❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Juventusi do të tentojë sërish për Kolo Muanin, por pa e përfshirë Khephren Thuramin



Juventusi pritet të rikthehet në garë për nënshkrimin e Randal Kolo Muani gjatë merkatos së verës, kur sulmuesi francez të kthehet te Paris Saint-Germain pas huazimit te Tottenham.

Megjithatë, klubi bardhezi nuk është i gatshëm të përfshijë Khephren Thuram në asnjë marrëveshje të mundshme.

Bianconerët nuk e kanë fshehur asnjëherë dëshirën për ta rikthyer Kolo Muanin në Torino, interes që ka qenë i pranishëm si verën e kaluar ashtu edhe gjatë merkatos së janarit. Sulmuesi kishte lënë përshtypje pozitive gjatë huazimit të tij nga janari deri në korrik të vitit 2025, përfshirë paraqitjet në Kupën e Botës për Klube FIFA, ku regjistroi 10 gola në 22 ndeshje zyrtare, së bashku me tri asistime.

Megjithatë, negociatat për një huazim të ri me opsion blerjeje në fund të sezonit nuk u finalizuan dhe lojtari u transferua përkohësisht te Tottenham.

Juventusi tentoi sërish ta siguronte shërbimet e tij edhe muajin e kaluar, por Spurs refuzuan të ndërpresin marrëveshjen e huazimit para kohe.

Sipas burimeve të shumta, përfshirë analistin e transferimeve Fabrizio Romano dhe Calciomercato.com, Juventusi po përgatit një tjetër ofensivë për sezonin e ardhshëm. Kontrata e 27-vjeçarit me PSG-në është e vlefshme deri në qershor të vitit 2028, ndërsa klubi francez kishte paguar 95 milionë euro për ta transferuar atë nga Eintracht Frankfurt në vitin 2023.

NdĂ«rkohĂ«, çdo hipotezĂ« pĂ«r njĂ« shkĂ«mbim qĂ« do tĂ« pĂ«rfshinte Khephren Thuram nĂ« njĂ« marrĂ«veshje pĂ«r Kolo Muanin konsiderohet e pabazĂ«. Raportohet se Juventusi Ă«shtĂ« shumĂ« i kĂ«naqur me paraqitjet e mesfushorit francez dhe synon t’i ofrojĂ« atij njĂ« kontratĂ« tĂ« re me kushte financiare mĂ« tĂ« mira. /Telegrafi/

City pa telashe ndaj Newcastle, do të përballet me Arsenalin në finale



Manchester City ka marrë një fitore ndaj Newcastle United, të dytën në gjysmëfinale të EFL Cup.

Citizens triumfuan në Etihad 3-1 dhe me rezultat të përgjithshëm 5-1 nga dy ndeshje kalojnë në finalen e madhe.

Skuadra e Pep Guardiolë kryjti punën brenda 30 minutave, duke shënuar tre gola.

Në minutën e shtatë ishte egjiptiani Omar Marmoush që realizoi për 1-0. 22 minuta më vonë, Marmoush doli sërish në skën duke ngritur epërsinë e Cityt në 2-0.

Ndërkohë goditjen finale Newcastlet ia dha mesfushori holandez Tijjani Reijnders duke shënuar për 3-0 në minutën e 32-të.

Back under way! ▶

Follow live 🔗 https://t.co/3RMDGW4Jvn pic.twitter.com/aNBRXJCwRF
— Manchester City (@ManCity) February 4, 2026

Krejt çfarë arritën mysafirët në këtë takim ishte goli i nderit nga Anthony Elanga në minutën e 62-të, por që në asnjë moment nuk e rrezikuan fitoren e Cityt.

Në finalen e madhe City do të takohet me Arsenalin, dy skuadra që janë rivale edhe në Ligën Premier për titullin kampion. /Telegrafi/

Bashkimi triumfon me rezultat të thellë ndaj Prishtinës



Bashkimi ka bërë një hap të madh drejt finales së Kupës së Kosovës në basketboll, pasi ka regjistruar fitore bindëse në gjysmëfinalen e parë.

TĂ« mĂ«rkurĂ«n mbrĂ«ma, nĂ« palestrĂ«n “Sezai Surroi” nĂ« Prizren, skuadra vendase triumfoi ndaj Sigal PrishtinĂ«s me rezultat 83:67, duke krijuar njĂ« avantazh tĂ« konsiderueshĂ«m para ndeshjes sĂ« kthimit.

