Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 December 2025Main stream

Cristiano Ronaldo shkon në kuotën e 956 me dygolëshin ndaj Al Okhdood

By: redi
27 December 2025 at 18:58

Al-Nassr vijon formën fantastike këtë sezon në kampionatin saudit, duke regjistruar fitoren e 10-të radhazi në po kaq javë. Cristiano Ronaldo hapi rezultatin në minutën e 30-të, duke shfrytëzuar një situatë brenda zonës dhe duke vendosur skuadrën në avantazh. Në fund të pjesës së parë, CR7 shënoi një gol të mrekullueshëm pas një asistimi perfekt nga Marcelo Brozovic…

Source

Before yesterdayMain stream

Roberto Martinez zbulon tri arsyet pse Ronaldo është ende i rëndësishëm për Portugalinë

24 December 2025 at 17:20


Roberto Martinez ka shpjeguar arsyet pse Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë një titullar i padiskutueshëm për kombëtaren e Portugalisë.

Ronaldo mbush 41 vjeç në shkurt, por vazhdon të jetë kapiten i Portugalisë dhe pritet të ketë një rol të rëndësishëm në skuadrën e Martinez për Kupën e Botës 2026 verën e ardhshme.

Përzgjedhësi Portugalisë ka bërë të ditur se stafi analizon tre shtylla kryesore për të justifikuar përzgjedhjen e tij të vazhdueshme.

“Qëndrimi. Janë tre shtyllat që ne i analizojmë vazhdimisht: talenti, përvoja dhe qëndrimi që ai sjell në kombëtare”.

“Kërkesa maksimale që ai i vendos vetes për të qenë i pranishëm dhe për të ndihmuar është ajo që e lejon kapitenin e kombëtares të jetë gjithmonë pjesë e listës”.

“Ajo uri për të qenë më i miri është ngjitëse. 25 gola në 30 ndeshje duke luajtur si sulmues tregojnë se ajo që bën ai në fushë kontribuon shumë për kombëtaren”.

Martinez mori drejtimin e Portugalisë në janar 2023, pasi pasoi Fernando Santos, dhe po i afrohet trevjetorit të tij në krye të ekipit kombëtar.

Portugalia do të nisë përgatitjet për fushatën e Kupës së Botës 2026 me ndeshje miqësore ndaj bashkëpritëseve Meksikës dhe SHBA-së në mars të vitit të ardhshëm.

Më pas, skuadra e Roberto Martinez do të fillojë rrugëtimin drejt suksesit ndërkombëtar me një ndeshje të Grupit K ndaj njërës prej këtyre kombëtareve: Kaledonia e Re, Xhamajka ose Republika Demokratike e Kongos./Telegrafi/

A do të shënojë Ronaldo 1,000 gola? Ja çfarë thotë trajneri i Portugalisë për këtë

24 December 2025 at 15:40


Një nga më të mirët e të gjitha kohërave, portugezi Cristiano Ronaldo synon të bëhet lojtari i parë në histori që shënon 1,000 gola në futbollin profesionist.

Në karrierën e tij të jashtëzakonshme deri më tani, ai ka shënuar 955 gola, dhe i mungojnë 45 për këtë shifër të jashtëzakonshme.

Këtë verë, ai e zgjati kontratën me Al-Nassr dhe do të luajë në Arabinë Saudite të paktën deri në vitin 2027, gjë që është më se e mjaftueshme për të arritur numrin magjik.

Trajneri portugez Roberto Martinez beson se qëllimi i Ronaldos nuk është të shënojë një mijë gola.

"Ai është në një moment të mirë në karrierën e tij dhe e ka arritur këtë sepse jeton në moment. Sekreti i tij është të jetë më i miri sot dhe të shijojë çdo ditë. Pra, numri do të jetë pasojë e ditës kur ai vendos të dalë në pension", përfundoi Martinez.

Ndryshe, Ronaldo gjatë karrierës së tij ka luajtur për Sporting Lisbonën, Manchester Unitedim (dy herë), Real Madridin, Juventusin dhe Al-Nassr. /Telegrafi/

Ronaldo investon në një pronë luksoze në ishull, e cila është e arritshme vetëm me dy mënyra

23 December 2025 at 23:53


Red Sea Global (RSG), zhvilluesi pas destinacioneve të turizmit rigjenerues The Red Sea dhe AMAALA, ka konfirmuar se ikona e futbollit Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë bërë pronarë banesash në Nujuma, një Ritz-Carlton Reserve Residence.

Këto prona janë pjesë e koleksionit The Red Sea Residences, i cili përfshin shtëpi ultra-luksoze të markuara, të vendosura në një nga retreat-et ishullore më ekskluzive në botë.

