Artistja e makijazhit Aleksandra Qirjazi është eliminuar si e dyta e mbrëmjes së së martës nga gara e Big Brother VIP Albania 5.
Qëndrimi i saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ishte shumë i shkurtër, duke mos i dhënë mundësinë të shpaloste plotësisht personalitetin apo strategjinë e saj në lojë.
Megjithatë, pjesëmarrja e Aleksandrës u karakterizua nga një profil i qetë dhe i përmbajtur.
Ajo u largua nga shtëpia pas një televotimi të dytë, i cili u hap vetëm për pak minuta gjatë spektaklit, duke e bërë eliminimin të shpejtë dhe të papritur. Vendimi i publikut ishte vendimtar, duke i dhënë fund rrugëtimit të saj në këtë format.
Ndërkohë, gara në Big Brother VIP Albania 5 vazhdon me zhvillime të reja, dinamika të shtuara dhe surpriza që priten në netët në vijim. /Telegrafi/
BE-ja po bëhet gjithnjë e më e varur nga gazi natyror amerikan, i cili pritet të përbëjë gati gjysmën e furnizimit të bllokut deri në vitin 2030, një ndryshim që rrezikon të krijojë një dobësi të madhe ndërsa marrëdhëniet me Uashingtonin përkeqësohen, raportoi Politico. Mbështetja në rritje e bllokut në furnizimet me origjinë nga SHBA-ja […]
Në kuadër të formimit të Kabinetit të ri të qeverisjes lokale, kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar sot emërimin e Raisa Shabani Jelmazi si drejtoreshë të Drejtorisë për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike.
Ky emërim shënon një hap të rëndësishëm drejt avancimit të barazisë gjinore në institucionet lokale, pasi Jelmazi bëhet drejtoresha e dytë grua në Kabinetin e kryetarit Xheladini.
Sipas tij, kjo tregon përkushtimin për një përfaqësim të denjë të grave në pozita vendimmarrëse dhe për mbështetjen e barazisë gjinore në qeverisjen lokale.
Përveç aspektit gjinor, Jelmazi përfaqëson edhe komunitetin joshumic, duke kontribuar në vizionin e qeverisjes gjithëpërfshirëse dhe të barabartë, pa dallime etnike apo sociale.
Kryetari Xheladini i ka uruar drejtoreshës Jelmazi suksese në detyrën e re dhe ka theksuar pritshmërinë për një bashkëpunim të frytshëm në shërbim të interesit publik dhe të qytetarëve të Dragashit. /Telegrafi/
Në anën tjetër, te Sioni u dallua Hajrizi me notën 8.0 pasi disa herë e shpëtoi klubin nga pësimi i golit. Rilind Nivokazi u vlerësua vetëm me 6.9 pavarësisht asistimit kurse Rrudhani me notën 6.3, edhe pse u detyrua të largohet nga fusha si pasojë e një lëndim.
Baseli mund të thuhet se “humbi” dy pikë në këtë sfidë, pasi po ëndërronte titullin kampion – kurse tani ka 33 sosh, plot 10 më pak se lideri Thun.
Në anën tjetër, Sioni qëndron në mesin e tabelës, në vendin e pestë me 31 pikë./Telegrafi/
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se ka emëruar Samra Ilijazin në pozitën e Drejtoreshës së Inspektorateve.
Përmes një postimi në Facebook, Totaj bëri të ditur se ky emërim është pjesë e procesit për kompletimin e ekzekutivit komunal.
“Kam emëruar Samra Ilijazin në pozitën e Drejtoreshës së Inspektorateve, derisa cikli i emërimeve për kompletimin e ekzekutivit pritet të përmbyllet së shpejti”, ka shkruar Totaj.
Ai theksoi se qëllimi i këtij procesi është vazhdimi i punës me angazhim, profesionalizëm dhe përkushtim në realizimin e projekteve dhe obligimeve institucionale për qytetin e Prizrenit.
