❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Zhduken” mijĂ«ra faqe pĂ«r Epstein/ U zbulua identiteti i viktimave, Departamenti i DrejtĂ«sisĂ« i heq nga faqja

Departamenti amerikan i Drejtësëisë ka hequr nga faqja e tij e internetit mijëra dokumente që lidhen me Jeffrey Epstein, pasi viktimat thanë se ishte cenuar identiteti i tyre. Avokatët e viktimave të Epstein thanë se redaktimet me të meta në dosjet e publikuara së fundmi kishin ndikuar jetën e gati 100 të mbijetuarve.

Adresat e email-it dhe fotot nudo në të cilat mund të identifikoheshin emrat dhe fytyrat e viktimave të mundshme u përfshinë faqet e publikuara. Të mbijetuarit lëshuan një deklaratë duke e quajtur rastin skandaloz dhe thanë se ata nuk duhet të emërtohen, shqyrtohen dhe ritraumatizohen.

Departamenti i Drejtësisë tha se i kishte hequr të gjitha dosjet në fjalë dhe se gabimet ishin teknike ose njerëzore. Ndërkohë disa nga të mbijetuarat thanë se departamenti i drejtësisë ka shkaktuar dëm të madh me një ekspozim të tillë, ndërsa janë shprehur të pakënaqura me rezultatet e publikimit.

Nderkohe presidenti amerikan Donald Trump sulmoi ashpĂ«r njĂ« gazetare tĂ« CNN pĂ«r pyetjet e saj nĂ« lidhje me dosjet Epstein, duke i thĂ«nĂ« se se eshte reporterja me e keqe dhe duke kĂ«rkuar qĂ« vendi “tĂ« merrej me diçka tjetĂ«r”.

Miliona dosje që lidhen me Epstein janë publikuar nga Departamenti i Drejtësisë që kur një ligj urdhëroi publikimin e tyre vitin e kaluar, duke përfshirë tre milionë faqe, 180,000 imazhe dhe 2,000 video të premten e kaluar.

NĂ« to pĂ«rmenden emra tĂ« njohur si Elon Musk, Bill Gates, apo ish princi AndreĂ«, i cili ka humbur tashmĂ« çdo titull dhe privilegj mbretĂ«ror. SĂ« fundmi Andrew Ă«shtĂ« zhvendosur nga prona mbretĂ«rore,  shtĂ«pia e tij nĂ« Ëindsor nĂ« Sandringham Estate nĂ« Norfolk.

Buckingham Palace kishte thënë se zhvendosja do të ndodhte në fillim të vitit 2026, por pasojat nga publikimi i fundit i dosjeve të Jeffrey Epstein duket se e kanë përshpejtuar largimin e tij. Në dokumente përmendet edhe ish bashkëshortja e Andrew, Sarah Ferguson, e cila në një shkëmbim emailesh lë të kuptohet se Epstein mund të ketë qenë baba i një fëmije sekret./abcnews.al

Paqe mes Trump dhe Petro/ Pas akuzave për drogë, dy liderët takohen në Shtëpine e Bardhë

Pas muajsh tensionesh dhe përplasjesh diplomatike, Donald Trump dhe Gustavo Petro shtrënguan duart. Presidenti i Kolumbisë udhëtoi drejt Uashingtonit ku pati një takim gati dy orësh me homologun e tij amerikan.

Të dy liderët e quajtën takimin miqësor, një kthesë e madhe nga javët e mëparshme, kur Trump e kishte akuzuar Petro për futjen e drogës në Shtetet e Bashkuara dhe kërcënoi vendin e tij më veprime ushtarake.

Por presidenti amerikan u tha gazetarĂ«ve mĂ« pas se ai dhe Petro kishin shkuar shumĂ« mirĂ«. “PatĂ«m njĂ« takim shumĂ« tĂ« mirĂ«. Mendoj se ishte fantastik”, tha Trump.

Kreu i shtëpisë së bardhë shtoi se po punn për heqjen e sanksioneve që Shtetet e Bashkuara vendosën ndaj Petro vitin e kaluar në lidhje me akuzat për trafikun e drogës, të cilat kolumbiani i ka cilësuar shpifje.

NdĂ«rkohĂ« Petro postoi njĂ« shĂ«nim tĂ« shkruar me dorĂ«, me sa duket tĂ« shkruar nga Trump, me fjalĂ«t “njĂ« nder i madh – e dua KolumbinĂ«â€, sĂ« bashku me njĂ« fotografi tĂ« tyre sĂ« bashku. Petro e pĂ«rshkroi takimin si optimist dhe konstruktiv, veçanĂ«risht nĂ« lidhje me luftĂ«n ndaj trafikut tĂ« drogĂ«s.

“Ajo qĂ« na bashkon Ă«shtĂ« liria. Dhe kĂ«shtu filloi takimi”, u tha Petro gazetarĂ«ve.

Edhe pse Petro e ka kritikuar Trump dhe operacionin për të kapur ish liderin e Venezuelës Nicolas Maduro, presidenti amerikan tha së fundmi se udhëheqësi i Kolumbisë është bërë më i gatshëm të punojë me administratën e tij për të ndaluar fluksin e drogës së paligjshme.

Lidhur me Venezuelën, Petro tha se shpresonte që vendi të mund të bashkëpunonte me Kolumbinë dhe Shtetet e Bashkuara për të eksportuar naftë dhe gaz, duke shtuar se të tre vendet kishin humbur si rezultat i konkurrencës dhe sanksioneve kundër Venezuelës.

