❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Koçiu: Kthimi i pasurive të konfiskuara në shërbim të viktimave të dhunës e trafikimit

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ Kthimi i pasurive tĂ« konfiskuara nga krimi nĂ« mundĂ«si reale pĂ«r njĂ« tĂ« ardhme mĂ« tĂ« sigurt pĂ«r viktimat e dhunĂ«s dhe trafikimit mbetet njĂ« nga prioritetet kryesore tĂ« institucioneve shqiptare.

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, së bashku me ekipin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, vizitoi një nga shembujt më domethënës të kësaj nisme: një objekt i përfituar nga veprimtari kriminale, i cili sot funksionon si strehë e sigurt për viktimat e dhunës dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

Ky model dëshmon se pasuritë e përfituara në mënyrë të paligjshme mund të rikthehen në shërbim të shoqërisë, duke u shndërruar në mbështetje konkrete për kategoritë më të ndjeshme.

Deri në vitin 2025 janë realizuar mbi 15 projekte të ngjashme, janë mbështetur më shumë se 20 institucione dhe janë ndihmuar drejtpërdrejt rreth 300 viktima të dhunës dhe trafikimit, përmes shërbimeve të mbrojtjes, rehabilitimit dhe riintegrimit.

GjatĂ« vizitĂ«s, ministrja Koçiu u shpreh se kĂ«to pasuri pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« njĂ« mundĂ«si reale pĂ«r t’u kthyer nĂ« shĂ«rbime sociale dhe publike nĂ« dobi tĂ« komunitetit.

Ajo theksoi se objekti i vizituar, njĂ« vilĂ« dykatĂ«she, i krijon mundĂ«si shoqatĂ«s “TĂ« NdryshĂ«m, tĂ« BarabartĂ«â€ tĂ« ofrojĂ« shĂ«rbime pĂ«r gra dhe fĂ«mijĂ« viktima tĂ« dhunĂ«s nĂ« familje apo trafikimit.

Ministrja nënvizoi se institucionet do të vijojnë punën për të rikthyer çdo pasuri të përfituar në mënyrë të paligjshme në shërbim të komunitetit, duke ndjekur të gjitha procedurat ligjore.

Ajo shprehu dëshirën që ky projekt të shërbejë si një model i suksesshëm, i cili do të replikohet edhe në asete të tjera të konfiskuara në të ardhmen.

Gjithashtu, Koçiu vlerësoi rolin e rëndësishëm të shoqatave që ofrojnë shërbime sociale, duke theksuar se mbështetja ndaj tyre është e domosdoshme, gjë që dëshmohet edhe nga numri i lartë i përfituesve. Sipas saj, edhe vendndodhja e këtyre qendrave është thelbësore, pasi shërbimet duhet të ofrohen në ambiente të sigurta, diskrete dhe të mbrojtura, për të garantuar mirëqenien dhe privatësinë e përfituesve.

/gj.m/r.e/

The post Koçiu: Kthimi i pasurive të konfiskuara në shërbim të viktimave të dhunës e trafikimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJKKO dërgon në gjyq mjekun Edvin Prifti për dy akuza

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Gjykata e Posaçme e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka vendosur dĂ«rgimin nĂ« gjyq tĂ« çështjes penale ndaj mjekut Edvi Prifti, i akuzuar pĂ«r disa vepra penale, pĂ«rfshirĂ« korrupsionin pasiv, vjedhjen duke shpĂ«rdoruar detyrĂ«n dhe pastrimin e produkteve tĂ« veprĂ«s penale.

Në njoftimin zyrtar për mediat, bëhet e ditur se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), më 9 shkurt 2024, ka paraqitur kërkesën për dërgimin në gjyq të procedimit në ngarkim të Priftit.

Në seancën paraprake të zhvilluar sot, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Elsa Ulliri, pas shqyrtimit të pretendimeve të palëve, vendosi pranimin e kërkesës së SPAK dhe dërgimin e çështjes për gjykim.

Sipas vendimit tĂ« GJKKO-sĂ«, Edvin Prifti do tĂ« gjykohet pĂ«r veprat penale: “Vjedhja e kryer duke shpĂ«rdoruar detyrĂ«n”, “Fshehja e tĂ« ardhurave”, “Korrupsioni pasiv i personave qĂ« ushtrojnĂ« funksione publike”, nĂ« 7 episode, “Pastrimi i produkteve tĂ« veprĂ«s penale ose veprimtarisĂ« kriminale”.

Gjykata urdhëroi gjithashtu formimin e fashikullit të gjykimit, i cili do të përmbajë të gjitha aktet dhe provat e administruara gjatë hetimit, duke përjashtuar deklarimet dhe aktet e marra në seancën paraprake.

Çështja do tĂ« shqyrtohet nga njĂ« tjetĂ«r trup gjykues i pĂ«rbĂ«rĂ« nga tre gjyqtarĂ«.

/gj.m/a.f/

The post GJKKO dërgon në gjyq mjekun Edvin Prifti për dy akuza appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Federata e Basketbollit vlerëson më të mirët e vitit 2025

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Federata Shqiptare e Basketbollit zhvilloi mbrĂ«mjen e djeshme eventin pĂ«rmbyllĂ«s tĂ« vitit 2025, njĂ« aktivitet i rĂ«ndĂ«sishĂ«m ku u pasqyruan tĂ« gjitha nismat, projektet dhe aktivitetet e realizuara gjatĂ« kĂ«tij viti nĂ« shĂ«rbim tĂ« zhvillimit tĂ« basketbollit nĂ« vend.

Eventi shërbeu si një moment reflektimi dhe bilanci mbi punën e bërë, arritjet sportive dhe organizative, si dhe ndikimin pozitiv që kanë pasur programet e zbatuara nga federata, veçanërisht në rritjen e cilësisë së garave dhe përfshirjen e të rinjve në basketboll.

Gjatë aktivitetit u prezantuan programet kryesore zhvillimore, kampionatet kombëtare, pjesëmarrjet në gara ndërkombëtare, projektet për të rinjtë dhe iniciativat me fokus social, duke vënë në pah kontributin e sportistëve, trajnerëve, arbitrave dhe të gjithë aktorëve të përfshirë në ekosistemin e basketbollit shqiptar.

Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje, Federata Shqiptare e Basketbollit ndau çmime për individë që janë dalluar për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e tyre të veçantë gjatë vitit 2025.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua çmimeve individuale MVP, ku u vlerësuan sportistët më të spikatur të sezonit në të gjitha kategoritë.

Fituesit e titujve MVP për sezonin 2025 janë:
Antea Filopati – MVP U14 Vajza
Aurora Dhedhes – MVP U16 Vajza
Izabel Kaçorri – MVP U18 Vajza
Etien Xhixho – MVP U14 Djem
Gleid Mema – MVP U16 Djem
Noel Heba – MVP U18 Djem
Brikena Muçenji – MVP Femra
Vinsent Grazhdani – MVP Meshkuj

Me këtë event përmbyllës, Federata Shqiptare e Basketbollit konfirmoi angazhimin për të vijuar investimet dhe projektet zhvillimore edhe në vitin 2026, me synimin për të rritur nivelin konkurrues dhe për të zgjeruar më tej bazën e basketbollit shqiptar.

