Davos 2026: Kush çfarë tha në samitin më të lartë politik dhe të biznesit në botë

Forumi Ekonomik Botëror i këtij viti në Davos është dominuar kryesisht nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili prezantoi iniciativën e tij të Bordit të Paqes të enjten, pas një fjalimi të veçantë për Grenlandën një ditë më parë.
Bisedat në qytetin turistik të Alpeve Zvicerane u përqendruan në përshkallëzimin e tensioneve për shkak të kërcënimeve të SHBA-së për të vendosur tarifa ndaj aleatëve evropianë për shkak të Grenlandës, me udhëheqësit që paralajmëruan për thyerje të aleancave dhe prishje të rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla.
SĂ« fundmi u bĂ« publike edhe njĂ« letĂ«r e Trumpit drejtuar kryeministrit norvegjez Jonas Gahr Store, nĂ« tĂ« cilĂ«n presidenti amerikan lidhte kĂ«rkesat e tij pĂ«r GrenlandĂ«n me faktin se nuk kishte arritur tĂ« fitonte Ămimin Nobel pĂ«r Paqen.
Trump, i cili mbërriti në mesjavë me delegacionin më të madh ndonjëherë, pavarësisht problemeve me Air Force One gjatë rrugës, përjashtoi mundësinë e një marrjeje armiqësore të ishullit Arktik, i cili është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, megjithëse këmbënguli ende për një blerje.
Këto janë deklaratat më të përfolura nga mbledhja vjetore e elitave më të larta politike dhe të biznesit në botë deri më tani:
Grenlanda dhe Evropa
Trump mbajti fjalimin e tij të shumëpritur të mërkurën, duke deklaruar se SHBA-të po kërkojnë negociata të menjëhershme për Grenlandën, ndërsa përjashtoi përdorimin e forcës ushtarake për të përvetësuar territorin danez.
"Ndoshta nuk do të arrijmë asgjë nëse nuk vendos të përdor forcë dhe forcë të tepërt aty ku do të ishim, sinqerisht, të pandalshëm. Por nuk do ta bëj këtë", tha Trump.
"Nuk dua të përdor forcë. Nuk do të përdor forcë", shtoi ai.
Por, ai i paralajmĂ«roi anĂ«tarĂ«t e NATO-s se pĂ«rballeshin me njĂ« zgjedhje pĂ«r GrenlandĂ«n: âMund tĂ« thoni po dhe ne do tâju jemi shumĂ« mirĂ«njohĂ«s. Ose mund tĂ« thoni jo dhe ne do ta kujtojmĂ«.â
NdĂ«r tjera, Trump kritikoi EvropĂ«n duke deklaruar se pjesĂ« tĂ« kontinentit ânuk njihen mĂ«â dhe duke pohuar se ânuk po shkonte nĂ« drejtimin e duhurâ.
Trump gjithashtu u tall me syzet e diellit që presidenti francez Emmanuel Macron mbante gjatë fjalimit të tij të së martës.
"E pashë Emmanuel Macron dje me ato syze dielli të bukura", tha Trump, duke shkaktuar të qeshura nga publiku.
Disa e përshëndetën mesazhin e Trumpit për Grenlandën me një ndjenjë lehtësimi pasi ai tha shprehimisht se çdo përdorim force ishte jashtë diskutimit.
âNe dĂ«gjuam nga afĂ«r gjithçka. Ky ishte njĂ« mesazh i mirĂ«â, tha kryeministri kroat Andrej Plenkoviq.
Sipas Plenkoviqit, zgjidhja pĂ«r kĂ«tĂ« ngĂ«rç Ă«shtĂ« âtĂ« flasin me njĂ«ri-tjetrinâ.
"Nuk ka rrugë tjetër," tha ai.
"Mendoj se partneriteti transatlantik është i rëndësishëm, ka qenë historikisht i rëndësishëm dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që ai të mbetet i rëndësishëm", përfundoi kroati.
Ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, Al Gore, e quajti fjalimin një "performancë klasike të Trumpit".
âĂshtĂ« domethĂ«nĂ«se qĂ« ai duket se u tĂ«rhoq nga kĂ«rcĂ«nimi i tij pĂ«r tĂ« pĂ«rdorur forcĂ« ushtarake nĂ« GrenlandĂ«â, tha Gore, shkruan euronews.