Ai tha gjithashtu se Trump kishte rënë dakord të ndërmjetësonte në luftën tregtare të Kolumbisë me Ekuadorin. Petro i kërkoi gjithashtu homologut amerikan të bashkëpunonte me autoritetet kolumbiane për të gjetur dhe kapur trafikantë të lartë droge që jetojnë jashtë vendit, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Evropën dhe Shtetet e Bashkuara.

SHBA dhe India i japin fund kohës së raporteve të ftohta

Lajmet e fundit nga Uashingtoni mund të shihen anë e mbanë në Indi: SHBA-ja dhe India kanë arritur një marrëveshje historike tregtare. Vetëm pak kohë pas marrëveshjes me BE-në, çuditërisht shpejt, e ndoshta jo edhe rastësisht, arrihet marrëveshja mes tyre.

Marrëveshja u njoftua në mënyrën tipike nga Trumpi, në Truth Social, platformën e Presidentit amerikan. Donald Trump njoftoi se SHBA-ja do të ulë ndjeshëm tarifat doganore për mallrat e Indisë: nga 50 përqind në 18 përqind. Një tarifë ndëshkuese e vendosur më parë prej 25 përqind do të eliminohet plotësisht, sipas burimeve nga Shtëpia e Bardhë.

SHBA-ja e kishte vendosur këtë tarifë, sepse India vazhdoi të blinte naftë dhe gaz rus të lirë pavarësisht sanksioneve perëndimore. Një tarifë shtesë, e përgjithshme, do të ulet gjithashtu nga 25 përqind në 18 përqind.

Marrëdhëniet e ftohura mes SHBA-së dhe Indisë
Marrëdhënia midis Kryeministrit të Indisë Narendra Modi dhe Trumpit konsiderohej se ishte ftohur ndjeshëm kohët e fundit. Tarifat drastike të SHBA-së kishin tensionuar marrëdhëniet dhe një marrëveshje dukej më pak e mundur. Por tani më nuk flitet për një atmosferë të ftohtë në kampin amerikan.

NĂ« vend tĂ« kĂ«saj, ambasadori amerikan Sergio Gor theksoi afĂ«rsinĂ« personale midis dy udhĂ«heqĂ«sve nĂ« kanalin e lajmeve NDTV nĂ« Indi. “GjithmonĂ« kam thĂ«nĂ« se Kryeministri dhe Presidenti ndajnĂ« njĂ« miqĂ«si tĂ« ngushtĂ«. Disa nuk e besuan, por kjo miqĂ«si Ă«shtĂ« rritur gjatĂ« shumĂ« viteve, ka vazhduar dhe nĂ« fund tĂ« fundit Ă«shtĂ« arsyeja pse u arrit kjo marrĂ«veshje”, tha Gor.

Ndalimi i importit si levë kundër Rusisë?
VetĂ«m miqĂ«sia me sa duket nuk e shpjegon marrĂ«veshjen. Siç deklaroi Trump, Modi kishte rĂ«nĂ« dakord mĂ« parĂ« tĂ« mos importonte mĂ« naftĂ« nga Rusia. Ambasadori amerikan Gor nuk deshi tĂ« komentojĂ« detajet e marrĂ«veshjes. Mjafton tĂ« thuhet se tĂ« dyja palĂ«t kanĂ« rĂ«nĂ« dakord prej kohĂ«sh pĂ«r dĂ«shirĂ«n pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s midis RusisĂ« dhe UkrainĂ«s.

“Kryeministri gjithashtu dĂ«shiron tĂ« shohĂ« paqe atje, ashtu si edhe Presidenti”, theksoi Gor. Prandaj, marrĂ«veshja e arritur tani Ă«shtĂ« njĂ« shkak pĂ«r festim. Gor shtoi: “PĂ«r ta kuptuar mĂ« mirĂ«, dua t’ju kujtoj se Bashkimit Evropian dhe IndisĂ« iu deshĂ«n 19 vjet pĂ«r tĂ« negociuar marrĂ«veshjen e tyre.”

Megjithatë ekspertët e konsiderojnë të pamundur që India të ndërpresë menjëherë të gjitha blerjet e naftës bruto nga Rusia.

Në një reagim në platformën X, Kryeministri Modi shprehu kënaqësinë e tij për uljet e tarifave. Ai ende nuk ka komentuar të dhënat për blerjen e naftës ruse. Ministri i Tregtisë iIndisë, Piyush Goyal, deklaroi se marrëveshja do të krijojë lidhje më të ngushta midis dy ekonomive dhe do të krijojë mundësi të papara për kompanitë indiane.

Sipas Presidentit të SHBA-së Trump, India po angazhohet të ulë tarifat e importit për mallrat amerikane në zero dhe të importojë produkte me vlerë 500 miliardë dollarë.

India është hapur
PĂ«r ekspertin e tregut financiar Arvind Sanger, pakti tregtar ka implikime afatgjata: “NĂ« vitet e fundit, India ka hezituar tĂ« marrĂ« riskun e hyrjes nĂ« marrĂ«veshje tĂ« tregtisĂ« sĂ« lirĂ«. VetĂ«m pak muaj mĂ« parĂ«, vendi mezi ishte i pranishĂ«m nĂ« shumĂ« marrĂ«veshje ndĂ«rkombĂ«tare tregtare”, shpjegon ai. Tani India Ă«shtĂ« hapur dukshĂ«m mĂ« shumĂ« – “me BE-nĂ«, me BritaninĂ« e Madhe dhe tani pĂ«rsĂ«ri edhe me SHBA-nĂ«. Nga njĂ« perspektivĂ« afatgjatĂ«, kjo Ă«shtĂ« me rĂ«ndĂ«si tĂ« madhe.”