1 nga 4

/gj.m/a.f/

The post Federata e Basketbollit vlerëson më të mirët e vitit 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vora fiton 4-1 ndaj Bylisit, portieri Vachoux braktis fushën

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Vora ka marrĂ« njĂ« fitore bindĂ«se 4-1 ndaj Bylisit, nĂ« takimin e vlefshĂ«m pĂ«r javĂ«n e 18-tĂ« tĂ« KategorisĂ« Superiore.

Përballja u karakterizua nga një episod i diskutueshëm në fundin e pjesës së parë.

Në minutën e 42-të, kur vendasit kryesonin 2-0, portieri i Bylisit, Jeremy Vachoux, braktisi fushën e lojës pa asnjë kërkesë apo zëvendësim nga stafi teknik. Veprimi i tij u interpretua si një akt revolte, ndërsa arbitri e ndëshkoi me karton të verdhë.

Sa i përket kronikës së ndeshjes, Vora e nisi fuqishëm takimin, duke kaluar në avantazh që në minutën e 10-të me golin e Ruzgis. Epërsia u dyfishua në minutën e 24-t nga Geci, duke i dhënë siguri skuadrës vendase përpara pushimit.

Në pjesën e dytë, Bylisi reagoi dhe ngushtoi diferencën me golin e Mustapha në minutën e 54-t, duke rihapur përkohësisht ndeshjen. Megjithatë, në minutat e fundit, Vora vulosi fitoren me dopietën e Kasallës në minutat 77 dhe 81, duke mbyllur sfidën me rezultatin përfundimtar 4-1.

Falë këtij suksesi, Vora ngjitet në kuotën e 19 pikëve dhe pozicionohet në vendin e shtatë të renditjes. Nga ana tjetër, Bylisi zbret në vendin e tetë me 18 pikë të grumbulluara pas 18 javësh kampionat.

/gj.m/a.f/

 

The post Vora fiton 4-1 ndaj Bylisit, portieri Vachoux braktis fushën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia Rrugore në Elbasan shton masat për menaxhimin e fluksit rrugor

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Policia Rrugore e DrejtorisĂ« Vendore tĂ« PolicisĂ« Elbasan ka intensifikuar masat dhe ndodhet nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« plotĂ« pĂ«r menaxhimin e qarkullimit rrugor, pĂ«r shkak tĂ« fluksit tĂ« shtuar tĂ« automjeteve nĂ« akset kryesore qĂ« lidhin TiranĂ«n me Korçën dhe VlorĂ«n, si edhe nĂ« drejtim tĂ« kundĂ«rt.

Si pasojë e këtij fluksi, parashikohet trafik i rënduar dhe qarkullim i ngadalësuar në disa segmente rrugore.

Patrulla shtesë janë vendosur në pikat me ngarkesë të lartë trafiku, me qëllim parandalimin e bllokimeve dhe garantimin e një qarkullimi sa më të rrjedhshëm dhe të sigurt për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë drejt Vlorës dhe Gjirokastrës që, kur është e mundur, të përdorin rrugë alternative, për të shmangur vonesat dhe ngarkesën e lartë të trafikut.

Njëkohësisht, drejtuesit e mjeteve ftohen të tregojnë durim, të respektojnë distancën e sigurisë, të qëndrojnë në radhë dhe të shmangin parakalimet e gabuara, të cilat mund të rrezikojnë sigurinë dhe të shkaktojnë bllokime apo aksidente.

Masat parandaluese kundër aksidenteve rrugore janë forcuar përmes monitorimit të akseve me automjete inteligjente, radarë automatikë dhe patrulla të lëvizshme, me synim rritjen e nivelit të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore u bën thirrje qytetarëve të zbatojnë rregullat e qarkullimit dhe udhëzimet e Policisë, si dhe të denoncojnë çdo shkelje në numrin pa pagesë 112.

/gj.m/a.f/

The post Policia Rrugore në Elbasan shton masat për menaxhimin e fluksit rrugor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Rama nuk heq imunitet, do vazhdojmë me protestat

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se kryeministri Edi Rama ka dalĂ« hapur kundĂ«r heqjes sĂ« imuniteteve dhe arrestimit tĂ« personave tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« krim tĂ« organizuar, duke e cilĂ«suar kĂ«tĂ« si njĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« bllokuar zbatimin e ligjit dhe vendimeve tĂ« institucioneve tĂ« drejtĂ«sisĂ«.

Në deklaratën e tij, Berisha u shpreh se, sipas tij, qeveria po pengon veprimet e prokurorisë dhe gjykatave, ndërsa theksoi se përgjegjësia kryesore, sipas opozitës, qëndron tek kryeministri.

Ai shtoi se zgjidhja e vetme për situatën aktuale është reagimi qytetar përmes një proteste të qëndrueshme dhe paqësore.

Berisha theksoi se sheshi dhe bulevardi, duhet t’u pĂ«rkasin qytetarĂ«ve dhe se protestat, sipas tij, nuk duhet tĂ« jenĂ« tĂ« pĂ«rkohshme, por tĂ« vazhdojnĂ« deri nĂ« arritjen e qĂ«llimit politik tĂ« opozitĂ«s, qĂ« Ă«shtĂ« largimi i kryeministrit nga pushteti.

“Pra, sot pĂ«r largimin e tij nuk kĂ«rkohet asgjĂ« tjetĂ«r pĂ«rveç guximit, vendosmĂ«risĂ« dhe vullnetit tĂ« qytetarĂ«ve shqiptarĂ« nĂ« njĂ« protestĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme gjer nĂ« largimin e tij”, tha Berisha.

“Prova u bĂ«, revolta u dĂ«shmua. Por kjo duhet tĂ« jetĂ« e qĂ«ndrueshme. Bulevardi duhet tĂ« jetĂ« i qytetarĂ«ve. Sheshi duhet tĂ« jetĂ« i qytetarĂ«ve. Jo njĂ« ditĂ«, dy apo tre, por aq kohĂ« sa duhet pĂ«r ta larguar”, theksoi kreu i PD.

“Ndaj dhe ne do punojmĂ« fort, opozita do punojĂ« fort pĂ«r tĂ« bindur qytetarĂ« tĂ« gatshĂ«m pĂ«r sakrifica nĂ« njĂ« revoltĂ« paqĂ«sore”, shtoi Berisha.

Në vijim, kreu i PD-së u ndal edhe te ajo që e cilësoi si dosja e AKSHI-t, duke deklaruar se kjo agjenci, sipas tij, është përfshirë në praktika të dyshimta financiare.

Berisha kërkoi hetim të plotë institucional dhe transparencë mbi procedurat dhe përfitimet financiare të disa subjekteve private.