Në një tjetër fjalim të shumëpritur special, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dha një kritikë të ashpër ndaj mosveprimit evropian të enjten, duke deklaruar se kontinenti "duket i humbur" dhe mbetet i bllokuar në përsëritjen e pafundme të dështimit për të mbrojtur veten ose për të mbështetur vendosmërisht Ukrainën.
"Të gjithë e kujtojnë filmin e madh amerikan Groundhog Day, por askush nuk do të donte të jetonte kështu", tha Zelensky.
"Duke përsëritur të njëjtën gjë për javë të tëra, muaj dhe sigurisht, vite. E megjithatë, kjo është pikërisht mënyra se si jetojmë tani", shtoi ai.
Gjithashtu, Zelensky shprehu zhgënjim me reagimin e Evropës ndaj krizës së Genlandës, duke vënë në pikëpyetje vendosjen e një grushti trupash në ishullin Arktik.
"NĂ«se dĂ«rgoni 14 ose 40 ushtarĂ« nĂ« GrenlandĂ«, pĂ«r çfarĂ« shĂ«rben kjo? ĂfarĂ« mesazhi dĂ«rgon? Cili Ă«shtĂ« mesazhi pĂ«r Putinin, pĂ«r KinĂ«n? Dhe akoma mĂ« e rĂ«ndĂ«sishmja, çfarĂ« mesazhi i dĂ«rgon DanimarkĂ«s, aleatit tuaj tĂ« ngushtĂ«? 40 ushtarĂ« nuk do tĂ« mbrojnĂ« asgjĂ«", sipas liderit ukrainas.
Zelensky vazhdoi qortimin e tij të ashpër ndaj kontinentit, duke thënë se "ende ndihet më shumë si gjeografi, histori, traditë, jo si një fuqi e madhe politike".
âEvropa duket e humbur teksa pĂ«rpiqet tĂ« bindĂ« presidentin e SHBA-sĂ« tĂ« ndryshojĂ«. Por ai nuk do tĂ« ndryshojĂ«â, tha Zelensky.
âPresidenti Trump e do veten. Dhe thotĂ« se e do EvropĂ«n, por nuk do ta dĂ«gjojĂ« kĂ«tĂ« EvropĂ«.â
Ai vuri në pikëpyetje pse Trump mund të konfiskonte anije cisternash dhe naftë në hije, ndërsa Evropa nuk mundej, pasi shitjet e naftës nga Rusia vazhdojnë të financojnë luftën e Moskës kundër Ukrainës.
"Nëse Putini nuk ka para, nuk ka luftë për Evropën", tha Zelensky.
Rendi global në ndryshim
Macron dha paralajmërim në lidhje me largimin nga multilateralizmi në fjalimin e tij një ditë më parë.
âĂshtĂ« njĂ« zhvendosje drejt njĂ« bote pa rregulla, ku e drejta ndĂ«rkombĂ«tare shkelet dhe ku i vetmi ligj qĂ« duket se ka rĂ«ndĂ«si Ă«shtĂ« ai i mĂ« tĂ« fortitâ, tha Macron, duke pĂ«rmbledhur shqetĂ«simet evropiane rreth rritjes sĂ« unilateralizmit.
Udhëheqësi francez, i cili ka qenë në ballë të thirrjeve që Evropa të aktivizojë mekanizmat e mbrojtjes tregtare, e paraqiti zgjedhjen me të cilën përballen demokracitë në terma të ashpër.
âNe preferojmĂ« respektin ndaj ngacmuesve⊠dhe preferojmĂ« sundimin e ligjit ndaj brutalitetitâ, tha Macron.
Në një fjalim të shumëpërmendur të martën pasdite, kryeministri kanadez Mark Carney foli gjithashtu për ndryshime të pakthyeshme.
âBota Ă«shtĂ« nĂ« mes tĂ« njĂ« pĂ«rçarjeje, jo tĂ« njĂ« tranzicioni dhe rendi i vjetĂ«r botĂ«ror nuk do tĂ« kthehet", tha Carney.