Pak mĂ« shumĂ« se njĂ« javĂ« mĂ« parĂ«, BE dhe India arritĂ«n njĂ« marrĂ«veshje tĂ« gjerĂ« qĂ« eliminon tarifat pĂ«r pothuajse tĂ« gjitha mallrat. Presidentja e Komisionit tĂ« BE-sĂ« Ursula von der Leyen e quajti atĂ« “nĂ«nĂ«n e tĂ« gjitha marrĂ«veshjeve”./DW

Trump nënshkruan projektligjin për buxhetin që i jep fund mbylljes së pjesshme të qeverisë

Presidenti Donald Trump ka nĂ«nshkruar njĂ« paketĂ« shpenzimesh prej rreth 1.2 trilion dollarĂ«sh pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund mbylljes sĂ« pjesshme tĂ« qeverisĂ« tĂ« martĂ«n, vetĂ«m disa orĂ« pasi Dhoma e PĂ«rfaqĂ«suesve miratoi projektligjin nĂ« njĂ« votim dypartiak.

Masa financon pjesën më të madhe të qeverisë federale deri më 30 shtator, ndërsa i siguron Departamentit të Sigurisë Kombëtare fonde afatshkurtra për dy javë. Ligjvënësit do të kthehen për të negociuar ndryshime të mundshme për Imigracionin dhe Doganat e SHBA-së, ndërsa demokratët kërkojnë më shumë kufizime në operacionet e saj.

Më herët gjatë pasdites, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson arriti të sigurojë mbështetjen pothuajse unanime të Partisë Republikane të nevojshme për të kaluar projektligjin përmes një votimi procedural, pavarësisht se disa anëtarë të partisë u përpoqën të shtonin përparësi të palidhura në paketën e financimit.

Trump u bĂ«ri thirrje republikanĂ«ve tĂ« qĂ«ndrojnĂ« tĂ« bashkuar nĂ« njĂ« postim nĂ« mediat sociale tĂ« hĂ«nĂ«n, duke u thĂ«nĂ« atyre qĂ« nuk e mbĂ«shtesin: “NUK MUND TË KETË NDRYSHIME nĂ« kĂ«tĂ« kohĂ«â€.

Artemis, HĂ«na duhet tĂ« “presĂ«â€/ Vonohet misioni, rrjedhje hidrogjeni nĂ« raketĂ«n gjigande

Momenti i shumëpritur është shtyrë sërish! Misioni Artemis II, i pari që do të cojë njerëz në një udhëtim rreth Hënës pas shumë dekadash nuk do të mbahet më herët se muaji mars.

NASA tha se arsyeja për vonesën janë problemet që u vunë re gjatë një prove kritike të raketës së saj gjigante.

Prova gjenerale në ujë e mbajtur në Florida, zbuloi rrjedhje hidrogjeni në bazën e raketës së Sistemit të Nisjes Hapësinore. NASA u detyrua ta përfundonte testin pak pas mesnatës sipas kohës lokale, me rreth 5 minuta e 15 sekonda të mbetura në numërimin mbrapsht të simuluar të nisjes.

Misioni u shty me qëllim rishikimin e të dhënave deri në një provë tjetër gjenerale dhe muaji mars është mundësia më e hershme e nisjes. Agjencia hapësinore ka thënë se ka mundësi nisjeje të disponueshme nga 6 marsi deri më 9 mars, dhe më 11 mars, me data shtesë në prill, nëse është e nevojshme.

Prova që zgjati disa orë përfshinte mbushjen e raketës së Sistemit të Lëshimit Hapësinor simulimin e çdo hapi të numërimit mbrapsht të lëshimit siç do të ndodhte në ditën aktuale.

Gjatë procesit të furnizimit me karburant, menaxherët e misionit ndaluan dy herë procedurat për të shqyrtuar rrjedhjen e karburantit të hidrogjenit në fundin e pasmë të raketës.

KatĂ«r astronautĂ«t qĂ« ishin gati tĂ« fluturonin nĂ« fluturimin Artemis II – astronautĂ«t e NASA-s Reid Wiseman, Christina Koch dhe Victor Glover dhe astronauti kanadez Jeremy Hansen – ishin gati tĂ« mbĂ«rrinin nĂ« QendrĂ«n HapĂ«sinore Kennedy tĂ« martĂ«n pasdite. Ata kishin qenĂ« nĂ« karantinĂ« nĂ« Hjuston qĂ« nga 21 janari pĂ«r t’u mbrojtur nga ekspozimi ndaj mikrobeve.

Por NASA tha se astronautĂ«t tani do tĂ« lirohen nga karantina dhe nuk do tĂ« udhĂ«tojnĂ« pĂ«r nĂ« Florida siç ishte planifikuar. Ekuipazhi do tĂ« hyjĂ« pĂ«rsĂ«ri nĂ« karantinĂ« afĂ«rsisht dy javĂ« para mundĂ«sisĂ« sĂ« ardhshme per t’u nisur. /abcnews.al

Të përjetshmit e Flakës Olimpike/ Italianët Bruno Colli e Dario Pivirotto mbajnë sërish pishtarin

Kanë kaluar plot 70 vjet, dhe ata janë plakur. Gjithsesi, janë ende gjallë, sërish të fortë, dhe mund ta përsërisin për herë të tretë atë që bënë në motin e largët 1956.

