% të vlerës së investimit.

“Administrata tatimore shpesh gjen mënyra për të mos rimbursuar TVSH-në kreditore, duke rënduar ndjeshëm investimet. Një tjetër problem është ai i shitjeve nën kosto. Edhe pse praktikë e lejuar nga ligji në disa sektorë, interpretimi nga administrata tatimore ka qenë i ndryshëm, duke çuar në penalizime të subjekteve, sidomos atyre që operojnë në tregun e energjisë elektrike”, u shpreh Uruçi.

Duke iu përgjigjur këtyre shqetësimeve, drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, theksoi se vitet e fundit ka pasur progres të dukshëm në procedurat e rimbursimit të TVSH-së dhe se shumica dërrmuese e kërkesave trajtohen pa kontroll shtesë.

“Sot trajtojmë rreth 1700 kërkesa për rimbursim në vit. Pjesa më e madhe, rreth 80% kalon menjëherë, ndërsa vetëm një numër i vogël i nënshtrohet kontrollit dhe zakonisht lidhet me investimet. Në dijeninë time, nuk kemi refuzuar rimbursime për investime kur dokumentacioni ka qenë i plotë dhe i rregullt”, deklaroi Binaj.

Ai theksoi se objektivi i përbashkët i Administratës Tatimore dhe biznesit mbetet një ekonomi e fortë dhe e begatë, edhe pse rolet dhe prioritetet e tyre janë të ndryshme.
“Marrëdhënia mes Administratës dhe bizneseve shpesh mund të jetë sfiduese, ndaj ne jemi këtu për të ndërtuar ura komunikimi”, tha ai.

Me kërkesë të përfaqësuesve të AmCham, Binaj shpjegoi edhe mënyrën se si do të zbatohet “Paqja fiskale” që pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2026. Ai sqaroi se qëllimi është t’i ofrohet bizneseve një mundësi për të shmangur kontrollet, për sa kohë janë të gatshëm të përmbushin detyrimet që parashikon buxheti i shtetit. “”Paqja fiskale” ishte premtim gjatë fushatës dhe qeveria është duke e implementuar, sikurse e premtoi. Patjetër, thashë, që është një qasje për të ndihmuar biznesin, i cili gjithmonë ka kërkuar të mos kontrollohet nga administrata tatimore për faktin e kohës që merr dhe kostove që ka. Dhe kjo është për ata që i bëhet nga qeveria biznesit për ata që nuk duan të kontrollohen dhe janë gati të bëjnë pagesat që kërkon buxheti i shtetit për të plotësuar mbledhjen e të ardhurave”, theksoi ai.

Drejtori i Përgjithshëm njoftoi se nga janari i vitit të ardhshëm do të intensifikohen kontrollet në sektorin e ndërtimit, me fokus të veçantë te parandalimi i informalitetit në deklarimin e pagave, një prej sektorëve më të ekspozuar ndaj riskut fiskal.

/r.e/a.f/

The post AmCham ngre shqetësimin për rimbursimin e TVSH-së, Binaj: Nuk ka refuzime për bizneset me dokumentacion të rregullt appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Erion Braçe kritikon ashpër Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve: Kam tre muaj që i çoj letra, s’jep informacion, s’përgjigjet për ato që i kërkoj (VIDEO)

By: V K
3 December 2025 at 15:40

Deputeti socialist Erion Braçe, ka ngritur akuza të forta ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj, i cili sipas tij, refuzon t’u japë deputetëve informacione për kontrollet e këtij institucioni ndaj bizneseve.

Më tone kritike, Braçe tha se ka tre muaj që harxhon kohën e tij për të marrë një informacion të cunguar, të cili detyrohet ta ridërgojë mbrapsht për plotësime, pasi Ilir Binaj nuk i jep përgjigje pyetjeve që ky i fundit ka kërkuar.

Erion Braçe, thekson se ka kërkuar informacion për kontrollet që kanë ushtruar Tatimeve për sigurinë ushqimore, për të kuptuar nëse këto aksione kanë qenë selektive apo parimore. Por shtoi se marrë në fund të afatit përgjigje jo të plota, të cilat i ka rikthyer për plotësim, duke pritur tri jave te tjera.

Lidhur nga kjo eksperiencë e keqe, deputeti i PS ka kërkuar që në ligjin e “Paqes Fiskale” të shtohen një nene që detyron Ministrinë e Financave të bëj transparencë për përfituesit e kësaj nisme.