Berisha kritikoi gjithashtu mediat për mungesë vëmendjeje ndaj këtyre çështjeve dhe u bëri thirrje institucioneve të drejtësisë që të veprojnë pa ndikime politike, ndërsa opozita, sipas tij, do të vijojë përpjekjet për mobilizimin e qytetarëve në një reagim të gjerë dhe paqësor.

/gj.m/a.f/

The post Berisha: Rama nuk heq imunitet, do vazhdojmë me protestat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbrojtja e fëmijëve dhe e familjes, në fokus të diskutimeve për Kodin e ri Penal

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ NĂ« ambientet e MinistrisĂ« sĂ« DrejtĂ«sisĂ« u zhvillua tryeza e 24 konsultative pĂ«r draftin e Kodit tĂ« ri Penal, me pjesĂ«marrjen e ministrit tĂ« DrejtĂ«sisĂ«, Besfort Lamallari, dhe zv/ministres sĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe Mbrojtjes Sociale, Eugena Tomini.

Fokus i diskutimeve ishte mbrojtja e fëmijëve, familjes dhe martesës, si elemente thelbësore për një shoqëri që aspiron të jetë pjesë e Bashkimit Europian.

Në këtë kontekst, u theksua se familja duhet të jetë një hapësirë sigurie dhe mbrojtjeje, dhe se dhuna ose shkelja e të drejtave të fëmijëve nuk mund të tolerohet.

Pjesëmarrësit e tryezës diskutuan mënyrat për të reflektuar këto parime në dispozitat e reja të Kodit Penal, duke mbledhur përvojat dhe praktikat më të mira në një proces gjithëpërfshirës dhe transparent, që synon harmonizimin me standardet europiane të të drejtave të njeriut.

Për draftin e Kodit të ri Penal janë parashikuar që të zhvillohen rreth 25 tryeza konsultimi publik.

Drafti i parë i Kodit të ri Penal u paraqit më 25 korrik, pas një pune disavjeçare nga një grup ekspertësh i udhëhequr nga drejtori i Shkollës së Magjistraturës, prof. Arben Rakipi.

Drafti u hodh për konsultim nga Ministria e Drejtësisë me aktorët e sistemit të drejtësisë, partnerët ndërkombëtarë, universitetet, shoqërinë civile, mediet dhe qeverinë si pjesë e angazhimeve të anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe një domosdoshmëri për forcimin e Shtetit të së Drejtës.

Tryeza për Kodin e ri Penal
1 nga 6

/gj.m/a.f/

The post Mbrojtja e fëmijëve dhe e familjes, në fokus të diskutimeve për Kodin e ri Penal appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Krishtlindjen e ardhshme ta festojmë në liri dhe dinjitet

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot njĂ« konferencĂ« pĂ«r mediat, ku pĂ«rcolli njĂ« mesazh urimi me rastin e Krishtlindjeve.

Berisha uroi besimtarët shqiptarë që kremtojnë lindjen e Jezu Krishtit, duke e përshkruar atë si figurë që, me mësimet dhe udhëzimet e tij, ka kontribuar në vlerat e qytetërimit perëndimor dhe të mbarë njerëzimit.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohje për klerin e besimit të krishterë, duke vlerësuar rolin e tyre në ruajtjen dhe promovimin e vlerave shpirtërore dhe morale.

Në përfundim, Berisha u shpreh se shpreson që Krishtlindjet e ardhshme të festohen në liri, dinjitet, shpresë dhe besim tek e ardhmja, duke theksuar rëndësinë e një atmosfere paqësore dhe harmonike për të gjithë qytetarët.

/gj.m/a.f/

The post Berisha: Krishtlindjen e ardhshme ta festojmë në liri dhe dinjitet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kontrolle kundër shitjes së lëndëve piroteknike në Shkodër, sekuestrohen 44 kuti

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Policia e ShkodrĂ«s vijon kontrollet intensive nĂ« zbatim tĂ« planit tĂ« masave pĂ«r parandalimin dhe ndalimin e tregtimit tĂ« kundĂ«rligjshĂ«m tĂ« lĂ«ndĂ«ve piroteknike, nĂ« kuadĂ«r tĂ« masave tĂ« shtuara pĂ«r sigurinĂ« nĂ« prag tĂ« festave tĂ« fundvitit.

Si rezultat i kĂ«tyre kontrolleve, shĂ«rbimet e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« ShkodĂ«r konstatuan njĂ« rast tĂ« shitjes sĂ« lĂ«ndĂ«ve piroteknike nga njĂ« subjekt i paautorizuar, nĂ« njĂ« dyqan tĂ« ndodhur nĂ« lagjen “Tre HeronjtĂ«â€.

Gjatë kontrollit në ambientet e dyqanit, në pronësi të shtetases S. P., u gjetën dhe u sekuestruan 44 kuti me lëndë piroteknike (kapsolla), të ndaluara për tregtim, të cilat u morën në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, ku nisi procedimi penal ndaj shtetases S. P.

Policia bën me dije se kontrollet për parandalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike do të vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë festave të fundvitit.

/gj.m/a.f/

The post Kontrolle kundër shitjes së lëndëve piroteknike në Shkodër, sekuestrohen 44 kuti appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali: Gjuha shqipe, të respektohet në ligj dhe në praktikë në Maqedoninë e Veriut

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Ministrja pĂ«r EvropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi sot njĂ« vizitĂ« nĂ« Institutin e TrashĂ«gimisĂ« ShpirtĂ«rore dhe Kulturore tĂ« ShqiptarĂ«ve nĂ« Shkup, duke e cilĂ«suar kĂ«tĂ« ndalesĂ« si njĂ« moment me peshĂ« tĂ« veçantĂ« nĂ« ruajtjen dhe forcimin e kujtesĂ«s sonĂ« kombĂ«tare.

Gjatë vizitës, Spiropali theksoi se Shkupi është një qytet ku historia shqiptare ka lënë gjurmë të thella dhe të qëndrueshme, duke përmendur figura të shquara të kombit si Shën Tereza, Pjetër Bogdani dhe Hasan Prishtina, të cilët përfaqësojnë themelet mbi të cilat është ndërtuar identiteti, dinjiteti dhe vizioni kombëtar i shqiptarëve.

Ajo vlerësoi rolin e Institutit si një pikë referimi, jo vetëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, por për gjithë hapësirën mbarëshqiptare, duke nënvizuar rëndësinë e studimeve shkencore mbi gjuhën shqipe, trashëgiminë kulturore dhe kujtesën historike, të cilat kontribuojnë drejtpërdrejt në forcimin e vetëdijes kolektive.

Në fjalën e saj, Spiropali theksoi gjithashtu se gjuha shqipe, si gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, duhet të mbrohet dhe të kultivohet vazhdimisht, si në aspektin ligjor ashtu edhe në praktikën e përditshme.

