Komuna e Mitrovicës hap procesin e aplikimit për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se nga sot, më 12 janar 2026, ka filluar procesi i aplikimit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e fundit, në ekonomitë familjare dhe në biznese.
Sipas njoftimit zyrtar, tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t e prekur nga vĂ«rshimet ftohen qĂ«, brenda afatit tĂ« pĂ«rcaktuar, tĂ« paraqesin kĂ«rkesĂ«n e tyre pranĂ« ZyrĂ«s PritĂ«se â QendrĂ«s pĂ«r ShĂ«rbime tĂ« QytetarĂ«ve nĂ« KomunĂ«n e MitrovicĂ«s.
âQytetarĂ«t e dĂ«mtuar nga vĂ«rshimet duhet tĂ« dorĂ«zojnĂ« aplikacionin me dokumentacionin pĂ«rkatĂ«s, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« realizohet procesi i vlerĂ«simit tĂ« dĂ«meve nĂ« terrenâ, thuhet nĂ« njoftimin e komunĂ«s.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim përfshin formularin e aplikimit, të dhënat personale të aplikuesit, kopjen e letërnjoftimit, numrin e anëtarëve të familjes, adresën e objektit të dëmtuar, fotografi që dëshmojnë gjendjen reale të dëmeve, konfirmimin e llogarisë bankare si dhe çdo dokument shtesë që vërteton pronësinë ose dëmin e pësuar.
Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është 26 janari 2026, ndërsa aplikimet pranohen në Zyrën Pritëse të Komunës së Mitrovicës, në katin e parë. /Telegrafi/






































