Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Sedloski prezantoi zyrtarisht stafin e trajnerëve, Erhan Selimi ndihmës

29 December 2025 at 17:28


Shtabi i ri profesional i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut po merr formë, Sedloski rrethohet me emra të dëshmuar të futbollit vendor, me synim stabilitetin dhe përparimin afatgjatë të ekipit, njofton Telegrafi.

Në stafin profesional, si asistentë të Sedlloskit, do të punojnë Borçe Hristov, shef i shtabit profesional të KF Tikvesh dhe drejtor i Qendrës për Edukim, Erhan Selimi, i cili deri tani ishte përzgjedhës i Maqedonisë U19 si dhe Zoran Boshkovski – Çoko.

Pjesë e shtabit profesional do të jetë edhe ish-mbrojtësi i përfaqësueses Vançe Shikov, i cili ka regjistruar 58 paraqitje për Maqedoninë, ndërsa si trajner i portierëve është emëruar Gogo Jovçev.

Si video-analist i përfaqësueses A është angazhuar Martin Hristov, ndërsa përzgjedhësi Goce Sedlloski do ta bëjë të ditur më vonë emrin e trajnerit për përgatitjes fizike që do t’i bashkohet shtabit profesional.

Me këtë përbërje, Sedloski po ndërton një ekip të përbërë nga profesionistë të dëshmuar, me qëllim të qartë stabilitetin, vazhdimësinë dhe përparimin e mëtejmë të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut. /Telegrafi/

Goce Sedloski trajneri i ri i përfaqësueses së Maqedonisë në futboll

22 December 2025 at 13:29


Bordi Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), në seancën e mbajtur sot, ka marrë vendim për emërimin e trajnerit të ri të ekipit kombëtar. Detyrën e selektorit do ta marrë Goce Sedloski, njofton Telegrafi.

Vendimi është marrë me propozim të Komitetit për Zgjedhjen e Trajnerit, i përbërë nga presidenti i FFM-së, Masar Omeragiq, drejtori i ekipeve kombëtare, Goran Pandev, kryetari i shërbimit të vëzhgimit, Nikolçe Noveski, anëtari i Bordit Drejtues, Agim Ibraimi, si dhe zëvendëspresidenti Marjan Stojkovski.

Goce Sedloski është një nga emrat më të njohur në historinë e futbollit vendor. Ish-kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisës duke regjistruar 100 paraqitje dhe ka shënuar 8 gola, duke u bërë futbollisti i parë që arrin shifrën e 100 ndeshjeve për përfaqësuesen.

Sedloski ka qenë më herët pjesë e stafit teknik të përfaqësueses. Në gusht të vitit 2012, ai e drejtoi Maqedoninë si ushtrues detyre në ndeshjen miqësore ndaj Lituanisë në Shkup, e cila u fitua me rezultat 1:0.

Në karrierën e tij si trajner, Sedloski ka ushtruar detyrën e ndihmëstrajnerit dhe trajnerit të përkohshëm të Maqedonisë, ndërsa në nivel klubesh ka drejtuar Horizont Turnovon, Vardarin, Rigën në Letoni, Shiroki Brijegun në Bosnjë e Hercegovinë, ekipin e dytë të Dinamo Zagrebit në Kroaci, Shkupin, si dhe Vllazninë në Shqipëri.

Gjatë karrierës së tij trajneriale, Sedloski ka fituar tre tituj kampioni: dy me Vardarin në sezonet 2015/16 dhe 2016/17, si dhe një me Shkupin në sezonin 2021/22. Në sezonin 2024/25, ai fitoi edhe Kupën me Vardarin.

Si futbollist, Sedloski ka ndërtuar karrierë të pasur brenda dhe jashtë vendit. Duke luajtur me Bratstvo Gorno Konjari dhe Pitu Guli Krushevë, për të vazhduar te Pobeda e Prilepit. Më pas, ai luajti për Hajdukun e Splitit dhe Dinamo Zagrebin. Karrierën e vazhdoi te Sheffield Wednesday në Angli, ndërsa përvojë ndërkombëtare fitoi edhe në Japoni me Vegalta Sendai, në Turqi me Diyarbakirspor dhe në Austri me Mattersburgun.

Promovimi zyrtar i Goce Sedloskit si trajner kryesor i përfaqësueses së Maqedonisë do të mbahet nesër (të martën), duke filluar nga ora 11:30, në hotelin “Hilton” në Shkup. /Telegrafi/

Maqedonisë i vizatohet rruga e Botërorit 2026

5 December 2025 at 20:35


Federata Ndërkombëtare Botërore e Futbollit ka publikuar skemën e grupeve për Kupën e Botës 2026 dhe tashmë dihet se ku do të përfundojë Maqedonia, nëse më parë kalon pengesat e balotazhit, njofton Telegrafi.

Për shkak se shorti e ka vendosur në grup me njërin nga vendet organizatore, përfaqësuesja e Maqedonisë potencialisht do të luajë në dy shtete të ndryshme.

Në gjysmëfinale për Botërorin 2026, Maqedonia do të përballet me Danimarkën. Nëse arrin ta eliminojë rivalin skandinav, në finalen e pret fituesi i ndeshjes Irlandë – Çeki.

Përfaqësuesja që e fiton barazhin do të udhëtojë drejt Grupit A, ku tashmë janë të pozicionuara Meksika, Afrika e Jugut dhe Korea e Jugut. Kjo grupë zhvillohet në disa qytete të ndryshme, mes dy shteteve pritëse, Meksikës dhe SHBA-së.