“Synimi ynë është që të vazhdojmë me angazhim, profesionalizëm dhe përkushtim në realizimin e punëve për Prizrenin”, u shpreh kryetari Totaj.
Sipas tij, kompletimi i strukturës ekzekutive do të krijojë kushtet për një funksionim më efikas të institucioneve komunale në shërbim të qytetarëve. /Telegrafi/
Gazetarja Klodiana Lala, ka folur mbrëmjen e sotme në lidhje me kontrollet e SPAK, për hetimet e Unazës së Madhe. Sipas Lalës, kontrollet e kryera te biznesmenët dhe emrat e tyre, erdhën nga sekuestrimi i telefonave të Evis Berberit, në të cilët janë zbuluar të dhëna të rëndësishme. Sipas gazetares, biznesmeni Arbër Abazi ka lidhje […]
Gjermania po përballet me një situatë të pazakontë energjetike, pasi nivelet e magazinimit të gazit kanë rënë në pikën më të ulët të regjistruar për këtë periudhë të vitit. Sipas rrjetit publik ZDF, që citon ekspertë të industrisë, rezervat po shterojnë me ritëm të shpejtë për shkak të valës së fortë të të ftohtit që […]
Gazetari Artan Hoxha, ka deklaruar ditën e sotme se Emiljano Shullazi, i cili do të merret në pyetje mbi atentatin e Rinasit ku u vra Gilmando Dani dhe Mustafa Shaljani (Sheqeri), e di se kush janë organizatorët por nuk do të bashkëpunojë me shtetin. Sipas Hoxhës, Shullazi nuk do të japë informacione që mund të […]
Prokuroria e Tiranës do të marrë në pyetje Emiliano Shullazin, për llogari të hetimit të atentatit pranë aeroportit të Rinasit në nëntor 2025, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani. Në ngjarje u plagos rëndë edhe Muçi Shaljani, i cili ndërroi jetë më vonë në spital.
Shullazi, aktualisht në burg si i dënuar për "gjobëvëbie" dhe "grup kriminal", por edhe si i dyshuar në një tjetër hetim të SPAK do të pyetet nëse ka dyshime për personat që kanë organizuar atentatit ndaj mikut të tij të ngushtë, Dani, shkruan A2 CNN.
Gjatë ditëve të fundit janë marrë dëshmitë e disa personave që janë gjendur në Rinas, pasi ka dyshime se grupi kriminal ka patur informatorë në aeroport, që i kanë përditësuar çast pas çasti për lëvizjet e viktimave.
Gildmando Dani ishte lidhje e afërt e Shullazit. Si pjesë grupit kriminal të drejtuar prej tij Dani vuajti një dënim me burg për "gjobëvënie", nga ku u lirua në tetor 2024.
Dani u qëllua me breshëri automatike nga disa persona në një pritë në rrethrrotullimin pranë aeroportit të Rinasit, teksa udhëtonte në një mjet të drejtuar nga Shaljani, pak minuta pasi ishin kthyer të dy nga Spanja.
Prokuroria e Tiranës do të marrë në pyetje, Emiljano Shullazin në lidhje me atentatin e Rinasit ku u vra Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani (Sheqeri). Burime për mediat bëjnë me dije se, Shullazi do të pyetet nëse ka dyshime për persona të caktuar që kanë organizuar atentatin. Gilmando Dani ishte anëtar aktiv i grupit kriminal […]
SIDNEJ, 31 dhjetor /ATSH-DPA/ – Qytete të mëdha aziatike e pritën Vitin e Ri 2026 me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale, ndërsa festimet nisën nga Paqësori Jugor dhe u shtrinë gradualisht në mbarë botën.
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli ishin ndër qytetet që hynë në vitin e ri, secili me mënyrën e vet të festimit.
Në Pekin u organizua një shfaqje spektakolare dritash, ndërsa daullet shoqëruan pritjen e Vitit të Kalit të Zjarrit.