Takimi nisi më mirë për mysafirët nga kryeqyteti, të cilët fituan çerekun e parë me shifrat 20:14. Sigal Prishtina ruajti epërsinë edhe në periudhën e dytë, e cila përfundoi 19:18 në favor të saj, duke shkuar në pushim me epërsi 39:32.

Megjithatë, gjithçka ndryshoi pas pauzës. Bashkimi shpërtheu në çerekun e tretë, të cilin e fitoi bindshëm 27:13, duke përmbysur rezultatin dhe marrë kontrollin e plotë të ndeshjes. Në çerekun e fundit, prizrenasit vetëm sa e rritën diferencën për të vulosur fitoren.

Lejson Zeqiri ishte më i dalluari te Bashkimi me 17 pikë, tetë kërcime dhe tri asistime. Isaiah Cousins kontribuoi me 19 pikë, tri asistime dhe dy kërcime, ndërsa Shannon Shorter shtoi 18 pikë dhe pesë kërcime. Dequon Lake e mbylli ndeshjen me 15 pikë dhe pesë kërcime.

Te Sigal Prishtina, më efikasi ishte Elijah Clarence me 20 pikë, nëntë kërcime dhe pesë asistime, ndërsa Altin Morina realizoi 15 pikë dhe gjashtë kërcime.

Ndeshja e kthimit e kësaj gjysmëfinale do të zhvillohet pas një jave në Prishtinë, por Bashkimi udhëton me një epërsi të madhe drejt duelit vendimtar. /Telegrafi/

Trepça fiton në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Borës



NĂ« “PalestrĂ«n Minatori” nĂ« MitrovicĂ«, Trepça zhvilloi njĂ« paraqitje dominuese dhe fitoi ndaj BorĂ«s 87‑64 nĂ« kuadĂ«r tĂ« KupĂ«s sĂ« KosovĂ«s.

Skuadra vendase u shkĂ«put qĂ« nĂ« start falĂ« gjuajtjeve tĂ« sakta nga distanca dhe gjuajtjeve efektive afĂ«r koshit; nĂ« çerekun e parĂ« Trepça avancoi 21‑15, ndĂ«rsa nĂ« çerekun e dytĂ« e thelloi diferencĂ«n nĂ« 43‑29 me kontributin e Batin TunĂ«s dhe Mustapha Amzilit, duke kontrolluar kĂ«rcimet ofensive dhe duke pĂ«rfituar pikĂ« tĂ« shumta pas gabimeve tĂ« kundĂ«rshtarit.

NĂ« çerekun e tretĂ« Trepça vazhdoi ritmin me seri tĂ« shkurtĂ«r gjuajtjesh dhe gjuajtje pĂ«r tri pikĂ« tĂ« Arslanagić-it e Hasbrouck-ut; kjo periudhĂ« u mbyll 25‑10 dhe epĂ«rsia arriti mbi 30 pikĂ«.

Bora tentoi tĂ« rikthehet nĂ« 10‑minutĂ«shin e fundit me gjuajtje tĂ« sakta tĂ« Tyler Cheese dhe energji tĂ« Lance Thomas-it nga stoli, duke fituar çerekun 25‑19, por diferenca e krijuar mĂ« herĂ«t ishte e pakapĂ«rcyeshme. /Telegrafi/

Top 10 klubet që fituan më së shumti nga shitjet në janar, gjiganti spanjoll në krye të listës



Afati kalimtar dimërorë i transferimeve nuk sjell vetëm përforcime, por edhe fitime të konsiderueshme për disa klube që kanë ditur të shesin në momentin e duhur.

Një nga statistikat më interesante të afatit të janarit lidhet pikërisht me shumat e arkëtuara nga shitjet e lojtarëve.

Afati i transferimeve dimërore për vitin 2026 është mbyllur në shumicën e kampionateve kryesore evropiane, me natën e së hënës së kaluar që shënoi fundin zyrtar për pesë ligat elitare të kontinentit. Megjithatë, në disa vende të tjera, merkatoja mbetet ende e hapur për disa ditë.

Në krye të renditjes qëndron Atlético de Madrid, i cili falë disa largimeve multi-milionëshe në fillim të janarit ka arkëtuar plot 77.5 milionë euro. Pas tyre renditet Bournemouth, që siguroi vendin e dytë kryesisht falë shitjes së Antoine Semenyo te Manchester City.

Në listë dominojnë gjithashtu disa klube angleze, ndërsa nuk mungojnë as surprizat nga kampionate të tjera, si Lazio nga Serie A apo Zenit Saint Petersburg, i cili rrallë shfaqet në këto renditje vitet e fundit.