E vendosur rreth 26 kilometra larg bregdetit dhe e aksesueshme vetëm me varkë çarter ose hidroavion, Nujuma, një Ritz-Carlton Reserve, ofron një nivel privatësie që pak destinacione në botë mund ta rivalizojnë.

Me vetëm 19 vila ultra-private, të shtrira mbi rërë të bardhë të paprekur dhe të rrethuara nga ujëra kristal të pastër, resorti dhe rezidencat kombinojnë dizajnin e klasit botëror me shërbim të personalizuar, në një mjedis natyror të ruajtur.

Në mbarë botën ekzistojnë vetëm tetë Ritz-Carlton Reserves, me këtë markë që i jep emrin e saj vetëm pronave më spektakolare dhe ekskluzive.

E vendosur brenda projektit The Red Sea, një destinacion pionier i turizmit rigjenerues, Nujuma ndodhet në një nga lokacionet më unike në botë.

Zhvilluesi është i përkushtuar të shkojë përtej qëndrueshmërisë, duke synuar një përfitim neto prej 30% për ruajtjen e ekosistemeve lokale deri në vitin 2040, përmes përmirësimit dhe pasurimit të habitateve biologjikisht të larmishme./Telegrafi/

FOTO/ Cristiano Rolando i shton vetes një tjetër pasuri, ble për 8,2 mln euro vilën luksoze në Detin e Kuq

By: M C
23 December 2025 at 18:31

Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo vazhdon të investojë në pasuri të patundshme luksoze, këtë herë në zemër të Detit të Kuq, në Lindjen e Largët.

Ylli i Al-Nasr dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez kanë blerë dy vila luksoze në ishullin e izoluar të Nuhuma, rreth 25 kilometra larg bregdetit të Arabisë Saudite.

Çmimi total i rezidencave arrin në afërsisht 8.2 milionë euro, me secilën vilë që kushton rreth 4 milionë euro.

Këto janë vila të ndërtuara buzë detit, të pozicionuara për të formuar një “unazë” mbresëlënëse, duke ofruar privatësi absolute.

Rezidencat specifike janë pjesë e një projekti luksoz, të projektuar nga arkitekti i famshëm britanik Norman Foster, dhe janë të arritshme vetëm me anije ose hidroplan, pasi vizitorët mbërrijnë fillimisht në Aeroportin Ndërkombëtar të Detit të Kuq aty pranë.

Sipas informacionit, një rezidencë ka tre dhoma gjumi për përdorim familjar, ndërsa e dyta ka dy dhoma gjumi dhe është menduar për mikpritje.

Zona më e gjerë e ishullit pritet të përfshijë një fushë golfi, restorante me kuzhinë të lartë dhe një total prej 11 resortesh luksoze në vitet e ardhshme.

Kjo blerje vjen si një vazhdim i natyrshëm i kontratës së re të superyllit portugez, i cili nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare me fitime që arrijnë në 575 milionë euro, një shumë që i lejon atij të investojë në prona të tilla pa u menduar dy herë.

Në deklaratat e tij, Ronaldo thuhet se e përshkroi ishullin si një vend me qetësi absolute dhe bukuri natyrore, duke theksuar se që nga momenti i parë ai dhe Georgina ndjenë një lidhje të veçantë me peizazhin.

Për CR7, luksi tani kombinohet me izolimin, privatësinë dhe cilësinë e jetës, elementë që ai duket se po i kërkon gjithnjë e më shumë jashtë fushave.

The post FOTO/ Cristiano Rolando i shton vetes një tjetër pasuri, ble për 8,2 mln euro vilën luksoze në Detin e Kuq appeared first on Albeu.com.

Cristiano Ronaldo reagon pasi Kylian Mbappe ia barazoi rekordin e famshëm te Real Madridi

21 December 2025 at 16:07


Cristiano Ronaldo nuk nguroi ta lavdërojë Kylian Mbappe pas paraqitjes së jashtëzakonshme të francezit, i cili barazoi rekordin e tij historik për numrin më të madh të golave të shënuar në një vit kalendarik me fanellën e Real Madridit.

Mbappe hyri në përballjen e së shtunës ndaj Sevillas duke pasur nevojë vetëm për një gol për të arritur kuotën e 59 golave për Madridin gjatë vitit 2025, shifër kjo që përkon me rekordin absolut të Ronaldos dhe njëkohësisht numrin më të lartë të golave të shënuar nga një lojtar i vetëm në një vit në historinë e klubit.