Po flasim pĂ«r dy sportistĂ« tĂ« veçantĂ« italianĂ« tĂ« skive nordike, qĂ« quhen Bruno Koli e Dario Piviroto, qĂ« janĂ« zgjedhur pĂ«r tĂ« mbajtur flakĂ«n olimpike nĂ« njĂ« copĂ« tĂ« rrugĂ«s sĂ« saj nga Athina nĂ« Milano dhe Kortina d’Ampeco.

Lojrat Olimpike Dimërore nisin në 6 shkurt, dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar si dhe ai italian nuk mund të kishin gjetur përfaqësues më të shkëlqyer e më të veçantë.

Bruno Koli dhe Dario Piviroto, sot pĂ«rkatĂ«sisht 93 e 88 vjeç, e kanĂ« mbajtur pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« pishtarin nĂ« 1956, nĂ« Lojrat Olimpike qĂ« u mbajtĂ«n nĂ« Itali, nĂ« Kortina d’Ampeco.

Më pas, ata patën nderin dhe privilegjin ta përsërisnin këtë emocion në Lojrat Olimpike në Torino në 2006, pra pesëdhjetë vjet më vonë.

Fati e deshi që ata të gëzojnë shëndet të plotë edhe në moshë të shtyrë dhe të jenë sërish në ceremoni, pra kanë qenë protagonistë në të treja olimpiadat e organizuara në Itali.

Bruno Ă«shtĂ« 93 vjeç dhe Davide 88, ndĂ«rsa dhe dy nipa tĂ« Kolit, Xhakomo dhe Alberto do tĂ« jetĂ« pjesĂ«marrĂ«s nĂ« Lojrat Olimpike nĂ« Milano dhe Kortina d’Ampeco. NjĂ« histori vĂ«rtet special.

Maliq, shqetësim për ujin/ Mbi 1 mijë banorë ankohen për furnizimin me ujë: Vjen erë e rëndë

Rreth 1 mijë banorë të Tërovës dhe Pendavinjit  po përballen prej dy javësh me mungesën e ujit, të cilën nuk e përdorin as për konsum dhe as për plotësimin e nevojave bazike të familjes.

Sipas banorëve të dy fshatarave që I përkasin bashkisë së Maliqit, uji në rubinetat e tyre mban erë të rëndë.

Rrjeti i ujësjellësit që furnizon dy fshatrat është investim I ri, ndaj banorët ngrenë dyshime për ndotjen e burimit prej edhe nga shpërndahet uji.

Ndërmarrja e ujësjellësit të bashkisë maliq thotë se ka kontrolluar të gjitha linjat e furnizimit dhe nuk janë konstatuar ndërhyrje apo dëmtime, ndaj mostrat e ujit do të analizohen në laborator për cilësinë.

“Kemi rreth 3 javĂ« qĂ« kemi probleme me ujin e pijshĂ«m. Kam folur me UjĂ«sjellĂ«sin e Korçës, kanĂ« ardhur dhe kanĂ« verifikuar tĂ« gjitha linjat. Nuk kemi probleme nĂ« linja. ËshtĂ« njĂ« problem i vĂ«shtirĂ« dhe s’po e kuptojmĂ« nga na vjen. Mbase shkak kanĂ« qenĂ« rreshjet e shumta. BanorĂ«t kanĂ« blerĂ« ujĂ«, sepse uji qĂ« kemi Ă«shtĂ« i papĂ«rdorshĂ«m dhe ka rrezik helmimi, sidomos pĂ«r fĂ«mijĂ«t.” tha ai.

Ndotja e ujit nĂ« dy fshatra tĂ« BashkisĂ« sĂ« Maliqit ka vĂ«nĂ« nē lĂ«vizje edhe DrejtorinĂ« e ShĂ«ndetit Publik, e cila pritet tĂ« vlerĂ«sojĂ« pĂ«rmes analizave cilĂ«sinĂ« dhe nivelin e ndotjes./abcnews.al

SHBA ul tarifat për Indinë në 18 përqind/ Kusht që të ndërpresë blerjet e naftës ruse

Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s dhe India kanĂ« arritur sĂ« fundmi njĂ« marrĂ«veshje tregtare pĂ«r tĂ« ulur tarifat e SHBA mbi mallrat nĂ« 18% nga 50%. PĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« Truth Social Donald Trump tha se India do t’i reduktonte barrierat tregtare deri nĂ« zero dhe do tĂ« ndalonte blerjen e naftĂ«s ruse.

Njoftimi erdhi pak pasi India dhe Bashkimi Europian arritën një marrëveshje tregtare historike që i dha fund gati dy dekadave bisedimesh mes palëve, që është gati të dyfishojë eksportet e BE-së në Indi deri në vitin 2032 sipas Brukselit.

Kryeministri indian Narendra Modi tha në platformën X se është I kënaqur që arriti një marrëveshje me Uashingtonin.  Presidenti amerikan tha se në telefonatën e tij me kryeministrin indian arritën dakordësi për disa pika.

Modi sipas Trump u zotua ndër të tjera që India të blejë mallra amerikane me vlerë mbi 500 miliardë dollarë në energji, teknologji, bujqësi dhe qymyr. Marrëdhëniet tregtare SHBA-Indi kanë qenë të tensionuara që prej gushtit, kush Trump vendosi tarifa 50% për mallrat nga India.

Ajo përfshinte edhe një tarifë 25% lidhur me blerjen e naftës ruse nga India. Por, pas marrëveshjes tashmë tarifat do të ulen në 18%. Eksportet indiane drejt Shteteve të Bashkuara ranë ndjeshëm pas hyrjes në fuqi të tarifave të Trump. Pas marrëveshjes tregtare me Indinë, aksionet amerikane u rritën ndjeshëm./abcnews.al

Apeluan masën e sigurisë/ Apeli i GJKKO shtyn vendimin. SPAK: Prova të reja për çështjen AKSHI

Shtyhet vendimi për të pandehurit e AKSH-it, në Apelin e GJKKO për masën e sigurisë. Vendimi do të shpallet më datë 5 shkurt.