Në Hong Kong, ndërrimi i viteve u shënua më qetë, pasi fishekzjarrët tradicionalë mbi portin ”Victoria” u anuluan pas një zjarri vdekjeprurës në muajin nëntor.
Ndërkohë, në Singapor qielli mbi ”Marina Bay” u ndriçua nga fishekzjarrët, me horizontin e qytetit që krijoi një pamje mbresëlënëse.
Japoni dhe Koreja e Jugut u përqendruan te ritualet tradicionale të rënies së kambanave, ndërsa në Seul valltarë dhe ceremoni kulturore shënuan ardhjen e vitit 2026.
Në Tajlandë, lumi Chao Phraya në Bangkok ishte në qendër të festimeve në mesnatë.
Në Australi, Sidnej e priti Vitin e Ri me një shfaqje madhështore fishekzjarrësh mbi Urën e Portit dhe Shtëpinë e Operës, por edhe me një moment reflektimi.
Qyteti përkujtoi viktimat e sulmit të fundit në plazhin Bondi, me një minutë heshtjeje dhe mesazhe paqeje e uniteti të ndriçuara mbi urë.
Festimet në vetë plazhin Bondi u anuluan në shenjë respekti.
Ishujt e Paqësorit Jugor ishin të parët që hynë në vitin 2026. Banorët e Kiritimatit e pritën Vitin e Ri në mesnatë sipas orës lokale, të ndjekur pak minuta më vonë nga Ishujt Chatham të Zelandës së Re.
Më pas, Zelanda e Re, Samoa dhe Tonga shënuan ndërrimin e viteve me fishekzjarrë dhe shfaqje dritash.
Në Zelandën e Re, vëmendja u përqendrua te Auckland, ku Kulla Sky Tower u ndriçua nga shfaqje të veçanta, si dhe në kryeqytetin Wellington.
Ndërkohë, Samoa Amerikane, në anën tjetër të Vijës Ndërkombëtare të Datës, pritet të jetë vendi i fundit i banuar në botë që do të hyjë në vitin 2026./ /Ad.Ab./ a.jor.
Haki Abazi ish-aleati i Albin Kurtit, mendon se fitorja e arritur nga Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, është bazuar mbi kurthe politike dhe se në realitet, punët për Kosovën nuk po shkojnë aq mirë. Pjesë nga fjala Sot Kosova ka tre herë më të shtrenjta faturat e energjisë elektrike. Populli nuk është ndikuar nga kjo punë. Sot Kosova vazhdon të jetë në rënie të…
Nga Ferdinand Dervishi Filmi “Kumbari” i regjisorit Francis Ford Coppola, pjesa e dytë, viti 1974, bazuar në historinë e MAFIA-s amerikane, ka një hyrje mbresëlënëse, që të sjell në mend fenomenin “Ergys Agasi” në Shqipërinë e 2025. Hallexhiu i radhës i troket në derë Kumbarit – Don Vito Corleone, dhe nis t’i rrëfejë dramën e […]
Një skandal i rëndë ka tronditur opinionin publik, pas zbulimit të një aktiviteti kriminal ku dyshohet se drejtues të kompanisë One Albania janë përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike. Sipas raportimeve mediatike, hetimet e autoriteteve kanë çuar në arrestimin e 22 personave, të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal të strukturuar për trafikun e lëndëve narkotike, dy prej të cilëvem drejtues ne One Albania, të cilët dyshohet se kishin krijuar një rrjet të strukturuar për shitjen e drogës.
Sipas burimeve zyrtare, mes 22 të arrestuarve, në pranga kanë rënë edhe Erald Sina, Drejtues i Departamentit të Zyrave dhe Pasurisë në ONE Albania si dhe Artan Pullazi, Team Leader në të njëjtën kompani.