Sulmuesi francez u detyrua të priste deri në minutën e 86-të për të realizuar golin vendimtar nga pika e bardhë e penalltisë. Menjëherë pas golit, Mbappe e shfaqi hapur emocionin e tij, duke festuar me celebrimin e famshëm “siu” të Cristiano Ronaldos, gjest që u prit me entuziazëm nga tifozët në “Santiago Bernabeu”.

Pas ndeshjes, Mbappe ia dedikoi golin idhullit të tij, duke e theksuar edhe në rrjetet sociale, ku publikoi fotografi nga festa e golit së bashku me një imazh nga fëmijëria, kur kishte takuar Ronaldon për herë të parë.

“Besoni në ëndrrat tuaja. Respekt i madh për Cristianon”.

Nën këtë postim, vetë Cristiano Ronaldo reagoi duke e përgëzuar Mbappen, duke përdorur simbole që shprehnin duartrokitje dhe zjarr, si shenjë vlerësimi për arritjen e sulmuesit francez, i cili tashmë ka hyrë në histori të klubit madrilen./Telegrafi/

“Kristiano Ronaldo special që 17-vjeç”, Aleks Ferguson rrëfen raportin me portugezin

By: V K
21 December 2025 at 08:46

Kur flet një legjendë si ai, të gjithë kanë kuriozitet ta dëgjojnë, edhe tani që është tërhequr nga trajnimi.Sir Aleks Ferguson, është rikthyer të flasë dhe ka hedhur dritë mbi marrëdhënien e tij me Kristiano Ronaldon, një nga lojtarët më të famshëm që ka drejtuar gjatë karrierës së tij të gjatë dhe të suksesshme.

Ferguson i kishte besuar Ronaldos ende adoleshent, pas vetëm një shikimi të shkurtër gjatë kohës kur ai luante te Sportingu i Lisbonës.

“Ishte fantastike. Në jetën tuaj profesionale takoni lojtarë të jashtëzakonshëm. Që në moshën 17-vjeçare, e dija që ai kishte diçka të veçantë, jo vetëm aftësitë e tij, por edhe dëshirën për t’u bërë më i miri”, ka thënë Ferguson.

Gjithashtu, ishtrajneri i “Djajve të Kuq”, ka theksuar punën e palodhur dhe përkushtimin e Ronaldos që nga fillimi i karrierës.

“Çdo seancë stërvitore, ai praktikonte pas goditjeve të lira. Ishte fenomenal. Ai nuk ishte thjesht i talentuar, por kishte një etje të paparë për të përmirësuar veten çdo ditë”, ka thënë Ferguson.

Më tutje, Sir Aleks Ferguson, ka folur edhe për ndikimin e Cristiano Ronaldos brenda dhomës së zhveshjes dhe në fushë, gjithmonë sa i takon përvojës që përjetoi në “Old Trafford” me Mançester Junaitid.

“Padushim mund të them se ai ishte një shembull i vërtetë për shokët e skuadrës. Ambicia e tij e madhe dhe përkushtimi për stërvitje e bënë atë një udhëheqës natyral”, ka treguar Sir Aleks.

Marrëdhënia mes Ferguson dhe Ronaldos është shembull i mënyrës se si një trajner i madh mund të identifikojë e madje edhe të zhvillojë talentin e jashtëzakonshëm, duke ndihmuar lojtarët të arrijnë potencialin e tyre maksimal.

Jo më kot, aktualisht, Ronaldo ende konsiderohet si një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, dhe Ferguson nuk ngurron ta pranojë se kishte parashikuar suksesin e tij që kur e vërejti atë që ishte në gjendje të bënte në moshë fare të re.

The post “Kristiano Ronaldo special që 17-vjeç”, Aleks Ferguson rrëfen raportin me portugezin appeared first on Albeu.com.

“Barazova rekordin e idhullit tim Ronaldos, goli im i dedikohet atij”, Mbappe flet pas fitores ndaj Sevillës

20 December 2025 at 23:50


Real Madridi fitoi me rezultat 2-0 ndaj Sevillës në kuadër të javës së 17-të në La Liga, në atë që ishte ndeshja e fundit për ta për vitin 2025.

Një ndër autorët e golave në këtë sfidë ishte Kylian Mbappe, me francezin që realizoi në minutën e 86-të nga penalltia për 2-0.

Me këtë gol, ai barazoi rekordin e Cristiano Ronaldos për më së shumti gola brenda një viti kalendarik me 59 të tillë.

E golin e realizuar, Mbappe ia dedikoi pikërisht Ronaldos duke bërë festimin e tij dhe për këtë ai u përgjigj për gazetarët pas ndeshjes.

“Sot barazova rekordin e idhullit tim, Cristiano Ronaldos, lojtarit më të madh në historinë e këtij klubi”.