Ish-drejtoresha Mirlinda Karçanaj përfaqësohej në seancë nga avokati i saj.

Prokuroret Bledar Maksuti dhe Altin Dumani kanë qënë të pranishëm dhe kërkuan të mbetet në fuqi masa e mëparshme.

Provat kishin të benin me disa dëshmi që kanë marrë gjatë kësaj periudhe prokurorët e SPAK./abcnews.al

Mbi 6 mijë vende të lira pune/ AKPA: Mbizotërojnë kërkesat për zanatçinj dhe profesionistë

Bizneset në vend kanë publikuar në total 6 mijë e 190 vende të lira pune. Sipas Agjensisë Kombëtare për Punësim dhe Aftësim ofertat e punës përfshijnë punë në sektorë të ndryshëm dhe janë të hapura për aplikim për të gjithë qytetarët pavarësisht nga nivelet arsimore. Ajo që bie në sy është fakti që nevojat për punë janë kryesisht  për profesionistë dhe zanatcinj.

Në listën e kërkesave vërehet se kërkesat më të shumta janë   për disa  profesione që nuk kërkojnë një nivel të lartë arsimor, kamarier, si punonjës pastrimi, punëtorë ndërtimi, ndihmës kuzhinierë, rrobaqepës, sistemues malli, prodhues këpucësh, si dhe pozicione të tjera në sektorin e shërbimeve dhe prodhimit.

Po ashtu në faqen e Agjensisë Kombëtare të Punësimit nuk mungojnë edhe kërkesa për pozicione si menaxherë, zhvillues softuerësh, inxhinierë mekanikë, nëpunës zyre dhe finance apo drejtues në tregti dhe specialistë të fushave të ndryshme teknike.

Të dhënat zyrtare konfirmojnë se shkalla zyrtare e papunësisë zbriti në 8.7% duke shënuar kufirin më të ulët historik në 5 vitet e fundit.

Ndërkohë që  rreth 40% e shqiptarëve kanë emigruar përgjatë tre dekadave të funditqeveria ka ndërmarrë një sërë nismash për të zëvendësuar krahun e punës  e cila  është e nevojshme për ekonominë.

Aktualisht po nënshkruhen marrëveshje me vendet e treta për gjetjen e punonjësve. Zakonisht punonjësit merren nga vende si Filipinet apo Nepali./abcnews.al

ShqipĂ«ria destinacion pĂ«r verĂ«n 2026/ ‘Geo Magazine’: NatyrĂ« magjepsĂ«se, me trashĂ«gimi tĂ« pasur kulturore e historike

pushuar për qytetarët evropianë.Këtë radhë është revizta prestigjoze franceze Geo Magazine e cila shkruan se vendi ynë ofron një mozaik ndikimesh që shtrihen nga antikiteti grek e romak, te periudha bizantine, veneciane dhe osmane, duke krijuar një identitet unik në Mesdhe.

Veçohet Butrinti i cili konsiderohet si një nga vendet më të bukura të Shqipërisë. I vendosur në një kodër të rrethuar nga një lagunë dhe të mbuluar me pemë, shkurre dhe ekualipte.
Butrinti konsiderohet si një ndër perlat e bregdetit mesdhetar shqiptar dhe pika më e mirë e nisjes për të udhëtuar në veri përgjatë këtij bregdeti jonian, ku gjiret e egra alternohen me plazhe të gjata me rërë ose me guralecë për rreth 160 kilometra.

Sipas revistës franceze gjurmët e para të pranisë njerëzore këtu datojnë 50 000 vjet më parë, dhe Butrinti u banua pothuajse vazhdimisht nga viti 1000 para Krishtit deri në shekullin XIX. Grekët, romakët, bizantinët, venedikasit, osmanët. Po ashtu nuk lihet pa përmendur edhe gadishulli i mbipopulluar i Ksamilit i cili sygjerohet të vizitohet.

Geo magazinĂ« shkruan se pas rĂ«nies sĂ« komunizmit periudhĂ« kur vendi ka qenĂ« totalisht I izoluar Toka e Shqiponjave” tani Ă«ndĂ«rron tĂ« kompensojĂ« kohĂ«n e humbur nĂ« turizĂ«m. GjatĂ« vitit 2025 vendi priti 12 milionĂ« vizitorĂ« duke pĂ«suar njĂ« rritje me gati 80% nĂ« pesĂ« vjetĂ« e duke pĂ«suar njĂ« rritje me gati 300 mijĂ« nĂ« krahasim me njĂ« vit mĂ« parĂ«. Nga tĂ« dhĂ«nat e BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« rezulton se tĂ« ardhurat nga turistĂ«t nĂ« nĂ« 9 mujorin vlerĂ«sohen rreth 4.4 miliardĂ« euro.ose rreth 560 milionĂ« euro mĂ« tepĂ«r.

“Yjet” zbresin nĂ« fushĂ«/ “Kupa e BotĂ«s sĂ« Legjendave”, turneu mĂ« i ri i futbollit

Rio de Janeiro do tĂ« presĂ« edicionin e parĂ« tĂ« KupĂ«s BotĂ«rore tĂ« Legjendave, njĂ« turne special ku do tĂ« marrin pjesĂ« 160 yje tĂ« futbollit nga 8 vende tĂ« botĂ«s. Mes tyre spikasin braziliani Romario, spanjolli Carles Puyol, argjentinasi Sergio AgĂŒero, italiani Gianluigi Buffon, holandezi Clarence Seedorf apo francezi Thierry Henry.