Sipas planit të publikimit, ndeshja e parë e Maqedonisë nëse kualifikohet, do të ishte kundër Koresë së Jugut në stadiumin “Akron” në Zapopan të Meksikës. Ndeshja e dytë, që njëherësh është edhe hapja zyrtare e Botërorit 2026, do të zhvillohet në legjendarin “Estadio Azteca” në Mexico City, mes Meksikës dhe Koresë së Jugut.

Takimet e Grupit A do të zhvillohen në Mexico City, Zapopan dhe Guadalupe, të gjitha në territorin meksikan, si edhe në Atlantë të Shteteve të Bashkuara. /Telegrafi/

FFM falenderon Milevskin, koha për energji të freskët në përfaqësuese

1 December 2025 at 16:01


Bordi Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) në mbledhjen e sotme vendosi të mos e rinovojë kontratën e përzgjedhësit të Përfaqësueses A, Bllagoja Milevski, mandati i të cilit ka përfunduar më 30 nëntor 2025. Me këtë mbyllet një kapitull i gjatë i Milevskit në përfaqësuesen e Maqedonisë, ku ai ishte i angazhuar që nga viti 2014, shkruan Telegrafi.

Si trajner i ekipit A, prej 1 gushtit 2021, Milevski e drejtoi Maqedoninë në gjithsej 48 ndeshje. Nën drejtimin e tij, përfaqësuesja regjistroi 18 fitore, 14 barazime dhe 16 humbje. Gjatë kësaj periudhe, Maqedonia realizoi disa arritje të rëndësishme: fitoi dy ndeshje “play-off” për Botërorin, e mbylli në vend të parë në Grupin C të Ligës së Kombeve dhe siguroi kalimin në divizionin B për edicionin e ardhshëm.

“Federata e Futbollit e Maqedonisë shpreh mirënjohje të sinqertë për seleksionuesin Bllagoja Milevski dhe stafin e tij për punën e palodhur, bashkëpunimin profesional dhe rezultatet e arritura. I urojmë suksese në vazhdimin e karrierës”, thuhet në njoftimin e FFM-së.

Nga federata theksojnë se përfaqësuesja ka nevojë për energji të re dhe motivim të ri për sfidat që e presin. “Besojmë se me një staf të ri profesional do të sjellim një ‘erë të re’ në ekip, që do të forcojë konkurrencën dhe ambicien e Maqedonisë në arenën ndërkombëtare.”

FFM siguron se mbetet e përkushtuar për kushte optimale pune dhe mbështetje të plotë për ekipin e përfaqëseuses. Po ashtu, vlerëson bashkëpunimin profesional me Milevskin dhe stafin e tij, duke theksuar se ekipi do të vazhdojë të ketë mbështetjen e pakursyer edhe në fazën e re që e pret.

Sa i përket përzgjedhësit të ri, Bordi Drejtues pritet të marrë një vendim jo më vonë se 25 dhjetori 2025. Ndër kandidatët vendorë që përmenden për stolin e përfaqësueses është edhe trajneri aktual i Vardarit, Goce Sedlloski. /Telegrafi/

Maqedonia mëson rivalin: Danimarka në gjysmëfinalen e ‘play-off’-it

20 November 2025 at 13:53


Pas një rrugëtimi të vështirë në kualifikime dhe pavarësisht humbjes në sfidën vendimtare ndaj Uellsit, Maqedonia e Veriut e siguroi ‘play-off’-in falë renditjes në Ligën e Kombeve, ndërsa shorti i hedhur në Cyrih përcaktoi Danimarkën si kundërshtarin e parë drejt ëndrrës botërore, njofton Telegrafi.

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut do të marrë pjesë për herë të dytë radhazi në fazën e ‘play-off’-it për t’u kualifikuar në Kupën e Botës. Edhe pse skuadra nuk arriti të sigurojë një nga dy vendet e para në grupin kualifikues, pas humbjes në ndeshjen vendimtare ndaj Uellsit, ajo ruajti shansin falë renditjes në Ligën e Kombeve, e cila i siguroi një vend në fazën shtesë.

Në Cyrih FIFA zhvilloi shortin për turnetë e ‘play-off’-it, ku 16 kombëtare u ndanë në katër vazo, për të formuar katër mini-turne kualifikues. Fituesit e secilit turne do të marrin pjesë në Botërorin e ardhshëm. Maqedonia e Veriut e priti shortin nga vazoja e katërt, me kundërshtarë të mundshëm si Italia, Turqia, Ukraina dhe Danimarka.

Fati vendosi që kundërshtari i Maqedonisë në gjysmëfinalen e ‘play-off’-it do të jetë Danimarka. Ndeshja do të zhvillohet më 26 mars në udhëtim. Në rast të fitores të kësaj sfide, përfaqësuesja do të kalojë në finale, e cila do të luhet më 31 mars me fituesin e duelit Çekia – Irlanda Veriore dhe do të vendosë përfundimisht pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror. /Telegrafi/

Kanë mbetur edhe gjashtë vende për Kupën e Botës, këto janë të gjitha përfaqësueset që luajnë në fazën eliminatore

19 November 2025 at 16:00


Pas ndeshjeve të mbrëmshme, dihen 42 pjesëmarrësit e Kupës së Botës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada, dhe gjashtë vendet tjera do të sigurohen përmes ndeshjeve të ‘play-off’-it.