“Jam në një komunikim tre mujor me Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Sa herë që i coj letër me merr tre javë kohë, drejtori i Tatimeve për t’u përgjigjur dhe me përgjigjet në minutën e fundit të afatit tre javor drejtori. Në të gjitha komunikimet jam i detyruar të kthej letrën mbrapsht dhe t’i them: Kam kërkuar këtë gjë…

Dhe do më japësh këtë gjë që po ju kërkoj dhe çfarë po kërkoj, po kërkoj kë ke kontrolluar në kuadër të operacionit të madh për sigurinë ushqimore dhe formalizimin e sektorit bujqësor? Për të kuptuar që kontrolli është selektiv apo kontrolli është parimor dhe deri tani për këtë ligjin kam folur vetëm për parimet. S’kam fol për interesa ku e di unë dhe sa kohë drejtori i Tatimeve nuk përgjigjet për gjërat që t’i i kërkon, jam i detyruar ta detajoj se si do jetë raporti”, thekson Braçe.

PAQJA FISKALE

Socialisti ka kërkuar më tej që pas miratimit të kësaj politike ai si deputet dhe Kuvendi duan të kenë raporte të detajuar për të gjykuar efektshmërinë e kësaj nisme ligjore.

“Dhe kur behet fjalë për transparencë, detajimi është i nevojshëm, unë nuk kam nevoje për fjalë, por kam nevoje për këto gjëra që lidhen më këto pika të marrëveshjes që lidhen më paqen fiskale.

Janë 5 pika mbi bazën e të cilave duhet të hartohet raporti dhe që janë të dhëna që mua dhe Kuvendit do t’i japin mundësi të kuptojnë se kjo politikë e Paqes Fiskale ka qenë produktive apo jo.

Mua s’më intereson fare se kush ka hyrë në marrëdhënie, unë kërkoj të gjykoj mbi politikën. Mund ta bëjmë dhe për skemën e bujqësisë, por në këtë rast është jetike sepse i jemi adresuar njerëzve që kanë kryer evazion fiskal, kanë kryer fshehjen e të ardhurave nga tatim fitimi, qoftë personal dhe korporatave dhe kanë deformuar pasqyrat fiskale.

Ndërkohë që atje matanë janë një tufë njerëzish që kanë deklaruar gjithçka, atyre njerëzve ne nuk u japim asgjë më këtë ligj. Ata kanë paguar qindarkë më qindarkë dhe s’kanë marrë asnjë favor nga politikat e bëra nga qeveria dhe parlamenti. Minimumi unë dua këtë raport të kuptoj”, shprehet socialisti.

Deklaratat e Erion Braçes:

Jam në një komunikim tre mujor me Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve! Sa herë që i çoj letër me merr tre javë kohë, drejtori i Tatimeve për t’u përgjigjur dhe me përgjigjet në minutën e fundit të afatit tre javor drejtori.

Në të gjitha komunikimet jam i detyruar të kthej letrën mbrapsht dhe t’i them: Kam kërkuar këtë gjë… Dhe do më japësh këtë gjë që po ju kërkoj dhe çfarë po kërkoj, po kërkoj kë ke kontrolluar në kuadër të operacionit të madh për sigurinë ushqimore dhe formalizimin e sektorit bujqësor?

Për të kuptuar që kontrolli është selektiv apo kontrolli është parimor dhe deri tani për këtë ligjin kam folur vetëm për parimet.

S’kam fol për interesa ku e di unë dhe sa kohë drejtori i Tatimeve nuk përgjigjet për gjërat që t’i i kërkon jam i detyruar ta detajoj se si do jetë raporti.

Dhe kur behet fjalë për transparencë, detajimi është i nevojshëm, unë nuk kam nevoje për fjalë, por kam nevoje për këto gjëra që lidhen më këto pika të marrëveshjes që lidhen më paqen fiskale.

Janë 5 pika mbi bazën e të cilave duhet të hartohet raporti dhe që janë të dhëna që mua dhe Kuvendit do t’i japin mundësi të kuptojnë se kjo politikë e Paqes Fiskale ka qenë produktive apo jo.

Mua s’më intereson fare se kush ka hyrë në marrëdhënie, unë kërkoj të gjykoj mbi politikën. Mund ta bëjmë dhe për skemën e bujqësisë, por në këtë rast është jetike sepse i jemi adresuar njerëzve që kanë kryer evazion fiskal, kanë kryer fshehjen e të ardhurave nga tatim fitimi, qoftë personal dhe korporatave dhe kanë deformuar pasqyrat fiskale.

Ndërkohë që atje matanë janë një tufë njerëzish që kanë deklaruar gjithçka, atyre njerëzve ne nuk u japim asgjë më këtë ligj. Ata kanë paguar qindarkë më qindarkë dhe s’kanë marrë asnjë favor nga politikat e bëra nga qeveria dhe parlamenti. Minimumi unë dua këtë raport të kuptoj.