Ajo nënvizoi rëndësinë e transmetimit të saj brez pas brezi, me dashuri dhe përgjegjësi, si një pasuri e përbashkët e mozaikut multietnik të vendit.

Ministrja u shpreh se, gjuha shqipe na bashkon si zë historie dhe rrënjë identiteti dhe se në çdo shkronjë mban kujtesë, dritë dhe sakrificë që ende jeton.

/gj.m/a.f/

The post Spiropali: Gjuha shqipe, të respektohet në ligj dhe në praktikë në Maqedoninë e Veriut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në QSUNT

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Programi humanitar “Toys for Tots”, i realizuar nga Korpusi i Marinsave tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara, vijon tĂ« sjellĂ« magjinĂ« e festave pĂ«r fĂ«mijĂ«t nĂ« nevojĂ« edhe nĂ« ShqipĂ«ri.

KĂ«tĂ« vit, pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« Marinsave amerikanĂ«, nĂ« bashkĂ«punim me AmbasadĂ«n e SHBA-sĂ« nĂ« TiranĂ«, shpĂ«rndanĂ« lodra pĂ«r fĂ«mijĂ«t e shtruar nĂ« Departamentin e PediatrisĂ« nĂ« Spitalin Universitar “NĂ«nĂ« Tereza”.

Rreshteri i lartĂ« nĂ« TrupĂ«n e Marinsave, Manuel Coronado, pjesĂ« e Programit tĂ« SigurisĂ« nĂ« AmbasadĂ«, shpjegoi se “Toys for Tots” Ă«shtĂ« njĂ« nismĂ« me histori tĂ« gjatĂ«, e cila ka nisur nĂ« vitin 1947 nga njĂ« marins amerikan, me synimin pĂ«r tĂ« bashkuar komunitetet dhe pĂ«r t’u ofruar fĂ«mijĂ«ve mĂ« pak fatlumĂ« dhurata dhe shpresĂ« nĂ« periudha tĂ« vĂ«shtira ekonomike.

“Ne pĂ«rfaqĂ«sojmĂ« Korpusin e Marinsave dhe jemi krenarĂ« qĂ« pĂ«rmes kĂ«tij programi mund tĂ« sjellim buzĂ«qeshje dhe gĂ«zim pĂ«r fĂ«mijĂ«t”, u shpreh Coronado.

Ai theksoi se Marinsat amerikanë kanë shpërndarë lodra për fëmijët në Shqipëri që nga vitet 2000 dhe se kjo traditë do të vijojë edhe në të ardhmen, si pjesë e përkushtimit për të ndërtuar dhe forcuar marrëdhëniet me komunitetin vendas.

Nisma “Toys for Tots” mbetet njĂ« simbol i solidaritetit, bashkĂ«punimit dhe humanizmit, duke pĂ«rcjellĂ« mesazhin se edhe njĂ« lodĂ«r e vogĂ«l mund tĂ« sjellĂ« shpresĂ« dhe gĂ«zim tĂ« madh.

/gj.m//a.f/

The post Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në QSUNT appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Egnatia “kampione dimri”, Dinamo triumfon nĂ« derbin ndaj Partizanit

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Egnatia arriti njĂ« fitore tĂ« vuajtur, por jashtĂ«zakonisht tĂ« çmuar nĂ« transfertĂ«, duke mposhtur TeutĂ«n me rezultatin minimal 1-0 nĂ« stadiumin “Niko Dovana”.

Goli vendimtar u shënua nga Kastriot Selmani në pjesën e dytë, duke i dhënë rrogozhinasve tre pikë të arta dhe duke i konsoliduar ata të vetëm në krye të renditjes së Kategorisë Superiore.

Me kĂ«tĂ« sukses, Egnatia mbyll vitin 2025 si lidere absolute me 37 pikĂ« pas pĂ«rfundimit tĂ« fazĂ«s sĂ« dytĂ« tĂ« kampionatit, duke u shpallur edhe “kampione dimri”.

Sfida ishte e fortë dhe e luftuar. Teuta zhvilloi një pjesë të parë më të mirë, duke vënë disa herë në vështirësi mbrojtjen e Egnatias, por pa arritur të konkretizojë.

Në pjesën e dytë, durrsakët gjetën rrugën e rrjetës me Jurgens, por goli u anulua pas rishikimit nga VAR-i.

Reagimi i Egnatias ishte i menjëhershëm dhe Selmani përfitoi për të shënuar golin e vetëm të takimit. Në fund, të dyja skuadrat patën episode të tjera me VAR-in, por rezultati mbeti i pandryshuar.

Teuta ndalet pas gjashtë rezultateve pozitive radhazi dhe mbetet në kuotën e 25 pikëve.

NdĂ«rkohĂ«, Dinamo regjistroi njĂ« fitore tĂ« rĂ«ndĂ«sishme 3-1 ndaj Partizanit nĂ« derbin e javĂ«s sĂ« 18-tĂ«, tĂ« luajtur nĂ« “Arena e Demave”.

Partizani e mbylli pjesën e parë në avantazh, pas golit të Tomës në fund të fraksionit të parë, ndërsa më herët Kontreras kishte humbur një rast të pastër shënimi.

Në pjesën e dytë, Dinamo reagoi fuqishëm. Bregu barazoi shifrat me një goditje dënimi mjaft të bukur, ndërsa Guindo firmosi përmbysjen pas një asistimi të Berishës. Fitorja u vulos nga autogoli i Bytyçit, duke i dhënë skuadrës së drejtuar nga Ilir Daja tre pikë shumë të rëndësishme.

Me këtë sukses, Dinamo ngjitet në kuotën e 32 pikëve dhe barazon Elbasanin në vendin e dytë të renditjes, ndërsa Partizani mbetet në vendin e gjashtë me 23 pikë.

NdĂ«rkohĂ«, tĂ« mĂ«rkurĂ«n do tĂ« zhvillohen tre pĂ«rballjet e tjera. FK Vora – Bylis do tĂ« luhet nĂ« ora 13:30. Dy ndeshjet e tjera do tĂ« zhvillohen nĂ« ora 18:30. Sfida Vllaznia – Flamurtari do tĂ« zhvillohet nĂ« “Loro Boriçi” ndĂ«rsa Tirana do tĂ« luajĂ« nĂ« transfertĂ« kundĂ«r Elbasanit nĂ« “Elbasan Arena”.