âNĂ« njĂ« botĂ« rivaliteti midis fuqive tĂ« mĂ«dha, vendet midis tyre kanĂ« njĂ« zgjedhje: tĂ« konkurrojnĂ« me njĂ«ra-tjetrĂ«n pĂ«r favore ose tĂ« bashkohen pĂ«r tĂ« krijuar njĂ« rrugĂ« tĂ« tretĂ« me ndikimâ, shtoi ai.
"Ne argumentojmĂ« se fuqitĂ« e mesme duhet tĂ« veprojnĂ« sĂ« bashku, sepse nĂ«se nuk jemi nĂ« tryezĂ«, jemi nĂ« menuâ, pĂ«rfundoi kanadezi.
Presidenti argjentinas Javier Milei mbajti fjalimin e tij të tretë radhazi në Davos të mërkurën, duke lavdëruar transformimin ekonomik të qeverisë së tij dhe duke deklaruar se Perëndimi duhet të kthehet te vlerat e tij themelore.
âQĂ« nga marrja e detyrĂ«s nĂ« vitin 2023, ne kemi kryer 13,500 reforma strukturoreâ, tha Milei, duke e pĂ«rshkruar procesin si âTa bĂ«jmĂ« ArgjentinĂ«n pĂ«rsĂ«ri tĂ« madheâ.
"Amerika do të jetë fener drite që do të ringjallë të gjithë Perëndimin", shtoi ai.
Guvernatori i KalifornisĂ«, Gavin Newsom, mbajti disa nga retorikat mĂ« luftarake tĂ« forumit tĂ« martĂ«n, duke u bĂ«rĂ« thirrje udhĂ«heqĂ«sve evropianĂ« tĂ« ândalojnĂ« sĂ« qeni bashkĂ«fajtorâ.
"Nuk mund ta duroj këtë bashkëfajësi. Njerëzit që rrëzohen", tha Newsom.
Newsom shihet gjerësisht si një person që po e pozicionon veten si një zë alternativ demokrat ndaj administratës Trump përpara një kandidimi të mundshëm presidencial të vitit 2028.
Siguria transatlantike dhe rreziqet tregtare
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u bëri thirrje të dyja palëve të shmangin përshkallëzimin, ndërsa paralajmëroi për rreziqet për kohezionin perëndimor.
âKjo do tâi ndihmonte vetĂ«m kundĂ«rshtarĂ«tâ, tha von der Leyen, duke pĂ«rsĂ«ritur shqetĂ«simet se nga konflikti tregtar SHBA-EvropĂ« pĂ«rfitojnĂ« vende si Rusia.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se trazirat aktuale e kanë larguar vëmendjen e botës nga lufta e vazhdueshme e Rusisë në Ukrainë.
"ĂĂ«shtja kryesore nuk Ă«shtĂ« Grenlanda tani, çështja kryesore Ă«shtĂ« Ukraina", tha Rutte, duke shtuar se ishte "pak i shqetĂ«suar se mund tĂ« humbasin topin duke u pĂ«rqendruar kaq shumĂ« nĂ« kĂ«to çështje tĂ« tjera".
"Ata kanë nevojë për mbështetjen tonë tani, nesër dhe pasnesër", shtoi ai.
"Kam nevojë që aleatët evropianë të përqendrohen në këtë çështje", përfundoi Rutte.
Presidenti i WEF, Borge Brende, artikuloi âankthin ekonomikâ qĂ« mbizotĂ«ronte nĂ« forum.
"Ne jemi më të shqetësuar për përshkallëzimet e mëdha të luftërave. Kjo mund të shkatërrojë rritjen globale", tha Brende.
Përfaqësuesi i Tregtisë i SHBA-së, Jamieson Greer, mbrojti qasjen e administratës Trump në një konferencë për shtyp të martën, duke i cilësuar tarifat si një instrument legjitim gjeopolitik.
âPikĂ«pamja e presidentit ka qenĂ« gjithmonĂ« se ai do tĂ« preferonte shumĂ« mĂ« tepĂ«r tâi zgjidhte gjĂ«rat me njerĂ«zit, dhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsye njĂ« tarifĂ« Ă«shtĂ« njĂ« masĂ« mĂ« pak e rĂ«ndĂ«sishmeâ, tha Greer, duke i pozicionuar taksat tregtare sĂ« bashku me sanksionet dhe kontrollet e eksportit nĂ« mjetet e sigurisĂ« kombĂ«tare.