10 klubet që fituan më shumë nga shitjet në janar:

  1. AtlĂ©tico de Madrid – 77.5 milionĂ« €
  2. Bournemouth – 72 milionĂ« €
  3. Lazio – 59.7 milionĂ« €
  4. West Ham United – 57.5 milionĂ« €
  5. Wolverhampton Wanderers – 49.7 milionĂ« €
  6. Olympique Marseille – 43 milionĂ« €
  7. Tottenham Hotspur – 40 milionĂ« €
  8. Rennes – 39 milionĂ« €
  9. Atalanta – 37 milionĂ« €
  10. Zenit Saint Petersburg – 35 milionĂ« €

/Telegrafi/

Prishtina e Re me mision mbijetesën, zyrtarizon katër transferime



Prishtina e Re e ka mbyllur në vendin e fundit stinorin vjeshtor në Superligë, por nuk janë dorëzuar sa i përket mbijetesës.

Kryeqytetasit e rinj duan të mbijetojnë në Superligë dhe kanë bërë disa transferime të rëndësishme, ku tanimë kanë prezantuar katër prej tyre.

Sulmuesi Ibrahim Kargbo Jr është bashkuar me bardhekaltëritt pas një eksperience në Ukrainë te Dynamo Kiev, Slloveni te Celje e Bjellorusi te BATE Borisov.

Skuadrës që drejtohet nga Qëndrim Kida i janë bashkuar edhe mbrojtësi anësorë Leart Zekolli si dhe mbrojtësi me përvojë Arbër Prekazi.

E për krahun e majtë të mbrojtjes, përforcimi vjen nga Sllovenia me Dejan Trakovskin, i cili ka një karrierë të pasur në skuadrat si Maribor, Twente e Puskas Akademia. /Telegrafi/


Ballkani vazhdon me përforcime, prezanton mbrojtësin Arben Nikprelaj



Ballkani ka vazhduar me përforcime në stinorin pranveror.

Suharekasit sapo kanë prezantuar mbrojtësin e talentuar shqiptar nga Mali i Zi, Arben Nikprelaj.

Qendërmbrojtësi shtatlartë i bashkohet suharekasve nga skuadra shqiptare në Mal të Zi, Deçiçi.

"FC Ballkani ka arritur marrëveshje me mbrojtësin Arben Nikprelaj, që transferohet në radhët tona nga Deçiçi i Tuzit".

"21-vjeçari, i gjatë 1.94 m, vjen për të forcuar repartin defensiv me siguri në ajër dhe forcë fizike.I urojmë mirëseardhje Arbenit dhe shumë suksese me fanellën portokalli", thuhet në njoftimin e Ballkanit. /Telegrafi/

Barcelona po mendon për sezonin e ardhshëm, në listë është ylli i Ajaxit



Barcelona po planifikon për sezonin e ardhshëm dhe ka nisur përgatitjet për të përforcuar skuadrën, ndërsa ende është aktive në të tre garat kryesore. Klubi katalanas synon të tejkalojë sukseset e sezonit të kaluar dhe po përpilon një listë objektivash për merkato.

NjĂ« vendim kyç qĂ« do tĂ« duhet tĂ« marrĂ« Barcelona Ă«shtĂ« mbajtja e Marcus Rashford. Klauzola e lirimit e sulmuesit britanik Ă«shtĂ« 30 milionĂ« euro, njĂ« shumĂ« qĂ« mund t’u lejojĂ« katalanasve ta mbajnĂ« lojtarin pĂ«rfundimisht. MegjithatĂ«, klubi nuk e ka ndaluar kĂ«rkimin e alternativave tĂ« tjera nĂ« sulm.

Një nga objektivat e rinj është Mika Godts, sulmuesi 20-vjeçar belg i Ajax Amsterdam, i cili po tregon paraqitje të shkëlqyera këtë sezon.

Godts ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 8 asiste, duke luajtur kryesisht në krahun e majtë, dhe Barcelona e ka vëzhguar nga afër në disa ndeshje të fundit.

Për momentin, interesimi i Blaugranës mbetet në fazën e vëzhgimit, por Godts tashmë është shtuar në listën e dëshirave të klubit si një opsion premtues për të forcuar sulmin sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

Ferizaj merr sulmuesin Ade Oguns huazim nga skuadra belge



Ferizaj ka vazhduar me përforcime, derisa së fundmi është përforcuar në repartin ofensivë.

'Ujqit' kanë marrë në huazim sulmuesin nigerian Ade Oguns nga skuadra belge KAS Eupen.