Burime pranë hetimit bëjnë me dije se aktiviteti kriminal ishte i organizuar dhe funksiononte prej kohësh, duke shfrytëzuar edhe pozitat drejtuese të personave të përfshirë. Operacioni u finalizua pas një hetimi të mirëorganizuar nga organet ligjzbatuese, të cilat kanë sekuestruar prova materiale dhe po vijojnë punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, shkruan Albeu.com.
Autoritetet kanë konfirmuar se hetimet janë ende në vijim dhe nuk përjashtohet mundësia e arrestimeve të tjera. Rasti konsiderohet si një nga episodet më të rënda të ndërthurjes së krimit me pozita drejtuese në sektorin privat, duke rikthyer në vëmendje nevojën për transparencë dhe llogaridhënie.
Deri me tani, kjo është lista e plotë e personave të arrestuar:
Një operacion i gjerë antidrogë i Policisë së Tiranës ka çuar në arrestimin e 22 personave, të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikun e lëndëve narkotike. Mes të arrestuarve bien në sy edhe emra të lidhur me kompaninë ONE Albania, fakt që e bën këtë operacion me ndikim të fortë […]
Këngëtarja e njohur, Ganimete Abazi, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Shemsi Krasniqit, i njohur si Shemi, vokalisti i grupit legjendar “Ilirët”.
“Pusho në paqe Shemi. Një dekadë bashkëpunimi, plot hite dhe koncerte”, shkroi Abazi në rrjetet sociale.
Ajo shtoi se Shemi do të mbahet gjithmonë mend si një artist me vlera të rralla, që i dha shumë muzikës dhe skenës shqiptare.
Foto: Instagram
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtesën tonë si një artist me vlera të rralla, që i dhe shumë muzikës dhe skenës shqiptare".
Vdekja e Krasniqit ka tronditur komunitetin muzikor dhe fansat e tij, ndërsa këngët dhe bashkëpunimet me artistë të tjerë do të mbeten pjesë e kujtimeve dhe trashëgimisë së tij.
Masa përshkallëzon një marrëdhënie tregtare tashmë të tendosur mes Brukselit dhe Pekinit
Kina ka vendosur tarifa deri në 42.7% për disa importe të produkteve të qumështit nga BE-ja, pas një hetimi 16-mujor për subvencione, që ka rritur më tej tensionet tregtare mes Brukselit dhe Pekinit.
Ministria e Tregtisë njoftoi në një vendim paraprak se kishte konstatuar se importet e produkteve të qumështit nga BE-ja ishin të subvencionuara dhe se industria vendase kineze kishte “pësuar dëm material” si pasojë.
Tarifat, që variojnë nga 21.9% deri në 42.7%, por që për shumicën e kompanive të prekura janë pak nën 30%, do të hyjnë në fuqi më 23 dhjetor.
Hetimi i Kinës për importet e produkteve të qumështit nga BE-ja, një prodhues i madh nga Franca deri në Irlandë, u nis në gusht 2024, pak pasi hetimi i vetë bllokut prej 27 shtetesh anëtare mbi subvencionet çoi në vendosjen e tarifave të reja ndaj automjeteve elektrike kineze.
Pekini nisi gjithashtu hetime për mishin e derrit dhe konjakun.
Mosmarrëveshjet hakmarrëse për automjetet elektrike janë zbehur më pas nga të ashtuquajturat tarifa të “ditës së çlirimit” të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ndaj Kinës, të cilat u përshkallëzuan ndjeshëm në prill dhe përfundimisht çuan në një armëpushim në tetor.
Por tarifat e reja ndaj produkteve të qumështit vijnë në një kohë tensionesh të vazhdueshme në një marrëdhënie tregtare që Europa e ka cilësuar vazhdimisht si të pabalancuar.
Pekini ka kërkuar në mënyrë të përsëritur të negociojë një marrëveshje me Brukselin për heqjen e tarifave ndaj automjeteve elektrike, në këmbim të një zotimi për të shitur me një çmim minimal që të mos dëmtojë konkurrentët vendas. Komisioni Europian tha këtë muaj se po shqyrtonte dhënien e një të ashtuquajturi angazhim për çmim minimal vetëm për Volksëagen, prodhuesin gjerman të makinave me fabrika në Kinë.