Turneu i ri botĂ«ror do tĂ« bashkojĂ« disa nga idhujt mĂ« tĂ« mĂ«dhenj nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« brezat e rinj tĂ« mund t’i njohin ata dhe brezat e vjetĂ«r t’i kujtojnĂ« ata, njoftuan organizatorĂ«t e tij nĂ« ceremoninĂ« e prezantimit.

“Nuk do tĂ« jetĂ« vetĂ«m njĂ« ekspozitĂ«. Do tĂ« jetĂ« gjithashtu njĂ« garĂ« dhe lojtarĂ«t qĂ« e kanĂ« pranuar tashmĂ« ftesĂ«n kanĂ« thĂ«nĂ« se janĂ« shumĂ« tĂ« emocionuar qĂ« tĂ« garojnĂ« pĂ«rsĂ«ri dhe pĂ«r mundĂ«sinĂ« pĂ«r njĂ« titull botĂ«ror”, tha themeluesi dhe presidenti i Ëorld Legends Cup, biznesmeni saudit Nasr Jawid Buyadi.

Edhe pse data pĂ«r edicionin e kĂ«tij viti nuk Ă«shtĂ« pĂ«rcaktuar ende – me shumĂ« mundĂ«si do tĂ« jetĂ« nĂ« gjysmĂ«n e dytĂ« tĂ« vitit.

NdĂ«rkohĂ«, Ă«shtĂ« konfirmuar formati i kompeticionit, ku shtatĂ« ndeshjet kualifikuese do tĂ« luhen nĂ« stadiumin olimpik “Nilton Santos” dhe finalja nĂ« legjendarin “Maracanã”.

Garuesit nĂ« edicionin e parĂ« do tĂ« jenĂ« Argjentina, e udhĂ«hequr nga Sergio AgĂŒero dhe e trajnuar nga Gabriel Batistuta; Brazili, i udhĂ«hequr nga Cafu dhe me Zicon nĂ« stol; Spanja, me Carlos Puyol si kapiten dhe Fernando Hierro si trajner, Franca, me Thierry Henry si kapiten dhe Patrick Vieira si trajner. ListĂ«n e plotĂ«sojnĂ« Italia, e udhĂ«hequr nga Gianluigi Buffon dhe e trajnuar nga Paolo Maldini; Holanda, me Clarence Seedorf qĂ« udhĂ«heq ekipin nĂ« fushĂ« dhe Ruud Gullit nĂ« stol; Arabia Saudite, e udhĂ«hequr nga Yasser Al-Qahtani dhe e trajnuar nga Majed Abdullah; dhe Nigeria, e udhĂ«hequr nga NĂ«ankĂ«o Kanu dhe me Khalilou Fadiga nĂ« stol.

Sipas rregullave të turneut, ndeshjet do të zgjasin 60 minuta (dy pjesë 30-minutëshe) me njëmbëdhjetë lojtarë në fushë dhe nëntë në stol, por nuk do të ketë kufizim në zëvendësimet. Sipas organizatoreve, turneu pritet të ndiqet nga më shumë se 900 milion shikues në 75 vendet e botës ku ndeshjet do të transmetohen direkt dhe 1 miliard të tjerë në mediat sociale.

Benzema Ă«shtĂ« “200 milionĂ«sh”/ Sulmuesi francez realizon transferimin e madh tek Al Hilal

Pritej që të ndodhte dhe tani do ta shohim me fanelë tjetër. Karim Benzema ishte kapiteni i Al Itihadit, kampion në fuqi i Arabisë Saudite, dhe fitues I Kupës së Mbretit, por tashmë nga verdhezi do të jetë blu.

Al Hilal, klubi më I madh në vend, lajmëroi se sulmuesi francez u bashkua me skuadrën e drejtuar nga trajneri Simone Inzagi dhe ku luajnë të tillë si Kulibali, Teo Hernandez, Milinkovic-Savic apo kapiteni Al Dausari.

Lajmet janë që Benzema do të ketë një rrogë të barabartë me Kristiano Ronaldon, 200 milionë euro në sezon, atë që kërkoi edhe në Al Itihad, por që nuk ia mundësuan.

Te kampionët, besohet se ai merrte 100 milionë euro në vit, apo edhe më shumë.

Ronaldo ka protestuar pikërisht për këtë skenar që po realizohet, që Al Hilal është në gjendje të shpenzojë pafund, por jo Al Nasr I tij apo Al Itihad, ndërsa pronari të gjitha klubeve është I njëjti, Fondi Publik Saudit.

Me ardhjen e Benzemasë, Al Hilal, padyshim është edhe më shumë favorit për titull, duke qenë në vend të parë, edhe pse jo larg Al Nasrit.

Ish-ylli I Realit po bashkohet me ekipin rekordmen të titujve në Arabinë Saudite me 19, dhe rekordmen të Kupave me 13.

Epstein, trafik organesh nga Maqedonia/ Trutë e 1000 personave u trafikuan nga Shkupi për eksperimente shkencore

Dosja Epstein ka tronditur edhe Ballkanin.

Dokumentet e fundit tĂ« publikuara nga Departamenti Amerikan i DrejtĂ«sisĂ« si pjesĂ« e hetimit pĂ«r Jeffrey Epstein zbulojnĂ« akuza tronditĂ«se pĂ«r pĂ«rfshirje tĂ« mundshme tĂ« njĂ« shtetasi tĂ« MaqedonisĂ«, profesor nĂ« Universitetin e Kolumbias – nĂ« eksportimin e trurit tĂ« njerĂ«zve nga Maqedonia e Veriut me qĂ«llim fundor, eksperimente shkencore nĂ« Shtetet e Bashkuara.