24-vjeçari nigerian pritet ta ndihmojë klubin e Nevil Dedes në repartin ofensivë, derisa ai ka një vit që është pjesë e Eupen.

Më parë lojtari ka luajtur në Venezuelë te Caracas FC si dhe në Maroku te skuadra Wydad AC. /Telegrafi/

Reali Madridi mund të rikthehet në garë për Konatën, por vetëm me një kusht



Reali Madridi po shqyrton mundësinë e përforcimeve në mbrojtjen qendrore për merkato verore, duke vënë në listë disa lojtarë me kontrata që skadojnë.

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Ibrahima Konate, mund të rikthehet sërish si një objektiv për gjigantët e La Ligës, por vetëm nëse i ul kërkesat financiare që e kanë bërë transferimin e mundshëm të komplikuar më parë.

Sipas ESPN, Konate ishte një nga objektivat e mundshëm që nga fillimi, por pretendimet e tij të larta e bënë Realin të përjashtohej nga gara. Nëse mbrojtësi pranon të rinegociojë kushtet, interesimi i Madridit mund të rinovohet.

telegrafi.com

Liverpooli, nga ana tjetër, po përpiqet të sigurojë një zgjatje të kontratës së mbrojtësit, i cili skadon brenda gjashtë muajve.

Konate tashmë mund të negociojë një marrëveshje para-kontrate me një klub të huaj, por ende nuk ka arritur akordin me ndonjë prej pretendentëve të mundshëm.

Situata e mbrojtësit francez pritet të jetë një nga temat më të ndjekura të merkatos së verës, ndërsa interesat e klubeve europiane vazhdojnë të rriten. /Telegrafi/

Fenerbahce zbulon prapaskenat e transferimit të Kantes, ndihma e Erdoganit ishte vendimtare



Fenerbahçe ka pĂ«rfunduar me sukses transferimin e N’Golo Kante nga Al-Ittihad, pas njĂ« sagĂ« qĂ« u zgjat deri vonĂ« mbrĂ«mĂ«.

Klubi turk lëshoi sot një deklaratë duke falënderuar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, për mbështetjen në realizimin e kësaj marrëveshjeje.

Transferimi i Kantes fillimisht ishte bllokuar për shkak të një gabimi nga Al-Ittihad në sistemin TMS të FIFA-s (Transfer Matching System). FIFA e ndaloi përkohësisht lëvizjen, derisa klubi arab dërgoi një formular të plotësuar saktë, duke lejuar që transferimi të miratohej menjëherë.

Presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran, në emër të klubit, theksoi rëndësinë e mbështetjes së Erdogan në përfundimin e suksesshëm të transferimit:

“Klubi ynĂ« ka pĂ«rfunduar me sukses transferimin e njĂ«rit prej lojtarĂ«ve mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« futbollin botĂ«ror, N’Golo Kante. FalĂ«nderoj Presidentin e RepublikĂ«s sĂ« TurqisĂ«, z. Recep Tayyip Erdogan, pĂ«r mbĂ«shtetjen e dhĂ«nĂ« gjatĂ« kĂ«tij procesi, i cili do tĂ« kontribuojĂ« nĂ« zhvillimin e Fenerbahçes dhe futbollit turk".

TeßekkĂŒrlerimizle

🔗 https://t.co/D1mzOcgdu5 pic.twitter.com/8NQUtZXq4E
— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) February 4, 2026


Në deklaratë u theksua gjithashtu roli i tifozëve: besimi dhe mbështetja e tyre gjatë gjithë procesit kanë shërbyer si motivim dhe burim fuqie për klubin. Fenerbahçe përfundoi deklaratën me një mesazh për sezonin e ri.

“Tani Ă«shtĂ« koha pĂ«r ta transferuar kĂ«tĂ« forcĂ« nĂ« fushĂ« dhe pĂ«r tĂ« qenĂ« me ekipin tonĂ«. Do tĂ« besojmĂ« sĂ« bashku, do tĂ« luftojmĂ« sĂ« bashku dhe do tĂ« fitojmĂ« sĂ« bashku", thuhet nĂ« deklaratĂ«n e klubit turk.

Kante pritet të jetë një përforcim kyç për mesfushën e Fenerbahçes dhe për ambiciet e klubit turk këtë sezon./Telegrafi/

Reali i ka në listë dy yjet e PSG-së, njëri nga ta do të transferohet



Real Madridi ka nisur lëvizjet për përforcimin e mesfushës dhe po shqyrton mundësinë e transferimit të Vitinha-s ose Fabian Ruiz nga Paris Saint-Germain.