Kylian Mbappé dedicates his goal to Cristiano Ronaldo.

What a moment. 🥲🤍
pic.twitter.com/piVGCNwEYA
— TC (@totalcristiano) December 20, 2025

“Pse ia dedikova golin tim Ronaldos? Sepse ai ka qenë gjithmonë shumë i mirë me mua, më ka ndihmuar të përshtatem në Madrid, tani është miku im dhe kam një marrëdhënie shumë të mirë me të”.

“Dua t’i dërgoj urimet e mia më të mira, Gëzuar Krishtlindjet dhe një Vit të Ri të lumtur”.

“Në vitin 2026, do ta japim jetën për këtë klub. Kemi shumë gjëra për të dëshmuar”.

“Kur isha një djalë i vogël, thosha se dhurata ime e ëndrrave për ditëlindje do të ishte të luaja një ndeshje për Real Madridin. Sonte, ajo ëndërr u bë realitet”, ka deklaruar Mbappe./Telegrafi/

Haaland barazon numrin e golave të Ronaldos në Ligën Premier në kohë rekord

20 December 2025 at 18:21


Erling Haaland po vazhdon të shkruajë historinë në Ligën Premier, duke kaluar numrin e golave të Cristiano Ronaldos me golin e tij ndaj West Ham.

Norvegjezi arriti të barazojë shpejt rekordin e legjendës portgugeze, duke shënuar golin e tij më të fundit në më pak se shtatë minuta.

Ky ishte goli i gjashtë i Haaland ndaj West Ham në tre ndeshjet e fundit, duke e çuar në 148 gola në 169 paraqitje me fanellën e Manchester Cityt.

Goli i dytë i ditës e bëri atë të kalonte edhe legjendën e klubit, Francis Lee, në tabelën e golashënuesve të të gjitha kohërave të Cityt, duke u pozicionuar vetëm pas gjashtë futbollistëve që kanë shënuar më shumë.

🚨🔴RONALDO VS HAALAND IN PREMIER LEAGUE 🔵🤔 pic.twitter.com/Tj80iOJ8Qy
— Goals Side (@goalsside) December 20, 2025

Haaland gjithashtu barazoi ikonën e skuadrës së kuqe të Manchesterit, Ronaldon, me golin e tij të 103-të në Ligën Premier, por duke arritur këtë shifër me 119 ndeshje më pak se portugezi.

Ronaldo kishte arritur këtë objektiv në paraqitjen e tij të 233-të në dy periudha të ndryshme në ‘Old Trafford’, para se të largohej përfundimisht në 2022.

Ndërkohë, Haaland ka si synim tjetër të arrijë 150 gola në Ligën Premier më shpejt se legjenda e Cityt, Sergio Aguero./Telegrafi/

Cristiano Ronaldo çmend tifozët në rrjetet sociale, trupi i tij është thjeshtë perfekt (FOTOT)

By: V K
20 December 2025 at 13:39

Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo, vazhdon të sfidojë kohën dhe logjikën e futbollit modern. Në moshën 40-vjeçare, larg skenës europiane, ylli portugez nuk ka humbur as etjen për rekorde dhe as aftësinë për të mahnitur tifozët anembanë globit.

Me fanellën e Al-Nassr dhe me kombëtaren portugeze, të cilën e ka udhëhequr sërish drejt Kupës së Botës, CR7 vazhdon të jetë protagonist me gola dhe aksione që mbajnë firmën e një fenomeni.

Sigurisht, shpërthimi dhe ritmi i dikurshëm i viteve te Manchester United dhe Real Madrid nuk janë më të njëjtët, por fiziku i Cristiano Ronaldos mbetet jashtë çdo diskutimi.

 

 

Këtë e dëshmojnë edhe imazhet e fundit të publikuara në rrjetet sociale, ku sulmuesi portugez ka zgjedhur t’u tregojë ndjekësve trupin e tij të ndërtuar me disiplinë, sakrificë dhe punë të palodhur, vetëm pak javë para se të festojë 41-vjetorin, më 5 shkurt.

Një trup që ngjan më shumë me atë të një bodybuilder-i se të një futbollisti tradicional, rezultat i një përkushtimi ekstrem ndaj përgatitjes fizike.

Ronaldo është shndërruar ndër vite në një “makineri” golash, e ndërtuar mbi mentalitet fitues, stërvitje të personalizuar dhe një regjim rigoroz rikuperimi, mes krioterapisë, palestrës dhe ushtrimeve për parandalimin e dëmtimeve.

Fotografia, e publikuar në kanalet e tij zyrtare të premten në mëngjes, më 19 dhjetor, e tregon CR7 ende të tonifikuar, me muskuj të theksuar dhe një shikim të fiksuar drejt sfidës së radhës.