Gjashtë vendet e mbetura do të sigurohen përmes ndeshjeve të ‘play-off’-it - katër nga Evropa dhe dy përmes ‘play-off’-it ndërkontinental.

Sa i përket ‘play-off’-it evropian, 16 ekipe do të ndahen në katër vazo në të cilat do të luhen gjysmëfinalet dhe finalja. Do të luhet nga një ndeshje, dhe fituesit pastaj do të luajnë mes vete.

Italia, Danimarka, Turqia dhe Ukraina janë në vazon e parë, Republika Çeke, Sllovakia, Polonia dhe Uellsi në të dytën, Bosnje dhe Hercegovina, Irlanda, Kosova dhe Shqipëria në të treten dhe Rumania, Suedia, Maqedonia e Veriut dhe Irlanda e Veriut në të katërtën.

Në barazhin ndërkontinental, gjashtë ekipe do të luftojnë për dy vende, dhe sistemi i garave do të jetë i ndryshëm nga ai në Evropë.

Bolivia, Xhamajka, Kaledonia e Re dhe Surinamet do të kualifikohen në gjysmëfinale, ndërsa fituesit do të kalojnë në finale ku do të luajnë kundër Irakut dhe Republikës Demokratike të Kongos.

Shorti për të dyja eliminatoret do të mbahet nesër në orën 13:00, ndërsa ndeshjet do të luhen në mars të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Maqedonia pëson debakël, por siguron play-off in për Botërorin

18 November 2025 at 22:47


Përfaqësuesja e Maqedonisë u mposht bindshëm në Cardiff me rezultat 7-1, në humbjen e parë dhe të vetme gjatë kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Pavarësisht këtij debakli, në mars do të luajnë në play-off për një vend në Botëror, njofton Telegrafi.

Përzgjedhësi Milevski startoi me skemën 3-5-2 dhe me dy ndryshime në mbrojtje, Stojçevski dhe Vellkovski. Fillimi ishte i vështirë: në minutën e 17-të gjyqtari akordoi penallti të dyshimtë pas duelit mes Stojçevskit dhe Brooks, ndërsa Wilson realizoi për 1-0. Vetëm pak minuta më vonë, Brooks shënoi për 2-0, duke e vënë Maqedoninë në disavantazh të thellë.

Maqedonia u rikthye për pak çaste me golin e Miovskit pas asistimit të Vellkovskit, por goli fantastik i Brennan Johnson nga distanca në minutën e 34-të vulosi pjesën e parë në 3-1.

Pjesa e dytë ishte edhe më e vështirë për skuadrën e Milevskit. Daniel James shënoi 4-1 pas një aksioni të bukur, ndërsa kapiteni Wilson realizoi edhe dy herë, fillimisht nga goditja e dënimit, e më pas nga penalltia për 6-1. Rezultatin përfundimtar 7-1 e vulosi Brodhead në minutën e 88-të.

Tani, Maqedonia pret shortin e së enjtes për të mësuar kundërshtarin në play-off-it, ku do të luajë si mysafire në përpjekje për të siguruar një vend historik në Botëror. /Telegrafi/

Test i qetë para Uellsit: Maqedonia dhe Letonia ndahen pa fitues

13 November 2025 at 20:04


Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut e nisi muajin nëntor me ndeshje miqësore kundër Letonisë, ndërsa dueli në Arenën “Todor Proeski” në Shkup përfundoi me rezultat 0-0, njofton Telegrafi.

Ky takim shërbeu si provë para ndeshjes me Uellsin në Kardif, e cila do të vendosë se kush do të përfundojë në vendin e dytë në grupin kualifikues për Botërorin 2026, pozitë që siguron një epërsi në fazën e play-off-it për turneun që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Sa i përket lojës, përzgjedhësi Milevski e nisi me një formacion të përzier, duke pushuar disa nga titullarët kryesorë. Në vend të tyre luajtën Ashkovski, Stojçevski, Rastoder, Ristovski.

Ndeshja filloi me pak raste dhe me shumë lojë në mesfushë, pa rrezik serioz për portat. Rasti i parë erdhi në minutën e 24-t, kur Gutkovskis gjuajti mbi traversë, ndërsa tre minuta më vonë, Tihomir Kostadinov rrezikoi me kokë, por portieri Matrevics reagoi saktë. Edhe Dimitrievski u dallua me pritjet e tij, duke mbajtur portën të paprekur.

Para përfundimit të pjesës së parë, Nikolla Serafimov kishte një rast të mirë, por edhe atë e ndali portieri letonas. Në pjesën e dytë, Milevski aktivizoi lojtarë si Qamili, Ramadani, Elmas, Trajkovski dhe Miovski. Loja mbeti e qetë dhe pa shumë rrezikshmëri, me një rast të Rastoderit në minutën e 58-t që u ndal sërish nga Matrevics.

Letonia rrezikoi seriozisht në minutën e 70-t kur Ikaunieks goditi shtyllën e portës së Dimitrievskit. Deri në fund, Maqedonia ishte më aktive, por pa arritur të shënojë. Kjo është hera e parë që Letonia nuk pëson humbje kundër Maqedonisë, pas pesë disfatave radhazi në përballjet e mëparshme. /Telegrafi/

Grumbullohet Maqedonia, fillon “misioni” kundër Uellsit

10 November 2025 at 16:20


Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll, pas paraqitjeve të shkëlqyera në ndeshjet e kaluara përsëri është në mesin e ekipeve më të mira në kualifikimet për Botërorin 2026 dhe kanë shansin të shkruajnë një tjetër faqe të artë në historinë e futbollit tonë, njofton Telegrafi.