Zyrtarë të BE-së, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se Pekini po këmbëngul për një marrëveshje në nivel sektori, dhe jo me kompani individuale kineze, çka po i ndërlikon bisedimet.
Lëvizja e fundit shton presionin mbi një sektor bujqësor të BE-së tashmë të trazuar, i zemëruar për shkurtimet e propozuara në skemën e subvencioneve të bllokut, marrëveshjet tregtare që lejojnë më shumë importe dhe rregulloret mjedisore.
Traktorë hynë në Bruksel gjatë një samiti të BE-së javën e kaluar. Protestuesit dëmtuan godinat e Parlamentit Europian, shpërndanë pleh organik dhe goditën policinë e rendit me patate.
Sipas një ndarjeje të Ministrisë së Tregtisë mbi tarifat e reja për dhjetëra kompani, pothuajse të gjitha ato të prekura do të përballen me tarifa 28.6% ose 29.7%.
Deklarata e ministrisë i referohej djathit të freskët, të përpunuar dhe djathit blu, si edhe qumështit dhe ajkës. Nuk u bë asnjë përmendje për qumështin pluhur apo formulën për foshnja.
Norma më e lartë është rezervuar për FrieslandCampina, një kooperativë holandeze e qumështit, si edhe për kompani të tjera. Azia, përfshirë Kinën, përbënte më shumë se një të katërtën e shitjeve të saj prej 13 miliardë eurosh në vitin 2024. Kjo shifër përfshin gjithashtu Indonezinë, Tajlandën, Filipinet dhe Pakistanin.
BE-ja ka këmbëngulur prej kohësh se subvencionet e saj bujqësore janë në përputhje me rregullat ndërkombëtare të tregtisë, pasi nuk janë të lidhura me prodhimin. / FT
Një bombol gazi ka marrë flakë në katin e katërt të një pallati banimi në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në një apartament në lagjen “Pavarësia”, teksa familjarët kanë dhënë menjëherë alarmin, duke bërë të mundur reagimin e shpejtë të shërbimit zjarrfikës. Ekipet kanë mbërritur në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe kanë neutralizuar rrezikun. Ndërhyrja në […]
Shkarkimi i mallrave të rrezikshme, përkatësisht gazit (plinit), i realizuar në muajin tetor në stacionin hekurudhor të Hanit të Elezit nga operatori hekurudhor RAILTRANS, ka ngritur dilema lidhur me ligjshmërinë e kryerjes së këtij veprimi në një stacion të zakonshëm hekurudhor.
Lidhur me këtë rast, Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave (ARH) ka dhënë sqarime, duke theksuar se procedurat janë zhvilluar në përputhje me kornizën ligjore në fuqi.
Në një përgjigje për Telegrafin, ARH ka theksuar se transporti i mallrave të rrezikshme rregullohet me Ligjin për Transportin Tokësor të Mallrave të Rrezikshme nr. 04/L-183, i cili përfshin edhe Rregulloren RID.
“Përgjegjësitë për zbatimin e këtij ligji për transportin hekurudhor janë: Ministria e Infrastrukturës, ARH, Menaxheri i Infrastrukturës, Ndërmarrjet hekurudhore dhe organet e tjera siç përcaktohen në këtë ligj”, thuhet në përgjigjen e ARH-së.
ARH sqaron se, në bazë të mandatit ligjor, ka lëshuar autorizime dhe certifikata sigurie për subjektet përkatëse
Në këtë kontekst, “RAILTRANS që nga viti 2016 posedon Certifikatë të Sigurisë me të drejtë operimi edhe për transport të mallrave të rrezikshme”.