 

 

Imazhi është bërë menjëherë viral, duke grumbulluar mbi një milion pëlqime në Instagram brenda më pak se gjysmë ore.

The post Cristiano Ronaldo çmend tifozët në rrjetet sociale, trupi i tij është thjeshtë perfekt (FOTOT) appeared first on Albeu.com.

Cristiano Ronaldo tërheq vëmendjen me formën fizike mbresëlënëse, në moshën 40-vjeçare

19 December 2025 at 14:18


Cristiano Ronaldo ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me një postim të fundit, ku shfaqet në formë fizike mbresëlënëse.

Ylli portugez ka publikuar një fotografi pas saunës, duke treguar trupin e tij të tonifikuar dhe muskujt e theksuar, edhe pse është 40 vjeç.

Në imazhin e shpërndarë, Ronaldo shihet, i veshur vetëm me pantallona sportive, teksa pozon me vetëbesim përpara pasqyrës.

Ronaldo/X

Krahas fotos, ai ka shkruar thjesht: “Pas saunës”, duke e shoqëruar postimin me emoji, çka mjaftoi për të “çmendur” rrjetin.

Fotografia mori mijëra pëlqime dhe komente brenda pak minutash, me fansat që e përgëzuan për disiplinën, përkushtimin dhe formën fizike që vazhdon të mbajë ndër vite.

Shumë prej tyre e cilësuan Ronaldon si shembull frymëzimi, duke theksuar se ai vazhdon të sfidojë moshën dhe limitet fizike.

Ky postim vjen në një periudhë kur Ronaldo po vazhdon të jetë aktiv në fushë dhe jashtë saj, duke treguar se për të, puna dhe kujdesi për trupin mbeten prioritet absolut.

Edhe një herë, CR7 dëshmon pse konsiderohet një nga atletët më të përgatitur dhe më të përkushtuar në historinë e sportit. /Telegrafi/

After sauna 🧘♂️😅 pic.twitter.com/Cx9iBWoPla
— Cristiano Ronaldo (@Cristiano) December 19, 2025

Ferguson për Ronaldon: Në moshën 17 vjeçare, e dije që kishte diçka tek ai

19 December 2025 at 12:23


Legjenda e Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka hedhur dritë mbi marrëdhënien e tij me Cristiano Ronaldon, një nga lojtarët më të shquar që ka drejtuar gjatë karrierës së tij të gjatë dhe të suksesshme.

Ferguson i kishte besuar Ronaldos ende adoleshent, pas vetëm një shikimi të shkurtër gjatë kohës kur ai luante te Sporting Lisbona.

"Ishte fantastike. Në jetën tuaj profesionale takoni lojtarë të jashtëzakonshëm. Që në moshën 17-vjeçare, e dinit që ai kishte diçka të veçantë, jo vetëm aftësitë e tij, por edhe dëshirën për t’u bërë më i miri", ka thënë Ferguson.

Ai theksoi gjithashtu punën e palodhur dhe përkushtimin e Ronaldos që nga fillimi i karrierës.

"Çdo seancë stërvitore, ai praktikonte pas goditjeve të lira. Ishte fenomenal. Ai nuk ishte thjesht i talentuar, por kishte një etje të paparë për të përmirësuar veten çdo ditë".

Ferguson gjithashtu ka folur për ndikimin e Ronaldos brenda dhomës së zhveshjes dhe në fushë.

"Ai ishte një shembull për shokët e skuadrës. Ambicia e tij e madhe dhe përkushtimi për stërvitje e bënë atë një udhëheqës natyral".

Marrëdhënia mes Ferguson dhe Ronaldos është shembull i mënyrës se si një trajner i madh mund të identifikojë dhe zhvillojë talentin e jashtëzakonshëm, duke ndihmuar lojtarët të arrijnë potencialin e tyre maksimal.

Sot, Ronaldo konsiderohet një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, dhe Ferguson nuk ngurron ta pranojë se kishte parashikuar suksesin e tij që në fillim. /Telegrafi/

Cristiano Ronaldo investon në privatësi, klubi ekskluziv që ndalon telefonat dhe rrjetet sociale

By: gaze tare
18 December 2025 at 23:43

Cristiano Ronaldo ka ndërmarrë një hap të ri në botën e biznesit, larg fushës së futbollit dhe dritave të stadiumeve. Ylli portugez ka hapur një klub privat super-ekskluziv, jo si një projekt sportiv, por si një hapësirë luksoze ku privatësia absolute është rregulli themelor.