Greer i paralajmëroi aleatët evropianë kundër hakmarrjes, duke deklaruar se kjo do të ishte "e pamatur".
"Kur vendet e huaja ndjekin këshillën time, ato kanë tendencë të sillen mirë", tha ai.
Ai sinjalizoi gjithashtu një ndryshim themelor në politikën e SHBA-së mbi aksesin në treg.
"Tregu i SHBA-së nuk do të jetë kurrë përgjithmonë i disponueshëm për të gjithë, gjatë gjithë kohës, siç ka qenë për 25 vitet e fundit. Ne zbuluam se ky ishte një gabim", deklaroi Greer.
Inteligjenca Artificiale, kërcënimet ndaj fuqisë punëtore dhe të ardhmes së saj
Drejtori ekzekutiv i BlackRock, Larry Fink, i cili mori detyrën e bashkëkryetarit të Forumit Ekonomik Botëror, e hapi takimin me një ton autokritik.
âPĂ«r shumĂ« njerĂ«z, ky takim duket i paaftĂ« pĂ«r momentin: elitat nĂ« njĂ« epokĂ« populizmi, njĂ« institucion i konsoliduar nĂ« njĂ« epokĂ« mosbesimi tĂ« thellĂ« institucionalâ, tha Fink.
âDhe ka tĂ« vĂ«rtetĂ« nĂ« kĂ«tĂ« kritikĂ«â, shtoi ai.
Drejtori ekzekutiv i Palantir, Alex Karp, duke folur me Fink, dha një parashikim të zymtë në lidhje me ndikimin e Al në punësim.
"Do të shkatërrojë vendet e punës në shkencat humane", tha Karp.
"Ke shkuar në një shkollë elitare dhe ke studiuar filozofi - do ta marr veten si shembull - shpresojmë që të kesh ndonjë aftësi tjetër, të cilën do të jetë e vështirë ta tregtosh", shtoi ai.
Sipas tij, âdo tĂ« ketĂ« vende pune mĂ« se tĂ« mjaftueshme pĂ«r qytetarĂ«t e kombit tuaj, veçanĂ«risht ata me trajnim profesionalâ, ndĂ«rsa paralajmĂ«roi se Evropa po mbetet prapa SHBA-sĂ« dhe KinĂ«s nĂ« pĂ«rvetĂ«simin e Al.
Vlen tĂ« pĂ«rmendet se njeriu mĂ« i pasur nĂ« botĂ«, Elon Musk, bĂ«ri paraqitjen e tij tĂ« parĂ« nĂ« Forumin Ekonomik BotĂ«ror tĂ« enjten, duke parashikuar se robotĂ«t pĂ«rfundimisht do tâi tejkalojnĂ« njerĂ«zit nĂ« numĂ«r dhe se Al do ta tejkalojĂ« inteligjencĂ«n kolektive njerĂ«zore brenda pesĂ« vjetĂ«sh.
"Parashikimi im është se do të ketë më shumë robotë sesa njerëz", tha Musk në bisedë me Fink, duke shtuar se robotët humanoidë mund të ndihmojnë në ofrimin e kujdesit për të moshuarit në një botë ku nuk ka mjaftueshëm të rinj për t'u kujdesur për qytetarët e moshuar.
Musk tha se Al do të bëhet "më e zgjuar se çdo njeri individual" deri në fund të vitit 2026 dhe ka të ngjarë të tejkalojë "të gjithë njerëzimin së bashku" brenda 5 viteve.
Ai njoftoi se Tesla do të fillojë shitjen e robotëve humanoidë për publikun deri në vitin 2027.
"Deri në fund të këtij viti, mendoj se ata do të kryejnë detyra më komplekse dhe ndoshta deri në fund të vitit të ardhshëm, mendoj se do t'i shesim publikut robotë humanoidë", tha Musk.
"Atëherë jemi të sigurt se do të ketë besueshmëri shumë të lartë - në thelb mund t'i kërkoni të bëjë çfarë të dëshironi", përfundoi miliarderi. /Telegrafi/












