Mersini: Bashkia e angazhuar për zgjidhjen e problematikave të punonjësve të pastrimit
TIRANĂ, 4 shkurt/ATSH/ Kryetarja e bashkisĂ« sĂ« VlorĂ«s, Brunilda Mersini, zhvilloi sot njĂ« takim me punonjĂ«sit e sektorit tĂ« pastrimit, pas ankesave dhe protestave tĂ« njĂ«pasnjĂ«shme pĂ«r kushtet e punĂ«s, vonesat nĂ« paga dhe mosdhĂ«nien e antidotĂ«s, njĂ« ndihmĂ« mujore ekonomike.
Takimi u zhvillua në ambientet e ndërmarrjes së pastrimit, ku punonjësit paraqitën shqetësimet e tyre dhe kërkuan zgjidhje konkrete.
Pas takimit me punonjësit kryebashkiakja Mersini tha për mediet se bashkia është e angazhuar për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të drejtë për problematikat e ngritura.
âPunĂ«torĂ«t ditĂ«n e djeshme kanĂ« pasur njĂ« ankesĂ« nĂ« zyrĂ«n e pagave, sepse nuk ka kaluar njĂ« fond i quajtur âFondi i kompensimitâ, qĂ« ata e marrin nĂ« vlerĂ« monetare tĂ« disa zĂ«rave tĂ« kompensimit. Ekonomistja e pagave u dha shpjegim ditĂ«n e djeshme punonjĂ«sve qĂ« Thesari ka pasur probleme me sistemin dhe ka qenĂ« pengesĂ« e pagesĂ«s drejt bankĂ«s. Sot sistemi ka kaluar, sipas informacioneve nga Zyra e Thesarit, dhe punonjĂ«sit brenda orĂ«s 1 do tĂ« jenĂ« nĂ« bankĂ« pĂ«r tĂ« tĂ«rhequr pagesĂ«nâ, theksoi Mersini.
Sipas saj, prioritet mbetet respektimi i të drejtave të punonjësve dhe garantimi i një shërbimi dinjitoz për qytetin.
Mersini foli edhe për shqetësimet e lidhura kundër bashkimit të ndërmarrjes së gjelbërimit me atë të pastrimit.
âNĂ« kuadĂ«r tĂ« shkrirjes sĂ« dy ndĂ«rmarrjeve, ndĂ«rmarrja e Pastrimit dhe gjelbĂ«rimit do tĂ« jetĂ« njĂ« dhe çdo rajon do tĂ« ketĂ« njĂ« numĂ«r tĂ« lartĂ« punonjĂ«sish, Ă«shtĂ« gati 30-35 punĂ«torĂ« nĂ« njĂ« rajon. Pra rajoni do tĂ« menaxhohet nga mbikĂ«qyrĂ«sit me 35 punĂ«torĂ« dhe jo siç ka qenĂ« me dy punĂ«torĂ«. Me pĂ«rfundimin e afatit pĂ«r ndĂ«rtimin e ujĂ«sjellĂ«sit, qĂ« zyrtarisht kanĂ« njoftuar ta pĂ«rfundojnĂ« nĂ« maj, projekt qĂ« menaxhohet nga NdĂ«rmarrja e UjĂ«sjellĂ«s -Kanalizimeve do tĂ« fillojmĂ« me asfaltimin e rrugĂ«ve duke krijuar edhe spotet brenda njĂ« infrastrukture. RrugĂ«t duke qenĂ« tĂ« dĂ«mtuara tĂ«rheqja e kazanĂ«ve dhe makinave teknologjike ka vĂ«shtirĂ«sitĂ« e vetaâ, sqaroi Mersini.
/k.s/a.f/
Â
The post Mersini: Bashkia e angazhuar për zgjidhjen e problematikave të punonjësve të pastrimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.





