Skuadra e udhëhequr nga përzgjedhësi Bllagoja Milevski gjendet para sfidës vendimtare, përballja me Uellsin në Kardif, e cila do të përcaktojë fatin e mëtejmë të Maqedonisë në grupin kualifikues.

Një rezultat pozitiv në këtë ndeshje do t’i hapte rrugën drejt një kundërshtari më të përballueshëm në fazën e “play-off”-it për Botërorin që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Përgatitjet kanë nisur në Shkup, ku futbollistët janë bashkuar me stafin teknik për të filluar fazën përfundimtare para ndeshjes vendimtare.

Në prag të përballjes me Uellsin, Maqedonia do të zhvillojë një miqësore ndaj Letonisë më 13 nëntor, që do të shërbejë si provë gjenerale për të përsosur formën dhe për të përforcuar besimin në këtë mision të madh.

Kujtomë se te Maqedonia e Veriut luajnë disa futbollistë shqiptarë, të udhëhequr nga kapiteni Enis Bardhi, Isnik Alimi, Lirim Qamili, Visar Musliu dhe Reshat Ramadani, ndërsa shkaku i lëndimit në ciklin e nëntorit mungon Ezgjan Alioski. /Telegrafi/

Maqedonia drejt duelit vendimtar me Uellsin, mungon Alioski, rikthehet Musliu

6 November 2025 at 12:05


Përzgjedhësi Bllagoja Milevski ka shpallur listën e futbollistëve për ndeshjen vendimtare të kualifikimeve, ku mungesa e Alioskit shihet si humbje e madhe për skuadrën, njofton Telegrafi.

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut po përgatitet për një nga ndeshjet më të rëndësishme të ciklit kualifikues për Kupën e Botës, përballë Uellsit në Kardif. Kjo sfidë pritet të jetë përcaktuese për vendin e dytë në grup dhe mundësinë e kalimit në fazën tjetër.

Në prag të grumbullimit, trajneri Bllagoja Milevski ka bërë publike listën me 28 futbollistë të ftuar. Mungesa më e madhe është ajo e Ezgjan Alioskit, i cili është dëmtuar gjatë lojës me klubin e tij Lugano. Në anën tjetër, lajmi i mirë vjen nga rikthimi i Visar Musliut, që pas lëndimit ndaj Belgjikës është sërish gati për të luajtur.

Në listë janë përfshirë emra të njohur si kapiteni Enis Bardhi që luan te Konyaspor në Turqi, Isnik Alimi i Daliang Janbo në Kinë, Lirim Qamili te Sonderjiske në Danimarkë, Stole Dimitrievski te Valencia dhe Elif Elmas te Napoli. Krahas tyre, janë ftuar edhe disa lojtarë që aktivizohen në kampionatin vendor, përfshirë Reshat Ramadanin e Shkëndijës dhe Bojan Ilievskin nga Struga Trim Lum.

Grumbullimi do të nisë të hënën në hotelin “Hilton” në Shkup, ku skuadra do të zhvillojë disa ditë stërvitje përgatitore. Më 13 nëntor, Maqedonia do të zhvillojë një miqësore kundër Letonisë, që do të shërbejë si provë gjenerale para ndeshjes kryesore.

Dueli vendimtar kundër Uellsit në Kardif do të luhet më 18 nëntor, në një ndeshje që mund të përcaktojë fatin e Maqedonisë në garën për një vend në Kampionatin Botëror. /Telegrafi/

Maqedonia ndalet nga Kazakistani, gjithçka vendoset në Kardif

13 October 2025 at 22:49


Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut barazoi 1-1 me Kazakistanin në ndeshjen e parafundit të ciklit kualifikues për Botërorin 2026, duke e vështirësuar ndjeshëm rrugën drejt vendit të parë në grup, njofton Telegrafi.

Pas këtij barazimi gjithçka do të vendoset në përballjen e fundit kundër Uellsit në Kardif, duel që pritet të përcaktojë ekipin që do të shkojë në fazën e “play-off”-it përmes kualifikimeve. Ndërkohë, Belgjika me dy ndeshje të lehta në fund ka thuajse të sigurt vendin e parë.

Maqedonia nisi takimin me dy sulmues, Miovskin dhe Ristovskin, ndërsa mungesa e Visar Musliut solli ndryshime në mbrojtje. Kazakistani befasoi në fillim me lojë të hapur dhe krijoi disa raste të rrezikshme, por portieri Stole Dimitrievski reagoi në kohë. Pas dhjetë minutave presioni, “verdhekuqtë” u stabilizuan dhe filluan të kërcënojnë me disa aksione të shpejta, ndërsa më i rrezikshmi ishte Millan Ristovski pas një krosimi perfekt nga Ezgjan Alioski.

Në fund të pjesës së parë, Maqedonia pati tri raste të pastra për gol, Ristovski provoi me “gërshërë”, ndërsa edhe Vellkovski rrezikoi me kokë, por portieri Seisen shpëtoi miqtë nga goli.