Në një email që mban titullin: Ilaçi 50-vjeçar që mund të zgjidhë krizën e vetëvrasjeve në Amerikë, të dërguar me datë 5 shkurt 2019-të, me emër dërguesi dhe marrësi të censuruar, thuhet se nga Maqedonia kanë mbërritur në SHBA rreth 1000 tru njerëzish, disa prej tyre nga persona që kanë kryer vetëvrasje.

Hetimi nuk përmban asnjë informacion nëse familjet e të ndjerëve dhanë pëlqimin e tyre për një përdorim të tillë të organeve, as nëse institucionet shtetërore ishin në dijeni ose dhanë leje për një lëvizje të tillë.

Në emailin e datës 5 shkurt 2019, diskutohen kërkime që lidhen me shkaqet dhe aspektet biologjike të vetëvrasjeve.

Në dokumente përmenden gjithashtu shkencëtarë nga disa universitete të njohura amerikane, duke përfshirë Pittsburgh, Columbia, Neë York dhe Yale.

NĂ« pjesĂ«n pĂ«r MaqedoninĂ«, thuhet se “vendi i vogĂ«l ballkanik siguron “material” referuar organit tĂ« trurit tek njerĂ«zit, falĂ« njĂ« anĂ«tari tĂ« fakultetit tĂ« Universitetit tĂ« Kolumbias i cili vjen nga atje dhe ndihmoi nĂ« organizimin e tĂ« gjithĂ« procesit”.

Sipas përshkrimit, organet janë dërguar menjëherë pas heqjes, janë transportuar me aeroplan nën eskortë speciale dhe u dërguar me anije në Shtetet e Bashkuara.

Atje, ata kanë përfunduan në kuti speciale, të shënuara me kode, sipas anës së trurit dhe datës së marrjes, pa specifikuar vendin ku organet i nënshtroheshin më pas procedurave eksperimentale.

Këto pretendime tërheqin edhe një herë vëmendjen ndaj rrjetit të kontakteve dhe aktiviteteve të lidhura me Jeffrey Epstein të shtrira në të gjithë botën.

Në gusht 2019, Epstein u gjet i vdekur në qelinë e tij të burgut në Nju Jork dhe vdekja e tij u cilësua zyrtarisht si vetëvrasje, edhe pse rasti i tij vazhdon të gjenerojë polemika dhe dyshime


Dosjet “shqiptare” tĂ« Epstein/ PĂ«rmenden emrat e JahjagĂ«s dhe Pacollit. Por tĂ« dy mohojnĂ« pĂ«rfshirjen

Stuhia “Epstein’ ka pĂ«rfshirĂ« dy ish presidentĂ« tĂ« KosovĂ«s: Atifete Jahjaga dhe Behgjet Pacolli.

Ata përmenden repsektivisht në emailet e datës 12 dhe 19 shtator 2012 nga një person me emrin Daniel dërguar Jefrey Epstein.

Emri i presidentes së Kosovës, qëndron sëbashku me emrin e priceshës së Tajlandës, ku sipas personit që dërgon emailin, të dyja do të vizitojnëAmerikën, për shkak të një takimi në Kombet e Bashkuara.

Ish presidentja Jahjaga ka reaguar pas “lakimit” tĂ« emrit tĂ« saj nĂ« kĂ«tĂ« dosje.

Sipas ish presidentes lidhja e emrit të saj më dosjen Epstein është e pabazuar dhe e pavërtetë, duke theksuar se me Epstein nuk ka patur asnjëherë asnjë njohje apo kontakti personal gjatë

“PĂ«rmendja e emrit tim nga mediat me rastin e dokumenteve tĂ« publikuara sĂ« fundmi lidhet vetĂ«m me njĂ« korrespondencĂ« elektronike tĂ« palĂ«ve tĂ« treta, e cila nuk pĂ«rbĂ«n dhe nuk dĂ«shmon asnjĂ« takim, njohje apo lidhje personale me mua.” thotĂ« ajo.

NjĂ« reagim e ka patur edhe Pacolli, emri i tĂ« cilit nĂ« email shoqĂ«rohet me linkun e njĂ« video youtube, link i cili Ă«shtĂ« fshirĂ« tashmĂ« nga kjo platformĂ«, por mban shĂ«nimin “Kush Ă«shtĂ« Behgjet Pacolli”?

Edhe ish presidenti i malit të zi Milo Gjuklanoviç është përmendur gjatë dosjeve të hapura për hetimin mbi rastin Epstein, specifikisht në mesazhet e këmbyera mes tij dhe ish emisarit të BE për dialogun Kosovë-serbi Miroslav Lajçak. Të njëjtin qëndrim mohues për njohje me të ka mbajtur apo kontakt personal me të ka mbajtur edhe ish presidenti malazez./abcnews.al

Bojkoti, Leskaj: E ke gabim doktor! Letra e deputetit vlonjat: Mos bëjmë gabimin e 2014!

20 shkurti, është dita e rrëzimit të mitit të Enver Hoxhës. Por protesta e javës tjetër e Partisë Demokratike, mund të rrëzojë një tjetër mit. Berisha shpalli 10 shkurtin si ditën Pro SPAK.