Java 18

Teuta – Egnatia  0-1

Partizani – Dinamo City 1-3

FK Vora – Bylis, 24.12.2025, ora 13:30

AF Elbasani – Tirana, 24.12.2025, ora 16:30

Vllaznia – Flamurtari, 24.12.2025, ora 16:30

/gj.m/a.f/

The post Egnatia “kampione dimri”, Dinamo triumfon nĂ« derbin ndaj Partizanit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria merr nga SHBA sisteme raketore Javelin, dërgesa e dytë në 2026

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« pajisur zyrtarisht me sistemin raketor kundĂ«rtank “Javelin”, njĂ« nga sistemet mĂ« tĂ« avancuara tĂ« mbrojtjes qĂ« pĂ«rdoret nga vendet anĂ«tare tĂ« NATO-s.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri të ditur se ardhja e këtij sistemi është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me aleatin strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

GjatĂ« njĂ« vizite nĂ« njĂ« nga bazat e Forcave tĂ« Armatosura, ku u bĂ« pritja e dĂ«rgesĂ«s sĂ« parĂ« tĂ« kĂ«tyre sistemeve, ministri Vengu, u shpreh se ardhja e sistemeve antitank “Javelin”, pĂ«rbĂ«n njĂ« hap tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« forcimin e aftĂ«sive mbrojtĂ«se tĂ« Forcave tĂ« Armatosura Shqiptare, duke rritur parandalimin, ndĂ«rveprueshmĂ«rinĂ« me NATO-n dhe sigurinĂ« kombĂ«tare.

Sipas Vengut, pajisja e Forcave tĂ« Armatosura Shqiptare me sistemin “Javelin” vjen edhe nĂ« pĂ«rmbushjen tĂ« objektivave pĂ«r modernizimin e ushtrisĂ«.

“Ardhja e sistemeve “Javelin”, rrit parandalimin, ndĂ«rveprueshmĂ«rinĂ« me NATO-n dhe sigurinĂ« kombĂ«tare”,  u shpreh ministri i Mbrojtjes.

Ministri bëri të ditur se kjo dërgesë është pjesë e një procesi të planifikuar, ndërsa faza e dytë e furnizimit pritet gjatë vitit 2026.

Vengu theksoi se kjo ndihmë dhe ky bashkëpunim bilateral me SHBA-në përfshin jo vetëm Shqipërinë, por edhe Kosovën, duke nënvizuar rëndësinë strategjike të këtij programi për sigurinë rajonale.

Ai kujtoi se bëhet fjalë për realizimin e një kërkese të hershme, e cila tashmë po konkretizohet me pajisje moderne antitank të standardeve më të larta.

Ministri vuri theksin edhe te roli kyç i bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara, i cili mbetet themelor në ndërtimin dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm, sipas tij, lidhet me aftësimin dhe trajnimin e personelit luftarak për përdorimin e pajisjeve dhe teknologjive të përditësuara.

Gjithashtu, Vengu falënderoi për masat e marra në drejtim të infrastrukturës pritëse, duke theksuar se një pjesë e konsiderueshme e punës ka qenë e fokusuar te përmirësimi i kushteve të punës dhe krijimi i standardeve të nevojshme për vendosjen dhe operimin e këtyre sistemeve.

“NĂ«pĂ«rmjet dĂ«rgesĂ«s sĂ« parĂ« tĂ« sistemeve Javelin dhe asaj tĂ« dytĂ« qĂ« pritet nĂ« vitin 2026, synojmĂ« certifikimin e plotĂ« tĂ« njĂ« grup-batalioni, duke rritur ndjeshĂ«m gatishmĂ«rinĂ« dhe efektivitetin operacional tĂ« Forcave tona tĂ« Armatosura”, u shpreh ministri i Mbrojtjes.

Sistemi “Javelin” konsiderohet njĂ« element kyç pĂ«r mbrojtjen tokĂ«sore, duke rritur ndjeshĂ«m aftĂ«sinĂ« e ForcĂ«s TokĂ«sore pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar kĂ«rcĂ«nime tĂ« avancuara dhe pĂ«r tĂ« vepruar nĂ« pĂ«rputhje me standardet e AleancĂ«s.

“Javelin” Ă«shtĂ« njĂ« sistem raketor kundĂ«rtank i gjeneratĂ«s sĂ« fundit, i prodhuar nga SHBA. Sistemi Ă«shtĂ« shumĂ« efektiv kundĂ«r mjeteve tĂ« blinduara dhe pĂ«rdoret gjerĂ«sisht nga ushtritĂ« e NATO si dhe nĂ« operacione reale luftarake.

ShqipĂ«ria e ka porositur sistemin “Javelin” nĂ« kuadĂ«r tĂ« programeve tĂ« bashkĂ«punimit ushtarak me Shtetet e Bashkuara, pĂ«rmes mekanizmave tĂ« shitjeve ushtarake tĂ« huaja (Foreign Military Sales – FMS). Ky investim Ă«shtĂ« pjesĂ« e strategjisĂ« afatgjatĂ« tĂ« modernizimit tĂ« Forcave tĂ« Armatosura, rritjes sĂ« parandalimit dhe pĂ«rafrimit tĂ« plotĂ« me kapacitetet dhe doktrinĂ«n e NATO-s.

/gj.m/a.f/

The post Shqipëria merr nga SHBA sisteme raketore Javelin, dërgesa e dytë në 2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkurov për ATSH: Bashkëpunimi Shqipëri-Ukrainë, nga ekonomia tek integrimi në BE

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH-Gjergji Mima/ MarrĂ«dhĂ«niet mes ShqipĂ«risĂ« dhe UkrainĂ«s kanĂ« marrĂ« njĂ« dimension tĂ« veçantĂ« nĂ« vitet e fundit, tĂ« ndĂ«rtuara mbi miqĂ«si, solidaritet dhe orientim tĂ« pĂ«rbashkĂ«t drejt vlerave evropiane.

Në një kontekst të vështirë gjeopolitik, të diktuar nga lufta në Ukrainë dhe sfidat për sigurinë ndërkombëtare, bashkëpunimi mes dy vendeve është forcuar si në planin dypalësh, ashtu edhe në organizatat ndërkombëtare, teksa bashkëpunimi ka marrë edhe dimension ekonomik, duke u fokusuar tek investimet, tregtia
etj.

NĂ« njĂ« intervistĂ« ekskluzive pĂ«r AgjencinĂ« Telegrafike Shqiptare, ambasadori i UkrainĂ«s nĂ« ShqipĂ«ri, Volodymyr Shkurov, flet pĂ«r gjendjen aktuale tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve ShqipĂ«ri–UkrainĂ«, duke theksuar dialogun politik aktiv, solidaritetin nĂ« çështjet e sĂ« drejtĂ«s ndĂ«rkombĂ«tare dhe zhvillimin gradual tĂ« bazĂ«s ligjore qĂ« mbĂ«shtet bashkĂ«punimin dypalĂ«sh.

“BashkĂ«punimi ndĂ«rmjet ShqipĂ«risĂ« dhe UkrainĂ«s Ă«shtĂ« i qĂ«ndrueshĂ«m, miqĂ«sor dhe i mbĂ«shtetur nĂ« vlera tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta evropiane”, shprehet ai.

Shkurov thekson se, “vendet tona zhvillojnĂ« njĂ« dialog politik aktiv, bashkĂ«punojnĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« efektive nĂ« organizatat ndĂ«rkombĂ«tare dhe tregojnĂ« solidaritet nĂ« çështjet e sigurisĂ« dhe tĂ« sĂ« drejtĂ«s ndĂ«rkombĂ«tare”.