 

The post Erion Braçe kritikon ashpër Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve: Kam tre muaj që i çoj letra, s’jep informacion, s’përgjigjet për ato që i kërkoj (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Skandal! Babai i kreut të Tatimeve kërcënon avokatin: Unë them do thyesh kokën

By: Elva
6 November 2025 at 21:30

Emisioni Vetting  Më 23 tetor 2025, emisioni “Vetting” publikoi problemet dhe shkeljet që rëndojnë mbi administratën tatimore, shkeljet të cilat raportohen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Në këtë material u ekspozua fakti se Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj e ka ushtruar dhe e ushtron detyrën publike në konflikt […]

The post Skandal! Babai i kreut të Tatimeve kërcënon avokatin: Unë them do thyesh kokën appeared first on BoldNews.al.

Kushtetuesja la në detyrë Veliajn, reagon Florian Binaj

3 November 2025 at 19:43


Kandidati i pavarur dhe i mbështetur nga opozita për Bashkinë e Tiranës, Florian Binaj ka reaguar në rrjetet sociale pas vendimit të gjykatës kushtetuese e cila i dha të drejtë Erion Veliajt dhe rrëzoi dekretin e presidentit Begaj për zgjedhje në Tiranë.

Binaj shprehet se do të kandidojë për drejtimin e bashkisë më të madhe në vend, kurdo që zgjedhjet të mbahen.

“Për mua dhe për qytetarët e Tiranës thelbi mbetet i njëjtë: Tirana ka nevojë për ndryshim.

Unë do të kandidoj për kryebashkiak të Tiranës kurdo që të mbahen zgjedhjet me të njëjtën bindje, përkushtim dhe energji për t’u shërbyer njerëzve me ndershmëri, përgjegjshmëri dhe transparencë.

Kjo nuk është garë për pushtet, por përpjekje për qytetin tonë, për ta bërë atë shtëpinë që duam t’u lëmë fëmijëve tanë.

Mbështetja, inkurajimi dhe besimi që më kanë dhënë mijëra qytetarë këto ditë më kanë bindur se së bashku ne do t’ja dalim. Rrugëtimi ynë vazhdon. Ndryshimin që duan qytetarët e Tiranës nuk do ta ndalë asgjë”, shkruan Binaj.

Florjan Binaj: Do të kandidoj për kryebashkiak të Tiranës, kurdo që të mbahen zgjedhjet!

By: gaze tare
3 November 2025 at 20:32

Florjan Binaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që dha të drejtë për rikthimin e Erion Veliajt në krye të bashkisë së Tiranës. Ai ka theksuar se, për të dhe për qytetarët e Tiranës, thelbi mbetet i njëjtë: qyteti ka nevojë për ndryshim. Në një postim në rrjetet sociale, Binaj shprehu bindjen e tij se do të kandidojë përsëri për kryebashkiak të Tiranës, kurdo që të mbahen zgjedhjet, duke ruajtur të njëjtin përkushtim dhe energji për të shërbyer me ndershmëri dhe transparencë.

“Për mua, kjo nuk është një garë për pushtet, por një përpjekje për qytetin tonë, për ta bërë atë shtëpinë që duam t’u lëmë fëmijëve tanë,” shkruan Binaj, i cili ishte kandidati i pavarur i mbështetur nga e gjithë opozita. Ai shtoi se mbështetja dhe besimi që ka marrë nga mijëra qytetarë gjatë këtij procesi e kanë bindur se ndryshimi që ata kërkojnë është i mundshëm, dhe që do të vazhdojnë të luftojnë për realizimin e këtij ndryshimi.

Pavarësisht vendimit të Kushtetueses, Binaj tha se qytetarët e Tiranës nuk do ta ndalin përpjekjen për një të ardhme më të mirë dhe se, së bashku, do të arrijnë të realizojnë vizionin e tyre për një qytet më të zhvilluar dhe më të drejtë. Ai ka theksuar gjithashtu se do të vazhdojë të angazhohet për të sjellë ndryshime pozitive për qytetin.

The post Florjan Binaj: Do të kandidoj për kryebashkiak të Tiranës, kurdo që të mbahen zgjedhjet! appeared first on iconstyle.al.

Vendimi i Kushtetueses, reagon Florjan Binaj: Do kandidoj për kryebashkiak kurdo që të mbahen zgjedhjet!