Lajmi bëhet i ditur nga ESPN, mediumi i cili raporton se drejtuesit e klubit madrilen kanë zhvilluar diskutime të brendshme për njërin prej dy mesfushorëve.

Sipas ESPN, Vitinha shihet si opsioni ideal pĂ«r “Los Blancos”, megjithatĂ« nĂ« Madrid janĂ« tĂ« vetĂ«dijshĂ«m pĂ«r vĂ«shtirĂ«sinĂ« e madhe qĂ« paraqet negocimi me PSG-nĂ«.

“Vitinha do tĂ« ishte transferimi i Ă«ndrrave, por Real Madridi e di saktĂ«sisht sa e vĂ«shtirĂ« Ă«shtĂ« tĂ« largosh njĂ« lojtar nga PSG”, raporton ESPN.

Klubi madrilen beson se reparti i mesfushës ka nevojë për më shumë kreativitet dhe përvojë, veçanërisht në fazën e ndërtimit të lojës, ndaj po analizon alternativa të nivelit të lartë në treg.

Paralelisht me këto plane, Real Madridi po mendon edhe për rikthimin e Nico Paz. Mesfushori argjentinas po kalon një sezon shumë pozitiv si i huazuar te Como në Serie A dhe shihet si një opsion premtues për të ardhmen e skuadrës. /Telegrafi/

Ter Stegen i pafat, detyrohet të operohet



Girona ka konfirmuar zyrtarisht se portieri Marc-Andre ter Stegen do t’i nĂ«nshtrohet njĂ« ndĂ«rhyrjeje kirurgjikale kĂ«tĂ« tĂ« premte, pas dĂ«mtimit nĂ« kofshĂ«n e pasme tĂ« kĂ«mbĂ«s sĂ« majtĂ«.

Klubi njoftoi se shkalla e saktë e dëmtimit dhe periudha e rikuperimit do të përcaktohen vetëm pas procedurës, duke i dhënë fund pasigurisë së ditëve të fundit rreth gjendjes së tij fizike.

Vendimi për operacion u mor pas ekzaminimeve shtesë të kryera gjatë kësaj jave, të cilat treguan se dëmtimi është më serioz sesa ishte vlerësuar fillimisht pas ndeshjes ndaj Oviedos.

Ter Stegen kishte luajtur vetëm dy ndeshje zyrtare me fanellën e Gironës dhe nuk kishte shfaqur shenja të dukshme dhimbjeje gjatë ndeshjes, çka vonoi diagnostikimin e plotë të problemit.

Tashmë, fokusi është zhvendosur te një proces rikuperimi që pritet të jetë i gjatë dhe që ndikon drejtpërdrejt si në planet e klubit katalanas ashtu edhe në objektivat personale të portierit gjerman.

Portieri gjerman ishte transferuar në Montilivi me synimin për të rifituar vazhdimësinë dhe rolin e një lojtari kyç, por kjo dëmtim e ka ndërprerë papritur procesin e përshtatjes.

Nga Girona po tregohet kujdes maksimal dhe nuk pritet të vendoset ndonjë afat konkret për rikthimin në fushë deri pas përfundimit të operacionit. Vetëm atëherë do të ketë një panoramë më të qartë për situatën e portierit, i cili edhe një herë është përballur me një goditje të pafat në një moment delikat të karrierës së tij. /Telegrafi/

Insigne tregon prapaskenat, donte t'i bashkohet gjigantit italian: Do të luaja falas



Lorenzo Insigne është rikthyer zyrtarisht te Pescara, klubi që e lansoi në futbollin e nivelit të lartë.

Para debutimit të tij të dytë me fanellën e skuadrës nga Abruzzo, ish-kapiteni i Napolit u prezantua në një konferencë për shtyp, ku foli për rikthimin, të kaluarën dhe të ardhmen e tij.

Katërmbëdhjetë vjet pas sezonit historik që përfundoi me ngjitjen e Pescarës në Serie A, nën drejtimin e Zdenek Zemanit dhe me emra si Ciro Immobile e Marco Verratti në skuadër, Insigne është sërish pjesë e klubit adriatik. Ndërkohë, shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ajo kohë, si për lojtarin ashtu edhe për klubin.

Pas largimit nga Napoli si lojtar i lirë dhe një eksperience jo të suksesshme në Kanada, Insigne pranoi se ka pasur kontakte për një rikthim te klubi napolitan, por marrëveshja nuk u konkretizua.