Në fillim të pjesës së dytë, trajneri Bllagoja Milevski ndërhyri me dy zëvendësime ofensive duke futur Darko Çurlinovin dhe Tihomir Kostadinovin, por ishte Kazakistani që ndëshkoi i pari. Në minutën e 51-të, pas një konfuzioni në zonë, Karaman përfitoi dhe shënoi për 0-1. Reagimi erdhi shpejt, pas disa përpjekjeve, në minutën e 74-t, kapiteni Enis Bardhi ekzekutoi në mënyrë brilante një goditje dënimi nga 30 metra, duke barazuar në 1-1 dhe duke ndezur entuziazmin në Arenën “Todor Proeski”. Ky ishte goli i 20-të i Bardhit me fanellën e Maqedonisë.

Në minutat e fundit, Maqedonia shtoi presionin me rastet e Elmasit, Trajkovskit dhe Serafimovit, por rezultati nuk ndryshoi. Barazimi 1-1 u prit me zhgënjim në kampin vendas, pasi shanset për vendin e parë tashmë janë minimale, ndërsa gjithçka do të vendoset në duelin e fundit me Uellsin për pozitën e dytë dhe kualifikimin në “play-off”. /Telegrafi/

Maqedonia sot synon vetëm fitore ndaj Kazakistanit

13 October 2025 at 15:28


Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut sonte me fillim në ora 20:45 do të përballet me Kazakistanin në ndeshjen e parafundit të ciklit kualifikues për Kampionatin Botëror, njofton Telegrafi.

Të përzgjedhurit e trajnerit Bllagoja Milevski janë nën presion për të marrë tri pikët në përballjen që do të zhvillohet në stadiumin “Arena Todor Proeski” në Shkup, në mënyrë që të ruajnë shanset për renditje sa më të lartë në grupin J.

Kjo do të jetë vetëm ndeshja e dytë zyrtare mes dy përfaqësueseve, pas asaj të zhvilluar më herët në Astanë në kuadër të këtij cikli. Deri më tani, Maqedonia e Veriut ka luajtur gjithsej tri herë ndaj Kazakistanit dhe nuk ka pësuar asnjëherë humbje, përkundrazi, ka regjistruar dy fitore dhe asnjë gol të pranuar.

Në miqësoren e zhvilluar në Shkup në qershor të vitit 2021, kuqeverdhët fituan me rezultat bindës 4-0 falë golave të Ezgjan Alioskit, Ivan Triçkovskit, Stefan Ristovskit dhe Darko Çurlinovit. Ndërsa në përballjen e parë të këtij cikli kualifikues në Astanë, fitoren minimale 0-1 e siguroi Aleksandar Trajkovski.

Aktualisht, Maqedonia e Veriut kryeson grupin me një pikë më shumë se Belgjika dhe dy më shumë se Uellsi, ndërsa këto dy përfaqësuese përballen sonte mes vete.

Megjithatë, të dyja kanë nga një ndeshje më pak se skuadra e Milevskit, ndaj fitorja në këtë duel është jetike për të ruajtur epërsinë dhe ëndrrën drejt Botërorit. /Telegrafi/

Maqedoni - Kazakistan, gjyqtar spanjollë ndajnë drejtësinë

11 October 2025 at 14:49


UEFA ka caktuar gjyqtarë nga Spanja për sfidën e së hënës në Shkup, ku Maqedonia do të kërkojë fitore në ndeshjen e fundit në Shkup, njofton Telegrafi.

Maqedonia e Veriut do ta zhvillojë ndeshjen e fundit në shtëpi në kuadër të këtij cikli kualifikues për Kampionatin Botëror, dhe ajo do të jetë përballë Kazakistanit, të hënën në Shkup. Pas kësaj sfide, përfaqësuesen e pret edhe një duel i fundit si mysafire, kundër Uellsit.

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) tashmë ka caktuar edhe zyrtarët e ndeshjes. Duelin në kryeqytet do ta gjykojë një ekip plotësisht spanjoll, i udhëhequr nga gjyqtarë me përvojë Huan Martinez Munuera. Edhe pse është vetëm 43 vjeç, Munuera ka një karrierë të pasur dhe ka ndarë drejtësinë në ndeshje të mëdha, përfshirë edhe “El Clasico”-n mes Real Madridit dhe Barcelonës.

Në këtë përballje, atij do t’i asistojnë Barbero dhe Granado në vijat anësore, ndërsa Ruiz do të jetë gjyqtar i katërt. Në dhomën e VAR-it do të jenë Fernandez dhe Villanueva, gjithashtu nga Spanja. /Telegrafi/

Maqedonia kryeson grupin, por statistikat “nuk besojnë” te ajo!

11 October 2025 at 11:32


Statistikat, simulimet dhe analizat janë bërë pjesë përbërëse e futbollit modern. Sot, ekzistojnë shumë mënyra për të vlerësuar gjasat e ekipeve dhe përfaqësueseve për renditjen në tabela gjatë garave të ndryshme, përfshirë edhe ato të kualifikimeve për Botërorin, njofton Telegrafi.

Një gjë e tillë po ndodh edhe me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut, e cila, sipas analizave dhe simulimeve më të fundit, pavarësisht formës së mirë dhe pozitës aktuale në krye të grupit J, nuk shihet si favorite për të përfunduar në dy vendet e para të grupit kualifikues.

Për herë të parë pas shumë vitesh, Maqedonia e Veriut ndodhet në krye të grupit para fazës përmbyllëse, me 12 pikë të grumbulluara, një më shumë se Belgjika dhe dy më shumë se Uellsi, të cilët kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluara.