Paralelisht, vijon ambasadori, “po zhvillohet gradualisht edhe baza kontraktuale dhe ligjore e marrĂ«dhĂ«nieve tona dypalĂ«she”.

Një vëmendje e posaçme i kushtohet edhe potencialit për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe politik, në fusha si tregtia, investimet, energjia, bujqësia, turizmi dhe transformimi digjital, si dhe shkëmbimit të përvojave në procesin e integrimit evropian, veçanërisht në drejtim të reformave dhe sundimit të ligjit.

“Ekziston njĂ« potencial i konsiderueshĂ«m nĂ« fushat e tregtisĂ«, investimeve, sektorit bujqĂ«sor, energjetikĂ«s, turizmit dhe transformimit digjital”, shprehet ambasadori Shkurov pĂ«r ATSH-nĂ«.

Ai thekson se, “njĂ« drejtim me rĂ«ndĂ«si tĂ« veçantĂ« politike Ă«shtĂ« shkĂ«mbimi i pĂ«rvojĂ«s nĂ« rrugĂ«n drejt integrimit evropian, veçanĂ«risht nĂ« fushĂ«n e reformave, sundimit tĂ« ligjit dhe pĂ«rshtatjes me standardet e Bashkimit Evropian”.

Ambasadori Shkurov ndalet gjithashtu te sfidat e mëdha me të cilat përballet Ukraina për shkak të luftës, situatës humanitare dhe shkatërrimit masiv të infrastrukturës.

“Ukraina po i reziston sfidave tĂ« mĂ«dha falĂ« qĂ«ndrueshmĂ«risĂ« sĂ« shoqĂ«risĂ«, funksionimit efektiv tĂ« institucioneve shtetĂ«rore dhe mbĂ«shtetjes sĂ« gjerĂ« ndĂ«rkombĂ«tare”, nĂ«nvizon diplomati ukrainas.

PavarĂ«sisht luftĂ«s, ambasadori Shkurov shprehet se, “shteti siguron funksionimin e ekonomisĂ«, tĂ« sektorit social dhe tĂ« sistemit tĂ« ndihmĂ«s humanitare, duke vazhduar njĂ«kohĂ«sisht reformat dhe pĂ«rgatitjet pĂ«r rimĂ«kĂ«mbjen pasluftĂ«s”.

Sot, vijon Shkurov, “sfida mĂ« e rĂ«ndĂ« pĂ«r ne mbetet pa dyshim fronti dhe bombardimet e infrastrukturĂ«s civile, banesave dhe objekteve energjetike nga Rusia. Dimri, i cili kĂ«rkon shpenzime tĂ« mĂ«dha energjetike nĂ« kushtet kur rreth 80 %e infrastrukturĂ«s energjetike Ă«shtĂ« shkatĂ«rruar, kĂ«rkon pĂ«rpjekje tĂ« jashtĂ«zakonshme pĂ«r mbijetesĂ«â€.

Ambasadori i Ukrainës gjithashtu vlerëson mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën që nga ditët e para të nisjes së luftës, veçanërisht, qëndrimi parimor në Kombet e Bashkuara dhe në formate të tjera ndërkombëtare.

“QĂ« nga ditĂ«t e para tĂ« luftĂ«s, ShqipĂ«ria e ka mbĂ«shtetur nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« vazhdueshme UkrainĂ«n: politikisht, humanitarisht dhe nĂ« arenĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare”, thekson ai.

VeçanĂ«risht e rĂ«ndĂ«sishme, nĂ«nvizon ambasadori i UkrainĂ«s pĂ«r ATSH-nĂ«, â€œĂ«shtĂ« qĂ«ndrimi parimor i ShqipĂ«risĂ« nĂ« Kombet e Bashkuara dhe nĂ« formate tĂ« tjera ndĂ«rkombĂ«tare, si dhe solidariteti me popullin ukrainas nĂ« luftĂ«n pĂ«r liri dhe sovranitet”.

“GjatĂ« gjithĂ« periudhĂ«s sĂ« luftĂ«s, ShqipĂ«ria ka ofruar mbrojtje tĂ« pĂ«rkohshme pĂ«r qytetarĂ«t ukrainas. Ne e vlerĂ«sojmĂ« kjo gjĂ« shumĂ« dhe i jemi mirĂ«njohĂ«s QeverisĂ« sĂ« ShqipĂ«risĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« mbĂ«shtetje”, thekson Shkurov.

Ai shpreh bindjen se, pavarësisht vështirësive, marrëdhëniet mes dy vendeve do të thellohen më tej në vitet që vijnë, mbi bazën e objektivave të përbashkëta strategjike: integrimin evropian, sigurinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

“Sfidat e pĂ«rbashkĂ«ta dhe objektivat strategjikĂ«: integrimi evropian, siguria dhe zhvillimi i qĂ«ndrueshĂ«m, krijojnĂ« njĂ« bazĂ« tĂ« fortĂ« pĂ«r njĂ« partneritet afatgjatĂ«, zgjerimin e bashkĂ«punimit praktik dhe mbĂ«shtetjen reciproke”, pĂ«rfundon ambasadori i UkrainĂ«s, Volodymyr Shkurov nĂ« intervistĂ«n pĂ«r ATSH-nĂ«. /a.g/

The post Shkurov për ATSH: Bashkëpunimi Shqipëri-Ukrainë, nga ekonomia tek integrimi në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trajneri i Polonisë vlerëson Shqipërinë: Do të jetë një ndeshje e vështirë

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ Trajneri i KombĂ«tares sĂ« PolonisĂ«, Jan Urban, ka vlerĂ«suar lart skuadrĂ«n shqiptare, qĂ« do tĂ« jetĂ« kundĂ«rshtari i tij nĂ« gjysmĂ«finalen e “Play Off”-it pĂ«r kualifikimin nĂ« BotĂ«ror.

Në një prononcim për mediat, Urban theksoi se Shqipëria ka treguar kualitet dhe organizim, duke arritur deri në këtë fazë të eliminatoreve.

“ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« njĂ« skuadĂ«r qĂ« ka arritur tĂ« kalojĂ« grupin e saj dhe kĂ«tĂ« e tregon fakti se ndodhet nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« tĂ« eliminatoreve. Ata dinĂ« tĂ« luajnĂ« mirĂ« futboll, ashtu si pjesa mĂ« e madhe e ekipeve qĂ« kanĂ« siguruar kualifikimin pĂ«r nĂ« BotĂ«ror. ËshtĂ« njĂ« ndeshje dhe mund tĂ« ndodhĂ« gjithçka. Duhet tĂ« monitoroj jo vetĂ«m lojtarĂ«t e mi, por edhe tĂ« ShqipĂ«risĂ«â€, deklaroi trajneri polak.