Klubi mban emrin The Vega Private Members Club dhe funksionon mbi një filozofi të rrallë për kohën moderne: pa telefona, pa filmime dhe pa rrjete sociale. Në një epokë ku çdo moment dokumentohet dhe shpërndahet, Ronaldo zgjedh të shesë pikërisht të kundërtën qetësinë dhe diskrecionin.

Gjatë ditës, The Vega shërben si një ambient i rezervuar për takime private, salla biznesi dhe zyra ekskluzive, i menduar për individë që kërkojnë diskrecion maksimal. Në mbrëmje, hapësira transformohet në një restorant dhe bar luksoz, i aksesueshëm vetëm për anëtarët e klubit.

Qasja e kufizuar dhe rregullat strikte e bëjnë The Vega një vend ku elita mund të shijojë shërbime premium larg vëmendjes publike dhe syrit të kamerave.

Për të qenë pjesë e këtij rrethi të mbyllur, kërkohet një pagesë njëherëshe prej 20 mijë dollarësh, e vlefshme për gjithë jetën. Nuk ka abonime mujore apo vjetore anëtarësimi është selektiv dhe i përhershëm.

Rregulli është i qartë dhe i panegociueshëm: asnjë foto, asnjë video, asnjë postim. Për shumëkënd, kjo e kthen privatësinë në luksin më të madh të epokës digjitale.

Ky projekt shihet si pjesë e një tranzicioni të menduar mirë drejt jetës pas futbollit. Ronaldo po e orienton gjithnjë e më shumë fokusin drejt familjes, biznesit dhe pasioneve të reja, duke ndërtuar një identitet përtej karrierës sportive.

Perandoria e tij tashmë përfshin modën, linjat e parfumeve, palestrat CR7, investime në YouTube dhe pasuri të paluajtshme, si dhe një aksion të fundit në kompaninë spanjolle të MMA-së Wow FC. The Vega shtohet si një tjetër hallkë strategjike në këtë zinxhir biznesesh, duke e pozicionuar Ronaldon si një sipërmarrës që di të lexojë trendet e reja.

Në një botë ku gjithçka është publike, Cristiano Ronaldo duket se po investon në atë që po bëhet gjithnjë e më e rrallë: privatësinë si simbol statusi.

The post Cristiano Ronaldo investon në privatësi, klubi ekskluziv që ndalon telefonat dhe rrjetet sociale appeared first on iconstyle.al.

Cristiano Ronaldo i 2013 apo Kylian Mbappe i 2025 – kush kishte sezonin më të mirë?

18 December 2025 at 19:31


Krahasimi i statistikave mes dy yjeve të Real Madridit ka rikthyer në vëmendje një debat të madh: a po i afrohet Kylian Mbappr sezonit historik të Cristiano Ronaldos nga viti 2013?

Cristiano Ronaldo mban ende rekordin për më së shumti gola të shënuar nga një lojtar i Real Madridit brenda një viti kalendarik – plot 59 gola në vitin 2013.

Kylian Mbappe, nga ana tjetër, është shumë pranë këtij rekordi në vitin 2025, me 58 gola të realizuar dhe një ndeshje ende për t’u luajtur.

Statistikat krahasuese

Cristiano Ronaldo (2013):
– 50 ndeshje
– 59 gola
– 14 asistime
– 7 het-trik

Kylian Mbappé (2025):
– 58 ndeshje
– 58 gola
– 5 asistime
– 5 het-trik

Nga këto shifra, Ronaldo ka një mesatare më të mirë golash për ndeshje, pasi arriti 59 gola në vetëm 50 paraqitje. Po ashtu, ai kontribuoi ndjeshëm më shumë në lojën kolektive me 14 asistime, krahasuar me 5 të Mbappe.

Liga e Kampionëve – faza eliminatore

Edhe në ndeshjet vendimtare të Ligës së Kampionëve, Ronaldo del në avantazh. Në vitin 2013, ai shënoi 6 gola nga raundi i 16-tave deri në gjysmëfinale, duke realizuar në çdo ndeshje, përveç njërës.

Mbappe, në edicionin 2025, ka shënuar 4 gola në fazat eliminatore, të gjithë kundër Manchester Cityt, ndërsa nuk ka realizuar asnjë gol në raundin e 16-tave dhe çerekfinale.

El Clasico – pika e fortë e Mbappe

E vetmja fushë ku Mbappé ka epërsi të qartë është El Clasico. Sulmuesi francez ka shënuar 6 gola në 4 përballje ndaj Barcelonës, ndërsa Ronaldo në katër El Clasico të vitit 2013 kishte regjistruar 2 gola dhe 1 asistim.