Visar Musliu kunder Torssard të BelgjikesFoto:Perfaqesuesja e Maqedonisë/Facebook

Megjithatë, sipas analizave statistikore, ekspertët mbeten skeptikë se ekipi i trajnerit Bllagoja Milevski do të mund ta ruajë këtë pozitë deri në fund të kualifikimeve.

Sipas parashikimeve, Maqedonia e Veriut ka vetëm 6.8% shanse për të përfunduar në vendin e parë të grupit, ndërsa Uellsi ka 26.2%, dhe Belgjika shihet si favorit absolut me 67% shanse për ta mbyllur në krye. Llogaritjet projektojnë që Belgjika do të përfundojë me 20 pikë, Uellsi me 16, ndërsa Maqedonia me 15.

Standings provided by Sofascore


Në garën për vendin e dytë, Uellsi ka epërsi me 45.6% shanse për sukses, kundrejt 25.3% të Maqedonisë së Veriut. Deri në fund të ciklit, kuqeverdhët kanë edhe dy sfida të rëndësishme përpara, kundër Kazakistanit dhe Uellsit, ndërsa rivalët e drejtpërdrejtë kanë për të zhvilluar nga tre ndeshje. /Telegrafi/

Maqedonia me një pikë ndaj Belgjikës, nuk e lëshon kreun e renditjes

10 October 2025 at 22:47


Portieri Dimitrievski në formë fantastike, mbrojtja shqiptare me Musliun dhe Alioskin e pathyeshme, ndërsa kapiteni Enis Bardhi udhëhoqi skuadrën drejt një barazimi historik 0–0 ndaj Belgjikës për të mbajtur kreun, njofton Telegrafi.

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut ka arritur një rezultat të madh në udhëtim, duke barazuar 0–0 ndaj Belgjikës në Gent dhe duke ruajtur vendin e parë në grupin kualifikues për Botërorin 2026, që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Sfida ishte një “betejë” e vërtetë taktike, që ngjante shumë me atë të famshmen ndaj Italisë në Palermo. Belgjika dominoi gjatë gjithë ndeshjes, me mbi 25 gjuajtje drejt portës, por nuk arriti ta mposhtë një Maqedoni të fortë dhe të disiplinuar, me portierin Stole Dimitrievski që shkëlqeu mes shtyllave dhe me mbrojtjen që rezistoi në mënyrë heroike ndaj yjeve të Rudi Garcias.

Trajneri Bllagoja Milevski zgjodhi një formacion të fortë me sistemin 3-5-2, ku në mesin e fushës luajtën Atanasov, Kostadinov dhe kapiteni Enis Bardhi, ndërsa në mbrojtje qëndruan Visar Musliu dhe Ezgjan Alioski, të cilët zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer.

Në minutën e 6-të, Salemaekers u përpoq të fitonte penallti, por arbitri turk Umut Meler e ndëshkoi me karton të verdhë për simulim. Pas disa përpjekjeve të belgëve, në minutën e 18-të Trossard e gjeti rrjetën, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Maqedonia u kërcënua për herë të parë me një goditje të lirë të kombinuar mes Bardhit dhe Elmasit, por mbrojtja belge reagoi në kohë.

Në fillim të pjesës së dytë, trajneri bëri disa ndryshime: Çurlinov zëvendësoi Ashkovskin, ndërsa Millan Ristovski mori vendin e Bojan Miovskit. Belgjika intensifikoi sulmet, por Dimitrievski reagoi tri herë në mënyrë të jashtëzakonshme, duke ndalur çdo përpjekje për gol.

Në minutat e fundit, Isnik Alimi dhe Stefan Despotovski u futën në lojë për të forcuar mesfushën dhe për të ruajtur rezultatin. Plani funksionoi, Maqedonia mbeti e pathyeshme dhe mori një pikë të madhe, ndërsa Belgjika doli nga fusha me zhgënjim dhe tension.

Standings provided by Sofascore


Pas këtij barazimi, Maqedonia e Veriut mbetet në krye të grupit me 12 pikë, e ndjekur nga Belgjika me 11 dhe Uellsi me 10 pikë, që ka një ndeshje më pak. Sfida e radhës për kuqeverdhët do të jetë të hënën, në Shkup, ndaj Kazakistanit, ku do të kërkojnë të mbajnë ritmin e jashtëzakonshëm drejt ëndrrës së Botërorit 2026. /Telegrafi/

Musliu para duelit me Belgjikën: “Do të japim maksimumin, është ndeshje historike”

9 October 2025 at 20:03


Maqedonia e Veriut ka udhëtuar drejt Gentit me përbërjen më të fortë për të sfiduar Belgjikën, kombëtaren e tretë në Botërorin “Rusi 2018”, njofton Telegrafi.

Me pothuajse të gjithë lojtarët më të mirë në dispozicion dhe me një përbërje shumë me përvojë, përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut do të kërkojë nesër të bëjë historinë në përballjen me Belgjikën e Rudi Garcias, ekip që në Botërorin e vitit 2018 në Rusi u rendit në vendin e tretë.

Nga ajo gjeneratë e artë belge kanë mbetur emra të mëdhenj si Courtois, Witsel dhe De Bruyne, por për mbrojtësin shqiptar të Maqedonisë, Visar Musliu, këto nuk janë arsye për frikë.

Në konferencën për shtyp, Musliu u shpreh me vendosmëri: “Nuk do të kemi një mision të lehtë, këtë e dimë prej kohësh. Edhe pse mungon Lukaku, Belgjika ka sulmues si Openda dhe Batshuayi, ndoshta jo në nivelin e Lukakut, por lojtarë që luajnë rregullisht në Ligën e Kampionëve. Po ashtu, janë edhe Doku dhe Vaineken, futbollistë me shumë cilësi. Do të përballemi me një rival jashtëzakonisht të fortë, por nëse luajmë me disiplinë dhe përkushtim si në Shkup, mund ta arrijmë qëllimin. Do të japim maksimumin për të arsyetuar besimin e përzgjedhësit.”

Mbrojtësi shqiptar theksoi gjithashtu se respekti që Belgjika ka treguar ndaj Maqedonisë tregon shumë:

“Ata kanë matematikat e tyre, nuk e di çfarë mendojnë për ne, por treguan respekt dhe kjo flet shumë. Edhe për ta kjo është një ndeshje vendimtare.”

Në ndeshjen që do të zhvillohet të premten mbrëma në Gent, pritet të jenë të pranishëm rreth 1.000 tifozë që do ta përkrahin Maqedoninë, të cilët do të jenë mbështetje e fuqishme për kuqeverdhët në sfidën më të rëndësishme të këtyre kualifikimeve. /Telegrafi/

Maqedonia e Veriut në prag të historisë, përballë Belgjikës një hap drejt Botërorit

9 October 2025 at 13:24


Tre ndeshje para fundit të kualifikimeve, kuqeverdhët janë të pamposhtur dhe kryesojnë grupin me një shans reale për të shkruar kapitullin më të madh në historinë e futbollit vendor, shkruan Telegrafi.

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut po kalon një moment që nuk e ka përjetuar kurrë më parë. Tre ndeshje para fundit të kualifikimeve për Botërorin 2026, është ende pa humbje, në krye të grupit dhe e ka fatin në duart e veta. Edhe nëse fundi i kualifikimeve nuk rezulton perfekt, gjasat për një vend në “play-off”-in e marsit mbeten shumë real.

Ky pozicion i favorshëm ka sjellë një qetësi të rrallë në kampin kuqeverdhë. Për herë të parë, nuk ka presion të madh për domosdoshmëri fitoreje, presioni është te rivalët, veçanërisht te Belgjika, kombëtarja më e shtrenjtë e grupit, që pas ndërrimit të përzgjedhësit Rudi Garcia nuk ka luksin të gabojë. Pikërisht ndaj saj, të nesër (e premte 10.10.2025) në Gent, Maqedonia ka një mundësi historike për të bërë befasinë e madhe. Përzgjedhësi Bllagoja Milevski e njeh mirë këtë pozicion dhe po përgatit një strategji të kujdesshme, ngjashëm si në përballjen e parë në Shkup.

Në tri ditë, Maqedoninë e presin dy sfida vendimtare. Në të kaluarën, ndoshta do të zgjidhej se cila të ishte prioritet, por sot çdo ndeshje ka peshën e saj të veçantë. Krahasuar me muajin e kaluar, situata është shumë më stabile: futbollistët kryesorë si Elif Elmas dhe Bojan Miovski kanë gjetur vazhdimësi te klubet e tyre dhe janë kthyer në përfaqësuese me më shumë qetësi dhe vetëbesim. Kjo formë e mirë individuale mund të kthehet në kapital të madh për Maqedoninë.


Standings provided by Sofascore


Ndeshja e parë e luajtur kundër Belgjikës në Shkup ofron një orientim të qartë për mënyrën e lojës, qëndrim kompakt, durim dhe efikasitet në momentet kyçe. Kjo skuadër tashmë e ka dëshmuar se mund të befasojë edhe kundër rivalëve më të mëdhenj: kujtohen fitoret ndaj Gjermanisë dhe dy herët ndaj Italisë, që tashmë janë pjesë e historisë moderne të futbollit tonë.

Tani, rruga është e hapur. Maqedonia e Veriut është midis tre opsioneve, vendi i parë, i dytë apo i tretë dhe të gjitha janë brenda mundësive. Për momentin, tifozët kanë të drejtë të ëndërrojnë dhe këtë herë, ëndrrat janë të mëdha dhe krejtësisht të arritshme.

Ndeshja Belgjikë – Maqedoni e Veriut luhet nesër me fillim nga ora 20:45, ndërsa me 13 tetor luajnë në Shkup ndaj Kazakistanit në stadiumin Arena “Todor Proeski” nga ora 20:45. /Telegrafi/

Maqedonia e Veriut gati për sfidat e tetorit, Belgjika pengesa e parë

2 October 2025 at 13:35


Përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut e presin dy ndeshje vendimtare në kualifikimet për Botërorin “SHBA–Kanada–Meksikë 2026”, njofton Telegrafi.

Fillimisht, kuqeverdhët do të luajnë në udhëtim ndaj Belgjikës në Gent më 10 tetor, ndërsa më 13 tetor në Shkup presin Kazakistanin, në një fazë kyçe të këtij cikli eliminator.

Përzgjedhësi Bllagoja Milevski publikoi listën për këtë grumbullim, ku nuk pati befasi të mëdha. Për shkak dëmtimi mungon Lirim Qamili, ndërsa rikthime në ekip janë David Babunski dhe Stefan Ashkovski.

Ajo që bie në sy është prania e futbollistëve shqiptarë, që janë shtylla kryesore e përfaqësueses. Kapiteni Enis Bardhi (Konyaspor), mbrojtësi i sigurt Visar Musliu (St. Truiden), lojtari i krahut të majtë Ezgjan Alioski (Lugano), si dhe mesfushori i Shkëndijës Reshat Ramadani, janë disa nga emrat shqiptarë më të spikatur. Gjithashtu, pjesë e listës janë edhe Bojan Ilievski (Struga Trim Lum) dhe portieri Igor Aleksovski që aktivizohet në Flamurtarin e Vlorës.

Grumbullimi i kombëtares është paraparë për 6 tetor në Shkup. Aktualisht, Maqedonia e Veriut kryeson grupin me 11 pikë, një më shumë se Belgjika dhe Uellsi, por “Djajtë e Kuq” kanë një ndeshje më pak. /Telegrafi/

Lista e plotë e Maqedonisë për ndeshjet e tetorit:

Portierë:

  • Stole Dimitrievski – Valencia (Spanjë)
  • Dejan Iliev – UTA Arad (Rumani)
  • Damjan Shishkovski – Borac Banja Luka (BiH)
  • Igor Aleksovski – Flamurtari (Shqipëri)

Mbrojtje:

  • Visar Musliu – St. Truiden (Belgjikë)
  • Nikola Serafimov – Levski Sofja (Bullgari)
  • Ezgjan Alioski – Lugano (Zvicër)
  • Gjoko Zajkov – Ajman (EBA)
  • Andrej Stojçevski – Slovacko (Çeki)
  • Darko Velkovski – Zrinjski (BiH)
  • Stefan Despotovski – OFK Beograd (Serbi)
  • Bojan Ilievski – Struga Trim Lum
  • Stefan Ashkovski – Radnički Niš (Serbi)

Mesfusha:

  • Enis Bardhi – Konyaspor (Turqi)
  • Jani Atanasov – Larisa (Greqi)
  • Elif Elmas – Napoli (Itali)
  • Isnik Alimi – Dalian Yingbo (Kinë)
  • Luka Stankovski – Radnički Kragujevac (Serbi)
  • Tihomir Kostadinov – Sigma Olomouc (Çeki)
  • Reshat Ramadani – Shkëndija

Sulmi:

  • Bojan Miovski – Glasgow Rangers (Skoci)
  • Milan Ristovski – Bohemians 1905 (Çeki)
  • Darko Çurlinov – Kocaelispor (Turqi)
  • Aleksandar Trajkovski
  • David Babunski – Vardar
  • Elmin Rastoder – Thun (Zvicër)

“Skuqet” Bardhi në fitoren e ekipit të tij Konyaspor

28 September 2025 at 18:20


Kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, futbollisti shqiptar nga Shkupi Enis Bardhi, u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e sotme të ekipit të tij Konyaspor kundër Istanbul Basaksehir në Superligën turke, njofton Telegrafi.

Enis Bardhi mori dy kartona të verdhë brenda vetëm pesë minutave në pjesën e dytë dhe u detyrua ta lërë fushën para kohe.

Megjithatë ekipi i tij Konyaspor, edhe pse luajti me një lojtar më pak, arriti ta ruajnë epërsinë dhe të fitojnë me rezultat 2-1, duke siguruar një fitore shumë të rëndësishme.

Ky ishte triumfi i tretë i sezonit për Konyasporin, që vjen pas një periudhe të vështirë me tri ndeshje pa fitore, përfshirë edhe dy humbje radhazi në javët e fundit.

Për Bardhin ishte një mbrëmje e hidhur, por ai mbetet figurë qendrore jo vetëm te Konyaspori, por edhe te përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, ku është një nga liderët dhe lojtarët më me ndikim dhe kapiten i përfaqësueses. /Telegrafi/

Bardhi: Dëshirojmë fitore dhe vendin e parë

7 September 2025 at 13:57

Përfaqësuesja e Maqedonisë sot do të presë Lihtenshtajnin në ndeshjen kualifikuese për Botërorin e ardhshëm, njofton Telegrafi.

Përfaqësuesja e vendit tonë ende nuk ka shënuar fitore në terren vendas, pasi më herët në Shkup ka barazuar me Uellsin dhe Belgjikën.

Kapiteni i Maqedonisë Enis Bardhi, ks thënë se të gjithë janë gati për të dhënë maksimumin:

“Na pret një ndeshje e vështirë, ashtu siç ndodhi edhe në Vaduz derisa e zhbllokuam rezultatin. Jemi të vetëdijshëm për sfidën, kemi bërë analizat tona dhe e dimë çfarë duhet të përmirësojmë. Jemi të gatshëm për duelin me Lihtenshtajnin, dhe këto tre pikë mund të jenë vendimtare që ta mbyllim këtë cikël në vend të parë.
Lihtenshtajni dhe Belgjika janë kundërshtarë krejtësisht të ndryshëm. Të gjithë e dimë se fitorja do të na sillte shumë. Shkojmë hap pas hapi, fillimisht të fitojmë sot, e më pas të mendojmë për sfidat e tjera.”

Ndeshja Maqedoni – Lihtenshtajn do të zhvillohet sot në Arenën “Todor Proeski”, me fillim nga ora 18:00.  /Telegrafi/

The post Bardhi: Dëshirojmë fitore dhe vendin e parë appeared first on Telegrafi.

❌
❌