Megjithatë, Urban e konsideron shortin relativisht të favorshëm për Poloninë dhe nënvizon rëndësinë e ndeshjes së parë në shtëpi.

“Shorti Ă«shtĂ« i mirĂ«, edhe pse do tĂ« mĂ« pĂ«lqente tĂ« luanim tĂ« dyja ndeshjet nĂ« shtĂ«pinĂ« tonĂ«. Por fokusi im i plotĂ« Ă«shtĂ« tek ndeshja me ShqipĂ«rinĂ«. PĂ«r tĂ« shkuar nĂ« BotĂ«ror, gjithçka fillon nga kjo pĂ«rballje”, shtoi ai.

Ndeshja mes Polonisë dhe Shqipërisë është programuar të zhvillohet më 26 mars në Varshavë.

Fituesi i kësaj gjysmëfinale do të përballet në finale me triumfuesin e çiftit Ukrainë-Suedi, duke përcaktuar kështu skuadrën që do të sigurojë një vend në Kampionatin Botëror.

/gj.m/a.f/

The post Trajneri i Polonisë vlerëson Shqipërinë: Do të jetë një ndeshje e vështirë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria ruan vendin e 63-të në renditjen e FIFA-s

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ FIFA ka publikuar renditjen e pĂ«rditĂ«suar, ku ShqipĂ«ria e mbyll vitin 2025 nĂ« vendin e 63-tĂ«.

Sipas klasifikimit zyrtar, përfaqësuesja kuqezi nuk ka pësuar asnjë ndryshim krahasuar me renditjen e muajit të kaluar.

Pozicioni aktual pasqyron ecurinë e kombëtares gjatë këtij viti kalendarik.

Nuk ka ndryshime as në dhjetëshen e parë të renditjes botërore.

Spanja e përfundon vitin 2025 në vendin e parë. Pas saj renditen Argjentina në vendin e dytë dhe Franca në vendin e tretë.

KombĂ«tarja shqiptare ka arritur kualifikimin pĂ«r nĂ« fazĂ«n ‘play-off’ tĂ« BotĂ«rorit 2026, ku do tĂ« pĂ«rballet me PoloninĂ« mĂ« 26 mars, ndĂ«rsa skuadra e kualifikuar do tĂ« pĂ«rballet nĂ« finale me fituesin e çiftit Suedi-UkrainĂ«.

/gj.m/a.f/

The post Shqipëria ruan vendin e 63-të në renditjen e FIFA-s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Biznesi i vogël pa tatim fitimi deri në 2029

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama gjatĂ« prezantimit tĂ« PaketĂ«s Fiskale 2026 theksoi mbĂ«shtetjen e qeverisĂ« pĂ«r biznesin e vogĂ«l, duke nĂ«nvizuar se ky sektor nuk do tĂ« paguajĂ« tatim fitimi deri nĂ« vitin 2029.

Gjatë diskutimeve, Rama u shpreh se fokusi i masave është tek biznesi i mesëm dhe i madh.

“Natyrisht qĂ« kĂ«tu jemi duke folur pĂ«r sipĂ«rmarrjen e mesme dhe tĂ« madhe. Biznesi i vogĂ«l nuk ka fare tatim fitimi. Kemi tĂ« vetmin vend nĂ« kĂ«tĂ« kontinent, ku biznesi i vogĂ«l nuk paguan tatim fitimi dhe do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« mos paguajĂ« tatim fitimi deri nĂ« vitin 2029, sikundĂ«r ne e kemi premtuar,” tha Rama.

Ai theksoi se kjo masë ka ndihmuar biznesin e vogël të fuqizohet, ndërsa për bizneset që kalojnë kufirin e xhiros prej 140 mijë eurosh në vit, administrata tatimore do të zbatojë verifikime strikte.

“Sfida e administratĂ«s tatimore Ă«shtĂ« tĂ« mos lejojĂ« qĂ« ato biznese qĂ« janĂ« mbi kufirin e 140 mijĂ« eurove xhiro nĂ« vit tĂ« qĂ«ndrojnĂ« nĂ«n kufi, pĂ«r t’u trajtuar si biznese tĂ« vogla, ndĂ«rkohĂ« qĂ« janĂ« tĂ« mesme ose tĂ« mĂ«dha. NĂ« kĂ«tĂ« aspekt nuk do tĂ« ketĂ« asnjĂ« tolerancĂ«â€, tha Kryeministri.

Për bizneset mbi këtë kufi, Rama sqaroi se paqja fiskale krijon mundësi për vetëkorrigjim dhe formalizim të deklaratave financiare.

“Interesi i paqes fiskale Ă«shtĂ« shumĂ« i madh pĂ«r bizneset e mĂ«dha dhe tĂ« mesme, sepse krijon njĂ« hapĂ«sirĂ« shumĂ« tĂ« favorshme vetĂ«korrigjimi pĂ«r tĂ« formalizuar veten deri nĂ« fund. Nuk ka asnjĂ« pasojĂ« pĂ«rveçse pozitive. Kuptohet qartĂ« qĂ« vija e kuqe Ă«shtĂ« mos tĂ« kesh probleme tĂ« hapura me ligjin. NĂ« rast se nuk je nĂ« konflikt tĂ« shpallur me ligjin, je plotĂ«sisht i legjitimuar tĂ« nĂ«nshkruash paqen fiskale me qeverinĂ«â€, tha ai.

Rama theksoi gjithashtu rëndësinë e dakordësimit paraprak me administratën tatimore për nivelin e fitimit të vitit.

“E gjitha kjo nuk Ă«shtĂ« njĂ« shpikje, Ă«shtĂ« njĂ« instrument i pĂ«rdorur qĂ« nĂ« kohĂ«n e RomĂ«s dhe njĂ« instrument qĂ« jep rezultat pĂ«r tĂ« gjithĂ« ata qĂ« e pĂ«rdorin duke besuar nĂ« dobinĂ« e tij”, u shpreh Kryeministri.

Paketa Fiskale 2026 ka si qëllim të forcojë besimin mes shtetit dhe biznesit, të nxisë formalizimin e ekonomisë dhe të krijojë një ambient më konkurrues për sipërmarrjen shqiptare.

/gj.m/a.f/

The post Rama: Biznesi i vogël pa tatim fitimi deri në 2029 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Paqja fiskale mundësi për sipërmarrjet që nuk janë në konflikt me ligjin

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi njĂ« takim me komunitetin e biznesit nĂ« kuadĂ«r tĂ« prezantimit tĂ« PaketĂ«s Fiskale 2026, duke e cilĂ«suar dialogun si nisjen e njĂ« kapitulli tĂ« ri bashkĂ«punimi mes qeverisĂ« dhe sipĂ«rmarrjes, me fokus formalizimin, rritjen e qĂ«ndrueshme ekonomike dhe pĂ«rgatitjen pĂ«r procesin e integrimit europian.

Gjatë diskutimeve, Rama iu përgjigj pyetjeve të sipërmarrësve lidhur me paqen fiskale, duke sqaruar se ajo nuk përbën amnisti fiskale.