By: armand
3 November 2025 at 18:38

Kandidati i pavarur, Florjan Binaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku u vendos rrëzimi i shkarkimit të kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj. Në një reagim në rrjetet sociale, Binaj konfirmon bindjen se Tirana ka nevojë për ndryshim. Ai sqaron se do të jetë kandidat për të drejtuar bashkinë, kurdoherë që zgjedhjet të zhvillohen. […]

The post Vendimi i Kushtetueses, reagon Florjan Binaj: Do kandidoj për kryebashkiak kurdo që të mbahen zgjedhjet! appeared first on BoldNews.al.

GJK foli pro Veliajt, reagon Florjan Binaj: Unë do të kandidoj kurdo që të mbahen zgjedhjet

By: redi
3 November 2025 at 18:45

Kandidati i pavarur, Florjan Binaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku u vendos rrëzimi i shkarkimit të kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj. Në një reagim në rrjetet sociale, Binaj konfirmon bindjen se Tirana ka nevojë për ndryshim. Ai sqaron se do të jetë kandidat për të drejtuar bashkinë, kurdoherë që zgjedhjet të zhvillohen. Reagimi i plotë Për mua dhe për qytetarët e…

Source

GJK riktheu në detyrë Veliajn, Florjan Binaj: Do kandidoj për kryebashkiak kurdo që të mbahen zgjedhjet

By: M C
3 November 2025 at 18:39

Kandidati i pavarur, Florjan Binaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku u vendos rrëzimi i shkarkimit të kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj. Në një reagim në rrjetet sociale, Binaj konfirmon bindjen se Tirana ka nevojë për ndryshim. Ai sqaron se do të jetë kandidat për të drejtuar bashkinë, kurdoherë që zgjedhjet të zhvillohen.

Reagimi i Florian Binajt

Për mua dhe për qytetarët e Tiranës thelbi mbetet i njëjtë: Tirana ka nevojë për ndryshim. Unë do të kandidoj për kryebashkiak të Tiranës kurdo që të mbahen zgjedhjet me të njëjtën bindje, përkushtim dhe energji për t’u shërbyer njerëzve me ndershmëri, përgjegjshmëri dhe transparencë.

Kjo nuk është garë për pushtet, por përpjekje për qytetin tonë, për ta bërë atë shtëpinë që duam t’u lëmë fëmijëve tanë. Mbështetja, inkurajimi dhe besimi që më kanë dhënë mijëra qytetarë këto ditë më kanë bindur se së bashku ne do t’ja dalim. Rrugëtimi ynë vazhdon. Ndryshimin që duan qytetarët e Tiranës nuk do ta ndalë asgjë.

The post GJK riktheu në detyrë Veliajn, Florjan Binaj: Do kandidoj për kryebashkiak kurdo që të mbahen zgjedhjet appeared first on Albeu.com.

“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

By: Elva
1 November 2025 at 20:05

Fushata e Florjan Binajt ka filluar! Tashmë kandidati i pavarur ka dalë në terren ku çdo ditë takon qytetarë të ndryshëm. Sot, ai ka dalë te zona e Liqenit Artificial ku nuk mungojnë edhe batutat. Pjesë nga takimet: Florjan Binaj: Kujdes se do tju kapë polici (iu drejtohet dy të miturve në monopatina) Florjan Binaj: […]

The post “Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt appeared first on BoldNews.al.

Florian Binaj në Fushën e Aviacionit: Rotacioni nuk bëhet vetëm, të bashkohemi për ndryshimin

By: armand
31 October 2025 at 17:37

Takimet elektorale të kandidatit të pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florian Binaj, të mbështetur nga opozita, vijuan sot në zonën e Fushës së Aviacionit. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Binaj u njoh nga afër me problematikat e tyre dhe kërkoi mbështetjen për të sjellë ndryshimin në kryeqytet. Banorët u shprehën me besim se ai do të […]

The post Florian Binaj në Fushën e Aviacionit: Rotacioni nuk bëhet vetëm, të bashkohemi për ndryshimin appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Binaj takim me qytetarët: Rotacioni nuk bëhet vetëm, duhet të bashkohemi për ndryshimin

By: redi
31 October 2025 at 18:15

Edhe këtë të premte kanë vijuar takimet elektorale të Florian Binajt, kandidati i pavarur i mbështetur nga opozita për garën në bashkinë e Tiranës. Ai takoi qytetarët për t’u njohur me problematikat e tyre, si dhe kërkoi mbështetjen e qytetarëve për të bërë ndryshimin dhe këta të fundit u shprehën besimplotë se Binaj do të bëjë Tiranën një qytet të jetueshëm me dinjitet për qytetarët e vet.

Source

❌
❌