Përfundim

Statistikat tregojnë se Cristiano Ronaldo i vitit 2013 mbetet më i kompletuar dhe më vendimtar, sidomos në ndeshjet e mëdha evropiane dhe në kontributin kolektiv. Megjithatë, Kylian Mbappé është shumë pranë historisë dhe me një ndeshje ende për t’u luajtur, ai ka mundësinë ta barazojë ose ta thyejë rekordin legjendar.

Debati mbetet i hapur – kush ishte më i mirë? Ronaldo i 2013-s apo Mbappé i 2025-s?

/Telegrafi/

“Ronaldo i Big Brother?”, Labinot Rexha qethi flokët në stilin e legjendës së futbollit

By: D Marku
18 December 2025 at 17:20

Labinot Rexha është një nga banorët më të komentuar të këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova.

Ai ka tërhequr vëmendje të madhe gjatë ditës së sotme me një veprim të guximshëm dhe të pazakontë, duke vendosur të qethë flokët në stilin ikonik të legjendës së futbollit, Ronaldo.

Banori zgjodhi ta qethë plotësisht pjesën e pasme të kokës, ndërsa la vetëm pjesën e përparme, njësoj si stili karakteristik i futbollistit.
Ky transformim u realizua në prani të të gjithë banorëve të shtëpisë, të cilët edhe e ndihmuan duke ia prerë flokët.

Labi gjatë ditës ka deklaruar se e kishte parë Ronaldon në ëndërr dhe si duket vendimi për ndryshimin e pamjes lidhet drejtpërdrejt me atë ëndërr.

The post “Ronaldo i Big Brother?”, Labinot Rexha qethi flokët në stilin e legjendës së futbollit appeared first on Albeu.com.

Labi thotë se iu shfaq në ëndërr Ronaldo i Brazilit: Më tha të luaj me juve, më solli edhe kupën si fitues

18 December 2025 at 13:20



Banori i Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha, ka ndarë në mëngjes ëndrrën me banorët e tjerë.

Ai pretendon se i është shfaqur ylli i futbollit brazilian, Ronaldo Luis Nazario de Lima.

"Jam zgjuar jerem, kam parë ëndërr Ronaldon e Brazilit, më dha kupën, më tha: luaj me këta krejt. Ti je fituesi", u shpreh Labi.

Foto: Instagram

Ky moment i pazakontë ka tërhequr vëmendjen e fansave të tij, të cilët kanë komentuar me humor dhe kureshtje mbi ëndrrën e banorit dhe lidhjen e saj simbolike me fitoret dhe ambiciet brenda shtëpisë së Big Brother.

Kjo ka shkaktuar të qeshura te konkurrentët e tjerë marrë parasysh mënyrën se si e tregoi Labi.

Këngëtari ka bërë deklarata të ndryshme gjatë kohës sa është në Big Brother, për të cilat shpesh edhe u kritikua.

Sidoqoftë, po vazhdon të jetë protagonist në çdo situatë që po diskutohet. /Telegrafi/

Georgina Rodriguez thotë se unaza e propozimit 3 milionëshe ishte “minimumi që mund të bënte” Ronaldo për të

17 December 2025 at 12:33


Cristiano Ronaldo i propozoi partneres Geogrina Rodriguez me një unazë prej 30 karatësh dhe vlera 3 milionë dollarë gjatë muajit gusht, pas një lidhjeje nëntëvjeçare.

Modelja argjentino-spanjolle, 31 vjeçe, së shpejti do të martohet me futbollistin portugez, 40 vjeç, pas propozimit të tij mbresëlënës me këtë diamant të madh.

Në një intervistë për ELLE Spain, Georgina në formë shakaje tha se një unazë e tillë ishte “minimumi që mund të bënte” pasi kishte pritur kaq gjatë për të marrë propozimin.

"Është e mrekullueshme. Minimumi që mund të më ofronte pas dhjetë vjetësh pritjeje (qesh). E vërteta është se, kur më propozoi, ishte gjëja e fundit që më shkonte ndërmend. Më duhej shumë kohë për të përpunuar gurin e madh që më dhuroi. U habita aq shumë sa e lashë në dhomën time dhe nuk e hapën në dritën e diellit deri ditën tjetër (qesh)", pohoi modelja.

Çifti janë në lidhje që nga viti 2016.

Ronaldo ka pesë fëmijë, dy prej të cilëve i ka me Georginën, Alana-n dhe Bella Esmeralda-n.

Haaland ka shënuar më shumë gola për Man Cityn në tre vjet e gjysmë në Angli sesa Ronaldo në të dy periudha për Man Utd

15 December 2025 at 21:57


Norvegjezi fenomenal, Erling Haaland, ka arritur të shënojë tashmë 147 gola në vetëm tre vjet e gjysmë që luan për Manchester Cityn, duke luajtur 168 ndeshje.