“Kisha oferta tĂ« tjera, por i premtova presidentit se nĂ« Serie B do tĂ« luaja vetĂ«m pĂ«r Pescaran. Me Napolin pati kontakt dhe u shpreha i gatshĂ«m tĂ« luaja edhe falas, por nĂ« fund nuk ndodhi asgjĂ«", deklaroi Insigne.

Aktualisht, Pescara po lufton për mbijetesë në Serie B dhe Insigne beson se skuadra ka mundësi të shmangë rënien nga kategoria.

“Ndihem mirĂ« fizikisht, po stĂ«rvitem me ekipin dhe kam njĂ« program tĂ« personalizuar. Besoj nĂ« mbijetesĂ« dhe shpresoj t’u dhurojmĂ« tifozĂ«ve njĂ« fund sezoni pozitiv,” shtoi ai.

Gjatë konferencës, Insigne ndau edhe një moment emocional, duke zbuluar se ka biseduar së fundmi me Zdenek Zemanin, ish-trajnerin e tij, i cili u largua nga stoli i Pescarës për shkak të problemeve shëndetësore.

“Fola me Zemanin, ishte i lumtur pĂ«r rikthimin tim dhe mĂ« tha ‘mĂ« bĂ«j tĂ« kĂ«naqem’. PĂ«r mua, ai ka qenĂ« si njĂ« baba i dytĂ«,” pĂ«rfundoi Insigne. /Telegrafi/

Barcelona kandidon për ta pritur finalen e Ligës së Kampionëve në Camp Nou



Barcelona ka paraqitur zyrtarisht kandidaturën e saj për të pritur finalen e Ligës së Kampionëve 2029, duke propozuar stadiumin Spotify Camp Nou si arenën pritëse të ndeshjes më të rëndësishme të futbollit evropian për klube.

Klubi katalanas u rikthye në Camp Nou vitin e kaluar, edhe pse stadiumi është ende pjesërisht në proces rinovimi. Punimet për modernizimin e plotë të objektit pritet të përfundojnë deri në fund të vitit 2027, çka do ta bënte stadiumin plotësisht funksional për organizimin e eventeve madhore ndërkombëtare.

Përveç finales së Ligës së Kampionëve, Camp Nou është përmendur edhe si një nga stadiumet e mundshme për Kupën e Botës 2030, e cila do të organizohet bashkërisht nga Spanja, Portugalia dhe Maroku.

telegrafi.com

Në deklaratën zyrtare të klubit thuhet se:

“FC Barcelona shpreh zyrtarisht gatishmĂ«rinĂ« e saj pĂ«r tĂ« marrĂ« pjesĂ«, sĂ« bashku me KĂ«shillin e Qytetit tĂ« BarcelonĂ«s dhe QeverinĂ« e KatalonjĂ«s, nĂ« procesin fillestar tĂ« kandidimit pĂ«r organizimin e Finales sĂ« LigĂ«s sĂ« KampionĂ«ve 2029, duke propozuar qytetin e BarcelonĂ«s dhe stadiumin Spotify Camp Nou, nĂ« varĂ«si tĂ« homologimit dhe miratimit nga UEFA, me mbĂ«shtetjen e FederatĂ«s MbretĂ«rore Spanjolle tĂ« Futbollit (RFEF).”

Klubi thekson se kjo fazĂ« pĂ«rfaqĂ«son njĂ« proces paraprak analize dhe vlerĂ«simi, ku tashmĂ« Ă«shtĂ« dorĂ«zuar dokumentacioni fillestar pĂ«r t’i mundĂ«suar UEFA-s tĂ« shqyrtojĂ« pĂ«rshtatshmĂ«rinĂ« e kandidaturĂ«s, nĂ« pĂ«rputhje me protokollet e saj.

Sipas Barcelonës, formalizimi i kandidaturës përfundimtare dhe dorëzimi i dosjes së plotë me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm është planifikuar për fillimin e qershorit 2026. /Telegrafi/

Manaj edhe zyrtarisht pjesë e Sivassporit, synon ta rikthejë në elitën turke klubin e tij



Rey Manaj është rikthyer zyrtarisht te Sivasspori pas një aventure gjashtë mujore te skuadra nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Sharjah FC.

Sulmuesi shqiptar u prit disa ditë më parë në mënyrë spektakolare nga tifozët e klubit turk.

E sot ka ardhur edhe zyrtarizimi i tij si lojtar i ri i Sivasspor, derisa ai ka nënshkruar kontratë 3,5 vjeçare dhe do ta bartë fanellën me numër 9.



Manaj te Sivasspori ka luajtur më parë, teksa ka lënë gjurmë duke shënuar 34 gola dhe duke asistuar në shtatë në tjerë në 63 ndeshje zyrtare.