Në lidhje me përdorimin e stacioneve hekurudhore për trajtimin e mallrave të rrezikshme, ARH thekson se INFRAKOS, si menaxher i infrastrukturës ofron qasje në shërbime për të gjithë operatorët hekurudhorë me kërkesë të tyre, përfshirë edhe shërbime shtesë që lidhen me kontrollin e transportit të mallrave të rrezikshme, siç parashihet në nenin 52 të Ligjit për Hekurudhat.
“Për stacionin hekurudhor të Hanit të Elezit, INFRAKOS ka rikonfirmuar se lejohet transportimi dhe ngarkim/shkarkimi i mallrave dhe pasagjerëve, përfshirë transportin e mallrave të rrezikshme, siç ka ndodhur vazhdimisht edhe në të kaluarën”, thuhet në përgjigjen e ARH-së për Telegrafin.
Tutje Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave ka theksuar se INFRAKOS kanë pasur edhe një tjetër kërkesë për shkarkim/ngarkim të plinit (gas) të transportuar nga INA Zagreb për në stacionin hekurudhor Hani i Elezit, stacion kufitar i destinuar për ngarkim-shkarkim të mallrave.
Sipas sqarimeve të dhëna, shkarkimi i gazit është realizuar në mënyrë të kontrolluar, nga cisternat hekurudhore në cisterna rrugore.
“Ky proces është kryer në rampën për shkarkim/ngarkim nga cisternat hekurudhore në cisternat rrugore, nën masa sigurie nga përgjegjësi Fam Gas ndërsa shkarkimi ishte i mbyllur dhe i monitoruar nga Inspektori Komunal dhe Dogana e Kosovës. Pas ngarkimit në cisternat rrugore, e njëjta është dërguar në terminalin doganor në Han të Elezit dhe prej aty ka vazhduar transportin rrugor drejt destinacionit të deponimit”, thuhet më tej në përgjigje.
ARH thekson se bëhet fjalë për një veprim teknik që “ndërlidh dy format e transportit hekurudhor dhe rrugor”, e jo për një procedurë të paautorizuar në një stacion të papërshtatshëm.
Si dëshmi ARH-ja ka ofruar edhe Dokumentin Teknik të Stacionit Hekurudhor në Han të Elezit, ku “përfshihen edhe binarët për vendosjen e vagonëve me ngarkesë shpërthyese (eksplozivë) dhe lehtësisht të ndezshme”.
Në pikën 3.26 të këtij dokumenti theksohet se “vagonët e ngarkuar me materie shpërthyese (eksploduese) dhe të ndezshme lehtë, vendosen në binarin e parë (1), vagonët duhet të jenë në mbikëqyrje të vazhdueshme. Punonjësin mbikëqyrës e cakton drejtuesi i trenave në shërbim”
Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave ka njoftuar se operatori RAILTRANS ka deklaruar se ka njoftuar me kohë institucionet kompetente.
Sipas ARH-së, RAILTRANS ka bërë të ditur se “komunikimi fillestar është kryer nga stacioni hekurudhor Zagreb si pikë nisje, me stacionin hekurudhor në Maqedoni dhe në fund me stacionin hekurudhor në Kosovë”, duke theksuar se “ky transport është realizuar në përputhje me dispozitat ligjore që rregullojnë transportin e mallrave të rrezikshme”.
ARH ka bërë të ditur gjithashtu se ka thirrur një takim me të gjitha palët përgjegjëse dhe të interesit, përfshirë Ministrinë e Infrastrukturës, INFRAKOS dhe RAILTRANS, “me synim trajtimin e duhur dhe profesional të kërkesës së paraqitur”. /Telegrafi/
Nga Boldnews.al Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka krijuar dyshimet se zv.kryeministrja, njëkohësisht Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka rol kryesor në pilotimin drejt kompanive të caktuara të të paktën 7 tenderave të lidhur me ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës. Këtë të Martë (16 Dhjetor 2025), prokurorët kanë dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën […]