❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ahmeti uron Kurtin: Kosova e lirë dhe e zhvilluar, ëndrra jonë e përbashkët

PRISHTINË, 29 dhjetor/ATSH/- Kreu i BDI-sĂ«, Ali Ahmeti ka pĂ«rgĂ«zuar sot qytetarĂ«t e KosovĂ«s pĂ«r procesin zgjedhor nĂ« tĂ« cilin dĂ«shmuan maturi dhe pjekuri tĂ« lartĂ« demokratike.

Ahmeti shprehet se në Kosovë u zhvillua një proces i lirë, i ndershëm dhe plotësisht demokratik, në përputhje me standardet evropiane, duke konfirmuar forcën e institucioneve dhe vullnetin e lirë të qytetarëve të saj.

Ai ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Kryeministrit Albin Kurti për fitoren e shënuar.

Ahmeti nënvizon se Kosova ka nevojë për stabilitet, zhvillim dhe vizion të qartë shtetëror, në shërbim të qytetarëve të saj.

“Si dikush qĂ« ka dhĂ«nĂ« kontribut pĂ«r lirinĂ« e KosovĂ«s dhe qĂ« beson thellĂ« nĂ« tĂ« ardhmen e saj, dĂ«shiroj qĂ« Kosova tĂ« ecĂ« pĂ«rpara me hapa tĂ« sigurt, duke forcuar aleancĂ«n e saj strategjike me Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s dhe me Bashkimin Evropian. Kjo Ă«shtĂ« rruga qĂ« garanton paqe, zhvillim dhe njĂ« tĂ« ardhme tĂ« sigurt pĂ«r brezat qĂ« vijnĂ«â€, shprehet ai.

Kreu i BDI-së, vë në dukje se Kosova e lirë, e fortë dhe e zhvilluar, ka qenë dhe mbetet ëndrra jonë e përbashkët.

The post Ahmeti uron Kurtin: Kosova e lirë dhe e zhvilluar, ëndrra jonë e përbashkët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vetëvendosje siguron 56 mandate në Kuvend, PDK forcë e dytë me 23 mandate

PRISHTINË, 29 dhjetor/ATSH/- Kosova sot ka pĂ«rmbyllur me sukses procesin pĂ«r zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Sipas rezultateve preliminare publikuar në platformën e KQZ-së, LVV ka fituar 49.30% të votave, e pasuar nga PDK me 21.01% dhe LDK me 13.59%, ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sipas këtyre rezultateve ka marr 5.68% të elektoratit.

Në bazë të këtyre rezultateve, LVV siguron 56 mandate, PDK me 23 mandate, LDK merr 15 mandate, AAK 6 mandate, Lista Serbe 10 mandate, komunitetet e tjera 10 mandate.

/Kosovapress/

The post Vetëvendosje siguron 56 mandate në Kuvend, PDK forcë e dytë me 23 mandate appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qytetarët protestojnë për mungesën e furnizimit me ujë në Vlorë

TIRANË, 28 dhjetor/ATSH/, QytetarĂ«t e VlorĂ«s kanĂ« protestuar mbrĂ«mjen e sotme pasi prej tre ditĂ«sh mungon furnizimi me ujĂ« tĂ« pijshĂ«m pĂ«r shkak tĂ« njĂ« defekti nĂ« tubacionin kryesor.

Me pankarta nĂ« duar, qytetarĂ«t kanĂ« bllokuar Bulevardin “Ismail Qemali” dhe mĂ« pas kanĂ« hyrĂ« brenda ambienteve tĂ« teatrit ” Petro Marko” ku do tĂ« mbahej mbrĂ«mja Gala e festave tĂ« fundvitit.

Për shkak të situatës së krijuar, mbrëmja Gala është anuluar.

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka reaguar ndaj situatĂ«s sĂ« krijuar nĂ« VlorĂ« duke u shprehur se: “E kanĂ« shkatĂ«rruar VlorĂ«n dhe ShqipĂ«rinĂ« dhe jetojnĂ« nĂ« botĂ«n paralele me koncerte, ballo, verĂ« e tendera”.

Edhe deputetja Jorida Tabaku reagoi duke theksuar se “nĂ« VlorĂ«n e ujit sa nga malet edhe nga deti nuk ka ujĂ«. NĂ« qytetin qĂ« ka pasur kryeministrin pĂ«r 8 vite deputet, prej 4 ditĂ«sh mungon uji. NdĂ«rsa njerĂ«zit arrestohen pĂ«rse protestojnĂ« pĂ«r njĂ« standart minimal njerĂ«zor”.

The post Qytetarët protestojnë për mungesën e furnizimit me ujë në Vlorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbi 363 mijë qytetarë kanë votuar deri në 13:30, probleme me energjinë në gjashtë komuna

PRISHTINË, 28 dhjetor/ATSH/- Mbi 363 mijĂ« qytetarĂ« kanĂ« shfrytĂ«zuar tĂ« drejtĂ«n e votĂ«s deri nĂ« orĂ«n 13:30 sipas tĂ« dhĂ«nave elektronike tĂ« Komisionit Qendror Zgjedhor.

Ndër qytetet ku pjesëmarrja është më e madhe e votueseve është Prishtina.

Procesi i votimit në zgjedhjet e sotme të parakohshme ka vijuar normalisht, tha sot kryetari i KQZ-së, Kresnik Radoniqi.

Megjithatë, ai tha se në gjashtë komuna, Istog, Ferizaj, Viti, Rahovec, Graçanicë dhe Gjilan, janë evidentuar probleme me energji elektrike, por që më pas janë zgjidhur. Për këtë problem, Radoniqi tha se janë në komunikim me KEDS-in, mirëpo nuk e përjashtoi mundësinë që sërish të ketë probleme me energji elektrike.

/KosovaPress/

 

The post Mbi 363 mijë qytetarë kanë votuar deri në 13:30, probleme me energjinë në gjashtë komuna appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosova në zgjedhje të parakohshme, qytetarët votojnë sot për Kuvendin e ri

PRISHTINË, 28 dhjetor/ATSH/ Kosova mban sot zgjedhjet e parakohshme ku mbi 2 milionĂ« qytetarĂ« janĂ« ftuar tĂ« votojnĂ« pĂ«r herĂ« tĂ« katĂ«rt brenda vitit.

NĂȘ garĂ«n e sotme zgjedhore janĂ« 24 subjekte politike me 1,180 kandidatĂ« nga tĂ« cilĂ«t 8 janĂ« subjekte shqiptare me 624 kandidatĂ«, ndĂ«rsa pjesa tjetĂ«r janĂ« subjekte nga radhĂ«t e komuniteteve pakicĂ« qĂ« garojnĂ« pĂ«r 20 ulĂ«se tĂ« garantuara.

Procesi i votimit nis në orën 07:00 të mëngjesit dhe mbyllet në orën 19:00.

Numri i qendrave të votimit është 948, ku 910 nga të cilat janë për votimin e rregullt me 2,557 vendvotime. Po ashtu janë edhe 38 qendra votimi me gjithsej 57 vendvotime për të mundësuar votimin me kusht.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, numërimi i fletëvotimeve të subjekteve politike në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës bëhet në vendvotim, pasi të përfundojë procesi i votimit, ndërkaq, numërimi i votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendnit të Kosovës bëhet në Qendra Komunale të Numërimit, duke filluar nga dita e hënë.

KQZ ka marrë masa që sot të publikohen rezultatet preliminare të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.

Rezultatet nga vendvotimet e para, do të fillojnë të publikohen duke filluar para orës 20:00 dhe ato do të përditësohen vendvotim pas vendvotimi. Pra, brenda një kohe të shkurtër pasi numërohen fletëvotimet e një vendvotimi, do të publikohen të dhënat në platformën e rezultateve.

Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote për të votuar brenda Kosovës është 1,999,204 votues, ndërkaq, në këtë listë nuk janë të përfshirë 77,086 shtetasit e Kosovës që janë regjistruar për të votuar nga jashtë vendit përmes postës apo në përfaqësitë diplomatike.

Viti 2025 në Kosovë nisi me votime më 9 shkurt për Kuvendin e Kosovës, vazhdoi në vjeshtë me votimin për zgjedhjet lokale të 12 tetorit dhe 9 nëntorit dhe mbyllet me votimin e ditës së sotme.

Policia e Kosovës  ka hartuar dhe po zbaton një plan të detajuar operativ për mbarëvajtjen e sigurisë.

Gjithashtu, në këto zgjedhje janë të angazhuar rreth 100 prokurorë. Institucioni i Avokatit të Popullit do të jetë në terren për vëzhgim, me fokus të veçantë te grupet e margjinalizuara: personat e privuar nga liria, shtëpitë e të moshuarve dhe qendrat integruese.

/KosovaPress/

The post Kosova në zgjedhje të parakohshme, qytetarët votojnë sot për Kuvendin e ri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kurti: Një miliard euro për ushtrinë mandatin e ardhshëm

PRISHTINË, 27 dhjetor/ATSH/- LĂ«vizja VetĂ«vendosje ka mbyllur sonte fushatĂ«n e saj elektorale, prej nga u bĂ« thirrje qytetarĂ«ve qĂ« nĂ« zgjedhjet e 28 dhjetorit tĂ« votojnĂ« pĂ«r numrin 116.

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti u ndal te arritjet e qeverisjes së tij të deritanishme duke thënë se ekonomia shënoi rritje nga 7 në 11 miliardë euro, ndërsa për vitin e ardhshëm parashihet të arrijë në 12 miliardë euro.

Ai theksoi se qeveria aktuale ka rritur ekonominë me rreth 1 miliard euro çdo vit, tri herë më shpejt se qeveritë e kaluara, ndërsa punësimi është rritur pesë herë më shpejt.

“Ne e kemi gjetur ekonominĂ« e KosovĂ«s me 7 miliardĂ«, sivjet Ă«shtĂ« 11 miliardĂ« e vitin e ardhshĂ«m 12 miliardĂ«. Kur vjen puna te punĂ«simi jemi pesĂ«fish mĂ« shumĂ« mĂ« tĂ« shpejtĂ« se ata. Kjo rritje e punĂ«simit ka qenĂ« 85 mijĂ« gjithsej apo 24% mĂ« i lartĂ« se nĂ« vitin 2021”, tha Kurti.

Ai po ashtu deklaroi se do të ndahet një miliard euro për ushtrinë e Kosovës dhe do të ketë fabrikë municioni.

“NĂ« mandatin e ardhshĂ«m do t’i ndajmĂ« njĂ« miliard euro pĂ«r prodhimtarinĂ«, shteti do tĂ« jetĂ« garanci hipotekĂ« pĂ«r investimet, tĂ« cilat do t’i bĂ«jnĂ« qytetarĂ«t e RepublikĂ«s. Qasja jonĂ« Ă«shtĂ« shumĂ« e thjeshtĂ«, kush punon fiton, kush fiton investon, kush investon punĂ«son dhe kush punĂ«son fiton edhe mĂ« shumĂ«. Prandaj njĂ« miliard euro pĂ«r prodhimtarinĂ«. NjĂ« miliard euro garanci pĂ«r kredi nĂ« banka.  NdĂ«rmarrĂ«sit e KosovĂ«s nuk do tĂ« kenĂ« nevojĂ« qĂ« nĂ« bankat e KosovĂ«s ta lĂ«nĂ« hipotekĂ« tokĂ«n stĂ«rgjyshore apo pasurit e pa luajtshme”, tha ai.

Kurti përmbylli tubimin duke u bërë thirrje qytetarëve që nesër të dalin dhe të mbështesin Vetëvendosjen për një të ardhme më të mirë dhe të qëndrueshme për Kosovën. /Kosovapress/

The post Kurti: Një miliard euro për ushtrinë mandatin e ardhshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hamza apelon pĂ«r pjesĂ«marrje nĂ« zgjedhje: Çdo votĂ«, vendim pĂ«r tĂ« ardhmen e KosovĂ«s

PRISHTINË, 27 dhjetor/ATSH/ Partia Demokratike e KosovĂ«s ka pĂ«rmbyllur fushatĂ«n pĂ«r zgjedhjet e 28 dhjetorit, nga ku iu bĂ« thirrje qytetarĂ«ve pĂ«r dalje masive nĂ« votim.

Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, tha se fushata zgjedhore ishte e mbushur me energji, ide dhe vizion për zhvillim, me synim hapjen e një kapitulli të ri për Kosovën, të bazuar në unitet, stabilitet dhe dinjitet.

Hamza premtoi rritje me 50% të pagave,  pensioneve dhr dihmave sociale, duke theksuar se pensioni minimal do të jetë 250 euro.

Ai prezantoi edhe masa ekonomike zero për qind të TVSH-së për produktet esenciale dhe energjinë elektrike, si dhe ulje të tatimit në të ardhura.

Hamza theksoi se pa unitet nuk ka stabilitet, pa stabilitet nuk ka qeverisje të mirë, dhe pa qeverisje të mirë nuk ka paga më të larta, çmime më të ulëta dhe siguri për familjet.

Hamza tha se gjatë fushatës ka dëgjuar shqetësimet reale të qytetarëve, veçanërisht pensionistëve dhe familjeve që përballen me vështirësi ekonomike.

“Kam dĂ«gjuar shpresĂ«. Por kam dĂ«gjuar edhe zhgĂ«njime. Mbi tĂ« gjitha, kam dĂ«gjuar njĂ« kĂ«rkesĂ« tĂ« qartĂ«: “Mos na lini vetĂ«m. Fitoni dhe bĂ«jeni ndryshimin”. Sonte dua t’ua tregoj kĂ«tĂ« rrugĂ«tim. Jo pĂ«r mua, por pĂ«r qytetarĂ«t e KosovĂ«s. Ju ftoj ta ndiqni njĂ« ri-kapitullim tĂ« kĂ«tij rrugĂ«timi qĂ« e kemi bĂ«rĂ« bashkĂ« kĂ«tĂ« muaj
 Tani jemi nĂ« momentin vendimtar. Mos e lini dikĂ« tjetĂ«r tĂ« vendosĂ« pĂ«r ju. Mos e lini votĂ«n tuaj nĂ« shtĂ«pi. Flisni me familjen. Me miqtĂ«. Me fqinjĂ«t. Dhe tĂ« dielĂ«n nĂ« mĂ«ngjes dilni dhe votoni. Sigurohuni qĂ« tĂ« gjithĂ« tĂ« dalin dhe ta votojnĂ« numrin 130. Merreni me vete familjen. Ndihmoni prindĂ«rit, gjyshĂ«rit, fqinjĂ«t. Telefononi njĂ« mik dhe kujtojani, sepse çdo votĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«si”, ka thĂ«nĂ« Hamza.

Hamza u bëri thirrje qytetarëve që të dielën të dalin masivisht në votim dhe të votojnë numrin 130, duke theksuar se çdo votë është vendim për të ardhmen e familjeve dhe të Kosovës.

Hamza theksoi se Kosova ka nevojë për një qeveri që punon për qytetarët dhe premtoi se PDK-ja do të sjellë paga më të larta, pensione dinjitoze dhe çmime më të ulëta nëse merr besimin e qytetarëve në zgjedhje./KosovaPress/

The post Hamza apelon pĂ«r pjesĂ«marrje nĂ« zgjedhje: Çdo votĂ«, vendim pĂ«r tĂ« ardhmen e KosovĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KQZ: Votat e diasporës do të numërohen në Kosovë

PRISHTINË, 27 dhjetor/ATSH/- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur nĂ« orĂ«t e mbrĂ«mjes se ka pĂ«rfunduar votimi nĂ« 25 pĂ«rfaqĂ«sitĂ« diplomatike tĂ« KosovĂ«s dhe se dalja e qytetarĂ«ve pĂ«r tĂ« votuar Ă«shtĂ« 15.597 ose  81.29 % nga 19.187 votues tĂ« regjistruar.

Kryesuesi i KQZ-sĂ«, Kreshnik Radoniqi nĂ« konferencĂ«n e tretĂ« pĂ«r media, tha se gjatĂ« gjithĂ« ditĂ«s sĂ« sotme kanĂ« qenĂ« nĂ« kontakt tĂ« vazhdueshĂ«m me pĂ«rfaqĂ«sitĂ« diplomatike dhe se procesi i votimit nĂ« pĂ«rgjithĂ«si ka qenĂ« i qetĂ«. “Sipas kohĂ«s lokale nĂ« KosovĂ«, nĂ« orĂ«n 01:00 pas mesnatĂ«s, do tĂ« pĂ«rfundojĂ« votimi nĂ« 4 pĂ«rfaqĂ«sitĂ« tjera, nĂ« SHBA dhe Kanada
Sipas tĂ« dhĂ«nave nga 25 pĂ«rfaqĂ«si diplomatike ku Ă«shtĂ« mbyllur votimi, por edhe nga tĂ« dhĂ«nat e orĂ«s 13:00 nga votimi nĂ« ShBA dhe Kanada, nga 19.187 votues tĂ« regjistruar, kanĂ« votuar 81.29 pĂ«r qind apo 15,597 votues. Sipas procedurave, kĂ«to fletĂ«votime nuk do tĂ« numĂ«rohen nĂ« pĂ«rfaqĂ«si diplomatike, por gjatĂ« ditĂ«ve nĂ« vazhdim do tĂ« sillen nĂ« KosovĂ« dhe numĂ«rimi i tyre do tĂ« bĂ«het nĂ« vendin tonĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Radoniqi.

Radoniqi u ka bërë thirrje të gjithë këshillave të vendvotimeve dhe këshillave komunal që të jenë në nivel detyre dhe të respektojnë rregullin dhe ligjin zgjedhore të KQZ-së gjatë procesit të votimit ditën e nesërme.

“Na pret njĂ« ditĂ« e gjatĂ« nesĂ«r, njĂ« ditĂ« ku do t’iu ofrojmĂ« qytetarĂ«ve tĂ« drejtĂ«n e votĂ«s, andaj shpresojmĂ« qĂ« tĂ« gjithĂ« janĂ« nĂ« nivel tĂ« kĂ«tyre dhe tĂ« respektojnĂ« rendin dhe ligjin”, apeloi ai. /KosovaPress/

The post KQZ: Votat e diasporës do të numërohen në Kosovë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha në Kurbin: Me çdo çmim do çlirojmë shqiptarët nga ky regjim

TIRANË, 20 dhjetor/ATSH/- Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar sot turin e foltores nĂ« Kurbin.

Berisha tha gjatĂ« fjalĂ«s sĂ« tij  se regjimi aktual i ka pĂ«rqendruar tĂ« gjitha pushtetet nĂ« dorĂ«n e kryeministrit Edi Rama, duke cĂ«nuar tĂ« drejtĂ«n e qytetarĂ«ve pĂ«r zgjedhje tĂ« lira: ‘Me Edi RamĂ«n nuk ka zgjedhje. Ai Ă«shtĂ« armik i votĂ«s sĂ« lirĂ«â€, u shpreh ai.

Kreu i PD tha se “ne pĂ«rmbysĂ«m njĂ« diktaturĂ« 35 vite mĂ« parĂ« dhe absolutisht do ta pĂ«rmbysim kĂ«tĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ«n mĂ« tĂ« fuqishme, mĂ« tĂ« vendosur, mĂ« tĂ« shpejtĂ«â€.

Sipas tij, çdo qytetar shqiptar ka përgjegjësinë dhe të drejtën për të mbrojtur lirinë dhe votën e lirë:

‘Çdo demokrati e demokrate, çdo shqiptari dhe shqiptareje, Ă«shtĂ« koha e guximit tonë  Ne me çdo çmim, me çdo çmim do tĂ« çlirojmĂ« shqiptarĂ«t nga kjo narkodiktaturë’, vijoi Berisha nĂ« takimin me demokratĂ«t nĂ« Kurbin.

Berisha tha se “nga mĂ«ngjesi gjer nĂ« darkĂ«, gjer sa ta qĂ«rojmĂ« kĂ«tĂ« regjim, ne do t’i pĂ«rsĂ«risim vetes, ja tĂ« vdesim, ja tĂ« rrojmĂ« pĂ«r liri
 Pas kĂ«saj, çdo shqiptar pavarĂ«sisht nga bindjet e tij do votojĂ« i lirĂ«. Pas kĂ«saj, pasuritĂ« publike do tĂ« jenĂ« pasuri tĂ« shqiptarĂ«ve. Pas kĂ«saj, taksat do pĂ«rdoren pĂ«r shqiptarĂ«t”.

The post Berisha në Kurbin: Me çdo çmim do çlirojmë shqiptarët nga ky regjim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministria e Transportit të Kanadasë: Nisim menjëherë fluturimet direkte me Shqipërinë

TIRANË, 17 dhjetor/ATSH/- Ministri i Transportit i KanadasĂ« dhe kryetar i QeverisĂ« nĂ« DhomĂ«n e Komunave, Steven MacKinnon ka deklaruar se Kanadaja dhe ShqipĂ«ria kanĂ« nĂ«nshkruar njĂ« marrĂ«veshje historike pĂ«r transportin ajror, e cila pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« do tĂ« mundĂ«sojĂ« fluturime direkte mes dy vendeve.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Transporteve, theksohet se marrëveshja e re me Shqipërinë mundëson që disa linja ajrore do të operojnë fluturime të planifikuara mes dy vendeve duke parashikuar deri në 14 fluturime pasagjerësh në javë për çdo vend.

Sipas marrëveshjes së arritur, do të mundësohen deri në 10 fluturime mallrash në javë si dhe qasje në çdo pikë në territorin e secilit vend. Kompanitë ajrore mund të fillojnë të ofrojnë shërbime menjëherë sipas kësaj marrëveshjeje.

“Kjo marrĂ«veshje e re e transportit ajror me RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«, njĂ« nga ekonomitĂ« me rritjen mĂ« tĂ« shpejtĂ« tĂ« EvropĂ«s, do tĂ« hapĂ« mundĂ«si tĂ« reja ekonomike pĂ«r tĂ« dy vendet tona. MarrĂ«veshja do tĂ« forcojĂ« gjithashtu lidhjet tona midis njerĂ«zve dhe do tĂ« rrisĂ« lidhshmĂ«rinĂ« globale tĂ« KanadasĂ«â€, deklaron MacKinnon.

Ministri i Tregtisë Ndërkombëtare të Kanadasë, Maninder Sidhu ka vlerësuar se marrëveshja e Transportit Ajror midis Kanadasë dhe Shqipërisë shënon një moment të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe.

“Kjo marrĂ«veshje do tĂ« pĂ«rmirĂ«sojĂ« lidhjen ajrore, do tĂ« krijojĂ« mundĂ«si tĂ« reja pĂ«r turizĂ«m dhe do tĂ« nxisĂ« lidhje mĂ« tĂ« ngushta mes qytetarĂ«ve, duke çuar mĂ« tej qĂ«llimet e KanadasĂ« pĂ«r diversifikimin tregtar. PĂ«r KanadanĂ«, kjo do t’i ndihmojĂ« bizneset tona tĂ« hyjnĂ« nĂ« njĂ« treg nĂ« rritje nĂ« EvropĂ«n Juglindore dhe do tĂ« mbĂ«shtesĂ« eksportuesit tanĂ« ndĂ«rsa ata arrijnĂ« klientĂ« tĂ« rinj jashtĂ« vendit. Ky partneritet pasqyron angazhimin tonĂ« tĂ« vazhdueshĂ«m pĂ«r zgjerimin e tregtisĂ« ndĂ«rkombĂ«tare dhe ndĂ«rtimin e marrĂ«dhĂ«nieve tĂ« forta dhe reciprokisht tĂ« dobishme nĂ« tĂ« gjithĂ« botĂ«n”, ka nĂ«nvizuar ministri Sidhu.

Sipas njoftimit zyrtar, eksportet e mallrave kanadeze në Shqipëri arritën në 85 milionë dollarë në vitin 2024.

Shqipëria është destinacioni kryesor i eksportit të mallrave të Kanadasë në vendet e Ballkanit jo-anëtare të BE-së dhe kjo marrëveshje do të lehtësojë fluturimin e parë të drejtpërdrejtë transatlantik të Shqipërisë.

Negocimi i marrëveshjeve të reja të transportit ajror me vende të ndryshme përmirëson më tej lidhjet ajrore të Kanadasë me pjesën tjetër të botës, gjë që promovon diversifikimin tregtar, forcon zinxhirët e furnizimit, nxit turizmin dhe rritjen ekonomike të vendit.

https://www.canada.ca/en/transport-canada/news/2025/12/minister-of-transport-and-leader-of-the-government-in-the-house-of-commons-announces-first-time-air-transport-agreement-with-the-republic-of-albania.html

The post Ministria e Transportit të Kanadasë: Nisim menjëherë fluturimet direkte me Shqipërinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Osmanit iu montuan foto me politikanë serbë, Presidenca: Policia të marrë masa

PRISHTINË, 9 dhjetor/ATSH/ Presidenca e KosovĂ«s ka reaguar lidhur me njĂ« fotografi tĂ« manipuluar e cila po qarkullon nĂ« rrjetet sociale.

NĂ« reagimin zyrtar theksohet se fotoja e montuar me kryeparlamentaren e SerbisĂ«, Ana BĂ«rnabiç dhe ministrin e JashtĂ«m tĂ« SerbisĂ«, Marko Gjuriç, â€œĂ«shtĂ« FAKE, njĂ« montazh i ndĂ«rtuar qĂ« tĂ« krijojĂ« konfuzion dhe ta dĂ«mtojĂ« figurĂ«n e Presidentes Osmani”.

“NjĂ« fotografi e manipuluar dhe e krijuar pĂ«rmes mjeteve tĂ« inteligjencĂ«s artificiale po qarkullon nĂ« rrjete sociale, me qĂ«llim tĂ« vetĂ«m, denigrimin e Presidentes sĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s dhe ushqimin e narrativave tĂ« fabrikuara qĂ« u shĂ«rbejnĂ« agjendave tĂ« huaja. Kjo pamje Ă«shtĂ« FAKE, njĂ« montazh i ndĂ«rtuar qĂ« tĂ« krijojĂ« konfuzion dhe ta dĂ«mtojĂ« figurĂ«n e Presidentes Osmani, e cila çdo ditĂ«, me seriozitet, pĂ«rkushtim dhe integritet institucional, mbron interesat e KosovĂ«s dhe pĂ«rfaqĂ«son shtetin tonĂ« me dinjitet nĂ« arenĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare”, thuhet nĂ« reagimin pĂ«r mediet.

Presidenca thekson se përdorimi i materialeve të rreme për ta goditur Presidenten është jo vetëm i ulët, por edhe i rrezikshëm.

“KĂ«to tentime pĂ«r pĂ«rhapje tĂ« dezinformatave nuk janĂ« tĂ« rastĂ«sishme dhe janĂ« pjesĂ« e njĂ« fushate tĂ« mirorganizuar qĂ« synon tĂ« baltosĂ« Presidenten e RepublikĂ«s”.

Presidenca i bĂ«n thirrje PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s dhe autoriteteve kompetente qĂ« tĂ« ndĂ«rmarrin veprimet e nevojshme ndaj kĂ«tyre dezinformatave, “tĂ« cilat jo vetĂ«m cenojnĂ« sigurinĂ« publike, por pĂ«rbĂ«jnĂ« rrezik tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« pĂ«r institucionet dhe pĂ«r stabilitetin e vendit. PĂ«rhapja e dezinformatave tĂ« tilla duhet tĂ« trajtohet me seriozitet maksimal”.

/r.e/

The post Osmanit iu montuan foto me politikanë serbë, Presidenca: Policia të marrë masa appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Maestro Zhani Ciko feston 80-vjetorin e lindjes, themelues i ansambleve të para të harqeve në Shqipëri

TIRANË, 8 dhjetor/ATSH/- Zhani Ciko Ă«shtĂ« njĂ« prej figurave mĂ« tĂ« shquara tĂ« artit shqiptar, muzikanti, violinisti, dirigjenti dhe drejtuesi qĂ« ka lĂ«nĂ« gjurmĂ« tĂ« mĂ«dha nĂ« kulturĂ«n tonĂ« kombĂ«tare.

Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka uruar Mastro Cikon për 80-vjetorin e tij të lindjes.

I lindur nĂ« TiranĂ« mĂ« 8 dhjetor 1945, trashĂ«gimtar i njĂ« familjeje artistĂ«sh dhe djali i ‘Artistit tĂ« Merituar’, Mihal Ciko, rrugĂ«timi i tij fillon qĂ« nĂ« moshĂ«n pesĂ«vjeçare me violinĂ«n, instrument i cili do ta udhĂ«hiqte drejt njĂ« karriere shembullore nĂ« skenat shqiptare dhe ndĂ«rkombĂ«tare.

Që nga vitet e hershme si violinist solist dhe spalë e Orkestrës së Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, te misioni i tij si pedagog, drejtues institucionesh dhe themelues i ansambleve të para të harqeve në Shqipëri, Zhani Ciko ka formësuar breza të tërë artistësh dhe ka ngritur standardet e muzikës profesioniste shqiptare.

NĂ« moshĂ«n 25-vjeçare ai u emĂ«rua Drejtor Artistik i Teatrit tĂ« OperĂ«s dhe Baletit, ndĂ«rsa mĂ« pas vijoi punĂ«n si pedagog, drejtues i Liceut Artistik “Jordan Misja”, themelues vizionar, dirigjent dhe udhĂ«heqĂ«s i disa prej ansambleve dhe orkestrave mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« vendit.

Si Drejtor Artistik i OrkestrĂ«s Simfonike tĂ« RTSH-sĂ« (1989–2003) dhe mĂ« pas Drejtor i Teatrit tĂ« OperĂ«s dhe Baletit (2003–2013), ai realizoi qindra koncerte, turne kombĂ«tare dhe ndĂ«rkombĂ«tare si dhe bashkĂ«punime me teatrot mĂ« prestigjiozĂ« tĂ« EuropĂ«s dhe botĂ«s, duke i dhĂ«nĂ« ShqipĂ«risĂ« njĂ« prezencĂ« tĂ« re kulturore nĂ« skenĂ«n globale.

NĂ«n drejtimin e tij u krijuan dhe interpretuan dhjetĂ«ra produksione tĂ« reja, mes tyre dhe vepra shqiptare tĂ« autorĂ«ve mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m: Opera “Dhoma”, “NjĂ« jetĂ« nĂ« stuhi”, “Borana”, “Jeta Ă«shtĂ« Ă«ndĂ«rr”, “Lulja e Kujtimit”, “SkĂ«nderbeu” Baleti “Migjeniana”, “Lumi i Vdekur”, “Gjenerali i UshtrisĂ« sĂ« Vdekur”, “Delina”, “Caravaggio”, “Zorba”, “ArrĂ«thyesi” si dhe njĂ« repertor i gjerĂ« veprash botĂ«rore, nga Verdi, Puccini, Mozart, Donizetti, Bizet, Strauss, Bellini, GershĂ«in, Giordano, Offenbach e deri te Ëagner.

Nën drejtimin e tij artistik erdhën në jetë 20 produksione të reja dhe 55 premiera operistike e baleti.

Me orkestrĂ«n “VirtuozĂ«t e Rinj tĂ« TiranĂ«s” dhe ansamblin AMRA, Zhani Ciko fitoi çmime tĂ« para dhe vlerĂ«sime europiane, mes tyre Çmimi i ParĂ« dhe Çmimi i Madh i BashkisĂ« sĂ« VjenĂ«s nĂ« Festivalin BotĂ«ror “Vienna 2000”,  Summa Cum Laude nĂ« Festivalin NdĂ«rkombĂ«tar tĂ« RinisĂ« nĂ« BelgjikĂ« dhe  Çmimi i ParĂ« pĂ«r orkestrĂ«n “VirtuozĂ«t e Rinj tĂ« TiranĂ«s” dhe Çmimi i Madh si dirigjent nĂ« Festivalin Europian tĂ« HungarisĂ«

Ciko gjithashtu ka qenĂ« disa herĂ« fitues si violinist solist nĂ« “Koncertet e Majit”.

PĂ«r veprimtarinĂ« e tij tĂ« jashtĂ«zakonshme, Zhani Ciko Ă«shtĂ« nderuar me titujt tĂ« lartĂ« kombĂ«tarĂ« dhe ndĂ«rkombĂ«tarĂ«: “MjeshtĂ«r i Madh” nga Presidenti i RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«,  “Kryqi i Nderit pĂ«r ShkencĂ«n dhe Artin” – nga Presidenti i AustrisĂ«, “KalorĂ«s i Artit dhe Letrave” – nga Ministria e KulturĂ«s sĂ« FrancĂ«s, “Ylli i ArtĂ« Akademik” – nga Akademia NdĂ«rkombĂ«tare “Imperialis”, Itali, Nderi i Qytetit tĂ« DurrĂ«sit, Nderi i Qytetit tĂ« Patosit ku gjithashtu shkolla e mesme mban emrin e tij (Shkolla e mesme “Zhani Ciko” Patos.) si dhe UrdhĂ«ri “Naim FrashĂ«ri”.

Ai ka qenĂ« gjithashtu kryetar dhe anĂ«tar i dhjetĂ«ra jurive ndĂ«rkombĂ«tare nĂ« Itali, FrancĂ«, BelgjikĂ«, KosovĂ«, Maqedoni tĂ« Veriut e ShqipĂ«ri, si edhe kryetar i ShoqatĂ«s “Frederik Shopen” dhe anĂ«tar i shoqatave tĂ« shumta kulturore gjithashtu tashmĂ« edhe President i Bordit tĂ« TKOBAP-sĂ«.

TKOBAP e falënderon Mastro Zhani Ciko për kontributin e madh në artin shqiptar, për vizionin, pasionin dhe përkushtimin me të cilin ka formuar breza të tërë artistësh e ka lartësuar kulturën tonë kombëtare. /a.g/

The post Maestro Zhani Ciko feston 80-vjetorin e lindjes, themelues i ansambleve të para të harqeve në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sinjalizuesit, arma më e fortë kundër korrupsionit

PRISHTINË, 8 dhjetor/ATSH/- Agjencia pĂ«r Parandalimin e Korrupsionit (APK) dhe Forumi Konsultativ me ShoqĂ«rinĂ« Civile, nĂ« shĂ«nim tĂ« DitĂ«s NdĂ«rkombĂ«tare KundĂ«r Korrupsionit, kanĂ« kĂ«rkuar rikthim tĂ« fokusit nĂ« integritetin institucional, forcim tĂ« llogaridhĂ«nies dhe eliminim tĂ« praktikave korruptive nĂ« sektorin publik.

Drejtori i APK, Yll Buleshkaj tha në hapje të aktivitetit se integriteti duhet të jetë detyrim i secilit institucion dhe se sinjalizuesit mbeten një shtyllë thelbësore në identifikimin e shkeljeve.

Udhëheqësi i divizionit për integritet dhe strategji në APK, Burim Sadiku prezantoi raportin e monitorimit të planeve të integritetit në institucionet publike, duke theksuar nevojën për cilësi më të lartë të raporteve.

Profesori universitar, Bekim Baliqi foli për sfidat e implementimit të rregulloreve dhe planeve të integritetit, duke theksuar se mungesa e burimeve e vështirëson zbatimin real të tyre. /Kosovapress/

The post Sinjalizuesit, arma më e fortë kundër korrupsionit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Projektligji për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet pritet të miratohet këtë muaj

TIRANË, 8 dhjetor/ATSH/- Ministri i Financave, Petrit Malaj ka deklaruar se brenda kĂ«tij muaji pritet tĂ« miratohet nĂ« qeveri projektligji pĂ«r sigurimin e detyrueshĂ«m tĂ« banesave nga tĂ«rmetet.

Malaj tha gjatĂ« njĂ« interviste pĂ«r ‘Vizon Plus’ se pr/ligji Ă«shtĂ« hartuar nĂ« bashkĂ«punim me BankĂ«n BotĂ«rore dhe nĂ« bazĂ« tĂ« praktikave mĂ« tĂ« mira ndĂ«rkombĂ«tare.

Ai shtoi se për këtë nismë ligjore, tashmë janë ezauruar edhe konsultimet publike me grupet e interesit.

“ËshtĂ« njĂ« pr/ligj shumĂ« i mirĂ« i cili siguron tĂ« gjitha banesat e qytetarĂ«ve ndaj tĂ«rmeteve. Fondi i sigurimit nga tĂ«rmeti do tĂ« menaxhohet nga shteti. Do tĂ« jetĂ« njĂ« kompani shtetĂ«rore qĂ« do tĂ« menaxhojĂ« kĂ«tĂ« fond dhe do tĂ« garantojĂ« edhe pagesĂ«n e primeve nĂ« rast tĂ« fatkeqĂ«sive natyrore”, deklaron ministri.

I pyetur nëse do ketë tarifë të unifikuar si për atë që ka apo nuk ka rrezik nga tërmeti, kreu i Financave bëri me dije se akoma nuk është përcaktuar një çmim, por që do të jetë lehtësisht i përballueshëm nga familjet shqiptare. /a.g/

The post Projektligji për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet pritet të miratohet këtë muaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ivanka Trump interes për historinë e kulturën shqiptare, ndan tre librat që po lexon

TIRANË, 8 dhjetor/ATSH/- Ivanka Trump, vajza e presidentit tĂ« SHBA-ve, Donald Trump ka publikuar nĂ« rrjetet sociale njĂ« foto ku shihen tre libra kushtuar ShqipĂ«risĂ« dhe historisĂ« sĂ« vendit tonĂ«.

Ajo ka ndarĂ« nĂ« “Instasotyr” tre botime tĂ« ndryshme, “ShqipĂ«ria: Nga Anarkia nĂ« Identitetin Ballkanik” (Albania: From Anarchy to Balkan Identity) nga Miranda Vickers dhe James Pettifer, “ShqiptarĂ«t: NjĂ« histori moderne” (The Albanians: A modern history) nga Miranda Vickers dhe romanin “Gjenerali i ushtrisĂ« sĂ« vdekur” i shkrimtarit Ismail Kadare.

“KĂ«rkim”, shkruan Ivanka Trump poshtĂ« fotos sĂ« publikuar.

The post Ivanka Trump interes për historinë e kulturën shqiptare, ndan tre librat që po lexon appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spitali i Shkodrës realizon për herë të parë live dy ndërhyrje koronare

TIRANË, 8 dhjetor/ATSH/- NĂ« Spitalin e ShkodrĂ«s pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« u realizuan live dy ndĂ«rhyrje koronare me udhĂ«heqjen e ekografisĂ« intravaskulare( IVUS), nĂ«n drejtimin e Prof. Dr. Aurel Toma dhe Prof. Dr. Florim Cuculi, sĂ« bashku me ekipin e kardiologĂ«ve intervencionues tĂ« Spitalit Rajonal tĂ« ShkodrĂ«s.

MSHMS bĂ«n tĂ« ditur se ndĂ«rhyrjet u kryen gjatĂ« konferencĂ«s “Shkodra PCI 2.0: Daily Work Dilemmas in Interventional Cardiology”, organizuar pĂ«r tĂ« dytin vit radhazi nga ShĂ«rbimi i KardiologjisĂ« nĂ« Spitalin Rajonal tĂ« ShkodrĂ«s.

Në këtë konferencë merrnin pjesë rreth 80 emra të njohur nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe një nivel i lartë i ekspertizës së hemodinamikës shqiptare.

The post Spitali i Shkodrës realizon për herë të parë live dy ndërhyrje koronare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj: Guximi dhe lĂ«vizja rinore e Dhjetorit ’90 i hapĂ«n rrugĂ«n ShqipĂ«risĂ« europiane

TIRANË, 8 dhjetor/ATSH/- Presidenti Bajram Begaj ka kujtuar sot sakrificĂ«n dhe guximin e tĂ« rinjve qĂ« i hapĂ«n rrugĂ«n ShqipĂ«risĂ« drejt demokracisĂ« dhe integrimit europian.

NĂ« 35-vjetorin e lĂ«vizjes studentore tĂ« Dhjetorit ’90, Begaj thekson se aspirata europiane e shqiptarĂ«ve mbetet e pandarĂ« nga idealet e lirisĂ« dhe demokracisĂ«, qĂ« frymĂ«zuan lĂ«vizjen studentore.

“Si sot, 35 vjet mĂ« parĂ«, nĂ« rrugĂ«t e TiranĂ«s ushtoi thirrja e studentĂ«ve idealistĂ«: ‘E duam ShqipĂ«rinĂ« si gjithĂ« Evropa!’. Guximi dhe lĂ«vizja rinore e Dhjetorit ’90 i hapĂ«n rrugĂ«n ShqipĂ«risĂ« europiane. Çdo hap qĂ« hedhim nĂ« kĂ«tĂ« rrugĂ«tim nderon guximin rinor qĂ« rrĂ«zoi perden e hekurt qĂ« e ndante ShqipĂ«rinĂ« nga Evropa”, shprehet Begaj.

The post Begaj: Guximi dhe lĂ«vizja rinore e Dhjetorit ’90 i hapĂ«n rrugĂ«n ShqipĂ«risĂ« europiane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndahet nga jeta gazetari dhe historiani, Fatos Mehdi Daci

TIRANË, 7 dhjetor/ATSH/- Fatos Mehdi Daci, njĂ« prej personaliteteve mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« kulturĂ«s, historisĂ« dhe publicistikĂ«s dibrane e shqiptare, Ă«shtĂ« ndarĂ« nga jeta.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur familja e gazetarit duke njoftuar se homazhet do të zhvillohen më 8 dhjetor 2025, në Pallatin e Kulturës në Peshkopindërsa varrimi do të kryhet në vendlindje, në lagjen Dacallarë të Sllovës, Dibër, në orën 13:00.

Fatos Daci ishte, Anëtar i përhershëm i Akademisë Amerikano-Shqiptare të Shkencave dhe Arteve, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë dhe kryetar i disa shoqatave kulturore e atdhetare,

Fatos Daci mbetet një prej personaliteteve më prodhimtare të letrave shqipe. Në mbi pesë dekada krijimtarie, ai botoi më shumë se 60 vepra historiko-enciklopedike, me mbi 15.000 faqe, duke dokumentuar jetën, historinë, traditat dhe figurat e Dibrës e të mbarë shqiptarisë.

Ai botoi mijëra portrete, mijëra emra e dëshmi historike dhe ilustroi veprat e tij me mijëra fotografi të rralla, duke lënë një trashëgimi të pazëvendësueshme.

Si gazetar dhe publicist, ai drejtoi e themeloi disa gazeta, ndĂ«r to “Dibra”, ku shĂ«rbeu si kryeredaktor e botues pĂ«r dekada. Ka botuar qindra artikuj, reportazhe e studime, si dhe ka realizuar 23 dokumentarĂ« televizivĂ«.

Fatos Daci ishte organizator i dhjetëra veprimtarive përkujtimore e kulturore në Tiranë, Dibër, Bulqizë e më gjerë, duke promovuar vazhdimisht historinë dhe vlerat dibrane në veçanti.

PĂ«r kontributin e tij tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m, Daci u nderua me tituj tĂ« shumtĂ«, pĂ«rfshirĂ« “MjeshtĂ«r i Madh”, dhe u shpall disa herĂ« “Qytetar Nderi” nga Bashkia Peshkopi, Komuna DibĂ«r e Madhe, Maqedoni dhe disa komuna tĂ« DibrĂ«s.

The post Ndahet nga jeta gazetari dhe historiani, Fatos Mehdi Daci appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj uron 113-vjetorin e themelimit të Forcave të Armatosura

TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/- Presidenti Bajram Begaj, pĂ«rcolli sot njĂ« mesazh drejtuar Forcave tĂ« Armatosura tĂ« ShqipĂ«risĂ« me rastin e 113-vjetorit tĂ« themelimit.

Presidenti Begaj, njëherësh dhe Komandat i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, vlerësoi angazhimin, përkushtimin dhe profesionalizmin e efektivëve të FARSH, si dhe suksesin e arritur  në shërbim të Shqipërisë dhe në të gjitha misionet e operacionet ndërkombëtare ku ata shërbejnë.

“Sot, nĂ« ditĂ«n e themelimit tĂ« Forcave tĂ« Armatosura, nderojmĂ« me respekt kontributin, sakrificat dhe shĂ«rbimin e vyer tĂ« tĂ« gjithĂ« efektivĂ«ve tĂ« FARSH qĂ« me atdhedashuri, besnikĂ«ri dhe disiplinĂ« i kanĂ« shĂ«rbyer atdheut nĂ« kĂ«to 113 vite. Forcat e Armatosura, me angazhimin, pĂ«rkushtimin dhe profesionalizimin e tyre, kanĂ« arritur me sukses tĂ« jenĂ« nĂ« lartĂ«sinĂ« e detyrĂ«s pĂ«r sigurimin e pavarĂ«sisĂ« dhe mbrojtjes sĂ« vendit”, shprehet Begaj

Kreu i Shtetit shprehu, gjithashtu, vlerësim për të gjitha vajzat, djemtë, gratë dhe burrat e FARSH për misionin fisnik të shërbimit ndaj atdheut.

“PjesĂ«marrja nĂ« misione dhe operacione tĂ« NATO-s, BE-sĂ« dhe OKB-sĂ« na bĂ«n krenarĂ« dhe kontribuues me vlera nĂ« sigurinĂ« kolektive. MirĂ«njohje pĂ«r çdo efektiv, vajza dhe djem, gra dhe burra tĂ« Forcave tĂ« Armatosura pĂ«r shĂ«rbimin qĂ« i bĂ«jnĂ« atdheut”, shprehet Presidenti Begaj nĂ« mesazhin e urimit pĂ«r Forcat e Armatosura.

The post Begaj uron 113-vjetorin e themelimit të Forcave të Armatosura appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lura nën petkun e dëborës, destinacion edhe në dimër

TIRANË, 3 dhjetor/ATSH/ Parku KombĂ«tar i LurĂ«s Ă«shtĂ« veshur nga dĂ«borĂ«, duke krijuar njĂ« pamje tĂ« magjishme nĂ« zemĂ«r tĂ« DibrĂ«s.

Liqenet akullnajore dhe pyjet e dendur janë zbardhur nga reshjet e ditëve të fundit, duke e kthyer zonën në një nga peizazhet më të bukura të dimrit në vendin tonë.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar nĂ« rrjetet sociale njĂ« foto nga Lura duke e cilĂ«suar si “pamje pĂ«rrallore”.

Stina e dimri i jep Lurës një tjetër pamje duke e kthyer në një destinacion ideal për ata që duan të shijojnë magjinë e natyrës së bardhë.

Në këtë trevë janë të ndërthurura bukuritë natyrore, tradita dhe kultura, ndërsa peizazhi mahnitës ngjitet në majë në lartësinë e qiellit dhe ulet me shtatë liqenet, drejtë një lugine mes malesh.

Parku Kombëtar i Lurës ndodhet në verilindje të Shqipërisë dhe ka një sipërfaqe prej 12.8 km 2, duke përfshirë edhe pjesën lindore të Kurorës së Lurës.

Liqenet e LurĂ«s kanĂ« njĂ« sipĂ«rfaqe prej 1.280 hektarĂ« dhe ndodhen nĂ« pjesĂ«n lindore tĂ« malit masiv tĂ« quajtur “Kurora e LurĂ«s”. Me 14 liqenet e tij akullnajore krijon njĂ« ambient piktoresk dhe tĂ«rheqĂ«s nĂ« njĂ« lartĂ«si nga 1.350 deri nĂ« 1.720 metra.

Parku KombĂ«tar i LurĂ«s Ă«shtĂ« zgjeruar edhe me liqenin e Zall-Gjoçaj, duke krijuar Parkun KombĂ«tar “LurĂ«-Mali i DejĂ«s” me njĂ« sipĂ«rfaqe prej 20 mijĂ« e 242 hektarĂ«.

The post Lura nën petkun e dëborës, destinacion edhe në dimër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