28-vjeçari ka për qëllim ta rikthejë Sivassporin në Superligën e Turqisë, pasi aktualisht kjo skuadër është në pozitën e 14-të në Ligën e Parë, por që ende ka gjasa për një vend në Play-Off. /Telegrafi/

Zbulohen prapaskenat: Icardi i kishte thënë 'po' Juventusit, por transferimi dështoi në fund



Juventusi nuk arriti të sigurojë një qendërsulmues të ri për trajnerin Luciano Spalletti.

Edhe në orët e fundit të afatit kalimtar dimërorë, përpjekjet për të marrë Kolo Muani (Tottenham nuk gjeti zëvendësues), Joshua Zirkzee (Manchester United nuk e liroi), Jean-Philippe Mateta (probleme fizike) dhe veçanërisht Mauro Icardi nuk dhanë rezultat.

Sipas “Tuttosport”, argjentinasi kishte shfaqur dĂ«shirĂ« tĂ« madhe pĂ«r t’u rikthyer nĂ« Serie A dhe pĂ«r t’u veshur me fanellĂ«n bardhezi. Icardi i kishte dĂ«rguar Juventusit njĂ« mesazh tĂ« qartĂ«:

“NĂ«se mĂ« merrni, shĂ«noj 10 gola nĂ« 6 muaj dhe mĂ« konfirmoni edhe sezonin tjetĂ«r”, i ka thĂ«nĂ« Icardi drejtuesve tĂ« Juventusit.

telegrafi.com

Fjala e tij tregonte gatishmërinë për të dhënë gjithçka, pavarësisht së kaluarës si kapiten i Interit dhe disa mospajtimeve me Spallettin.

Megjithatë, transferimi u bllokua nga Galatasaray, që kërkoi 15 milionë euro për 33-vjeçarin, i cili pas gjashtë muajsh do të dilte si lojtar i lirë.

Presidenti i klubit turk, Dursun Ozbek, ngriti çmimin nga frika se Icardi mund të shënonte kundër Galatasaray në play-off-in e Ligës së Kampionëve UEFA ndaj Juventusit, duke sjellë refuzimin përfundimtar të klubit italian.

Juventusi në fund mori vetëm sulmuesin anësorë Jeremie Boga dhe mbeti pa një qendërsulmues, përkundër që Spalletti kërkonte me ngulm. /Telegrafi/

Messi në bisedime me gjigantin turk, por ka një kusht sa i përket ndeshjeve jashtë shtëpisë



Lionel Messi po lidhet me një transferim befasues te Galatasaray, sipas raportimeve nga Turqia.

Ylli argjentinas, fitues i shumëfishtë i Topit të Artë, aktualisht po shijon një pushim pas sezonit të MLS, ku udhëhoqi Inter Miami drejt fitores së tyre të parë në Kupën MLS në vitin 2025.

PĂ«rballĂ« mundĂ«sisĂ« pĂ«r t’u transferuar te gjiganti turk, presidenti i Galatasarayt, Dursun Ozbek, Ă«shtĂ« shprehur optimist. NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r beIN Sports dy muaj mĂ« parĂ« ai tha se Galatasaray ka mundĂ«si pĂ«r ta transferuar Messin.

“Nuk mund tĂ« jetosh pa Ă«ndĂ«rruar. A do ta shohim Messin tĂ« veshĂ« fanellĂ«n e Galatasarayt njĂ« ditĂ«? Situata jonĂ« financiare na lejon tĂ« pyesim pĂ«r Messin pa problem. Kemi rritur nivelin e suksesit tonĂ« dhe kemi konsoliduar stabilitetin financiar”, deklaroi Ozbek.

Sipas gazetarit turk Levent Tuzemen, Galatasaray ka hapur tashmë bisedimet me Messin dhe përfaqësuesit e tij për një transferim potencial para mbylljes së afatit kalimtar dimëror, huazim katër mujor deri sa të filloj MLS.

Megjithatë, Messi thuhet se ka vendosur një kusht të veçantë: Nëse nënshkruan me klubin, ai kërkon të luajë vetëm në ndeshjet e Galatasarayt në shtëpi, duke shmangur udhëtimet për ndeshjet jashtë fushe në Superligën Turke.

Kandidati për president i Barcelonës zbulon planin strategjik për rikthimin e Messit telegrafi.com

Galatasaray ka aktualisht gjashtë ndeshje të mbetura në shtëpi në ligë, një ndeshje në shtëpi në fazën e grupeve të Kupës së Turqisë dhe një ndeshje në shtëpi në Ligën e Kampionëve UEFA kundër Juventusit.