Kjo statistikë tregon qartë sa i vdekjeprurës është ai para portës së kundërshtarit, madje duke tejkaluar Cristiano Ronaldon gjatë dy periudhave të tij te Manchester United.

Ronaldo luajti për herë të parë për ekipin e "Old Trafford" nga 2003 deri në 2009 dhe më pas nga 2021 deri në 2022, duke regjistruar 346 ndeshje dhe 145 gola për Man United.

Erling Haaland already has the same number of goals for Man City as Cristiano Ronaldo had for Man United – in 179 fewer games! 🤯🐐 pic.twitter.com/PyjTkd7UWO
— Man City Fever (@mancityfever2) December 11, 2025


Megjithatë, kur shikohen të gjithë golat e karrierës, portugezi mbetet një nga më të mëdhenjtë në histori, me një total prej 950 golash.

Këtë sezon, Haaland ka shënuar 17 gola në 16 ndeshje të Ligës Premier, duke u konsoliduar si golashënuesi më i mirë në ligë dhe një nga sulmuesit më të rrezikshëm në futbollin evropian. /Telegrafi/

"Lojtar i ndeshjes" dhe drejt rekordit të Ronaldos - Mbappe me hapa të pakapshëm

14 December 2025 at 23:52


Kylian Mbappe shënoi një tjetër gol të bukur për Real Madridin ndaj Alaves, duke arritur golin e 70-të për klubin në vetëm një sezon e gjysmë.

Sulmuesi francez ka arritur këtë shifër në vetëm 81 ndeshje që nga koha kur iu bashkua ekipit si lojtar i lirë gjatë verës së vitit 2024.

Mbappe tani i mungojnë vetëm tre gola për të barazuar rekordin e Cristiano Ronaldos me 69 gola në një vit kalendarik, duke përfshirë edhe golat me kombëtaren. Mbretërit kanë edhe dy ndeshje në kalendar.

😎 pic.twitter.com/M1l4QtKY5q
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) December 14, 2025


Francezi ka shënuar deri tani 66 gola në vitin 2025, duke përfshirë klubin dhe përfaqësuesen.

Në këtë sezon, Mbappe ka 26 gola në 21 ndeshje për Real Madridin, përfshirë 17 gola në 17 ndeshjet e La Ligës.

Ai u shpall "Lojtari i Ndeshjes" në fitoren e vështirë 2-1 të Real Madridit ndaj Deportivo Alaves. Goli i tij i bukur në pjesën e parë ndezi lojën për ekipin, megjithëse ai vuante nga një problem në gjurin e majtë.

🔟 pic.twitter.com/milbJv2tyY
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) December 14, 2025


Rodrygo, Bellingham dhe Valdepenas gjithashtu luajtën ndeshje të mira, por ndikimi i Mbappe ishte vendimtar. /Telegrafi/

Nga fusha e futbollit në ekran? Vin Diesel konfirmon një rol për CR7

By: gaze tare
12 December 2025 at 23:18

Vin Diesel ka ngritur peshë botën e kinemasë dhe futbollit me deklaratën e tij më të fundit.

Aktori amerikan publikoi një foto në rrjetet sociale krah Cristiano Ronaldos dhe në mbishkrim bëri një zbulim të papritur: ka shkruar një rol për CR7.

“Të gjithë më pyesin nëse Ronaldo do të bëhet pjesë e mitologjisë së Fast. Duhet të them se ai është një i madh. Kemi shkruar një rol për të në Los Bandoleros”, u shpreh Diesel.

Los Bandoleros është një film i shkurtër i vitit 2009, i shkruar dhe drejtuar nga vetë aktori dhe që shërben si pjesa e dytë narrative e filmit Fast & Furious (2009).

Ky zhvillim ka ndezur menjëherë spekulimet se Ronaldo mund të shfaqet në universin e famshëm të aksionit, në një moment kur vetë Diesel pritet të rikthehet te projekti Los Bandoleros, sidomos pasi prodhimi i Fast & Furious 11 është shtyrë për shkak të grevës së aktorëve në Hollywood. Ronaldo nuk do të ishte futbollisti i parë që shfaqet në një film të aktorit amerikan: Neymar Jr pati një rol të shkurtër në xXx: Return of Xander Cage (2017), ku luanin gjithashtu Donnie Yen, Deepika Padukone dhe Samuel L. Jackson.

Për momentin, mbetet mister nëse CR7 do të jetë realisht pjesë e projektit të ri.

The post Nga fusha e futbollit në ekran? Vin Diesel konfirmon një rol për CR7 appeared first on iconstyle.al.

❌
❌