“Dallimi Ă«shtĂ« shumĂ« i thjeshtĂ« dhe shumĂ« i qartĂ«. KĂ«tu bĂ«het paqe me tĂ« gjithĂ« ata tĂ« cilĂ«t nuk janĂ« nĂ« konflikt aktualisht me ligjin nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«. Pra, nuk janĂ« nĂ« procese penale tĂ« hapura dhe nuk janĂ« nĂ« procese gjyqĂ«sore tĂ« hapura qĂ« afektojnĂ« legjitimitetin e tĂ« ardhurave. Kaq e thjeshtĂ« Ă«shtĂ«â€, u shpreh Kryeministri.

Ai theksoi se për pjesën tjetër, procedurat janë të përcaktuara qartë në ligjin e miratuar.

Rama shpjegoi se bizneset kanë mundësinë të vetëkorrigjojnë deklarimet e mëparshme financiare me një kosto minimale.

“NĂ«se sipĂ«rmarrja dĂ«shiron t’i rikthehet pasqyrave tĂ« deklaruara nĂ« vitet e mĂ«parshme dhe tĂ« paraqesĂ« pranĂ« administratĂ«s tatimore pasqyra tĂ« reja, ku ka vetĂ«korrigjim tĂ« tĂ« ardhurave, atĂ«herĂ« do tĂ« paguajĂ« vetĂ«m 5% tĂ« fitimit tĂ« ri. KĂ«shtu do tĂ« formalizojĂ« atĂ« pjesĂ« tĂ« tĂ« ardhurave qĂ« nuk e ka nĂ« pasqyra. Nuk ka asnjĂ« komplikim”, tha Rama.

I pyetur mbi kriteret qĂ« duhet tĂ« plotĂ«sojnĂ« kompanitĂ« pĂ«r t’u pĂ«rfshirĂ« nĂ« paqen fiskale, kryeministri sqaroi se nuk ka kushte tĂ« veçanta pĂ«rveç respektimit tĂ« ligjit.

“AsnjĂ« kriter nĂ« kuptimin tĂ« posaçëm. NĂ« rast se nuk janĂ« nĂ« konflikt me ligjin aktualisht, pra nĂ« rast se nuk kanĂ« procese tĂ« hapura ligjore, apo nĂ« rast se nuk kanĂ« rekorde ligjore qĂ« vĂ«nĂ« nĂ« dyshim legjitimitetin e sipĂ«rmarrjes”, deklaroi ai.

Sipas Ramës, përfitues nga kjo masë do të jetë pothuajse i gjithë komuniteti i biznesit.

“99.99% e sipĂ«rmarrjeve pĂ«rfshihen nĂ« kĂ«tĂ« kategori dhe do tĂ« pĂ«rfitojnĂ« nga paqja fiskale”, pĂ«rfundoi kryeministri.

Paketa Fiskale 2026 synon të nxisë formalizimin e ekonomisë, të forcojë besimin mes shtetit dhe biznesit dhe të krijojë një terren më konkurrues për sipërmarrjen shqiptare në prag të integrimit në Bashkimin Europian.

/a.f/

 

The post Rama: Paqja fiskale mundësi për sipërmarrjet që nuk janë në konflikt me ligjin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali me deputetet shqiptare në Shkup: Interesi i shqiptarëve mbi dallimet politike

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ GjatĂ« vizitĂ«s zyrtare nĂ« MaqedoninĂ« e Veriut, Ministrja pĂ«r EuropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi nĂ« Shkup njĂ« tryezĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t me deputetet shqiptare nĂ« Kuvendin e MaqedonisĂ« sĂ« Veriut.

Në këtë takim, Spiropali theksoi rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit përtej ndarjeve politike, duke vënë në qendër interesin e përbashkët të shqiptarëve si komunitet shtetformues dhe rrugën e tyre drejt integrimit europian.

Ajo nënvizoi se, pavarësisht përkatësive të ndryshme politike, mesazhi ishte i unifikuar: më shumë bashkëpunim dhe më pak ndarje janë thelbësore për të ardhmen.

Ministrja vlerësoi gjithashtu rritjen e pranisë së grave shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, duke e cilësuar këtë si një zhvillim pozitiv për cilësinë e vendimmarrjes, forcimin e dialogut politik dhe ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse.

/gj.m/a.f/

The post Spiropali me deputetet shqiptare në Shkup: Interesi i shqiptarëve mbi dallimet politike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali-Mickoski: Faktori shqiptar komunitet shtetformues, nxitës i proceseve eurointegruese

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Ministrja pĂ«r EuropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme, Elisa Spiropali u prit nĂ« njĂ« takim nga Kryeministri i MaqedonisĂ« sĂ« Veriut, Hristijan Mickoski.

Takimi u fokusua në thellimin e bashkëpunimit dypalësh, përfshirë edhe fushën e ekonomisë dhe investimeve. Po ashtu, edhe në përgatitjet për mbajtjen e sesionit të ardhshëm të takimit ndërqeveritar G2G.

Spiropali thekson se bashkëpunimi ndërinstitucional mes dy vendeve është përkthyer gjithmonë në rezultate të prekshme për jetët e qytetarëve tanë.

Kryediplomatja shqiptare solli në vëmendje njohjen e përbashkët të diplomave dhe gradave shkencore, njohjen e kualifikimeve profesionale për mjekët, stomatologët dhe arkitektët, kontrollet e përbashkëta dhe lehtësimi i kalimit kufitar, si dhe projektet e përbashkëta infrastrukturore dhe energjetike.

Kryeministri Mickoski e vuri theksin te aspirata europiane e të dyja vendeve, të cilat besojnë te integrimi në BE si një proces i bazuar plotësisht në meritë.

Ministrja Spiropali deklaroi se “partneriteti ndĂ«rinstitucional mes dy vendeve tona do tĂ« vijojĂ« tĂ« forcohet, me fokus tĂ« qartĂ« te projekte dhe rezultate konkrete qĂ« pĂ«rmirĂ«sojnĂ« jetĂ«n e qytetarĂ«ve tanĂ« dhe afrojnĂ« mĂ« tej dy shoqĂ«ritĂ«â€.

GjatĂ« takimit me kryeministrin Mickoski, Spiropali theksoi se “faktori shqiptar nĂ« RMV Ă«shtĂ« jo vetĂ«m njĂ« komunitet shtetformues i rĂ«ndĂ«sishĂ«m dhe i domosdoshĂ«m, por edhe njĂ« urĂ« ndĂ«rlidhĂ«se me ShqipĂ«rinĂ« dhe njĂ« nxitĂ«s i rĂ«ndĂ«sishĂ«m i proceseve eurointegruese”.

1 nga 4

/gj.m/a.f/

The post Spiropali-Mickoski: Faktori shqiptar komunitet shtetformues, nxitës i proceseve eurointegruese appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