Ende nuk është e qartë nëse Messi do të jetë i gatshëm të luajë jashtë fushe në ndeshjen ndaj skuadrës italiane në Ligën e Kampionëve nëse transferimi realizohet.

Afati kalimtar i transferimeve në Turqi mbetet i hapur deri më 6 shkurt, që do të thotë se Galatasaray ka ende mundësi të finalizojë marrëveshjen.

Aktualisht, kampioni në fuqi kryeson tabelën me 49 pikë, tre më shumë se rivalët e Fenerbahçes, dhe kërkon të fitojë titullin e 26-të të ligës në historinë e klubit. /Telegrafi/

Ylli i Real Madridit u përshëndet me të gjithë, por klubi anuloi ofertën në momentet e fundit



Mbrojtësi i majtë i Real Madridit, Fran Garcia, ishte shumë pranë largimit nga klubi gjatë këtij afati kalimtar, por transferimi i tij përfundoi papritur pa sukses.

Sipas raportimeve nga Marca, Garcia u kishte thĂ«nĂ« lamtumirĂ« tĂ« premten bashkĂ«lojtarĂ«ve dhe stafit teknik tĂ« “Los Blancos”, duke qenĂ« i bindur se do tĂ« transferohej nĂ« formĂ« huazimi te Bournemouth, skuadĂ«r qĂ« garon nĂ« LigĂ«n Premier.

Megjithatë, për habinë e mbrojtësit spanjoll, drejtuesit e Real Madridit vendosën ta refuzojnë ofertën e klubit anglez në momentet e fundit, duke bërë që marrëveshja të dështonte.

Vendimi i klubit madrilen e ka zhgĂ«njyer Garcian, i cili thuhet se ka kĂ«rkuar leje pĂ«r t’u stĂ«rvitur i vetĂ«m ditĂ«n e shtunĂ«, si shenjĂ« pakĂ«naqĂ«sie ndaj situatĂ«s sĂ« krijuar.

Fran Garcia e shihte huazimin te Bournemouth si një mundësi ideale për të ringjallur karrierën e tij, pasi këtë sezon ka hasur vështirësi në sigurimin e minutave të rregullta, kryesisht për shkak të konkurrencës së fortë nga Alvaro Carreras./Telegrafi/

Infantino mbron vendimin e FIFA-s pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« Çmimin e Paqes Donald Trumpit



Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka mbrojtur vendimin e institucionit mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« futbollit botĂ«ror pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« Çmimin e Paqes tĂ« FIFA-s ish-presidentit amerikan Donald Trump, duke theksuar rolin e tij nĂ« ndĂ«rmjetĂ«simin e disa konflikteve ndĂ«rkombĂ«tare.

Në një intervistë për Sky News, Infantino deklaroi se Trump ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në përpjekjet për paqe.

“Ai luajti njĂ« rol tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« zgjidhjen e konflikteve dhe shpĂ«toi mijĂ«ra jetĂ«â€, u shpreh presidenti i FIFA-s.

Donald Trump ishte fituesi i parĂ« i kĂ«tij çmimi dhe e pĂ«rshkroi vlerĂ«simin si “njĂ« nga çmimet mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« jetĂ«s sime”.

Sipas FIFA-s, arsyeja kryesore për këtë vendim lidhet me rolin e Trump në një marrëveshje paqeje ndërmjet Republikës Demokratike të Kongos dhe Ruandës, si dhe në arritjen e një armëpushimi mes Izraelit dhe Palestinës.

Vendimi i FIFA-s ka nxitur reagime të shumta, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, ku disa zëra kanë hedhur idenë e bojkotimit të Kupës së Botës nga disa vende. Megjithatë, Infantino e ka kundërshtuar me vendosmëri një skenar të tillë.

“Mendoj se nĂ« botĂ«n tonĂ« tĂ« pĂ«rçarĂ« dhe agresive, kemi nevojĂ« pĂ«r momente ku njerĂ«zit mund tĂ« bashkohen dhe tĂ« ndajnĂ« pasionin e tyre pĂ«r futbollin”, theksoi ai.

Infantino shtoi gjithashtu se edhe politikania venezueliane Maria Corina Machado, e cila ka fituar Çmimin Nobel pĂ«r Paqen, e mbĂ«shtet vendimin e FIFA-s pĂ«r dhĂ«nien e kĂ«tij çmimi Donald Trumpit. /Telegrafi/

❌