“Edi Rama ka asgjĂ«suar drejtĂ«sinĂ«, ka asgjĂ«suar institucionin e akuzĂ«s pĂ«r faktin e vetĂ«m se nga ky institucion njĂ« prokuror guxoi tĂ« hetojĂ« dosjen e tij. Ndaj pĂ«rparĂ«si absolute pĂ«r çdo orĂ« tĂ« ditĂ«s tuaj, organizimi sa mĂ« i fuqishĂ«m i protestĂ«s sĂ« 10 shkurtit”,- tha Berisha.

Mesa duket, edhe data nuk është rastësi. Pavarësisht se 10 shkurti, dikur ka qenë festa e Debatikut, ajo përkon në të njëjtën javë me Shën Valentinin. A po nis një romancë e re mes doktorit dhe SPAK? Për momentin, Berisha është i entuziazmuar me sukseset e janarit. Udhëtimi në Strasburg i ka lënë shije të mirë. Rama tha se është në rreth të kuq, mund të shkelë vërtet në Amerikë, por edhe ai nuk shkel dot aty ku shkel doktori. Sali Berisha e shpalli Këshillin e Europës, ekstraterritorialitet të PD-së.

“UnĂ« e di se ky po bĂ«n pĂ«rpjekje tĂ« mĂ«dha pĂ«r tĂ« shkuar pĂ«rsĂ«ri, se ky kĂ«shtu e ka, por do tĂ« mĂ« falin shqiptarĂ«t, por aty nuk ka vend pĂ«r narkodiktatorĂ«. NĂ« rast se ky synon tĂ« shkojĂ« nĂ« atĂ« seli, shqiptarĂ«t e FrancĂ«s dhe GjermanisĂ« do t’i ketĂ« para saj. Po, do tĂ« organizohet njĂ« nga protestat mĂ« tĂ« fuqishme”- shtoi Berisha.

Pra në Tiranë, apo Strasburg, Sali Berisha mendjen e ka te rruga. Por jo të gjithë mendojnë si ai. Deputeti i PD-së, Bujar Leskaj, mendon se braktisja e reformave, është autogoli më i madh edhe se i Lulzim Bashës.

“NĂ«se ne, si PD, nuk i shkojmĂ« deri nĂ« fund rishikimit tĂ« ReformĂ«s Administrativo-Territoriale, i japim njĂ« mundĂ«si tĂ« dytĂ« qeverisĂ« sĂ« sektit Rama pĂ«r ta deformuar edhe mĂ« tej kĂ«tĂ« reformĂ«, me efekte tĂ«rĂ«sisht jashtĂ« interesit tĂ« qytetarĂ«ve. Gabimi i dytĂ« Ă«shtĂ« gjithmonĂ« mĂ« i madh se i pari.”-shprehet Leskaj.

Leskaj nuk ishte nĂ« mbledhjen e grupit pĂ«r t’ia thĂ«nĂ« mendimin e tij BerishĂ«s. Mungesa ishte pa arsye. TĂ« tjerĂ« munguan me arsye. Disa deputetĂ« kanĂ« ikur nĂ« SHBA pĂ«r MĂ«ngjesin e Lutjeve. Lutja e Gazit nuk dihet, kurse e Belindit me siguri pĂ«r t’i hequr non gratĂ«n. Shanset kĂ«saj radhe qĂ« lutjet tĂ« dĂ«gjohen, janĂ« mĂ« tĂ« mĂ«dha. BashkĂ« me ta, udhĂ«ton edhe Albana Vokshi.

Pagat, Berisha “pro” qeverisĂ«: E drejta e pagave i mbetet ekzekutivit. PrishĂ«n piramidĂ«n pĂ«r rrogĂ«n e Dumanit

Sali Berisha ka reaguar lidhur me kĂ«rkesĂ«n e bĂ«rĂ« nga gjyqtarĂ«t nĂ« vend qĂ« t’u rritet paga, kĂ«rkesĂ« kjo qĂ« ka pĂ«rfunduar nĂ« GjykatĂ«n Kushtetuese nĂ«se do tĂ« pranohet apo jo.

PĂ«r Sali BerishĂ«n, gjykatesit nuk mund t’i caktojnĂ« pagat vetĂ«, por Ă«shtĂ« kompetencĂ« vetĂ«m e ekzekutivit. KĂ«to deklarata nĂ« dukje nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n linjĂ« me qeverinĂ« Sali Berisha i bĂ«ri nĂ« zbatim tĂ« masĂ«s sĂ« sigurisĂ« detyrim paraqitje nĂ« SPAK.

“Ka dy aspekte, sĂ« pari qĂ« ai po bĂ«n gjithçka qĂ« tĂ« ndikojĂ« sepse e ka tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, por lidhur me pagat dua tĂ« them njĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«. Piramida e pagave Ă«shtĂ« kompetencĂ« e ekzekutivit dhe vetĂ«m e tij, pĂ«rvçse ndĂ«rmarrjet publike”,- tha Berisha

Pasi firmosi nĂ« SPAK detyrimin pĂ«r t’u paraqitur, masĂ« sigurie kjo e vendosur ndaj tij pĂ«r dosjen Partizani, Sali Berisha nuk harroi tĂ« sulmonte edhe gjyqtaren e Posacme Irena Gjoka.

“Irena me nockĂ«n e saj cilindo qĂ« prek i bĂ«n me nockĂ« si veten” – tha ai.

Sulmet ndaj Irena Gjokës, Sali Berisha i bëri një dite pasi KLGJ nuk e pranoi nisjen e verifikimit nëse gjyqtarja e GJKKO Irena Gjoka është në kushtet e mos ushtrimit të detyrës apo jo me argumentin se vendimarrja i takon ILD./abcnews.al

 

❌